• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori Lu: Hetim të plotë çështjes Tahiri

January 12, 2018 by dgreca

1 amb. Lu sotShtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë prokurorë të FBI-së për hetimin e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, siç cilësohet ajo ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deklarata është bërë sot nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i pyetur nga “BalkanWeb”, në përfundim të një takimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në prani edhe të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Sipas Ambasadorit Lu, çështja e zotit Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.{SH.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Lu, çështjes Tahiri, Hetim të plotë

SHBA-Kosova-Iowa, marrëdhënie të shkëlqyera

January 12, 2018 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve.Në të gjitha këto takime janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve simotra – Kosovës dhe Iowa-s, me zotimet e shprehura nga të dyja palët për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve/2 Guvernat

Des Moines/Iowa, 11 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në shtetin e Iowa-s është pritur në takime të ndara nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, Universitete e shkolla profesionale, ndërkohë që ka marrë njohje të veçantë për vizitën e tij edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.Kreu i Diplomacisë kosovare fillimisht është pritur nga Komiteti i Iowa-s për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me Guvernatorën e këtij shteti, Kim Reynolds, Sekretarin e Shtetit, Paul Pate, Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Linda Upmeyer dhe Sekretarin e Bujqësisë, Bill Northey.

Njoftimi i dërguar thekson se, në të gjitha këto takime janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy shteteve simotra – Kosovës dhe Iowa-s, me zotimet e shprehura nga të dyja palët për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.“Kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve tona simotra, planet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, arsimit, bujqësisë si dhe disa veprimet strategjike në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi përpara dhe përplot potenciale ende të pashfrytëzuara. Unë dua të shoh kompanitë multinacionale si John Deer apo Pionner edhe në Kosovë. Iowa duhet të shërbejë model për Kosovën në sektorin e bujqësisë. Është shteti më i njohur në ShBA për modernizimin dhe produktivitetin në bujqësi. Ne duhet të marrim si shembull përvojën e tyre në bujqësi. Presim investime dhe prezencë më të madhe të kompanive nga Iowa në Kosovë, që do të ndikonin në modernizimin dhe produktivitetin edhe të sektorit të bujqësisë në vendin tonë. Duhet të zgjerojmë më tutje bashkëpunimin edhe në fushën e arsimit”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli.

Në kuadër të vizitës së tij të parë në këtë shtet, Ministri i Jashtëm Pacolli ka vizituar dhe ka mbajtur fjalime edhe në Universitetet dhe Shkollat më të njohura profesionale të këtij shteti.Kryediplomatit kosovar Pacolli i është bërë njohje e veçantë edhe në kuadër të mbajtjes së punimeve të Dhomës së Përfaqësuesve të këtij shteti./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: marrëdhënie të shkëlqyera, SHBA-Kosova-Iowa

Atashetë ushtarakë të SHBA në Komandën e Forcës Detare

January 11, 2018 by dgreca

4-2

1-3

Nga Shefqet Kërcelli/

Më 11 janar 2018, në Komandën e Forcës Detare, zhvilluan një vizitë atashetë ushtarakë të SHBA, të akredituar në vendin tonë. Vizita u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit 2-vjeçar të atasheut ushtarak të SHBA, Kapiten i Rangut të II-të Sam G. Wartell, i cili ja la vendin Commander James Hilton. Në takim ushtarakët amerikanë u pritën nga Komandanti i Forcës Detare., Gjeneralmajor Ylber Dogjani dhe Shefi i Shtabit, Kapiten i Rangut të II-të, Arsen Mullaj. 3-3Fillimisht Gjeneral Dogjani, i uroi mirëseardhjen ushtarakëve miq, duke i uruar suksese secilit në detyrën e re. Në vazhdim të takimit u evidentua bashkëpunimi shumë vjecar midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona, vecanërisht ndihma që ka dhënë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe Pentagoni për Forcën Detare.

2-3Kjo ndihmë ka konsistuar në reformimin dhe modernizimin e Forcës Detare, nëpërmjet pajisjes me aparatura dhe mjete të reja detare, riparimin dhe mirmbajtjen e tyre, trajnimin, arësimimin dhe kualifikimin e dhjetra kuadrove të Forcës Detare në Institucione e Baza të rëndësishme detare në SHBA, që kap vlerën miliona dollarë. Lidhur me këtë, Komandanti i Forcës Detare shprehu falenderim dhe mirënjohje për bashkëpunimin ushtarak dhe ndihmën e dhënë nga pala amerikane për Forcën Detare, duke vlerësuar në këtë kuadër dhe angazhimin e atasheut në largim, z. Wartell për rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit gjatë kohës së qëndrimit të tij në vendin tonë. Nga ana e tyre ushtarakët amerikanë, vlerësuan bashkëpunimin e frutshëm me Forcën Detare, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë mandatit të atasheut të ri, Commander James Hilton. Theksojmë se ushtarakët amerikanë krahas vizitës në Komandën e Forcës Detare, më parë zhvilluan vizita në Komandën e Forcës Tokësore dhe Ajrore. Ndërkohë pjesë e këtyre vizitave ishte dhe pritja e rezervuar nga Ministre e Mbrojtjes Zonja Xhacka për Atashetë ushtarakë Amerikanë. Në pritjen e rezervuar dy ditë më parë, Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, i akordoi “Medaljen e Mirënjohjes”, atasheut ushtarak amerikan në largim, Kapiten i Rangut të II-të Sam G. Wartell. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë gjithashtu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, si dhe Drejtorë Drejtorish në MM dhe SHP. Ministrja Xhaçka, pasi i uroi mirëseardhjen Atasheut të ri ushtarak amerikan në vendin tonë, Kapiten i Rangut  II-të, James Hilton, vlerësoi kontributin 2-vjeçar të Commander Wartell, në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerin kryesor strategjik në fushën e mbrojtjes, Ministrja Xhaçka theksoi se:”Këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të Forcave të Armatosura, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Atashet ushtarake, Shefqet Kercelli, te SHBA

LAJMËRIM MORTOR

January 11, 2018 by dgreca

FAMILJA MESHAJ NJOFTON KOMUNITETIN PËR CEREMONITË MORTORE TË SË NDJERËS NURIJE MESHAJ/

Nurjie Meshaj

Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë dashamirët për vdekjen e nënës tonë: NURIJE MESHAJ( 04/10/ 1941- 01/08/2018.

Me 11 Janar 2018 nga Ora 2 PM-9 PM Ju ftojmë për të shprehur ngushëllime në Funeral në adresën:Joseph J. Smith, Funeral Home Inc, që ndodhet në adresën: 692 Route 6, Mahopac, NY, 10541. Ndërsa me 12 Janar do të bëhet varrimi i së ndjerës.

Xhenazja do të niset në Ora  9.00 AM nga Shtëpia e Funeralit dhe varrimi do të mbahet në Ora 10.00 në adresën: The Kenscico Cemetery, 273 Lakevieë Ave, Valhalla NY 10595

Pjesmarrja Juaj e nderon Familjen tonë!

Me respekt

Familja Meshaj

Filed Under: Kronike Tagged With: Nurije Meshaj, vdiq

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

January 9, 2018 by dgreca

Një ushtar amerikan që shërbeu si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, vdiq të shtunën në kampin Bondstill (Bondsteel). Rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Ushtria Amerikane.

1 ushtari amerikan

Robert W. Jones, 21 vjeç, nga Vail, Arizona, ishte pjesë e Batalionit të 709 të Policisë Ushtarake të Brigadës së 18-të.

Sipas komunikatës së lëshuar për opinionin, ku citohet komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, nënkoloneli Xhefri Searl, thuhet se Jones ishte një ushtar shumë i shquar.

Ai iu bashkua Ushtrisë Amerikane në gusht të vitit 2015 dhe ishte dekoruar me disa medalje, përfshi edhe ‘Medaljen e NATO-s’ në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Vdes Ushtari amerikan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT