Safet Kamberi ka lindur me 28 Janar 1980, në Mitrovicë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, Departamenti i Xehetarisë. Studimet master i përfundoj në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë, Departamenti i Xehetarisë në Mitrovicë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, jeton në Mitrovicë. Angazhimet politike dhe institucionale: Safeti është angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga viti 2000 si student. Ne vitin 2003 është zgjedh Kryetar i Forumit të Rinisë, funksion të cilin e ka kryer për dy mandate. Në vitin 2004 ka filluar punën si udhëheqës i Sektorit të Rinisë në Komunën e Mitrovicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhe është rizgjedhur prapë në zgjedhjet e vitit 2013. Në vitin 2010 është emëruar këshilltar politik i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur LDK-ja ishte bërë pjesë e qeverisjes lokale, Safeti është emëruar nënkryetar i Komunës së Mitrovicës. Në vitin 2015 është zgjedhur Kryetar i LDK-së, dega në Mitrovicë. Në muajin shkurt 2017 është emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Aktualisht Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale . Me propozim të degës së LDK-së në Mitrovicë dhe në pajtueshmëri me strukturat qendrore të partisë, është nominuar Kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.