• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

March 27, 2023 by s p

YONKERS – NY : Thirrja “Mobilizohu për Drejtësi” – UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës, do të bëjë bashkë komunitetin shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, në manifestimin “Bashkë për Drejtësi”, duke u solidarizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.Ideatorët dhe inicuesit e këtij manifestimi thonë se do të bëhemi : ” Bashkë për drejtësi për Vëllezërit Bytyqi, dhe për proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hagë”Në njoftim thuhet se do të mblidhen ditën e shtunë 1 Prill në ora 11AM(paradite) në Varrezat e Vëllezërve Bytyqi, (St.Mary’s Cementery – 114 Sprain Rd., Yonkers. NY. 10710), ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarve për pjesëmarrje, për të treguar edhe një herë se duam vetëm drejtësi për Vëllezërit Bytyqi, dhe për proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hag딓Mobilizohu për Drejtësi” Kur ?1 Prill 2023 në ora 11AM(paradite) Ku?Në Varrezat e Vëllezërve Bytyqi, (St.Mary’s Cementery – 114 Sprain Rd., Yonkers. NY. 10710),(afër Royal Regency Hotel në Yonkers )UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës

Filed Under: Komunitet

Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”

March 25, 2023 by s p

Ferzileta Gjika/

New York, 23 Mars 2023 – Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shpetim Ndreu, Arif Mata, Alfred Tollja, Jurgen Vladi, Violeta Yzeiraj, Gjerg Xhumari e shume te tjere, protestuan perballe Selise se Kombeve te Bashkuara në Manhattan dhe kërkuan që të ndalohet menjehere projekti i ndertimit te Skavices. Emetimet e metanit nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit. Metani është të paktën 30 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit si gaz serrë.Tubuesit kërkuan që anetare te Kombeve te Bashkuara te kundershtojne me force ndalimin e Hidrocentralit te Skavices, dhe te konsiderojne menyra te tjera qe jane me miqesore me ambientin, per sigurimin e energjise ne vend. Qarku i Dibrës, përgjatë Luginës së Drinit të Zi, është pika e nxehtë e biodiversitetit të vendit, veçanërisht për sa i përket biodiversitetit të ujërave të ëmbla. Malet e larta, sistemet e lumenjve dhe liqeneve ne rajonin e Dibres janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me një shkallë të lartë endemizmi. Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate të përbashkët, besojmë se ndërhyrjet e duhura për shpëtimin e lumit Drin dhe ndalimin e projektit të Digës së Skavicës janë të një rëndësie te madhe dhe urgjente, e cila mund të ofrojnë mbrojtje dhe rikuperim për peshqit dhe specie dhe habitate të tjera të rëndësishme, duke ruajtur vlerën unike të biodiversitetit të lumenjtë e rajonit te Dibres. Mbrojtja dhe restaurimi i lumit Drini i Zi në Shqipëri ofron një mundësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë prane lugines se Drinit te Zi. Ato ofrojnë ujë të pijshëm, ushqim, ujë për ujitje, mbrojtje nga përmbytjet, rregullimin e klimës, mundësi për të zhvilluar peshkimin, sportet ujore, ekoturizmin dhe mundësi për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis vendeve, shkencëtarëve, institucioneve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare. Të drejtat e popujve indigjenë: Diga e Skavices e miratuar nga qeveria Shqiptaresi do të zhvendosi komunitetet indigjene Dibrane, stërgjyshorë te tyre, ku me shume se 30 fshatra do të zhyten nën ujë dhe do të shkatërrojnë mënyrat tradicionale, të qëndrueshme dhe neutrale ndaj karbonit.Përshtatja klimatike: Jane vetem 70 km e fundit te Drinit te Zi te cilat rrezikohen te zevendesohen me rezervuarin e skavices. Mbyllja e lumenjve eliminon burimet e ushqimit për mbijetesë dhe minon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Qëllimet e përshtatjes klimatike të Marrëveshjes së Parisit do të shërbeheshin më mirë duke mbrojtur lumenjtë me rrjedhje të lirë dhe njerëzit që varen prej tyre.Ekosistemet dhe cilësia e ujit: Diga e Skavices bllokon kalimin e peshqve, krijon liqene artificiale që strehojnë specie jo vendase, nxisin lulëzimin e dëmshëm të algave, bllokojnë sedimentet që janë thelbësore për të ruajtur grykëderdhjet ne lumin Drin dhe dëmtojnë cilësinë e ujit në lumenj.Ruajtja e ujit: Humbjet e avullimit të ujit nga rezervuarët prapa digave mund të jenë të konsiderueshme, ndonjëherë duke tejkaluar përdorimin e ujit të konsumuar. Është më efikase dhe me kosto më efektive të plotësohen nevojat e furnizimit me ujë nëpërmjet ruajtjes së ujit, riciklimit të ujit dhe duke ruajtur ujin në akuiferë ku ai nuk avullohet.Alternativat e digave: Përmirësimi i digave ekzistuese për të prodhuar më shumë energji mund të mohojë nevojën për diga të reja. Energjia diellore, era dhe gjeotermale mund të ofrojnë burime energjie me kosto më efektive dhe me miqesore me mjedisin.Marrëveshja e Parisit përfshin synime ambicioze që lidhen me reduktimin e emetimeve globale, përshtatjen dhe qëndrueshmërinë e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve indigjenë. Projektet e kompensimit të digave minojnë drejtpërdrejt secilin prej këtyre synimeve.Ju lutemi, mos lejoni ndertimin e Hidrocentralit Skavica duke argumentuar evidence nga demet qe sjellin digat sipas Marrëveshjes së Parisit.Faleminderit.Opposition to Skavica Dam members Nju Jork, 23 Mars, 2023

Filed Under: Komunitet

Kongresistja Grace Meng takohet me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami

March 23, 2023 by s p

Pranon të bëhet anëtare e Kaukusit Shqiptar në Kongresin Amerikan – Premton bashkëpunim më të madh me komunitetin shqiptar në New York, SHBA

Nga Ruben Avxhiu

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, u takua këto ditë, në
Manhattan, me kongresisten e njohur Grace Meng, me kërkesën e kësaj të fundit. Gjatë takimit u diskutua për komunitetin shqiptaro-amerikan, rëndësinë dhe shqetësimet e tij, për Kosovën dhe çështje të tjera.

Grace Meng është kongresiste amerikane që përfaqëson Distriktin e 6 të New York-ut, në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Ajo është, veç të tjerash, anëtare e Komitetit të fuqishëm të Përcaktimeve si dhe anëtare e NënKomitetit të Shtetit, të Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura me to. “Patëm një dialog të frytshëm për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë,
si dhe lidhjet dhe aktivitetin e fuqishëm të komunitetit shqiptar në
mbështetje të Kosovës, gjatë gjithë historisë”, u shpreh botuesi
Bajrami pas takimit.

Me këtë rast, ai i kërkoi kongresistes Meng që të bëhej anëtare e
Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, një kërkesë të cilën kongresistja e njohur e pranoi me kënaqësi. “Ishte një kënaqësi që u takova me Vehbi Bajramin, botues i gazetës
Illyria, një udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe veprimtar e avokat i hershëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ajo në një deklaratë për median pas përfundimit të takimit. “Për të vijuar diskutimin tonë të frytshëm, jam krenare të njoftoj se do të bashkohem me Kaukusin dypartiak të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve”. Meng është një demokrate që përfaqëson pjesë të lagjes Queens, duke përfshirë Bayside, Flushing, Forest Hills, Fresh Meadows, Glendale, Kew Gardens, Maspeth, Middle Village dhe Rego Park, ku jetojnë shumë shqiptarë. Ajo ka dëshirë që të bëhet edhe zëri i tyre në Kongres.

E zgjedhur fillimisht në vitin 2009, ajo është kongresistja e parë
aziatiko-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Vehbi Bajrami tha se dialogu mund të funksionojë vetëm nëse Kosova dhe Serbia ulen përballë si dy shtete të barabarta.
Ai u shpreh se vetëm presioni mund ta detyrojë Serbinë që ta marrë
procesin seriozisht. “Është e papranueshme”, tha ai, “që më shumë
presion publik i është bërë Kosovës sesa Serbisë, që provokon trazira në shtetet fqinje e refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë”.

“Asosiacioni i Komunave Serbe në Kosovë, me të drejta ekzekutive do të ishte një Republikë e re Srpska në Ballkan, një sabotim i shtetit të Kosovës. Në vend të kësaj duhet që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të jenë njëjta me ato të serbëve në Kosovë”, tha botuesi Bajrami. Ai vuri në dukje se Kongresi ka votuar unanimisht për çështjen e Vëllezërve Bytyqi si kusht për marrëdhëniet me Serbinë, por kjo po injorohet nga diplomatët amerikanë. “Në vend që ta ngrenë këtë çështje sa herë që takohen me Presidentin Vuçiq, ata e kanë lënë në harresë”.

Me këtë rast, ai i paraqiti kongresistes dhe stafit të saj një
dokument të posaçëm që informon për problemet kryesore me të cilat përballet Kosova dhe shqiptarët në rajon. Duke vënë në dukje anëtarësinë e saj në Nënkomitetin e Shtetit dhe të Operacioneve të Jashtme si dhe influencën e saj në Kongres, botuesi Bajrami loboi pranë kongresistes Meng që të ndihmojë në fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, me fonde, pajisje, dhe ekspertizë. Ai i nënvizoi
ligjëvënëses amerikane se Kosova është vendi më proamerikan në botë dhe një forcim i Kosovës si shtet dhe si ushtri do të ishte një forcim i interesave amerikane në botë. “Do të vijoj të ndjek zhvillimet në Ballkan dhe dëshiroj të ndërtoj marrëdhënie më të forta me komunitetin shqiptar në distriktin tim dhe më gjerë në mbarë New York-un,” thuhet veç të tjerash në deklaratën e
saj pas takimit me botuesin Bajrami.

Ky është takimi i radhës që botuesi i gazetës “Illyria” ka bërë me
anëtarë të Kongresit Amerikan për të lobuar për Kosovën dhe kauzën shqiptare. Ai është angazhuar për më shumë se 30 vjet në lobimin shqiptar në SHBA.

Për punën e tij të palodhur në shërbim të kombit, Vehbi Bajrami është nderuar me Urdhërin Kalorës i Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ruben Avxhiu, vehbi bajrami

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Meshë dhe Darkë Solemne, për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë

March 21, 2023 by s p

Nga Beqir SINA/

150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës : 50 mijë dollarë dhuroi Anton Raja, 25 mijë dollarë deklaroi Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, zoti Elmi Berisha, me 10 mijë, dhe 5 mijë dollarë ishin disa familje, e biznesmen, ndërkohë, që edhe filantropi i njohur Harry Bajraktari, dhuroi një çek 3 mijë dollarëSlideshow https://youtu.be/3pHU2kqZbJkBRONX NY : Ditën e diel,(më 19 Mars, në mesdrekë), në kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, bashkëmeshojë në Meshën e së Dielës, prelatët e Kishës Katolike nga trojet tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, , Dom Lush Gjergji, Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, Hartsdale, New York dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora.Ndërkohë, një darkë solemne, u mbajtë për nder të mysafirëve të shtrenjtë, në lokalin Villa Barone Manor, në Bronx, NY, për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.Me këtë rast besimtarët katolik shqiptar në Nju Jork, u njohën me emërimin e ri të Papës, për Imzot Rrok Gjonlleshaj, Administrator Apostolik tё Kotorit. Ati i Shenjtë u tha në këtë mbrëmje, emëroi Administrator Apostolik sede vacante ( nё selinё vakante) të dioqezës sё Kotorit shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Gjonleshaj, kryeipeshkёv i Tivari (Mal tё Zi).Shqiptarët në Amerikë të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre në dollarë për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, prej kur u hodhën themelet e saj me më shumë se 2 milion dollarë, mblodhën mbrëmë rreth 150 mijë dollar për “Kullën” e dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Kjo mbrëmje modeste solli mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar katedrales së Nëna Terezes, në Prishtinë, simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar. Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, dha bekimin e darkës solemne, të cilën e moderói shkrimtari Mëhill Velaj, dhe argëtojë të pranishmit me muzik nga të gjitha trevat “Mjeshtri i Madh”, Gëzim Nika, the grupi i tij muzikor.Ndërsa, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve financiare e përcollën me fjalën e tyre, nëpërmjet mesazheve faleminderuese dhe vlerësuese, ish kongresisiti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, biografi i të Shejtes “Nena Tereze”, Dom Lush Gjergj, Imzot Rrok Gjonlleshaj, “President Nderi” i Federatës PanShqiptare “Vatra” z. Agim Rexha, dhe Kryetari i Vatrës zoti Elmi Berisha, si dhe aktivisiti Mhill Gjuraj, e tjer.Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji në përmbyllje të kësaj mbremje solmne për grumbullimin e fondve për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, mbasi i bekoi të gjithë donatorët, falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet e shqiptarve të Amerikës.Mbrëmja solemne për grumbullimin e fondeve për “Kullën’” e dytë të Katedrales “Nëna Tereza” në Prishtinë, u inicua nga Anton Raja dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, si një gjest dashurie për tërë komunitetin katolik shqiptar, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.Në këtë mbrëmje, tha Anton Raja u mblodhën rreth 150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës, nga këto donacione 50 mijë dollarë dhurojë nga Anton Raja, 25 mijë dollarë deklaroi Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, zoti Elmi Berisha, me 10 mijë, dhe 5 mijë dollarë ishin disa familje, e biznesmen, ndërkohë që edhe filantropi i njohur Harry Bajraktari dhurojë një çek 3 mijë dollarë.Një chek 10 mijë dollarë dhurojë Zef (Zekë) Gjon Kalaj, i cili është dhe i vetëmi donator me rreth 600 mijë dollarë, të Shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergjë Kastriotit – Skëndërbeut, një vepër e jashtzakonshme, kjo që ngrihet madhështore, në një ambjent të mrekullueshem, oborrin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, për karshi shtatores së të Shejtës Nëna Tereze”.Për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila kushtonë reth 800 mijë dollarë, Ipeshkvia e Kosovës, me delegacionin e saj – prelatët e Kishës Katolike nga trojet tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, , Dom Lush Gjergji, dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora, do të shkojnë këtë javë në Detroid – Michigan.

Filed Under: Komunitet

NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”

March 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

Në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan u festua me madhështi festa e Sulltan Novruzit. Qindra bashkatdhetarë në Michigan kremtuan vëllazërisht festën më të rëndësishme të besimit Bektashi, ditëlindjen e Imam Aliut. Nën prezantimin e Genti Metkos, fjalën përshëndetëse të ceremonisë e mbajti z.Mynyr Nazifi, Kryetari i Këshillit të Teqesë i cili në fjalën e tij deklaroi se: “Sot përkujtojmë ditëlindjen e Imam Aliut, festës më të rëndësishme të besimit Bektashi. Gëzuar dhe mirënjohje për të gjithë ju që keni ardhur për të na nderuar sot”. Më pas u kënduan nga Ledi Paparisto Himnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë dhe u pasua me disa valle tradicionale shqiptare nga djemtë dhe vajzat e talentuara të Ansamblit Artistik Gjergj Kastrioti të udhëhequra nga koreografe Joli Agolli Paparisto. I ftuari i nderit Princ Leka në fjalën e tij theksoi se: “Kjo ditë feste është historike pasi si sot 47 vjet më parë babai im vizitoi Baba Rexhebin”. Princ Leka foli para të pranishmëve për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe tha se kjo vizitë është edhe për të falenderuar Amerikën që mbrojti Kosovën prej gjenocidit serb. Rreth rëndësisë së festës në komunitet diskutoi dhe Tim Woolley Kryebashkiaku i qytetit Taylor në Michigan.Ceremonia festive vazhdoi me lutjen e Baba Eliton Pashaj kushtuar Imam Aliut dhe u lexua një lutje gjetur në një libër historik në Teqenë e Peshtanit kushtuar mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu. Dervish Hyseni mbajti një përmbledhje në gjuhën angleze të lutjes për të gjithë të pranishmit.Imam Shuaib Gërguri uroi festën dhe shprehu vlerësime për ardhjen e Princ Lekës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prof. Frensis Tricks foli rreth rëndësisë së Sulltan Nevruzit në besimin Bektashi dhe u fokusua tek rilindja pranverore e shpirtërore në Bektashizëm. Editori i gazetës Dielli përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha ku ndër të tjera thuhet: “Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare. Roli i Komunitetit dhe drejtuesve shqiptarë Bektashianë përbëjnë një vlerë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar.Shqipëria krenohet me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve e klerikëve Bektashi. Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan gëzon respektin dhe vlerësimin maksimal të autoriteteve më të larta të shtetit amerikan e mbarë mërgatës shqiptare të Amerikës. Mirënjohje për punën, përkushtimin, dedikimin dhe angazhimin fetar, patriotik e kombëtar.Gëzuar Sulltan NovruzinZoti ju bekoftëZoti ju shpërbleftë” përfundon mesazhi i kryetarit Elmi Berisha. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përfaqohej në këtë mbrëmje festive kushtuar Sulltan Novruzit prej Nënkryetarit Alfons Grishaj, Drejtorit të Degëve të Vatrës Mondi Rakaj e shumë vatranëve nga Dega e Michiganit etj. Editori i dhuroi në emrin e Nënkryetarit të Vatrës z.Alfons Grishaj, Baba Eliton Pashajit librin “10 Vjet Mbretëri Shqiptare 1928-1938”. Për kishën Katolike në Michigan përshëndeti Dom Fred Kalaj i cili u fokusua mbi të gjitha te vëllazëria fetare ndër shqiptarë. Mbrëmja festive tradicionale u kthye në një festë të madhe vëllazërore për mbarë komunitetit shqiptar në Michigan të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe Televizionet lokale shqiptare dhe amerikane në shtetin e Michiganit.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT