Prishtinë, 3 mars 2016 -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim ndihmës administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie dhe drejtori i Misionit të USAID-t në Kosovë, James Hope.Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin e arritur në Kosovë, me përkrahje të fuqishme të USAID-it në zhvillimin ekonomik, ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit dhe fusha të tjera.Duke folur për prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa veçoi fokusimin në fuqizimin e sektorit të energjisë, hapjen e vendeve të punës për gratë dhe të rinjtë.Duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe të USAID-t, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e plotë për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe bashkëpunimit.Ndihmës administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e USAID-it për vazhdimin e përkrahjes dhe avancimin e progresit.Ndihmës administratori Melia, po ashtu, tha se USAID-i do të mbetet i fokusuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, duke qenë partneri më i mirë i Kosovës në këto procese.Gjatë takimit, është biseduar edhe për projektet konkrete të mbështetura nga USAID-i, të cilat po japin rezultate konkrete në zhvillimin e Kosovës si dhe përkrahjen e USAID-it për Kosovën në kuadër të MCC-së.
Kosovë-Çmimi “Shaban Jashari” mësueses Kimete Dida
Ekipi i filmit “Shok” pritet nga kryetari i Prishtinës
Prishtinë, 2 mars 2016/ Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim ekipin e filmit “Shok”, të cilin e vlerësoi tejet të rëndësishëm për disa arsye.
-“E para, që nuk kemi shumë storie të luftës që tregojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe ky film e përçon mesazhin e asaj që ka ndodhur në luftë. Ndërsa, e dyta është se kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në një ngjarje aq të rëndësishëm për filmin”, tha Ahmeti.
Ai përgëzoi për punën e bërë dhe uroi sukses në të ardhmen.
Filmi “Shok” ka garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”, ku pjesëmarrja e një projekti nga Kosova ishte një ngjarje historike për kinematografinë kosovare./b.j/
Jonuz Musliu, në Stacionin policor të Bujanocit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu është ftuar të paraqitet në stacionin policor në Bujanoc.
Ftesa, është bërë nga Policia e Serbisë për shkak se, siç ka thënë ajo në ftesë, ai e ka penguar rrugën rajonale, transmeton Koha.net.E vërteta është se Musliu, me një numër protestuesish kanë penguar kalimin e dy maunave të cilët kthenin mbrapa për në Kosovë 103222 tekste shkollore të cilat ishin dhënë donacion nga MASHT-it për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Buajnocit që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar.
Librat janë kthyer në Kosovë me vendim të Minsitrisë serbe të Arsimit, pasi ajo i librat i ka konsideruar nacionalistë.

Visar Ymeri në gjykatë
Policia e Kosovës e ka shoqëruar për në gjykatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në mëngjes policia ka shkuar në banesën ku jeton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe e ka shoqëruar atë në polici”, ka thënë ajo.
Tash për tash, nuk janë bërë të ditura arsyet pse është shoqëruar në polici Ymeri.Një numër deputetësh dhe aktivistë të kësaj partie politike, kohët e fundit janë përballur me ligjin, qoftë për shkak tët sjelljeve të tyre ne Kuvendin e Kosovës dhe përdorimit të gazit lotsjellës, apo për shkak të protestave në rrugë të cilat në disa raste përfunduan edhe në dhunë dhe përplasje me policinë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate me shkrim, ka deklaruar se “urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë, që të pandehurin V.Y me datën 02.03.2016, në ora 09:30, ta dërgojë në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën Themelore”.
DEKLARATA E VETEVENDOSJES
Arrestohet Kryetari Visar Ymeri
Në mëngjesin e ditës së mërkurë, data 2 mars 2016, disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar në banesën e tij kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymerin.
Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar.
Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit.
Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”.
Të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet.
Të gjithë ne jemi të arrestueshëm, ndryshe nga kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe shumëstandartësinë gjyqësore të këtij pushteti me karakteristika totalitare.
2 mars 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!
- « Previous Page
- 1
- …
- 293
- 294
- 295
- 296
- 297
- …
- 600
- Next Page »