• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BBC: QEVERIA GJERMANE NJOFTOI SE NAVALNI I RUSISË U HELM UE ME NOVICOK

September 2, 2020 by dgreca

Përktheu për Diellin, Gjon Kadeli/
Provat  teksilogjike tregojnë “prova të pamohueshme” se asht përdorun
nji helm nervash i llojit të helmeve Novicok.
Zotni Navalni u dërgue me aeroplan në Berlin për t’u mjekue , mbasi u
sëmur gjatë nji udhtimi me aeroplan në zonën e Siberisë muejin që
kaloi. Prej asaj kohe ai ka qenë në gjendje kome.
Grupi i tij thotë se ai u helmue me urdhën të Presidentit Vladimir
Putin. Kremlini i ka hedhun poshtë këto akuza.
Qeveria gjermane thotë se e ka dënue në mënyrën ma të fortë këtë
veprim dhe se i ka kërkue Rusisë në mënyrë urgjente të japi shpjegime.
Qeveria gjermane shtoi se “Asht nji ngjarje shumë shqetsuese që
Aleksei Navalni ishte viktimë e nji helmimi në Rusi.”
Kancelarja Angëla Merkel asht takue me disa nga ministrat për të
shqyrtue masa të matejshme.
Qeveria gjermane njoftoi se  do t’a informojë Bashkimin Europian si
edhe NATO-n lidhun me këtë cështje.

***

KOMENTI I QEVERISE SIPAS DW

Deklarata qeveritare në twitter: qeveria gjermane pret një shpjegim të shpejtë dhe të plotë nga Rusia. Zëdhënësi shtoi edhe se Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kishte thirrur ambasadorin rus për të diskutuar situatën.

Berlini tani do të bisedojë me partnerët e tij të BE dhe NATO për të diskutuar një reagim të duhur ndaj incidentit, si dhe do të njoftojë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për përfundimet.

Navalni është një kritik i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin. Lideri i opozitës dhe aleatët e tij thonë se Navalni ishte helmuar një herë më parë, në një qeli paraburgimi në Moskë vitin e kaluar. Atë gjithashtu e sulmuan në publik. Helmi nervor Noviçok është i njëjti helm që u përdor në helmimin në vitin 2018 të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Salisbury, Angli.

Rasti Skripal krijoi një krizë serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit. Rreth 30 shtete dëbuan diplomatë rusë në një përgjigje të koordinuar. Rezultatet e kërkimit ndërkombëtar u vunë në dyshim me anë të një fushate dezinformimi. Nuk ka asnjë provë që Noviçok – një lëndë luftarake helmuese e zhvilluar dhe prodhuar në Rusi – ishte përdorur për sulmin, u tha. Ministria e Jashtme në Berlin e hodhi poshtë këtë paraqitje në prill 2018 si lajm të rremë “të qëllimshëm” të “mediave ruse në botën e jashtme të kontrolluara nga shteti”.

Navalni u ndje i sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, në të cilin avioni me të cilin po udhëtonte bëri një ulje urgjente në qytetin siberian të Omsk-it. Navalnin e dërguan me urgjencë në një spital lokal, ku ai ra në koma. Dy ditë më vonë, pas shumë grindjesh diplomatike, udhëheqësi i opozitës u lejua të fluturonte për në Berlin, ku u mjekua në Spitalin Charite të qytetit. Ai vazhdon të qëndrojë në Charite.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kadeli, Navalin, Qeveria Gjermane

BISEDIMET ME SERBINE: LIQENI I UJMANIT

August 26, 2020 by dgreca

Nga  Skënder Karaçica– Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar (45 milionë dollar)nga Banka Botërore dhe nga buxheti i Kosovës,si njësi federale e ish-Jugosllavisë
Në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel dhe tashti në Washington,delegacioni i Republikës së Kosovës duhet të shkojë me dokumentacionin zyrtar për resurset ekonomike të Kosovës dhe,qendrimi me ngulm se UJMANI është asetë i pandarë për ekonominë e Kosovës.
Liqeni i UJMANIT është ndërtuar përmes kredisë së Bannkës Botërore të kohës (vitet e 60-ta)ku garantues ka qenë Kosova dhe buxheti i saj i akorduar  nga ish Federata Jugosllave që ka kushtuar 40 milionë dollar.Për këtë ekziston dokumentacioni i Bankës Botërore dhe me këto të dhëna,delegacioni i shtetit të Kosovës,në të gjitha takimet diplomatike në Bruksel dhe Washington si dhe me miqtë e Kosovës duhet të kenë me vete.Në asnjë mënyrë mos të shkohet më duar në xhepa në këto takime të rëndësishme ndërkombëtare.
Kopjen e dokumentacionit për marrjen e kredisë për ndërtimin e liqenit UJMANI gjendet në sirtarët e qeverisë së  Kosovës ose mund të sigurojnë nga Banka Botërore që pati akorduar kredinë për ndërtimin e këtij aseti të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Serbisë gjatë tërë historisë pushturese e ripushtuese të Kosovës,nuk i kanë interesuar aq shumë objektët e kultit fetar(kishat ortodokse në Kosovë),por resurset e pasurisë së Kosovës,thoshte shpeshherë në shkrimet dhe në bisedat e tij Akademik Mark Krasniqi në Prishtinë dhe në konferencat shkencore ndërkombëtare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Liqeni i Ujmanit, Skënder Karaçica

Kosova dialog me Serbinë për njohjen e pavarësisë

August 26, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti: Dialogu zhvillohet për njohje reciproke, ftoj opozitën të na bashkohet në Shtëpinë e Bardhë – në Uashington. Unë sot kam dërguar letër edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm të paraparë në fillim të shtatorit në Bruksel/

   PRISHTINË, 26 Gusht 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë e ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, kanë mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën është miratuar Master-Plani për organizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, tha se në dokumentin e miratuar janë dhënë shumë qartë udhëzimet se si dhe kur hapen shkollat, kriteret që duhet të përmbushen për hapjen e shkollave, kriteret për organizimin dhe procedurat që duhet të ndiqen për organizimin e mësimit online, i cili do të jetë i plotë, si një platformë shtesë për nxënësit. Siç tha kryeministri, është më rëndësi të thuhet së mësimi do të organizohet edhe në gjuhët e komuniteteve për të mos mbetur mbrapa asnjë nxënës në tërë Kosovën.

 “Falënderoj IKSHPK-në dhe MSH-në që kanë punuar ngushtë gjatë kësaj kohe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës për të zhvilluar protokollet e nevojshme që duhet të ndjekin arsimtarët në klasë, kujdestari i klasës, shkolla dhe komuna në rast se paraqiten raste të infektimeve nëpër shkolla”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se janë bërë përgatitje të nevojshme për një fushatë informuese të nxënëseve, për masat që duhet të respektohen, për organizimin e mësimit duke vendosur shenja dalluese nëpër shkollë dhe nëpër klasa për nxënësit.

 “Jemi të vetëdijshëm se po e marrim përsipër një risk për të hapur shkollat sipas procedurave që duhet të ndiqen në kushtet e pandemisë, andaj kërkohet kujdes ekstrem i prindërve, i nxënësve, i arsimtarëve dhe i komunave, që të mos kthehen shkollat në vend ku përhapet virusi”, tha kryeministri Hoti, i cili u bëri thirrje prindërve dhe arsimtarëve që të marrin udhëzimet e nevojshme, t’i udhëzojnë fëmijët, nxënësit për respektim të plotë të masave që janë përcaktuar në detaje nga ministri i Arsimit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se në kuadër të këtij Master-Plani janë konceptet për realizimin e mësimit për secilin nivel të sistemit arsimor, janë paraqitur skenarët dhe fazat se si do të fillojë viti i ri shkollor, e po ashtu janë përshkruar edhe përgjegjësitë e secilit institucion të përfshirë.

I pyetur nga gazetarët se cilat janë temat që do të diskutohen nesër në nivel të ekspertëve në Bruksel, kryeministri Hoti tha se ka një dakordim të përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda Qeverisë, edhe me raportimin që ka bërë në Kuvend, se dialogun e zhvillojmë për njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adreson në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu, kryeministri Hoti është pyetur edhe për delegacionin e Kosovës që do të udhëtojë për në SHBA. Me këtë rast, ai tha se është duke u finalizuar edhe delegacioni që do të marrë pjesë atje, i cili kryesohet nga kryeministri, në bazë të kompetencave kushtetuese që ka. 

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se do të tentojë që në delegacion të përfshihen të gjithë pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë më të lartë shtetërore, një takim që është pritur tash e sa kohë në Shtëpinë e Bardhë.

 “Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letër edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm të paraparë në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se është i hapur për të krijuar një ekip gjithëpërfshirëse të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese, por duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutë.

VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË – TRE SKENARË NË KOHË PANDEMIE

-Qeveria miratoi Master-Planin dhe buxhetin shtesë për vitin shkollor 2020-2021. Mbledhja e 27-të e Qeverisë së Kosovës/

Prishtinë, 26 Gusht 2020-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e 27-të, të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për përkrahjen institucionale dhe financiare për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të vitit shkollor 2020-2021.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme është bërë sipas kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për përkrahje institucionale dhe financiare për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të viti shkollor 2020-2021. Mjetet e nevojshme janë llogaritur në vlerë prej 9,515,384 euro.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë format e mësimit në shkollë dhe e-mësimit, të cilat do të zbatohen në nivele dhe shërbime të ndryshme të arsimit para universitar dhe të cilat do të aplikohen varësisht nga skenari për të cilin do të përcaktohen autoritetet kosovare për zhvillimin e mësimit gjatë vitit shkollor 2020-2021.

Mësimi online dhe në distancë do të zhvillohet dhe publikohet paralelisht me aplikimin e skenarëve të ndryshëm për të qenë në dispozicion të të gjithë nxënësve në Kosovë edhe si formë rezervë në raste të situatave të paparashikuara.

Kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu edhe me Master-Planin e projektit për mësimin 2020, i cili shqyrton të gjitha format dhe mundësitë e organizimit të mësimit në vitin shkollor 2020-221. Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

a)      Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

b)     Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

c)      Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, bisedimet me Serbine, Qeveria Hoti, Shkollat ne Pandemi

KOSOVA NË 24 ORË: 159 TË SHËRUAR DHE 111 RASTE ME COVID-19

August 23, 2020 by dgreca

-Sot shifra më e ulët e rasteve me COVID-19 në Kosovë, që nga 17 korriku/

PRISHTINË, 23 Gusht 2020-Behlul JASHARI- Gazeta DIELLI/

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476, bën të ditur sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e 24 orëve të kaluara.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

 MEDIA: SOT SHIFRA MË E ULËT E RASTEVE ME COVID-19 NË KOSOVË, QË NGA 17 KORRIKU

111 raste të reja janë konfirmuar sot me COVID-19 nga 448 mostra të marra, duke shënuar kështu shifrën më të ulët të rasteve që nga 17 korriku ku ishin 103 raste të reja të infektimit, rezultat i 459 mostrave. 

Muajin e fundit, numri i rasteve me COVID-19 ka qenë i lartë. Më 27 korrik në vend janë regjistruar 276 raste me COVID-19, numri më i madh i rasteve që nga fillimi i pandemisë. 

Që nga 13 marsi kur u regjistruan dy rastet e para me koronavirus, deri tash numri ka mbërritur në 12448 të infektuar, prej tyre janë shëruar 8505 persona dhe kanë vdekur 467, raporton KOHA.  Komuna me numrin më të madh të të infektuarve është Prishtina me gjithsej 3.952 raste.

Filed Under: Kronike Tagged With: 111 te infektuar, 159 te sheruar, Behlul Jashari, kosova

FLUKS VERE NGA KOSOVA DREJT BREGDETIT SHQIPTAR

August 15, 2020 by dgreca

-Fluksi veror nga Kosova drejt Shqipërisë ka rritje edhe në këtë situatë pandemie/

-Qeveria e Republikës së Kosovës vendim të ri për hapjen e kufijve shtetërorë me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë/

PRISHTINË, 15 Gusht 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Mëngjesin e sotëm dhe në këto momente këtë paraditë të mesit të muajit gusht, në fluksin e verës drejt bregdetit shqiptar,  në dalje nga Kosova në Shqipëri   në vendkalimin kryesor kufitar nëpër autostradën e kombit në Vërmicë-Morin kalohet për 20 deri 30 minuta në kolonë 150 metra.  Në dy vendkalimet tjera, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës, kalohet për 3 deri 5 minuta pa kolona.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nga ora në orë jep njoftimet për fluksin në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës. Fluksi veror nga Kosova drejt Shqipërisë ka rritje edhe në këtë situatë pandemie.

Kosova me vendimin e Qeverisë të 31 Majit 2020  ka hapur kalimin në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë-Morin e me vendimin e 15 Qershorit edhe në dy pika tjera kufitare – në Qafë Prush dhe Qafë Morinë, të mbyllura për një kohë në ballafaqimin me pandeminë.

 Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

“Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme kundër pandemisë COVID 19”, theksohej në një njoftim të dërguar mbrëmë.

Shtohej se, vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar për kalim sot nga Kosova në Maqedoni të Veriut në pikën kufitare të Hanit të Elezit dhe në Mal të Zi në pikën kufitare të Kullës kërkohet testi COVID 19.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove-Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 133
  • 134
  • 135
  • 136
  • 137
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT