• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria kineze i kthen dronin nënujor SHBA-ve

December 20, 2016 by dgreca

1-droni-neujor-i-flotes-amerikaneKina i ka rikthyer dronin nën ujor Flotës Amerikane, të  konfiskuar javën e kaluar, nga një anije e marinës kineze në Detin e Kinës Jugore, pas bisedimeve “miqësore” në mes të dy vendeve, njofton Ministria e Mbrojtjes së Kinës më 20 dhjetor. Konfiskimi nga ana e Kinës e pajisjes pa ekuipazh, ka nxitur protestë diplomatike nga ana e SHBA-ve. Pentagoni ka thënë se, droni nënujor mbledh informacione oqeanografike, duke përdorur një teknologji moderne, e cila mund të blihet në treg. Konfiskimi ka shtuar shqetësimet amerikane rreth rritjes së pranisë ushtarake kineze, sjelljes së saj agresive në Detin e Kinës Jugore dhe sovranitetit detar që është pjesë e diskutimeve mes vendeve që lagen nga ky det. Marina amerikane ka rreth 130 dronë të tillë nënujorë, secili me peshë prej 60 kg, ndërsa ato mund të qëndrojnë nën ujë deri në pesë muaj. Ato përdoren për mbledhjen e informacioneve rreth oqeaneve, përfshirë matjen e temperaturës dhe thellësisë së tyre. {SH.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: i kthen dronin, nënujor SHBA-ve, Qeveria kineze

9 tё vdekur dhe 50 tё plagosur nё Berlin

December 19, 2016 by dgreca

Njё kamion mёsyn nё tregun e Krishtlindjeve/1-berlin

Sipas dёshmitarёve okularё njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin.Ai u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat dhe pёr pasojё gjetёn vdekjen 9 vetё dhe u plagosёn 50 tё tjerё, disa syresh rёndё.  Policia mendon, se kemi tё bёjmё me njё atentat dhe Prokurori i Pёrgjithshёm Federal ka nsur hetimet.

Deutschland Polizei geht von Anschlag auf Berliner Weihnachtsmarkt aus (Reuters/F. Bensch)

Pёrmasat e ngjarjes nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin Charlottenburg janё ende tё paqarta. Njё regjistrim i drejtpёrdrejtё me video nё faqen e facebook tё gazetёs “Berliner Morgenpost” tregon stendat e shkatёrruara nё tregun e Krishtlindjeve nё kishёn e Kujtimit (Gedächtniskirche), dёgjohen njё sёrё automjetesh tё policisё. Zjarrёfikёset dhe policia bёjnё fjalё pёr nёntё tё vdekur dhe tё paktёn 50 tё plagosur. Policia njofton ndёrkohё se ёshtё arrestuar njё i dyshuar. Ndёrkohё qё personi tjetёr nё kabinёn e kamionit me targa polake ka gjetur vdekjen.

 

Deutschland Polizei geht von Anschlag auf Berliner Weihnachtsmarkt aus (REUTERS/F. Bensch)
Deutschland Neun Tote und viele Verletzte auf Berliner Weihnachtsmarkt (REUTERS/P. Kopczynski)
Deutschland Neun Tote und viele Verletzte auf Berliner Weihnachtsmarkt (picture-alliance/dpa/P. Zinken)
Deutschland Neun Tote und viele Verletzte auf Berliner Weihnachtsmarkt (REUTERS/P. Kopczynski)

Filed Under: Kronike Tagged With: 50 te plagosur, 9 te vdekur, Berlin

Kosovë-Konferenca e Ambasadorëve, përgatitje për vitin 2017

December 19, 2016 by dgreca

-Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016/

1-prishtina

PRISHTINË, 19 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë këtë javë mbahet Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës, ku për sot në mbrëmje, në hapje, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.Qëllimi i kësaj Konference është  nxjerrja dhe përgatitja e planit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës.“Është konferenca e katërt dhe është një mundësi e mirë që kjo konferencë të jetë një platformë e përfaqësimit tonë jashtë si shtet i ri dhe i pavarur me të gjitha pritjet që i kemi”, ka theksuar në mbledhjen e kaluar të qeverisë së Kosovës ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili do bëjë hapjen e konferencës.“Përpjekja jonë është që të kemi qëllime të matshme në politikën e jashtme, prandaj kam ftuar pothuajse të gjithë anëtarët e qeverisë, ndërsa temat që ne do t’i diskutojmë janë në përputhje me programin e qeverisë dhe planin e punës, të cilin duhet ta kemi në vitin 2017”, është shprehur ai.Ministri Hoxhaj më tej tha se, konteksti ndërkombëtar është duke ndryshuar në mënyrë sizmike, por ne duhet paralelisht me përpjekjen për ta forcuar pozitën ndërkombëtare, të ndjekim një politikë të jashtme, e cila i përmbushë nevojat tona të brendshme, kështu që njëri prej fokuseve kryesore do të jetë zhvillimi, diplomacia ekonomike ose se si politika e jashtme të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik ose anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.“Do ta kemi poashtu edhe një fokus sa i takon të ardhmes euroatlantike pas fazës së re që kemi me NATO-n dhe pas takimit të parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim. Poashtu, do të kemi një vëmendje edhe sa i takon lidhjes së qyteteve të ndryshme të Kosovës me qytete tjera në Evropë dhe përtej saj”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të ketë koordinim, kontinuitet dhe të ketë koherencë në atë se çfarë duhet të ndiqet në vitin 2017.Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016. /b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 2017, Konferenca e ambasadoreve

Kosova, marrëveshje për bashkëpunim financiar me Austrinë

December 19, 2016 by dgreca

1-kosove-austriPRISHTINË, 19 Dhjetor 206/ Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, në prani të ambasadorit të Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e rinegociuar për bashkëpunim financiar me qeverinë e Republikës së Austrisë.Kjo marrëveshje është si rezultat i takimeve bilaterale të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, ku të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit financiar duke ndryshuar marrëveshjen e deritanishme.Deri më tani nga kjo Marrëveshje kanë përfituar 2 projekte kosovare, projekti për e-edukimin i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe projekti për Kardiologjinë i Ministrisë së Shëndetësisë.Gjatë negociatave për ndryshimin e marrëveshjes është dakorduar që shumës së mbetur të kredisë prej 15 milionë euro t’i  shtohen edhe 15 milionë euro tjera, ku në total janë 30 milionë euro, të cilat do të përdoren për të investuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket projekteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje,  palët janë  dakorduar që së bashku të krijojnë listën e projekteve që janë duke u financuar dhe që pritet të financohen nga kjo marrëveshje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: financiar me Austrinë, kosova, marreveshje, për bashkëpunim

Kosovë- Ramiz Lladrovci zgjedhet kryetar i komunës së Drenasit

December 18, 2016 by dgreca

1-ramiz-lladrovciPRISHTINË, 18 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Ramiz Lladrovci nga PDK-ja u zgjodh kryetar i komunës së Drenasit me 63,81% të votave në balotazhin e zhvilluar sot, sipas rezultateve preliminare të shpallura sonte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Ramiz Lladrovci nga viti 2014 ishte i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë dhe në vazhdim në 2016 Ambasador.

Ai dhe dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma, i cili mori 36,19% të votave, ishin 2 nga 6 kandidatët që morën më së shumti vota para dy javësh, në 4 dhjetor, në raundin e parë, kur asnjëri nuk kaloi 50 përqindëshin për t’u zgjedhur.

Vendvotimet e zgjedhjeve në balotazhin për kryetar komune në Drenas, të hapura sot në orën 07:00, janë mbyllur në mbrëmje në orën 19:00 me pjesëmarrje 45.39%, që shënoi ngritje fluksi krahasuar me raundin e parë kur pjesëmarrja ishte 40.55 %.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas u shpallën pas dorëheqjes së ish-kryetarit, të cilit gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin në rastin “Drenica 2”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë- Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 239
  • 240
  • 241
  • 242
  • 243
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT DHE KRISHTENIZMI NË TROJET E TYRE – HERSHMËRIA APOSTOLIKE, DËSHMITË ARKIVORE DHE TRASHËGIMIA EVROPIANE
  • Vota e Kosovës nuk ishte kundërshti — ishte dinjitet
  • Kosova, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe beteja për sovranitet në rendin ndërkombëtar
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1963) / “NË KOHËN QË JETOJMË, PUNA E FISNIKËRON NJERIUN…” — TAKIMI ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Nëna e Isës dhe naçallniku serb
  • Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne
  • Gezim Muhaj: “Tv Iliria, 13 vite transmetim dhe ruajtje e kulturës shqiptare në Çikago”
  • Rudyard Kipling, ky endacak tragjik dhe ëndërrtar i jetës, ai që predikoi “Në mundsh… të ruash arsyen kur bota humb fillin…”
  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT