
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Kosovë, si dhe drejtuesit e Zyrës së BE-së.Në këtë takim, është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës dhe hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim, si dhe për angazhimet e ardhshme.Në rezymenë e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, Veseli ka theksuar edhe një herë orientimin euro-atlantik të Kosovës, duke e konsideruar atë jo vetëm prioritet politik, por identitet të vetë shoqërisë dhe shtetit.“Ne do ta vazhdojmë rrugën e integrimeve euro-atlantike në mënyrë të palëkundur, duke përmbushur çdo standard dhe kriter i cili Kosovës i kërkohet në këtë rrugëtim. Për ne, partneriteti me vendet e BE-së është i një rëndësie të veçantë. Ky është zotimi ynë dhe kjo është përgjegjësia jonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit, po ashtu, ka konfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e reformave të fuqishme në funksion të përmirësimit të ambientit investues, në mënyrë që Kosova të transformohet në një fuqi të zhvillimit ekonomik.Ai ka thënë se do të vazhdojë kursi i komunikimit të brendshëm pozitë-opozitë, i integrimit të të gjitha komuniteteve dhe promovimit të të drejtave të tyre, duke u bërë kështu shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike.“Institucionet do të vazhdojnë procesin e forcimit të sovranitetit dhe të shtetësisë së Republikës së Kosovës, një imperativ ky jetësor për çdo qytetar të vendit tonë. Kosova nuk është më konsumuese e stabilitetit, por është vetë kontribuuese e stabilitetit”, ka thënë Veseli.Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, vlerësoi ftesën e Kryetarit Veseli bërë përfaqësuesve të familjes evropiane.
“Ne patëm rastin të diskutojmë prioritetet e Kuvendit për vitin 2017 për sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Agjendës Evropiane të Reformave, si dhe akteve legjislative të rëndësishme për reformat në Kosovë”, tha Apostolova.”Ne e përcollëm porosinë tonë si familje e BE-së për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, të Kryetarit dhe të gjithë kolegëve për ta mundësuar procesin e reformave, sidomos në zbatimin e MSA-së. MSA-ja mbulon të gjitha sferat e jetës: krijimin e vendeve të punës, ekonominë, sundimin e ligjit, kulturën, arsimin. Zbatimi i saj është i një rëndësie të madhe. Kjo është arsyeja përse pakoja legjislative që Kuvendi do ta miratojë në këtë kontekst është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës. Takimi i parë i nën-komitetit të MSA-në për drejtësi, liri dhe siguri është duke u zhvilluar sot në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i falënderoj institucionet e Kosovës që e mundësuan këtë.”Apostolova e përgëzoi Kryetarin për njoftimin se raporti financiar i partisë më të madhe politike do të publikohet së shpejti, dhe për zotimin se emërimi i Ministrit për Integrime Evropiane do të bëhet brenda një jave.Ambasadorë të vendeve të ndryshme anëtare të BE-së, ndërkaq, duke e falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për ftesën e tij, e kanë cilësuar takimin të qëlluar dhe praktikë të mirë, e cila duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.



Imagjino një shkollë ku vijojnë mësimet rreth 200 nxënës që vijnë nga 90 nacionalitete të ndryshme të bashkuar për të promovuar paqe dhe qëndrueshmëri. Të gjithë këta nxënës kanë bursa të siguruara dhe pa shqetësime financiare të mbledhur në vende të ndryshme si Itali, Holandë, Hong Kong, Swaziland, Bosnje dhe Hercegovinë, etj me të njëjtin qëllim, që ta bëjnë ndryshimin në botë. E gjitha kjo duket si një shkollim i mesëm ideal dhe ëndërr për çdo nxënës.
Kështu njoftohet nga komisioni organizator i protestës përmes një postimi dërguar gazetës “DIELLI” Organ i Federatës”VATRA” në SHBA. Lexojeni të plotë tekstin:;