
Prof. Afrim Krasniqi/
Një nismë pozitive & profesionale dhe konstruktive: koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje. E kam mbështetur nismën sapo u njoha me të dhe mendoj se është përgjegjësi morale e profesionale e cilido që ka ide, aftësi e sens integriteti publik të jetë gjithashtu mbështetës.
Brezi i ri po jep leksione demokracie, – disa me protesta qytetare, disa me ide reformatore, disa me platforma profesionale diskutimi, të gjithë në përpjekje për të kërkuar e gjetur zgjidhje për krizën e vlerave, shtetit të munguar të së drejtës, demokracinë jofunksionale dhe gjendjes ku ndodhet shteti e shoqëria.
Elitat/kastat e emëruara në Shqipëri, universitare, akademike e publike, me pragmatizmin dhe konformitetin personal janë rreshtuar kryesisht pro pushteteve të radhës, si përpara ashtu edhe pas 1990, ashtu edhe tani.
Reformat dhe debati i ideve kërkon integritet, moral, profesionalizëm dhe mendje të hapura, cilësi që atyre kryesisht u mungojnë, – ndaj edhe nisma të tilla si kjo janë nxitje edhe “në kërkim të kohës së humbur”, edhe për një Shqipëri reale dhe normale në standardet e një vendi demokratik të pranueshëm në BE.