• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I hiqet nga barku tumori 38 kilogramësh

April 4, 2013 by dgreca

Tumori qe rritur brenda pak muajsh dhe kishte filluar t`i shtypte mushkëritë dhe mëlçitë e gruas 50 vjecare/

Në një klinikë në afërsi të Venedikut, një gruaje 50 vjeçe i është hequr nga trupi një tumor që peshonte 38 kilogramë. Tumori qe rritur brenda pak muajsh dhe kishte filluar t`i shtypte mushkëritë dhe mëlçitë e gruas.

Një ekip prej pesë mjekësh të lëmenjve si kirurgjia vaskulare, anesteziologjia, mjekësia intensive, radiologjia dhe urologjia është dashur të punonte tri ditë për të hequr tumorin në disa faza operacioni.

Rreziku i vetëmi kësaj ndërhyrje ishte që trombozat (mpiksja e gjakut)që ishin paraqitur te gruaja që operohej, të përhapeshin dhe të shkaktonin në këtë mënyrë një emboli vdekjeprurëse mushkërish.(Albinfo.ch)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 38 kg, i hiqet, tumori

NDËRROI JETË BUKURIJE OMERBASHA(BERISHA), FAMILJA PRET VIZITA NGUSHËLLIMI TË DIELËN ME 7 PRILL

April 4, 2013 by dgreca

Familja, pret vizita ngushellimi në kujtim të se ndjeres, ditën e djelë me datë 7 prill 2013 prej orës 10 paradite deri në orën 9 në mbrëmje.

ADRESA : 660 EAST /183 STR APT 1B , BRONX , NY

Bukurije Omerbashi(Berisha) lindur në Mitrovicë (Kosovë) 15 korrik 1943 banuese në Tiranë që prej vitit 1946   ndwrroi jetë më 25 mars 2013 ora 9:05 në spitalin Montefiore në Bronx. Bukuria kaloi një periudhë të gjatë vështirësishë e përpjekjesh me sëmundjen që nga viti 1976 . Ishte një grua shumë e fortë e kurajoze në përballimin e  sëmundjes; me optimizmin që e karakterizonte ajo mposhti situatat  tepër të vështira që iu krijuan në rrethanat e gjendjes shëndetsore të rënduara . E donte shumë jetën, ajo falte gjithmonë mirësi e dashuri ga shpirti i saj. Largimi i së ndjerës nga jeta ishte për ne një goditje shumë e rëndë e pa pritur. Ishte një sëmundje shumë e rëndë që u sul mbi të kohët e fundit e cila sfidoi kohën dhe të gjitha përpjekjet që u bënë për ta mbajtur në jetë ( leucemi), rezultuan të pafrytshme . Bukuria ishte një grua e urtë dhe e dashur , ajo zinte një vend të respektuar tek miqtë dhe të afërmit e saj. Njeriu ynë i dashur u largua nga kjo jetë, por la pas buzëqeshjen e saj , dashurinë dhe respektin për njerëzit që ia ushqeu dhe fëmijeve të saj, djalit e vajzës. Ajo ishte një gjyshe shembullore dhe e dashur . Dëshira e saj ishte që të pushonte përgjithmonë atje ku jetojnë fëmijët e saj në qytetin   Jacksonville , Florida dhe kjo dëshirë iëu plotësua . Me datën 30 mars 2013 ora 13:30 ne e përcollëm atë në banesën e fundit në praninë e dhjetra e dhjetra bashkatdhetarve e qytetarë vendas.

Presim vizita në kujtim të saj ditën e djelë me datë 7 prill 2013 prej orës 10 paradite deri në orën 9 në mbrëmje.

ADRESA

660 EAST

183 STR APT 1B , BRONX , NY

MUSTAFA OMERBASHI ( BASHA) BASHKESHORTI , VAHIDI (DJALI) MIRELA (VAJZA).

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, Bukurie Omerbasha, Mirela, Mustafa, vaid

Drejtori i fushatës së Presidentit Obama, në New York për Ken Biberajn

April 4, 2013 by dgreca

Robert Diamond: ” unë jam krenar për të mbështetur Ken Biberajn në përpjekjet e tij për t’u bërë Këshilltar i ardhshëm i qytetit për Zonën elektorale numër 6-të që përfaqëson lagjen Upper West Side në New York “

Nga BEQIR SINA, New York/

WEST SIDE – NEW YORK CITY : New York City (3 prill 2013) – Lajmin e ka konfirmuar Mediha Kosovrasti, Menaxhere e fushatës së Kandidatit nga partia Demokratike të Qytetit të New Yorkut – Zona elektorale 6 -të Upper West Side, ku Ken Biberaj, ka vendosur kandidaturën e tij për një vend në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut. Në dekleratën për shtyp, nga fushata Ken2013 pohohet se zoti Robert Diamond, i cili mbajti postin e Drejtorit të shtetit të Nju Jorkut për fushatën Obama 2012 për Amerikën – Obama for America 2012 , vitin e kaluar ku Presidenti Barack Obama fitoi mandatin e dytë, ka miratuar kandidaturën e Ken Biberajt.

“Unë besoj se e ardhmja e këtij qytetit qëndron në punën e vështirë dhe talentin e udhëheqësve progresive si Ken Biberaj”, citohet në dekleratë të ketë thënë zoti Diamond – duke shtuar se: “Unë kam parë personalisht përkushtimin Ken për komunitetin e tij, dhe fushata e tij pasqyron besimin që njerëzit mund të ndjehen të fuqizuar në komunitetet e tyre, për të bërë ndryshime pozitive. Ken e ka atë seriozitet dhe dinamik që e merr mbi vete për të bërë gjëra që ky qytet ka për të lëvizur përpara,”

Duke pranuar aprovimin e tij për Ken Biberajn zoti Robert Diamond, shton se ” unë jam krenar për të mbështetur Ken Biberajn në përpjekjet e tij për t’u bërë Këshilltar i ardhshëm i qytetit për Zonën elektorale numër 6-të që përfaqëson lagjen Upper West Side në New York “.

Në dekleratën për shtyp theksohet se para se të drejtonte në fushatën e Obamës, në shtetin e New Yorkut, zoti Robert Diamond, ka shërbyer për shtatë vjet si oficer në marinës së Shteteve të Bashkuara. Më pasë ai kaloi në Surface Warfare Officer trajnimi, dhe ishte i vendosur në bordin e destrojerit të raketave BULKELEY USS (DDG-84) në mbështetje të Operacionit Liria e Irakut dhe Operacionin Liria e Qëndrueshme. Robert, gjithashtu thuhet se ka shërbyer si ndihmës ndaj shefit të marinës së Punëve Legjislative në Pentagon, dhe si një oficer ndërlidhës marinës në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është një anëtar të Sigurimit Kombëtar në Projektin e Sigurisë Kombëtare Truman dhe është një i diplomuar në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara. Ai mban leksione dhe publikon rregullisht në SHBA, çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare, ushtrinë dhe Çështjeve të Veteranëve.
Ndërkohë, që sipas gazetes njujorkeze “The New York Times”, ai konkuron në anën e sipërme të qyteti në West Side, dhe se z Biberaj sipas NY Times, është një nga kandidatët kryesorë që shpresojnë se do të kenë sukses në këtë garë të “fortë”. Kjo gazetë, thekson se “Pas fillimit të fushatës e tij në fund të shkurtit, të kaluar Z. Biberaj, ka thënë se ai kishte ngritur fondet e tij në rreth 130,000 dollar nga 830 donatorët, dhe kjo kur bëhet fjalë vetëm në gjashtë mujorin e parë të fushatës së tij.

Zoti Biberaj është konsideruar si një ndër më të suksesshmit në ngritjen e fondeve në një gjashtë-mujor të vetm në ciklin e fondeve, një vit përpara zgjedhjeve, thuhet sipas Bordit Financiar të Fushatës.

Biograifia Ken Biberaj :

Ken Biberaj 32 vjeçarë është një kandidat nga partia Demokratike, një nga kandidatët me të rinjë që kandidon për të sjellë energji të përtërirë në Këshillin e Bashkisë së Qyetit New York, në vitin 2013. Ken Biberaj është futur në garë si një kandidat nga Partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, në anën e sipërme të lagjes West Side, mbas një vend i i cili hapet për herë të parë në 12 vjet, në këtë zonë elektorale Këshilltaria aktuale, Gale Brewer, ka vendosur të largohet.

Ken është një punëtor i New York, që e do bashkësinë e tij dhe kujdeset shumë për qytetin tonë. Ken po kandidon për Këshillin Bashkiak, Qarku 6-të, në zonën e sipërme e quajtur West Side, për tri arsye: për të mbështetur cilësinë e jetës në pjesën e sipërme West Side, që njerëzit të investojnë në të ardhmen e komunitetit, dhe të qëndrojnë për më shumë në vlerat e kësaj lagjes.

Ai jeton me gruan e tij, Valerie, në këtë qytet dhe ata janë duke pritur fëmijën e tyre të parë në maj. Duke besuar në institucionet Nju Jorkut, Ken u bashkua me një biznes familjar që ka punuar për të rihapur lokalin e famshëm Russian Tea Room në vitin 2006. Sot, Ken shërben aty si Zëvendes President i Russian Tea Room .

Ken Biberaj ka lindur në New York City, familja e tij kishte emigruar në Bronks në vitin 1968 nga Tropoja – Shqipëria, larguar prej andej nga regjimi komunist. Babai i tij e mësoi anglishten duke punuar, dhe ka bërë punë të shumta për të mbështetur familjen e tij. Përfundimisht, babai i tij Elez Biberaj fitoi një doktoraturë nga Universiteti i Kolumbias, duke shkuar për të punuar në Zërin e Amerikës, ku aktualisht mban postin e drejtorit i Divizionit të Euro-Azisë, dhe drejtor i transmetimeve për gjuhën ruseukrainase dhe për vendet Ballkanike dhe shqip.

Ken Biberaj thuhet në biografi është i frymëzuar nga angazhimi babait të tij në shërbimin publik, Ken vet ka marrë një diplomë universitare nga Universiteti Amerikan dhe një Master në Politikat Publike nga Harvard University . Pas diplomimit, ai punoi për fushatën presidenciale 2004 senatori John Kerry-së. Ken pastaj u kthye në New York City, dhe u bashkua me biznesin e familjes, gjithashtu shkoi në shkollën e drejtësisë New York Law School natën, duke fituar një diplomë JD në vitin 2008.

Me vite të punës së madhe dhe të shërbimit të komunitetit nën eksperiencën dhe edukatën e tij, Ken beson se është koha për energji të reja edhe në qeverisjen e qytetit.

“Kjo është zgjedhja për të ardhmen e lagjes sonë, thotë Ken Biberaj,.duke shtuar se ne kemi nevojë për të mbajtur e lëvizur përpara lagjen tonë.”

Ken Biberaj mishëron njeriun e guximshm, lidershipin energjike, njeriun që është për të bërë më të mirën e mundur për lagjen West Side në New York.

Biberaj do të përballet këtë pranverë në zgjedhjet paraprake “Zgjedhjet e Pranverës 2013” brenda partisë Demokrate Qarku i 6-të, me zonjën Helen Rosenthal dhe Mel Wymore, si dhe Marc Landis,

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, fushate, ken biberaj, robert Diamond

KRIJOHET DEGA E RE E VATRES NE WESTCHESTER, NEW YORK

April 3, 2013 by dgreca

Ashtu sic ishte njoftuar edhe më parë, pas punës parapërgatitore, u krijua dega e Vatrës në Westcheste në New York. Akti themelues u realizua në datën 2 Prill 2013. Në këtë dega janë të anëtarësuar 22 anëtarë të Vatrës që jetojnë në atë zonë. Pjesa më e madhe e anëtarëve janë të rinj të sukseshëm në fusha të ndryshme të financës, biznesit, avokatisë etj. Me shume se 30 per qind e anetareve jane femra. Dega ka njoftuar se do të bëjë prezantimin të premten me 5 prill 2013, ora 6 e mbrëmjes.

Në takimin e së martës, Dega ka bërë dhe zgjedhjet e drejtuesëve të saj si më poshtë:

Presidenti: Nick Markola
Vice President: Ylli Cakani
Sekretare: Olgerta Mungo
Arkëtar: Danny Blloshmi

Filed Under: Kronike Tagged With: e re e Vatres, krijohet dega, ne Westchester, NY

Kryeparlamentarja Topalli nderon katër dëshmorët e demokracisë

April 2, 2013 by dgreca

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ishte me 2 prill në qytetin e Shkodrës, ku e shoqëruar me drejtuesit më të lartë të qeverisjes vendore, deputetët e qarkut, të shoqatës antikomuniste, etj., nderoi aktin heroik të katër dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët më 2 prill 1991, humbën jetën gjatë demontratës së zhvilluar në sheshin përpara ish-Komitetit të Partisë së Punës.
Në shenjë respekti për veprën e tyre, në prani edhe të familjarëve të katër dëshmorëve, si dhe të shumë qytetarëve shkodranë, pranë memorialit kushtuar katër dëshmorëve të demokracisë u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule. “Në Shkodër, të gjithë bashkë, siç e shikoni, unë jam e rrethuar nga familjarët e katër dëshmorëve të 2 prillit. Ne kujtojmë atë ditë të veçantë, kur Shkodra u ngrit dhe me një besim dhe shpresë të pabesueshme, duke menduar dhe realizuar hapjen e një epoke të re, një epoke të lirë dhe të një epoke ku secili mund të bënte atë që do të dëshironte”, tha zonja Topalli në prononcim për mediat. “Me nderimin më të madh për katër djem të rinj, për katër shkodranë të dashur e të nderuar që sakrifikuan jetën e tyre, ne jemi sot këtu, jemi një vend anëtar i NATO-s, ku të rinjtë lëvizin të lirë pa viza. Vendi ynë është një ndër vendet me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, ne kemi kapërcyer krizën, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera që na rrethojnë dhe do të ecim, përpara me besim të plotë. Unë jam shumë optimiste që edhe më 23 qershor, shkodranët dhe jo vetëm shkodranët, shqiptarët, do të dijnë të zgjedhin atë që është më e mira për vendin e tyre. Sot, Shqipëria është më e mirë, ne e dimë që ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur, kemi bërë shumë punë, por shumë të tjera na presin përpara”, tha Topalli.

Filed Under: Kronike Tagged With: e 2 prillit, Jozefina Topalli, kater deshmoret, nderon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 548
  • 549
  • 550
  • 551
  • 552
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT