• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Shtatore dëshmorit Ndue Përlleshi në sheshin me emrin e tij në Klinë

August 17, 2016 by dgreca

 

2 Ndue Përlleshi-1-Në Akademinë përkujtimore e në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/

PRISHTINË, 17 Gusht 2016-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari/Në Kosovë, në qytetin e Klinës, u bë sot zbulimi i Shtatores së dëshmorit Ndue Përlleshi  në Sheshin me emrin tij, si dhe u mbajt Akademi përkujtimore në Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është mbajtur Akademi përkujtimore në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të shumta të jetës politike, kulturore, shkencore e fetare.  Pjesëmarrës ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar, Marjan Cubi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe vatranë të tjerë.

Në përcjelle të gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, pas Akademisë përkujtimore  në Qendrën  e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ceremonia ka vazhduar në sheshin “Ndue Përlleshi”, ku dhe u zbulua shtatorja e luftëtarit Ndue Përlleshi (1908-1949).

Me këtë rast u tha se, Klina i ka katër sheshe, ka katër personalitete me tre histori. Historia e Nënë Terezës, që njihet si nëna e gjithë botës, histori të përbashkët kanë edhe dy sheshe ai i Mujë Krasniqit e Faruk Elezit që i takojnë luftës së fundit të UÇK-së. Dhe, kjo shtatore këtu e luftëtarit Ndue Përlleshi. Nuk i kemi lënë në harresë në memorien e shqiptareve.

Ishte pikërisht periudha e viteve 1945 të shekullit të kaluar kur Kosova u la jashtë kufijëve të shtetit shqiptar, prandaj sakrifica e Ndue Përlleshit me bashkëluftëtarë ishte për t’ia bashkangjitur këto troje vendit amë.

“Qytetit të Klinës po i shtohet bukuria pas vendosjes së shtatores së një figure, e cila në momentet me të vështira të këtij vendi, kur po tradhtoheshin interesat e kauzës shqiptare, këta u vendosen në ballë të mbrojtës së këtyre interesave. Sakrifica e tyre ishte shembull për të gjithë ne më të rinjtë që ta vazhdojmë përpjekjen deri në çlirimin e vendit. Falë mbështetjes së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe sakrificës së djemëve dhe bijave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë këtë ditë, por gjithmonë si institucione të këtij vendi jemi mirënjohës dhe borxhlinj për të gjithë ata të cilët kanë dhënë me të shtrenjtën e tyre, jetën për ketë ditë”, ka thënë kryetari i Klinës, Bashota.

Po ashtu, kryetari i Klinës, me një fjalë rasti u paraqit edhe në Akademinë e organizuar me ketë rast në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ku poashtu vlerësoi lartë veprën dhe jetën e luftëtarit Ndue Përlleshi.

Me kumtesa u paraqiten prof.dr. Lush Culaj, prof.dr. Asllan Krasniqi dhe prof.dr. Muhamet Shatri.  Familja Përlleshi ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e shtatores së Ndue Përlleshit, vendimin e të cilit e kishte mbështetur unanimisht edhe Kuvendi i Komunës së Klinës. Familja Përlleshi, një falënderim të veçante ka bërë për kryetarin Bashota në ngritjen e shtatores. Skulptori që e ka punuar ketë vepër është Ylber Krasniqi, bashkëluftëtar i komandant Mujë Krasniqit.

Në 13 korrik 2016 njoftohej se filluan punimet e Sheshit “Ndue Përlleshi”. Në vazhdën e shumë projekteve të Komunës së Klinës, filluan edhe punimet e ndërtimit të bazamentit të shtatorës së Ndue Përlleshit. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, gjatë ceremonisë me atë rast tha se, ishte një ditë e veçantë për të gjithë fillimi i punimeve të Sheshit “Ndue Përlleshi”. “Ndue Përlleshi, është person i cili ka dhënë  kontribut shumë të çmueshëm në lëvizjet kaçake të asaj kohe dhe  ky shesh do të mbajë emrin e tij”, ka thënë Bashota dhe ka përshëndetur veçantë familjarët e Ndue Përlleshit, të cilët ishin prezentë në ceremoni.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndue Perlleshi, Shtatore dëshmorit, Vatra

Zv/ Presidenti Biden mbërrin në Prishtinë, pritet nga Thaçi

August 16, 2016 by dgreca

Zv/presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në aeroportin e Prishtinës, ku u prit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Biden do të vijojë takimet zyrtare me Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa ditën e nesërme.

Më parë gjatë ditës Biden vizitoi Serbinë, aty ku foli për marrëdhëniet ndërshtetërore, bisedimet Kosovë-Serbi dhe mbi të gjitha për një përmirësim të të gjithë marrëdhënieve në Ballkan, porosi e cila do të përcillet edhe në Prishtinë.

“E para që kemi diskutuar janë bisedimet dhe rëndësia e ecjes përpara me kujdesin e BE-së që Serbia dhe Kosova të mund të ecin para. Është e vështirë dhe nuk ka asgjë të lehtë lidhur më këtë, ka shumë histori që duhen tejkaluar. Këtë do ta them edhe në Prishtinë, por jam i bindur se ju dhe ekipi juaj mund të bëni të pamundurën”, u shpreh Biden.

Filed Under: Kronike Tagged With: Joe Biden, mberrin ne Prishtine

Kosovë-Nisin punët ndërtimore në urën e Mitrovicës

August 14, 2016 by dgreca

1 inaugurimi

-Bashkimi Evropian: Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë/

-Ministrja Edita Tahiri: Sot kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, kjo është një datë e rëndësishme historike për shtetin e Kosovës/

-Çka raportoja në gushtin 1999, para 17 viteve, nga  Mitrovica për përplasjet mes shqiptarëve e serbëve te ura e Ibrit…

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

MITROVICË, 14 Gusht 2016/ Në Mitrovicë, pas marrëveshjes në dialogun e Brukselit Prishtinë-Beograd, nisën sot punët ndërtimore në urën kryesore të lumit Ibër, e cila do lidhë dy komunat, jugoren me shumicë shqiptare e verioren me shumicë serbe, të qytetit më të madh verior të Kosovës.

“Pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres  (kosovare) për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit (serb), Marko Djuriç, zbatimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë do të filloj sot, e diel, 14 gusht 2016.

Puna ndërtimore në urë do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:00 duke iu qasur vendpunimit përmes rrugës në pjesën jugore”, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Rivitalizimi i urës, investim ky në vlerë mbi 1.2 milionë euro dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.

“Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë”, thekson njoftimi.

Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor, për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015.

“Bashkë me të dy kryetarët e komunave (të jugut e veriut të Mitrovicës), një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit”, bën të ditur BE. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt, përfundon njoftimi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, dje në një deklaratë paralajmëronte për sot se “fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë” dhe se “punimet për këtë qëllim do të realizohen nga një kompani e kontraktuar nga ana Bashkimit Evropian”.

Për detajet e fillimit të punimeve në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ministrja kosovare tha se mediat duhet t’i drejtohen Zyrës së BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.

Pas luftës në Kosovë të përfunduar në qershor 1999, për shumë vite mbi urën kryesore të qytetit të ndarë të Mitrovicës serbët nga veriu ngritën barrikada. Rreth urës ka pasur edhe përplasje mes grupeve të serbëve dhe shqiptarëve.

Që para 17 viteve, në gushtin 1999, raportoja nga vendngjarja për përplasje mes shqiptarëve e serbëve jug-veri te ura e limit Ibër në Mitrovicë dhe se forcat paqeruajtëse të NATO-s ndërhynë dhe hynë në mes… Si dhe a kishte përfunduar lufta në qytetin më të madh verior të Kosovës?

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, rinisi rindertimi, Ura e Mitrovices

“RUGOVA 2016”, TE DIELEN ME 14 GUSHT NË KUÇISHTË TË RUGOVËS

August 12, 2016 by dgreca

Të dielën me 14  Gusht 2016 mbahet manifestimi i përvitshëm i rugovasve. Sipas programit që iu dërgua nga organizatorët redaksisë së Diellit, Lojërat Tradicionale nisin të Dielën me 14 Gusht 2016, në Orën 11.00 Paradite në fshatin Kuçishtë të Rugovës. Ky manifestim kulturoro-Sportiv organizohet nga Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë për Integrime dhe Diasporë dhe B. T. Rugovë. Manifestimi tradicional organizohet nën kujdestarinë e Kryetarit të Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri. Shiheni programin duke clikuar.

1 Rugova1

 

Filed Under: Kronike Tagged With: “Rugova 2016”, TE DIELEN ME 14 GUSHT NË KUÇISHTË, TË RUGOVËS

HYN NE FUQI KUSHTETUTA E RE E SHQIPERISE

August 11, 2016 by dgreca

Qe nga dita e sotme hyn në fuqi Kushtetuta e re e Shqiperisë, e ndryshuar në 46 nene të saj me konsesus të plotë mesnatën e 21 dhe 22 korrikut.

Reforma në drejtësi dikton se institucioni i parë që duhet të ngrihet 5 ditë pas  hyrjes në fuqi të ndryshimeve është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pra brenda datës 16 gusht.

Presidenti gjendet në pamundësi për të ushtruar këtë kompetencë, pasi ligji i vlerësimit të gjytarëve nga ku do të zgjidhen anëtarët e KED, ende nuk është miratuar. Për të zgjidhur ngërçin, kreu i shtetit është takuar me përfaqësues të partive politike dhe konstitucionaliste, por ende pa rezultat.

Veprimi i dytë që Byron nga Kushteteta e re, është emërimi  anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në gjykatë emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë.

Insitucioni i tretë që do të ngrihet është Inpektoriali i Lartë i Drejtësisë, inpesktori i të cilit zgjidhet 6 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Brenda një afati prej 8 muajsh nga 11 gushti duhet të ngrihen edhe dy institucionet e tjera të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Pavarësisht hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi, zbatimi i saj duket se do të marrë kohë. Kjo pasi politika deri më tani është shprehur e gatshme që brenda gushtit të miratojë vetëm 3 nga 7 ligjet e paketës së emergjencës që e bëjnë atë të zbatueshëm, duke nisur me ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligj tashmë është në duart e ekspertëve, dhe duhet të rikthehet sërish në komisionin e posaçëm të reformës, që më tej do t’ia përcjellë kuvendit.

Së paku deri në 16 gusht, kohë kur skadon edhe afati i kreut të shtetit për emërimet në KED, është njoftuar se nuk do të ketë seancë.

Politika duket se do të duhet të ndërthurë ditët e pushimeve me ditët e punës, për të shmangur ngërçet që mund të vijnë për shkak të mosgjetjes së dakordësi për miratimin e paketës ligjore që e bën të veprojë reformën në drejtësi.

Filed Under: Kronike Tagged With: hyn në fuqi, Kushtetuta e re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 258
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT