• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jahjaga në SHBA, hap konferencën “Mundësitë Globale”

November 12, 2015 by dgreca

Chicago, 12 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga hapi sot konferencën për bashkëpunim ekonomik në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konferenca prezanton mundësitë dhe kushtet e investimit në Kosovë.
Njëherit konferenca “Mundësitë Globale” do të diskutojë sinergjitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës, shtetit të Ilinoit dhe Izraelit.
“Është vizion i yni që ta forcojmë bashkëpunimin me botën, posaçërisht me miqtë tanë si SHBA-të dhe Izraeli, në mënyrë që ti zhvillojmë ekonomitë tona dhe t’i lirojmë kapacitetet tona të mëdha për zhvillim dhe inovim”, tha Jahjaga.
Ajo tha se,burimi ynë kryesor është popullata e jonë e re, mirë e arsimuar e cila flet shumë gjuhë, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, kudo që jeton diaspora jonë.
“Prandaj, kam kënaqësinë që shoh këtu në audiencë një numër të madh të pjesëtarëve të diasporës sonë, të cilët janë edukuar këtu në SHBA, kanë marrë përvoja në mbarë botën dhe janë të gatshëm ta mbështesin atdheun e tyre Kosovën, me ide, kapital dhe dije”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Presidentja në këtë konferencë shoqërohet edhe nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. /b.j/
FJALA E PLOTË E PRESIDENTES JAHJAGA:
I nderuari Z. President i Odës Ekonomike Amerikano-Izraelite,
Të nderuar përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Intelektualëve, Ndërmarrësve dhe Aktivistëve,
Zonja dhe Zotërinj,
Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të jem këtu me ju këtë mëngjes dhe të marrë pjesë në këtë konferencë mbi mundësitë globale të bashkëpunimit, me fokus të posaçëm në mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit në mes të Republikës së Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata të cilët nëpërmes punës së tyre në organizimin e këtij evenimenti dhe nëpërmes takimeve të cilat do t’i kem gjatë ditës, kanë ngritur nivelin e marrëdhënieve në mes të vendeve dhe kombeve tona.
Me Izraelin dhe popullin hebraik, ne kemi një lidhje të fortë e cila na bashkon.
Kjo lidhje gjendet në paralelet e vuajtjes së pamasë dhe në historitë e dhimbshme të popujve tanë, gjatë ballafaqimit me persekutim, luftëra dhe shfarosje.
Gjendet në historinë e jashtëzakonshme të shpëtimit të mijëra hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Kjo gjendet edhe në mbështetjen të cilën populli i Kosovës e ka gjetur tek aktivistët hebraikë të cilët avokuan për përfundim të represionit dhe si refugjatë, të cilëve u është ofruar strehë në Izrael gjatë momenteve më të rënda të historisë sonë. Burri im dhe familja e tij ishin në mes të atyre njerëzve.
Në kontekste dhe kondita të ndryshme, dhe në periudha të ndryshme të historisë së njerëzimit, ne kemi storie të fuqishme rreth asaj se si shoqëritë tona u bënë bashkë për të ndërtuar shtetet tona. Janë storie të mbijetesës dhe zhdërvjelltësisë. Ne jemi të vendosur në ndërtimin e demokracive tona dhe për t’u bërë anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar i cili aspiron për prosperitet.
Kjo fije e përbashkët e progresit, e lëvizjes përpara, duhet po ashtu të bëhet edhe themel i miqësisë dhe bashkëpunimit tonë të dyanshëm.
Dhe është mjaft e qëlluar që shpresën tonë për një fillim të ri ta bëjmë në Shtetet e Bashkuara, këtë vend të cilit i kemi aq shumë borxh për shpëtimin e Kosovës dhe popullit të saj, për besimin në dëshirën e tyre për ndërtimin e një shteti demokratik dhe në paqe, aty ku një kohë represioni dhe diskriminimi ishin ligj. Në një mundësi për të shkruar vetë historinë e tyre. Të jenë zotërues të fateve të tyre.
Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë kryesor. Ata kanë ecur krah për krah me ne për të na ndihmuar që të ndërtojmë një shoqëri në frymën e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Kosova sot frymon ndryshe nga si frymonte para një dekade. Ne kemi përfunduar fazën emergjente të rindërtimit dhe rikonstruktimit të vendit i cili para vetëm 16 vitesh ishte plotësisht i anashkaluar ose i shkatërruar.
Sot, sfidat tona janë të ngjashme me ato të vendeve në zhvillim. Ajo që ndodhi në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë është ndryshimi i madh tranzicional i sistemit tonë ekonomik, nga një treg i centralizuar në një ekonomi të udhëhequr nga tregu e cila i thekson liritë individuale.
Qytetarëve tanë për herë të parë iu dha mundësia të vendosin vetë se si të prodhojnë, si të shesin dhe si të përdorin burimet vetjake, duke respektuar të drejtën e tjerëve që të veprojnë njëlloj. Liria ekonomike të cilën qytetarët e Kosovës e gëzojnë sot, ka ngritur të ardhurat, ka ulur nivelin e varfërisë, ka rritur punësimin dhe standardin e jetesës, më shumë se ndonjëherë përpara në Kosovë.
Në mbesim të vendosur që të kultivojmë vlerat e lirisë dhe demokracisë dhe të lejojmë sektorin privat të zhvillohet, gjë të cilën e konsiderojmë si shtyllë mbajtëse të ekonomisë sonë.
Ne jemi të vetëdijshëm se sektori privat është produkt i ambientit në të cilin vepron. Për këtë arsye, ne jemi fokusuar në përmirësimin e ambientit ndërmarrës dhe sundimit të ligjit si parakushte kryesore të zhvillimit tonë.
Ne dëshirojmë të sigurohemi se të gjitha prekonditat relevante për një zhvillim të qëndrueshëm janë përmbushur, duke përfshirë edhe mbrojtjen ligjore dhe institucionale të sistemit ekonomik, forcimin e konkurrencës së papenguar, përgjegjësinë fiskale, si dhe krijimin e infrastrukturës aq të nevojshme, duke përfshirë edhe rindërtimin e rrugëve si mënyrë për t’u ndërlidhur me tregjet e reja dhe forcimin e sigurisë energjetike.
Përgjatë këtyre viteve, Kosova ka hartuar ligje të cilat janë në përputhje me standardet më të mira të BE-së dhe të cilat lehtësojnë zhvillim ekonomik në kushtet e ekonomisë së tregut. Legjislacioni ynë siguron trajtim kombëtar dhe mbrojtje ligjore të investitorëve të huaj, ndalon diskriminimin e tyre dhe i mbron nga shpronësimi. Ne kemi adoptuar euron si valutë lokale dhe rrjedhimisht vendi ynë nuk përballet me ndonjë rrezik nga menaxhimi i valutës apo i kursit të këmbimit. Në vijë të njëjtë, euro ka forcuar stabilitetin tonë makroekonomik, dhe inflacioni vazhdon të përcjellë nivelin e Eurozonës.
Ne kemi krijuar një sistem shumë të thjeshtë tatimor, i cili vendosë një rëndesë shumë të ulët tatimore mbi biznese.
Qeveria në mënyrë të vazhdueshme shqyrton politikat fiskale dhe planifikon që ofron nxitjen financiare dhe jofinanciare drejt rritjes së investimeve të huaja direkte.
Tregu ynë i punës është shumë kompetitiv, ligji i punës është miqësor ndaj bizneseve dhe kostoja operacionale është më e ulëta në regjion.
Pa marrë parasysh sa inkurajuese janë këto zhvillime të ekonomisë sonë, ne nuk mund të mbetemi të kënaqur sepse akoma ka sfida të mëdha me të cilat duhet ballafaquar. Papunësia dhe varfëria janë të parat. Rritja afatgjate dhe e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik do të jenë të mundshme vetëm nëse përdoren potencialet e mëdha të vendit tonë. Qëllimi ynë është të zhvillojmë një ekonomi garuese e cila i shërben të gjithë qytetarëve duke kombinuar potencialet e burimeve njerëzore, burimet natyrore dhe ato të sektorit privat.
Një zhvillim i tillë nuk mund të ndodhë si i izoluar nga regjioni, bota dhe zinxhirët e vlerave ndërkombëtare.
Ekonomia jonë nuk mund të bëhet më garuese nëse vazhdon të ballafaqohet me kufizime strukturore siç janë si tregu i vogël lokal, kapaciteti i ulët eksportues, mundësi të limituara për inovacion dhe mungesë të kapitalit.
Ne duhet të tërheqim më shumë investime të huaja direkte të cilat do ta sjellin kapitalin e nevojshëm dhe dijen, dhe do ta bëjnë ndërlidhjen e tregjeve për sektorin tonë privat.
Është vizion i yni që ta forcojmë bashkëpunimin me botën, posaçërisht me miqtë tanë si SHBA-të dhe Izraeli, në mënyrë që ti zhvillojmë ekonomitë tona dhe t’i lirojmë kapacitetet tona të mëdha për zhvillim dhe inovim.
Për këtë qëllim, kam sjellë me vete një numër të ndërmarrësve dhe ndërmarrëseve nga sektori i teknologjisë informative dhe komunikimit të Kosovës, sepse dëshirojmë të dedikojmë një pjesë të madhe të angazhimeve tona në themelimin e një bashkëpunimi primar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ne të gjithë ballafaqohemi me sfida të njëjta globale, të cilat rrjedhin nga ndryshimet shumë të shpejta të teknologjisë.
Ne jemi duke jetuar në kohë digjitale, ku nanoteknologjia, inteligjenca artificiale dhe robotika janë ngjarje ditore. Shkencëtarët flasin për Revolucionin e Tretë Teknologjik. Dhe Kosova dëshiron të jetë pjesë e këtij revolucioni. Në fakt, Kosova i ka të gjitha parakushtet që të jetë pjesë e saj.
Burimi ynë kryesor është popullata e jonë e re, mirë e arsimuar e cila flet shumë gjuhë, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, kudo që jeton diaspora jonë. Prandaj, kam kënaqësinë që shoh këtu në audiencë një numër të madh të pjesëtarëve të diasporës sonë, të cilët janë edukuar këtu në SHBA, kanë marrë përvoja në mbarë botën dhe janë të gatshëm ta mbështesin atdheun e tyre Kosovën, me ide, kapital dhe dije.
Nga ana jonë, institucionet dhe qeveritë e tri vendeve tona duhet të vazhdojnë të dialogojnë rreth gjetjes së zgjidhjeve për nevojat e bizneseve dhe shtrimit të rrugës për një bashkëpunim të suksesshëm. Atëherë kur kushtet janë krijuar, u mbetet iniciativave private që të marrin udhëheqjen dhe të kryejnë punët e tyre.
Me këtë në mendje, zonja dhe zotërinj, ju uroj një diskutim inspirues dhe frutdhënës. Shpresoj të zhvilloni ide për bashkëpunim të cilat mbështesin dhe pasurojnë vendet tona dhe angazhimet tona zhvillimore.

Filed Under: Kronike Tagged With: "Mundësitë Globale", hap konferencën, Jahjaga në SHBA

Kosovë-Dogana tejkalon rekord

November 12, 2015 by dgreca

PRISHTINË 12 Nëntor 2015/ Dogana e Kosovës deklaroi sot se ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror.
“Sot, dogana ka tejkaluar shifrën rekord mbi 800 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje e madhe. Kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale, gjithashtu e aftë për t’u përballuar me të gjitha sfidat”, thekson deklarata.
Shtohet se, kjo e arritur përkon edhe me raportin e Komisionit Evropian të publikuar para dy ditëve ku theksohet: “Reformat e suksesshme në Administratën Doganore kanë ndikuar në vlerësimin më të mirë mallrave dhe luftimin e kontrabandës e që si rezultat sollën 7,4 % më shumë të hyra krahasuar me shtatë muajt e parë të viti 2014”.
“Gjatë vitit 2014 dogana deri në 11 nëntor kishte arritur të grumbullonte 739.8 milionë euro derisa në këtë viti dogana ka arritur të mbledhë 801.9 milionë euro. Kjo paraqet një rritje prej 8.4%, apo shprehur në vlera monetare 62.1 milionë euro më shumë”, thekson deklarata e dërguar./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë-Dogana, tejkalon rekord

Protestë e Studentëve në Tiranë

November 11, 2015 by dgreca

Sali Berisha: Të mbështesim studentët në protestën e tyre/
Foto: Pamje nga protesta e sotme. Fotografi e korrespondentit te Diellit Shefqet Kercelli/
Studentë të Lëvizjes për Universitetin, protestuan sot, e Merkure 11 nentor, kundër ligjit të ri të arsimit të lartë, kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje nga Durrësi, ku po merrte pjesë në një takim, për prezantimin e arritjeve të qeverisë. Ai tha se reforma e re në arsimin e lartë është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë më të lartë, ndërsa vuri theksin te mbyllja e disa universiteteve private.“Nuk kemi arritur të kemi universitete më të mira, po ta kishim arritur për dy vjet duhet të merrnin me siguri drejtimin e botës, por kemi arritur të pastrojmë një tumor të madh, tumorin e universiteteve private që ishin fabrika diplomash, gjithashtu edhe një sistem të tërë të cilit do ja shihni hajrin që të gjithë, edhe ata që që sot janë të bindur se është e duhura. Është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë të re”,¬ tha Rama.
Sali Berisha: Të mbështesim studentët në protestën e tyre/
Ish kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar Partisë së tij të japë përkrahje për protestat e studentëve. Ai shkruan ne Facebook:Sot studentet dhe pedagoget e universiteteve publike te vendit, ne revolten e tyre ne mbrojtje te te drejtes kushtetuese te shkollimit ne arsimin e larte te te rinjve shqiptare, mbushen per ore te tera sheshin para kryeministrise, ne nje revolte qe zgjati ore te tera. Oratore te shumte moren fjalen, ata etiketuan Ramen, i cili i tmerruar ja kishte mbathur para se revolta te arrinte tek dritaret e tij.
Te revoltuarit denoncuan dhunen, keqtrajtimin e Edi Rames, qe ushtroi me badiguardet dhe fallangat e krimit me uniforme ndaj studenteve qe e goditen ate me veze si person i shpallur nongrata nga studentet e universiteteve publike.
Motoja e levizjese e revoltes universitare eshte moto kushtetuese: “arsim publik falas”, kerkese percaktuese per shkollimin dhe te ardhmen e femijeve te Shqiperise.
Revolta e studenteve eshte revolte kunder mbylljes se dyerve te universiteteve me ligjin e arsimit te larte nga Edi Rama, i hartuar nga lobe te universiteteve private pas korruptimit koke e xhep te Edi Rames.
Fitorja e levizjes studentore eshet e nje rendesie vendimtare per triumfin e revolucionit demokratik qe po zien ne zemren e mbare qytetareve shqiptar. Ndaj ju bej thirrje dhe nje here, nxenesve, gjimnazisteve, studenteve, te rinjve, te rejave, prinderve te tyre, mesuesve, pedagogve, mbare qytetareve te mbeshtesim me te gjitha mundestite tona revolten studentore. Studentet do te fitojne!

Filed Under: Kronike Tagged With: e Studentëve, ne Tirane, proteste

Lunaçek: Qytetarët e Kosovës-të Evropës

November 11, 2015 by dgreca

-Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek thekson rëndësinë e dialogut ndërmjet qeverisë dhe opozitës/
PRISHTINË, 11 Nëntor 2015/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, dialogun dhe sfidat e Kuvendit në procesin e euro-integrimeve.
Veseli e njohu Lunaçek me axhendën legjislative, vështirësitë aktuale, nënshkrimin e MSA-së, përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, rëndësinë e procesit të dialogut, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Jemi në fazën kur dialogu dhe mirëkuptimi pozitë-opozitë është çelësi i vetëm i ecjes përpara me axhendën tonë në procesin e euro-integrimeve. Kemi ofruar vazhdimisht mundësi që të diskutojmë pa kufizime për çështjet e ngritura nga opozita, sepse jemi në situatë kur imazhi i vendit është luhatur para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm”, theksoi kryetari Veseli.
Lunaçek vuri në dukje rëndësinë e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, respektimin e instancave përgjegjëse lidhur me marrëveshjet, debatin me argumente brenda Kuvendit, por edhe njohjen e opinionit me punën institucionale. Ajo ritheksoi mbështetjen e plotë të saj në këto procese, duke vënë në dukje se qytetarët e Kosovës janë qytetarë të Evropës dhe BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për ta.
Lunaçek theksoi rëndësinë e dialogut ndërmjet qeverisë dhe opozitës, duke e vlerësuar të domosdoshëm edhe dialogun politik ndërmjet partive politike për normalizimin e jetës institucionale./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e Kosovës-të Evropës, Lunaçek: Qytetarët

Bashkëpunim polici-komunitet në Lezhë

November 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Në kuadrin e mardhënjeve dhe bashkpunimit polici – komunitet, drejtues nga drejtoria e policisë në Qarkun e Lezhës kanë organizuar takim në ambjentet e shkollës 9 vjeçare të Laçit. Tematika ” aksidentet rrugore nga përdorimi i pijeve alkoolike”. Ndër akset rrugore më problematike është superstrada Fushë Krujë- Milot, ku regjistrohen një sërë aksidentesh të rënda dhe rastet nuk mungojnë nga përdorimi i pijeve alkoolike nga drejtuesit. Nëdonëse kohët e fundit masat administrative janë vendosur më të rrepta për ato drejtues që janë në efektin e alkoolit, sërish gjendja mbetet problematike.
Drejuesit e policisë kanë referuar për rreziqet që sjellin drejtuesit në rastet kur nuk zbatojnë rregullat e qarkullit duke u bërë dhe shkak për aksidentet e rënda. Oficerë e policisë kanë kërkuar mbështetje nga komuniteti i nxënësve duke ndikuar tek të afërmit e tyre për parandalimin e të tilla fenomeneve. Gjithashtu janë trajtuar dhe rastet e dhunës në familje, sidomos tek femrat raste ë vijnë në rritje. Kjo kurbë e rritjes së dhunës tregon për papërgjegjësinë e kryefamiljarëve, duke shënuar rastet e përdorimit të pijeve alkoolike.
Nga komuniteti i Laçit gjatë takimit është kërkuar më shumë impenjim në forcën e ligjit tek fenomenet që sjellin aksidentet rrugore nga përdoruesit e alkoolit. Sakaq pushteti vendor ë bashkpunojë dhe më shumë në përmirsimin e kushteve në rrugët kryesore, si dha ato të qyteteve. Në qytetin e Laçit prej kohësh mungon sinjalistika rrugore si vizat e bardha, konkretisht pranë shkollave për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve si dhe ndërgjegjësimi i drejtuesive tek rrugët e qytetit hera-herës problematike tek nxënëit e shkollave.
Efektivat e policisë kanë dhënë orientimet përkatëse në rastet e denoncimeve për shkelësit e rregullave të qarkullimit, nga numrat telefonik që janë në dispozicion të qytetarëve.
Të tilla takime do shoqërohen dhe në qytete të tjera në qarkun e Lezhës në përmisimin e punës së policisë në shërbim të komunitetit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, Komuniteti, policia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 328
  • 329
  • 330
  • 331
  • 332
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT