• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U PROMOVUA DEGA E VATRËS NË QUEENS ME 40 ANËTARË

April 19, 2013 by dgreca

Të enjten në mbrëmje, në mjediset e Shtëpisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, u promovua dega më e re , ajo e Queensit nw shtetin e New Yorkut. Sic kemi njoftuar, në fillim të muajit prill ishte mbledhur në klinikën e dr. Skënder Murtezanit, i anëtarësuar në Vatër që në kohën kur kryetar ishte  Prof. Arshi Pipa, komisioni nismëtar i riorganizimit të degës, që paralajmëroi rikrijimin e degës, që pati pushuar së funksionuari që në vitet ’80.

Vatranëve të Queensit ua uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës, kryetari dr. Gjon Bucaj. Ai u foli shkurtazi për historinë e Vatrës, për luftën e saj për cështjen kombëtare, rigjallërimin e saj në 100 vjetorin e themelimit, dhe frymën që mbizotëron në prag të Kuvendit të saj që do të mblidhet me 27 prill 2013.

Të sapoanëtarësuarit në Vatër me banim në qytetin e Queensit kanë prezantuar radhazi veten e tyre; ardhjen në Amerikë, familjen, profesionin dhe cfarë i lidh me Vatrën. Atana janë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Në organizimin e kësaj dege punoi anëtari i Këshillit të Vatrës, juristi Bashkim Musabelliu.

Më pas është zgjedhur komisioni i votimit, i përbërë nga Ndre Deda, Altin Qose dhe Bujar Saliasi për të zgjedhur kryesinë e degës. Me votim të fshehtë u zgjodhën shtatë anëtarë të kryesisë. Numërimi i votave u bë hapur. Kryesia e re u hoq mënjanë dhe zgjodhi , kryetarin, dy zvëndës/kryetarët, sekretarin dhe arkëtarin. Kryetar u zgjodh dr. Skënder Murtezani, zv/kryetarë Halit Shpuza dhe Bujar Golemi, sekretare Monda Musabelliu.

Kjo degë ka 40 anëtarë. Në fund u zgjodhën dhe katër delegatët për në Kuvendin e Vatrës. Ata janë dr. Skënder Murtezani, Halit Shpuza, Monda Musabelliu dhe Arben Bardhi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkim Musabelliu, dr. Gjon Bucaj, Dr. Skender Murtezani, promovimi i deges, Queens

Fëmijët kosovarë, në parakalimin e Pranverës në Cyrih

April 18, 2013 by dgreca

Fëmijë të nacionaliteteve të gjithë botës kanë parakaluar nëpër qendër të Cyrihut për të shënuar festën tradicionale të pranverës «Zürcher Sechseläuten»

Parakalimi i fëmijëve me kostume shumëngjyrëshe është ndjekur nga mijëra spektatorë që e kishin vërshuar qytetin të dielën në një ditë të vërtetë pranverore.

Edona, Isa edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë nga Kosova kishin ardhur nga e tërë Zvicra, të veshur me kostume kombëtare për të parakaluar për të 11-tën herë me radhë në mesin e 3000 mijë fëmijëve nga e tërë bota në këtë manifestim tradicional të Cyrihut.

Edona tha të jetë krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë shtetin e saj në mesin e shumë fëmijëve të shumë shteteve që parakalonin me flamuj dhe kostume shumëngjyrëshe që simbolizon fillimin e pranverës.

Fëmijët shqiptarë ishin kryesisht anëtarë të shkollës së vallëzimit shqiptar “Shota”, që udhëhiqet nga koreografi Agron Bajrami.

„Fëmijët  shqiptarë të shkollës së vallëzimit “Shota” kanë marrë pjesë në manifestimin e Cyrihut që nga viti 1997. Vetëm në vitin 1998 kemi pauzuar për shkak të gjendjes në Kosovë. Fëmijët vijnë vullnetarisht dhe me dëshirë për të parakaluar në Cyrih. Për mua është me rëndësi prezantimi i Kosovës por jo edhe shkollës së vallëzimit “Shota”. Është hera e parë që figuron edhe flamuri i shkollës “Shota”.  Fëmijët vijnë nga të gjitha qytetet e Zvicrës,  si nga Badeni, Berna, Argau etj.”, ka thënë për albinfo.ch  koreografi Agron Bajrami.

Por bashkatdhetarët  nga Kosova në kantonin e Cyrihit shumë pak e ndjekin këtë aktivitet, thotë Bajrami.

“Sa vite me fëmijë dalim në qytet për të defiluar me kostume kombëtare dhe shumë pak bashkëtadhetarë shqiptarë shohim si spektatorë”, thekson Koreografi Bajrami.

Me parakalimin e fëmijëve ka filluar të dielën manifestimi tradicional i Cyrihut “Sechseläuten” që zgjat dy ditë. Këtë vit, në festën e pranverës në Cyrih ka mbretëruar një mot me diell.

Disa fëmijë hodhën karamele dhe çokollata për fëmijët spektatorë të këtij manifestimi që njëherësh edhe simbolizon miqësinë dhe tolerancën ndërmjet vendësve dhe komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë kanton.

Festa “Sechseläute” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve. Ajo përmbyllet me ndezjen e “dordolecit” me emrin “Böög”, që sipas bestytnive të vjetra simbolizon “djegien” e dimrit.
Në varësi nga shpejtësia me të cilën digjet dhe eksplodon “Böog”-u, besohet se do të marrë edhe moti në muajt në vijim.(Kortezi albInfo.ch)

 

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Femijet kosovare, paarkalojne ne Cyrih

SHPERTHEN UZINA KIMIKE NE TEXAS- 15-20 TE VDEKUR, 165 TE PLAGOSUR

April 18, 2013 by dgreca

Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”/

Raport sepcial nga New Yorku – Beqir SINA/

WACO – TEXAS : Shpërthimi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në Texas provokoi lëkundje të sipërfaqes së tokës me magnitudë 2.1 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Mbi zonën e shpërthimit janë ndaluar të gjitha fluturimet në lartësi më pak se një kilometër.Zjarrin në vendin e shpërthimit nuk kanë arritur ta shuajnë ende. Zjarrfikësit nuk mund të punojnë dot me kapacitet të plotë për shkak të tymit toksik dhe erës së fortë. Përveç kësaj, ekziston edhe rreziku i një shpërthimi të dytë. Aty pranë ndodhet edhe një rezervuar tjetër i madh me plehraMirëpo ajo që ka ngjallur frikë është se nga temperatura e lartë që është krijuar, ka gjasa që një tjetër shpërthim mund të ndodhë në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në afërsi të qytetit të Waco në Texas, kështu të paktën njoftoin kanalet televizive amerikane. Sipas të dhënave thuhet se, ekziston rreziku që në këtë objekt të shpërthejë edhe një tjetër konteiner(rezervuar) i madh me plehra kimike – Nitrat Amoni.Kështu që autoritetet vendore u bënë thirrje dhe po largojnë të gjithë njerëzit brenda rrezes prej një milje nga epiqendra e shpërthimit ata u urdhëruan të evakuohen. Në operacionin për evakuimin e njerëzve janë përfshirë 6 helikopterë dhe dhjetra automjete të ndihmës së shpejt përfshirë edhe automjetet e ushtarake të një baze në afërsi të Azotikut. Të lënduarit po dërgohen në tre spitale.

15 deri në 20 njerëz të konfirmuar, janë të vrarë në shpërthimin e Uzinës së plehrave kimike, por zyrtarët kan frikë se numëri i tyre mund të shtohet dhe të ketë të vdekur të tjerëNgjarja ndodhi sot here në mëngjes kur u dëgjuan shpërthime massive të një uzine azotiku në Perëndim, të Teksasit pranë qytetit Waco.
Sipas raporteve të para thuhet se nga shpërthimi masiv në një uzinë të plehrave kimike tronditi qytetin e Waco në veri perëndimim të Teksasit, duke shkaktuar viktima të shumta dhe duke lënë njerëzit e bllokuar dhe ndërtesat në zjarr.
Personeli i emergjencës së uzinës dhe zjarrëfiksit ishin të përgatitur për mundësinë e shpëtimit të dhjetra punëtorëve dhe banorëve që jetonin për rreth uzinës . Televizionet amerikane raportuan se shpërthimet masive nisën në orën 07:53 të darkës dhe mund të dëgjoheshin 45 milje larg – pra rreth 55 kilometra larg.
Edhe pse autoritetet konfirmuan se të paktën pesë deri në 15 njerëz kishin vdekur, pak para orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ata thanë se numëri i të vdekurve mund të rritet, mbasi dei tash nuk kanë një numër në total zyrtar. Ata kanë thënë se ata presin për të gjetur trupa të tjerë mbasi janë forca të shumta që vazhdojnë për të kërkuar në këtë zonë.
Drejtori i emregjencaver EMS për zonën në Perëndimin e Teksasit, Dr George Smith, ka konfirmuar pas intervenimit të forcave të mbrojtjes kundra zjarrit 4 puntorë të tyre dhe dy nga personeli i emergjencës ishin vrarë nga shpërthimi, i cili ndodhi në uzinën West Co, e cila ndodhet rreth 80 milje në jug të Dallasit.
Smith tha se ai ende nuk mund të konfirmojë nëse ka edhe zjarrfikësë dhe dhe ndonjë oficer policie, tjetër të vdekur, të cilët kanë qenë të raportuar si të zhdukur.
Zyrtarët thanë se më shumë se 160 njerëz kishin qenë duke u trajtuar për lëndime në spitale të ndryshme, por ky numër mund të vazhdojë të rritet mbasi personeli i emergjecave është në kërkime emergjente për të mbijetuarit, duke kërkuarderi në orën 5 të mëngjesit
Një flakë e kishte shpërthyer më herët në fabrikë, dhe shpërthimi ndodhi ndërsa zjarrfikësit ishin duke u përpjekur për ta vënë atë nën kontroll.
“Ajo ishte një zjarr i vogël dhe pastaj u mbulua në nitrat amonit, ajo shpërtheu duke na kujtuar atë shpërthimin e bombës në Oklahoma City në 19 prill 1995,” tha Jason Shelton, një nëpunës në Hotel Best Western në Waco. “Unë jetoj rreth një apo dy kilometra prej uzinës , por shpërthimi tronditi fort derën time dhe dritaret e mia, ndërsa rrafshoi shtëpitë që ishin për rreth uzinës së Azotikut. ” tha ai.
Autoritetet nisën menjëherë evakuimin e banorëve të qytezës që ka 2600 banorë, duke përfshirë më shumë se 130 banorët të një shtëpi pleqsh aty pranë të dëmtuar rëndë nnga shpërthimi që kishte përhapur mbeturinat e saj nëpër një zonë të gjerë.
Anëtari i Këshillit të Qytetit Al Vanek tha se katër-blloqe nga zona përreth Azotikut, ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit ishte “rrafëshuar” krejtësisht.”

Dëshmitarë të tjerë, thekson shtyi amerikan bëjnë krahasime me atë skenën që kanë parë në 19 prill të vitit 1995 bombës në Oklahoma City.

Autoritetet thanë se uzina prodhonte lëndë kimike të cilat janë materiale të ngjashme me atë që përdoret për të stimuluar bombë e njëjtë si ajo e Oklahomës në ndërtesën e FBI – Murrah Federal Building 18 vjetë më parë.
Ndërtesat për rreth uzinës thanë televizionet amerikane ishin të shumta në zjarr, duke përfshirë shtëpinë e pleqve azilin, dhe në një Shkollë të Mesme . Një dispeçer nga forcat emergjente bëri thirrje për ambulanca të tjera mbasi numëri i të lënduarve ishtë i madh, tha ai duke shtuar se : “Ne nuk kemi autoambulanact sa duhet mbasi kemi shumë të plagosur këtu.”tha ai
Dhe shtoi se gjithçka rreth uzinës kishte qenë e shembur, duke përfshirë një kompleks afër uzinës me 75 apartament dhe rreth 50 njësi që kishin qenë të shkatërruara.
“Kjo në anën tëtër të qytetit duket si një katastrofë,” tha Bill Manolakis. Dëshmitarët e përshkroin si një skenë kaotike.
Një qendër e përzgjedhur është ngritur në Perëndim të qytetit në mjediset e një Shkolle të Lartë, pasi personeli i urgjencës është i shqetësuar se tymi mund të përhapet dhe është i dëmshëm për banorët.
Manolakis tha se mbas katër orëve zjarri kryesore ishte vënë nën kontroll, por banorët u kërkuan të mbeten të mbyllur dhe të mos dalin në terren deri sa të vinë forcat e emergjencës, për shkak të kërcënimit të shpërthimeve të reja ose rrjedhjet e amoniakut nga rrënojat e uzinës.
Departamenti i Sigurisë Publike transportoi disa viktima në spitalet në Waco, e cila është rreth 20 kilometra në jug të Perëndimit të uzinës.
Glenn Robinson, shefi ekzekutiv i qendrës spitalore Hillcrest Baptist Medical Center në Waco, tha se spitali i tyre kishte marrë rreth 100 pacientë të cilët mbërritën me ambulanca dhe automjete private.
Ai tha se më shumë se 40 njerëz ishin në gjendje të rëndë, me lëndime që përfshijnë djegiet e rënda, kocka të thyera dhe çarje të mëdha në trup nga shpërthimet e fuqishme., duke shtuar se edhe pse disa njerëz ishin ende në kirurgji rreth oërs 01:30, të mesnatës “shumë prej tyre që tashmë janë trajtuar në spital dhe u dërguan në shtëpi.”
Të gjithë pacientët të cilët kishin ardhur në spital kishte mbijetuar, tha Robinson. Ambulancat nga mbarë Teksas Qendrore kishte ndihmuar transportin e pacientëve, dhe më shumë se 250 mjekët dhe infermieret janë përgjigjur rastit emergjentë.
Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara rapotoi se shpërthimi ka gjeneruar mjaft forcë për të u regjistruar si një tërmet me magnitudë 2.1 ballë.
Kryqi i Kuq Amerikan ka dërguar ekipe nga i gjithë rajoni dhe ishte duke punuar për të gjetur strehim për të shpërngulurit.
Bordi i Sigurisë Kimike në SHBA ka dërguar një ekip të madh hetimor në uzinën e përpunimit të pleherave kimike në Waco, , dhe Governatori i Teksasit Rick Perry dhe zyrtarët e lartë shtetërore janë duke monitoruar zhvillimet.
“Ne jemi … në mbledhjen e informacionit, si detaje që të dalim me konkluzione konkrete në lidhje me këtë incident,” tha ai. “Ne kemi mobilizuar edhe burimet shtetërore për të ndihmuar autoritetet lokale. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe përgjigjen e parë në vendngjarje. ”
Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivët do të hetojnë incidentin, por zyrtarët kanë theksuar se ata nuk kanë vendosur nëse incidenti ishte një gabim njerëzorë, apo një aksident industrial. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ata do të trajtojnë zonën e shpërthimit, si një skenë e krimit derisa ata kanë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit”, tha Governatori i Teksasit Rick Perry
Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e uzines kimike, ne Texas, per shperthimin, raport

FEDERATA “VATRA” DO TË PROMOVOJË LIBRIN E MAL BERISHËS

April 18, 2013 by dgreca

FEDERATA “VATRA” DO TË PROMOVOJË LIBRIN E MAL BERISHËS:”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”/

Të shtuënën me 4 Maj 2013, në orën 1.00 PM, në Royal Regency Hotel, që ndodhet në adresën 65 Tuckahoe Road,Yonkers, NY 10710, Federata Panshqiptare e Amerikës do të promovojë librin e autorit Mal Berisha, ambassador I Shqipërisë në Britaninë e madhe, anëtar nderi i Vatrës” ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PER SHQIPERINE DHE NE SHQIPERI”.

Për librin do të referojnë; zonjusha ELIDA RECI dhe zoti IDRIZ LAMAJ.

I pranishëm në promovim do të ejtë edhe autori I librit, ambasadori Mal Berisha, që do t’iu përgjigjet pyetjeve nga salla.

Ata që duan të marrin pjesë janë të lutur që të bëjnë rezervimet përmes Email: Ericksonbook@gmail.com dhe në Email: gazetadielli@gmail.com

 

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Charles Teleford Ericson, Jeta dhe vepra, libri, Mal Berisha

PERSERI NUK KA MARREVESHJE MES KOSOVES DHE SERBISE

April 17, 2013 by dgreca

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë përfunduar pa marrëveshje rrethin e nëntë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
“Sot (e mërkure) ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive. Jemi përpjekur të përafrojmë të gjitha idetë e ndryshme që kanë qenë në diskutim gjatë këtyre muajve të fundit dhe kemi kërkuar nga delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit që t’i shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet marrëveshja”.
“Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij ka pranuar propozimin e ofruar, por ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar.
“Propozimi i baroneshës Ashton ka qenë i qartë dhe ne e kemi pranuar pa ndonjë ndryshim. Si edhe në herët e kaluara, Serbia ka refuzuar. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet”, ka thënë Thaçi.
Për të forcuar edhe më shumë qëndrimin, kryeministri i Kosovës ka thënë se do t’i drejtohet me një “letër pranuese zyrtare” Ashtonit, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Ai ka përsëritur para opinionit se marrëveshja do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa Serbinë e ka porositur që të punojë për arritjen e saj dhe t’i shmanget “logjikës së Vojisllav Sheshelit”.
Akuza të ngjashme, por kundër Thaçit, ka bërë homologu i tij serb.
Ivica Daçiq ka thënë se propozimet e bëra nga barnoesha Ashton, e që kanë qenë të përmbledhura në 15 pika, kanë qenë më të pranueshme për Beogradin, por ka qenë Prishtina ajo që, sipas tij, ka penguar marrëveshjen.
“Thaçi ka refuzuar propozimin…përkatësisht, ka dashur të lidhë zgjidhjen e çështjes së policisë me një pikë të re të përfshirë, me të cilën të dyja palët obligohen të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Pranimi i kësaj pike, sipas tij, do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Daçiq ka thënë se Serbia nuk kërkon të pamundurën, por “diçka që është reale dhe e pranueshme për të dyja palët”. “Serbia është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog, që të vijë deri te zgjidhja”, ka theksuar kryeministri serb.
Rrethi i nëntë i bisedimeve, që ka nisur paraditen e së mërkurës, për të zgjatur deri në minutat e parë të së enjetes, është karakterizuar me takime dypalëshe të delegacioneve me baroneshën Ashton, pastaj me biseda trepalëshe dhe disa pauza mes tyre.
Marrëveshja nga ky proces është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.(Kortezi Valona Tela- Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, marreveshje, s'ka, Serbi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 540
  • 541
  • 542
  • 543
  • 544
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT