• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Meshë dhe Darkë Solemne, për Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë

March 21, 2023 by s p

Nga Beqir SINA/

150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës : 50 mijë dollarë dhuroi Anton Raja, 25 mijë dollarë deklaroi Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, zoti Elmi Berisha, me 10 mijë, dhe 5 mijë dollarë ishin disa familje, e biznesmen, ndërkohë, që edhe filantropi i njohur Harry Bajraktari, dhuroi një çek 3 mijë dollarëSlideshow https://youtu.be/3pHU2kqZbJkBRONX NY : Ditën e diel,(më 19 Mars, në mesdrekë), në kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, bashkëmeshojë në Meshën e së Dielës, prelatët e Kishës Katolike nga trojet tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, , Dom Lush Gjergji, Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, Hartsdale, New York dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora.Ndërkohë, një darkë solemne, u mbajtë për nder të mysafirëve të shtrenjtë, në lokalin Villa Barone Manor, në Bronx, NY, për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.Me këtë rast besimtarët katolik shqiptar në Nju Jork, u njohën me emërimin e ri të Papës, për Imzot Rrok Gjonlleshaj, Administrator Apostolik tё Kotorit. Ati i Shenjtë u tha në këtë mbrëmje, emëroi Administrator Apostolik sede vacante ( nё selinё vakante) të dioqezës sё Kotorit shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Gjonleshaj, kryeipeshkёv i Tivari (Mal tё Zi).Shqiptarët në Amerikë të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre në dollarë për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, prej kur u hodhën themelet e saj me më shumë se 2 milion dollarë, mblodhën mbrëmë rreth 150 mijë dollar për “Kullën” e dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Kjo mbrëmje modeste solli mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar katedrales së Nëna Terezes, në Prishtinë, simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar. Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, dha bekimin e darkës solemne, të cilën e moderói shkrimtari Mëhill Velaj, dhe argëtojë të pranishmit me muzik nga të gjitha trevat “Mjeshtri i Madh”, Gëzim Nika, the grupi i tij muzikor.Ndërsa, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve financiare e përcollën me fjalën e tyre, nëpërmjet mesazheve faleminderuese dhe vlerësuese, ish kongresisiti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, biografi i të Shejtes “Nena Tereze”, Dom Lush Gjergj, Imzot Rrok Gjonlleshaj, “President Nderi” i Federatës PanShqiptare “Vatra” z. Agim Rexha, dhe Kryetari i Vatrës zoti Elmi Berisha, si dhe aktivisiti Mhill Gjuraj, e tjer.Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji në përmbyllje të kësaj mbremje solmne për grumbullimin e fondve për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, mbasi i bekoi të gjithë donatorët, falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet e shqiptarve të Amerikës.Mbrëmja solemne për grumbullimin e fondeve për “Kullën’” e dytë të Katedrales “Nëna Tereza” në Prishtinë, u inicua nga Anton Raja dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, si një gjest dashurie për tërë komunitetin katolik shqiptar, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.Në këtë mbrëmje, tha Anton Raja u mblodhën rreth 150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës, nga këto donacione 50 mijë dollarë dhurojë nga Anton Raja, 25 mijë dollarë deklaroi Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, zoti Elmi Berisha, me 10 mijë, dhe 5 mijë dollarë ishin disa familje, e biznesmen, ndërkohë që edhe filantropi i njohur Harry Bajraktari dhurojë një çek 3 mijë dollarë.Një chek 10 mijë dollarë dhurojë Zef (Zekë) Gjon Kalaj, i cili është dhe i vetëmi donator me rreth 600 mijë dollarë, të Shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergjë Kastriotit – Skëndërbeut, një vepër e jashtzakonshme, kjo që ngrihet madhështore, në një ambjent të mrekullueshem, oborrin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, për karshi shtatores së të Shejtës Nëna Tereze”.Për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila kushtonë reth 800 mijë dollarë, Ipeshkvia e Kosovës, me delegacionin e saj – prelatët e Kishës Katolike nga trojet tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, , Dom Lush Gjergji, dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora, do të shkojnë këtë javë në Detroid – Michigan.

Filed Under: Komunitet

NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”

March 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

Në Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan u festua me madhështi festa e Sulltan Novruzit. Qindra bashkatdhetarë në Michigan kremtuan vëllazërisht festën më të rëndësishme të besimit Bektashi, ditëlindjen e Imam Aliut. Nën prezantimin e Genti Metkos, fjalën përshëndetëse të ceremonisë e mbajti z.Mynyr Nazifi, Kryetari i Këshillit të Teqesë i cili në fjalën e tij deklaroi se: “Sot përkujtojmë ditëlindjen e Imam Aliut, festës më të rëndësishme të besimit Bektashi. Gëzuar dhe mirënjohje për të gjithë ju që keni ardhur për të na nderuar sot”. Më pas u kënduan nga Ledi Paparisto Himnet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë dhe u pasua me disa valle tradicionale shqiptare nga djemtë dhe vajzat e talentuara të Ansamblit Artistik Gjergj Kastrioti të udhëhequra nga koreografe Joli Agolli Paparisto. I ftuari i nderit Princ Leka në fjalën e tij theksoi se: “Kjo ditë feste është historike pasi si sot 47 vjet më parë babai im vizitoi Baba Rexhebin”. Princ Leka foli para të pranishmëve për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe tha se kjo vizitë është edhe për të falenderuar Amerikën që mbrojti Kosovën prej gjenocidit serb. Rreth rëndësisë së festës në komunitet diskutoi dhe Tim Woolley Kryebashkiaku i qytetit Taylor në Michigan.Ceremonia festive vazhdoi me lutjen e Baba Eliton Pashaj kushtuar Imam Aliut dhe u lexua një lutje gjetur në një libër historik në Teqenë e Peshtanit kushtuar mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu. Dervish Hyseni mbajti një përmbledhje në gjuhën angleze të lutjes për të gjithë të pranishmit.Imam Shuaib Gërguri uroi festën dhe shprehu vlerësime për ardhjen e Princ Lekës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prof. Frensis Tricks foli rreth rëndësisë së Sulltan Nevruzit në besimin Bektashi dhe u fokusua tek rilindja pranverore e shpirtërore në Bektashizëm. Editori i gazetës Dielli përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha ku ndër të tjera thuhet: “Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare. Roli i Komunitetit dhe drejtuesve shqiptarë Bektashianë përbëjnë një vlerë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar.Shqipëria krenohet me trashëgiminë e shkëlqyer fetare, patriotike e letrare të krijuesve e klerikëve Bektashi. Teqeja Bektashiane Shqiptare në Michigan gëzon respektin dhe vlerësimin maksimal të autoriteteve më të larta të shtetit amerikan e mbarë mërgatës shqiptare të Amerikës. Mirënjohje për punën, përkushtimin, dedikimin dhe angazhimin fetar, patriotik e kombëtar.Gëzuar Sulltan NovruzinZoti ju bekoftëZoti ju shpërbleftë” përfundon mesazhi i kryetarit Elmi Berisha. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përfaqohej në këtë mbrëmje festive kushtuar Sulltan Novruzit prej Nënkryetarit Alfons Grishaj, Drejtorit të Degëve të Vatrës Mondi Rakaj e shumë vatranëve nga Dega e Michiganit etj. Editori i dhuroi në emrin e Nënkryetarit të Vatrës z.Alfons Grishaj, Baba Eliton Pashajit librin “10 Vjet Mbretëri Shqiptare 1928-1938”. Për kishën Katolike në Michigan përshëndeti Dom Fred Kalaj i cili u fokusua mbi të gjitha te vëllazëria fetare ndër shqiptarë. Mbrëmja festive tradicionale u kthye në një festë të madhe vëllazërore për mbarë komunitetit shqiptar në Michigan të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe Televizionet lokale shqiptare dhe amerikane në shtetin e Michiganit.

Filed Under: Komunitet

EDIT SHKRELI, KANDIDATJA E PARË SHQIPTARE PËR GJYKATËSE NË NEW YORK!

March 17, 2023 by s p

HISTORIA FAMILJARE: Edita ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeingjieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për të gjithë Zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetarë në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare. AVOKATE ME EKSPERIENCE: Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje comerçiale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.PEDAGOGE E PËRKUSHTUAR: Edita është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019. LIDER I KOMUNITETIT:Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association. EDITA DO TË NDEROJË DHE TË BËJË KRENAR KOMUNITETIN SHQIPTARË TË NEW YORK-UT!

Filed Under: Komunitet Tagged With: edit shkreli

NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS

March 15, 2023 by s p

Filed Under: Komunitet

IN MEMORIAM: HAFËZ JUSUF AZEMI(1920-2023)

March 13, 2023 by s p

TËRË JETËN PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE NË HAPËSIRËN ETNIKE DHE ÇLIRIMI I KOSOVËS

Në moshën 103-vjeqare ka ndërruar jetë veprimtari më i vjetër në krahun e diasporës shqiptare në Amerikë,Hafëz Jusuf Azemi i lindur më 1920 në fshatin Dobrosht të Tetovës.Jusuf Azemi qysh në moshën e rinisë,thuhet në kronikat e kohës,i pati vërejtur padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar qysh nga koha mbretërore e Jugosllavisë(1918-1999) e deri në fund të shpërberjes të këtij shteti i formuar në vitin 1918 dhe një ogurzezë për shqiptarët e robëruar,që,në këto rrjedha historike asnjëherë nuk e njohën për shtetin e vet dhe në krah të saj Serbinë.Për shkak të rrethanave të rënda pas ardhjes së pushtetit komunist në hapësirën etnike në Maqedoni,Hafër Jusuf Azemi me një grup të rinjsh shqiptarë marrin udhën për në Greqi,ku prej nga shkojnë në Bari të Italisë për të gjetur afër nacionalistët shqiptarë të udhëhequr nga Balli Kombëtar në krye me Mid`hat Frashërin,Vasil Andonin,Zef Palin,Hasan Dostin etjerë,që ishin të preokupuar me fatin e popullit shqiptar.Tërë rrjedha e këtyre ngjyrjeve të kohës janë zhvilluar në vitin 1945-1946,dhe në Itali në ketë vend Jusuf Azemi e takoi për herë të parë kryetarin e Ballit Kombëtar,Mid`hat Frashërin.Jusuf Azemi si djalë i ri dhe në krah të Ballit Kombëtar zhvilloi një aktivitet me shpirt kombëtar,ku duhet theksuar se me vendimet e Kongresit të Ballit Kombëtar të mbajtur në Regio Emilia të Italisë,Mid`hat Frshëri e pati angazhuar Jusuf Azemin që t`i njoftojë anëtarët e ballit Kombëtar nga Kosova për rianëtarësim në frymën e Ballit Kombëtar,të cilën detyrë Jusuf Azemi,djali i ri nga Tetova e kryen me kënaqësi dhe nivel të lartë.Në kujtimet e Jusuf Azemit tashmë në dritën e historisë kombëtare,thuhet se takimet me burrin e madh të kombit dhe të trualllit shqiptar,Mid`hat Frashëri kanë mbetur të paharruara deri në fund të jetës .Në takimet tona në Çikago,Jusuf Azemi për takimin e tij me burrin e madh të kombit i kanë mbetur në zemër dhe në shpirt ndër vite të tjetës.Nga ai takim me Mid`hat Frashërin,në rrethet e aktiviteteve tona kombëtar në Çikago,Jusuf Azemi i thoshte me zemër e shpirt:,,Fjalët e fundit të shqiptarizmit e kanë Prishtina dhe Tetova,,-u kishte thënë burri i madh i truallit Frashëri.Në këto vite,Jusuf Azemi u dallua në krah të Komitetit ,,Shqipëria e Lirë,,pas shpalljes në Paris më 26 gusht 1949 dhe angazhimi i tij për themelimin e organizatave tjera politike ishte pjesë e frymës kombëtare shqiptare.Ndonëse në Londër më 6 shtator 1949,në një konfrencë të shtypit të mbajtur nga Mid`hat Frashëri,që e ndërpret për shkak se nuk ia mundësojnë të flasë për Kosovën dhe për ketë arsye lindi iniciativa që të themelohej Lidhja Kosovare nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar me bijtë më të mirë të lindur jashtë kufinjve të Shqipërisë londineze.Për jetën dhe veprimatrinë kombëtare të Jusuf Azemit,profesor Riza Sadiku,botoi Monografinë me të dhënat historike dhe të bollshme arkivore,,Hafëz Jusuf Azemi,një jetë për kauzën shqiptare në mërgim,,Botues:Muzeu i Kosovës,Prishtinë,2012Mërgata shqiptare në Amerikë po ndahet sot nga veprimtari më i vjetër në mërgatën Jusuf Azemi dhe, si thuhet me gjuhën e De Radës,këndej detit në Amerikën e largët me kujtimet tona se e patëm për nder të punojmë e të veprojmë afër me zemrën dhe shpirt atdhe,që,shpeshherë na thoshte:Po të kem edhe një jetë,unë përseri do të bëja luftën time për kombin dhe popullin shqiptar për një Shqipëri Etnike në Ballkan!

Prof.Skënder Karaçica

Çikago 12 fror te motit 2023


Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT