• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veseli në Izbicë: Vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës

March 28, 2018 by dgreca

2 veseliSot, në 19-vjetorin e masakrës së Izbicës, në të cilën forcat serbe vranë 147 civilë shqiptarë të pafajshëm, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë derisa të ketë drejtësi për Izbicën dhe për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës.1 Veseli“Sot jemi shtet sovran, falë sakrificës së dëshmorëve e martirëve tanë. Askënd kurrë nuk do ta cenojmë, por as kurrë nuk do ta lejojmë askënd ta cenojë lirinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.Veseli tha se vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës dhe jo përpjekjet për balancim mes agresorit dhe çlirimtarëve.“Çdo vit ne mblidhemi në këtë lëndinë të dhimbjes e krenarisë. Na bashkon kujtimi për martirët tanë, për bijtë dhe bijat e kësaj toke që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Dëshmorët janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe Sovran. Janë nderi dhe krenaria jonë e përhershme. Vitet po kalojnë, por ne nuk harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit shtoi se Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, në rrugën e integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Filed Under: Kronike Tagged With: Drejtesia, Izbice, Veseli

Kosova, strategji shtetërore për shënjimin e kufirit

March 28, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj takoi përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit/
1 strategji shtetPRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në vazhdën e takimeve të rregullta me këtë komision.Kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e Komisionit u dakorduan që të krijohet një trupë e përbashkët politiko-teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore, si nevojë e Komisionit në punën e tyre për shënjimin e kufirit.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e hulumtimeve dhe angazhimin e ekspertëve të nevojshëm për punën profesionale të Komisionit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kufiri, Strategjia shtetrore

Francë, pengmarrja në supermarket, një të vdekur

March 23, 2018 by dgreca

2 supermarketi 1Një njeri ka marrë peng disa persona në një supermarket në Francë , ku janë dëgjuar dhe të shtëna.Njeriu i armatosur mendohet se mban disa persona brenda supermarketit në komunën e Trébes, pasi hyri në dyqan pak para orës 11:00.

Elita policore ka nxituar në dyqanin Super U dhe ka raporte që të paktën një person është vrarë sipas BBC.

Pengmarrësi ka shfaqur lidhjet me shtetin islamik ISIS, sipas AFP e cila i referohet zyrës së prokurorisë.

Ai është dëgjuar tek bertiste “Allahu Akbar” kur hyri në supermarket, tha një dëshmitar për Europa1.

Policia konfirmoi se operacioni është në zhvillim.

Mediat franceze po raportojnë gjithashtu se një polic është lënduar në një të shtënë të dytë në zonë, por ende nuk është e qartë nëse kjo lidhet me incidentin e supermarketit.

Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie rreth ngjarjes, dhe udhezojnë njerëzit ti rrijnë larg këtij sektori sipas Ministrisë së Brendshme Franceze.

Filed Under: Kronike Tagged With: Pengmarrje ne France nje i vdekur

ANËTARË TË ORGANIZATËS RUSE “UJQËRIT E NATËS”, VIZITË NË BALLKAN

March 22, 2018 by dgreca

1 russian-biker-gang-polandRaporton AP-Përktheu për Diellin Gjon Kadeli/

2 Ujqerit

Ujqërit e Natës, që janë pjesë e një Klub motorçiklistësh Rusë, që njihet për aleancën e tij ndaj presidentit Putin filloi turneun e tij në Serbi.

Në qytetin Sid,afër kufirit serbo-kroat grupi u takua me antarët e grupit të motorçiklistëve të zonës, përpara se të vizitoshin një trupore të një ushtari të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botnore dhe një kishë Otodokse.
Ujqërit e Natës dhe udhëheqësi i tyre Aleksandër Zaldostanov, i cili e quen vehten “kirurg”që në të vërtetë ai e përdor me tregue aftësinë e tij si vrasës,kundër të cilve,vendet perëndimore kanë vu sanksione, për përkrahjen që ata i kanë dhanë Rusisë lidhun me Ukrainën.
Klubi në fjalë,i cili ka planifikue, ka dërgue antarë të tij në vizita, që në pikpamje politike shikohen si provokuese,thotë se qëllimi i vizitës asht për të studjue historinë dhe trashigiminë e
Rusisë në Ballkan.
Kjo vizitë po bahet në nji kohë kur zyrtarët perëndimorë thonë se ka pasë nji shtim të përpjkjeve të Moskës për të shtue ndikimin e sajë në Ballkan.
Zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës kanë thanë se qëllimi i këtij turneu asht që të frigësojë popullsinë jo-serbe në atë vend të ndamë si rrjedhim i luftës ndër-etnike 1992-95-së gjatë të cilës u vranë ma shumë se njiqind mijë njerëz.
Javën që kalo mediat lokale njoftuen se udhëhëqsit Klubit Ujqërit e Nattës nuk do të lejohe të hynë në Bosnjë, dhe se kryetari i tyne Zaldostanov nuk po merr pjesë në turneun nëpër Ballkan.
Tash për tasht motorçiklistët janë duke udhtue me automjet për arsye të motit të keq.
Ata kanë në plan të shkojnë në Banjalluke që asht qendra administrative e të vetëquejturës Republika Serbe e Bosnjës, e cila banohet me shumicë nga serbët
Motorçilistët në fjalë kanë në plan të kthehen në Beograd me 27 të vazhduesit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kadeli, Ujqerit e nates, vizite ne Ballkan

PERFUNDON”MARATONA” E DEAMRKACIONIT NE KUVEND

March 21, 2018 by dgreca

-Kosovë-Kuvendi ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi/

1 Harta Kufiri

PRISHTINË, 21 Mars 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës  me 80 vota pro miratoi në orën 18:52 Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi.

Votimi në Kuvendin kosovar i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi  u bë këtë të mërkurë të 21 marsit, në vazhdimin e seancës  pas debateve që kanë përfunduar rreth një orë pas mesnatës në seancën e jashtëzakonshme të nisur dje pasdite, pas katër shtyrjeve në pritje të sigurimit të numrit të nevojshëm të votave.Për kalimin e Projektligjit duheshin dy të tretat e votave, së paku 80 të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.

***

Me heret- U larguan nga seanca e sotme edhe shtatë deputetë të tjerë

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në orët e pasdites, pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit.

Kryesia vendosi që deputetëve: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, për hedhjen e gazit lotsjellës, t’u shqiptohet masa disiplinore, ndalimi i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018.

Filed Under: Kronike Tagged With: demarkation, Kuvend i Kosoves, Ratifikohet marreveshja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • 184
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT