• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Flamuri shqiptar valevitet ne qytetin e Waterbury, Connecticut

November 27, 2022 by s p

Albanian American Muslim Community/

Ne nje ceremoni madheshtore e cila organizohet prej dekadash, shqiptarë nga shtete te ndryshme u mblodhen ne Waterbury, Connecticut per te festuar diten e pavaresise ku pas himneve te Amerikes dhe Shqiperise, u ngrit flamuri shqiptar.

Kryetar nderi i bashkesise se Waterbury u zgjodh Sali Barolli, nje nga figurat me te rendesishme te komunitetit shqiptar ne Connecticut, SHBA.

Ceremonia u moderua nga Lauresha Xhihani. Imam Gazmend Aga beri lutjen e hapjes duke permendur vlerat e kombit tone. Ai u lut per komunitetin shqiptar, Shqiperine dhe Ameriken.

Albana Lame, presidente e AAMC, pershendeti te pranishmit duke vleresuar kryetarin e nderit Sali Barolli dhe falenderuar te gjithe anetaret per kontributin e tyre.

Me pas, ne emer te bashkise se Waterbury, Paul Pernerewski, President Board of Alderman vleresoi komunitetin shqiptar per shembullin e shkelqyer ne arsim, biznes, kulture dhe vlera. Ai i dorezoi Z. Sali Barollit citimin special per te ne emer te kryetarit te bashkise se Waterbury.

Perfaqesues te shtetit te Connecticut Joan Heartley Ron Napoli pershendeten te pranishmit duke vleresuar maksimalisht komunitetin e shkelqyer shqiptar.

Z. Sali Barolli, kryetari i nderit i Bashkise se Waterbury, njekohesisht anetar bordi i AAMC pasi dha nje retrospektive te historise se Shqiperise dhe dites se pavaresise, falenderoi komunitetin dhe anetaret e saj, themeluesit e AAMC, familjen, miqte dhe te pranishmit.

Ne fund, grupi i valleve te AAMC mahniten te pranishmit me performancen e tyre plot emocion dhe vlera te kultures shqiptare.

Nje dite e bukur sic i ka hije shqiptarise dhe komunitetit shqiptar 🇦🇱🦅🇺🇸💐

Photo credits Ramazan Nela

Filed Under: Komunitet

Dy fotografë dhe një studio profesionale

November 26, 2022 by s p

Arjeta Ferlushkaj/

Ditën e hënë, më 21 nëntor 2022 në orën 18:00 në Manhattan, New York, u bë përurimi i studios së dy fotografëve profesionistë shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Liridona Gjokaj Morina dhe Nik Morina: “Dona & Nik Photostudio”.
Në këtë mbrëmje promovuese morën pjesë miq, dashamirës dhe familjarë të çiftit Morina, të cilët janë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe bashkëshortë. Liridona Gjoka Morina ka fituar disa çmime ndër to “Photographer of the Year (2019)”, gjithashtu, Nik Morina gëzon çmimin “Top Photographer” në Pennsylvania.
Të pranishëm në hapjen e studios fotografike “Dona&Nik Photostudio” ishin artistë si Faton Macula, Vedat Ademi, Arenc Leka. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dizajnerët si Arta Kallaba, Miranda Kurtishi; emra të tjerë të njohur nga komuniteti shqiptar në New York, etj.
Gjatë gjithë aktivitetit, pjesëmarrësit patën kënaqësinë të dëgjojnë tinguj muzikorë nga violina e Arenc Lekës dhe kitara e Faton Maculës.
Organizatorët e kishin konceptuar paraqitjen e punës së tyre përmes fotove të ekspozuara në muret e studios, nga ku nuk munguan zhanret si: fotografi profili të personazheve të njohur të botës së artit e të modës, fotografi nga pasarelat e Fashion Week që janë zhvilluar në New York përgjatë viteve të ndryshme, fotografi nga çastet më të rëndësishmë familjare si fejesa dhe martesa, etj.
Nuk kishte si të mungonte në një studio fotografike edhe këndi i fotove të çastit (boothpics) por edhe shkrepjet nga aparatet profesionale. Që nga nisja e eventit dhe deri në përfundim, të pranishmit provuan shijen e gatimeve dhe pijeve tradicionale shqiptare të ofruara si cocktail.
“Dona & Nik Photostudio”, e ngritur nga dy fotografë profesionistë me një përvojë 20-vjeçare, është një mundësi e shtuar për komunitetin shqiptar e jo vetëm, që me profesionalizëm, përkushtim dhe cilësi të standardeve bashkëkohore, të përjetësojë çastet më të bukura e më shënjuese të jetës.

Filed Under: Komunitet

Fëmijët e Shkollës Shqipe në Saint Louis festuan ditën e Flamurit

November 22, 2022 by s p

Shoqata Iliria Saint Louis

Fotografi nga festa e Flamurit zhvilluar me nxënësit dhe prindërit ditën e shtunë 19 nëntor 2022 në zyrën e shoqatës. Ky është viti i dytë që shoqata “Iliria” organizon një aktivitet të tillë. Fjalën hapëse e mbajti, kryetari i shoqatës z. Besian Gjika ku pasi uroi për festën të pranishmit dhe fëmijët, u ndal më tej në rëndësinë e ditës së shënuar dhe fokusin e shoqatës tek fëmijët qoftë në vazhdimësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë, si dhe në investimin e bërë këtë vit në formimin e ekipit të futbollit për fëmijë. Në fund të jalës së tij falenderoi trajnerët e pranishëm z. Afet Fejza, z. Lamçe Murati, z. Albano Dede si dhe mësuesen e shkollës shqipe znjsh. Rafaela Hajdini e cila po bën një punë të shkëlqyer me plot sakrifica dhe vetëmohim për të mbajtur të gjallë dëshirën e fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe.

Më tej fjalën e mori z. Lamçe Murati i cili e fokusoi kumtesën e tij në rrugën e gjatë e plot mundime të popullit shqiptar deri në realizimin e ëndrrës shekullore të shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor 1912.

Më tej nën drejtimin e mësuese Rafaelës fëmijët kënduan himnin shqiptar dhe recituan poezi të ndryshme patriotike. Pas programit të recitimit fëmijët luajtën lojra të ndryshme e kërcyen nën ritmin e muzikës shqiptare. Një përshëndetje e veçantë shkon për Bello’s Bakery (11744 Manchester rd, Des Peres, MO, USA) e cila dhuroi për aktivitetin ëmbëlsira të ndryshme e të shijshme.

Gëzuar Festën e Pavarsisë për të gjithë shqiptarët kudo janë. Pa sakrificë nuk ka sukses!

Filed Under: Komunitet

Fan Noli nga qielli i puthi në ballë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx

November 21, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Fan Noli dhe Korifejtë e Vatrës iu dhanë bekimin për të mësuar Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore.

Kur të shohësh mbesa ime,

Se disa nuk flasin shqip,

Merr guxim dhe bëhu trime,

Hap shumë shkolla krejt pa frikë.

Se Shqipëria zemra ime,

Është e vjetër sa vetë bota,

Ndaj mëso të marrësh dije,

Shqipen, mos e hiq nga goja!

Kishte kohë që Bordi, mësuesit e Bronxit si: Davida Hasanaj, Mehrije Shala, Vjosa Rraci, Kade Lajqi dhe Merita Sinanaj asistente, nën drejtimin e themeluesit të Shkollave Shqipe Alba Life në gjithë Nju Jorkun dhe në Online z. Qemal Zylo kishin menduar që të festonin tek Vatra Ditët e Alfabetit Shqip dhe 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Nxënësit mësuan nga mësueset nëpër klasa se cila ishte historia e Vatrës dhe natyrshëm kjo histori e mësuar teorikisht u ilustrua tek shtëpia e Vatrës në Bronx.  Që në hyrje të Vatrës tek shkallët e saj na mirëpriti ngrohtësisht editori i Diellit Sokol Paja.  Ishte tejet emocionuese të shikoje nxënësit se si ndaleshin pranë stendave të varura në mur dhe lexonin historinë e Vatrës filluar me korifejtë e Kombit Fan Nolin dhe Faik Konicën, ndaleshin pranë Flamurit dhe betoheshin. Ata të veshur kuq e zi e bënin festiv mjedisin, dhe sillnin gjallëri ashtu siç di vetëm bota e tyre e kristaltë.   

` Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Pan Shqiptare “Vatra” dhe gazetës më të vjetër në hapësirën shqiptare Dielli e solli Editori i saj z. Sokol Paja.  Midis të tjerash ai theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Vatra e Dielli i ka dhënë Shkollave Shqipe në historinë 110 vjeçare. Fëmijët që mësojnë shqip, që këndojnë shqip, që flasin shqip jashtë Atdheut, janë ambasadorët e vërtetë të Kombit tonë.  Z.Sokol Paja me nje elekuence në të folur ashtu siç i shkon atij vendi të lartë iu uroi suksese gjithë mësuesëve dhe nxënësve për këtë punë shumë nderuese që po bënin për të ruajtur dhe mësuar Gjuhën Shqipe.

Z. Qemal Zylo falënderoi Vatren kryetarin e saj z.Elmi Berisha, vatranët si dhe Editorin e Diellit z.Sokol Paja për vazhdimin e rrugës së ndritur të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”. 

Është kënaqësi të sjellim sot nxënësit pranë Vatrës së Nolit dhe Konicës dhe të festojmë së bashku. Ata do të njihen më nga afër me punënt titanike të vatranëve qe iu parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.  Prindërit dhe nxënësit vazhdimisht janë njohur me reportazhet dhe shkrimet për Shkollën Shqipe “Alba Life” të botuara tek Dielli dhe ky është vlerësim që e çmojmë gjithmonë.  Ne kujtojmë këtu dhe 100 Vjetorin e Pavarësisë ku ish Konsulli i Përgjithshëm dhe ish Kryetari i Vatrës z.Dritan Mishto tha se Shkolla Shqipe “Alba Life” do të hapi siparin e aktiviteteve në gjithë Diasporën në prag të kësaj feste mbarë kombëtare. Në fund iu uroi gjithë vatranëve, nxënësve, pjesëmarrësve dhe mbarë shqiptarëve: Gezuar Ditën e Flamurit!

Programi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit Në Vatër

Programin e drejtoi me plot dashuri dhe me një gjuhë të kulluar nxënësja e talentuar Altea Bala e cila premton shumë.

Ajo tha: “Pershendetje dhe nga unë Altea Bala nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit prej disa vitesh.  Unë jam shumë e lumtur të prezantoj sot para jush Shkollën Shqipe Alba Life këtu në Vatrën e Nolit dhe të Konicës.  Gëzohem shume kur lexoj artikujt e shkrimtares dhe mësueses së dashur Kozeta Zylos rreth Shkollës Shqipe të botuara në gazetën “Dielli” në gazetën më të vjetër shqiptare.

Tani ju ftoj të dëgjoni këngën: 1- “Ty Flamur të duam Shumë” në nderim të 110-të Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  

2- Nxënësit Erza Shala dhe Leon Gashi intepretuan “O Flamur gjak, o Flamur shkabë” shkruar nga Fan Noli. 

3- Jozef Juncaj intepretoi poezi për Fan Nolin 

4-Poezia “Atdheu im” u recitua nga motrat simpatike Era dhe Morea Krasniqi

5-Poezia “Flamuri” u recitua nga: Ilirida Lajqi

6-Altea Bala këndoi: “Rroftë Shqipëria”!

7-Poezia “Flamuri Kuq e Zi” u recitua nga Apollonia dhe Mikail Saiti

8- Nxënësi Jozef Juncaj dukej sikur bashkoi gjithë trojet me këngën: “Thërret Prizreni mori Shkodër”

9-Poezia: “Mërgimtari” u recitua nga Eliona Shala

10-Altea Bala intepretoi poezinë “Ëvetarin e Veqilharxhit” shkruar nga K.Z.

11- Nxënësit të gjithë kënduan këngën Hymn të Shkollës Shqipe “Alba Life”, 

Gjuha shqipe, Gjuha jonë!

12- Programi për koncertin dinjitoz artistik u mbyll me Vallen e Mirënjohur të Tropojës.

Në këtë vizitë historike dukej sikur Fan Noli dhe Korifejtë e Vatrës iu dhanë bekimin për të mësuar Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore dhe për ta vazhduar atë përjetësisht.  

19 Nëntor, 2022

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

Humanisti shqiptar në New York Aleksandër Nilaj u vlerësua për punën humanitare gjatë pandemisë Covid-19

November 15, 2022 by s p

Shqiptarët vazhdojnë të na bëjnë krenarë me punën, përkushtimin, dedikimin dhe shembullin e mirë në shoqërinë amerikanë. Humanisti shqiptar në New York Aleksandër Nilaj u vlerësua për punën humanitare përgjatë Pandeminë Globale Covid-19. Drejtuesi i Shoqatës Humanitare Duart e Hapura z.Nilaj dhe stafi i tij kanë punuar 24 orë gjatë gjithë Pandemisë duke ndihmuar çdo anëtar të komunitetit të të gjitha kombeve në New York sidomos në Bronx, Queens, e shtetet New Jersey, Connecticut e më gjërë. Organizatorët kryesorë Schneps Media, Demetra Mattone dhe Josh Schneps kanë mbetur të mahnitur nga puna fantastike e shqiptarëve të Shoqatës Humanitare Duart e Hapura si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj, Anjeza Kondura, Violeta Yzeiraj, Mire Preldakaj e shumë aktivistë që kanë shërbyer me orë, ditë, netë e muaj në shërbim të çdo qytetari në nevojë pa dallim kombësie, në New York e më gjërë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aleksander Nilaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT