• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dënon sulmin në Barcelonë

August 18, 2017 by dgreca

AppleMark

Nga Ariana Kasapolli – Selani/ Ne Foto:Las Ramblas, 17 gusht/

Përfaqësues të lartë të institucioneve te Kosovës si dhe qytetarë të Kosovës kanë dënuar sulmin i cili ndodhi ditën e enjte në Barcelonë, ku u vranë të paktën 14 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, pasi një furgon goditi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës.Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, qytetarët e Kosovës kanë shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Miranda Dula 24-vjeçare, e cila studion ne Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës thotë se askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit, andaj ajo e dënon sulmin e fundit që ndodhi në Barcelonë të Spanjës.“Qofshin njerëzit e fajshëm ose të pafajshëm, askush nuk ka të drejtë të marrë jetën e tjetrit. Si e vranë një person sikur dhjetë, dënimi duhet ekzistuar dhe shkojë në vend, për kryesit e aktit“, tha Kelmendi.

Edhe Sadik Morina, ekonomist me profesion thotë se dënon sulmin e ditës së enjte që ndodhi në Barcelonë.“Na vjen keq që ka ndodh kjo tragjedi, dhe kudo që ndodhin këto raste në botë duhet të dënohen. Është dhimbje e madhe”, tha Morina.

Edhe një tjetër qytetare, dramaturge me profesion, Kaltrina Berisha i tha Radios Evropa e Lirë se marrja e jetëve të pafajshme është e tmerrshme.

“Ajo çka po ndodhë në botë është e tmerrshme, dhe sulmi në Barcelonë është jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi viktimat kanë qenë të pafajshëm, besoj ka pasur edhe njerëz që kanë shkuar për pushime atje”, tha Berisha.

Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, u cili ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

“Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pa kompromis kundër terroristëve kudo në botë”.

“Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm’’,ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook .

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

Zyrtarët në Spanjë thonë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, pasi një furgon ka goditur këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës.Presidenti i rajonit të Katalunisë, Carles Puigdemont, ka thënë se policia ka arrestuar dy persona lidhur me atë që ai e quajti “sulm terrorist”.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me grupin.Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se është nisur për në Barcelonë për të koordinuar përpjekjet për të forcuar sigurinë.Ai ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”.“Ata janë vrasës, kriminelë, të cilët nuk do të mund të na terrorizojnë”, thuhet në reagimin e pallatit mbretëror të Spanjës.

Sulmin në Barcelonë e ka dënuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.”Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin terrorist në Barcelonë të Spanjës. Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar. Bëhuni të fortë. Ne ju duam”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

Rritet numri i viktimave në Spanjë

1 spanjeËshtë rritur në 14, numri i viktimave në Spanjë, pas sulmit të djeshëm terrorist dhe një përleshje të sotme në mes të policisë dhe të dyshuarve që janë konsideruar të kenë qenë “ terrorist”.

Gjatë sulmit të djeshëm në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, kanë vdekur 13 persona.Derisa sot është bërë e ditur për një viktimë të re në qytetin bregdetar, Cambrils.Autoritetet kanë thënë, se rreth 100 persona janë lënduar, derisa numri mund të rritet.

Policia ka thënë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhur më sulmin në Barcelonë.Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës.Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, në kërkim të autorëve të sulmit.Mijëra persona, në mesin e tyre edhe Mbreti Felipe VI dhe kryeministri Mariano Rajoy, kanë mbajtur një minutë heshtje, sot në mesditë, në sheshin kryesor të Barcelonës “Plaza de Catalunya”, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist.“Minutë heshtje në Plaza de Catalunya në homazh për viktimat e sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils. Të bashkuar kundër terrorit”, ka shkruar Rajoy në Twitter.

Policia ka dyshime se ky sulm ka qenë vetëm njëri prej disa sulmeve tjera të planifikuara.Po ashtu policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e tretë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është bërë e ditur, nëse ai është ngasësi i furgonit.

Disa orë pas sulmit, policia ka thënë se i ka vrarë pesë “terroristët”, të cilët kanë tentuar të kryejnë një sulm të ngjashëm.Policia, ka thënë, se gjashtë civilë dhe një zyrtar policor janë lënduar në Cambrils.Rripat me eksplozivë, të cilët janë gjetur në trupat e personave të vrarë nga policia në qytetin bregdetar, Cambrils, nuk kanë qenë të vërtetë, ka thënë kreu i këtij rajoni, Carles Puigdemont, për radion RAC1.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka marrë pjesë në një takim emergjent në Barcelonë për të koordinuar hetimet rreth sulmit terrorist.Rajoy ka udhëtuar drejt Barcelonës, të enjtën në mbrëmje, pas sulmit në qendër të këtij qyteti.Ai është takuar sot në mëngjes me ministrin e Brendshëm të Spanjës dhe me zyrtarë të policisë dhe emergjencës.

Kryeministri, ka thënë përmes Twitterit, se takimi ka pasur për qëllim, “analizimin e detajeve të fundit të ngjarjeve në Barcelonë dhe Cambrils”.Autoritetet spanjolle kanë thënë se personat nga të paktën 24 shtete, kanë qenë në mesin e viktimave.Pak kohë pas sulmit, policia ka arrestuar dy persona, njëri me nacionalitet spanjoll dhe tjetri maroken, mirëpo ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar dhe ende është në kërkim.

Policia ka thënë se sulmi me furgon ishte i lidhur me një shpërthim në një shtëpi në Alcanar, më herët gjatë ditës së djeshme, nga i cili një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, derisa personat ishin duke krijuar eksplozivë.Më herët, kryeministri spanjoll, Rajoy, ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”.Vetëm gjatë vitit të kaluar, furgonat janë përdorur në shumë sulme të ndryshme në Evropë, dukë lënë të vdekur më shumë se 100 persona, në Nicë, Berlin, Londër dhe Stokholm.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Barcelone, kosovo, solidaritet me qytetaret

SHBA dërgon edhe 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë

August 16, 2017 by dgreca

-Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë në 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës/

1 seance1

PRISHTINË, 16 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Kosovë do të shërbejnë edhe 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit më të ri, të cilët nesër betohen solemnisht në një ceremoni në Hajvali afër Prishtinës që do e udhëheq Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.“Ambasadori amerikan Delawie do të udhëheq ceremoninë e betimit të grupit të katërt i përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të shërbejnë në Kosovë për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze”, thekson njoftimi dërguar sot nga Ambasada e SHBA.

Korpusi i Paqes ka nisur programin në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës. Korpusi i Paqes ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës.

Fillet dhe misioni i Korpusit të Paqes datojnë nga viti 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim në nivel të homologëve të tyre lokalë. Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion i qeverisë federale i përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë në botë.

Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. Të ndihmojë popullin e shteteve të interesuara për të plotësuar nevojat e tyre për gra dhe burra të aftësuar;  2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popullit të cilit i shërben; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm  në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët patën dhanë betimin solemn në gusht 2014, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes, per në Kosovë, SHBA

Vdes burri më i vjetër në botë

August 12, 2017 by dgreca

1 me i vjeter burriBurri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal ndërroi jetë në moshën 113-vjecare. Ai mori para një viti rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të vdesë.

1 burri me i vjeter

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” – kishte thënë

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, në moshën 113-vjecare, Yisrael Kristal

Kosovë-Në kufi, dy kilometra kolona drejt Shqipërisë

August 11, 2017 by dgreca

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
-Në Vërmicë-Morin, vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Dy kilometra ishte kolona e orëve të mëngjesit të sotëm në fluksin nga Kosova drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin, vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit, por kalohej pa pritje të gjata për 2 deri në 5 minuta.Në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 minuta, sipas raportimeve nga ora në orë të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kolona kilometërshe më fluksin nga Kosova drejt bregdetit shqiptar ka që nga fillimi i verës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 km radha e makinave, Kosovo-Shqiperi

Raporti i CIA për Shqipërinë

August 9, 2017 by dgreca

 

1 CIARritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2017 pritet të jetë 3.8 %, ndërsa ekonomia është përmirësuar ndjeshëm.

Ky është një nga të dhënat e përditësuar së fundmi nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-ve (CIA), e cila evidenton disa nga problematikat në vendin tonë.Buxheti i Shqipërisë për 2017 synon të arrijë një tepricë të vogël primare, të cilën Qeveria shqiptare ka në plan të arrijë duke forcuar mbledhjen e taksave midis rritjes së moderuar të pagave publike dhe pensioneve.

Vendi vazhdon të përballet me borxhin e lartë publik, duke tejkaluar kufirin ligjor të saj prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur në 71% në vitin 2016.

“Kodet e taksave komplekse dhe kërkesat e licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet e pronësisë, si dhe infrastruktura e vjetruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja” vë në dukje CIA.

Në vijim, thuhet se lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë Shqipërinë të prekshme ndaj pasojave të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët në Zonën e euros.

Remitancat, një katalizator i rëndësishëm për rritjen ekonomike, u ulën nga 12-15% të PBB-së para krizës financiare të vitit 2005 në 5.8% të PBB-së në vitin 2015, kryesisht nga shqiptarët që banojnë në Greqi dhe Itali, raporton Monitor.

CIA analizon se sektori i bujqësisë, i cili kontribuon pothuajse  në gjysmën e punësimit dhe në 1/5 e PBB-së, kufizohet kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe në bujqësinë për ekzistencë, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe përhapjes së vogël, Parcelat e tokës.

Furnizimi me energji elektrike i Shqipërisë është i pabarabartë, pavarësisht nga kapacitetet e transmetimit të përmirësuara me vendet fqinje.

Megjithatë, qeveria kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të frenuar humbjet jo teknike dhe ka filluar të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes. Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen e tij në mbështetjen buxhetore. Gjithashtu, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrjetet e varfra të rrugëve dhe hekurudhave, një pengesë afatgjatë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Filed Under: Kronike Tagged With: CIA, per Shqiperine, Raporti CIA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR VITIN E RI 2026
  • Për bij e bija të denja të kombit shqiptar!
  • Kastrioti, me firmë e me vulë
  • Qoka si zhanër letrar: Një histori “suksesi” pa lexues
  • Kartolinat festive si dëshira të shkruara
  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb
  • Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
  • Gezim Muhaj: “Tv Iliria, 13 vite transmetim dhe ruajtje e kulturës shqiptare në Çikago”
  • Rudyard Kipling, ky endacak tragjik dhe ëndërrtar i jetës, ai që predikoi “Në mundsh… të ruash arsyen kur bota humb fillin…”
  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT