• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Komuniteti Ndërkombëtare çelësi i mbështetjes pozitive për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”

June 15, 2013 by dgreca

New York : Pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shqyrtuanë dhe debatuanë për raportin rreth zhvillimeve gjatë tre muajve në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon/

Raport special nga OKB , Beqir SINA/

OKB – NJU JORK : Në seancën e rradhës e dyta për vitin   2013, mbajtur për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në New York, të   premten paradite, si një nga pikat kyçe të saj ka qenë nga të dyja palët   vlerësimi i lart i Marrëveshjes së 19 Prillit, e arritur ndërmjet   kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në   Bruksel, me ndërmjetësimin e baroneshë Chatherine Ashton.
 Ajo, bile është cilësuar si historike nga të dy Kryeministrat,   derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e   vendeve anëtare të KS-së, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të   saj.
 Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen   ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara   zoti Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të   bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.
 “Marrëveshja është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për   të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim,   stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban
 “Mbështetje e fortë, dhe kyçe nga komuniteti ndërkombëtar, e cila   është i nevojshëm për të siguruar ‘moment pozitiv’ dhe e qëndrueshme në mes të   Serbisë dhe Kosovës,” tha i dërguari i Kombeve të Bashkuara zoti Farid Zarif,   në Këshillit të Sigurimit, sot.
 “Ndërsa bashkësia ndërkombëtare, theksoi ai ka kryer rregullisht një   nivel të fortë të angazhimit politik dhe ka ofruar të burimet e saj për të   nxitur përparimin, kjo është ndoshta akoma më e rëndësishme gjatë periudhës së   ardhshme për të gjitha pranitë ndërkombëtare në Kosovë,” tha Përfaqësuesi   Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misioni i OKB- Ndihma në   Kosovë (UNMIK), Farid Zarif, në takimin rradhës në KS.
Ndërsa ka kërkuar mbështetje dhe mprehtësi, e cila do të mbështeste edhe   paqen në rajon, tha zoti Zarif, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për të   siguruar që Momenti pozitiv, është më se i qëndrueshm në dukun e sfidave të   pashmangshme.
Prej shpalljes së pavarësisë, Bashkimi Evropian ka qenë i interesuar për   dialogun mes palëve gjë që u ka hapur rrugën diskutimeve për një varg të   çështjeve praktike, mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Më 19 prill, u arrit një marrëveshje në Bruksel me ndërmjetësimin e   Përfaqësuesit të Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, baronesha   Catherine Ashton, pohojë zoti Zarif, dhe shtoi se  Marrëveshja, e cila   është vlersuar si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve, mes dy   shteteve të pavarura, përmban dispozita të cilat lejojnë serbëve etnikë që   jetojnë në veri të Kosovës, dhe të kenë qasjen ndaj policisë tyre dhe Gjykata   e Apelit, në kuadrin e Kushtetutës së Kosovës”.
Marrëveshja, gjithashtu sipas tij parashikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale   këtë vit në komunat veriore të Kosovës me mbikqyrejn e Organizatës për Siguri   dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në takimin në Këshillin e Sigurimit, sot, zoti Zarif tha se një faktor   kyç për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes së 19 prillit, do të jetë edhe   mbështetja e saj nga vetë serbët e Kosovës në veri.
“Unë e vlerësoj përpjekjet e guximshme dhe të vazhdueshme të udhëheqjes   së Beogradit për të arritur këtë marrëveshje dhe për të rritur mirëkuptimin   dhe mbështetjen për marrëveshjen midis udhëheqësve dhe popullsisë së veriut të   Kosovës,” tha ai. “Këto përpjekje kanë përfshirë një lëvizje pro-aktive dhe   shkëmbimin e vizitave nga zyrtarët e lartë të Qeverisë, serbe për të adresuar   shqetësimet e serbëve të Kosovës në lidhje me ndikimin e marrëveshjes për të   ardhmen e tyre.” citohet të ketë thënë sot në Këshillin e Sigurimit,   Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misioni i OKB-    Ndihma në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.
Megjithatë, zoti Zarif, theksoi se ajo nuk është vetëm përgjegjësi e   Serbisë për të siguruar mbështetje dhe të krijojë komunikim me të gjitha   palët, dhe ai bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara në veri të Kosovës   që të përfshihen dhe të angazhohen në dialog.
Ai vlerësoi Kosovën dhe Serbinë për angazhimin e tyre të mëtejshëm në   planin e implementimit të dispozitave të përmbajtura në marrëveshjeje të 19   prillit, dhe theksoi se afati kohor në Planin e Zbatimit për Kosovën “do të   kërkojë nga të dyja palët për të ecur përpara me shpejtësi.”
“Është e qartë se një shkallë të lartë të angazhimit, fleksibilitet dhe   kreativitet do të jetë gjithashtu e nevojshme për të përmbushur afatet kohore   ambicioze dhe çuar parapara në Planin e Zbatimit,” u shpreh ai.
“Marrëveshja e 19 Prillit, paraqet një arritje e madhe dhe një hap   vendimtar për të dy vendet  Beogradin dhe Prishtinën, të cilat duhet të   kontribuojnë në drejtim të zgjidhjeve paqësore të çështjeve të cilat i kanë   ndarë prej kohësh të dyja shtetet,” tha zoti Zarif, duke shtuar se UNMIK-u do   të vazhdojë të luaj rolin e saj mbështetës për krijimin e një mjedisi të   përshtatshëm për zbatimin e marrëveshjes, në terren” tha në fjalën e tij në   takimin e rradhës në Këshillin e Sigurimit – tha Përfaqësuesi Special i   Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misioni i OKB- Ndihma në Kosovë (UNMIK),   Farid Zarif.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç e hapi fjalimin duke thënë se   gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është sipas tij mjaft e brishtë. Ai   foli për incidente të shpeshta, për të cilat tha se janë shtuar në krahasim me   të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke folur për dialogun me Kosovën, zoti Daçiç tha se vendi i tij ka   investuar përpjekje të konsiderueshme dhe ka treguar elasticitet të madh. Ai   tha se Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga besimi i fortë se negociatat   mund të sjellin një zgjidhje pranueshme për të gjithë.
Kryeministri Daçiç tha se Serbia ka shpresa të mëdha nga takimet e   ardhshme të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia,   tha ai, e shikon shumë të rëndësishme që, ajo që është arritur,  të vihet   në praktikë duke pasqyruar vullnetin dhe synimet e negociatorëve.    Statusi i serbëve në Kosovë, tha zoti Daçiç, duhet të përcaktohet   qartë.
Kryeministri i Serbisë tha se procesi i kthimit të personave të   zhvendosur në Kosovë ka qenë shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Të kthyerit po   mbështeten më shumë me fjalë sesa me vepra, tha ai.
Procesi i kthimeve, tha zoti Daçiç, është bërë më i vështirë nga fakti se   sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë ka mangësi serioze dhe nuk ka qenë në   gjendje të sigurojë mbrojtjen e duhur në veçanti të pakicave.
Zoti Daçiç bëri thirrje që mandati i UNMIK-ut në Kosovë të mbetet i   pandryshuar. Roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës në rajon është i   pazëvendësueshëm, tha zoti Daçiç.
Kryeministri serb u ankua se zyrtarëve dhe figurave të njohura publike të   Republikës së Serbisë vazhdohet t’u mohohet hyrja dhe qëndrimi në   Kosovë.
Zoti Daçiç tha në mbyllje se megjithë këto probleme, nuk ka dyshim se në   marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është arritur përparim historik.   Serbia, tha ai, është e vendosur t’ia lërë të kaluarën së kaluarës. Ajo që   mund të bëjmë ne, theksoi Kryeministri Daçiç, është t’i japim formë të tashmes   dhe të ardhmes.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi i bëri një paraqitje   të hollësishme marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur   në Bruksel, të cilën ai e quajti një moment vendimtar dhe   historik.
Ai tha se vendi i tij vazhdimisht ka treguar mbështetje për dialogun   politik me Serbinë. Edhe qytetarët, tha kryeministri Thaçi, kanë shprehur   shpresën se marrëveshja do t’i shërbejë paqes dhe qëndrueshmërisë.
Thaçi tha se  dëshiron një rezolutën e re të OKB-së e cila do të i   jap fund pranisë të UNMIK-ut në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi kërkoi në mbledhjen e Këshillit të   Sigurimit të OKB të premten një rezolutë të re për Kosovën dhe dhënjen fund të   mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.
Gjithashtu, zoti Thaçi tha se pas shkëmbimit të oficerëve të ndërlidhjes,   “Kosova do të ketë një përfaqësues diplomatik në Beograd.”
Institucionet e Kosovës janë të vendosura që të zbatojnë marrëveshjen e   Brukselit dhe presin që edhe Beogradi të përmbushë angazhimet eveta për   marrëveshjen, vuri në dukje ai.
“Kosova pret që Serbia të jetësojë këtë marrëveshje  dhe të bindë   serbët në veri të Kosovës për të pranuar atë,” tha Thaçi në takimin e   Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, duke shtuar se “si Kosova dhe   Serbia” kishin bërë kompromis për arritjen e saj”.
Marrëveshja u nënshkrua “nga ana e të dy vendevetona shtete të lira dhe   të pavarura”, dhe kjo krijon një mjedis të bashkëpunimit dhe hap rrugë për   njohjen e plotë të Kosovës, edhe nga Serbia, u shpreh Kryeministri i Kosovës,   zoti Thaçi në fjalën e tij në KS.
“Marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe lejon për   një normalizim të situatës në veri të Kosovës, dhe është një nga hapat që   mbështet edhe zgjedhjet lokale që do të jenë në tetor të këtij viti”, theksoi   Thaçi jashtë.
Ai komentoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë duke thënë se periudha e   mbuluar nga raporti i fundit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së   “nuk ka pasur regjistrime të incidenteve kundër trashëgimisë kulturore serbe,   dhe është mjaft e qetë dhe stabile.”
Në emër të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në   Kombet e Bashkuara, Susan Rice i inkurajoi të dyja palët që të zbatojnë   marrëveshjen e arritur dhe që t’ua shpjegojnë qytetarëve të të dyja   vendeve.
Zonja Rice tha se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia po japin një   shembull bashkëpunimi në rajon. Ajo vlerësoi përparimin e Kosovës në vendosjen   e shtetit ligjor.
Të gjitha këto zhvillime u mbajtën prej se kur Kosova shpalli pavarësinë   e saj nga Serbia në 17 shkurt 2008, pas një lufte, e cila solli çlirimin e saj   në 1999 me ndërhyrjen e Natos dhe SHBA-ve, dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të   Kosovës – UÇK-së. Pavarësin e Kosovës deri tani e kan njohur nga 101 shtete,   (shteti i fundit Guayana), dhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të    botës, SHBA, Anglia, Franca, Japonia, Gjermania, Franca, Italia e tjerë, por   Serbia nuk e ka njohur së bashku me Rusinë, Kinë, Greqinë, Spanjën dhe Qipron.

Filed Under: Kronike

Thaçi e Daçiq zotohen para OKB-se për zbatimin e marrëveshjes

June 14, 2013 by dgreca

Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten me 14 prill në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.
Ajo është cilësuar si historike nga të dy kryeministrat, derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e vendeve anëtare të KS-së, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të saj.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja konfirmon dhe ruan sistemin unik dhe legal të Kosovës, si autoritet të vetëm legal në vend.
Ai, gjithashtu, ka potencuar se marrëveshja mbron të gjitha komunitetet, duke iu ofruar atyre siguri fizike dhe humane.
Ndërkaq, kryeministri serb, Ivica Daçiq, në këtë seancë ka thënë se Serbia është e vendosur që t’i vërë pikë së kaluarës, e cila siç është shprehur ai, nuk mund të ndryshohet.
Daçiq ka theksuar se marrëveshja e prillit, është e para e këtij lloji e arritur ndërmjet dy palëve dhe se në të ardhmen, sipas tij, do të bisedohet për kthimin e personave të zhvendosur dhe pronës.
Kryeministri serb është shprehur se të gjitha raundet e negociatave janë zhvilluar pa paragjykim ndaj çështjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj për të shkuar përtej gjendjes së tanishme.
Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.
“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban Ki Moon.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç e hapi fjalimin duke thënë se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është sipas tij mjaft e brishtë. Ai foli për incidente të shpeshta, për të cilat tha se janë shtuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke folur për dialogun me Kosovën, zoti Daçiç tha se vendi i tij ka investuar përpjekje të konsiderueshme dhe ka treguar elasticitet të madh. Ai tha se Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga besimi i fortë se negociatat mund të sjellin një zgjidhje pranueshme për të gjithë.

Kryeministri Daçiç tha se Serbia ka shpresa të mëdha nga takimet e ardhshme të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia, tha ai, e shikon shumë të rëndësishme që, ajo që është arritur, të vihet në praktikë duke pasqyruar vullnetin dhe synimet e negociatorëve. Statusi i serbëve në Kosovë, tha zoti Daçiç, duhet të përcaktohet qartë.

Kryeministri i Serbisë tha se procesi i kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë ka qenë shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Të kthyerit po mbështeten më shumë me fjalë sesa me vepra, tha ai.

Procesi i kthimeve, tha zoti Daçiç, është bërë më i vështirë nga fakti se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë ka mangësi serioze dhe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e duhur në veçanti të pakicave.

Zoti Daçiç bëri thirrje që mandati i UNMIK-ut në Kosovë të mbetet i pandryshuar. Roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës në rajon është i pazëvendësueshëm, tha zoti Daçiç.

Kryeministri serb u ankua se zyrtarëve dhe figurave të njohura publike të Republikës së Serbisë vazhdohet t’u mohohet hyrja dhe qëndrimi në Kosovë.

Zoti Daçiç tha në mbyllje se megjithë këto probleme, nuk ka dyshim se në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është arritur përparim historik. Serbia, tha ai, është e vendosur t’ia lërë të kaluarën së kaluarës. Ajo që mund të bëjmë ne, theksoi Kryeministri Daçiç, është t’i japim formë të tashmes dhe të ardhmes.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi i bëri një paraqitje të hollësishme marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, të cilën ai e quajti një moment vendimtar dhe historik.

Ai tha se vendi i tij vazhdimisht ka treguar mbështetje për dialogun politik me Serbinë. Edhe qytetarët, tha kryeministri Thaçi, kanë shprehur shpresën se marrëveshja do t’i shërbejë paqes dhe qëndrueshmërisë.

Zoti Thaçi përgëzoi edhe homologun e tij, kryeministrin serb, Daçiç për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Kryeministri Thaçi tha se marrëveshja Kosovë-Serbi ka një rëndësi përtej Ballkanit Perëndimor. Kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tha ai, është zbatimi në praktikë i marrëveshjes.Kryeministri i Kosovës tha se qeveria e tij do të jetë e angazhuar për zbatimin por kërkoi nga Serbia që të jetë gjithashtu e angazhuar dhe të bindë serbët në veriun e Kosovës ta pranojnë marrëveshjen. Ai tha se zbatimi është thelbësor sidomos për serbët në veri të Kosovës. Zoti Thaçi tha se zbatimi në kohë i marrëveshjes ka rëndësi të madhe për të eliminuar aktivitetin kriminal në veri.Duke folur për çështjet e sigurisë, zoti Thaçi tha se policia e Kosovës ka bërë përpjekjet për të shtuar sigurinë për kishat serbe dhe objektet e tjera fetare dhe kulturore.Kryeministri Thaçi tha se integrimi në Bashkimin Evropian është përparësi shtetërore e vendit të tij. Ai tha se Kosova është në rrugën e duhur për të hapur negiociatat e marrëveshjes së asocim – stabilizimit me BE-në këtë vit dhe për të nënshkruar marrëveshjen e liberalizimit të vizave.Në fund, kryeministri Thaçi theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel duhet ta shtyjë Këshillin e Sigurimit të shqyrtojë miratimin e një rezolute të re për t’i dhënë fund misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i inkurajoi të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen e arritur dhe që t’ua shpjegojnë qytetarëve të të dyja vendeve.
Zonja Rice tha se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia po japin një shembull bashkëpunimi në rajon. Ajo vlerësoi përparimin e Kosovës në vendosjen e shtetit ligjor.(Kortezi RFL & VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Hashim Thaci, Ivica Dacic, marreveshja, OKB

Iowa binjakëzohet me Republikën e Kosovës

June 13, 2013 by dgreca

Në kryeqytetin e Iowa-s, Des Moines, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit me nderime të larta në selinë e qeverisë, State Capitol, nga guvernatori i Iowa-s, Terry E. Branstad, nga senatorët e Iowa-s, Daryl Beall, Rita Hart, nga përfaqësues të shtetit: Dan Kelley, Deborah Berry dhe Mark Lofgren, si dhe nga përfaqësues të kulturës e të biznesit./

Nga Beqir Sina/
Fillimisht kryeministrin Thaçi e pritën senatorët dhe përfaqësuesit e shtetit të Iowa-s, duke e njoftuar me të arriturat e këtij shteti dhe lidhur me bashkëpunimin midis Iowa-s dhe Kosovës. Kryeministri Thaçi u prit më pasë nga guvernatori Terry Branstad, i cili shprehu kënaqësinë për praninë e kryeministrit të Kosovës në shtetin e Iowa-s.

Governatori i Iowas Terry Branstad dhe E. Lt Governator Kim Reynolds, i kane uruar mirëseardhjen sot të nderuarit Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, në Iowa gjatë një takimi formal në zyrën e guvernatorit në Kapitolit të Iowas, thuhet në deklaratën që ka lëshuar sot për shtypin amerikan kjo zyrë.
Gjatë takimit, qeveritari numër një i Iowas, nën/guvernatori dhe Kryeministri Thaçi diskutuan bashkëpunimin dhe partneritetin mes Iowas dhe Kosovës, e cila thanë ata e filloi lidhjen e saj në mënyrë joformale nëpërmjet dërgimit në Kosovë të më shumë se 700 ushtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas, të cilët kanë shërbyer në misionet paqeruajtëse atje që nga viti 2003. Më pasë lidhjet e mira mes dy shteteve, u tha se kan evoluar duke u kthyer në marrëdhënie formale nëpërmjet Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP), duke filluar në mars të vitit 2011.
SPP, nëpërmjetë bashkëpunimit të saj në mes të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Gardës Kombëtare, dhe forcat kombëtare të shteteve të veçanta ‘Gardës Kombëtare në SHBA, mundëson shtete partnere të përjetojnë gjerësinë e plotë të aftësive të SHBA, të tilla si duke ndihmuar në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe ekonomitë e tregut të hapur , përmirësoin ndërveprimet ushtarake, si dhe nxit stabilitetin politik dhe ekonomik, ne ato vende.
Garda Kombëtare e Iowas dhe shteti i Iowas, janë duke sjellë në Kosovë nëpërmjet parimit “Whole of Iowa, Whole of Kosovo”, qasjen e saj në Kosovë, për të forcuar këtë demokraci të re dhe për të krijuar një Kosovë të përparuar dhe të sigurt duke ndarë idetë, strategjitë, dhe burimet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetin publik, dhe të sigurisë, thuhet në deklartë.
Guvernatori i Iowas dhe dhe Kryeministri i Kosovës gjithashtu ranë dakord për të rregulluar për një marrëdhënie formale shtetërore, duke nënshkruar binjakëzimin midis shtetit të Iowas dhe Republikës së Kosovës.
Goverantori Branstad, ka deklaruar se ai do të udhëtojë për në Kosovë në fillim të korrikut për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen shtetërore të binjakëzimit, Republikën e Kosovës. e cila thuhet në dekleratë se është e nënta për shtetin Iowas. Përveç takimeve të tij në Republikën e Kosovës, guvernatori i Iowas, zoti Branstand, gjithashtu do të marri pjesë në ngjarje dhe takime afariste në rajonin Veneto e Italisë, e cila është një si motër aktuale e shtetit Iowa. Ndërsa në rajon, guvernatori gjithashtu do të ndjekë disa forume të biznesit organizuar nga Autoriteti i Zhvillimit Ekonomik të Iowas në Gjermani dhe Zvicër.
Governatori i Iowas Terry Branstad thotë në dekleratën zyrtare e cila është publikuar në faqen e internetiti të qeverisë s Iowas, se: ” Shumë prej Iowasve, kanë shërbyer me përpjekjet paqeruajtëse në Kosovë dhe është shumë e përshtatshëm për Iowan për të bërë një marrveshje zyrtare të binjakëzimit me një shtet si Kosova për të rritur partneritetin tonë në fushat e bujqësisë, zhvillimit ekonomik, shëndeti publik dhe arsimi”, tha Branstad. Andaj shoti ai “Fokusi i udhëtimit tonë në Kosovë dhe në rajon Evropian do të jetë për të nxitur Iowan dhe shtetet që jemi binjakëzuar në partneritet dhe për të promovuar eksportet tona, ndërsa kemi për të eksploruar opsionet për kompanitë e interesuara në ndërtimin e objekteve, këtu në shtetin tonë.”
Ndërsa, në dekleratë mësohet se E. Lt Governator Kim Reynolds,numëri 2 i qeverisë së Iowas, është shprehur mjaft i kënaqur me këto takime me personalitetet e larta nga Republika e Kosovës. “Ky është një nder, thotë Reynolds, të pranojmë vizita nga udhëheqësit e Kosovës, si ai me Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga vitin e kaluar dhe tani Kryeministri Thaçi. Ne jemi po aq krenar për të punuar me secilat nga këto shtete (187 vende) nga të cilat Iowa aktualisht eksporton prodhimet e saj dhe është rritur vlera e shtuar e produkteve të Agro-industrisë. Kjo është një mundësi e madhe që ndihmojm për të rritur eksportet e Iowas dhe të krijojë më shumë vende pune këtu në Iowa, “tha Reynolds.

Kryeministri Thaçi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosovën e mbështetën në mënyrë të veçantë që nga procesi i rënies së komunizmit, duke çmuar kontributin e të gjithë presidentëve amerikanë.
Kosova është vend me fat që ka një shtet mik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha mes tjerash kryeministri Thaçi, dhe vlerësoi lart kontributin e shtetit të Iowa-s që në mënyrë të veçantë po ndihmon Kosovën, veçanërisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Thaçi kërkoi që fusha e bashkëpunimit të thellohet edhe në edukim, siguri agrikulturë dhe sektorë të tjerë. \”Kosova ka nevojë për përvojën tuaj\”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi bëri një rikapitulim të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar faktin që SHBA-të e kanë përkrahur Kosovën në momentet më të vështira historike, në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Guvernatori Branstad e siguroi kryeministrin Thaçi për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Partneriteti dhe bashkëpunimi midis Kosovës dhe Iowa- do të thellohet me rastin e vizitës së guvernatorit Branstad brenda një periudhe të shkurtër në Kosovë.
Kryeministri Thaçi vizitoi edhe kompaninë e fuqishme të industrisë ushqimore KEMIN dhe nga drejtuesit e saj u njoh me kapacitetet dhe cilësinë e punës së saj.
Në fund të vizitës, kryeministri Thaçi vizitoi bazën e forcave ajrore të Des Moines

 

Filed Under: Kronike Tagged With: binakezohen, Hashim Thaci, Iowa dhe Kosova

Kryeministri i Kosovës vazhdon vizitën në SHBA

June 13, 2013 by dgreca

Nga Zamira Edwards/

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara me një sërë takimesh me zyrtarë të rëndësishëm amerikanë, përfshirë edhe nën presidentin Joe Biden. Dje, kryeministri Thaçi mbajti fjalimin kryesor në konferencën me titull, Forumi ekonomik Trans-Atlantik: ndërtimi i urave në mbarë Mesdheun, e organizuar nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, SAIS të Universitetit Johns Hopkins.

Fjalimi i kryeministrit Thaçi në Uashington përkoi me 14 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës së viteve 1998-1999. Zoti Thaçi tha se gjatë 14 vjetëve të fundit, e veçanërisht në 5 vjetët e fundit që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka bërë një përparim të madh për të krijuar klimën e nevojshme për investime ndërkombëtare. Ai shprehu mirënjohjen e Kosovës për angazhimin amerikan dhe tha se ekonomia e Kosovës është e hapur për amerikanët dhe ndërkombëtarët.
“Kosova është vend i hapur për biznes, dhe ka hapur rrugën për investitorët amerikanë dhe gjithë të tjerët. Qytetarët e Kosovës u janë shumë mirënjohës amerikanëve dhe ekonomia jonë është e hapur për ju. Kosova po ndërton demokraci të fuqishme, një ekonomi të tregut të lirë dhe duam që ju të jeni pjesë e saj”.
Gjatë konferencës, një vemendje e veçantë iu kushtua zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Marrëveshja u siguron serbëve në veriun e Kosovës një shkallë të lartë të autonomisë, ndërsa fillimi i zbatimit të saj në terren është kusht për përparimin e të dyja palëve në proceset e integrimeve evropiane. Kryeministri Thaçi shprehu optimizëm për zbatimin e marrëveshjes dhe ecjen përpara të Kosovës drejt integrimeve evropiane.
“Jam i bindur se kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme për momentin në Kosovë, është vendimi më i drejtë i mundshëm për Kosovën dhe Serbine. Është një marrëveshje nga e cila fitojnë të gjithë, jo vetëm Kosova dhe Serbia, por edhe rajoni dhe investimet ndërkombëtare, ato të BE-së, amerikane dhe prania e NATO-s”.
“Kjo marrëveshje ndër të tjera siguron të drejta shtesë dhe gjithë përfshirëse për pjesën veriore të Kosovës me shumicë etnike serbe. Qeveria jonë po bën përpjekje të integrojë serbët etnikë dhe institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ne po krijojmë komuna me shumicë serbe, që garantojnë të drejtat politike, ekonomike dhe social-kulturore. Ne duam të sigurojmë se komuniteti serb i Kosovës do të mbrohet, do të gëzojë të drejtat, do të respektohet kultura e tyre, institucionet fetare, përfshirë kishat dhe manastiret”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në pjesën veriore të Kosovës do të duhej që brenda këtij viti të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal që do të organizoheshin dhe mbikëqyreshin nga Misioni i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. Kryeministri Thaçi vuri në dukje se kjo marrëveshje mbështetet nga shumica në Kosovë, ndërkohë që gëzon mbështetjen edhe të komunitetit ndërkombëtar, por ajo ka edhe kundërshtarët e saj, tha zoti Thaçi.

“Kosova është një histori suksesi të plotë, të investimeve ndërkombëtare, por edhe punës tonë në vend. Tani jemi në një fazë të re, të integrimeve atlantike dhe jam optimist dhe me besim të plotë se edhe kjo fazë do të ecë ngadalë, por e sigurtë dhe do të jetë e realizueshme. Qëllimi dhe vizioni ynë është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe jam i bindur se këtë do ta arrijmë”.

Zoti Thaçi pranoi se integrimet evropiane nuk janë të lehta, por Kosova po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur kërkesat e këtyre integrimeve dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e me Bashkimin Evropian.

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: ne SHBA, Thaci Hashim, vizita vazhdon

14 vjet nga zbarkimi i NATO-s në Kosovë

June 13, 2013 by dgreca

Bota vazhdon të ketë në mendje imazhet e shumë qytetarëve kosovarë që u uronin mirëseardhje ushtarëve të KFOR-it. Me lot gëzimi në sy, me brohoritma “NATO, NATO”… I konsideronin shpëtimtarë të tyre.

Nga Valona Tela/

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.
Fillimisht numëronin 50,000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të NATO-s dhe vendeve aleate. Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Hyrjes së tij i ka paraprirë Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Ajo është arritur vetëm pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Si pasojë e saj, mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ato kanë ekzistuar deri në janar të vitit 2009, kur edhe është formuar Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sot, katërmbëdhjetë vjet pas zbarkimit, janë rreth 5,600 trupa të NATO-s që vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Numri i tyre është zvogëluar vit pas viti, bazuar në vlerësimet e situatës së sigurisë.
Gati nëntë vjet pas zbarkimit të NATO-s, përkatësisht më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Beogradit.
Shteti i ri është njohur nga rreth 100 vende dhe është i angazhuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Për këtë qëllim, së fundmi, ka nënshkruar edhe marrëveshje me Serbinë për normalizimin e ndërsjellë të marrëdhënieve.
Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. Sipas shumë vlerësimeve, 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike përkrah popullit të shtypur të Kosovës.
Aleanca më e madhe ushtarake në botë ka riafirmuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ky mekanizëm nuk vendos ndryshe.

Filed Under: Kronike Tagged With: 14 vetori, i nderhyrjes, ne Kosove, se Natos

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 523
  • 524
  • 525
  • 526
  • 527
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT