Deputeti Tom Doshi eshte hedhur ne sulm: ai ka paditur në Gjykatën e Lartë kolegun e tij të LSI, Spartak Braho.
Nga shorti i hedhur po sot, gjyqtarët që do ta shqyrtojnë çështjen do të jenë: Mirela Fana, Arjana Fullani, Artan Zeneli (realator i çështjes), Andi Çeliku dhe Mehdi Bici.
Doshi e akuzon Brahon se ka shpifur për raportin mjekësor, kur e ka paraqitur këtë raport në Këshillin e Mandateve dhe të Imunitetit.
Kërkesa është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi dhe ka të bëjë me deklaratën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili deklaroi se raporti mjekësor i paraqitur në Këshillin e Mandateve ishte i falsifikuar.
Doshi ishte thirrur në seancën e parë të Këshillit të Mandateve për të qenë i pranishëm në diskutimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkonte autorizim për arrestimin e tij, por nuk u paraqit.
Doshi tha se kishte probleme me tensionin.
Pasditen e 25 marsit, Spartak Braho deklaroi se Tom Doshi ka paraqitur një raport mjekësor të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist Tom Doshi.
Sipas Brahos, mjeku Eduart Shota, i cili i kishte lëshuar raportin, është i martuar me Aurela Shota punonjese në njërën nga kompanitë e Doshit.
Një aktivitet i paharruar me marinarët e DDG-98
Anija “USS Forrest Sherman” vizitoi qytetin e Vlorës javën e kaluar.Por, mbresat dhe kujtimet e bukura të kësaj vizite janë të paharruara për qytetarët e saj. Për katër ditë rresht marinarët e DDG-98 zhvilluan aktivitete stërvitore me marinarët e Flotiljes Detare Pashaliman dhe institucioneve të tjera detare në Vlorë. Ndërkohë marinarët e “USS Forrest Sherman” zhvilluan vizita në qytetin e Vlorës dhe ato të Beratit, Apollonisë, Butrintit të vjetër, etj. Midis të tjerave marinarët e anijes vizituan Këndin Amerikan në Vlorë duke organizuar atë në formën e një pikniku dhe bashkëbisedimi me një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Internacional”, Vlorë. Stafi i Këndit Amerikan dhe nxënësit mirëpritën 37 marinarë femra dhe meshkuj nga ekuipazhi i anijes “USS Forrest Sherman”. Gjatë aktivitetit marinarët i shpjeguan nxënësve të kësaj shkolle karrierën si marinarë dhe mundësitë që ju krijon për të ardhmen shërbimi në Marinën e Shteteve të Bashkuara, si dhe i pyetën ata për qytetin e Vlorës dhe gjërat që u pëlqenin më shumë. Nga ana tjetër nxënësit e shkollës “Internacional” ishin shumë kuriozë për jetën e marinarëve në det, dhe cdo të thotë të lundrosh në vende të shumta dhe të përjetosh kultura të ndryshme. Më pas marinarët përgatitën barbekjutë dhe shërbyen hamburgera dhe ushqim amerikan. Atmosfera ishte e gëzueshme dhe festive, sidomos kur marinarët u mësuan nxënësve si të kërcenin nën ritmin e këngëve amerikane, ndërsa nxënësit u mësuan miqve të DDG-98, se si të kërcenin këngët popullore shqiptare. Gjithashtu marinarët dhe nxënësit e shkollës bënë shumë foto në grup dhe autoportrete për të kujtuar gjithnjë këtë ditë të veçantë që kaluan sëbashku.
The USS Forrest Sherman ship visited the city of Vlora last week. The navy is part of the U.S. Sixth Fleet, which enjoys a very active cooperative relationship with Albanian Navy. The sailors of the ship visited the American Corner in Vlora for a barbeque party and a discussion with a group of “International” High School students. The American Corner Vlora staff and the students welcomed 37 women and men sailors from the USS Forrest Sherman ship. The sailors talked with the students about their career in the United States Navy and also asked them about the city of Vlora and their interests. The students were very curious about the sailor’s life in the sea and how it is like to sail to various countries and experience different cultures.
The sailors fired up the barbeques and American burgers and chips were served. The atmosphere was joyous and festive, especially when the sailors taught the students how to dance to American tunes, while the students taught the sailors how to dance to the Albanian traditional folk music. A lot of group photos and selfies were taken to always remember this special day for both the students and the marines.
Lajm i Ambasadës së SHBA në Tiranë, 7 prill 2015
KRONIKË-New York,Shembet muri në stacionin e trenave, 4 të plagosur
MANHATTAN NYC – Nga shembja e pjesëshme e një faqe muri në stacionin qendror të trenave në Manhattan – New York, katër persona janë lënduar , tha një zëdhënës FDNY.
Njerëzit ishin brenda dhe po lëviznin duke dalë dhe hyrë në satcionin e trenit në Madison Ave. porta pranë East 43 Street në Grand Central Terminal, rreth orës 10:09, të paradites së sotme tha zëdhënësi FDNY.
Duke shtuar se të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin Bellevue me lëndime që nuk janë konsideruar rrezik për jetën, thanë zyrtarët e FDNY.
Simbas tyre edhe Departamenti për Mbrojtjen e Ndërtesave ishte njoftuar për rrezikun e shembjes, në faqen e saj të internetit.
Policia thotë se janë duke hetuar ngjarjen mbasi sipas tyre ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi kolapsin e pjesshëm të murit në stacionin qendror të trenave Grand Central Terminal në New York./Beqir Sina/
Përkujtohet 76 vjetori i rezistencës antifashiste në Durrës
Ne Foto: Durres,7 Prill 2015/
Nga Shefqet Kërcelli/
Paraditen e datës 7 prill 2015, në sheshin para përmendores së Heroit të Popullit “Mujo Ulqinaku” u përkujtua 76 vjetori i rezistencës antifashiste nga patriotët dhe populli durrsak. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë patriotë dhe veteranë të Luftës Antifashiste, bij dhe familjarë të të rënëvë të 7 prillit 1939, qytetarë durrsakë, përfaqsues të pushtetit qëndror e vendor të Durrësit, detarë, nxënës të shkollave, media të ndryshme, etj. Ceremonia filloi me ekzekutimin e Hymnit Kombëtar dhe më pas me fjalën e rastit dhe vendosjen e kurorave në përmendoren e Heroit “Mujo Ulqinaku” dhe pllakën përkujtimore të dëshmorëve të 7 prillit 1939. Gjatë ceremonisë u evidentuan përpjekjet e marinarëve, ushtarakëve të asaj kohe, patriotëve të ardhur nga gjithë anët e vendit, të cilët nën drejtimin e Kapterit të Marinës Mbretërore Mujo Ulqinaku, zbrazën fishekët e parë kundër pushtuesve fashistë. Kjo përpjekje shënon dhe përballjen e parë me fashistët në Ballkan, ku mjaft luftëtarë shqiptarë dhanë dhe jetën për liri. Madje këta shënojnë dhe dëshmorët e parë të Luftës Antifashiste në Ballkan dhe Evropë. Në fjalën e rastit, zoti Adrian Gurra, Shef i Mardhënieve me Publikun Bashkia Durrës, theksoi se, “Data 7 prill shënon aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë, të asaj lirie që u arrit me gjak e sakrifica, nga bijtë dhe bijat shqiptare, që kryen detyrën karshi atdheut, ngritën lart dinjitetin kombëtar, ruajtën pavarësinë e vendit dhe e rreshtuan Shqipërinë përkrah koalicionit antifashist”. Ndaj, dita e 7 prillit, rezistencës antifashiste, është kthyer në një ditë simbolike për patriotët, veteranët e qytetarët durrsakë, të cilët e përkujtojnë atë me krenari në nderim të gjithë atyre, që pamvarësisht bindjeve politike, bashkuan armët për mbrojtjen dhe clirimin e vendit. Nderim dhe mirënjohje për të rënët e 7 prillit 1939! -Ky ishte mesazhi i kësaj ceremonie përkujtimore.
EKREM SPAHIU – QYTETAR NDERI NË MAT
Me rastin e 76 vjetorit të lindjes së Mbretit LEKA I, Partia “Lëvizja e Legalitetit” Dega Mat, organizon një takim me antarë të saj, miq dhe të ftuar. Me këtë rast në Burrel u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të titullit “QYTETAR I NDERI” z. Ekrem Spahiu.
Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i PLL dhe njëkohësisht Kryetar i Komunës Lis z. Agim Selita i cili ndër të tjera tha: “Këto data të shënuara të muajit prill, ne gjithmonë i kemi kujtuar duke i përmbledhur me datën 5 prill, që sigurisht është dita më e gëzuar se lindi Princi trashëgimtar Leka. Kjo ditë nuk është si çdo datëlindje e zakonshme, se me lindjen e Princit u vu guri i parë në themelet e krijimit të Dinastisë Mbretërore Shqiptare, prandaj ky lajm u prit me hare dhe gëzim të madh nga mbarë populli shqiptar”.
Në emer të Këshillit foli Kryetari i saj z. Lulzim Kola, i cili edhe i dorëzon titullin z. Ekrem Spahiu me motivacionin:
“Për kontribute të veçanta në dobi të Komunës Lis, si edhe për përkushtimin dhe vëndosmërinë e tij në realizimin me sukses të plotë të një proçesi, për promovimin, lartësimin, vlerësimin dhe nderimeve të Mbretit Zog I dhe Familjes Mbretërore Shqiptare”.
Z. Ekrem Spahiu duke marrë titullin “QYTETAR NDERI” ndër të tjera tha:
“Të jesh qytetar nderi i trevës tuaj është një ndjesi krejt e veçantë nga të gjitha Bashkitë dhe Komunat e tjera të vendit, se je pikërisht në trojet e Familjes Mbretërore Shqiptare, në vendlindjen e Mbretit Zog I për të cilët krenoheni jo vetëm ju në Burgajet, Lis dhe Mat, por të gjithë shqiptarët.
Ky gëzim shtohet edhe më shumë, pasi kjo ceremoni zhvillohet pikërisht sot më 5 prill, me rastin e 76 vjetorit të lindjes së Mbretit Leka I që ne legalistët e festojmë çdo vit.
Gjithë ato fjalë të mira që thatë nuk shkojnë thjeshtë për mua, por absolutisht edhe për bashkëpuntorët e mi dhe të gjithë legalistët që janë njerëzit më të mrekullueshëm të cilët kanë kountribuar e sakrifikuar për idealin mbretëror dhe atë kombëtar.
Ato vlerësime dhe nderime për Mbretin Zog dhe Familjen Mbretërore, nuk mund të realizoheshin nëse nuk do të kishim vullnetin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Kryeministrit z. Sali Berisha, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Lulzim Basha dhe gjithë strukturave të PD”.
Z. Spahiu duke e mbyllur tha: Të jesh “Qytetar Nderi ” është një oblikim i madh, prandaj shpreh angazhimin tim se do ta mbaje me dinjitet këtë titull.
Në emër të Partisë Demokratike foli z. Bedri Hoxha – Deputet i Matit dhe i Qarkut të Dibrës, i cili pasi vlerësoi lart kontributet e z. Spahiu dhënë për demokracinë, Legalitetin, Matin dhe në veçanti për Familjen Mbretërore, shtoi se: “Do të ishte në nderin tonë që z.Ekrem Spahiu të ishte “QYTETAR NDERI” i të gjithë bashkive dhe komunave të rrethit Matit”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 408
- 409
- 410
- 411
- 412
- …
- 599
- Next Page »