• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sinqeriteti-garanci e qendrueshmërisë

May 31, 2013 by dgreca

Në takimin me Albin Kurtin në Kishën e Shën Palit në Detroit/

Nga Pjetër Jaku/

Me datën 30 Maj 2013, Kryetari i Levizjes “ Vetëvendosja”, parti parlamentare ne Republiken e Kosoves pati një takim prej më shumë se 1 orë e 30 minuta në Kishën e Shën Palit në Detroit, konkretisht në bibklioteken e saj. Në takim merrnin pjesë Don Fran Kola, famullitar i kësaj qendre kombëtare dhe fetare, Kolë Gjokaj, kryetar i Këshillit të kësaj Kishe, Kryetar i Këshillit të Xhamisë Shqiptare në Detroit Nexhmedin Qafleshi, Pjetër Jaku nënkeryetar i degës së Vatrës në Detroit dhe botues i Revistes “ Kuvendi”, aktivistja Donika Bardha, ish kryetari i Fondacionit “ Vendlindja thërret” aktivisti Luigj Gjokaj, i cili e shoqëronte, administrator i ACTV, Armando Shtiza, Kujtim Qafa aktivist i njohur i komunitetti shqiptar të Detroitit, njëkohëshëm anëtar i kryesisë së degës së Vatrës, ish ushtari i UÇK-se Nikollë Perkaj, gazetari Agim Vuniqi dhe student ( Kryetar i Grupit Rinor) Ylli Zhubi.

Pas vizites në sallën e lutjeve ku Don Frani e informoi se, që prej aty kanë marrë rrugë gjithë nismat kombëtare në ndihmë të çeshtjes shqiptare, qoftë luftës kundër komunizmit, qoftë Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti vizitoi klasat e mësimit të gjuhës shipe dhe dy sallat e kësaj Qendre të mirëfilltë kombëtare.

Gjatë bisedës, e cila në të vërtetë pati frymën e mirëkuptimit dhe të diskutimit të sinqertë, Kryetari i Levizjes “ Vetëvendosja”, u njoh nga Dom Frani me mendimet jo vetëm të tij, por edhe të grupit pritës, në lidhje me zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, prej nga vinte Albin Kurti, në krye të Partisë së tretë parlamentare, ne të njëjtën kohë edhe Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Kosovës. Don Frani theksoi se, me rëndësi është futja e kultures demokratike në Institucionet e Kosoves, sidomos në politikë, dëgjimi i njëri-tjetrit, fryma bashkëpunuese në kryerjen e të gjithë detyrimeve politike, sidomos në marrëveshjet me sovranin, duke mos pranuar kompromiset e dhimbshme, veçanërisht me gjakun e derdhur për Lirinë e Kosovës, kujdesi i vazhdueshem për shqiptarët jashtë kufijvë të Shqipërsië dhe Kosovës, luftën kundër përçarjeve mbi baza fetare, sidomos në shqiptarët nën Mal të Zi, etj…

Albin Kurti nënvizoi se, të qënit e disa feve në Shqipëri dhe Kosovë është pasuri kombëtare. Tek ne nuk bëhët më fjalë për tolerancë ndërfetare, pasi kemi arritur një shkallë më lartë, në atë të bashkëpunimit ndërfetar. Në aspektin kombëtar “ Vetëvendosja” është e njohur që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në arenen ndërkombëtare këtë koncept e solli Willsoni me shpëtimin që i bëri Shqipërisë. As lufta, as paqa, nënvizoi Kurti, -nuk janë të mundshme pa juve, pa diasporën, në veçanti mergatën shqiptare të Amerikës. Veç aspektit politik, diaspora ka një rëndësi të madhe edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi rreth 600 miljon euro në vit hynë nga emigrantët. Qeveria duhet t’i kushtoj shumë kujdes ekonomisë, zhvillimt të prodhimit vendas dhe nxitjes me përparësi të tij, pasi nuk kemi pse t’i marrim pulat nga Brazili, ose farërat nga Egjypti. “ Vetëvendosja” nuk është ajo që e ka cilësuar politika kosovare. Ajo nuk ka qënë dhe nuk është kurrë kundër paqes, kundër marrëveshjeve, dhe as do të jetë kurrë pro marrëveshjeve të verbëra në dëm të shqiptarëve të Kosovës, në dëm të trojeve autoktone të Kosovës, në dëm të asgjëje, sado e vpgël në dukje, që cënon integritetin komëbtar, që cënon lirinë tonë. E drejta, sinqeriteti dhe e vërteta do të fitojë, sado vonë…

Lidhur me aspektin fetar, Kurti nënvizoi : “ Zoti të jep qënien, qënia të jep mundësinë, mundësia duhet përdorë. Ideja e pronësisë mbi besimin nuk është aspak produkt i fesë. Kisha ortodokse serbe kërkon prona edhe atje ku nuk ka qoftë edhe një serb të vetëm, në vend që t’i rikthehet bashkëpunimit në ndihmë të besimtarve të saj”.

Në mbyllje të takimit, Nexhmedin Qafleshi bëri dy pyetje në lidhje me mundësinë e bindjes së Europës për problemet e Kosoves dhe, se sa ata ( eurpianët ) i kanë kuptuar politikanët e këtij vendi? Së dyti, nëse është i mundur bllokimi i marrëveshjes Thaqi-Daçiq. Kujtim Qafa, pasi foli në lidhje me bashkëpunimin e kishës ortodokse serbe dhe shtetit, si dhe shejtinimin e disa luftëtarëve serbë nga kjo kishë, për analogji përmendi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeun, i cili mbrojti katolicizmin, por nuk u bë shejt, perkundrazi mundohen te hedhin baltë mbi figuren e tij. Konkretisht, Kujtimi pyeti në lidhje me strategjinë e “ Vetëvendosjes” për bashkimin kombëtar.

Pjekuria politike dhe kultura e bisedimit tregojnë se në krye të kësaj Levizje është vërtetë përsoni që do ndihmoi konkretisht zhvillime pozitive në Kosovën e lirë!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Pjeter JUaku, takim ne Detroit

NEW YORK ASSEMBLYMAN MARK GJONAJ IS HOSTING THIS EVENT!

May 31, 2013 by dgreca

NEW YORK ASSEMBLYMAN MARK GJONAJ IS HOSTING THIS EVENT!

Filed Under: Kronike Tagged With: Mark Gonaj is Hosting, yhies event

NJË IKJE PËRMES DHIMBJESH

May 29, 2013 by dgreca

 Ne Foto: Kryetari historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova-gjatë një takimi me bordin drejtues të Ligës Shqiptaro Amerikane në Washington.Posht ulur i pari nga e djathta ulur DERVISH  SHEHU –  antar i bordit drejtues të LGSHA/

 Natë e rëndë, e  dhimbëshme e trishtueshme.Një gjeth i gjelbëruar mu shkëput nga dega e pemës familjare.Një ikje e trishtueshme e kacafytjes përmes sëmundjes dhe dhimbjes,dëshirës dhe ëndrrës.Më i urti më i qeti më i dashuri .Ai deshte shumë votrën familjare,ai respektonte shumë ma të vjetrit në familje,nderonte shokë dhe miqë deshte Kombin dhe Atdheun dhe kurrë nuk kursehej që në ditët e parat të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishte në bordin drejtues të saj.Ai kishte Ideal dhe s’kërkonte karierë.Një aktivist i heshtur që hapte dhe dyert e Senatit dhe Kongresit Amerikan.Ai kiurrë s’ma kthente edhe në çastet më të vështira,ai i nështrohej respektit të mbrendshëm familjar i tillë ishte Dervish SHEHU.

Shtatdhetë e dy orë më parë la amanetin e fundit,“të mbulohem me dheun e vendleindjes“ me dheun e Gostivarit dhe ky Amanet asht nisur rrugëtimit për tu prehur pranë varreve familjare që i kemi atje.Dhe një var ku unë s’dot mundi ti hedh një grusht dheu,ashtu siç s’kam mund për tre decenie me radhë.Goditje e një  dhimbje e fortë shpirtërore që do ti mbulojë vetëm Ideali dhe shpresa.Kështu kan qenë varret tona që në gjenezë,ku i dimë dhe ku si dimë,ku i kemi gjetur e ku si kemi gjetur.Familjet bartin në vetvehte dhe gëzimin dhe trishtimin i nënshtrohen fuqisë së Zotit të Madhërueshëm,pastaj cikloneve të jetës.Do të prehesh Dervishi jem aty ku deshe pranë të dashurve tanë edhe tre amanetet që ti dhuroj Zoti,fëmijëve të mitur,ne do ti marrim me amanetin e lanë. Ne dhe fëmijët e tu do të kemi gjithmonë në kujtesë.Nga 31.maj 2013 pas namazgjumasë,prehu i qetë në tokën shqiptare që të lindi e rriti Alla’hu të faltë xhenetin Dervishi im.Falenderoj xhaminë Islame në St.Ailand gjithë shokët dhe miqtë që na u gjendën pranë.

 Eugen Shehu

Bern-Zvicër

Filed Under: Kronike Tagged With: Dervish Shheu, elegji-ngushellim, nderroi jete, nga Eugen Shehu

Nue Oroshi, Deputet në Asamblenë Komunale të qytetit Kiel të Gjermanisë

May 29, 2013 by dgreca

Aty ku çmohen vlerat e një njeriu, e sidomos të një intelektuali të dëshmuar, edhe rezultatet nuk mungojnë, qoft në punë, politikë apo aktivitete tjera./

Nga Selman Etemi/
Në republikën e Schleswig-Holsteinit, e cila shtrihet në veri të Gjermanisë, e që jetojnë 2.8 milion banorë, pas përzgjedhjeve të fundit, reflektuan ndryshime me vlera pozitive. Kryeqyteti i kësaj Republike është po qyteti i Kielit, i cili ka 242.041 banorë, dhe hyn në mesin e 30 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë. Në këtë Republikë, më 26 Maj, u mbajtën zgjedhjet lokale, e, që kanë mandat 5 vjeçar. Si çdo kund në Gjermani, edhe në këtë Republikë jetojnë e veprojnë shqiptarë, dhe ka rreth dy dekada që janë shumë aktiv edhe në jetën organizative në shumë lëmi, duke mbajtur gjallë kulturën, traditën shqiptare dhe gjithsesi pa harruar asnjëherë bashkëpunimin me institucionet gjermane. Kjo u arrit falë historianit, publicisitit e politikologut Nue Oroshi dhe shokëve të tij të shumtë shqiptarë, në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit e më gjër.
Por Z. Oroshi duke parë se vetëm format e veçanta organizative brënda komunitetit shqiptar, pa hyrë në jetën politike gjermane nuk janë të mjaftushme,- ai ka shtatë vite që është anëtar dhe veprimtar i CDU-s në Kiel të Gjermanisë, parti e cila gjithnjë e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë çështjen shqiptare në përgjithësi. Falë punës së madhe dhe përkrahjes që i bëri edhe komuniteti shqiptar i Kielit të Gjermanisë, Nue Oroshi, në nëntor të vitit 2012 e fitoi garën brënda CDU-s që të jetë kandidat i saj për Deputet në Asamblenë Komunale të Kielit.
Gjatë një fushate e cila zgjati katër javë të tëra, Nue Oroshi u dallua me një fushatë të fortë në tri drejtime: takime informuese, vizita nëpër institucionet gjermane në zonën zgjedhore ku i vizitoi 14 institucionet kryesore, si dhe, vizita shtëpiake.

Pas gjithë kësaj, më 26 Maj CDU-ja e qytetit të Kielit doli Parti e dytë, por me një ngritje të përqindjes të cilën nuk e kishte më parë. CDU-ja në këto zgjedhje në Kiel mori 15 deputetë, ku për herë të parë në historinë e Shqiptarëve të Schleswig Holsteinit zgjidhet edhe një shqiptar, Nue Oroshi. Gjatë bisedës që bëmë me zotëri Oroshin, pas përfundimit të zgjedhjeve, ai i falënderoi të gjithë përkrahësit që u angazhuan gjatë fushatës zgjedhore, e sidomos shqiptarët të cilët nuk hezituan që masovikisht të dalin në zgjedhje, dhe për herë të parë të votojnë një kandidat të kombit të vet shqiptar. Shqiptarët në këtë Republikë ndihen të gëzuar për këtë fitore, ndërsa zoti Oroshi porositë të rinjët dhe të rejat të cilët jetojnë e veprojnë në Gjermani që të futen edhe më shumë nëpër Parti Politike gjermane, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Nue Oroshi përveç punës politike në Gjermani, ai ka dy dekada që është ngushtë i lidhur me mbrojtjen dhe afirmimin e çështjes shqiptare në përgjithësi, e, që për momentin është Nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve mbarëshqiptarë „Trojet e Arbrit“, e cila në mesin e saj përfshinë 120 intelektualë shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare, e cila ka 10 vite që me sukses udhëhiqet nga prof.dr. Muhamet Shatri, e cila Shoqatë ka mbajtur, deri më tani, 11 sesione shkencore, shtatë akademi, dhe si  rezultat i këtyre janë botuar 10 vepra enciklopedike të Historisë Shqiptare.
Z. Nue Oroshit i dëshirojmë punë të mbarë dhe rrugëtim të sigurt drejt sukseseve të reja, por dhe me një përkrahje nga afër sidomos të shqiptarëve të kësaj Republike të Gjermanisë veriore.

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: deputet, Keln Gjermani, ne Asamblene komunale, Nue Oroshi

TI JEPET FUND UZURPIMIT TË PRONAVE SHQIPTARE NË MARTINAJ

May 28, 2013 by dgreca

REAGIM NGA SHOQATAT  SHQIPTARO- AMERIKANE “ANA E MALIT” DHE  ” KRAJA” – NEW YORK/ SHBA/

NE Foto: Pamje nga Martinaj, ku ka ndodhur rasti i arrestimit dhe burgosjes së grupit shqiptar nga Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e mbrojtjes së pronave të tyre,tregon dispunimin antishqiptar të pushtetit të tanishëm malazez./

Në çdo shtet të mirëfilltë demokratik , e drejta e fjalës së lirë si edhe e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore,është e garantuar me ligj apo kushtetutë, mirëpo në Mal të Zi, pra në shtetin i cili pretendon të jetë demokratik dhe që aspiron të jetë pjesë e integrimeve europiane,fatkeqësisht këto të drejta themelore cenohen vazhdimisht.

Shembulli i fundit i arrestimit dhe burgosjes së grupit shqiptar nga Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e mbrojtjes së pronave të tyre,tregon dispunimin antishqiptar të pushtetit të tanishëm malazez.

Veprimet e fundit të pushtetit malazez në fshatin Martinaj, janë plotësisht në kundërshtim me parimet demokratike sepse autoritett qeveritare të Malit të Zi, në vend të dialogut dhe mirëkuptimit me banorët vendas të fshatit Martinaj, ato po ushtrojnë  gjuhën e dhunës ndaj shqiptarëve të kësaj treve etnike,duke burgosur njerëz të pafajshëm të cilët kërkuan drejtën e tyre legjitime.

Kjo nuk është hera e parë që pushteti malazez mundohet të zgjidh problemet përmes aksioneve  policore ndaj shqiptarëve.Arrestimet e fundit të shqiptarëve në Martinaj,dëshmon edhe një herë se qeverisë malazeze nuk i intereson zgjidhja e problemeve të shqiptarëve sipas standardeve europiane,por përkundrazi,  përmes uzurpimit të pronave ku banojnë shqiptarët si dhe përmes metodave të ndryshme të presionit politik dhe ekonomik ndaj tyre ,ky pushtet, ka për qëllim  shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi i tyre stërgjyshor me synim përfundimtar të spastrimit etnik të trevave shqiptare.

Apelojmë tek autoritet malazeze që të japin fund një herë e përgjithmonë metodate të dhunës dhe sjelljes së tyre diktatoriale dhe antidemokratike ndaj kërkesave të drejta dhe paqësore të shqiptarëve dhe të demonstrojë respekt dhe tolerancë në rend të parë ndaj banorëve shqiptar në Martinaj,por edhe ndaj kërkesave të përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi.

SHOQATA SHQIPTARO- AMERIKANE “ANA E MALIT – NY

SHOQATA ATDHETARE ” KRAJA” – NY

Maj 2013

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kraja, ndaj ngjerjes, ne Martinaj, reagim, Shoqata Ana e Malit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 527
  • 528
  • 529
  • 530
  • 531
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT