-Në 14 gusht 2016, në Mitrovicë, pas marrëveshjes në dialogun e Brukselit Prishtinë-Beograd, kanë nisur punët ndërtimore në urën kryesore të lumit Ibër, e cila lidhë dy komunat, jugoren me shumicë shqiptare e verioren me shumicë serbe, të qytetit më të madh verior të Kosovës/PRISHTINË, 3 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën të shtunën, në 3 mars.
Gjatë vizitës, përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare. Pas takimit Mogherini-Mustafa do ketë deklarata për shtyp.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini poashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.Në 14 gusht 2016, në Mitrovicë, pas marrëveshjes në dialogun e Brukselit Prishtinë-Beograd, kanë nisur punët ndërtimore në urën kryesore të lumit Ibër, e cila lidhë dy komunat, jugoren me shumicë shqiptare e verioren me shumicë serbe, të qytetit më të madh verior të Kosovës.
Me atë rast u theksua se, rivitalizimi i urës, investim ky në vlerë mbi 1.2 milionë euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.
“Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, theksonte njoftimi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
—
MEDIA ADVISORY
Pristina, 3 March 2017
High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Commission, Federica Mogherini, to visit Kosovo tomorrow
Federica Mogherini, High Representative of the EU for Foreign Affairs and Security Policy/Vice-President of the European Commission (HR/VP), will visit Kosovo on Saturday, 4 March.
During the course of her visit, the HR/VP will meet political authorities including President Hashim Thaçi, Speaker of the Parliament Kadri Veseli, Prime Minister Isa Mustafa, and leaders of the parliamentary political parties. The HR/VP will also visit the Mitrovica bridge. Photos and video of the visit will be available on social media platforms of the EU in Kosovo and on the Europe by Satellite (EbS) platform.
Media are welcome to the following events, listed below:
Saturday, 4 March 2017
9.00 Meeting with President Hashim Thaçi
Venue: President’s wing, Kosovo Assembly (photo opportunity only)
9.35 Meeting with Speaker Kadri Veseli
Venue: Kosovo Assembly (photo opportunity only)
10.00 Meeting with Prime Minister Isa Mustafa
Venue: PM’s cabinet (photo opportunity only)
10.35 Press statement with Prime Minister Isa Mustafa
Venue: Government Building, Room P38 (without Q&A)
11.00 Meeting with political party leaders
Venue: EU Office in Pristina (photo opportunity only)
PRISHTINË, 1 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbajtur takimin e dytë konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mjeteve të informimit për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, për të cilin tha se do të jetë i pavarur, i paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Sipas tij, ky forum do të krijojë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm të hapur në mes komuniteteve në Kosovë dhe nuk do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që duhet të sjell pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Koordinim i aktiviteteve për të siguruar që legjislacioni i Bashkimit Evropian i përkthyer në Shqipëri dhe Kosovë ka një gjuhë unike juridike me qëllim të harmonizimt të legjislacionit tonë nacional. Takime zyrtare në Tiranë/
TIRANË, 1 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Mimoza Ahmetaj realizoi takime të ndara kortezie në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministren e Integrimit Evropain të Shqipërisë, Klajda Gjosha.


Delegacioni maqedonas, ku ishin edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, kolonelët Donche Kuzmanov, Zoran Dodevski dhe Goran Nelovski si dhe nënkolonelët Mile Markovski dhe Besnik Emini, zhvilloi një takim edhe me një delegacion të Ministrisë së FSK-së, të përbërë nga gjeneralët Bashkim Jashari, Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrrolli, koloneli Fadil Hadërgjonaj dhe nënkolonelët Ali Krasniqi dhe Ismajl Brahimi. Me këtë rast nënkoloneli Agron Bajrami, drejtor i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, mbajti një prezantim të shkurtër me temën “FSK dhe planifikimi për të ardhmen”.Delegacioni nga Maqedonia i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, vizituan Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, ku nga komandanti i saj, major Avni Kiqina, u njoftuan me aktivitetet e kësaj qendre. Me pas vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, ku u pritën nga komandanti i këtij regjimenti, kolonel Shaip Haziri, i cili përveç tjerash e njoftoi shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë edhe lidhur me funksionimin dhe kapacitetet e Qendrës Trajnuse të Kërkim-Shpëtimit. Komandanti i FSK-së gjeneral Rama me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski dhe së bashku me dy delegacionet, përcollën nga afër demonstrimin e pjesëtarëve të Kërkim-Shpëtimit Urban.Ndërsa shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski, shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së si dhe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për demonstrimin e tyre me sukses. Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë në fushën e arsimimit të kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në Qendrën e Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.