• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHUHET EDHE USHTARI I FUNDIT I BALLIT KOMBËTAR

May 18, 2013 by dgreca

Nga Enver Lepenica/ Imer Sheme Jazua, ushtari i fundit i Ballit Kombëtar i mbetur gjallë u shua më 17 maj, në moshën 97 vjeçare, pasi kishte kaluar një jete të gjatë, plot halle e dallgë të mëdha. Ai  kishte lindur në Lepenicë të Vlorës, në vitin 1917, atje shkoi jëtën e tij, atje në duar të fëmijëve të tij të shumtë e dorzoi edhe shpirtin e tij të bukur.

*    *    *

Ishte pinjoll i një familje atdhetare që kishte hyrë në histori që në atë vitin e largët 1908, kur gjyshi tij Jazua ra dëshmor në Qafë të Sinjës të Beratit në kryengritjet antiturkë, kur luftohej për Pavërsinë Kombëtare.

Dymbëdhjet vjet më vonë në vitin 1920, i ati Imerit, Sheme Jazua, apo Sheme Trimi siç i flisnin shokët e tij të armëve u zgjodh komandant i çetës së Lepenicës, për të luftuar kundër Italisë që kishte pushtuar vendin.Ai luftoi me trimëri në Luftën heroike të Vlorës, dhe ra dëshmor në  Qafë të Llogorasë.

Jehona e luftës dhe trimërisë së Sheme Jazos nuk u shua as në ditët tona. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, Këshilli i Qarkut të Vlorës i dha ati titullin e lartë ”Nder i Qarkut të Vlorës”

*   *   *

Imer Shemja eci në udhën heroike të gjyshit dhe të të atit dhe e çoi më lart emrin e mirë të familjes tashmë të njohur e nderuar në të gjithë Lumin e Vlorës. Djalë i ri së bashku me vëllan Esatin, u përfshi që në fillim në Lëvizjen Antifashiste 1939-1944, në radhët e Ballit Kombëtar, përkrah komandantit famëmadh Hysni Lepenica.

Ne krah të Hysni Lepenicës e shpinte ideali luftës për liri si amanet i të parëve, por edhe lidhja e gjakut që kishte me të dhe fakti se kur i ati Imerit ra dëshmor në vitin 1920, të dy jetimet i mori në shtëpi familja e Hysni Lepenicës, i mbajti dhe i edukoi. Ishte një shmbull atdhetarie dhe dashurie njerzore që u shfaq në të gjithë krahinën e Mesaplikut, ndaj bonjakëve të dëshmorëve të vitit heroik 1920.

Tashmë në Lëvizjen Antifashiste 1939-1944, ishte radha e Imer Shemes që të dëftente vlerat e tij atdhetare dhe njerzore. Kështu ai u bë roja sy pa fjetur, ose siç thotë populli trimi i Hysni Lepenicës, krahas Sefer Imerit dhe çamit Elmas Emin, Filati. Imeri ishte si i ati, burrë i gjatë mbi dy metra. Me automatikun krah qafë, me koburen, thikën dhe bombat në brez dhe me dy radhë fishekë të kryqëzuar në gjoksin e tij, dukej si një gjigand i pa mposhtur, gjithmonë përpara komandantit, pa ju trembur syri asnjëherë para çdo situate.

Në të gjitha fitoret, në luftë, në krah të Hysni Lepenicës ai kishte meritat e veta.

Iku nga kjo botë me brengën e madhe se nuk ju ndodh pranë komandantit në ditën e zezë të 14 shtatorit 1943, kur ai ra heroikisht në fushën e betejës kunder hordhisë fashiste. Tundte kokën por nuk e nxirrte nga goja fjalinë: ”Ndofta do ta kishja shpëtuar!”

Pas çlirimit të vendit, në kohë paqie Partia Komuniste kërkonte të lante hesapet me kundështarët e saj politik. Hakmarrja kishte filluar që në nëntor të vitit 1943, kur bandat e Hysni Kapos kishin sekuestruar mallin dhe kishin djegur 12 shtëpi nga 40 që kishte i gjith fshati Lepenicës.

Edhe në kohë paqie, u arrestuan e dënuan shumë vetë, u pushkatuan, vdiqën burgjeve, apo vuajtën terrorin dhe dhunën komuniste. Imer Shemja i zgjedhur nga fshati kryetar kooperative, u arrestua në vitin 1960, me një kurth të ngritur nga bandat kriminale të Sigurimit të Shtetit, që më pas pjestarët e kësaj bande u dënuan me pushkatim dhe me burgime të rënda, por Imerin nuk e shpallën të pa fajshëm!

*    *    *

Imer Shemja ishte burrë krahine, i stolisur me vyrtytet më të mira të racës sonë, me dashurinë për atdheun, me trimërinë, me besnikërinë, me fisnikërinë dhe bujarinë. Ishte orator dhe të bënte për vete me fjalën e tij të rrjedhshme dhe të ngrohtë, i gjendej mikut dhe shokut në çdo rrethanë. Asnjë problem dhe hall i fshatit dhe fshatarëve të tij nuk ishte e huaj për të. Në detyrat e larta që pati në kshillin e fshatit dhe si kryetar kooperative deri në vitin 1960 kur u arrestua dhe dënua, ai la kujtime të pa shlyera dhe shembuj se si drejtohej e udhëhiqej një fshat.

Edhe pas daljes nga burgu ai mbeti një kryeplak i mirë i fshatit dhe krahinës në tërësi, i pa emruar zyrtarisht por i besur dhe nderuar nga njerzit e thjeshtë që kishin besim tek ai, dhe te kshillat e tij të vlefshme.

Ai u la fëmijëve të tij të shumë, gjithë fshatit dhe krahinës së Mesaplikut emrin dhe veprën e tij të mirë, si shembull për t`u ndjekur nga rinia.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Enver Lepenica, i fundit i Ballit Kombetar, shuhet ushtari

Regarding 17 year old Leonard Bardheci-Urgent heart surgery

May 17, 2013 by dgreca

Regarding 17 year old Leonard Bardheci-Urgent heart surgery

May 17th, 2013

Albanian Community Raising Funds to Save the Life of Leonard Bardheci a 17 year old boy from Gjakova, Kosova, in need of urgent Heart Surgery/

Leonard Bardheci, the only son of Mirash Bardheci, is here in Detroit, on a medical visa, waiting to have Aortic Root Repair surgery at Detroit Childrens hospital which is needed to save his life!

Many, many Albanians are working each day to raise money for his surgery. We have raised, until today approx. $ 40,000 and need another $40,000 by May 23rd.

Any and All donations are greatly appreciated!

See below where to send your check and who to make it out to. Also you may wire transfer your donation directly.

Feel free to call Cynthia Edwards, at the Detroit Medical Center, directly before sending your donation.

Also, let us know of your donation so we can keep a Tally!

Thank you so much.

***

International Services

4707 St. Antoine

Suite E 205

Detroit, MI 48201-2052

313.745.8761 phone

313.745.9508 fax                                                                                                                            international@dmc.org

WIRE TRANSFER INFORMATION

The following information will provide you with the details regarding a Wire Transfer for deposit to Detroit Medical Center, International Services:

Bank: Chase Bank

Address: New York, New York

Swift Code: CHASUS33

ABA Routing #: 071000013 (ACH Credits)

Account: VHS of Michigan, Inc.

3663 Woodward

Detroit, MI 48201

Account Number: 865358220

Special Instructions to include:

Attention: Detroit Medical Center, International Services

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 Year old, Leonard Bardheci, urgent heart surgery

POLIFONIA SHQIPTARE -ME ÇFARË GJUHE GËZONI DHE ME ÇFARË GJUHE QANI?

May 15, 2013 by dgreca

SHKRUAN GËZIM LLOJDIA*/Vlore/
Polifoni apo iso-polifoni .Ka disa vite, që debatohet me këto terma. Polifonia shqiptare dhe teknikat e të kënduarit të saj si dhe ritmet,tradita u shpalos në një simpozium kulturo në Vlorë.
Universiteti”Pavarësia” Vlorë dhe shoqata“Polifonia shqiptare”organizuan Simpoziumin e V-të ndërkombëtar me temë: “Polifonia shqiptare, trashëgimi dhe realitet” .Moderatori S.Hoxha:Është ne nderin e këtij Universiteti te jete mikpritës i Simpoziumit për polifoninë shqiptare, një prej perlave te kulturës sonë kombëtare, ne shume raste madje, pasaporta e saj. Kemi prezent një panel nga me te nderuarit, jo vetëm për kompetencën mbi polifoninë por në përgjithësi për mbi te gjithë kulturën tonë. Nga ana tjetër, jemi ne Vlore, dhe ku tjetër me shume se ne Vlore, ne gjirin e Labërisë, mund te flitet për polifoninë, këtë krijese unike te shpirtit popullor. Me vjen mire gjithashtu që, Universiteti “Pavarësia” po i bën tradite promovimin e vlerave kombëtare dhe gjithshka qe i takon kulturës dhe dijes. Po kalon neper aulat e tij çdo vlere e risi te spikatur qe i kreditohet komunitetit dhe qytetit. Është pikërisht ne rolin dhe vendin qe i takon. Për te na futur ne atmosferën e polifonisë ju ftoj te ndjekim një perle të kësaj gjinie, përmes një materiali filmik.Dr. Lavdosh Ahmetaj rektor i Universitetit :Pavarësia” Vlorë midis të tjerave tha: Friedrich Nietzsche: Të shkojmë te varret e etërve dhe atje do të gjejmë dy sisteme kulturore A .Sistemin kulturor të skllavit B) – Sistemin kulturor të fisnikut .
Fransua Pukëvil ,ish- Konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, duke treguar për kremtimet dhe argëtimet që u dhanë me rastin e fitores së Hormovës, më 1786, thotë midis të tjerash se: “Ali Pashë Tepelena i shkathët qëndronte në krye të kërcimtarëve te valles pirrike. Pukëvili e përmend edhe përmes burimeve të tjera këtë valle luftarake të shtjelluar, ku kërcimtarët gjoja ndjekin hajdutet, i kapin, i fusin në mes dhe kërcejnë si artistë duke e shoqëruar me atë qe quhet shume zërëshi . Ami Bue ,udhëtar në vendin tonë në 1840 vrojtonte se pirrikja është pothuajse e njëjta valle e kërcyer nga burra të armatosur. Më duket thotë ai, se pirrikja nuk është ruajtur veç se te shqiptarët e Shqipërisë së jugut. Ajo shtrihet më në skaj të Shqipërisë së jugut dhe te grekët, përmes disa kontradancash me disa parti valltarësh. Ajo që të çudit gjithmonë në këto lojëra është shpërthimi i shumë zërëshit të harmonizuar me lëvizje simfonike, ndërsa në vallet e grave vërehet një lloj ftohtësie. Fotografi të Oto fon Bismark dhe ide mbi shqiptaret : Që të mos mbeteni një shprehje gjeografike, ju shqiptarët duhet të shkruani shume libra për historinë e kulturës tuaj shoqëruar kjo me forcën shtetërore. Fotografi:Një grupi himarjotësh që parashtronin kërkesën për gjuhën greke, Ministri i Kulturës në kohën e Zogut ,ju përgjigjet: “Me çfarë gjuhe gëzoni dhe me çfarë gjuhe qani? Filmim:”Dasma e mbretit Zog” me kostumet kombëtare në dasmë. Temat e simpoziumit polifonik, që u trajtuan në simpoziumin e V ndërkombëtar:
Agron Xhagolli: “Shumezereshi rreth autenticitetit folklorik”.Ramazan Bogdani: “Një valle në kufijtë midis dy popujve” “valle e Osman Takes” te shqiptaret dhe te grekët”.
Naxhi Kasoruho: “Kënga gjirokastrite”.
Bardhosh Gace: “Polifonia dhe hapësirat e saj bashkëkohore”.
Sokol Shupo:”Dukuria e transporti mikrotonal në polifoninë labe”.
Kosta Loli: “Kufijtë dhe gjuha nuk mund te jene dhe kufijtë e një kulture muzikore”
.Olsi Turtulli: Polifonia ne luginën e Shkumbinit”.
Kaim Murtishi: “Polifonia ne qarkun e Strugës”.
Baxhul Merkaj: “Polifonia vetëm polifoni”.
Shyqyri Hysi: Polifonia e luginës se Vjosës.
Yzeir Llanaj:” Polifonia shqiptare dhe problematikat e tranzicionit”.
Fitim Caushi:” Polifonia ne Kaoni”.
Ermir Dizdari: Polifonia ne Festivalet folklorike te Gjirokastrës”.`
U dëgjua kënga:” Labëri larë në hënë”. “Vallja e Osman Takës”. Kënga e Pilurit:”Ti je ilaçi i çobanit”.Pjesë nga kumtesa e Prof. Sokol Shupo :”Modulacion mikrotonal apo transport? Mbi një dukuri të këngës labe. Dukuria e ngritjes lartësisë gjate te kënduarit te këngës folklorike (përgjithësisht nga strofa ne strofe), pra projeksioni i saj mbi një lartësi tjetër intonative, është vene re me kohë, madje janë përshkruar edhe veçorie e shfaqjes, të shtrirjes gjeografike dhe të mënyrës se si ajo vepron.Kështu, etnomuzikologjia shqiptare ka vene re me kohë se kjo dukuri shfaqet edhe ne folklorin shumezeresh (madje edhe ne këngët e reja monodike) të jugut edhe në
folklorin e abresheve edhe në atë të-Kosovës, ashtu siç ka vene re se në jugun e
Shqipërisë dukuria shtjellohet mbi një bazë pentatonike, dhe se ne folklorin e arbëreshëve
(i cili dëshmon një teknike te afërt realizimi me te kënduarin lab) dhe në atë të Kosovës
(monodine e grave të Podgurit) mbështetet ne sistemin modal. Shpesh ngritja intonative shoqërohet me metabolat ,të cilat duhet theksuar se janë pjese përbërëse e këngës, nuk kushtëzohen prej ngritjes intonative dhe nuk lidhet patjetër me të. Edhe po të mos të shfaqej kjo e fundit metabolat, apo si jemi mësuar te shprehemi, modulacionet, do te shfaqeshin si pjese e proceseve zhvilluese në brendësi të këngës dhe ndodhin pothuaj përherë mbi të njëjtën tonike dhe lartësi. Në të kënduarin lab, kjo dukuri ndodh edhe në këngët me iso edhe në ato pa iso. Por ndërsa ne te parat ndodh në mënyrë të vetëdijshme dhe pothuaj vetëm në pozicione të caktuara te sintaksës se këngës, ne te dytat vepron si një mjet i rendesishem i rritjes se fuqisë shprehëse të këngës, shpesh në mënyrë të beftë dhe të dhunshme. Ja një shembull i tillë i kombinuar. Është vënë re gjithashtu se lëvizja e intonacionit ka në më të shumtën e rasteve karakter ngjitës dhe që në të kënduarin lab shkon deri ne një terce të madhe ngjitëse, ndërsa në të kënduarin e Kosovës deri ne një sekonde të madhe ngjitëse. Ne rastet e drejtim zbritës që shfaqen te rralla dhe (për sa dimë deri tani) vetëm në të kënduarin e grave të Kosovës largësia e tingullit tonik nistor prej tingullit tonik të zhvendosur shkon deri në një sekundë të madhe. Edhe shumë veçori të tjera të shfaqjes së ngritjes së lartësisë intonative janë vënë renga etnomuzikologjia shqiptare, por ndërsa në konstatimin dhe veçoritë e shfaqjes sëkësaj dukurie pothuaj të gjithë ata janë të një mendjeje, nepërcaktimin klasifikues së dukurisë mendimet ndahen, ndonëse deri tani në këtë rrafsh
nuk është botuar ndonjë studim qartësisht polemik. Pikërisht këtë ceshtje duam te trajtojmë ne këtë kumtese. Në një pamje te veçante te saj, ajo është vënë re edhe nga Gj. Kujxhia ne folklorin qytetar te Shkodres. Te vepra e tij valle kombtare (të cilën Z. Tole e cilëson padrejtësisht si “kontribut modest”), shembujt e transkriptuar tregojnë largësi kuarte mes”STROFES” se tenoreve dhe “antistrofes” se sopranove. Këtu duhet te ndalemi e te vërejmë se rasti i Kujxhise është vene shpesh ne dyshim, ndonëse edhe vete autori e pohon se pavarësisht qe dukuria nuk jeton më prirjadrejt saj ndihet akoma “sot burra e gra te perziem se bashku, kndojne gadi perhere nji zanit,por megjithkta ndiehet se ndiehet tendenca e dallimit”[1].I pari qe e ve ne dyshim këtë pohim te Kujxhise është R. Sokoli, i cili, duke e cilësuar si “modulacion” shkruan: “Ndonëse kam kerkue me kujdes me e ndie kete kalim te temes ne kuarten e siperme nga goja e burrave ne gojen e grave nuk kam mujte me e verifikue asnjihere nder vallet zanore te Shkodres. Madje kangetaret dhe valltaret popullore te ketij qyteti as qe i pranojne modulacione te tilla”[2]. Gjithsesi, shume vite me vone, vete Sokoli e zbut pak këtë qëndrim, duke e pranuar dukurinë si një “shmangie te rastit” e jo përhershme:”Ky kapërcim i temës ne kuarten e sipërme duke kaluar nga zërat e burrave në zërat e grave mund tejet një shmangie e rastit, por nuk është aspak tradicionale” (po atje).Më pas, Ahmedaja, duke theksuar se në citatin e Sokolit: “Me modulacion (…) duhet nënkuptuar transport”[3],është i te njëjtit mendim porsa i përket vertetesise se dukurisë: “… praktika e te kënduarit një kuarte me lart duket se nuk ka qenë ndonjëherë e njohur në Shkodër” (po atje). Duke i trajtuar përpjekjet e Kujxhise si përpjekje me anë të të cilave “Kujxhia ka dashur t’i paraqesë .Veto melodi ne një „nivel me te larte” (po atje) dhe pasi thekson që “Kur ketë (transk rip timet muzikore – shen. ynë) te merren si baze duhet te kihet parasysh fakti si janë realizuar dhe për ‘qellim” (po atje), ai ve re edhe elemente te tjerë te cilat e përforcojnë mendimin e tij si: “Shenja si staccati, crescendi, decrescendi, p, mp, allegretto sereno (f. 5) etj, te japin përshtypjen se janë konceptuar me tepër si partitura për t’u kënduar nga këngëtare profesioniste, se sa si transkriptime për t’u përdorur për qëllime studimi.” (po atje); “… termat T (për tcnore) dhe S (për soprano) janë te huaja për praktiken e muzikës tradicionale të Shkodres. Ato duket se janë marre nga praktika korale e muzikanteve te shkolluar dhe përcaktojnë grupin e burrave dhe atë te grave” (po atje).Shkakun e transport një kuarte me lart Ahmetdaja e gjen tek faqja VII e parathënies se Kujxhise, ne te cilën autori: “mundohet te sqaroje se transporti ne kuarte është një praktike qe e kane njohur “koret… e Grekëve te vjetër” … “Ky ndryshim shkalle i ep valles nji fuqi shprehjeje ma të gjalle; duket porsi nji fillim i sistemit të fugës’, i cili pos e zgjaton te thueshe melodinë, e çon nder fushore te raja, tue i dhanë një yje dhe efekte te tjera. Kjo tendence e se katërtës, lype nji studim te veçante, dhe ka me na vlefte kur te vehemi me punue muzikën tone, me baze harmonike-kontrapunktistike kombetare.” (po aty).Ajo qe mund te vërejmë këtu, është se asnjë dëshmi e gjalle e këtij transporti nuk ekziston me në “vallet” e Shkodres dhe se gjithshka qe dimë për të janë në pohimet e Kujxhise dhe rivlerësimi i mendimit te Sokolit nga ai vetë…
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve

Filed Under: Kronike Tagged With: Gezim Llojdia, gezoni dhe qani, me cfare gjuhe, Polifonia shqiptare

Katër gjermane, në aksion për dhurimin e syzeve në Kosovë

May 15, 2013 by dgreca

Ato duan që të matin falas shkallën e pamjes te njerëzit e atjeshëm dhe t`u dhurojnë atyre syze përkatëse
Me qindra palë syze në bagazh të një kamioni, katër gra nga Babenhauseni (Gjermani) kanë vendosur të marrin udhë. Caku i tyre është 1600 kilometra larg, në Kosovë, në rrethinën e Pishtinës.
Carmen Kümmerle, Sandra Weckerle, Tanja Hähnel dhe shefja e tyre, Andrea Kirchmayer nga lokali okulist (syzabërës) që mban mbiemrin e kësaj të fundit, planifikojnë një mision humanitar në Kosovë: ato duan që të matin falas shkallën e pamjes te njerëzit e atjeshëm dhe t`u dhurojnë atyre syze përkatëse. Ndonëse tashmë kanë mbledhur tri kuti kartoni përplot me syze, ato kërkojnë edhe më.
„Sa më e madhe të jetë mundësia e zgejdhjes, aq më lehtë mund të gjindet për secilin diçka e përshtatshme“ thotë Andrea Kirchmayer. Prandaj, ata që nuk kanë më nevojë për syzet e tyre të vjetra, munden t`i dorëzojnë ato në lokalet e zonjës Kirchmayer.
Idenë, pronares së lokalit të syzeve ia ka dhënë një e njohur e saj, me prejardhje nga Kosova. Ajo viziton rregullisht familjen në vendlindje dhe i ka treguar zonjës Kirchmeier se atje, në zonat rurale nuk ka vend ku mund të blihen syzet. Ndërsa në qytetet e mëdha mund të sigurosh syze por ato kushtojnë shumë shtrenjtë. E njohura e Andras dhe e bija e saj tashmë kanë shkuar në Kosovë. Ato do ta bëjnë të njohur atje aksionin e tyre dhe do të vihen në dispozicion si përkthyese. Po ashtu ato do të kujdesen që mysafiret gjermane gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, të strehohen te pjesëtarët e familjeve të tyre.
Andrea Kirchmayer ndjehet paksa e merakosur nëse çdo gjë do të shkojë mirë. Në mes të gushtit do të fillojë aksioni. Një ditë është planifikuar për rrugën deri atje, dy ditë do të zgjasë aksioni dhe një ditë tjetër, rruga e kthimit.
Syzet, përfshirë këtu ehde ato për fëmijë, i pranojnë të gjitha filialet e shitoreve të syzeve Kirchmayer Augenoptik. Ato, natyrisht, nuk bën të jenë të dëmtuara.(Albinfo.ch)

Filed Under: Kronike Tagged With: kater gjermane, ne drejtim te Kosoves, per et shperndare, syze

Ambasadori Mal Berisha në Londër dekorohet për merita civile

May 14, 2013 by dgreca

LONDER : Diplomatët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Me 26 prill 2013, morën pjesë në një meshë të veçantë ceremoniale në Kishën italiane të Shën Pietrit në Londër të cilën e mbajti Eminenca e Tij, Kardinal Renato Raffaele Martino, Priori i Madh i Urdhrit të Shenjtë Konstantinian të Shën Gjergjit, Presidenti Emeritus i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes dhe Këshillit Papnor për Migrantët, një nga figurat më të shquara të Vatikanit. Kjo meshë organizohej nga Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës i Urdhrit Kostantinian të Shën Gjergjit, i kryesuar nga z. Anthony Bailey OBE, me rastin e ditës së Saint George, shenjtorit protektor të Anglisë.
Gjatë kësaj ceremonie u dekoruan me tituj nderi disa figura të shquara që kanë kontribute e merita të veçanta në jetën civile ose fetare të Anglisë. Ambasadorit të Shqipërisë z. Mal Berisha iu dorëzua nga Kardinal Martino titulli “Commendatore” i Urdhrit Mbretëror të Franceskut I dhe dekorata kalorsiake përkatëse. Ky titull, i dyti në hierarkinë e Urdhrit të themeluar në 1829 nga Mbreti i Dy Sicilive Francesku I, nderon individë me merita në jetën publike, shkencore, artistike, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe kombëtare.
Në Britaninë e Madhe janë dekoruar në të kaluarën nga Urdhri Mbretëror Francesku I figura si Baronesha Thatcher, Sir Gavin Arthur, ish-Lord Mayor i City of London, ish-Arqipeshkvi i Canterbury-it Dr Rowan Williams, Duka i Westminsterit, etj.
Ky dekorim vjen pas shumë veprimtarishë të spikatura që Ambasada Shqiptare në Londër ka organizuar duke e bërë të njohur Shqipërinë në këtë vend si dhe duke shtuar një interes më të gjërë rreth vendit tonë. Ajo përbën gjithashtu një vlerësim për vetë diplomatët dhe punën e Ambasadës aq sa edhe për progresin që Shqipëria ka bërë në të gjitha fushat, e veçanërisht për historinë e saj unike të tolerencës fetare midis qytetarëve të saj me besime të ndryshme.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Ambasadori Mal Berisha, dekorohet, ne Londer, per merita Civile

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 534
  • 535
  • 536
  • 537
  • 538
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT