• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

February 6, 2026 by s p

Ambassador, Dr. Blerim Reka speech at the Ceremony on 18th anniversary of Kosova’ s Independence (NY State Senate, Albany, 5 February 2026)

Honorable Jessica Scarcella- Spanton, NY State Senator

Honorable Charles D. Fall, NY State Assembly Member

Të dashur bashkatdhetarë….

Thank you all for your warm hospitality.

It is a great honour for me to be in Albany again, for such a joyous occasion: together, celebrating the historical event of the 18th anniversary of Kosova’s independence.

As we reflect on 18 years since Kosova became the youngest European state, after the Parliament declared it as an independent and sovereign state, today, we can proudly state that the Republic of Kosova is a successful democratic nation-building story.

The liberation war against Serbia leads by UÇK and supported by USA and NATO, brought an end to a century of Serbia’s colonial ruling, apartheid and genocide against the Albanians of Kosova.

We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support towards our statehood, while never forgetting that friends in need are friends indeed.

Today, The Republic of Kosova is the most democratic country in the Balkans, and the most pro- American nation in Europe, recognized by 121 member states of United Nations.

Kosova is certain in its path toward UN membership despite Russia’s veto, which goes against the clear opinion of the International Court of Justice (2010) that “the declaration of independence of Kosova did NOT violate international law”.

We stand strongly in our belief that Kosova belongs in the great UN family, and the path towards membership will be guided by adhering to the human rights and freedoms’ principles. Kosova continues to be one of the only countries in the region, applying advanced human rights models: with only 4 % of Serb minority, the Serb language is an official language, and 10 reserved seats in the parliament.

Hoping that our path will be long and independence anniversaries countless. And in this path, we know we are not alone.

While expressing my sincere gratitude to the Senate and the Assembly of the State of New York, here’s to wish many more years of independence for Kosova!

God Bless the United States of America,

God Bless Kosova!

Filed Under: Kronike

Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

January 31, 2026 by s p

Arben Iliazi/

Dy studiues par exsellence të genit shqiptar nga Shkupi, si rrallëkush të dimensionuar në jetën prej intelektuali kombëtar, Qerim Lita, një emër i spikatur i historiografisë shqiptare, dhe Shkëlzen Halimi, shkrimtar dhe eseist i shkëlqyer, sapo kanë publikuar librin e tyre dyvëllimësh “Tragjedia Çame”, një botim me një interes të jashtëzakonshëm historik dhe shkencor dokumentar. U takuam në Tiranë mbrëmjen e 29 janarit, pas promovimit të përbashkët nga dy fondacionet, ALSAR (botues i librit) dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Hasini”, mbështetës relevant i çështjes çame dhe promovues i kulturës dhe historisë së Çamërisë. E lexova dhe rilexova këtë libër me vëmendje të tendosur. Një libër i jashtëzakonshëm, një kronologji e tragjedisë çame, nga dy studiues të kompletuar me dituri dhe pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore. E them pa mëdyshje se ky libër është një testament dokumentar, i pafalsifikueshëm, për të gjitha kohërat. Një mori e pafund dokumentash për ferrin e gjenocidit që ka ndodhur në Çamëri në vitet 1913-1945. Mision i madh, por dhe tejet i vështirë për të zhvlerësuar tërë butaforinë e shpifjeve, startegjinë e destruktimit dhe të zhdukjes së shqiptarëve me një mentalitet primitiv kolonialist. Hulumtime me ditë e muaj të tërë nëpër arkiva, deri në Beograd, për të gjetur dhe shpalosur të vërtetën, për të rrëzuar shpifjet dhe brutalitetin.

“Njohja e së vërtetës historike është një nga shprehjet autentike të lirisë, jo vetëm për një popull si çamët, që ka pësuar një gjenocid unik, por për gjithë bashkësinë e popujve, thotë Shkëlzen Halimi, në bisedën e lirë që patëm si miq e kolegë. Zgjidhja më e keqe, argumenton Halimi, qëndron pikërisht në fshehjen e historisë kur, në mënyrë fatale, ajo mohohet si vlerë, që mund t’i bashkojë popujt dhe jo t’i lerë të ndarë dhe në armiqësi. Historia mund të jetë vetëm një krijim i përbashkët i njerëzve të lirë”.

“Ne jemi kundër historisë alibike, për një histori të vërtetë”, thotë Qerim Lita, dhe vazhdon ligjëratën e tij të bazuar në fakte dhe dokumenta autentikë: “Ka ndodhur një moskomunikim i pashembullt. Një absurditet i qëllimshëm, i kobshëm, siç është mohimi dhe mungesa e ndjesës për atë që ka ndodhur. Në dokumentat e shumta që ne disponojmë, shihet qartë se Çamët u dëbuan nëpërmjet vrasjeve, nuk është se i morën dhe i dëbuan nga vendi. Masakra mbi çamët është bërë për dy arsye: së pari, se qenë shqiptarë, së dyti, se qenë myslimanë, domethënë mbi baza etnike dhe fetare, por edhe sociale. Në këtë mënyrë u përzunë nga vendi i tyre, prandaj ishte gjenocid.

Sipas një Konvente të miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 “Mbi parandalimin e gjenocidit”, në momentin që ky veprim konsiderohet gjenocid, ke të drejtë jo vetëm të kërkosh pronën, por edhe një dëmshpërblim. Madje, edhe shteti shqiptar ka të drejtë t‘i kërkojë Greqisë një dëmshpërblim, për faktin se këta ishin të gjithë shtetas grekë, që Enver Hoxha u dha nënshtetësinë shqiptare, pasi atë greke ua hoqi. Shteti shqiptar në vitin 1945, u detyrua të strehojë, të ushqejë 30 mijë persona. Të gjitha këto ishin shpenzime të buxhetit të shtetit në atë kohë. Ka një moment që është shumë i rëndësishëm; që çamët akuzohen për “bashkëpunim me fashizmin” gjë që, sipas zyrtarëve grekë, përjashtohen nga mundësia për të përfituar tokën e tyre…

A ka pasur në të vërtetë një bashkëpunim të çamëve me fashistët? Me të drejtë penale, përgjegjësia është gjithmonë individuale. Nuk ke të drejtë të akuzosh një popull të tërë, vetëm pse 10 veta mund të kenë bashkëpunuar me këtë, apo me atë. Ka dokumenta që tregojnë se në gjyqet ndaj çamëve grekët u treguan masivë në gjykime. Madje, grekët i kanë zhdukur dosjet e atyre gjyqeve. Nuk ekziston asnjë dëshmi. Ato janë gjyqe farsë të zhvilluara në mungesë, gjyqe të paapeluara dhe sipas Kodit Grek janë të falur.

Palës greke, që flet për “kolaboracionizëm”, duhet t’i bëhet e qartë se, më 29 shtator 1976, në vendimin me nr. Prot. 1837 për 1200 personat e dënuar në mungesë, Gjykata e Diktimit të Janinës, duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe qe nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla, pra jo si përfundimtare (për rrjedhojë bëjnë pjesë në përshkrim të dënimit Penal), anuloi zbatimin e mëtejshëm të Vendimit nr. 344 dt. 27 Maj 1946.

Por të mos harrojmë edhe diçka tjetër, që në Çamëri ka pasur një lëvizje partizane, rezistencë kundër italianëve dhe kundër gjermanëve, që ka nisur qysh në vitin 1942. Ka pasur një çetë në Filat, ku u krijua çeta e parë, pastaj ka qenë Batalioni “Çamëria”. Do të thosha që shumë më tepër bashkëpunim ka pasur në krahun grek me gjermanët dhe vetë Napoleon Zerva ka qenë një bashkëpunëtor i gjermanëve, në dijeni edhe të aleatëve”.

***

Dokumentat që përfshihen në këtë libër tregojnë vitet më intensive ku është trajtuar çështja çame nga diplomacia, por edhe politika shqiptare, ka qenë në vitet ‘20, kur ishin përpjekjet më të mëdha për të ndaluar shpërnguljen e popullsisë çame. Me tej, ka pasur një heshtje që me ardhjen e Luftës së Dytë Botërore, gjenocidin e egër që pasoi, dhe ardhjen e çamëve këtu. Regjimi parashikonte që çamët të ktheheshin, por në kuadër të një aleance për kthimin e tyre si forcë ushtarake për të ndihmuar në ardhjen e të majtës në Greqi, pra në funksion të diçkaje që në fund të fundit nuk ishte dhe nuk kishte të bënte me popullsinë çame. Pas 1949 ka pasur një heshtje totale, përveç rasteve kur Greqia ndërhynte. Për t’u theksuar është se Mbreti Zog bëri presion për çështjen e shkollave, për të futur shkollat shqipe në Çamëri, gjë që nuk është bërë pas vitit 1990.

Në këto 35 vjet të postkomunizmit u krijua një simbolikë e re shpresëdhënëse se diplomacia e re, në emër të logjikës së pakundërshtueshme të historisë dhe të dinjitetit, do të lëvizte drejt zgjidhjes së problemit. Ka pasur kontakte diplomatike jo publike, për shkak se Greqia është konsideruar një lloj partneri strategjik, me të cilin problemet nuk duhen diskutuar në publik, por kjo nuk është bërë në mënyrë institucionale, në mënyrë të koordinuar, që do t‘i krijonte presione të mjaftueshme Greqisë për ta çuar këtë problem drejt zgjidhjes.

“Është një evolucion për keq, që lidhet me dobësimin e Shqipërisë në planin ndërkombëtar, thotë Shkëlzen Halimi: -Një Shqipëri që nga 1991 ka ecur duke u dobësuar në planin ndërkombëtar e ka vënë Greqinë në një pozicion më komod që të mohojë ekzistencën e problemit çam. Nuk mund të injorohet një komunitet kaq i madh dhe të lihet çështja çame. Demokracia është dimension human, por të dyja shtetet respektive, ai i Shqipërisë dhe Greqisë, e injoruan forcën autoritarive të arsyes, duke humbur në shumë raste shansin historik për të avancuar drejt kësaj çështjeje. Qeveritë greke, të gjitha pa përjashtim, mesa duket nuk e konsiderojnë të përmbyllur misionin e tyre të helenizimit të plotë të kësaj treve.Tani problemi çam është një emergjencë historike kombëtare. Asnjë teori e së drejtës ndërkombëtare, asnjë teori e humanizmit dhe e ekzistencës njerëzore nuk mund ta mohojë çështjen çame dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, thotë Shkëlzen Halimi.

Çështja çame nuk është thjesht çështje e harruar e një toke të harruar, por e një toke të premtuar, që të vjetrit ua lanë të rinjve amanet ta shohin dhe jo vetëm. Apo ashtu siç ka thënë edhe shkrimtari Ismail Kadare: “Çamëria nuk është një fantazmë që ngrihet për të rrëzuar miqësinë midis grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ato afrohen dhe e duan më shumë njëri-tjetrin”.

Harrimi është i pamundur pasi Çamëria ekziston atje prej shekujsh, ndonëse në shekuj ka pasur fatin e keq të jetë nën strukura politike e shtetërore të huaja, që janë përpjekur të shpërbëjnë dhe denatyruar. Por nuk kanë mundur dot ta shpërbëjnë plotësisht. Shqiptarët ende gjallojnë në ato vise. Shqiptarofagitë e shovenëve të Ballkanit nuk do të kenë sukses, thotë në vijim Shkëlzeni. Ata që nuk e kuptojnë se çështja shqiptare është thelbi i gjërave, ose e quajnë çështje romantike të tejkaluar….duke ndenjur “sus” përballë apelacionit të Megali Idesë shumë shpejt do të përjetojnë tjetërsimin e brendshëm semantik të vet emrit dhe reputacionit të tyre. Servilizmi është shërbëtori i tiranisë, ka thënë Sami Frashëri.

Filed Under: Kronike

Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA

January 21, 2026 by s p

Institucioni përfaqësues: Kosova Global Talent Center – Prishtinë Përfaqësuese ekskluzive për Kosovën e Neo Science Olympiad (USA): Merita Aliçkaj Lezi, Themeluese & Drejtoreshë Ekzekutive Lokacioni i garës: Orlando, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës Data:10-15 janar 2026

Përmbledhje Delegacioni i nxënësve nga Kosova ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në Neo Science Olympiad 2026, një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në fushat Matematikë, Shkencë, Biologji, Kimi, Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Kodim. Organizimi, përzgjedhja dhe përgatitja akademike e nxënësve është realizuar nga Kosova Global Talent Center, nën udhëheqjen e znj. Merita Aliçkaj Lezi. Arritjet kryesore – “Best of the Best (Gold Medal)”  Adri Vila (Klasa 9) – Biologji (Vendi i Parë, Best of the Best), Kodim  Nil Kelmendi (Klasa 3) – Matematikë (Vendi i Parë, Best of the Best), Shkencë  Jeton Sylejmani (Klasa 7) – Shkencë (Vendi i Dytë, Best of the Best), Matematikë  Gjin Rrahmani (Klasa 10) – Biologji (Vendi i Tretë, Best of the Best), AI, Matematikë  Tana Camaj (Klasa 10) – Kimi (Vendi i Dytë, Best of the Best), Matematikë  Aulona Demolli (Klasa 10) – Kimi (Vendi i Tretë, Best of the Best), Biologji  Harun Hondozi (Klasa 6) – Shkencë (Vendi i Tretë, Best of the Best), Matematikë Medalje të tjera  Qazim Osaj (Klasa 7) – Matematikë, Shkencë  Molos Gashi (Klasa 5) – AI, Shkencë, Matematikë, Kodim  Lum Rrahmani (Klasa 6) – AI, Matematikë  Asija Vitaku (Klasa 8) – Matematikë, Kodim  Amar Halimi (Klasa 8) – Kodim,Bronze AI Bronze  Lum Paçarada (Klasa 9) – Matematikë, Kimi.

Përfundim: Këto rezultate përfaqësojnë një sukses të rëndësishëm për arsimin dhe talentin e të rinjve nga Kosova, duke dëshmuar se me mbështetje institucionale, bashkëpunim dhe përgatitje profesionale, nxënësit tanë mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.Vlenë me u përmend se shpenzimet për biletat e udhetimit u mbështeten nga Qeveria e Kosovës,poashtu shumë bashkëatdhetar nga Amerika na kanë përkrah përmes kampanjes qrmes kampanjes që kemi pas active para udhetimit.

Filed Under: Kronike

VENDI IM

January 19, 2026 by s p

7th Annual Gala Concert, a special evening celebrating Kosovo’s Independence and the Ancient Albanian Musical Heritage.

This concert is more than music, it is a tribute to freedom, identity, and the timeless melodies passed down through generations. Renowned Albanian-American artists come together in New York to honor our shared heritage and unbroken spirit.

Join us for an unforgettable night of tradition, remembrance, and celebration.

🎟️ Tickets:

https://www.kaufmanmusiccenter.org/…/vendi-im-7th…

We would be honored to have you with us.

Filed Under: Kronike

GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË

January 18, 2026 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 janar 2026

Gazeta australiane “The Lithgow Mercury” ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një rrëfim asokohe për gratë e Shqipërisë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gratë e Shqipërisë

Burimi : The Lithgow Mercury (Australi), e mërkurë, 8 maj 1929, f. 5
Burimi : The Lithgow Mercury (Australi), e mërkurë, 8 maj 1929, f. 5

Në një ditë me diell, vështirë se mund të mos e vësh re pamjen e një gruaje shqiptare. E gjatë dhe hijerëndë, ajo lëviz me hijeshi ; busti i saj i ngushtë prej kadifeje është i mbuluar me monedha ari, stoli argjendi, tokëza të smaltuara me ngjyra të ndezura dhe vargje rruazash shumëngjyrëshe. Mbulesa e kokës — zakonisht një kapuç i kuq prej mëndafshi, i ngushtë pas koke — është e qëndisur me fije ari dhe argjendi, dhe rreth e rrotull i janë qepur monedha të rënda ari.

Ato jetojnë në një vend me male të zymta dhe lumenj të errët e të rrëmbyeshëm, megjithatë lulet e mrekullueshme dhe qielli blu i thellë u kanë mësuar vlerën e vërtetë të ngjyrës. Këtë dashuri për ngjyrën e sjellin në veshjet e tyre dhe në shtëpitë e pastra e të rregullta. Me gishta të shpejtë e të shkathët, krijojnë motive të zgjuara e të papritura në pantallonat e kuqe dhe jeshile të ndezura që veshin burrat dhe djemtë e tyre. Ato kujdesen shumë që rrobat e meshkujve të familjes të jenë në harmoni me veshjen e tyre vezulluese.

Jeta e tyre është plot rrezik dhe pasiguri. Si komb, shqiptarët nuk duan asgjë më shumë se luftën “për një kauzë të drejtë”, dhe gratë e tyre mësohen që në moshë të vogël të përdorin hanxharin dhe të mbajnë pushkën mbi supe. Jeta në shtëpi të ngjeshura mes maleve ose të ngritura në maja të rrezikshme i ka forcuar si duart ashtu edhe zemrat e grave shqiptare. Të ëmbla janë buzëqeshjet që u dhurojnë miqve, por sytë e tyre të errët mund të shpërthejnë në një tërbim që nuk premton mëshirë për armikun.

Edhe pse, si popull, ata pohojnë besimin islam, gratë shqiptare gëzojnë një liri të paimagjinueshme në vendet rreptësisht myslimane. Ato dalin me fytyrat e tyre të bukura të pambuluara dhe nuk shmangin të huajt. Megjithatë, në jetën familjare mbizotëron ligji mysliman dhe burri është zotëria dhe sundimtari suprem i shtëpisë. Por, ndryshe nga myslimanë të tjerë, ato nuk heqin dorë nga vera.

Paja e nuses përbëhet kryesisht nga monedha të lashta ari. Një nga zakonet më të çuditshme të martesës është ceremonia në të cilën nusja tërhiqet me forcë drejt shtëpisë së dhëndrit nga vëllezërit ose xhaxhallarët e saj. Edukata e mirë kërkon që ajo të tregojë rezistencë të dhunshme gjatë gjithë rrugës dhe, nëse nuk ulërin mjaftueshëm, kjo merret si shenjë se jeta e saj martesore nuk do të shkojë mirë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 609
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI
  • AHMET GASHI – GJEOGRAFI QË E KTHEU HARTËN NË KUJTESË KOMBËTARE
  • Patriotë shqiptarë nga Zvicra vizituan Vatrën
  • Parandalimi i Gripit 2026 – Bashkëpunimi Rajonal, Global dhe Perspektiva e Shqipërisë
  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT