• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Michigan : Policia në kërkim të vrarësit të pronarit shqiptar në Detroit

December 9, 2013 by dgreca

Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit, ku mbeti i vrarë një shqiptar nga Kosova, Altin Avdyli 31 vjeç/

Nga BEQIR SINA, New York/

Harper Woods – Detroit :   Policia thotë se po “gjurmonë” për vrasësin e Harper Woods pronarit shqiptar të lokalit që u vra të premten në mesnatë prapa derës së retorantit Royal Grill në Kelly Road – Harper Woods, Detorit në Miçigan.  Shtypi lokal shkruan se konsumatorët thanë se Altin Avdyli ka punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të rimodeluar restorantin e blerë prej tij shkruan Macomb Daily
Një letër e shkruar me shkrim dore në derën e qelqit të dielën konsumatorët kan shkruar në mënyrë të përmbëledhur se si mendonin fqinjët për vrasjen me armë të pronarit të këtij lokali që ata e frekuetonin çdo ditë.
” E tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë ” është shkruar me gërma të mëdha në letër.
Policia Harper Woods sipas gazetës Macomb Daily thonë se po vazhdon të hetojë vrasjen e Altin Avdylit në Roseville , i cili u qëllua për vdekje të premten vonë në rrugicën prapa restorantit të tij në Kelly Road afër me State Fair Road. Për policinë kjo është një vrasje në një grabitje të dukshme .
” Z. Avdyli ishte anëtar i njohur i komunitetit Harper Woods, bujaria e tij dhe zemërmirësia do të mbahen mend në masë të madhe , ” tha drejtori për Siguri Publike në Harper Woods zoti Jim Burke në një deklaratë për shtyp .
Sipas njoftimit Policia ka  thënë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari Altin Avdyli, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtë, personi që i kishte zënë “pritë”, kishte shtënë me armë në viktimën.Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës

Fqinjët dje gjatë ditës kan vendosur një buqetë me lule të freskta dhe një tullumbace në shenjë respekti ndërkaq në derën e parë së bashku me një letër ata shkruajnë : ” Zoti ju bekoftë . Ne jemi ndjer aq shumë  keq për humbjen tuaj . Kjo është :”e Tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë – Fqinjët tuaj !. ”
Një klient i rregullt në Royal Grill ka thënë Avdyli kishte marrë përsipër biznesin nga pronari i mëparshëm rreth një vit më parë dhe kishte punuar  shumë që të rimodeloj lokalin .
William Jones nga Detroiti , i cili jeton disa blloqe larg e përshkroi Avdylin si një njeri ” të respektueshëm ” dhe ” të miqësor me të gjithë klientët të tij . ”
Policia në Harper Woods të dielën tha se deri tani askush nuk ishte në paraburgim dhe se automjeti nuk është gjendur ende. Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Altin Avdyli, vrasja ne Michigan

Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Detroit

December 8, 2013 by dgreca

Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit/

Harper Woods – Detroit : Gazetat amerikane shkruajn se lajmi u mësua pasi u gjetë trupi i vdekur i viktimës nga një klient të shtunën në mëngjes. Gazetarët nga vendngjarja thonë se  të shtunën restauranti “Royal Grill” në Harper Woods të Detroitit do të ishte i mbushur me klientë, por tani është i mbyllur, e nisë kronikën FoxNews2, në Detroit për shqiptarin i cili u vra në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.

Ato thonë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari A. A, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtës personi kishte shtënë me armë në viktimën.

Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës.

Policia thotë se janë në kërkim të makinës dhe vrasësit.

Policia e qytezës Harper Woods jo shumë larg Detroiti, ka bërë të ditur se pronari i restorantit “Royal Grill” në rrugën “Kelly Rd” është shqiptar, ai u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit. Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkon automjetin që autori e vodhi pasi kreu vrasjen. Viktima, sipas medias lokale është shqiptari A. A. nga Roseville, Michigan.

“A.A. ishte një anëtar i njohur mirë i komunitetit të Harper Woods, i dalluar për bujarin dhe zemërgjerësinë e tij çka do të u mungojë shumë këtij komuniteti”, ka deklaruar për medien lokale Jim Burke, Drejtori i Sigurisë Publike në Harper Woods.

Policia sqaron se :”A A, sapo kishte mbyllur restorantin e tij për atë natë, kur e qëlluan në kokë, rreth orës 10:00 të natës. Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun A.A, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës, duke kaluar mbi trupin e pajetë të viktimës. Një fqinj e ka gjetur të vdekur dhe ka lajmëruar”, thotë policia e Detroitit.

Një tjetër, që punonte në këtë restorant e që nuk deshi të identifikohej i tha kanalit televiziv “Fox2” se A.A. kishte ardhur nga Prishtina – Kosova në kërkim të ëndrrës amerikane.

Ndërsa policia në një lajmërim u lutet të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë, nëse shohin automjetin e vjedhur.

“Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.

Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin; mjafton të njoftojnë policinë. Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, shkruhet në njoftim.(B Sina)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Michigan, vritet shqiptari

U zhvillua ceremonia e çmimit Lantos 2013 – Hillary Clinton laureate e çmimit Lantosh 2013

December 8, 2013 by dgreca

Ish Sekretaria e Shtetit Clinton e mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë, thuhet në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos./

NGA BEQIR SINA, New York/

UASHINGTON , DC-Ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton  bëri një komentet pas marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet. Një përmbledhje të fjalës së saj u shfaq edhe në kanalin televizivë kombëtarë C-SPAN – Cable-Satellite Public Affairs Network, rrjeti televisiv i cili emnton çdo ditë 24 orë drejtëpërsëdrejti ngjarjet politike të SHBA, veçanërisht ato që thirren këtu “”gavel-to-gavel” në mbulimin e saj të Kongresit amerikan, si dhe punimet e herë pas hershme me Parlamentin kanadeze dhe britanikë, ngjarje të mëdha në mbarë botën.

Në mesin e folësve të nderit në këtë ceremoni të marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet ishte dhe ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright.

Ish-Sekretarja Klinton, dhe folës të tjerë, gjithashtu nderuan me këtë rast me një minutë heshtje ish-presidentin e parë të zi të Afrikës së Jugut, fituesin e Çmit Nobel për Paqe, Nelson Mandela, i cili vdiq një ditë më parë se zonja Clinton të merrte çmimin Lantos.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton , ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, dhe Annette Lantos, u shfaqen në ekran me kokën përkulur gjatë një minutë heshtje për ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela para se zonjës Clinton të i prezantohej Çmimi Tom Lantos për të drejtat e njeriut 2013. Çmimi iu dha më 6 dhjetor 2013 në Uashington, DC. për punën e saj në fushat e të drejtave të grave dhe lirinë e internetit.

Ceremonia e Çmimit Tom Lantos 2013 për të drejtat e njeriut për të nderuar, zonjën Hillary Rodham Clinton u mbajt në Dhomën e Perfaqësuesve të Kongresit në ndërtesën Capitol Hill – Zyrën Cannon House.

Fondacioni Lantosh për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi në mbar botën,  njoftoi në faqen e saj të internetit se ka dhënë “Çmimin Lantos 2013 për të Drejtat e Njeriut” , nderi më i lartë i këtij fondacioni, për Hillary Rodham Clinton . “Ish Sekretaria e Shtetit mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut, sidomos e dalluar për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë,” thuhet, në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos.

Më tej në deklerat thuhet se ” Hillary Rodham Clinton ka fituar njohje globale për lidershipin e saj në shumë arena kritike , por ne jemi veçanërisht krenarë për të njohur kontributet e mëdha që ajo i ka bërë për shkaqe të të drejtave të njeriut , ” ka theksuar në dekleratën e saj Katrina  Swett Lantos , Presidente e Fondacionit Lantos . ” Shpallja e saj si kampione për  të drejtat e grave, të cilat janë të drejta të njeriut  për të ndryshuar mënyrën e botës, dhe dyer të hapura për gratë në një mënyrë që vetëm Hillary Clinton mund të mendojë dhe punojë. Për më tepër , puna e ish Sekretares Klinton në internet për Lirinë e Grave, e ka përqëndruar vëmendjen e saj në mbarë botën në nevojë urgjente që të ” shemb muret ” e shoqërive të mbyllura, dhe që kërkojnë të burgosin qytetarët e tyre, prapa kësaj bote të mahntitëshme të internetit, që janë bërë perde hekuri e kësaj bote ” virtuale ” të shekullit , ajo ka dhënë edhe një kuadër të fuqishëm intelektual për avancimin këtyre të drejtëve të njeriut të kohës sonë .” ka deklaruar Katrina  Swett Lantos.

Në gati katër dekada të shërbimit publik , përmendet në deklerat zonja Hillary Rodham Clinton, ka shërbyer si një avokate , nga koha kur ishte- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara , senatore dhe më së fundi si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara . Edhe, pse ajo e ka përkrahur një numër çështjesh – duke filluar nga arsimi në kujdesin shëndetësor , ish- Sekretarja Clinton, është nderuar në komunitet, të ndryshme si ai për të drejtat e njeriut – për fjalën e saj të Pekinit 1995 , ku ajo qëndroi me guxim mbas për të drejtat e grave dhe u bë një kampione e vërtetë e çështjeve globale për gratë në mbarë botën . Ajo gjithashtu ngriti zërin e saj në vitin 2010 , kur ajo deklaroi se “qeveritë që dështojnë për të lejuar për liritë e internetit, nuk janë vetëm duke u përpjekur për të shtypur disidentët , por ato janë për të mohuar të drejtat e njeriut “.

Fondacioni Lantosh thuhet në fund të dekleratës për shtyp , ka themeluar Çmimin Drejtave të Njeriut të Lantos në vitin 2009, përkatësisht për të nderuar dhe për të sjellë vëmendjen e të gjithëve, heronjtë e lëvizjes për të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Ky, Çmim jepet çdo vit për një individ ose një organizatë që ilustron më së miri misionin e Fondacionit Lantos , qëllimin dhe mision për të cilin ai është ngritur. Përkatësisht, që të jetë një zë jetikë për ata që luftojnë për vlerat e mirësjelljes , dinjitet , liri dhe drejtësi në çdo cep të botës . Çmimi Lantos gjithashtu shërben për të përkujtuar të ndjerin kongresistin Tom Lantosh , i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur ndonjëherë në Kongresin e SHBA dhe një avokat i shquar për të drejtat e njeriut gjatë gati tre dekadave tij – si Përfaqësues i Kongresit të SHBA .

Ish- marrësit e çmimit Lantos, sipas dekleratës përfshijnë Dalai Lama , Elie Wiesel , Paul Rusesabagina dhe Chen Guangcheng

Filed Under: Komunitet Tagged With: ceremonia Lantos, Hillary Clinton

Deputeti Tahir Muhedini vizitoi Shtëpinë e VATRËS

December 7, 2013 by dgreca

Pas pjesmarrjes së tij në darkën që shtroi Vatra dhe bashkësia shqiptare me rastin e Ditës së Flamurit, 101 Vjetorit të Pavarësisë, në mbrëmjen e së Hënës me 2 dhjetor Deputeti i Parlamentit Shqiptar, njëkohësisht President Nderi i PDIU, vizitoi Shtëpinë e Federataës Panshqiptare të Amerikës VATRA.              Z. Tahiri u prit nga kryetari i Vatrës  dr. Gjon Bucaj me zonjën, nënkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me zonjën, zv/ kryetari Asllan Bushati, sekretarja e Vatrës Nazo Veliu,  anëtari i Advisory Board Zef Përndocaj, editori i Diellit Dalip Greca, Presidenti i Albanian Roots Marko Kepi. Deputeti Tahiri shoqërohej nga Endri Merxhushi, Kryetari i shoqatës Camëria për Amerikën.

Kryetari i Vatrës, dr. Bucaj i uroi miresardhjen deputetit Tahiri, dhe e informoi për veprimtarinë e Vatrës. Ai prezantoi qëndrimet e Vatrës për cështjen Kom bëtare, duke u ndalë më hollësisht në qëndrimet për cështjen came.

Po ashtu dr. Bucaj u ndal në zhvillimet politike në Shqipëri dhe qëndrimet e Vatrës, të cilat janë bërë publike edhe gjatë takimit që përfaqësia e Vatrës bëri me kryeministrin socialist Edi Rama, në shtator, ku ai ishte në Nju jork. Kryetari i Vatrës trajtoi edhe cështjen e bashkimit Kombëtar, ku Vatra ëshët kundër folklorizmave, për mbështet nëj bashkim gradual, duke u dhënë përparësi platformave të përbashkëta arsimore, kulturore, sportive, forcimin e marrdhënieve shpirtërore , marrdhënieve tregtare, me synimin që shqiptarët në Bashkimin Europian të shkojnë të bashkuar.

Nga ana e tij deputeti cam i Parlamentit Shqiptar falenderoi Vatrën  shqiptare në Amerikë, dera e së cilës për shqiptarizëm, mbetet përherë e hapur.Po ashtu ai falenderoi edhe presidentin e Rrënjëve Shqiptare në Amerikë, Marko Kepi, për kontributin në cështjen came.

Ai informoi vatranët për zhvillimet politike në shqipëri pas zgjedhjeve të qershorit, betejën parlamentare dhe pozicionet e Partisë, që ai përfaqëson.Ai informoi edhe per takimet qe kishte bere ne Washington gjate kesaj vizite.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe dy nënkryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, të cilët folën për qëndrimet e Vatrës ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri e Kosovë dhe u ndalën edhe në cështjen came, duke shprehur gatishmërinë e Vatrës, për ta qenë ën krah të camëve në luftën politike dhe juridike për fitimin e të drejtave të mohuara.

Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, duke qenë dhe vetë pjesë e komunitetit cam, kërkoi nga deputeti Tahiri, më shumë përkushtim nga Partia që ai përfaqëson dhe votat e 23 qershorit do të shfrytëzohen në maksimum për cështjen came.(Korresp i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Bucaj, Tahir Muhedini, Vatra

Detroit- Shqiptarja dëbohet bashkë me 3 fëmijët amerikanë

December 3, 2013 by dgreca

Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë nga ish republika jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga “kthetrat” e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic. /B.S/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: B Sina, Cile Preceta, debohet nga Amerika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 385
  • 386
  • 387
  • 388
  • 389
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT