• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ekspozitë “In memoriam Naum Prifti (1932-2023)”

July 18, 2024 by s p

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli ekspozitën përkujtimore “In memoriam Naum Prifti (1932-2023)”, duke sjellë në vëmendje të publikut, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, krijimtarinë e mjeshtrit të rrëfimit dhe të dialogut Naum Prifti.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës, më 7 mars 1932, ku kreu shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-vjeçare. Në vitin 1953, përfundoi Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punoi një vit si ndihmësmjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vijoi studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Gjatë viteve 1954-1960 shërbeu si redaktor në revistën “Hosteni”. Ndërsa nga 1960-1967 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas punoi si arsimtar nga 1967-1970 në Divjakë të Lushnjës. Në vitet 1970-7192 ishte redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-1976. Në këto vite si shërbeu edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1991, emigroi në Amerikë (Nju-Jork), ku dha ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar atje dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, u zgjodh sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Është nderuar me shumë çmime për veprat letrare si: vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash. Në vitin 2001 u nderua nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendtë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, as Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, Nju-Jork, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri” Klasi II.

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Disa nga tregimet e tij janë bërë edhe filma dhe është vlerësuar me shumë çmime për veprat e tij letrare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSH-së.

#NaumPrifti

#BKSH

#ekspozita

Filed Under: Kronike

Atentat ndaj Donald Trump. Shërbimit Sekret i SHBA-së ish -presidenti është mirë

July 14, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi sipas mediave amerikane/

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbetur i plagosur në Butler, Pensilvani, teksa po mbante fjalën e tij para qytetarëve në kuadër të fushatës së elektorale për zgjedhjet presidenciale.

Ish- presidenti ishte në një gjendje të mirë sipas pamjeve të raportuara nga FOX dhe CNN dhe mediat e huaja, ish-presidenti është plagosur, ku siç shihet, edhe është gjakosur mbi veshin e djathtë.

Të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani po hetohet si një tentativë për vrasje të ish-presidentit dhe kandidatit të supozuar republikan, thonë zyrtarët e zbatimit të ligjit. Dy zyrtarë folën në kushte anonimiteti për të diskutuar hetimin në vazhdim.

Fushata e Donald Trump tha në një deklaratë se ish-presidenti ishte “mirë” pas një të shtëna në mitingun e tij në Butler, Pensilvani.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit e përshkroi incidentin si një përpjekje për të vrarë Trump. Një prokuror lokal tha se personi i dyshuar si i armatosuri i dyshuar dhe të paktën një pjesëmarrës kanë vdekur.

Pas incidentit, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka bërë me dije se ish-presidenti Donald Trump është shëndosh e mirë dhe i sigurt.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, i cili tha se ish-presidenti është mirë.

“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të pasojnë”, tha Cheung në një deklaratë.

Forcat politike dënuan këtë ngjarje dhe dhunën politike .

“Dhuna politike është e frikshme. E di”, tha ish-deputetja Gabby Giffords, e cila u qëllua në kokë në vitin 2011 ndërsa ishte në një takim me votuesit e saj.

“Unë mbaj në zemrën time ish-presidentin Trump dhe të gjithë ata që janë prekur nga akti i sotëm i pambrojtur i dhunës. Dhuna politike është jo-amerikane dhe nuk është kurrë e pranueshme – kurrë.” Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson shkroi në mediat sociale: “Ky akt i tmerrshëm i dhunës politike në një tubim paqësor të fushatës nuk ka vend në këtë vend dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë”.

Senatori Bernie Sanders i Vermontit tha në X, zyrtarisht në Twitter, se dhuna politike është “absolutisht e papranueshme” dhe “i uroj Donald Trump dhe kujtdo tjetër që mund të jetë lënduar, një shërim të shpejtë”.

Guvernatori Josh Shapiro tha se ai ishte informuar për situatën dhe e dënoi incidentin, duke thënë se “dhuna e shënjestruar ndaj çdo partie politike apo lideri politik është absolutisht e papranueshme”.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Joe Biden ka marrë një “informacion fillestar” mbi incidentin në tubimin e Trump

Ky atentat mund të shihet dhe si moment reflektimi për forcat politike për të ulur retorikën e tyre të ndezur pasi persona me sindromën anti- Trump mund të bëhen subjekte të ngjarjeve të tilla sidomos kur shihet se ai po fiton sipas sondazheve dhe kur partia Demokratike është përfshirë në “një luftë civile” për ta larguar presidentin Biden nga kandidatura. Kjo nuk demokracia që shqiptarët kanë vlerësuar gjithnjë tek Amerika. Shqiptarët i urojnë ish presidentit Trump shërim të shpejtë e ta shohim sa më shpejt në konventën e PR në Milwakee.

Filed Under: Kronike

SHKOI NË AMSHIM PROF. DR. NUHI VINCA (1933-2024)

July 13, 2024 by s p

Më 9 korrik 2024 ndërroi jetë profesori, poeti, studiuesi Nuhi Vinca, në moshën 91 vjeçare. Struga humbi birin e saj shqiptaria humbi albanologun e shquar studiuesin e thukët Nuhi Vinca.

U prehsh në paqe i nderuar prof. Nuhi!

POET I NISJETËS, MESJETËS DHE VAZHDIMËSISË

Shkruar në vitin 2006

Bexhet Asani

Të nderuar zonja e zotërinj, pjesmarrës në përurimin e librit të dr. Nuhi Vincës, mirë se keni ardhur. “Trilogji lirike” është përmbledhja poetike e dymbëdhjetë e dr.Nuhi Vincës e botuar para tri vjetësh nga pallati i kulturës “Vëllezërit Miladonovci” të Strugës. Ky vëllim poetik është libri i parë shqip që ka botuar ky pallat dhe ndër librat e fundit në mos i fundit që përurohet sot. Para tre vjetësh u botua, para tre vjetësh u lind fëmija dhe nuk iu bë tretnata, nuk iu vu emri, nuk u pagëzua dhe ja tani pas tre vjetësh po ia vëmë emrin, emri I librit është “Trilogji lirike” i profesor Nuhi Vincës libër më i mirë, më i arrirë artistikisht e më cilsori nga veprat e shumta të tij.

“Trilogji lirike” Vepra është e ndarë në tre kapituj edhe atë në Nis-jeta, Mes-jeta dhe kapitulli i tretë Dnuf Atej (shkruar mbrapsht: Fund Jeta ) apo Vazhdimësi siç dua ta kuptoj unë, sepse autori edhe pse në këtë moshë ai shkruan dhe është mjaft aktiv në jetën kulturore. Të gjithëve ne që jemi këtu na pëlqen më së shumti pjesa e dytë e kapitullit të tretë pra Vazhdimësi sepse poetin e kemi këtu në mesin tonë të kthjelltë, ai krijon edhe sot do të krijojë edhe shumë mote edhe pse është në rininë e vonshme së shpejti ai do të ketë dy festa jubilore, 50 vjetorin e krijimtarisë dhe 75 vjetorin e lindjes.

Disa ditë më parë Struga kishte festë, u bë inaugurimi i busteve të dy kolosëve të Rilindjes sonë kombëtare: busti i Dervish Himës dhe busti i dr.Ibrahim Temos në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Drin. Mbase është rastësi pse këto buste u ngritën në rrjedhën e djathtë të Drinit të Zi, por nuk është rastësi ana tjetër, ajo e veprës së tyre atdhetare e revolucionare. Këto dy figura ishin krahu i djathtë i lëvizjes për çlirim dhe emancipim kombëtar. Dy buste, u ngritën në Stugë, dhe kjo është dëshira gjysmake e testamentit të dr.Ibrahim Temos. Dëshira e tij ishte që eshtrat e tij të preheshin në Strugën e tij të bukur e të dashur, në atdheun e tij të përvuajtur që kishte bërë aq shumë për të.

Dy buste u ngritën në rrjedhën e djathtë të Drinit të Zi, po dy buste ngriti apo thënë ndryshe dy poezi thuri poeti Nuhi Vinca në “Trilogjin lirike” për këta kolosë të Rilindjes sonë dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Himës. Kur këta heronj ishin në krye të çetës së studentëve të parët tanë kullosnin bagëtinë e lëvronin tokën me qe.

Le të lexojmë një çast “skulpturën poetike”, “Odë për Dervish Himën” që na ka dhuruar poeti Nuhi Vinca:

Im atë atëherë lëvronte me parmendë,

Ajsin e stapin e nxiste me shqipen blegtorale.

Kur ti marshoje në krye me Çetën e studentëve,

Me “Për mëmëdhenë” në atë këngë korale.

– Dhe lisat, gërxhet, krojet, zogjtë e malit,

Dukej sikur i mësonin bujkut rrugën e idealit.

“Dallgë jugu” është një vëllim poetik botuar më 1967 gati pa pak 40 vjet më parë. Nuk e përmenda ashtu kot fare, rastësisht këtë libër sepse “Poet i dallgëve” është poeti Nuhi Vinca. Nëpër revista e gazeta tona të përditshme kemi hasur krijuesin Nadir Vatra. Nadir Vatra është pseudonim i profesor Nuhi Vincës. Qoftë poezia e kohëve të shkuara domethënë e viteve të rinisë qoftë poezia që krijon edhe sot poeti Nuhi Vinca vërshon e freskon si dallgët e liqenit që aq bukur i këndoi ai.

Dhe në fund s’më mbeti gjë tjetër pos t’ i urojë jetë të gjatë dhe të na japë edhe vepra të tjera, pedagogu poeti, studiuesi dhe përkthyesi Nuhi Vinca

Filed Under: Kronike

Presidentja Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

July 12, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.

Filed Under: Kronike

Më 9 korrik të vitit 1900 u nga nga jeta në Athinë, Jani Vreto, rilindës i shquar shqiptar

July 9, 2024 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

U lind në vitin 1822. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë. Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885.

Foto: wikipedia.org

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT