• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti dekoron Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën

November 7, 2017 by dgreca

Urdhri Hero i Kosovës, për trimëri dhe sakrificë për lirinë/

Urdhri_Hero_i_KosovësPRISHTINË, 7 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese, sot ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, pas vdekjes, Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën.

Ata janë dekoruar me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është punuar në ari.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mal Bashota, Ndue Perlleshi, Sadik Rama, Thaci dekoron nacionalsitet

Rikthimi madhështor i Heroit të Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshi

August 17, 2016 by dgreca

 

1 Nue Perlleshi 1

Shkruan: Nue Oroshi/

Sot Dukagjini dhe mbarë Shqipëria Etnike kishte një festë të madhe. Pas plot gjashtëdhjetë e shtatë vjetësh kryelartë në bronz me plis të bardhë madhështor rikthehej, Ndue Perlleshi i Paskalicës, që siç do të këndonte këngëtari “Shndritke Hana si në pikë të ditës Ndue Perlleshi prej Paskalicës fort po ndjekshin kta klysht e Titës.”Projekti i rikthimit të herojve të vërtet të kombit shqiptar dhe vendosjen në vendin e duhur aty ku ju takon ka dymbëdhjetë vjet që është marrë nga Shoqata e Intelektualëve gjithshqiptarë ” Trojet e Arbrit”.

Në shenjë respekti për këta atdhetarë tani e mbi dhjetë vjet më parë “Trojet e Arbrit ” e patëm mbajtur një sesion të veçantë shkencor ne Klinë, me temën “Nacionalistët Shqiptarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1939-1954″. Në mesin e shumë atdhetarëve aty një vend kryesor iu dha edhe legjendës së Shqiperisë Etnike Ndue Perlleshit. Pra pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh e kthyem Ndue Perlleshin në aspektin historik ku me fakte shkencore elaburuam punen atdhetare të Ndue Perlleshit dhe bashkluftetarve të shumtë të tij.

Dhe u dashtë të pritet gati njembëdhjetë vite ku politika te vendos, qe Ndue Perlleshi të rikthehet edhe në Bronz në vendin e tij të lindjës ku si një vigan i shquar i shqiptarizmës po i bën dritë trojeve arbërore. Tani dalngadalë nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare duhet t’i rikthejmë heronjët e vërtet të kombit shqiptarë dhe ky rikthim me plotë të drejtë do të bllokon iniciativat e komunisteve pansllavistë që projugosllavët dhe ata që luftuan krah për krah me komunistët jugosllav edhe sot të mundohen të na i servojnë si heroj të kombit shqiptar. Gëzimi ishte edhe më i madh kur miku im prof.dr.Muhamet Shatri e mbajti fjalën kryesore në këtë cermoni madhështore.

Është pikërisht profesor Shatri,historiani i cili hapi rrugët shkencore të shumë studiuesve të vjetër dhe të rinj ku me fakte shkencore doli ne drite Historia e Nacionalizmes Shqiptare, ku nga “Trojet e Arbrit”, tani kemi të botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me rreth nënt mijë faqe material shkencor ku me rreth një mijë punime janë paraqitur studiuesit me të mëdhënj shqiptar, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Ketu vlen të veçoj edhe kontributin e madh të dy bashkëvendasve të Ndue Perlleshit, Tom Mrijaj dhe Selman Etemi.

Toma nga Amerika per dymbëdhjetë vjet pa u ndalur asnjëherë ishte në shërbim të vyer që sesionet tona shkencore dhe botimet enciklopedike të shohin driten. Të njëjtën gjë e bani edhe Selman Etemi i cili për dymbëdhjetë vjet radhazi kontriboj pa u ndalurr asnjëherë që “Trojet e Arbrit” të kenë suksesin e duhur.

Edhe familja e gjërë Perlleshi nga të gjitha trojet Etnike Shqiptare dhe Amerika kishte një ditë gëzimi. Kishte ditë gëzimi sepse një legjend e gjallë e kësaj familje sod kthehej në bronz, madhështor dhe i papërkulur koklart, me pushkë në dorë ashtu siqë ishte madhështor kurë e luftonte ideologjin pansllaviste. Edhepse kjo familje tani e 67 vjetë më radhë nuk dinë se ku ësht varrosurë djali i tyre ata sod kanë një lehtsimë shpirteror për faktin se që nga sod Ndue Perlleshi nuk i takon vetëm familjesë porë i takon mbarë kombitë shqiptar.

Vlenë të veqohet fakti se Ndue Perlelshi i kishte te hapura dyert ne qdo familje shqiptare dhe atdhetare, ne te gjitha viset e Shqiperis Etnike. Keto familje edhepse vuajtën të zitë e ullirit dhe mbajtën burgje të gjata sod ndihen te lehtsuara dhe krenare se ishin në shërbim të nacionalizmës shqiptare pa harruarë në asnjë qastë bashkluftetaret e Ndue Perlleshit që dhanë jetën bashkë me Legjenden e kombit shqiptarë, që nuk e diti se çka është perkulja, por si një strateg i madh luftoi dhe veproi në shërbim të nacionalizmës shqiptare, që dielli të lind në përendim, aty ku Shqiperia Etnike është e lidhur shpirtërisht, gjeografikisht dhe historikisht.

Lajmet që me erdhën nga Klina më njoftuan se në Klinë sot ishte Shqiptaria për t’i uruar mirsëardhje heroit të Kombit Shqiptarë, e sot nuk shndriste hana por ka shëndritë dielli sepse Trojeve Arberore iu kthehej pasë plot gjashtëdhjetë e shtatë vjetësh djali i dardanisë dhe heroi i shqiptarisë Ndue Perlleshi.

1 Popull Nua Perlleshi

Filed Under: Histori Tagged With: Heroi i Shqiperise Etnike, Ndue Perlleshi, Nua Oroshi, Rikthimi madheshtor

Kosovë-Shtatore dëshmorit Ndue Përlleshi në sheshin me emrin e tij në Klinë

August 17, 2016 by dgreca

 

2 Ndue Përlleshi-1-Në Akademinë përkujtimore e në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/

PRISHTINË, 17 Gusht 2016-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari/Në Kosovë, në qytetin e Klinës, u bë sot zbulimi i Shtatores së dëshmorit Ndue Përlleshi  në Sheshin me emrin tij, si dhe u mbajt Akademi përkujtimore në Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është mbajtur Akademi përkujtimore në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të shumta të jetës politike, kulturore, shkencore e fetare.  Pjesëmarrës ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar, Marjan Cubi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe vatranë të tjerë.

Në përcjelle të gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, pas Akademisë përkujtimore  në Qendrën  e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ceremonia ka vazhduar në sheshin “Ndue Përlleshi”, ku dhe u zbulua shtatorja e luftëtarit Ndue Përlleshi (1908-1949).

Me këtë rast u tha se, Klina i ka katër sheshe, ka katër personalitete me tre histori. Historia e Nënë Terezës, që njihet si nëna e gjithë botës, histori të përbashkët kanë edhe dy sheshe ai i Mujë Krasniqit e Faruk Elezit që i takojnë luftës së fundit të UÇK-së. Dhe, kjo shtatore këtu e luftëtarit Ndue Përlleshi. Nuk i kemi lënë në harresë në memorien e shqiptareve.

Ishte pikërisht periudha e viteve 1945 të shekullit të kaluar kur Kosova u la jashtë kufijëve të shtetit shqiptar, prandaj sakrifica e Ndue Përlleshit me bashkëluftëtarë ishte për t’ia bashkangjitur këto troje vendit amë.

“Qytetit të Klinës po i shtohet bukuria pas vendosjes së shtatores së një figure, e cila në momentet me të vështira të këtij vendi, kur po tradhtoheshin interesat e kauzës shqiptare, këta u vendosen në ballë të mbrojtës së këtyre interesave. Sakrifica e tyre ishte shembull për të gjithë ne më të rinjtë që ta vazhdojmë përpjekjen deri në çlirimin e vendit. Falë mbështetjes së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe sakrificës së djemëve dhe bijave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë këtë ditë, por gjithmonë si institucione të këtij vendi jemi mirënjohës dhe borxhlinj për të gjithë ata të cilët kanë dhënë me të shtrenjtën e tyre, jetën për ketë ditë”, ka thënë kryetari i Klinës, Bashota.

Po ashtu, kryetari i Klinës, me një fjalë rasti u paraqit edhe në Akademinë e organizuar me ketë rast në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ku poashtu vlerësoi lartë veprën dhe jetën e luftëtarit Ndue Përlleshi.

Me kumtesa u paraqiten prof.dr. Lush Culaj, prof.dr. Asllan Krasniqi dhe prof.dr. Muhamet Shatri.  Familja Përlleshi ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e shtatores së Ndue Përlleshit, vendimin e të cilit e kishte mbështetur unanimisht edhe Kuvendi i Komunës së Klinës. Familja Përlleshi, një falënderim të veçante ka bërë për kryetarin Bashota në ngritjen e shtatores. Skulptori që e ka punuar ketë vepër është Ylber Krasniqi, bashkëluftëtar i komandant Mujë Krasniqit.

Në 13 korrik 2016 njoftohej se filluan punimet e Sheshit “Ndue Përlleshi”. Në vazhdën e shumë projekteve të Komunës së Klinës, filluan edhe punimet e ndërtimit të bazamentit të shtatorës së Ndue Përlleshit. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, gjatë ceremonisë me atë rast tha se, ishte një ditë e veçantë për të gjithë fillimi i punimeve të Sheshit “Ndue Përlleshi”. “Ndue Përlleshi, është person i cili ka dhënë  kontribut shumë të çmueshëm në lëvizjet kaçake të asaj kohe dhe  ky shesh do të mbajë emrin e tij”, ka thënë Bashota dhe ka përshëndetur veçantë familjarët e Ndue Përlleshit, të cilët ishin prezentë në ceremoni.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndue Perlleshi, Shtatore dëshmorit, Vatra

NDUE PËRLLESHI- NJË LUFTËTAR I SHQUAR I SHQIPËRISË ETNIKE

August 16, 2016 by dgreca

2 Ndue Perlleshi

Nga Harry BAJRAKTARI/

Zbulimi i shtatores së Ndue Përlleshit në Klinë më 17 Gusht, si dhe organizimi i një Akademie përkujtimore për këtë luftëtar dhe figurë të shquar kombëtare, ku hapësira e tij e veprimit si kryengritës kundër pushtimit serb në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, shtrihej në Lugun e Drinit dhe në pjesët tjera të Dukagjinit, Llapushës e Drenicës, rikujton një periudhë tejet të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në përpjekje për krijimin e Shqipërisë etnike. Kjo shtatore e ngritur në Sheshin “Ndue Përlleshi” në qendër të Klinës ka një mesazh madhor, se e ardhshmja ka perspektivë vetëm duke respektuar të kaluarën, të gjithë ata që ranë në mënyra dhe vende të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare. Ndue Përlleshi me grupin e tij nga viti 1944 e derisa ra heroikisht në vitin 1949 në Iballe të Shqipërisë, luftoi forcat pushtuese serbe në Kosovë dhe komunizmin, si një të keqe që do të ngulfate perspektivën shqiptare.

Ndue Përlleshi, i lindur në Paskalicë të Lugut të Drinit, do të ndjekë traditën e luftëtarëve të kësaj ane kundër pushtuesve të shumtë në tokat tona. Ai iu kundërvua politikës serbe shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe udhëheqësit të Brigadës së Shtatë, Shaban Haxhisë që dërgonte dhunshëm luftëtarët tanë në Frontin e Sremit dhe në frontet tjera jashtë Kosovës. Më 1945 me guerilën e tij ishte në krah të Shaban Polluzhës dhe rëniën e tij në Terstenik bashkë me Mehmet Gradicën, e përjetoi si një tragjedi të rëndë kombëtare. Nga kjo periudhë, kur Lufta e Drenicës u shua me gjak, në anën e Lugut të Drinit, në Llapushë dhe në hapësirat tjera të Dukagjinit me kryengritësit e tij, vazhdoi rezistencën kundër ushtrisë serbe dhe forcave komuniste. Në këto përpjekje për lirinë e Kosovës, ai bashkëpunoi ngusht me krerët e tjerë të forcave nacionaliste shqiptare, sidomos me shkodranen e famshme Marie Shllakun, Ukë Sadikun, Mehmet Agë Rashkocin, profesor Ymer Berishën, ndërsa gjatë pushtimit italian kishte njohur e bashkëpunuar me Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, Muharrem Bajraktarin, Bajraktarin e Vranocit në Lug të Baranit dhe personalitete te tjera nacionaliste të asaj periudhe. Në këtë kohë Ndue Përlleshi kishte qenë kryetar komune në disa vende të Dugkagjinit dhe në Has.

Pasi një numër i luftëtarëve të tij në vjeshtën e vitit 1945 kishte rënë në luftën e ashpër të Jellovcit, përkatësisht në Çeli, ku ishte plagosur edhe Marie Shllaku, Ndue Perlleshi dhe nacionalistetët tjerë të NDSH-së e kishin të vështirë të rezistonin kundër forcave të shumta të OZN-ës, të cilat ndihmoheshin edhe nga të mobilizuarit e dhunshëm civilë.

Ky luftëtar dhe patriot i shquar i anës së Lugut të Drinit, duke qenë i rrezikuar nga forcat serbe të OZN-ës, kalon në Shqipëri, por atje përballet me forcat e sigurimit të Enver Hoxhës dhe bie heroikisht në Bjeshkët e Iballës.

Shtatorja e këtij luftëtari në sheshin e qytetit të Klinës ka një domethënie dhe një porosi, se duhet të punojmë më shumë që ta forcojmë shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe viset shqipetare ne Ballkan.

Harry Bajraktari

New York, 2016.

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

1 Ceta e Ndue Perlleshit

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: harry bajraktari, luftetar i shquar, Ndue Perlleshi, Shqiperise Etnike

Artikujt e fundit

  • Neuroshkenca e Reziliencës së Stresit te Studentët: Rishikim literature (2020-2023)
  • Pse nuk jep Lajçaku dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit?
  • Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Biden: Themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës janë në aleancën e përhershme me SHBA-të
  • Kryetari Glauk Konjufca: Gjuha e urrejtjes po sfidon secilin shtet të botës
  • KËRKESA E SINQERTË PËR FALJE SI URË DREJT CIVILIZIMIT PERËNDIMOR
  • Censura studimore dhe politika në një kontent historik
  • VATRA priti kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama
  • Presidentja Vjosa Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi
  • SOT NË ORËN 12.30 PM, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT