• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ditët e Letërsisë Shqipe-7 & 8 Dhjetor- 2013

November 17, 2013 by dgreca

“Ditët e Letersisë Shqipe – 2013” do bëhën me datat 07 dhe 08 Dhjetor  2013-

Me  7 Dhjetor pritja e krijuesve dhe darka  e mireseardhjes nw  Kafe “ KUVENDI “ me fillim ne oren 7:30 Pm deri ne oren 1:00 Am

Diten e dielë me 8 Dhjetor 2013: 9 e 30 Kafja e mengjesit me te ftuarit

11:00 deri ne 4:00  takime promovuese dhe dreka ne sallen Gjergj Fishta te Kishes se Shen Palit.

Ne kete  kohe ftohen te gjithe krijuesit qe kane botime te ketij viti t’ia paraqesin  librat e tyre, per promovim, ekspozim dhe shitje. Autoret duhet te lajmerohen para dates 01 Dhjetor 2013.

Ne kete kohe, si dhe ne mbremje ftohen te ekspozojne libra te vjeter nga bibliotekat personale te gjithe ata qe deshirojne  te shesin pjese te tyre. E interesuar eshte edhe Biblioteka e Kishes se Shen Palit.  ( Libra, gazeta, revista e botime te tjera )

Mbremja finalizuese do te jete nga ora 7:30 Pm deri ne 1:00 ne te njejten salle te Kishes se Shen Palit, ku do te kete darke me shqime dhe pije tradicionale e hyrja do te jete $50:00 dhe me ftesa.

Konkursi i vitit 2013  përfundon me datën 30 Nentor 2013.

Për realizimin e këtij aktiviteti të jenë këto komisione:

Komisioni  Organizativ:

Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Luigj  Gjokaj, Gjeto Ivezaj dhe Mondi Rakaj

 Juria e  konkursit:

Gjovalin Lumaj – kryetar,  Ruzhdi Gjokaj dhe Arben Dervishi

 Moderatorët:

Ndue Gjekaj dhe  Rafaela Kondi……..

 Skenari: Gjovalin Lumaj

Realizimi teknik: Armando Shtiza

Shënim:Pas datës 30 Nentor nuk pranohen materiale për konkursin

Kontakti dhe dergimi i materialeve për konkursin:

revistakuvendi@hotmail.com

Ne Foto: Foto e Diteve te Letersise, 23 tetor 2011

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 2013, Ditet e Letrsise, ne Michigan

Kafe “ Kuvendi” në Detroit improvizon votimin e 23 Qershorit 2013

June 24, 2013 by dgreca

Të dielën në mëngjes, si  një improvizim  elektoral, ndoshta edhe për ta ndjerë veten si në Shqipëri, në Kafe “ Kuvendi”, në Clinton Twp, u organizua një votim për dy kampet kryesore PD – PS.

Në fillim u  caktua një komision i përbërë prej tre  përsonash: Fran Keci, Veli Zeneli dhe Luard Kullolli, në kohën e hapjse së kutisë, në mungesë të Veli Zenelit u ngarkua Alba Xifaj. Edhe pse ishim tepër të impenjuar me zgjedhjet në Shqipëri, kostumerët e kësaj kafje, gjetën kohë, disa, ( pasi pati edhe prej atyre që nuk  e pranuan këtë organizim). Pjetër Nika, një nga emigrantët e parë të viteve 90-të, kujton se kurrë në jetën e tij s’kishte votuar, edhe pse po u afrohet të 60-tave. “Para 90-tës, – thotë Pjetri, – gjëja shkak për të mos qënë afër qendrës ku isha i regjistruar, pra i shmagësha me dashje, dhe nuk votova asnjëherë. Pas 90-tës , këtu në Amerikë s’kam votuar. Sot për mua asht vota e parë dhe po më kujton  një vajtore të mirë që kemi pasë në Breg të Matës, Lulen e Zef Kerit. Thonin se kur po votohej për pushtetin e ashtuquajtur popullor demokratik, të viteve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, Lula kishte krijuar vargjet që mbahen mend edhe sot: “ Ti moj arka, arka boshe/ që më rri atje në qoshe/ me një kokërr që qet kulaku/si kujton se t’mushet barku?”

Pushteti “ popullor” si do ta lejonte arkën e “ armiqëve” të mbushej,  ndaj votimet do të dilnin për afro 50 vjet 99. 99 përqind.

Ky “ votim” i improvizuar është një kujtesë për shtetin shqiptar për mundësitë e organizmit të votimeve kudo në botë, pasi asgjë nuk mungon për t’u realizuar kjo e drejtë kushtetuese për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo që ai të jetë.

Në fund të procesit, në orën 8:00 Pm , Komisioni hapi kutinë e votimit, kur rezultoi:

Partia Demokratike 24 vota, Partia Socilaiste 4 vota, ndërsa 3 vota të pavlefshme!

Korespodent i “ Kuvendit”

Filed Under: Kronike Tagged With: 2013, improvizon votim, Kafe Kuvendi

RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013

June 21, 2013 by dgreca

“Vota e lirë e popullit është instrumenti më racional dhe më paqësor për bërjen e reformave.” Tomas Xhefersoni

Shkruan: Frank Shkreli/

Fushata elektorale në Shqipëri po merr fund dhe 23 qershori shënon ditën kur votuesit shqiptarë do të hedhin votën e tyre për partinë dhe kandidadin që ata preferojnë.   Ky shkrim nuk ka për qëllim rekomandimin për mbështetjen e ndonjë partie ose një tjetre, ose të ndonjë kandidati të përkrahur nga partitë e ndryshme. Por ka të bëjë me personin më të rëndësishëm tani në fund të kësaj fushate – me votuesin shqiptar — dhe me rëndësinë që vota e tij ka për ‘të personalisht dhe për të gjithë shoqërinë dhe kombin shqiptar.

Çdo zgjedhje është me rëndësi, por zgjedhjet e 23 qershorit janë të një rëndësie të vecantë, pasi do të vendoset zgjedhja e një kuvendi të ri dhe rrjedhimisht e një qeverie të re që do vendosë të ardhmen e vendit, të pakën për katër vjetët e ardhëshëm dhe mund të lejë pas një trashëgimi — të mirë ose të keqe — për një periudhë edhe më të gjatë për fatet e Shqipërisë dhe për për fëmijtë dhe familjet shqiptare.

Të demoralizuar nga proceset politike gjatë 20-vjetëve të fundit, dhe polarizimet e tanishme politike,  shumë veta mund të  mendojnë se vota e tyre nuk është e rendësishme, se nuk çon kandar.  Disa mund të mendojnë se të gjithë kandidatët dhe partitë që ata pëfaqësojnë janë të njëjtë, se nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre, as për nga programi as për nga vizioni që kanë për të ardhmen e vendit.  Mund të thotë dikush se cilido kandidat ose cilado parti të fitojë, asgjë nuk do të ndryshojë. Këjo mund të jetë e vërtetë.   Por ndryshimi fillon nga ti, votuesi shqiptar.  Të votosh për kandidatin që ti mendon se është kandidati më i mirë dhe i cili, si deputet i zonës tënde, do tu përgjigjet nevojave tua dhe të familjes tënde, duke u bazuar në kualifikimet dhe karakterin e kandidatit, si dhe në programin dhe vizionin e tij ose të saj për zonën që përfaqëson dhe për të mirën e të gjithë Shqipërisë.

Vota e lirë është një privilegj që nuk duhet të lihet pas dore dhe të mos përfidhet, si diçka e pa rëndësishme.  Shqiptarëve, këte të drejtë ua kishte mohuar kulshedra komuniste për pothuaj 50-vjetë.

Ende, anë e mbanë botës ka vende ku njerëzit nuk janë të lirë të hedhin votën sipas dëshirës, vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre.  Hedhja e votës së lirë është themeli i demokracisë, por fatkeqsisht edhe në vendet me traditë demokratike, pjesëmarrja në votime është tepër e ulët.

Demokracia nuk është një dhuratë, por është diçka që duhet të ruhet dhe të mbrohet, pasi ruajtja e demokracisë, njëkohësisht siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave civile.  Si e tillë, demokracia ka nevojën tonë, nevojitë pjesëmarrjen tonë në zgjedhje. Për më tepër,  pjesëmarrja në votime është kritike për zhvillimin dhe forcimin e sistemit politik demokratik të vendit, por edhe për mirëqenjen ose jo ekonomike dhe politike të vet votuesve.   Nëqoftse politikanët e zgjedhur venë re një apati nga ana e zgjedhësve për të marrë pjesë në procesin demokratik, ata do tu kushtojnë më pak vëmendje nevojave dhe shqetësimeve të votuesve.   Politikanët duhet të mbahen përgjegjës për mënyrën se si ata zbatojnë politikën, nëse mbajnë fjalën për zbatimin e premtimeve të dhëna, nëse  zbatojnë rregullat e lojës, duke u bazuar në faktin se si ata u përgjigjen nevojave ekonomike dhe shqetësimeve politike të zgjedhësve.  Nëqoftse nuk merr pjesë në votime, atëherë mos u anko për të bërat dhe të pa bërat e politikanëve, për abuzimet për korrupcionin, për……

Rasti unik për t’i dërguar një mesazh klasës politike — duke përkrahur ata që mund të kenë bërë një punë të mirë gjatë mandatit të tyre dhe duke ndëshkuar ata, që në sytë e elektoratit, nuk meritojnë të jenë në Kuvendin e Shqipërisë — është hedhja e votës në ditën e zgjedhjeve, pjesëmarrja sa më e gjërë e votuesve.   Merre me mendë, nëqoftse secili vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje.    Demokracia si sistem do të merrte fund, pasi demokracia është qeverisje nga populli dhe pa pjesëmarrjen e popullit në procesin politik, pra në zgjedhje, nuk ka demokraci.   Mos pjesëmarrja në votime, në vetvete, është një votë kundër demokracisë, dhe në favor të atyre që nuk meritojnë të jenë përfaqsues të denjë të popullit. Ish presidenti amerikan Xhejms Garfield (1877) ka thënë për përgjegjësitë e votuesit, se “Tani më shumë se kurrë populli është përgjegjës për karakterin e anëtarve të Kongresit.  Nëqoftse ky trup legjislativ është injorant, i korruptuar dhe arrogant, këjo ndodhë sepse vet populli toleron injorancën, arrogancën he korrupcionin.”

Votimet, në asnjë vend, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë një proces i lehtë dhe gjithmonë kanë të meta dhe mungesa.  Por votimi është gjëja më me rëndësi tani që ka marrë fund fushata, kanë marrë fund debatet dhe kritikat shpesh të ashpëra midis partive dhe kandidatëve.  Kandidatët dhe partitë kanë shpalosur programet e tyre.  Për mirë ose për keq, edhe ekspertët e mbrendshëm dhe të jashtëm, përfshirë edhe diplomatët, e kanë thënë gjithashtu fjalën dhe kanë dhënë këshillat e tyre në lidhje me fushatën dhe mirvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.  Të gjitha debatet, të gjitha sharjet, britmat dhe shpërthimet emocionale në televizion dhe në median e shkruar, midis partive dhe përfaqsuesve të tyre morën fund, për t’i lënë tani radhën votuesit shqiptar ta thotë fjalën e vet duke hedhur votën e tij me ndërgjegjshmëri morale në favor të individëve me karakter dhe moral, si dhe partisë ose partive me programin më të mirë për të çuar Shqipërinë përpara, në të mirën e vendit dhe të kombit shqiptar, për katër vitet e ardhëshëm dhe më gjatë.   Përgjegjësia pra dhe pjesëmarrja e votuesit shqiptar në zgjedhjet, këtë të djelë, është tepër e rëndësishme.  Sipas njërit prej baballarëve të kombit amerikan, Samuel Adams, “Çdo qytetar duhet ta kuptojë se me votën e tij, ai nuk është duke i dhënë një dhuratë personale ose të kënaqë një kandidat për të cilin voton…por duhet të jetë i vetdijshëm se me votën e tij ai është duke ushtruar njërën prej obligimeve më solemne të shoqërisë njerëzore, për të cilin ai është përgjegjës para Zotit dhe atdheut të vet.”

“Vota e lirë e popullit është instrumenti më racional dhe më paqësor për bërjen e reformave.” Tomas Xhefersoni

“Kur një qytetar hedhë votën e vet në favor të një kandidati që njihet si i pa moralshëm, ai abuzon me obligimet e tija ndaj shoqërisë. Duke bërë një gjë të tillë, ai jo vetëm që sakrifikon interesat e veta, por edhe interesat e fqinjit, dhe njëkohsisht tradhëton interesat e kombit.” Noah Websteri – ”Nëqoftse nuk voton, e humbë të drejtën që të ankohesh”

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: 2013, 23 qershor, Frank shkreli, rendesia e votes

EKONOMITE AZIATIKE DO TE DOMINOJNE BOTEN NE 2030

December 11, 2012 by dgreca

Një parashikim i ri nga komuniteti amerikan i zbulimit, thotë se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë që ta humbin statusin si superfuqi deri në vitin 2030, derisa ekonomitë aziatike do të bëhen më të forta se ato të Amerikës së Veriut dhe Evropës.
Megjithatë, raporti “Global Trends 2030”, i publikuar nga Këshilli Informativ Kombëtar, tha se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të mbeten ndër vendet më të fuqishme të botës për shkak të rolit që mund të luajnë në zgjidhjen e krizave globale, avantazhet teknologjike dhe “pushtetin e butë” apo atributet kulturore.
Raporti tha se Kina ka gjasa që ta kapërcejë Amerikën si ekonominë më të madhe në botë në vitet e 2020-ta.
Në të thuhet se rritja e ekonomive të Kinës dhe Indisë do të “kapërcejë” rritjen e SHBA-së dhe të Japonisë së shekullit të 20-të.
Studimi thotë se Evropa, Japonia dhe Rusia pritet të vazhdojnë me rënie të ngadaltë ekonomike, pjesërisht për shkak të plakjes së popullatës.
Studimi parashikoi se aktet e dhunshme të terrorizmit islamik do të jenë më të rralla në vitin 2030.
Por, raporti vë në pah se sulmet kibernetike terroriste ka të ngjarë të rriten dhe konfliktet mbi burimet natyrore, si për ujin, mund të sjellin destabilitet.
Në atë që e përshkruan si një “zhvendosje tektonike e mundshme,” raporti gjithashtu thotë se Shtetet e Bashkuara, një nga importuesit më të mëdhenj të energjisë në botë, pritet të pavarësohen nga importi.
Ai përmend rifitimin e pozitës nga SHBA si prodhuesi më i madh natyror në botë i gazit dhe prodhimin e naftës bruto përmes përdorimit të “teknologjisë fragmentuese hidraulike.”
Raporti tha se Shtetet e Bashkuara ka shumë gjasa që të jenë “të parat mes të barabartëve” midis fuqive të tjera të mëdha në vitin 2030 “për shkak të mbizotërimit në një varg të dimensioneve të pushtetit.”
Megjithatë, në të theksohet se me rritjen e shpejtë të vendeve të tjera, epoka e dominimit amerikan në politikën ndërkombëtare që filloi në vitin 1945, do të “nisë tatëpjetën”.
Raporti thotë se në Evropë, Gjermania ka gjasa të mbetet lidere e 26 vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për shkak të perspektivës së saj të rritjes ekonomike.
Në të thuhet se deri në vitin 2030, Rusia do të përballet me një rënie të popullsisë prej rreth 10 milionë njerëz – një rënie shumë e madhe e popullsisë krahasuar me vendet tjera.
Megjithatë, raporti thotë se për shkak të normave të rritjes ekonomike dhe politikave të emigracionit, Rusia mund të mbajë pjesën e saj aktuale të fuqisë globale.
Raporti thotë se “dinamika rajonale” në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore gjatë dekadave të ardhshme do të ketë potencial për të shkaktuar destabilitet më të gjerë.
Aty thuhet se në Lindjen e Mesme, shifrat aktuale të larta të rinjve – një forcë shtytëse e pranverës arabe – do t’i hapin rrugën plakjes graduale të popullsisë.
Ai thotë gjithashtu se me teknologjitë e reja që kanë filluar t’i sigurojnë botës burime të tjera të naftës dhe gazit, ekonomia e Lindjes së Mesme do të jetë e detyruar që të bëhet më e larmishme.
Raporti thekson se nëse regjimi islamik i Iranit mban pushtetin dhe është në gjendje të zhvillojë armë bërthamore, “Lindja e Mesme do të përballet me një të ardhme shumë të paqëndrueshme.”
Por, aty nënvizohet se shfaqja e një Irani të reformuar dhe të fokusuar në modernizimin ekonomik mund të ketë efekte pozitive.
Raporti rendit Afganistanin dhe Pakistanin në mesin e 15 vendeve, që rrezikojnë të shndërrohen në “shtete të dështuara”.
Aty thuhet se rritja e ulët ekonomike, rritja e çmimeve të ushqimit dhe mungesat e energjisë do të paraqesin sfida të “ashpra”për qeverisjen në Pakistan dhe Afganistan.
Raporti thotë se India ka më shumë gjasa që të vazhdojë të konsolidojë avantazhin e saj të energjisë krahasuar me Pakistanin. Raporti thotë se ekonomia e Indisë tashmë është gati tetë herë më e madhe se ajo e Pakistanit dhe deri në vitin 2030, ky raport ”lehtë mund të jetë 16 me 1”.(Kortezi: Europa e Lire)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 2013, do te dominojne boten, Ekonomite aziatike

Artikujt e fundit

  • EVROPIANËT NË TIRANË: FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA—HANI E PINI DHE RRËMBENI…
  • Anëtarë të Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri vizituan Vatrën
  • FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 3 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM
  • Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Jasharajve në Prekaz
  • “Samiti Europës në 16 Maj, privilegj dhe sfidë serioze e Republikës së Shqipërisë”
  • Kërkesat e Eqrem dhe Syrja bej Vlorës drejtuar Austro-Hungarisë për çështjen shqiptare në vitin 1904
  • “Scribi përballë medias së shkruar”
  • Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin
  • ALBTVUSA, NJE TELEVIZION I MBRUJTUR NGA ATDHEDASHURIA MBUSH 25-VJET
  • It’s a privilege to serve this community…
  • Shkodra Elektronike, “Prometeu” që çoi “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Bazel, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca në finalen e madhe të Eurovision Song
  • Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…
  • Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…
  • Thank you to Baba Eliton Pashaj…
  • PËR FEHMI AGANIN…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT