Aktivistja e komunitetit shqiptar në New York dhe ish e persekutuara politike Znj. Flora Selfo, së bashku me familjen e saj mbajtën një pritje përkujtimore për jetën e motrës së saj Shpresa Selfo Koka. Të pranishëm ishin Flora Selfo ish e internuar politike në Shqipëri, i biri Akil Bushati ish i internuar politik në Shqipëri me të shoqen Dolora Bushati PhD, e cila ka lindur e është rritur në internim dhe e ëma e Dolores, Suzana Matja ish e internuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri. Këtë përkujtim familjar ata e ndanë sëbashku me Konsullen e Shqipërisë Valentina Loku dhe përfaqësueset e organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” si një organizatë gruaje që përkrah e ngre lart edhe për rolin e femrës shqiptare që u persekutua nga diktatura komuniste në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe bashkëshorti i Znj. Kimete Haxhaj, Z. Zenel Haxhaj. Ishin ftuar edhe njerëz të tjerë, por shkak i motit të keq, nuk mundën të vinin.
Shpresa Selfo Koka u lind në Gjirokastër, nga një familje e njohur patriotësh dhe intelektualësh shqiptarë që me dashamirësinë e tyre për kombin investuan në Shqipëri në shumë vepra si shkolla ura, godina banimi dhe si “mirënjohje” nga diktatroi Hoxha morën pushkatime, burgosje, internime, konfiskime pasurie e vuajtje pa fund. E ndjera Shpresa Selfo Koka ishte një femër patriote dhe antikomunste e njohur, e cila u rrit dhe krijoi familjen e saj në Fier, aty ku dhe i dëbuan nga Tirana për çështje biografie si familje sigurimi i shtetit, Dhe vetëm pas ardhjes së demokraisë në pushtet u bë e mundur që ajo me familjen e motrat Flora dhe Xhilda të mernin pronat e tyre, ku një prej tyre ishte edhe Vila në Tiranë, ku përgjatë viteve në komunizëm jetoi dhe e gëzoi udhëheqësja e lartë e Partisë Komuniste Eleni Pashko me djemtë Ing. Fatos Pashko, bashkëshorti i aktores Rajmonda Bulku dhe pedagogu i ekonomisë Gramoz Pashko. Për ironi të fatit në ambjentet e kësaj Vile në rrugën e “Elbasanit” Gramoz Pashko organizonte mbledhjet e partisë demokratike.
Fisi i madh i Selfove e sidomos familja e Xhevdet Selfos, gjyshit të Florës, veç meritave patriotike është nga të parat që ka kontribuar edhe për ngritjen e zhvillimin e disa qendrave urbanistike të qyteteve të Jugut të Shqipërisë, duke filluar nga viti 1921. Xhevdet Selfo me djemtë e tij fillimisht u morën me investime në ndërtimin urbanistik, duke filluar nga Saranda, Gjirokastra e më pas edhe në Shqipërinë e mesme deri në Tiranë. Qeveria e Lushnjës është e para qeveri shqiptare që mori disa ndihma nga fuqitë europiane për stabilizimin e popullatës çame, e cila pas masakrave nga qeveria greke u detyrua të vinte në trevat e jugut. Firma ndërtuese e Xhevdet Selfos, e organizuar me inxhinjerë e punëtorë dhe me bazë materiale, mori përsipër e ndërtoi në qytetin e Sarandës mbi 40 – 50 ndërtesa njëkatëshe, ku u sistemuan një pjesë e popullsisë çame.
Më vonë filloi të ndërtojë vila dy tre katëshe dhe disa të tilla ekzistojnë edhe sot. Xhevdet Selfo dhe 7 djemtë e tij investuan dhe në drejtime të tjera, si në tregëtinë e materialeve hidraulike, atë të stofrave etj., duke hapur dyqane të shumtë në Gjirokastër, Durrës, Tiranë dhe u lidhën edhe me firma të huaja. Pra në vitet ’30 ata investuan në disa drejtime duke punësuar qindra njerëz. Një drejtim ishte edhe ai i hapjes dhe zhvillimit të rrugëve, duke u lidhur edhe me firma të huaja italiane, ku në veçanti me këto punime u mor Fejzi Selfo. Gjimnazi i Gjirokastrës i ndërtuar me një stil modern është vepër e Selfatëve dhe ekziston edhe sot. Selfatëve ua morën e sekuestruan dyqanet me mallra të shumtë, shtëpitë e tyre, vila, ku u futën e strehoheshin njerëzit me pozitë, si Pashkot në Tiranë etj.
Prindërit e Florës, Shpresës dhe Xhildës ishin Fejzi dhe Nevrez Selfo. Nevrezi ishte shtëpiake, kujdesej për rritjen dhe edukimin e tre vajzve. I ati kishte studjuar jashtë, por kthehet e punon në atdhe, u mor me tregëti dhe ndërtimin e veprave industriale në Shqipëri, njihet si një personalitet human dhe bamirës për njerëzit e varfër. Shpresa Selfo Koka la pas djalin Artin dhe vajzën Rebekën, motrat Flora, Xhilda e plot nipër e mbesa, të cilët kudo ku jetojnë e punojnë janë shembull frymëzimi për brezat e rinj.
Duke mos shkëputur vemendjen, vlen për tu theksuar se disa nga anëtaret e kësaj organizate për angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve janë vlerësuar nga personalitete të lartë të poltikës amerikane në Amerikë, mes tyre edhe zonjat Flora Selfo, Suzana Matja, Rita Saliu, Dolora Bushati, Mjafturie Daci, Kimete Haxhaj, Sonila Daci e të tjera. Rasti i fundit ishte kur Senatorja demokrate Nathalia Fernandez, me kërkesë të kësaj organizate i ndau këtyre zonjave “Çertifikatën e Arritjeve”. Sigurisht këto vlerësime kanë ardhur falë kontributit dhe përpjekjeve disa vjeçare të kësaj organizate për paqen dhe të drejtat humane në New York e më gjerë.
Biseda në këtë takim kaloi e ngrohtë dhe miqësore, u fol për vuajtjet e së shkuarës së hidhur në vitet e rrregjimit komunist në Shqipëri, angazhimet e këtyre zonjave në protestat demokratike për rrëzimn e bustit të diktatorit Hoxha, si dhe për kontributin e tyre vullnetar për të drejtat e grave dhe fëmijëve në SHBA. U fol gjithashtu për gratë e vajzat trimëresha në Kosovë që u përballën me masakrat e përdhunimet e serbe gjatë luftës në Kosovë, që për ato e për ne të gjithë janë plagë të pambyllura akoma. Pa anashkaluar nuk mbeti edhe situata në Mitrovicën e veriut, ku provokimet serbe nuk kanë të ndalur, të cilët të furnizuar me armatime të rënda nga Rusia presin rastin për të sulmuar Kosovën e për të shpallur përsëri trazira lufte për krejt Ballkanin. Me interes nga ato ishte edhe pranimi i Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin për të Drejat e Njeirut në OKB, sukses i rëndësishëm ky edhe për ne shqiptarët dhe shoqërinë civile shqiptare. Pritja u mbajt më datë 14 tetor 2023, në restorantin “Mon Cheri” në Queens me pronarë bashkëshortët Valeriana dhe Paulin Pergjoni, ku u servirën pije të freskëta, kafe dhe ëmbëlsira tradicionale shqiptare.
Në darkën e mbajtur më rastin e 16 vjetorit të “Liberty Democratic Association” në Pelham Parkway Bronx, New York, humanisti shqiptar Aleksandër Nilaj u vlerësua me mirënjohje për punën e tij humane, shërbimet publike dhe bamirësinë në dobi të komunitetit në nevojë në New York e më gjërë. Në një mbrëmje festive ku morën pjesë njerëz të politikës si
Presidentja e Bronxit Vanessa L. Gibson, avokatja e popullit për Bronxin Darcel Clark, senatorë dhe Assemblymembers e përfaqësueses të veprimtarëve komunitarë në Bronx, u theksua rëndësia e ndihmës ndaj njerëzve në nevojë dhe shtresave të ndryshme sociale. Drejtuesi i Shoqatës Humanitare Duart e Hapura z.Nilaj tha për Diellin e Vatrës se këtë vlerësim ua dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve tij, grupit fisnik të vullnetarëve shqiptarë e jo vetëm që punojnë ditë natë për t’,iu gjendur pranë çdokujt që ka nevojë. / Dielli
“S&A Unified Home Care” festoi 8 vjetorin në Bronx. Një veprimtari festive dhe komunitare për të nderuar dhe lartësuar shërbime cilësore ndaj komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që gjenden në vështirësi.
Vera Markaj, menaxhere për Bronx, bashke me stafin e saj po bejne nje pune te shkelqyer ditë pas dite ne ndihme te komunitetit shqiptar dhe komuniteteve te tjera që marrin mbështetjedhe vëmëndje. “S&A Unified Home Care” është një Agjenci e Licencuar e Shërbimeve të Kujdesit në Shtëpi ofron shërbime të Ndihmësve të Shëndetit në Shtëpi dhe Ndihmësve të Kujdesit Personal për të gjithë anëtarët që kanë nevojë për ndihmë për të menaxhuar nevojat themelore fizike të dikujt. Zyrat në qarqet Bronx, Brooklyn, Queens, Manhattan, Staten Island, Nassau dhe Suffolk do të jenë në gjendje t’ju gjejnë ju ose të dashurit tuaj kujdesin më të mirë të mundshëm për licencë! S&A Unified Home Care jepet nga DOH si ndërmjetës kryesor fiskal (FI) dhe miratohet për të ofruar shërbime CPPAP në zonën e NYS. S&A Unified Home Care ofron shërbime të kujdesit në shtëpi për anëtarët në komoditetin e shtëpive të tyre. Si anëtarë të ekipit të kujdesit të pacientit, e kuptojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të shkëlqyera për klientët. Kjo është arsyeja pse kjo kompani ndjek drejtpërdrejt planet e kujdesit të pacientëve.
Kateri Charles, Compliance and Marketing at S&A Unified Home Care, mbajti fjalën kryesore përshëndetëse. Ndër të tjera ajo tha: “I am so pleased to see all of these familiar faces. We are thrilled to announce our 8th year services and our grand opening in this new location in the Bronx. Our success would not be what it is without our dedicated partners and incredibly vendors. This event is a small token of our appreciation to our vendors and community.
At S&A Unified Home Care, we understand the importance of accessibility and convenience for our members, and this expansion is a testament to our commitment to serving you better.
With our new office in the Bronx, patients, aides and personal assistants (PAs) can now access these essential services right in their own community.
One of the key advantages of our Bronx location is the availability representatives who are ready to assist members with the enrollment process. Whether you’re looking to participate in our PCA (Personal Care Aide), CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program), or NHTD (Nursing Home Transition and Diversion) programs, our friendly and knowledgeable team is here to guide you every step of the way.
We take pride in being a diverse and inclusive organization. Language should never be a barrier to receiving the care and support you need.
Here’s a quick overview of the programs we offer at our Bronx office:
1. PCA (Personal Care Aide): Our PCA program provides personal assistance to individuals who require help with daily activities, ensuring they can live independently and comfortably.
2. CDPAP (Consumer Directed Personal Assistance Program): This unique program allows you to choose and manage your own caregiver, giving you greater control over your care plan.
3. NHTD (Nursing Home Transition and Diversion): NHTD helps individuals transition from nursing homes to community-based settings, promoting independence and improved quality of life.
We are excited to become a part of the Staten Island community and look forward to serving you in this new location. Our commitment to quality care, convenience, and accessibility remains unwavering.
Visit us at the Bronx location to learn more about our services, meet our dedicated team, and begin your journey to better health and support. S&A Unified Home Care is here for you, and now, we’re even closer!
Thank you for your trust in us, and we can’t wait to welcome you to our Bronx office”.
Mesazhi i veprimtarisë së sotme tek Restaurant AMICI në Cherry Hill NJ, me pronar atdhetarin Alex Shefit Daku.
Titulli i shkrimit janë vargjet e këngës që janë kënduar e këndohen më së shpeshti në gëzimet e manifstimet tona në vendlindje, por edhe në diasporë. Ato kanë ngritur peshë zemrat tona duke sjellë emocione të mëdha, dashuri e bashkim. Por jo vetëm kaq. Ato sjellin shpresë, fuqi e përparim të viseve shqiptare kudo brenda e jashtë Shqiperisë tonë të ndarë. Këto vargje shprehin historikun e trojeve tona, të mbështjellë me emrin e atyre që na mbrojten nga çbërja kur ne sa kishim lindur si shtet. Dhe mbështetja amerikane na shoqeroi pa kursim në cdo hap e moment tjetër kur shqiptarët ngriheshin për emrin e lirinë e tyre. Tashmë ne e dimë, se kjo nuk ka qenë një mbështetje e thjeshtë por dicka vendimtare që ka përcaktuar fatet e Shqiperisë në historinë e saj, që nga luftërat e I-rë dhe e II-të botërore, deri tek pavarësia e Kosoves e shtet-formimi i saj. E megjithatë ne duhet të themi se një faktor i rëndesishëm për sigurimin e kësaj mbështetje përvec dashamirësisë pa kushte të udhëheqesve e popullit në SHBA, ka qenë dhe është kontributi i madh i Diasporës shqiptare këtu që nëpermjet emrave e figurave patriotike të njohura punuan e luftuan pa u lodhur për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve që akoma janë të pa bërë bashkë. Me plotë gojën mund të themi se Diaspora shqiptare e hershme apo dhe e re në Amerike, ka kontribut sa ” një Mal” në cështjen tonë kombëtare, por misioni vazhdon. Tashmë kanë kaluar vite e dekada dhe Diaspora shqiptare jo vetëm është rritur në numër e cilësisht kudo, por vecanërisht këtu në Filadelfia po shkohet drejt një Shqipërie të vogël “. Sigurisht jo fizikisht, por me bashkatdhetarët që përbëjnë komunitetin e këtushëm nga të gjitha trojet shqiptare prej rreth 30 mijë personash me shkollën shqipe “Gjuha Jonë” prej 20 vitesh, me Qendrën social – kulturore që gumëzhin në cdo kohë prej rreth 22 vitesh, me brezin e ri që avancon cdo ditë në shkollim, shkencë, bisnes etj, kemi sjellë Shqipërinë tonë në Amerikë. Shoqata Mbarëshqiptare Atdhetare – Kulturore ” Bijte e Shqipes “, prej rreth 22 vitesh po punon intensivisht cdo vit e më mirë, që ky komunitet të ndjehet sa më i bashkuar e i lumtur edhe këtu larg atdheut, të ndjehet krenar me gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare, duke i trashëguar ato ndër brezat e ardhshem. Për ti shërbyer sa më mirë këtij qëllimi, me ndjeshmërinë e mbështetjen e më shumë se 500 familjeve shqiptare që patën mundësi të kontribonin, u ble para pesë vitesh një ambjent i ri për Qendër të komunitetit, i bukur, i bollshëm e me histori mbresëlenëse 250 vjecare. Shumë pengesa objektive e subjektive patëm gjatë këtyre viteve për ta restauruar këtë ambjent, ndërsa pak muaj më parë janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore dhe tashmë ka filluar edhe puna. Por projekti i restaurimit të kësaj Qendre të re ku do të funksionojë edhe shkolla shqipe në përmasa më të mëdha në numër të nxënësve, kërkon përsëri kontribut financiar e punë nga bisneset e familjet shqiptare, të cilëve u është bërë thirrje nga këshilli drejtues i shoqatës që ta vleresojnë këtë proces duke shprehur bujarinë e humanizmin si deri më tani. Përvoja jonë është shumë konkrete. ALEX DAKU gjithmonë në vijën e parë I lindur në Radomirën rrëzë Korabit dhe i rritur në Tiranë, Alexi pasi mbaron shkollën e mesme në vendlindje, emigron për disa vite në Itali dhe përmes vështërsish arrin të futet në SHBA. Punoi si shef guzhine në një restaurant prestigjioz në Nju Jork për 5-6 vite dhe prej 11 vitesh udhëheq bisnesin e tij të ushqimit e Realstate në Cherry Hill të Nju Xhersit, në AMICI Resaturant dhe në Filadelfia. Pasuria e tij nuk është e madhe sa e disa bashkatdhetarëve ketu, por Alexi ka zemrën e shpirtin e madh. Kështu kanë qenë edhe paraardhësit e tij. Gjyshi Selim Daku, ish partizan në luftën për clirim e ushtarak për disa vite pas clirimit, shquhej për zgjuarsi, zotësi e xhymert. Po ashtu edhe babai i Alexit, Shefiti, i tillë e mbylli jetën. Efektin e dominimit të trashëgimisë, populli e ka perjetësuar me shprehjen shumë domethënëse: “Në mos rrjedhtë, do të pikojë “. Dhe kjo është shumë e dukshme edhe në rastin e këtij bashkatdhetari. Ai na mblodhi sot në restaurantin e tij të bukur ” AMICI në Cherry Hill, nëpërmjet një Ftese publike të shpërndarë nga shoqata “Bijte e Shqipes ” në FB, për një drekë me qëllim mbledhje fondesh për nevojat e punës në Godinën e re Pasi uroj mirëseardhjen e qëllimin e kësaj dreke nëpërmjet të cilës e gjithë shuma monetare që do të grumbullohet nga pagesa e biletave të pjesëmarrësve do të kalojnë në llogarinë e shoqatës Bijte e Shqipes, z. Daku premtoi edhe një tjeter takim të tillë pas pak kohe, dhe ja kaloi fjalën kryetarit të kësaj shoqate z. Dritan Matraku. Pasi falenderon Alexin për këtë ftesë e organizim domethënës e kuptimplotë, z. Matraku i njohu pjesëmarrësit me bujarinë, mbështetjen e atdhedashurinë e dukshme të tij të shprehura ndër vite në nevojat e thirrjet e ndryshme për kontribute në komunitet. Aleksi është një emër i njohur në këto drejtime, vazhdoi ai, ndërsa na ka bërë krenar të gjithëve ne bashkatdhetarët e tij vecanërisht gjatë periudhës të Covid 19 kur hapi dyert e këtij restauranti duke u shërbyer ushqim falas atyre që kishin nëvojë në atë kohë tepër të vështirë, apo duke dërguar e shpërndarë ushqimin në institucione të tilla si spitale, rajone të policisë etj. Prandaj në atë kohë emri i bisnesit të tij “AMICI Restaurant “ u bë i dukshëm e i falenderuar nga gazetat e stacionet televizive të ndryshme si këtu në NJ ashtu edhe në vendlindjen tonë, Shqipëri. Për të gjitha këto cilësi, mbështetje e kontribute të vazhdueshme zotit Alex Daku iu akordua nga këshilli drejtues i shoqatës “CERTIFIKATE MIRENJOHJE “, e cila u dorëzua nga kryetari z. Dritan Matraku. Në vazhdim ai i njohu pjesëmarrësit me ecurinë e punimeve të deritanishme në Qendrën e re apo punime që janë marrë përsipër nga bisnese të ndryshme, por edhe nevojat që kemi për të tjerë mbështetës për të përfunduar rindërtimi i objektit. Ai evidentoi kompaninë ” Ferko Plumbing “ që zotërohet nga Ferhat Ferko e cila përfundoi instalimin e sistemit te shkarkimit të ujrave nga jashtë objektit (ku vlera e shpenzimeve ishte mbi $30 mijë), dhe z. Altin Rrapushaj për fillimin e këtyre punimeve brenda tij. Gjithëashtu, Z. Mexhit Koboci, z. Roland Ismailanji dhe z. Albert Sula kanë marrë përsipër instalimet elektrike dhe kostoja tejkalon $25 mijë. Më pas u ftua sekretarja e re e shoqatës, zonja e nderuar Julida Çepele e cila i dorëzoi bisnesmenit Ajet Pajollari Certifikatën e Mirënjohjes që këshilli drejtues i ka akorduar atij për mbështetjen e kontributet ndaj shkollës shqipe. Ndërsa zv. kryetari i shoqatës, z. Mexhit Koboçi ftoi z. Albert Sulaj dhe i dorëzoi atij vlerësimin nëpërmjet Certifikatës së Mirënjohjes që i ka akorduar gjithashtu ky këshill për kontribut të vecantë e marrje përsipër të punëve në Godinën e Re. Por shoqata “Bijte e Shqipes “sic thamë më sipër, ka 22 vite jetë. E në këtë morì vitesh janë evidentuar e vlerësuar shumë bashkatdhetar të tjerë të fushave e moshave të ndryshme, të cilët jo vetëm kanë lartësuar veten e familjet me arritjet e tyre, por të gjithë komunitetin e shqiptarinë anë e mbanë. Në veprimtarine e sotme ishin të ftuar edhe trashegimtar të familjes Risilia që falë asaj ne kemi sot qendrën ekzistuese të komunitetit por edhe shkollën shqipe, të cilët i kemi falenderuar e vlerësuar në cdo rast. Por sot kishim edhe një emër tjetër, që e rrit edhe më shumë frymën e deritashme të bashkimit e besimit për të cuar më tej misionin tonë : Dr. Neurokirurg GENTIAN TOSHKEZI Njeriu i ditur është edhe i thjeshtë. Prandaj Dr. Gentin e gjen gjithmonë pas punës me miqtë e shokët e tij, me pjestar të komunitetit, në kafe e biseda ndihme për to. Ai ka lindur në Lushnje ndërsa ka mbaruar me Medalje Ari, Universitetin Shteteror në Tirane për mjekësi në vitet ’90 -të dhe është specializuar për Neurologji. Ne studimet e specializimet e mëpastajme në Paris, Vjenë, Bruxel e Amerikë, fiton specialitetin si Neurokirurg. Ka punuar në spitale me emër në Boston e Nju Jork, ndërsa para 7-8 vitesh vendoset në Filadelfia me familjen pasi fiton të drejtën për të punuar në specialitetin e tij në spitalin më të madh këtu “ Jefferson Hospital”, ndër më të njohurit në Amerikë. Duke vlerësuar aftësitë e profesionale e njerëzore, në vitin 2020 shpallet në dhjetëshen e mjekëve më të mirë të këtij spitali në të gjithë Amerikën. Para pak muajsh është përzgjedhur si Drejtor i Departamentit të Neurokirugjisë në spitalin e Merylandit. Eshtë vlerësuar para një viti nga shoqata “Bijte e Shqipes”me Certifikatën “Nderi i Komunitetit “, ndërsa nga Presidenti i Republikes të Shqiperise mban Medaljen : “Kalorësi i Skenderbeut “. Vleresimet në shqip janë më të pëlqyeshme për Dr. Gentin. Në përshendetjen e tij në drekën e sotme tek Restaurant Amici, ai shtoi krenarinë shqiptare duke përmendur emrat e këngëtarëve të mëdhaja shqiptare në Amerikë : “Operacionet neuro – kirurgjikale që ne zhvillojmë, zgjasin zakonisht 4-5 ore, thotë Dr. Genti . Prandaj vendosim radion në emisionet muzikore, per te punuar më qetësisht. Një ditë me rastisi dicka e rrallë. Në emisionin muzikor në radio dolën për të kënduar tri këngëtaret tona të mëdhaja Dua Lipa Bebe Rexha e Rita Ora . Pjestaret e ekipit po habiteshin kur unë po thoja për të parën “Eshtë shqiptarja ime“, pastaj për të trea radhazi të njëjtën shprehje, por me krenari të madhe …” Ishte një atmosferë e bukur e krijuar pas kësaj përshendetje të doktorit, pasi cdo ditë e me shumë po shohim që geni shqiptar i përhapur në të gjithë botën, po rritet e shkëlqen më së miri, duke qenë një garanci e zhvillimit, konsolidimit e trashëgimisë tonë kombëtare. – , Duke u kthyer në këtë shkrim tek ai që na ftoi në këtë drekë fondmledhëse, z. Alex – Astrit- Shefit Daku mu kujtua një burrë i mencur shumë vite të shkuara nga i cili mbaj mend thelbin e bisedës me të: “… Lutu e dhuro për paraardhësit tuaj. Dhe ne se nuk ke mundësi ti ndjekësh në veprën e tyre, të paktën mos i bëj pis me jetën tënde …”. Alexi dhuroi sot për “Bijte e Shqipes“, përvec $ 7,300 dollar të grumbulluar nga dreka, edhe $200 të tjera dhuruar nga nëna e tij Lavdija. Të lumtë Astrit ! Shpresojmë që shumë të tjerë si ju, ti japin frymë unitetit e besimit ashtu si më parë, për të përfunduar Qendren e Re dhe Shkollën Shqipe të komunitetit tonë, duke i dhënë më shumë jetë “Shqipërisë së Vogël ” në Filadelfia.
Nga: Tajar Domi* • Ish kryetar i shoqates ” Bijte e Shqipes Filadelfia, me 1 Tetor 2023
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.