• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Louis Bono

February 6, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washington D.C., takoi Ndihmës Sekretartin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono.

Takimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe në avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja dhe ekonomia.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale dhe nevojën për një qëndrim të fuqishëm parandalues përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aktorë të tjerë keqdashës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në mes tjerash, Presidentja Osmani foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në NATO, gjë që përveç se do të fuqizonte sigurinë në Kosovë e rajon, është përfundimisht edhe në harmoni me objektivat strategjike amerikane për paqen dhe sigurinë globale. Ajo konfirmoi se Kosova ka rritur tashmë buxhetin për mbrojtje në 2% të Bruto Produktit Vendor dhe është në proces të rritjes së këtij buxheti për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit në NATO.

Tutje, Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për angazhim aktiv në drejtim të realizimit të Dialogut Strategjik, i cili iu ofrua Kosovës në fillim të këtij viti, për të adresuar sfidat dhe përparësitë e përbashkëta në fusha të ndryshme.

Louis Bono është emëruar nga Administrata e Presidentit Trump si ushtrues detyre në pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit me datë 20 janar 2025.

Filed Under: Kronike

Vatra dhe Dielli ngushëllojnë kryetarin Dr.Elmi Berisha për humbjen e xhaxhait Rrustem Berisha

February 5, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli i shprehin ngushëllimet më të dhimbshme kryetarit Dr. Elmi Berisha, familjes, farefisit e miqve për ndarjen nga jeta në New York të familjarit të tyre, patriotit e aktivistit të çështjes kombëtare Rrustem Berisha.

Të gjithë vatranët, miqtë e Vatrës e të Diellit gjenden pranë familjes Berisha në këto momente zie, trishtimi dhe lamtumire.

Rrustem Berisha pushoftë në paqe e përjetësi.

I përjetshëm nderimi dhe kujtimi.

Me dhimbje e respekt

Vatra dhe Dielli

Filed Under: Kronike

“Zëri i Amerikës”: Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur pas përplasjes së një avioni udhëtarësh me një helikopter ushtarak pranë aeroportit “Ronald Reagan”

January 30, 2025 by s p


https://www.zeriamerikes.com/a/7956454.html?fbclid=IwY2xjawIIX_tleHRuA2FlbQIxMQABHRbPYuV7pf6U-Bpg70dmRxUGC3DTN7325DNJ6ITtbUuFS0KuiQ1a_Le01g_aem_P9H8S_CjCNiKeHtbK2lv0Q

Dhjetëra veta dyshohet se kanë humbur jetën të enjten pasi një avion udhëtarësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Haëk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak, pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan”.

Në një deklaratë të Administratës Federale të Aviacionit thuhet se avioni po udhëtonte nga qyteti Wichita i Kanzasit dhe po i afrohej pistës së uljes kur ndodhi përplasja me helikopterin Sikorsky H-60.

Zyrtarët thanë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane ishin në helikopter, i cili po kryente një fluturim stërvitor. Kompania American Airlines tha në një deklaratë se në avion ishin 60 udhëtarë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit.

Në raportet e mediave citohen burime që kanë thënë se shumë prej tyre dyshohet se kanë vdekur nga përplasja.

Autoritetet thanë në një konferencë shtypi se janë përqendruar në një operacion shpëtimi që përfshin anije dhe zhytës në lumin Potomak ngjitur me aeroportin.

I pyetur nëse kishte ndonjë të mbijetuar, shefi i zjarrfikësve të Uashingtonit, John Donnelly tha, “nuk e dimë ende, por po punojmë”.

Zoti Donnelly tha se ekipet prej rreth 300 vetash po punonin në kushte të vështira, në errësirë dhe ujin e ftohtë në zonë.

Ndërsa zyrtarët nuk konfirmuan asnjë vdekje, senatori amerikan Roger Marshall nga Kanzasi tha në konferencë se “ne vajtojmë me familjet që humbën të dashurit”.

“Të gjitha ato jetë janë kaq të vlefshme dhe është një tragjedi që ne i humbëm ato”, tha senatori Marshall.

Organizata e Patinazhit Artistik të Shteteve të Bashkuara, tha se disa anëtarë të këtij komuniteti dhe anëtarë të familjeve, ishin në mesin e udhëtarëve në avion.

“Jemi të dërmuar nga kjo tragjedi e papërshkrueshme…”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi. Të dhënat nga avioni treguan se ai ishte në një lartësi prej rreth 120 metrash në çastin e përplasjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikëqyrte situatën.

“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjencave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.

“Ç’natë e tmerrshme ishte kjo”, shkroi më vonë Presidenti Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Është një natë e kthjelltë, dritat në aeroplan po vezullonin, pse helikopteri nuk u ngjit më lart ose nuk u ul apo nuk u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Presidenti Trump. “Kjo është një situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar. JO MIRE!!!”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e quajti situatën “absolutisht tragjike”.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1884830433608683978&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7956454.html&sessionId=45d558ae022f84a54ab1a38a7ee21636aa766cc6&siteScreenName=zeriamerikes&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

“Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Lutje për të gjithë shpirtrat e prekur dhe familjet e tyre”, tha sekretari Hegseth në rrjetin X.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, por një sërë incidentesh në vitet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 5 të pasdites, me orën lokale.

*Disa pjesë u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters

*Ky është një lajm në zhvillim

Filed Under: Kronike

Ekspozita që ndriçon sakrificat për Alfabetin dhe identitetin kombëtar shqiptar

January 29, 2025 by s p

Prof.dr Skender Asani/

Ekspozita me temë “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre”, përbën një ngjarje të veçantë për kulturën dhe kujtesën kombëtare shqiptare. Nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kjo ekspozitë është një thirrje për reflektim mbi sakrificën e atyre që kontribuuan në formësimin e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, duke u përballur me represion dhe padrejtësi. Historia e alfabetit shqip është e ndërthurur ngushtë me historinë e vetë ekzistencës kombëtare. Hartuesit e alfabetit, që ndriçuan gjuhën dhe kulturën tonë në një kohë sfidash të mëdha, jo vetëm që përballuan persekutimin politik, por edhe vuajtjet që pësuan familjet e tyre. Nëpërmjet kësaj ekspozite shprehet domosdoshmëria për ta mbajtur gjallë kujtimin e atyre që u flijuan për idealin e një kombi të arsimuar dhe të lirë. Rëndësia e kësaj ekspozite qëndron jo vetëm në përkujtimin e të shkuarës, por edhe në edukimin e brezave të rinj. Ajo na mëson se përkushtimi ndaj gjuhës dhe kulturës ka një çmim, një çmim që është paguar shpesh me vuajtje të mëdha. Persekutimi komunist, që nuk kurseu as hartuesit e alfabetit dhe familjet e tyre, na rikujton se çdo përpjekje për të mbrojtur identitetin kombëtar është një akt i lartë patriotizmi dhe njerëzor. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), përmes kësaj ekspozite, sjell në vëmendjen tonë jo vetëm vuajtjet, por edhe madhështinë e atyre që, përkundër represionit, vazhduan të qëndrojnë të palëkundur në misionin e tyre. Kjo është një thirrje për të vlerësuar më thellë lirinë dhe trashëgiminë kulturore që ne gëzojmë sot, një trashëgimi e fituar falë sakrificave të tyre. Ekspozita është një moment i veçantë për të reflektuar mbi rolin e kujtesës kolektive në formësimin e të ardhmes. Në një kohë kur kombet përballen me sfida globale, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike është thelbësore për forcimin e identitetit dhe kohezionit kombëtar. Kjo ngjarje nuk është vetëm një homazh për të kaluarën, por edhe një udhërrëfyes për të ardhmen, duke na kujtuar se historia dhe kultura jonë janë gurët themelorë mbi të cilët ngrihet kombi shqiptar.

Ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” nuk është vetëm një aktivitet kulturor, por një mision për të ndriçuar një periudhë të errët të historisë sonë dhe për të nderuar sakrificën e atyre që kontribuuan në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Ajo na fton të kujtojmë, të nderojmë dhe të mësojmë – një mesazh i rëndësishëm për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Në përfundim dua të përdor një citat të Sevasti Qiriazi – Dako “UNË JAM SHQIPTARE. Ky përbën faktin më të rëndësishëm të jetës sime, madje më të rëndësishëm se edhe familja, pasi të qenët e ndërgjegjshme për të më krijoi ndjesinë e gjallë të asaj që duhet të bëj duke I dhënë kështu qëllim jetës sime. Ky fakt përcaktoi si sfondin gjeografik, ashtu edhe atë historik dhe më ka dhënë interesimin tim kryesor si dhe idealin tim aq herët në jetën time sa mund të mbaj mend: të ngrija popullin tim drejt shkollimit dhe pavarësisë”.

Filed Under: Kronike

Vajza shqiptare Angela Halili u lut për Trumpin

January 28, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi

https://www.foxnews.com/video/6367787034112

Angela Halili, një vajzë frymëzuese shqiptaro-amerikane, po lë gjurmë në hapësirën e podkastit kristian me platformën e saj Girls Gone Bible. E njohur për personalitetin e saj të afërt dhe qasjen e saj të lidhur me besimin, Halili po e përdor platformën e saj për të lidhur gratë nga të gjitha grupet e shoqërisë me biseda të rëndësishme që fokusohet në krishterim, rritje personale dhe jetën moderne. Bashkë-prezantuesit e podcast-it “Girls Gone Bible”, Angela Halili dhe Arielle Reitsma diskutuan se si e filluan podcast-in dhe udhëtimet e tyre personale fetare në “Fox & Friends Weekend”.

Rrënjët Shqiptare 

E lindur nga prindër shqiptarë, Angela Halili u rrit në një familje të ngushtë imigrante, ku besimi dhe trashëgimia kulturore ishin shtyllat e edukatës së saj. Pasuria e saj kulturore është një pjesë e rëndësishme e perspektivës që ajo ka ndaj jetës, ndërsa navigon kompleksitetet e balancimit të një identiteti të thellë kulturor me devotshmërinë ndaj Krishtit. Për Halilin, trashëgimia e saj është një pjesë integrale e mënyrës se si ajo e kupton botën, dhe ajo shpesh reflekton mbi mënyrën se si besimi dhe rrënjët shqiptare e kanë formësuar gruan që është sot.

Prindërit e saj i kanë përcjellë vlera të tilla si qëndrueshmëria, besimi dhe bashkësia. Këto vlera jo vetëm që e udhëhoqën atë gjatë arsimimit, por gjithashtu shërbejnë si bazë për podkastin Girls Gone Bible, ku ajo krijon një hapësirë për gratë për të diskutuar sesi besimi ndërthuret me jetët e tyre të përditshme. Në intervistë ajo u shpreh se:” Shumë njerëz nuk kanë një ‘pamje të saktë’ se kush është Zoti. “‘ Njerëz që nuk kanë shkuar kishë, por shikojnë se mund të na ndjekin ne. Ne kemi sot jetën e tona bashkë pasi erdhëm nga nje vend ku ishin vetëm. Ka qenë një nder dhe kaq special për ne të mirrnim pjesë në inagurimin e Presidentit Trump.” Unë kam ardhur një vjeç nga Shqipëria në Amerikë dhe jam shume e kënaqur që prindët të më shohin mua të lutem për presidentin Trump“.

Girls Gone Bible: Dy vajza jo prefekte për preksionin e Zotit.

Girls Gone Bible u krijua si një platformë ku gratë mund të angazhohen me besimin e tyre në një mënyrë të thjeshtë, të arritshme dhe autentike. Ky podkast bashkon një grup grash kristiane, përfshirë Halilin, të cilat trajtojnë gjithçka nga sfidat personale dhe dinamika marrëdhëniesh deri te çështje shoqërore, gjithmonë përmes një këndvështrimi kristian. Podkasti krijon një hapësirë për biseda të hapura dhe të sinqerta për gëzimet dhe sfidat e jetës besimtare, duke trajtuar gjithashtu kompleksitetet e kulturës moderne. 

Një nga qëllimet kryesore të Girls Gone Bible është të bëjë besimin kristian të arritshëm për gratë nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato besojnë se besimi nuk ka pse të jetë i komplikuar ose të kufizohet vetëm në ndërtesa kishash—ai mund të jetojë çdo ditë, edhe në mes të shpërqendrimeve moderne dhe ndryshimeve kulturore.

Besimi dhe Ngjarjet Aktuale

Ndërkohë që podkasti është i lidhur thellë me udhëtimet personale të besimit, Halili dhe bashkëprezantueset e saj nuk hezitojnë të angazhohen me ngjarje aktuale. Ato shpesh diskutojnë se si parimet kristiane ndërthuren me botën që na rrethon, përfshirë çështje të tilla si politika, drejtësia sociale dhe tendencat kulturore. Halili, në veçanti, ka bërë paraqitje në media të ndryshme, përfshirë Fox News, për të diskutuar rolin e lutjes në jetën publike, si në ngjarjen e Inagurimit të Presidentit Trump, duke dëshmuar angazhimin e saj për të folur rreth çështjeve të besimit në sferën publike.

Lutja në Inagurimin e Trumpit

Një nga momentet më të rëndësishme në jetën publike të Angela Halilit ndodhi gjatë Inagurimit të Presidentit Donald Trump në vitin 2025, ku ajo dhe shoqja e saj Arielle Reitsma u ftuan të ishin pjesë e ekipit të lutjeve gjatë këtij eventi. Ky nuk ishte vetëm një akt ceremonial për dy gratë; ishte një deklaratë e guximshme e besimit të tyre kristian dhe angazhimit për lutjen në sferën publike. “Ata u treguan mjaft tolerantë me ne, tha Angela dhe na lanë të bënim ç’të donim”,tha ajo. 

Halili dhe Ari morën pjesë në një lutje të fuqishme gjatë inagurimit, duke u lutur për presidentin e sapozgjedhur Trump dhe për drejtimin e vendit. Ky moment tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, pasi shërbeu si një simbol i ndikimit të besimit dhe lutjes mbi udhëheqjen kombëtare dhe qeverisjen. Për Halilin, kjo përvojë ishte një reflektim i besimit të saj se si lutja duhet të jetë e pranishme në momentet e kalimeve politike dhe ngjarjeve të rëndësishme kombëtare. Po ashtu, kjo përfshirje theksoi se si mund të kontribuojnë besimtarët nga grupe të ndryshme shoqërore dhe kulturore në bisedat publike mbi besimin, lutjen dhe udhëheqjen.

Ky akt i lutjes publike ishte gjithashtu i lidhur ngushtësisht me rrënjët shqiptare të Halilit. Si dikush që ka naviguar midis trashëgimisë kulturore dhe besimit, ajo e kuptoi rëndësinë e përfaqësimit të origjinës së saj, duke marrë pjesë në një moment kyç për kombet. Pjesëmarrja e saj në inagurim tregoi se si individë nga grupe të ndryshme mund të kenë një rol aktiv në bisedat publike mbi besimin, lutjen dhe udhëheqjen.

Forcimi i Grave përmes Besimit

Në thelb të Girls Gone Bible qëndron fuqizimi i gruas. Podkasti thekson rëndësinë e mbështetjes së njëra-tjetrës në udhëtimet shpirtërore. Qoftë duke ofruar këshilla për marrëdhëniet, duke ofruar inkurajim në momentet e vështira, apo duke festuar fitoret e besimit, Halili dhe bashkëprezantueset e saj kanë për qëllim të krijojnë një komunitet grash që mund të mbështeten te njëra-tjetra për forcë dhe frymëzim.

Trashëgimia shqiptare e Halilit gjithashtu kontribuon në perspektivën e saj të veçantë, pasi ajo shpesh trajton sfidat e mbajtjes së besimit dhe identitetit kulturor në një botë shumëkulturore. Për shumë nga dëgjuesit e saj—veçanërisht ata nga komunitetet imigrante ose diasporike—historiku i saj është një shembull i navigimit të balancës delikate midis besimit, kulturës dhe përmbushjes së qëllimeve personale.

Duke Shikuar Përpara: Një Ndikim në Rritje

Ndërsa Girls Gone Bible vazhdon të rritet në popullaritet, Angela Halili mbetet e angazhuar për të krijuar një hapësirë ku gratë mund të eksplorojnë besimin e tyre, të ndajnë përvojat dhe të angazhohen me ngjarje aktuale përmes një këndvështrimi kristian. Podkasti i saj është një dëshmi e fuqisë së bisedës, forcës së komunitetit dhe besimit të patundur që mund të na udhëheqë përmes kohëve më të vështira.

Pavarësisht nëse jeni dëgjues i hershëm apo i ri në komunitetin Girls Gone Bible, në Aple apo Spotify mesazhi i Halilit është i qartë: besimi, kultura dhe arritja personale mund dhe duhet të shkojnë së bashku. Aftësia e saj për të angazhuar si trashëgiminë shqiptare ashtu edhe besimin kristian e bën atë një zë të fuqishëm në botën e podkasteve kristiane në SHBA dhe një figurë frymëzuese për gratë kudo. Sw fundi ato do të fillojnë një turne në botë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT