• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Valë të nxehti mbi SHBA

July 16, 2013 by dgreca

New York, vala e të nxehtit hyn në ditën e dytë – temperaturat pritet të “fluturojne” deri në 96 -100 degrees -36 -40 grad celesius

Nga Beqir Sina/
NEW YORK CITY – Miliona njerëz, sidomos në gjithë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara janë prekur nga temperatura të larta që shkuan mbi 36 gradë celsius dhe arritën nivele rekorde në shumë zona. Këto janë temperaturat më të larta në 18 vjetët e fundit.

Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej si të ishte më shumë se 40 gradë celsius në New York dhe qytete të tjera, thonë njerëzit.Autoritet lokale paralajmëruan njerëzit të mënjanonin punën jashtë dhe të kërkonin vendstrehim me kondicionerë në se ishte e nevojshme. Ata thanë se vala e të nxehtit gjatë kësaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave. Qytetarve u bëhet thirrje vazhdimisht të mënjëanoinë lëvizjet e panevosjshme jashtë.

Autoritetet njujorkeze njoftuan se këto janë ditët më të nxehtë të kësaj vere përvëluese, prandaj duhet të ruheni.Temperatura, është e lartë, e cila duket sikur të jetë 40 gradë celsius e lartë, është e lagësht dhe djegëse. Dhe këto janë vetëm dy ditët e para në këtë javë përvëluese, thonë metereologët. Njujorkezët janë mbërthyer rreth qytetit.Pothuajse shumicën e njerëzve i sheh këto ditë të kalojnë ditën në plazhet përreth bregut të oqeanit, ose në hapsirat veriore, në lumenjët dhe liqenet, parqet e shumta natyrore, dhe për rreth qytetit dhe në mes të qytetit parqet qendrore,Njerëz të tjerë frekuentojnë më shumë pishnat dhe vendet e tjera – ku temperatura nuk ka lëvizur asnjë shkallë nga ajo e fillm javës 96 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Nga vapa e madhe ka edhe shumë probleme me furnizimin 24 orë energjinë elektrike, mergjencat në qytet janë shtuar.

Enti i shërbimit të brendeshëm energjitkë tha se rreth 450 konsumatorë të kompanisë Con – Edison në qytetin e Queensit -New York, u zgjuan të martën në mëngjes pa energji elektrike, për shkak të ndërprejeres si pasojë e ngarkesës së lartë, sipas shërbimeve të kësaj kompanie, e cila po punon për rivendosjen e energjisë elektrike.  Nderprerje – në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike ka pasur edhe në lagjet Maspeth, Xhamajkë, dhe Richmond Hill – po në Queens, ku më së shumti për shkak të ngarkesave linjat janë rrëzuar.

Temperaturat e larta që po mbretërojnë gjatë ditëve në fundit në New York, sipas autoriteteve lokale kanë shtuar numrin e pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa spitale të qytetit. Spitalet, si dhe Qendrat e Pleqve janë më të prekura nga emergjencat për shkak të temperaturave të larta. Sipas specialistëve të sinoptikës kjo javë pritet të jetë më e nxehta në bregedetin lindor të SHBA, në këto 20 vjetë
Temperaturat e larta po vazhdojnë, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona ku ngarkesa thuhet është shumë e madhe.

Raportohet edhe për të vdekur në disa zona të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.  Ndërkaq, Shërbimit Kombëtar të Motit thotë se pritet që temperaturat të bien gjatë fillimit të javës që vjen.Kjo ulje temperaturash mund të shoqërohet me shi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, mbi SHBA, vale te nxehti

Protesta ndaj vendimit në çështjen Zimmerman

July 15, 2013 by dgreca

Protesta paqësore, por të ngarkuara me emocione kanë shpërthyer në një numër qytetesh amerikane pasi një banor i Floridës u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasje me paramendim dhe vrasje aksidentale, në gjyqin që pasoi vdekjen e një adoleshenti afrikano-amerikan vjet. Presidenti Barak Obama bëri thirrje për qetësi dje, pas shpalljes së vendimit. Në një deklaratë me shkrim, zoti Obama e cilëson vdekjen e adoleshentit Trayvon Martin një tragjedi si për familjen ashtu edhe për Amerikën. Por ai bëri thirrje për reflektim paqësor duke shtuar, “ne jemi një vend ku sundon ligji, dhe trupi gjykues e tha fjalën e tij”.
Vendimet gjyqësore në çështje të ngarkuara me ngjyrime racore kanë shkaktuar në disa raste protesta dhe trazira masive. Në vitin 1992 disa policë të Los Anxhelosit u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për rrahjen e një afrikano-amerikani. Vendimi u pasua me protesta të dhunshme, akte vandalizmi, plaçkitje dhe kaos. Dhjetra vetë gjetën vdekjen, qindra të tjerë u plagosën dhe dëmet materiale kapën shumën 1 miliard dollarë.
Në dallim nga trazira të tilla, protestat pas shpalljes të pafajshëm të të akuzuarit George Zimmerman kanë qenë relativisht paqësore. Të shtunën në mbrëmje, trupi gjykues i përbërë nga gjashtë gra, deklaroi vendimin në një ndër proceset gjyqësore që tërhoqën vëmendjen më të madhe publike gjatë viteve të fundit:
Një ndër avokatët e familjes së 17-vjeçarit të vrarë Trayvon Martin, dha komente në programin Fox News Sunday. Darryl Parks e cilësoi si të pabesueshëm vendimin, por tha se familja Martin do që publiku të reagojë pa dhunë.
“Ky është vendimi i trupit gjykues. Ne e pranojmë vendimin, por nuk jemi dakord me të”.
Në vitin 2012, George Zimmerman, gjatë një patrullimi vullnetar të lagjes ku banonte, pa 17-vjeçarin Trayvon Martin duke ecur nëpër lagje. Të dy ata u ngacmuan me fjalë, gjë që çoi në ballafaqim, si rezultat ata u përleshën dhe incidenti përfundoi me vrasjen e adoleshentit nga Zimmerman.
Seanca gjyqësore nxori në pah dëshmi kundërthënëse lidhur me personin që ishte nismëtari i konfliktit dhe me pyetjen nëse Zimmerman kishte reaguar në vetëmbrojtje.
Anëtari i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, republikani Orrin Hatch u shpreh se u dha vendimi i duhur. Ai i bëri komentet në programin This Week:
“Nëse procesi bazohet mbi kushtin se duhet provuar fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, duhet të pranojmë se kishte plot dyshime të arsyeshme lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit”.
Megjithëse është shpallur i pafajshëm në një gjykatë penale, Zimmerman mund të nxirret përsëri në gjyq, këtë radhë në një gjykatë civile nëse familja Martin ose Departamenti i Drejtësisë vendosin të ndjekin këtë pistë.(Kortezi: Michael Bowman)

Filed Under: Kronike Tagged With: antizimerman, Protesta

Presidenti Nishani uron mazhorancën e re dhe u jep kurajo institucioneve Kushtetuese

July 15, 2013 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani mblodhi krerët e institucioneve të pavarura: Mos u stepni ndaj ndonjë revanshi të mundshëm!/

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar të hënën një takim të paralajmëruar me krerët e institucioneve kushtetuese të vendit.Të pranishëm të takim ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së Zana Xhuka.Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka kërkuar nga krerët e institucioneve të qëndrojnë larg politikës dhe të përballojnë me sukses periudhën e trazicionit të pushtetit.“Sapo kemi përfunduar zgjedhjet dhe jemi në procesin e trazicionit politik. Përballimi me sukses dhe me profesionalizëm i kësaj periudhe është qëllimi i takimit të sotëm. Zgjedhjet prodhuan një mazhorancë të re politike, të cilës i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj. Prioritetet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga maxhoranca e mëparshme, kësisoj dhe funksionet qeverisëse duhet të jenë të matura. Në shërbim të këtij mandati të kësaj mazhorance të re, vendimarrjet e institucioneve të tilla si Prokuroria, Gjykata e Larta, Banka e Shqipërisë, KLSH-ja, ILDKPJ-ja etj duhet të mos përfshihen nga perceptimi i inercisë së tranferimit të pushtetit. Tashmë, institucionet kushtetuese të vendit janë të kolauduar dhe funksionojnë për gjithë vendin pa marrë parasysh asnjë përkatësi, por vetëm në përputhje me ligjin” tha Nishani.Nishani u bëri thirri sot drejtuesve të disa institucioneve që të mos stepen apo frikësohen ndaj ndonjë revanshi që mund të mendohet në këtë periudhë të tranzitimit të pushtetit nga një maxhorancë në një tjetër.

“Qeveria dhe kryeministri i ri pavarësisht se mund të kenë pikëpamjet e tyre, por baza e këtyre institucioneve sipas tij është e përcaktuar ligjërisht dhe e pavarur institucionalisht. Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, i brishtë apo lehtësisht i goditshëm. Një periudhë e tillë tranzitimi është përdorur si kohë e mjegullt nga elementët e krimit, veçanërisht ata ekonomikë e korruptivë, ndaj është për t’u përshëndetur që institucione të caktuara morën para para disa ditësh duke krijuar një klimë sigurie se shteti funksionon. Do të donim që askush të mos e shkelte ligjin, të mos ndodhte asnjë krim, të kishim zero korrupsion, por kjo nuk është realiste. Le të jemi pra, realist, e të punojmë me devocion në përputhje me rrethanat reale dhe jo tek meskiniteti,” tha Nishani.

Nishani po ashtu bëri thirrje edhe për vazhdimin e reformave nga këto institucione pavarësisht ndërrimit të maxhorancës, dhe synimeve që ajo mund të ketë.

“Reformat strukturore që janë nisur dhe që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë filluar të japin frute në trasnparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurencës nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje. Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta. Kjo do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë së ardshme por do të krijonte një mundësi bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta.”- tha Nishani.

 

Në vijim, fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në takimin me krerët e disa insitucioneve të pavarura.

Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi,

Në radhë të parë dëshiroj t’ju përshëndes e t’ju uroj punë të mbarë në këtë periudhë kohe disi të veçantë, ku sapo kemi përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe jemi në fillim të procesit të tranzitimit të pushtetit politik nga një mazhorancë në një tjetër të re të sapovendosur nga këto zgjedhje.

Pikërisht përballimi me suksesin më të madh të mundshëm demokratik e profesional i kësaj periudhe, është qëllimi kryesor i mesazhit tim sot me cilësinë e Presidentit të Republikës, për ju dhe për gjithë trupën institucionale që ju përfaqësoni .

Zgjedhjet prodhuan një mazhorancë të re politike, të cilës i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj.

Prioritetet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga mazhoranca e mëparshme.

Kësisoj edhe funksionet qeverisëse duhet të jenë të matura, në zbatim të ligjit, por edhe të moralit publik dhe institucional, në shërbim të këtij mandati që do fillojë së shpejti.

Por, ushtrimi i funksioneve, praktikat dhe vendim-marrjet e institucioneve të tillë si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori i Bankës, KLSH, ILDKP, etj, si institucione të pavarura duhet të mos përfshihen nga perceptimi i inercisë së transferimit të pushtetit qeverisës.

Qeveria dhe Kryeministri i ri mund të kenë pikëpamjet e tyre për raportin që do të vendosin me këto institucione, apo dhe për mënyrat e koordinimit që mund të kenë me ju, por baza e punës së përditshme të këtyre institucioneve është krejtësisht e përcaktuar ligjërisht, e pavarur institucionalisht, e mbi të gjitha duhet t’i përgjigjet zërit të profesionalitetit, që kërkon t’i shërbejë pa reshtje e pa ndërprerje qytetarit, shtetit dhe atdheut.

Tashmë institucionet kushtetuese të Shtetit tonë, janë mekanizma të kolauduara, që funksionojnë me rendiment të kënaqshëm, në të mirë të vendit, në të gjithë vendin, për të gjithë njëlloj pa marrë parasysh asnjë përkatësi të çfarëdolloji, në përputhje me Ligjin.

Funksionimi i mirë i institucioneve, në një vështrim të përgjithshëm, pa hyrë në detaje, ka dy anë;

Funksionimin e brendshëm dhe pamjen nga jashtë, apo perceptimin në publik.
Këto dy elementë shkojnë krahas njëri-tjetrit, e ndihmojnë njëri-tjetrin.

Nga njëra anë, funksionimi i mirë i institucioneve shton perceptimin e mirë real. Nga ana tjetër, perceptimi i drejtë nxit funksionimin e mirë.

Me fjalë të tjera, ajo që është qëllimi final i punës së institucioneve, shtimi i Lirisë, shtohet në përpjesëtim të drejtë, si me funksionimin e kënaqshëm të tyre, dhe me besimin gjithmonë në rritje që njerëzit kanë tek Institucionet.

Lodhjet e pandalshme për përmirësimin progresiv të punës së Institucioneve, janë pjesë e rëndësishme e çmimit të Lirisë. Çmim goxha i lartë, që arrihet vetëm me punë këmbëngulëse, punë e cila gjithmonë shpërblehet me rezultate.

Të nderuar të pranishëm,

Jemi në një kohë vërtet serioze për të ardhmen tonë europiane, e sfida të rëndësishme duhet të përballë shteti dhe shoqëria shqiptare.

Reformat strukturore që janë nisur e që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenditura edhe me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë të bëjnë me dixhitalizimin dhe informatizimin e sistemit të drejtësisë dhe prokurorisë, ato që kanë filluar tashmë të japin frytet në transparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurrencës dhe vlerësimit të pjestarëve të sistemit tonë të drejtësisë, nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje.

Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta, objektiva këto që janë në favor të së mirës publike.

Kjo jo vetëm që do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë dhe mazhorancës së re, por do të krijonte një klimë më të përshtatshme bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta, që do t’i shtronte më pas rrugën një bashkëpunimi të frytshëm institucionalo-shtetëror.

Në momente të tilla, të tranzitimit të pushtetit politik, stabiliteti dhe qartësia profesionale e institucioneve tuaj merr një rol garantues.

Do të ishte e dëmshme dhe kundër-produktive, stepja, apo dhe frika ndaj ndonjë revanshi që mund të mendohet.

Kjo gjë s’duhet të ndodhë jo vetëm për dinjitetin profesional dhe shtetëror që ju dhe institucionet tuaja përfaqësojnë, por kryesisht për atë rol të madh të garantit ligjor, ekonomik e kontrollues që institucionet tuaja kanë në shërbim të qytetarit dhe demokracisë shqiptare.

Nuk duhet t’i krijohet asnjë pengesë apo mungesë shërbimi një qytetari apo biznesi që pret në dyert e një gjykate apo në derën e prokurorisë. Por po njëlloj, nuk duhet t’i mungojë institucioneve dhe organeve qeverisëse kontrolli financiar apo ligjor, informues apo koordinues, në raport me planet e miratuara për zbatim që në fillim të vitit.

Pavarësisht legjitimitetit moral apo ligjor, të gjitha kërkesat, deklaratat apo çdo ndërhyrje e jashtme që mund të vijë prej politikës duhet konsideruar vetëm si diçka së cilës i duhet përgjigjur korrektësisht, por jo si pengesë objektive për të kryer detyrat dhe objektivat që i ka vënë vetes secili prej institucioneve tuaja.

Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, dhe për më tepër i brishtë apo lehtësisht i goditshëm.

Një periudhë e tillë tranzitimi, është perceptuar jo shpesh në historinë e shtetit dhe demokracisë shqiptare si një kohë e mjegullt dhe e dobishme për t’u përdorur nga elementët e krimit të çdo lloji, por veçanërisht atij ekonomik e korruptiv.

Ndaj, janë për t’u përshëndetur institucione të tillë si Kontrolli i Lartë i Shtetit, që jo më larg se para disa ditësh ka publikuar masa të rëndësishme institucionale dhe ekonomike, për institucione të caktuara.

I njëjti ritëm duhet ruajtur edhe në institucionet e tjera kontrolluese, pasi kjo jo vetëm që krijon një ndjenjë të këndshme sigurie se shteti funksionon, por shërben si një mekanizëm i fortë frenues dhe parandalues për shkelje e keqbërje që mund të duken të padënueshme gjatë kësaj periudhe.

Do të donim që askush të mos e shkelte Ligjin, të mos ndodhte asnjë krim, të kishim zero korrupsion, të gjithë t’i deklaronin me saktësi të ardhurat, dhe të kishim para pafund që të mos na mbaroheshin kurrë. Por kjo nuk është realiste.

Të jemi pra realistë. Le të punojmë me sa më tepër devocion për një Shtet real. Gjithmonë bazuar tek Ligji. Në përputhje me nevojat reale, rrethanat konkrete, dhe jo bazuar tek meskiniteti dhe interesi.

Vetëm kështu mund ta përsosim Shtetin real. Që të kemi gjithmonë Drejtësi për të gjithë njëlloj, gjithmonë e më pak krime, çdo ditë e më pak korrupsion, gjithmonë e më pak shkelës të Ligjit, më tepër nëpunës që të deklarojnë me korrektesë të ardhurat dhe pasurinë.

Të kemi parasysh një gjë; Një njeri që nuk e dedikon plotësisht veten për detyrën që i është ngarkuar, nuk mund ta ketë kurrë besimin e njerëzve.

Duhet të mos frigemi nga shprehja e problemeve, por nga e kundërta, nga ndalimi i evidentimit të problemeve.

Në dinamikën e jetës sonë kohërat ndryshojnë, mënyrat dhe rrethanat ndryshojnë, por ne duhet të bëjmë çmos qe të mos ndryshojnë parimet.

Në këtë dinamikë, askush nuk është jashtë rrezikut për të gabuar. Por parimi është që prej gabimeve njeriu të rezistojë, të mos mposhtet, të mos deformohet por të përmirësohet gjithmonë e më shumë.

Por, parimi i parimeve është Liria.

Nëse institucionet dështojnë në shtimin e lirisë së shtetasve, atëherë kjo është fatkeqësia me e madhe që duhet ndrequr urgjentisht.

Në këtë kontekst të gjitha institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërsëdrejti me lirinë e individit dhe në tërësi me lirinë e shoqërisë.

Ndaj në përfundim dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që kanë për këtë, funksionimi i konsoliduar dhe i pandikuar i këtyre institucioneve.

Në mirëfunksionimin e tyre nuk ka krah politik, farefis, familjar, shok e shoqe. Ka vetëm Ligj.

Vetëm përmes këtyre parimeve do të mundësojmë që realizimi i ëndrrave të secilit shqiptar të bëjë të mundur realizimin e ëndrrës së madhe të Shqipërisë për të qenë një vend i lirë e i begatë, me dinjitet të vetin dhe të secilit shtetas.

Ju uroj punë të mbarë në përballimin me sukses të detyrave kushtetuese !

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: e instiucioneve kushtetuse, kreret, mblodhi, Nishani

SHBA:Perfundon Gjyqi maratone, Juria shpall të pafajshëm George Zimmerman

July 14, 2013 by dgreca

Një juri në shtetin juglindor të Floridës arriti në përfudimin se i dyshuari George Zimmerman nuk është fajtor për vrasjen me ose pa paramendim të të riut me ngjyrë, Trayvon Martin.
Juria e përbërë nga 6 gra e shpalli Zimmermanin, mbrëmë vonë, të pafajshëm për të gjitha akuzat, në një proces të ngarkuar me nota racore. Babai i zotit Zimmerman është i bardhë ndërsa nëna e tij hispanike. Mbështetësit e të riut Martin e kishin akuzuar Zimmermanin se e kishte paragjykuar 17-vjeçarin Martin nga një këndvështrim racor, për shkak se ai ishte afrikano-amerikan.
Menjëherë pas vendimit, mbështetësit e Trayvon Martinit – duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij – përdorën mediat sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin. Një grup njerëzish, jashtë gjykatës, protestoi ndaj rezultatit në mënyrë paqësore. Prania e policisë është shtuar në qytetin e Sanford, ku u zhvillua procesi gjyqësor.
Protesta spontane u zhvilluan në disa qytete në të gjithë SHBA-në, në një hapësirë prej mijëra kilometrash nga Florida në San Francisko. Protestat ishin kryesisht paqësore, edhe pse pati thyerje të disa vitrinave dhe disa zjarre të vogla.(Kortezi VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i pafajshem, Zimerman

NDERROI JETE NE FLORIDA SOTIR LASHOVA

July 13, 2013 by dgreca

Më 14 korrik 2013 u nda nga jeta në Jackonsvile, Florida të Amerikës shkrimtari i njohur, fabulisti shqiparo – amerikan, Sotir Lashova.
Sotir Lashova u lind në vitin 1931 në fshatin Lashovë të rrethit të Kolonjës në gjirin e një familjeje me taban të hershëm atdhetar.

Viteve të Luftës II Botërore i kontribuoi drejtëpërdrejt luftës kundër pushtuesve të huaj nazifashistë për çlirimin e Shqipërisë.
Mbas çlirimit të Atdheut shërbeu me devotshmëri të lartë atdhetar në radhët e Ushtrisë. Për disa vite ka qënë korrespondent i gazetës “Luftëtari”, organ shtypi i ish Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.
Që në vitet gjashtëdhjetë ka qënë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Ka botuar shumë vëllime në prozë e në poezi, por më shumë është shquar si fabulist. Ai i ka dhënë lexuesit vëllime të tilla me fabula, si “Korbi i varrim – zhvarrimeve”, “Gomari që desh të bëhej mbret”, “Dhelpra në grevë urie”, “Dhelpra – mike e luanit”, “Stafi i bishave”, “Ariu ministër” etj., etj.
Sotir Lashova ka pas bashkëpunuar edhe me gazetën e nderuar “Dielli”, por jo shpesh për shkak të gjëndjes së tij jo të mirë shëdetësore.
Ndarja nga jeta e Sotir Lashovës qe dhimbje e thellë për familjarët, por ajo qe një hidhërim i madh edhe për shokët e miqtë e tij të shumtë në Shqipëri, në Amerikë e në trevat ku banojnë shqiptarë.
I përfshirë në antologjitë e shkrimtarëve të njohur shqiptarë, antologji këto të botuara në Tiranë e në Prishtinë. Sotir Lashova mbetet nje figurë e nderuar e letërsisë shqiptare.(DHIMITER SHTEMBARI)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Nderroi jete ne Florida, Sotir Lashova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 515
  • 516
  • 517
  • 518
  • 519
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT