• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KA PERFUNDUAR PA ASNJE INCIDENT PROTESTA E PARTISE DEMOKRATIKE

December 17, 2015 by dgreca

Tirane- 17 Dhjetor 2015- Partia Demokratike paraditen e sotme protestoi para sallës së Parlamentit në mënyrë paqësore. Protesta nisi në orën 10:00 dhe ka vazhduar për 3 orë e 40 minuta. Para se të nisin fjalimet e udheheqesve kryesorë të PD-së, protestuesit hodhën vezë, domate, presh, patate dhe tymuese në drejtim të oborrit të parlamentit para të cilit ndodhet një kordon policor.

Drejtuesit e PD-së bëjnë thirrje për mosbindje civile dhe protesta deri në largimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë brenda në Parlament vijon diskutimi nen për nen i pr/buxhetit dhe paketës fiskale 2016. Deputetët e PD-së kërkojnë abrogimin e rendit të ditës.

Në podium kanë folur pjesa më e madhe e deputetëve dhe drejtuesve të selisë blu. Përveç çasteve të para të tubimit, kur u hodhën vezë dhe sende të forta drejt policisë, si dhe një momenti tensioni mes një pjese të turmës dhe gazetarëve të mediave të ndryshme që ndiqnin protestën, nuk ka pasur incidente të tjera.

Të gjithë folësit në podium kërkuan qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Njëkohësisht me protstën në shesh është zhvilluar dhe seanca e parlamentit ku ka pasur replika mes deputetëve të PD dhe Kryeministri Edi Rama për dekorimin e persekutorëve gjatë regjimit komunist.

Fjalimi i fundit në protestën në shesh u mbajt nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai hodhi  akuza ndaj qeverisë Rama-Meta, për krizën ekonomike dhe punësimin.

Sipas kryedemokratit, Rama i ruan vendet e punës për trafikantët, njerëzit e inkriminuar. “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, një javë më parë i dhamë Ramës dhe Metës se të drejtën për të zgjedhur lirisht qeverinë nuk e dorëzojmë”,-tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se opozita do të vazhdojë me protestat paqësore deri në largimin e qeverisë.

“Në këto dy vite, ekonomia tregoi se ranë investimet e kreditimi dhe u rrit varfëria, papunësia dhe lindi mjerimi. Rama është kryeministri më i pasur i popullit më të varfër. Korrupsion, trafik dhe drogë në këtë qeveri e askush nuk përgjigjet para ligjit. Rama e tregon popullin si hajdut, kur vetë ka thyer çdo rekord hajdutërie. Kush e pranon zëheshtur një qeveri që toleron vjedhjen, kush toleron një qeveri me ministër kryetrafikant, nuk është naiv apo i paditur, por është bashkëfajtor”, tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës nënvizoi se është “pro protestave paqësore deri në largimin e qeverisë” para se të falenderonte edhe Policinë e Shtetit.  “E dimë që edhe ju jeni me ne. Jeni me ligjin dhe jo me shtetin e të padrejtës. Jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithëve që të tregojmë qytetari, të tregojmë se jemi ndryshe nga ata, duke mos i prekur asnjë fije floku policisë sonë. Të vendosur që me forcën e mosbindjes të qëndrojmë të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e rrënimit ekonomik dhe korrupsionit”, shtoi kreu i PD-së.

Pas fjalimit të kreut të PD-së, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë paqësore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Partia Demokratike, Protesta paqsore

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së

December 16, 2015 by dgreca

Ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Fatmir Memet Begu. Lajmin e kanë bë të ditur përmes rrejeteve sociale miq dhe ish bashkëluftëtarë të tij.“Me indinjim të madh pranuam lajmin mortar per vdekjen e luftetarit trim e sypatrembur te UÇK-së, atdhetarin dibran e mbarëkombëtar, Fatmir Memet Begu. Dhimbjen e ndajme sebashku me familjen e nderuar, Begu dhe shpirti i tij le të prehet në paqe, atje ku rrjedhin lumenj të mrekullueshem, në Xhehnet ( Parajse ) dhe lavdi veprës së ndritur të tij. Lavdi!”, kanë shkruar miqt e tij në facebook.

Filed Under: Kronike Tagged With: Fatmir Memet Begu, nderroi jete, Ushtari i UCK

Protesta e opozitës para Parlamentit, policia publikon masat dhe rrugët që bllokohen

December 16, 2015 by dgreca

TIRANE, 16 Dhjetor/- Opozita organizon paraditën e  të enjtes para parlamentit protestën e radhës ku deputetët pritet të miratojnë buxhetin e vitit 2016.

Në kuadër të masave të marra, policia bën me dije se do të jetë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe shmangien e incidenteve të mundshme. Ndërkohë, edhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.Sipas policisë, rruga “Xhorxh Bush” e cila është pranë Parlamentit do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. E njëjta situatë edhe për rrugën “Abdi Toptani” dhe sheshin Skënderbej.

Ja ku nuk duhet të parkoni:

Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë: Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha); Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej; Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve) si dhe rrugica prane Infosoft tek ish-PD.

Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, makinat do të spostohen me karrotrec.

Ndërkohë, edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik

Filed Under: Kronike Tagged With: policia publikon masat, PROTESTA E OPOZITES

73 vjet me pare – Vdekja e Faik Konices ne Uashington

December 16, 2015 by dgreca

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar.

Marre nga: Ilir Ikonomi “Faik Konica, Jeta ne Uashington”

Filed Under: Kronike Tagged With: 73 vjet me pare, Vdekja e Faik Konices ne Uashington

Dekriminalizimi i pushteteve dhe administratës publike, çështje madhore

December 15, 2015 by dgreca

TIRANË, 15 Dhjetor, /-Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përshëndet arritjen e marrëveshjes politike pozitë-opozitë për projekt-ligjin e dekriminalizimin që pritet të miratohet me unanimitet në seancën e radhës të Kuvendit.

Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, thuhet se “KSHH shpreson se ky ligj, jo vetëm të miratohet, por dhe të zbatohet me korrektësi, me qëllim që të largohen, sa më parë personat e inkriminuar nga organet publike, të të gjitha niveleve”.

Në vijim thuhet se “pavarësisht marrëveshjes, nuk mund të harrojmë se klasa politike është faktori që e krijoi këtë situatë dhe se shtetasit janë ata që kanë vuajtur rëndë pasojën e krijuar nga penetrimi i personave të inkriminuar në pushtetet shtetërore dhe administratën publike. Korrektësia, serioziteti dhe ndershmëria e trajtimit të kësaj çështjeje, deri në fund, do të kthejë besimin e lëkundur të popullit tek organet e pushtetit shtetëror dhe partitë politike, që janë votuar për t’i krijuar ato”.

Me këtë rast KSHH dëshiron të theksojë se, dekriminalizimi i pushteteve dhe administratës publike, si një çështje madhore, që garanton forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e vendit dhe respektimin më të mirë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, nuk është, e nuk mund të jetë çështje vetëm e klasës politike

Filed Under: Kronike Tagged With: Dekriminalizimi, KSHH, pozite opozite

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 317
  • 318
  • 319
  • 320
  • 321
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT