• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haradinaj kërkon vendosjen e drejtësisë për rastin e vëllezërve Bytyqi

July 9, 2019 by dgreca

Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.- RH

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria që drejton, nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë, për rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, 20 vjet më parë.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

“Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çështja e vëllezërve Bytyqi, ka dominuar gjithmonë bisedimet ndërmjet zyrtarëve serbë dhe atyre nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti dhe dënimin e vrasësve. Për vrasjen e tyre kanë qenë të akuzuar dy policë serbë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, por ata janë liruar nga Gjykata e Lartë në Beograd për shkak të, siç është thënë, mungesës së provave.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, gjatë vizitës në Beograd, javën e kaluar, tha se “rasti Bytyçi është dashur të zgjidhet kohë më parë”.

“Është një tragjedi e tmerrshme, të gjithë janë vrarë. Ka qenë vrasje e paramenduar dhe mendoj se autoritetet serbe duhet ta zgjidhin sa më parë. Zoti Vuçiq e di shqetësimin tim në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi. Kemi folur detajisht për këtë në Uashington dhe tani në Beograd”, tha Engel.

Filed Under: Kronike Tagged With: Haradinaj-Velelzrit Bytyqi- Drejtesi

Ushtria e Kosovës, ceremoni gradimi

June 28, 2019 by dgreca

-Kadetët e diplomuar japin betimin. Kryeministri Haradinaj: Duke e forcuar paqen në Kosovë, ne e forcojmë paqen edhe në botë/
 
FERIZAJ, 27 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/ 
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019, që u mbajt sot në Kazermën “Skënderbeu”  të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj.
Kryeministri Haradinaj duke i uruar kadetët për këtë gradim dhe për shërbimin që po ia bëjnë vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë  pas votimit në Parlament, edhe pas dhënies së mandatit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse të Kosovës duke u bërë kështu vetë historia
“Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm.  Ju ftoj që të shërbeni me nder  në Ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes  të cilëve ne i takojmë dhe do t’iu takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai theksoi se Kosova si vend vjen prej sfidave e tragjedive dhe  ende është e sfiduar por nuk bën garë me të keqen. “Garën e bëjmë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë  atyre ushtrive që garantojnë paqen”, shtoi kreu i Qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj me tej tha se është në nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se  ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve por edhe FSK-në e shtetin e Kosovës.  
“Sot duhet të jeni krenarë për arritjet e juaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun dhe të mbroni paqen, lirinë dhe shtetin e ndërtuar më shumë sakrificë”, tha ministri Berisha.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it dhe  personalitete të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fund të ceremonisë u bë betimi i kadetëve dhe u dekoruan me medalje Naim Smakolli për shërbim vetëmohues dhe kadet Dritëro Bajrami për rezultate te larta në përvetësimin e programit mësimor./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova-Kadetet-Ramush Haradinaj

KOSOVE-NORVEGJI- Marrëveshja për njohje nga Serbia

June 25, 2019 by dgreca

-Deklarata të president të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në takime me ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide/

PRISHTINË, 25 Qershor 2019 – Gazeta DIELLI/ Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova do që njëherë e përgjithmonë ta qartësojë raportin e saj si shtet me shtetin e Serbisë dhe mund të vihet deri tek një marrëveshje ligjërisht obligative, me garancat e nevojshme ndërkombëtare, por nevojitet më shumë vullnet, largpamësi dhe pragmatizëm politik.

“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifilloj pa kushtëzime”, theksoi presidenti Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, po ashtu theksoi se “Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”.

Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli  tha se “dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk ka alternativë dhe vetëm në mënyrë të barabartë, si dy shtete sovrane dhe me respekt të ndërsjellët, ne mund të normalizojmë marrëdhëniet mes nesh duke ruajtur paqen në rajon për të ardhmen e popujve”.

Këto deklarata u bënë gjatë takimeve me ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, e cila mbrëmjen e djeshme  kishte një darkë pune me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sot kishte pritje të veçanta nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryediplomatja norvegjeze.

 Norvegjia është shteti i 35-të që ka njohur Kosovën në 28 Mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove-Norvegji-Marreveshja

Homazhe te Shtatorja e Hasan Prishtinës në Vushtrri

June 19, 2019 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e patriotit Hasan Prishtina në Vushtrri, bashkë me Kryetarin e Komunës, Xhafer Tahiri/

VUSHTRRI, 19 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe te shtatorja e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, në qytetin e Vushtrrisë. Shtatorja është përuruar në Sheshin Hasan Prishtina në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Komunës së Vushtrrisë. 

Duke vlerësuar lartë figurën e veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, kryeministri Haradinaj tha se nderojnë njërin nga themeluesit e shtetit shqiptar, i cili jetën, pasurinë dhe intelektin e vet e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.“Hasan Prishtina është shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë se si duhet ta duam dhe ndërtojmë vendin tonë. Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar”, tha kryeministri Haradinaj gjatë homazheve, që bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri te shtatorja e Hasan Prishtinës./b.j/

Filed Under: Kronike

Vushtrria me Shtatoren dhe Sheshin Hasan Prishtina

June 17, 2019 by dgreca

-Në Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë përurohet Shtatorja dhe Sheshi Hasan Prishtina/

VUSHTRRI, 17 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/ Sot, në Ditën e Çlirimit, qyteti i Vushtrrisë është bërë me Shtatoren dhe Sheshin e patriotit të madh kombëtar Hasan Prishtina.Në ceremoninë e zbulimit të Shtatores dhe Sheshit kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Preshevës.

Zbulimin e shtatores e kanë bërë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi, kryesuesi i Kuvendit Nasuf Aliu. Së bashku me Arber Ademin – ministër i arsimit në Maqedoninë e Veriut  dhe ambasadorin e Shqipërisë  në Prishtinë Qemal Minxhozi.

 Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se është i lumtur që sot biri i Vushtrrisë, Hasan Prishtina po rikthehet në qytetin e tij. “Sot jam tepër krenar që Vushtrrisë, Vicianës antike në 20 vjetorin e çlirimit të saj, po i kthehet biri i saj më i ndritur, Heroi i Kombit Hasan Prishtina. Ky shesh sot e përjetë do të mbajë me krenari emrin dhe shtatoren e Hasan Prishtinës. Të dashur fëmijë ta dini që puna dhe vepra e Hasan Prishtinës e bëri atë të pavdekshëm në historinë e popullit shqiptar. Andaj ju ftojë ta mbani në mendjet e në zemrat tuaja emrin e tij dhe ta përdorni si motiv kur të ndjeheni të lodhur në rrugën e nxënies së dijes apo kur të ju zë dëshpërimi nga kundërshtitë që do të merrni për idetë e reja që ju i keni”, ka thënë kryetari Tahiri.

Në këtë ceremoni kanë folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe sekretari i degës së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Vushtrri, Shaip Hyseni.

Me rastin e Ditës së Çlirimit, Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka ndarë çmime, dekorata e mirënjohje për njerëzit që kanë kontribuar për kombin dhe Vushtrrinë. Çmimi nderi i Vushtrrisë i është ndarë veprimtarit Ali Januzi.

Në Kosovë në 20 vjetorin e lirisë, hyrjes shpëtimtare-humanitare të NATO-s, që nisi në Ditën e lirisë e paqes – 12 Qershor 1999,  po zhvillohen aktivitete me organizime edhe  nga komunat në ditët e çlirimit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Vushtrri- Hasan Prishtina- Shtatore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT