• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari Veseli promovon shtatoren e Komandant Bardhit në Kaçanik

May 14, 2016 by dgreca

Veseli: Nga sot, kujtimin për Komandant Bardhin do ta kemi të përjetësuar në shtatoren e vendosur në Kaçanikun e kujtesës sonë kombëtare/

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik, mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit Qamil Ilazi – Komandant Bardhi, ndërsa bëri nderime dhe vendosi lule pranë shtatores së dëshmorit Agim Bajrami.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova sot është krenare me luftën e shenjtë të Ushtrisë së saj Çlirimtare dhe me sakrificën e dëshmorëve, para të cilëve sot të gjithë përkulen me nderim.

Veseli tha se tani nevojitet angazhim i të gjithëve, për ta bërë Kosovën një vend më të mirë dhe më të begatë, duke e çuar kështu në vend amanetin e dëshmorëve.

Kreu i Kuvendit falenderoi të gjithë ata që kontribuuan në luftën e UÇK-së, në mënyrë të veçantë drejtuesit të shtetit shqiptar në vitet 1998-1999, të cilët, brenda rrethanave të kohës, bën të pamundshmen për t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës dhe luftës së tij të drejtë.

“Nga sot, kujtimin për Komandant Bardhin, do ta kemi të përjetësuar në shtatoren e vendosur në Kaçanikun e kujtesës sonë kombëtare. Nderim të përhershëm të gjithë atyre që me mundin dhe jetën e tyre ia sollën lirinë kësaj toke të bekuar”, theksoi kryetari Veseli.Pas ceremonisë, kryetari Veseli vendosi lule në Kompleksin memorial të dëshmorëve dhe martirëve në qytetin e Kaçanikut.

Filed Under: Kronike Tagged With: e Komandant Bardhit, Kryetari Veseli, në Kaçanik, promovon shtatoren

Prizren-Përfundon Shkolla Pranverore për Diplomatë të Rinj

May 13, 2016 by dgreca

-Për “soft power”, çështjet e të drejtave të njeriut dhe diplomacinë e shekullit 21 ka shpjeguar profesori nga Universiteti i Iowas, ambasadori Ronald K. McMullan/

 Prizren, 13 maj  2016/ Në Prizren ka përfunduar punimet edicioni i tretë i Shkollës Pranverore për Diplomatë të Rinj, me temë “Sfidat e diplomacisë moderne”, aktivitet ky i organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Friedrich Ebert”. Prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës janë prezantuar nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, i cili ka folur edhe për rezultatet e deritashme si dhe orientimet strategjike për të ardhmen. Për integrimet euro-atlantike dhe dialogun Kosovë-Serbi ka folur ministrja për dialogun Edita Tahiri. Njoftimi dërguar nga MPJ kosovare thekson se, për “soft power”, çështjet e të drejtave të njeriut dhe diplomacinë e shekullit 21 ka shpjeguar profesori nga Universiteti i Iowas, ambasadori Ronald K. McMullan. Për integrimet evropiane ka ligjëruar profesori nga Akademia Evropiane në Berlin, Eckart Stratenschulte, ndërkaq për çështje të sigurisë dhe ekonomisë së rajonit të EJL-së kanë ligjëruar profesorët nga Qendra George C. Marshall, Dr. Mathew Rhodes si dhe Dr. Valbona Zeneli. Për çështjet e energjisë ka ligjëruar eksperti nga Bullgaria, Slavtcho Neykov Ivanov. Ndërkaq për çështje të sigurisë dhe terrorizmit ka shpjeguar profesori nga Universiteti i Heidelbergut, Prof. Dr. Sebastian Harnisch.

 Përvojat personale si diplomatë janë ndarë nga ambasadori gjerman në pension Hans Jochen-Schmidt, ish-ambasadori kosovar, tani gjykatës i Gjykatës Kushtetuese Bekim Sejdiu, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar. Ky i fundit ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – BE, dialogun Kosovë-Serbi si dhe misionin e zbatimit të ligjit EULEX. Veçanti e këtij edicioni është edhe tryeza e rrumbullakët e fokusuar në temën e “Trajnimit diplomatik: prioritetet dhe sfidat” me panelistë drejtorët e akademive diplomatike të rajonit. Përkatësisht, drejtoresha e Institutit Diplomatik të Bullgarisë, Tanya Mihaylova, drejtori i Akademisë Diplomatike të Kroacisë, ambasadori Mladen Andrlic, drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Malit të Zi, Satka Hajdarpasic si dhe drejtori i Akademisë së Diplomacisë së Turqisë,  Mesut Ozcan. Kjo tryezë është moderuar nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Skender Durmishi, i cili ka bërë edhe prezantimin e punës së Akademisë Diplomatike që nga themelimi i saj. Gjatë kohëzgjatjes së seminarit pjesëmarrësit kanë shprehur pikëpamjet e tyre për sfidat e diplomacisë moderne në një diskutim të hapur. Ndërkohë  janë organizuar edhe prezantime për tema të ndryshme si dhe janë zhvilluar aktivitete kulturore në qytetin e Prizrenit, duke përfshirë vizitën në monumentet fetare të tri religjioneve, monumentet e karakterit historik, qytetin e vjetër të Prizrenit, si dhe kalanë. Në këtë edicion, që ka filluar më 9 maj, përveç diplomatëve kosovarë dhe nga rajoni si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, kanë marrë pjesë edhe diplomatë nga Malta, Polonia, Kostarika, dhe Tajlanda./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: për Diplomatë të Rinj, Prizren-Përfundon, Shkolla Pranverore

Kosovë-Izrael, paralajmërohet themelimi i Odës ekonomike

May 12, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 12 Maj/-  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me një grup sipermarrësish izraelitë, me të cilët diskutoi për iniciativën e këtij grupi për themelimin e Odës Ekonomike izraelito-kosovare, qëllimi i të cilës do të jetë promovimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Duke përshëndetur këtë iniciativë, Veseli, foli për potencialin shumë të favorshëm njerëzor, lehtësirat ligjore dhe burimet e shumta natyrore që ka Kosovë, e të cilat me ide të mira ekonomike mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të vendit, hapje të vendeve të reja të punës dhe depërtim më të madh në tregun ndërkombëtar të prodhimeve kosovare.

Ndërsa sipërmarrësit izraelitë theksuan se do të qëndrojnë në Kosovë edhe për të njohur ambientin dhe mundësitë ekonomike të saj, si parapërgatitje për vizitën e një grupi më të madh kompanish izraelite, që do t’i bëjnë Kosovës pas vlerësimit të tyre.

Ata u interesuan në mënyrë të veçantë për industrinë e ndërtimit dhe sektorin e bujqësisë, ndërsa kryetari Veseli theksoi se do të jetë në përkrahje të të gjithë atyre që me idetë e tyre kreative ekonomike nxisin zhvillim ekonomik. /KosovaPress/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove-Izrael, marrdhenie ekonomike, oda

Ilir Meta në Washington DC

May 12, 2016 by dgreca

Washington 12Maj/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Kongresmeni Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare Kongresmeni, Michael McCaul.

Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet dhe prioritetet e sigurisë së SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme.
Duke biseduar mbi krizën e fundit të refugjatëve, kryetari i Kuvendit nënvizoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen më tej, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria po bën përpjekjet e saj, jo vetëm në përballimin e kësaj krize migratore, por edhe në luftën kundër terrorizmit, të cilën e konsideroi një sfidë globale, jo thjesht rajonale.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Pete SessionsMë tej, Meta i njohu Kongresmenët me zhvillimet e fundit në vend dhe e vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.
Nga ana e tyre, Kongresmenët Pete Sessions dhe Michael McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehën interes e mbështetje të veçantë për avancimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.
Në përfundim, Kongresmenët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, si një aleat i SHBA, në përpjekjet e saj për progres dhe vlerësuan rolin e saj të çmuar në këtë partneritet. “Siguria është çështje globale jo rajonale, sikurse e tha me të drejtë Kryetari Meta, dhe ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë”, u shprehën Kongresmenët Sessions dhe McCaul.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Pete Sessions dhe Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Michael McCaulGjithashtu, Kongresmeni Sessions në një prononcim të dhënë pas takimit e falenderoi Ilir Metën për vizitën duke
ripërsëritur mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë.  “Miqtë tuaj në SHBA, jo vetëm që kanë besim te Shqipëria, por edhe te populli shqiptar. Ne mbështesim progresin që po bëni. SHBA-të duan që Shqipëria të ketë sukses dhe është e nevojshme që Shqipëria të jetë e suksesshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lidershipit dhe një ditë më e mirë për Shqipërinë fillon me stabilitetin, paqen dhe duke siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë një shans për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Dhe marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”, tha Kongresmeni Pete Sessions.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilir Meta, ne Kongresin amerikan

Kosova në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Vjenë

May 11, 2016 by dgreca

-Në margjina të kësaj konvente ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka/PRISHTINË, 11 Maj 2016/Republika e Kosovës është fuqimisht e përkushtuar të përballet dhe të luftojë krimin ndërkufitar, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Jug-Lindore, në nivel të ministrave të brendshëm, që po mbahet në Vjenë.Ministri Hyseni me këtë rast i njoftoi të pranishmit se Republika e Kosovës tashmë ka filluar procedurat për aderim në këtë Konventë, me të drejta dhe obligime të plota. Kjo konventë bashkërendon veprimet për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë; luftimin me efikasitet të kërcënimeve ndërkufitare ndaj rendit dhe sigurisë publike, si dhe krimit ndërkombëtar, duke hyrë në partneritet për sigurinë; rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit policor; mbështetjen reciproke në çështjet policore në Evropën Jug-Lindore, etj.Në margjina të kësaj konvente ministri Hyseni ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Volfgang Sobotka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe përkrahjen në institucione ndërkombëtare. Ministri Sobotka i ka ofruar ministrit Hyseni përkrahjen e plotë të vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për liberalizimin e vizave./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova në Konventën e Bashkëpunimit, Policor në Vjenë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 278
  • 279
  • 280
  • 281
  • 282
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT