Promovim i dy librave në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit.


Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p
Promovim i dy librave në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit.


by s p

Me ftesë të Guvernatores së Iowa-s, Presidentja Osmani nisi vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë z.Prindon Sadriu u pritën me pritje ceremoniale nga Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds dhe Zotëriu i Parë z.Kevin Reynold. Presidentja e falënderoi Guvernatoren për pritjen dhe për vizitën bërë Kosovës, në muajin qershor të këtij viti.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se Kosova nuk ka aleate e mike më të mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën sipas saj ndajnë vlerat e njëjta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Sipas Presidentes Osmani, nënshkrimi kohë më parë i Programit të Partneritetit Shtetëror të Iowa-s, përbën një element thelbësor të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.
“Ky program luan një rol jetik në zhvillimin tonë të vazhdueshëm ushtarak dhe përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve, në përputhje me objektivat dhe aspiratat tona të sigurisë kombëtare për anëtarësim në NATO”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ndihmës substanciale ekonomike dhe programet e zhvillimit të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara për ta mbështetur rritjen dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës.
Në takim me guvernatoren Reynolds u diskutua për shkëmbime të mëtejshme studentore, bursa dhe bashkëpunime akademike ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Iowa-s, duke përfshirë shkëmbimin në fakultete, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në arsim.
U diskutua për mundësinë e shkëmbimit të njohurive, transferimin e teknologjisë bujqësore dhe bashkëpunimin në praktikat e qëndrueshme bujqësore, ku në kuadër të këtij bashkëpunimi do të përmirësohen edhe më tej lidhjet ekonomike me shtetin e Iowas. Me qëllim që të përforcohet ky bashkëpunim, pjesë e delegacionit të Presidentes është edhe Ministri i bujqësisë Faton Peci.
Presidentja Osmani ndër të tjera, e njoftoi Guvernatoren lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, pas aktit të agresionit që Serbia kreu në Republikën e Kosovës më 24 shtator.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit ndaj Republikës së Kosovës të kryer më 24 shtator duhet të vihen para përgjegjësisë.
by s p




EDUARD E. ZENELAJ RINGRITI KUJTESËN E MASAKRËS NË TEQEN E RABIJES
Nga: Tajar DOMI
Tashmë dihet se historia shqiptare e kontributeve më të mëdha ndaj vendit, vecanërisht që nga rilindasit e pas tyre, përfaqësohet nga emra e figura kombëtare të larguar e të shkolluar jashtë tij. E lista e tyre është e pa mbarimtë. Kjo, për arësye të ndryshme, por më kryesorja është se largësia nga vendlindja e mungesa e saj në cdo hap në vendin e ri, të rrit dashurinë e nostalgjinë për të, duke u shoqeëruar më deshirën e zjarrtë për ta parë Atdheun, vendin tënd të lindjes e njerëzit e atjeshem të një gjaku, të jenë sa më mirë e të lumtur, mundësisht të përparojnë aq sa të mund të udhëheqin jo vetëm veten por edhe të tjerët.
Për hir të së vërtetës koha e sotme shohim që po jetohet e po udhëhiqet gjithnjë e më pak nga idealistët e patriotët. Sot kjo shtresë megjithëse jo e shumtë në numër e kësaj shoqërie, ulen e ngrihen, bien e zgjohen me llogarinë e fitimeve të të ardhurave të tyre të shumta nëpër banka, duke mos treguar asnjë pikë interesi për të tjerët përfshi edhe për vëllazerinë e tyre dhe jo më për vendlindjen . Kjo pjesë lëshon vetëm “ gurë pas “, por nga ana tjetër me statuset “ patriotike “ të tyre në FB, në mediat e sotme të shumta, pretendojnë se këto mendime apo orientime janë të vlefshme e meritojnë të zbatohen sa hap e mbyll sytë. Shpesh këto lloj sugjerimesh kanë të bëjnë me plane fitim prurëse të mëdhaja financiare, duke rrëshqitur deri në tradhëti apo marrëveshje jo të drejta për kombin.
Krahas këtyre njerëzve, në Diasporë jeton pjesa tjetër e saj më e shumtë në numër, që ka më pak pasuri por të fituar ndoshta më me shumë mund se të parët, ndërsa zemra e tyre, tik-taku i saj dhe mendja, janë gjithnjë atje, në vendin e lindjes të cilin e kanë lenë për një jetë më të mirë diku tjetër.
Për bashkatdhetar të tillë këtu në Filadelfia, kemi shkruar e evidentuar vlerat e kontributet e tyre në komunitet, ndërsa në këtë shkrim do të prezantojmë një tjetër emër i cili për pak vite në Amerikë, e ka bërë të lexueshem e të respektuar veten e tij .
Eduardi ka lindur në fshatin Rabije të Tepelenës më 10 shkurt 1967, por shpejt pas kësaj familja e tij u cvendos në Patos të Fierit, ku ai u rrit mbaroi edhe arsimin e mesëm në Teknikumin e Naftës. Përfundoi në vazhdim shkollën ushtarake dy vjecare të Zall – Herrit në Tiranë, ndërsa pas viteve ’90 – të kreu Universitetin “ Eqerem Cabej “ – dega Administrim Publik, në Gjirokastër.
Si shumica e brezit të tij , jeta e Eduardit dhe e familjes do të ishte në emigracion , për rreth 15 vite në Greqi e që nga 2015– ta cvendoset në Amerikë për të qenë edhe afër vëllait të tij i ardhur vite më parë këtu në Filadelfia. Sic tregon ai, në Greqi kemi punuar fort duke harxhuar kohën e duke konsumuar moshën tonë në gjithanshmërinë e saj , për të tjerët. Por Edi kujton dhe nuk i harron kurrë vitet 1998 – 1999 kur në Athinë e qytetet e tjera të Greqisë shqiptarët organizonin protestat në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës e kundër genocidit serb të Miloshevicit. Në këto tubime nuk mungonte edhe kontributi i bashkatdhetarit Eduard Zeneli.
Kështu , atdhetar i zjarrtë , kontribues në komunitet e dashamirës i bashkimit , u prezantua ai që në takimet e para në Filadelfia . Dëshiron që shqiptarët të jenë bashkë , falë kësaj mundësie që na krijon edhe shoqata atdhetare-kulturore “ Bijte e Shqipes “ këtu , me jetën e saj aktive e me shkollën ” Gjuha Jonë “ ku shumë nga fëmijtë tanë mësojnë gjuhën e bukur shqipe. Prandaj i shpërndan mendimet e vlerësimet e tij në biseda me grupe bashkatdhetarësh , duke theksuar se në Greqi nuk e kemi pasur në asnjë kohë një Qendër të tillë bashkuese të shqiptarëve.
Shpejt pasi u vendos në Filadelfia , Eduardi , u angazhua ne bisnesin e pasurive të paluajtshme , ndërsa së bashku me zonjën e tij Monika , administrojnë një shërbim për Home Care duke u ardhur në ndihmë edhe moshave të treta të bashkombësve të tyre.
U anëtarësua në shoqatën “ Bijte e Shqipes “ dhe u angazhua në shtimin e radhëve të saj me anëtar të rinj. Nga rrethi i tij shoqëror e miqësor kryesisht të rinj në moshë , shumë shpejt do ti kalonin 30 vetat që iu bashkuan numërit të madh të anëtarëve të kësaj shoqate. Në zgjedhjet e reja të këshillit të ri drejtues që u zhvilluan në prillin që kaloi , Eduardi së bashku me 5-6 emra të rinj nga komuniteti , intelektual e bisnesmen , u zgjodhën anëtar të këtij këshilli , duke i dhënë një hov të ri punës të kësaj strukture drejtuese të shoqatës .
Pra plot zell e dëshirë angazhimi i Edit për të bashkuar shqiptarët në “ Bijte e Shqipes” , duke iu bashkuar qëllimit e misionit të përbashkët që të trashëgojmë shumëçka nga historia , gjuha e kultura jone.
KOKA PAS , DREJT VENDLINDJES
Një atdhetari të tillë , vendlindja i rri varur si një torbë me kujtime por edhe duke e vëzhguar me shpirt e zemër se ku mund të jap sadopak kontribut . Gjatë kësaj kohe ai hodhi shikimin tek Obelisku qe i kushtohet masakrës në Teqen e Rabijes , në fshatin e tij të lindjes.
Në një bisedë me të pak kohë para se të nisej për në Shqipëri këtë verë , Edi më tregon disa foto nga celulari i tij , të një obelisku thuajse të shkatërruar e varrezat e të rënëve të rrafshuara . Nuk ka rrugë për të shkuar atje , dhe ai vend duket “ i vdekur për së gjalli “ bashkë me historinë e tij – thotë ai , pa e fshehur merakun e madh për këtë . Kam biseduar me kryetarin e ri të bashkisë Memaliaj dhe unë do të bëj financimin e kësaj historie , rehabilitimin e Obeliskut e të varrezave . Bashkia do të bëjë dicka për të hapur rrugën dhe së bashku tu japim sa më shumë jetë gjërave në atë vend . Ndihesh shumë keq , vazhdon Edi bisedën , kur shikon fshatin tënd të lindjes , dikur me mbi 200 shtëpi e rreth 1.500 banorë me një jetë të gumëzhimëshme , me rrugë , shkolla e kopshte, shërbim shëndetësor etj , të jetë kthyer në një vend pa jetë , ku edhe ata 100 frymë që jetojnë janë në një skamje të skajshme. Kështu mund të jenë shumë nga fshatrat periferik në Shqiperi , por secili qan të tijin dhe secili duhet të ktheje kokën andej nga vjen.
Keshtu gjithë vrull e deshirë , niset për të realizuar atë cfarë mendonte . Korriku 2023 e gjen në vendlindje. Organizohet puna dhe brenda 2-3 javësh , gjithcka ishte ndryshe : Obelisku i ngritur në përkujtim të të rënëve në masakrën e vitit 1943 në Rabije dukej madhështor tani pas restaurimit , ndërsa pllakat e varrezave ku ishte shënuar emri i cdo të rëni dukeshin sikur kishin jetë. Në traditën e përkujtimit të kësaj historie , edhe këtë vit qe ishte 80 vjetori i saj , ky përkujtim do të zhvillohej por më i zgjeruar e më me shumë krenari . Ishte bashkëfshatari i tyre , vëllai e miku , shqiptaro-amerikani Eduard Zenelaj që u solli emocione të shumta . Mbi 200 pjesëmarrës u mblodhën aty kokë lartë e të gëzuar , për ta falenderuar Edin e tyre, duke përkujtuar për të mos e harruar historinë e tmerrshme të ndodhur në atë vend 80 vite më parë . Kishin ardhur në këtë veprimtari bashkëfshatar nga fshatrat e zonës së Buzit e nga Mallakastra , pjesëtar të familjeve të dëshmorëve , drejtues të pushtetit vendor e shoqatave si kryetari i Bashkise Memaliaj z. Albert Malaj , kryetari i Bashkise Tepelene z. Termet Peci , prefekti i Fierit z. Lefter Shehaj , kryegjyshi boteror bektashian z. Haxhi – Dedej Edmond Ibrahimi , përfaqësuesi i shoqates “Deshmoret e Atdheut” z. Gjergji Velaj etj. Ishte aty edhe nipi i Ismail Qemalit , z. Qamil Vlora që ishte ftuar për të marrë pjesë , i cili i bën surprizën Edit me një takim të vecantë në Kaninë të Vlores , ku përvec pritjes me shumë pjesëmarrës , i dhuron për shoqaten “Bijte e Shqipes” një flamur kombëtar me histori të vecantë , në respekt të punës e përkushtimit të antarëve të saj për Atdheun.
PAK RRESHTA PER MASAKREN NË TEQEN E RABIJES
Ishte një vend ku predikohej bektashizmi , një teqe që kishte marrë emër dhe frekuentohej gjërësisht nga banorët e zonës . Ajo kishte disa dervishë dhe drejtohej nga kryedervishi Baba Abaz Memushi ( Rabija ) . Në vitet e luftes për clirimin e vendit gjatë pushtimit fashist e nazist të Shqiperisë ( 1939-1944) ajo ishte shëndruar në një qendër aktive të propogandës e pjesëmarrjes në këtë luftë clirimtare. Si pasojë e kësaj lidhje me luftën , pushtuesit italiane ndërmorën me dt 23 Korrik 1943 sulmin ndaj këtij objekti fetar duke kryer një nga masakrat me të mëdhaja në zonë si pasojë e të cilës , mbeten të vrarë 5 dervishë dhe 26 persona të tjerë . Ata ( pushtuesit ) dogjën e plackitën fshatin Rabije , duke lënë pas edhe viktima të tjera gjatë këtij operacioni fashist.
Përvec informacionit që më dha Edi rreth kesaj historie të përgjakshme , lexova për të edhe në disa artikuj , libra e biseda në mediat e ndryshme .
Kur mësova se Baba Abazi nuk pranoi të ndahej nga të tjerët në momentin e pushkatimit , mu kujtua edhe një masakër e tillë në fshatin tim të lindjes Ceren teë Dibres , 110 vite më parë , ku serbët dogjën e bastisën shtëpitë dhe morën prej tyre të gjithë burrat të cilët i pushkatuan së bashku në vendin që sot quhet “ Varret e Shehitëve “. Para se ti vrisnin , njëri prej tyre ( Ismail Hafuzi ) iu lut serbit katil që të lironin nipin ( djalin e vellait ) meqenëse ishte djalë i vetem dhe të sillte aty në vend të tij ,njërin nga djemtë , por breshëria e armës i hodhi në tokë të gjithë.
Pra , armiqtë e pushtuesit e këtij vendi , kanë qenë mizor e të njëjtë në sjelljen barbare ndaj shqiptarëve në cdo kohë e në cdo cep të trojeve tona. Ndërsa shqiptaret nuk i janë trembur kurrë vdekjes , kur ajo ka ardhur për mbrojtjen e atdheut , por aty kanë shprehur edhe njëherë krenarinë shqiptare dhe dashurinë , ndihmën e humanizmin për njëri tjetrin .
Lidhja e klerikeve te Rabijes me formacionet e luftes per clirimin e vendit e shëndrroi , këtë vend të shenjtë në një vatër atdhetare në një qendër mobilizuese të shumë banorëve të zonës që luftuan kundër bishës fashiste.
Sigurisht për meritat e tij , emri i Baba Abazit , u përjetësua në formacionin e rëndësishëm luftarak që u quajt “Batalioni Baba Abazi” për të cilin historia do të shkruante me bëmat e tij.
“TUNDE O MALIQ RABIJA, KENDOJNE DJEMTE NGA LABERIA”
Këto janë vargjet e këngës qe i janë thurur një emri e figure te rëndësishme të këtij fshati e të gjithë zonës së Buzit , gjyshit të mikut tonë Eduardit , të pa harruarit MALIQ ZENEL ZENELI . Shumë emocione u përjetuan me datën 10 gusht 2023 në Donie të Kalivacit , në festimin e 80 vjetorit të krijimit të Batalionit “ Baba Abazi “, dhe në përkujtimin e shumë atdhetarëve që kontribuan në mbrojtjen e Atdheut një pjesë prej të cilëve ranë heroikisht në këtë luftë.
Maliq Zeneli ishte një ndër organizatorët e krahinës së Buzit në tre luftërat , por në luftën e Vlorës të 1920 -ës ishte komandant i luftëtareve të kësaj krahinë , ndërsa në vitet e pushtimit fashist 1939 – 1944 ishte Komandant Vendi ku dha një kontribut të rëndësishëm atdhetar. Familja e tij i përkiste një shtresë jo të varfër të asaj kohe , por kishte një ekonomi të mirë , që përbënte një faktor jo të vogël për tërheqjen e banorëve në lëvizjen për clirim. Maliqi lindi në Rabije në vitin 1986 dhe vdiq në qytetin e Patosit më 2 Maj 1882 , duke lënë pas veprën e tij të lavdërueshme , dy herë i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor , me datën 22 Mars 1950 me “ Medaljen e Kujtimit “ dhe me datën 31 Gusht 1970 me Medaljen “ Për veprimtari patriotike “. Ndërsa këtë vit ( 23 korrik 2023 ) , Bashkia e Memaliajt e shpalli Maliq Zenelin “ Qytetar Nderi “ të saj.
Jeta e tij , u jep trashëgimtareve të kësaj familje , midis tyre edhe Eduardit , krenarinë e ligjshme dhe detyrimin për ta vazhduar kontributin për vendin e lindjes . Eshte kjo trashëgimi e këtij trungu , që e bën pra bashkatdhetarin tonë në Filadelfia të jetë një emër i vlerësuar nga komuniteti , pasi tek ai janë formuar e demonstruar cilësi e aftësi , me një motivim atdhetar e bashkues , por edhe human e krenar , që së bashku më shumë të tjerë mundohen ti japin jetë një “Shqipërie të vogël “ në Filadelfia, dhe pa harruar asnjehere nga kemi ardhur.
Të lumtë Eduard Zeneli.
*Autori është ish Kryetar i Shoqatës Bijtë e Shqipes – Filadelfia
Filadelfia , 20 Tetor 2023
SHKOLLA SHQIPE “ARBËRIA”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË LUKSEMBURG
Benarda Agolli Thanasi mësuese në shkollën shqipe “Arbëria” në Luksemburg, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Neë York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Luksemburg, nëpërmjet mësimit të gjuhës, kulturës shqipe dhe historisë kombëtare. Me mësuesen Benarda Agolli Thanasi bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.
HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE “ARBËRIA” NË LUKSEMBURG
Diku në vitin 2016 është hapur shkolla EAGLE nga shoqata Iliri asbl. Shkolla funksionoi deri në vitin 2017 dhe pastaj në mungesë të fondeve, nxënësve, dhe pjestarëve shoqata Iliri asbl i dorëzoi organizimin prindërve të fëmijeve të mbetur në shkollë në atë kohë. Pas këtij momenti vetë prindërit themeluan shoqatën “Arbëria” dhe e emëruan Shkolla “Arbëria”, me betimin që shkolla të mbahet dhe të vazhdojë me mësimin plotësues. Shkolla Arbëria që nga fillimi i saj deri më sot ka ofruar dhe ofron mësimin dhe librat falas. Shkolla është themeluar në fillimet e saj nga z.Faton Agolli, z.Patriot Behrami dhe z.Izet Shkupolli. Sot shoqata përbëhet nga z.Faton Agolli, z.Izet Shkupolli, znj.Rudina Zhara Gruda. Shoqata“Arbëria” dhe Shkolla “Arbëria”, nuk është financuar nga shteti apo ndonjë organizatë tjetër. Ne si shkollë kemi nga shteti Luksemburgez dhe Ministria e Arsimit vetëm klasat e ofruara pa pagesë. Dhe nga dy ambasadat respektivisht asaj të Shqiperisë dhe Kosovës, pajisjen me libra dhe fletore pune. Po ashtu nga të dyja ambasadat kemi disa rroba, veshje kombëtare. Në këtë vit shkollor janë rregjistruar 30 fëmijë të moshave 4-14 vjeç. Mësimin e zhvillojmë ditën e shtunë 2 orë të ndara në dy klasa bashkë me kolegen time Besjana Gerco.
KURRIKULA E MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË
Ne si shkollë përdorim kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporė. Kurrikula shtjellohet përmes pesë tematikave, të cilat konceptohen në mënyrë të integruare komplementare njëra me tjetrën:
ldentiteti im,
Shqiptarët në hapësirë dhe në kohë,
Kultura dhe shoqëria,
Një botë për të gjithë,
Mësimi, puna, loja e koha e lirë
Qëllimet e kësaj kurrikule janë: zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombětar pëmes mësimit të gjuhës, kulturës së prejardhjes, si dhe njohja me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyror dhe historik kombëtar: Bashkëpunimi me prindërit e kominitetit ka qënë dhe ngelet për tu vlerësuar.Vitin e kaluar kur festuam festën e 28 -29 Nëntorit prindërit kanë qëne një mbështetje shumë e madhe. Grupe prindërish bashkë me fëmijët e tyre prezantuan para komunitetit traditat, kulturën , kulinarinë e krahinës apo qytetit nga ata vijnë.Gjithashtu dhe këtë vit jemi duke punur përsëri sëbashku për të fëstuar pavarsinë edhe më bukur se një vit më parë. Thirrja ime është që të gjithë sëbashku, ne si staf mësimor dhe prindërit pavaresisht vështirësive të ndryshme, kohës së limituar, ne duhet të vazhdojmë pa u dekurajuar të kultivojmë, identitetin, kulturën, traditat tona.
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË LUKSEMBURG
“Pra Mallkue njai bir Shqyptari,
Qi këtë gjuhë të Perëndis,
Trashigim, që na la i Pari,
Trashigim s’ia lën ai fmis,
Edhe atij iu thaftë, po,goja,
Që e përbuzë këtë gjuhë hyjnore
Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’vetën e len mbas dore..!! (Gjergj Fishta)
I mbaj mend shumë mirë këto vargje kur i kam mësuar ne fëmijrinë time. Janë vargje që shkrimtari i madh Gjergj Fishta ka mundur ta shprehë shqetësimin për gjuhën tonë. Këto vargje vlejnë dhe sot më shumë se kurrë. Mësimi i një gjuhe është thelbësor dhe i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar. Gjuha shërben si një pasqyrë e kulturës, historisë dhe traditave, duke përmbledhur në një, thelbin unik të kombit tonë. Kur ne i mësojmë gjuhën e vendlindjes së tyre , ata lidhen me rrënjët dhe nxisin ndjenjën e përkatësisë dhe krenarinë trashëgimisë së tyre. Kjo ruajtje gjuhësore siguron që pasuria e një kombi dhe identiteti i tij të mbetet i paprekur, duke promovuar kulturën, diversitetin, komunikimin dhe të kuptuarit të vlerave të përbashkëta, te cilat lidhin popullin tonë së bashku ndër breza.
LUKSEMBURGU ËSHTË NJË SHEMBULL I PRANIMIT DHE BASHKËPUNIMIT MIDIS KULTURAVE TË HUAJA
Për ata që nuk e njohin, Luksemburgu është një shembull i pranimit dhe bashkpunimit midis kulturave të huaja. Ndoshta përshkak të vendodhjes gjeografike e cila e mundëson të jetë në zemër të Europës, Luksemburgu është i rrethuar me kultura të ndryshme në cdo cep të tij. Përdorimi i shumë gjuhëve në Luxemburg, me Luxemburgishten, Frengjishten,Gjermanishten, Anglishten dhe prezenca e 170 kombësive reflekton se sa e hapur është shoqeria kundrejt gjuheve të huaja dhe këtë e kemi ndjerë e jetuar vetë ne, jo vetëm nga komuniteti por edhe nga instucionet qeveritare. Kemi të paguar nga shteti Luksemburges dhe ministria e Arsimit të dyja klasat per të zhvilluar mësimin falas çdo të shtunë.
MËSIMDHËNIE PËRMES TEKNOLOGJISË, VËSHTIRËSITË NË MËSIMDHËNIE ME FËMIJËT ME DISA GJUHËSI
Ne jemi të pajisur me dy salla ku zhvillojmë mësimin e gjuhës Shqipe. Sallat janë pjesë e një prej shkollave ndër më të mirat në Luksemburg. Janë të pajisura me teknologji bashkëkohore të cilat na ndihmojnë të ndërthurim njohuritë teorike me video, filma, këngë për ta bërë mësimin sa më interaktiv dhe të kuptueshëm për fëmijët. Por nuk mund të heshtim ndaj vështirësive që fëmijët hasin gjatë zhvillimit të mësimit të Gjuhes Shqipe. Luksemburgu ështe një shtet i vogël, shumë i bukur por ka tre gjuhë zyrtare Luksemburgisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht, në shkolla fëmijet mësojnë dhe Anglisht. Një fëmijë i ndodhur përballe gjithë këtyre gjuhëvë ne shkollë e ka shumë të vështirë të përvëtësojë gjuhen e nënës pavarësisht këmbnguljes së prrindërvë në shtëpi apo orëve të mësimit që zhvillohen në shkollë çdo të shtunë. Këto përpjekje nga prindërit dhe nga ana e stafit të shkollës tonë nuk mjaftojnë dhe kjo shpeshherë na trishton.
KUSH ËSHTË MËSUESE BENARDA AGOLLI THANASI
Kam lindur dhe jam rritur në një fshat shumë të bukur në Cangonj të rrethit Devoll. Familja ime ështe nje familje e thjeshte, me dy prindër të mrekullueshëm, nje moter dhe nje vëlla. Një familje që ka rruajtur traditat, kulturën e atij vendi. Studimet e larta i kam kryer në Tiranë, në vitet 1998-2002 në Universitetin e Shkencave, ku jam diplomuar për mesuesi dega Fizikë. Për tre vjet kam punuar si mesuese e gjuhës shqipe për misionare te huaj që vinin në Shqipëri në ato kohë. Nga viti 2005 deri në vitin 2018 kam punuar në Gjimnazin “Myslym Keta”. Jam shumë krenare për ato vite që kam punuar aty sepse kam njohur kolegë dhe fëmijë të mrekullueshëm, të cilët sot vazhdojnë kontribojnë për shoqërinë, vendin tonë apo në dhé të huaj. Në nëntor të vitit 2018 u zhvendosëm me familjen time, bashkëshortin Dhimitrin, vajzën Abigelën dhe djalin Aleksin në Luksemburg. Për dy vjet me duhej të integrohesha me gjuhët, kulturën e vendit. Ishtë shumë vështirë në fillim, më mungonte çdo gjë dhe ajri i Shqipërisë por shumë shpejt në Janar të vitit 2021 fillova të punoj si mësuesë në Shkollën Shqipe Arbëria këtu në Luksemburg. E falenderoj shumë Perëndinë sepse e quaj veten shumë të bëkuar më fëmijët, prindërit dhe çdo gjë tjetër që më ofron ky profesion.
by s p


Një film i mrekullueshëm, një mbrëmje mbresëlënëse – komuniteti shqiptar në Philadelphia me shumë interesim e ngrohtësi e priti shfaqjen e filmit dokumentar, “Fluturat”
Nga dr. Sadik Elshani
Fotot: Eva Dori, gazetare
Ka kohë që Shoqata Mbarëkombëtare “Bijtë e shqipes” e kishte paralajmërura shfaqjen e filmit dokumentar, “Butterflies”/”Fluturat”, të regjisorit të njohur shqiptar, Bujar Alimini. Dhe ja, “Fluturat” fluturuan te “Bijtë e shqipes, erdhi dita e shfaqjes, e shtunë, 21 tetor. Salla e zbukuruar si është më mirë për këtë veprimtari ishte mbushur plot me bashkatdhetarë, që me shumë interesim e prisnin shfaqjen e këtij filmi. Për këtë film është folur e shkruar shumë në mediat e shkruara dhe ato elektronike, por ndryshe është përjetimi kur e shijon filmin e shfaqur në ekran e në prani të një numri të madh të bashkatdhetarëve, shumica e të cilëve vet i kanë përjetuar ato ngjarje të periudhës komuniste që trajtohen në këtë dokumentar.
Veprimtarinë e hapi kryetari i shoqatës, z. Matraku i cili fillimisht i përshëndeti mysafirët, duke i falenderuar ata për pjesëmarrjen në këtë veprimtari dhe që bënë të mundur shfaqjen e këtij filmi. Z. Matraku bëri edhe një paraqitje të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë kinematografike të skenaristit e regjisorit të njohur shqiptar, Bujar Alimani. Regjisori Alimani sot është njëri ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, i njohur si skenarist e regjisor i disa fimave dokumentarë e artistikë: “Virgjëresha shqiptare – burrnesha”, “Delegacioni”, “Krom”, “Amnistia”, “Një histori dashurie”, “Busulla”, etj. Filmat e regjisorit Alimnani janë shfaqur edhe në shumë festivale prestigjioze ndërkombëtare: Berlin Varshavë, Krlovy Vary, duke korrur suksese të mëdha e duke u shpërlyer edhe me shumë çmime për vlerat e tyre të larta artistike.
Edhe z. Alimani në fjalën e tij shprehu falenderimin për pritjen e ngrohtë, organizimin e mirë dhe pjesëmarrjen e madhe të publikut. Për të tjerat tha se do të fliste në fund, pasi të mbaronte shfaqja e filmit. Të pranishëm ishin edhe producentja e filmit, zonja Tefta Bejko, njëra nga “fluturat”, zonja Tefta Kaloshi, z. Damian Previzi, i lindur në internim, por edhe pjesëtar i ekipit të këtij filmi. I pranishëm ishte edhe skenaristi e producenti amerikan, z. Barry Meinster me bashkëshorten e tij, zonjën Amy.
Filmi paraqet historinë e 21 grave, “fluturave”, të cilat një herë në disa vite takohen në Nju Jork (më në fund edhe në Shqipëri), duke i kujtuar ato ditë të vështira të jetës së tyrë dhe familjeve të tyre, duke e ruajtur miqësinë e tytre të kahershme të farkuar në rrethana të jashtëzakonshme, nostalginë për fëmijërinë pa fëmijëri, rininë pa rini, të lëna në kampin e internimit në Gradishtë të Lushnjës dhe kampet e tjera që nuk ishin të pakëta në Shqipërinë e periudhës komuniste. Është një rrëfim për plagët e tyra shpirtërore, vuajtjet, fyerjet: “fëmijë të armiqëve të popullit”, poshtërimeve më të ulëta, dehumanizimin e tyre, mohimin e shkollimit të lartë. Por, edhe qëndresën, dinjitetin, vendosmërinë për të mos u thyer shpirtërisht, për të mos u dorëzuar para së keqes. Vuajtjet e tyra janë të shumta, duke punuar në bujqësi në ditët me vapë e në ditët me shi, duke jetuar në kasolle të ngushta në kushte të mjerueshme higjienike e varfëri të tejskajshme. Edhe pse kanë vuajtur shumë, ato edhe sot e kujtojnë atë kohë me nostalgji, jo për atë kohë të zymtë të historisë sonë, por për miqësinë, sinqeritetin e tyre, përkrahjen e njëra – tjetres. Edhe në ato kushte tejet të vështira, ku janë trajtuar në mënyrat më çnjerëzore, ato janë munduar t’i japin kuptim jetës së tyre. Filmi ben fjalë jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të tanishmen, të ardhmen. Këto zonja edhe pse kanë vuajtur shumë, ato nuk ua kanë lejuar vetes që e kaluara e tyre e hidhur, urrejtja t’ua kaplojë jetën e tyre, t’ua errësojë mendjen, arsyen. Ato janë të përqëndruara në të tanishmen për të ndërtuar jetën e tyre kudo që jetojnë tani: Shqipëri, Amerikë, Kanada, Francë, etj. Ato janë të përqëndruara që fëmijve të tyre t’u sigurojnë një të ardhme të ndritur, duke studiuar në universitete te njohura botërore, duke punuar në profesione të rëndësishme. Ky film është një rrëfim i ngadhnjimit të së mirës mbi të keqen, i lirisë mbi diktaturën, i dashurisë mbi urrejtjen. Filmi është realizuar bukur me një mjeshtëri artistike, rrëfimi i drejpërdrejtë i atyre që kishin përjetuar ato tmerre të ferrit komunist, herëpashere ilustruar bukur me foto e regjistrime filmike të kohës, sikur e bënin, më intim, më të afërt me shikuesin. Me rrëfimet e frekëta të ngulitura në kujtesën e tyre, me përshkrimet e gjalla të atyre kohëve, të atyre përjetimeve të tmerrshmëe sikur “fluturat” po e bartnin shikuesin në krahët e tyrë nëpër ato kohëra, nëpër ato ngjarje. Shpresa për një ditë më të mirë, dashuria ndaj familjes dhe lidhjet miqësore, mbështeja e njëra – tjetrës e mbajtën gjallë shpirtin e tyre të molisur. Filmin e përshkon një porosi sublime se, në jetë gjithmonë ka shpresë, ka dritë edhe në fund të tunelit më të gjatë e më të errët.
Në fund të shfaqjes së filmit bashkatdhetarët duartrokiten për një kohë të gjatë, duke e falenderuar regjisorin dhe tërë ekipin që e realizuan këtë dokumentar mbresëlënës. Pastaj u zhvillua një bashkëbisedim me regjisorin dhe mysafirët tjerë që merrnin pjesë në këtë veprimtari. Regjisori Alimani i njoftoi të pranishmit për procesin e realizimt të këtij dokumentari, sfidat e shumta me të cilat ishin ballafaquar gjatë gjirimit. Ai theksoi se kjo është historia joinë dhe ajo duhet bërë e ditur, duhet gjykuar, sepse ata që nuk e njohin historinë janë të destinuar që ta përsërisin atë, madje edhe në format më të ashpra, më të vrazhdta. Ndërsa për titullin e filmit z. Alimani u shpreh se, flutura është një insekt, element që nuk ka lidhje me tokën, por me ajrin, me qiellin, rrjedhimisht me fluturimin e lirisë. Z Alimani falenderoi edhe për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin shumë të mirë të kësaj mbrëmjeje e përjetimi të paharrueshëm. Duhet cekur këtu se disa çaste para shfaqjes së filmit, z.Alimani së bashku me bashkëshorten, zonjën Tefta dhe vajzën, zonjushën Sabrina, vizituan mjediset e shoqatës dhe godinën e re në renovimin e sipër. ku u njoftua për mbarëvajtjen e shoqatës, shkollës shqipe dhe veprimtaritë e shumta që organizon shoqata jonë. Ata mbetën të mahnitur me punën dhe përkushtimin e shoqatës sonë për ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditive tona kombëtare. Nxënësit e shkollës sonë mysafirëve u dhuruan buqeta me lule dhe librin, “15 vjet “Bijtë e Shqipes””, botuar me rastin e 15 vjetorit të themelimit të shoqatës.
Sipas traditës së shoqatës sonë, për të pranishmit u shtrua një koktel me pije e ushqime të ndryshme. Edhe gjatë koktelit bashkatdhetarët bisedonin me regjisorin dhe pjesëtarët tjerë të ekipit të këtij filmi dhe shprehnin mirënjohjen e falenderimin e tyre për këtë mbrëmje mbresëlënëse, përjetim të këndshëm. Këto biseda zgjatën me orë të tëra dhe u bënë shume fotografi për t’i përjetësuar këto çaste të këndshme. Pjesëmarrja e një numri të madh të bashkatdhetarëve dhe entuziazmi i kësaj veprimtarie është një tregues i mirë se komuniteti ynë dhe publiku shqiptar në përgjithësi është i etur për realizime të bukura artistike të kineastëve tanë, Në fund, një falenderim i madh për regjisorin Alimani dhe ekipin e tij, organizatorët e kësaj ngjarje mbresëlënëse për çastet e këndshme që na dhuruan!
Philadelphia, më 22 tetor 2023
Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe ish-kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bijtë e Shqipes”.
by s p

This weekend in ST Pete Florida, Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay together with AAWO Motrat Qiriazi FL Chapter and The Executive Director – Trustee of Kosloski foundation Fotini Allteni represented Albanian at St. Petersburg International Folk Fair Society
An amazing tradition Celebrating Tampa Bay’s diverse cultural heritages since 1975!
Many thanks to the board members and volunteers.