• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

….KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR

January 23, 2018 by dgreca

IDRIZI: FËMIJËVE TANË DO T’I THONË KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR/

2.-2

Të Martën me 23 Janar 2018 është organizuar protesta përpara Ministrisë së Jashtme, me pjesëmarrjen e Shoqatës Çamëria e dhjetra qytetarë të tjerë, të cilët kanë kërkuar reciprocitet në negociatat me Greqinë.

1varret-greke

I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka kërkuar trajtimin me dinjitet të të rënëve çamë. Sipas Idrizit ndërtimi i varrezave greke në territorin shqiptar është rrezik për sovranitetin e vendit.Kreu i PDIU tha se në një të ardhme shteti grek do pretendojë se aty ku ka ushtarë grekë të rënë është tokë greke.

Fajla e Idrizit:Të mos harrojmë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri, sot ato janë varreza historike dhe do të bëhen me ceremonial shtetëror. Ne i referohemi presidentit Papulias që tha këta ushtarë që kaën rënë këtu, kanë rënë për atdheun e tyre.

Kjo është ajo që kur ne të mos jemi në këtë botë, nipërve dhe stërnipërve tanë do t’i thonë këta janë të rënët tanë dhe kjo është toka jonë, Vorio Epiri.

Të vijmë pastaj te ajo, që çamët janë gjallë. Ne kemi kërkuar kaherë të ketë një varrezë për batalionin Ali Demi të çamërisë. Edhe para zotit nuk duhet t’i lemë njësoj?

Apo të vazhdojmë me minoritetet, e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete duke i bërë qoka të gjithëve. Ka një rezolutë për shqiptarët e çamërisë që të kërkojnë të drejtat e tyre. Atdheu tonë është aty.

Na thonë që do heqin Ligjin e Luftës, natyrisht që është një hap i madh përpara por nuk mjafton se pala shqiptare duhet të jetë e vëmendshme që të heqë gjithë efektet e Ligjit të Luftës, efektet për pronat e shqiptarëve. I fundit është ligji i vitit 1998 për kadastrën greke, ku ne kemi qenë në pamundësi të çojmë dokumetet. Apo marrëveshja për ujërat. Unë jam shumë i shqetësuar për profesionalizmin e palës shqiptare.

Ajo që është akoma më e rëndë është se na thonë që jemi të detyruar se Greqia do të vë veton për Shqipërinë në BE. Tani kanë nevojë të marrin statusin, hapjen e negociatave. Të mos lëshojmë sovranitet sa herë që na kërcënon Greqia me vetot e saj.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Idrizi, Varret greke, Vorioepiri

Kotzias në Tiranë: Një pjesë e çamëve bashkëpunuan me nazistët, Idrizi: Nazistët i ke në parlamentin grek!

June 6, 2016 by dgreca

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek, Nikos Kotzias mbajtën një konferencë të përbashkët për median në ambientet e ministrisë së Jashtme Tiranë ndërsa jashtë vijonte protesta e çamëve.  

Sa i takon çështjes çame Bushati nënvizoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale por kërkon vendosjen në vend të një drejtësie të munguar. Nga ana e tij kryediplomati grek këmbëngul se disa çamë kanë bashkëpunuar me nazistët. Sa i takon heqjes së Ligjit të Luftës tha se ky do të jetë objekt diskutimi dhe në vijim.

Ditmir Bushati: Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është deri diku normale për gjaknxehtësinë që kanë ballkanasit të kemi lexime të ndryshme për këtë çështje por dhe të tjera. Besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionaliste dhe të rivendoste një drejtësi të munguar. Besoj se është momenti i mirë për të qenë më i qartë dhe i drejtëpërdrejtë se nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial ndaj Greqisë. Është një vend që ka firmosur aktin final të Helsinkit, e pranon dhe respekton Greqinë si një fqinj dinjitoz. Është mirënjohëse për mbështetjen që ka dhënë për integrimin, por qasja jonë ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore të kësaj popullsie çame dhe pasardhësve të tyre që në fakt ishin shqiptarë çamërie me nënshtetësi greke. Flasim për një proces ku cdo lloj pengese e karakterit diskriminues duhet të hiqet.

Në këtë proces hulumtimi, dialogimi pavarësisht paragjykimeve që  ekzistojnë besojmë se është e mundur të marrim shembull nga praktikat më të mira, sic ishin ato gjermano-franceze për nderimet që i bëhen viktimave të Luftës së Parë Botërore, përmes përmendoreve apo simboleve të tjera. Jemi në këtë lloj diskutimi, ku parimi i fqinjësisë së mirë dhe parimit të integritetit territorial dominojnë mbi çdo gjë tjetër.

 Kotzias për ligjin e luftës : Greqia beson se me deklaratën e 1987 ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. Marëveshja e miqësisë në 1996 është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe prespektiva e hyrjes në BE na bën jo vetëm miq por dhe partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nëse jemi ose jo në gjëndje lufte do të jetë objekt diskutimi që do të zhvillohet dhe do të gjejmë zgjidhje. 

Kotzias per cështjen came:  Sa i takon çështjes çame është e ditur se kemi një grup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë unë uroj që në këtë grup të kem prespektivë, të kenë dhe ata fitimet nga integrimi i Shqipërisë në BE, por janë disa çamë të  vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911 të cilët sot janë shtetas grekë. Ekzistojnë dhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, dhe kishin bërë ato komisionet e kontrollit dhe të zhvatjes së pasurive, të popullisë që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënun nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe atyre ndërkombëtarë. Në ndryshim nga njerëzit e tjerë që jepnin llogari në Evropë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. E them këtë sepse disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët, ata që merreshin me nazizmin gjerman, me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi dhe më pas këta ti bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët. Në këtë prizëm ne themi se për ne ekziston problemi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e historisë.

Ja si e sqarojne deklaratën e Ministrise se Jashtme te Greqise, Bushati dhe Kotzias

Zoti Bushati cili është komenti juaj për deklaratën që ka paraprirë vizitën e ministrit Kotzias, asaj të ministrisë së Punëve të Jashtme greke që duket se paralajmëronte një veto greke për integrimin e Shqipërisë në BE?

Bushati: Do më lejoni t’ju zhgënjej, por nuk e kam lexuar kështu. Nuk e kam lexuar kështu për disa arsye, jo vetëm për gjithçka tha me shumë korrektesë dhe zemërgjerësi, miku im Kotzias për faktin që nuk besoj se nuk është as në vullnetin, tagrin, dëshirën e Greqisë për të aplikuar një politikë kshtësuese ndaj Shqipërisë, që në fakt nuk e ka aplikuar as në momentet më të vështira të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Si kundër nuk besoj se është në interesin e Shqiprisë apo shqiptarëve që jetojnë në rajon për të pasur marrëdhënie të tendosura apo që përcaktohen nga emocionet dhe jo nga racionaliteti me Greqinë. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, pavarësisht kapacitetit institucional që përfaqësoj se marrëdhëniet me Greqinë janë strategjike dhe me një potencial të lartë dhe që ne duam ta shfrytëzojmë sa më mirë. Unë e vlerësoj dekalratën e ministrisë së jashtme të Greqisë sepse na sjell në vëmendje cështjen e shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi dhe në këtë pikëpamje e kam lexuar si inkurajon për ta finalizuar këtë process që Shqipëria të hedhë hapin e radhës për në BE. Është e qartë se shteti fqinj respekton vendimin e gjykatave dhe ku më evidente se kjo cështje nuk duket tjetër vec të respektimi i pozicionit të Shqipërisë nga ana e Greqisë përsa i përkete vendimit të Kushtetueses në atë që quhet çështja e detit.

Kotzias: Falendoroj ministrin Bushati që sqaroi me mënyrën e tij, unë kam bërëq fare deklarata edhe me interpretime të mira qofshin ato. Është një pikëpamje që shkruhet nga qarqe të ministrisë së Jashtme. Unë e vetmja deklaratë që kamë bërë për Shqipërinë është se e duam në BE, se do ta ndihmojmë me aq sa kemi mundësi dhe aq sa ajo dëshiron dhe asgjë tjetër. Mendoj se si gazetar ta them në mënyrë akademike Ditmir, është tjetër gjë dekalrata e Ministrisë së Jashtme dhe tjetër gje deklarata e ministrit të Jashtëm dhe tjetër gjë qarqe të ministrisë thonë se: . Ka shumë ndryshime pesha që bëhet dhe nga kush bëhet. Kam ato çështjet akademike.

Kotzias: Filozofia jonë e përbashkët, ti zgjidhim problemet dhe të ecim më tutje

Kotzias: Fatkeqësisht në epokën tonë nuk konsiderohet e vetëkuptueshme se kur ekzistojnë probleme të kërkosh edhe zgjidhje. Për dikë që të kërkosh zgjidhje për problemin është vetë problem. Unë do t’ju thoja që problemet janë që ti zgjidhim dhe të ecim më tutje. Kjo është filozofia jonë e përbashkët, zgjidhja. Duhet ti zgjidhim këtë probleme ekzistguese dhe të merremi me projekte të së ardhmes. Duhet të bëjmë rrjete të mëdha, të zhvillojmë energjinë, të forcojmë bashkëpunimin në kulturë dhe arshim. Këto zgjidhje do të promocohen dhe të ecin përpara, me kulturën e dialogut.

Njerëzit që mendojnë se problemet që nuk janë për tu zgjidhur mendojnë se rruga europiane është pa Evropë. Rruga europiane ka nevojë për mirëkutpim europian.

Për këtë propozimi që bëri Bushati për një hartë rrugore por edhe për një përcaktim rrugor është një propozim i mbështëetur nga BE. Ne duhet ta ngremë këtë peshë të ecurisë europiane të ballkaneve perëndimore. Prandaj duhet të mbarojmë me problemet që mbartim nga e shkuara.

Greqia është nga vendet anëtare më të vjetra në BE, ajo ka një përvojë të lartë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë për cdo gjë që do ti nevojitet për në BE

Bushati: Mekanizma për të adresuar çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë

Bushati: Dua të falenderoj mikun tim Kotzias për vizitën e sotme në Tiranë së bashku me ekipin e tij. Është hera e disatë që ne takohemi në Tiranë, Athinë, Selanik, bruksel dhe në forumë ndërkombëtare. kemi rreth 1 vit që po punojmë për të adresuar disa prej cështjeve që nuk kanë gjetur ende trajtim si përsa i përket cështjeve që e kanë origjinën tel Lfta e dytë Botërore, cështje që kanë interes praktik për qytetarët, por edhe ato cëshjtje që janë përcaktuese për integrimin në BE.

bashke me mikun Kotzias kemi këmbyer disa ide, apo një përpjekje për të shkuar drejt një platform për të zgjdhur çështjet dy palëshe. Përvec përpjekjeve tonë për platformën e

Rama dakord për një mekanizëm për mënyrën sesi ne do ti adresojmë këto cështje që tani janë listuar. Një mekanizëm që do të mblidhet periodike, do të jetë intenisive për të gjitha cështjet

Nuk mjafton vetëm listimi i cështjeve, i kemi bërë publike në media, por energjitë tonë janë fokusuar sesi do të gjejmë zgjidhje në këto cështje.

Ka shumë pika të përbëshkëta dhe një potencial të madh për ti adresuar dhe ka një vullnet nga ana e qeverive.

Idrizi i përgjigjet Kotzias: Nazistët i ke në parlamentin grek!/

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas deklaratave që kryediplomati grek bëri publikisht në konferencë me Bushatin se çamët bashkëpunuan me nazistët, Idrizi iu përgjigj duke i thënë se ‘nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e vet’.

Duke iu referuar edhe një parulle, ai tha se gjyshi i Kotzias ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve.

“Nuk mund të mos provokoheshim nga fjala e zotit Kotzias i cili duhet ta dijë se nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e Greqisë, pra e kam fjalën për Agimin e Artë.

Për ne pak rëndësi ka çfarë thotë Kotzias, mjaftoi që kishte një parrullë, unë uroj mos jetë e vërtetë, që gjyshi i tij ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ne si shqiptarë të Çamërisë nuk kemi problem që ai të jetë ministër i Greqisë”, apeloi Idrizi.

Filed Under: Komente Tagged With: Bushati, Idrizi, Kotzias, per ceshtjen Came, perplasje

Idrizi:”Kotzias si Napoleon Zerva, grekët e kanë humbur busullën”

July 15, 2015 by dgreca

Nga Shpëtim Idrizi/
Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çëshjten çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu sIç ka ndodhur në të vërtetë.
Qëndrimi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit.
Natyrshëm lind pyetja: Po ju z. Kotzias do të kërkoni falje për 5100 të vrarë, të masakruar e të përçunduar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Për 5900 shtëpi të djegura e të shkatërruara? Për dhjetra çamë ortodoksë të vrarë brutalisht për të dhënë shembullin të pjesa tjetër? Është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës.
Batalioni “Çamëria” dhe batalioni “Ali Demi” janë faktet historike që askush nuk mund t’i mohojë. Ata që luftuan paepur nazistët, të cilët sot z. Kotzias i mbron me fanatizëm, janë shembulli i gjallë i luftës së drejtë të shqiptarëve të Çamërisë.
Ligji i luftës mes dy vendeve, një fantazëm historike që u miratua nga kryetari i Partisë Nacional-Socialiste Greke, Metaksas, fatkeqësisht sot mbretëron si ligj dhe si mendësi në qeverinë e re greke, që me sa duket ka humbur çdo lidhje ne antifashizmin nga buron dhe ka kaluar në përqafimin e ideve të papranueshme për Evropën.
Çdo mendje e shëndoshë beson tek drejtësia evropiane dhe jo te falimentuesit e një vendi evropian, që sot kanë humbur busullën e orientimit të tyre historik e politik.

Filed Under: Opinion Tagged With: deklarate e papergjegjshme, Idrizi, Ministrit te Jashtem grek

PROTESTA CAME: PARLAMENTI TE CLIROHET NGA NDIKIMI GREK!

April 11, 2013 by dgreca

IDRIZI: PARLAMENTI TE CLIROHET NGA NDIKIMI I GREQISE/

Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin figurat më të shquara të kombit shqiptar, Adem Demaçi e deri tek deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe përfaqësues të shoqatës “Vatra” të Preshevës./

Mijëra shqiptar, të mbledhur nga të gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët, u mblodhën mesditën e sotme përpara Parlamentit të Shqipërisë për të protestuar në mbështjetje të Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame. Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin figurat më të shquara të kombit shqiptar, Adem Demaçi e deri tek deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe përfaqësues të shoqatës “Vatra” të Preshevës. Në këtë aktivitet folën dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana, Sekretari Politik i PDIU-së Adri Nurellari dhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU-së Vjollca Braho.
Gjatë fjalës së tij, Adem Demaçi u shpreh se kishte ardhur në emër të shkrimtarëve të Kosovës për t’I kërkuar Parlamentit të Shqipërisë miratimin e Rezolutës Çame. Sipas zotit Demaçi, ky shekull është shekulli i shqiptarëve.
Ndërkaq deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina u shpreh se ishte e pranishme në këtë protestë për të sjell zërin e nënave kosovare dhe për t’i bërë thirrje gjithë klasës politike shqiptare që të votoj sa më parë Rezolutën për Çështjen Çame për të çuar në vend një padrejtësi të madhe historike.
Gjithashtu në këtë protestë përshëndeti edhe Kushtrim Kadriu, përfaqësues i shoqatës “Vatra” në Preshevë. Kadriu u shpreh se pavarësisht problemeve, Lugina e Preshevës mbështet Rezolutën Çame, si Rezolutë e gjithë kombit shqiptar.
Ish-kryetari i shoqatës Çamëria, zoti Servet Mehmeti rikujtoi përpara protestuesve atë që ndodhi në vitin 2004 ku qindra shqiptar të Çamërisë u dhunuan përpara godinës së Parlamentit. Mehemeti ju drejtua dhe ish-Kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi më fjalët: “Edhe pse kemi të njëjtin emer, unë nuk jam si ty. Kolonjarët dhe devollinjtë në dimëronin bagëtitë në Çamëri. Ku shkoi ndjenja kombëtare? Prandaj të bëjë thirrje që të kërkosh falje për atë që ke bërë 9 vite më parë.”

Nga ana e tij Presidenti i Nderit i PDIU-s zoti Tahir Muhedini akuzoi Partinë Socialiste për maskaradën e vitit 2004 dhe u shpreh se duhet t’u vij turp për atë që kanë bërë. Ndërkaq, Muhedini vlerësoi punën e Idrizit dhe Tahirit në Parlament dhe u shpreh i bindur që në zgjedhjet e ardhshme PDIU do të përfaqësohet me 5 deputet.

Deputeti i PDIU-së Dashamrit Tahiri nga ana e tij deklaroi se pas 9 vitesh në Parlamentin e Shqipërisë u zbulua Kali i Trojës. Sipas Tahirit, tashmë ka ardhur koha që mazhoranca e stome, e cila ishte ajo që votoj pro në vitin 2004, do të interpretoi atë Rezolutë dhe shprehu bindjen se do ta bëjë një gjë të tillë.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe UnitetShpëtim Idrizi përpara protestuesve mbajti fjalën e mëposhtme:

Të dashur nëna dhe baballarë çamë,

 

•        Të dashur motra dhe vëllezër nga Camëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,Sot eshte nje dite e madhe , Sot ne jemi më të vetëdijshëm se kurrë për drejtësinë e kauzës sonë.

Sot eshte nje dite e madhe ,sepse ne po rikthehemi perseri ne kete vend perpara parlamentit shqiptar ,pas 9 vjetesh ,e sot jemi me shume se kurre me te forte se kurre e me te bindur se kurre ne drejtesine tone .

Por pas 9 vjetesh rrugetimi per drejtesi ,ne e kemi fituar betejen me kohen ne e kemi miratuar rezoluten ne cdo zemer Shqiptari ,

Por ne ndodhemi perseri perpara ketij parlamenti hermetik ,tashme per ta cliruar ate , per ta cliruar nga presioni i shtetit grek , per ta trimeruar ate per ti dhene dinjtetin e munguar ,e per ti thene : jeni shqiptar e bij shqiptaresh e keni me vete te gjithe shqiptaret ..Jemi këtu të mbledhur të gjithë bashkë për të çliruar Parlamentin e shqiptarëve nga rrethimi grek.Ju më keni dëgjuar të them se për çështjen e Rezolutës parlamenti shqiptar është nën presionin grek, nën rrethimin grek.

Ju e dini që grekët janë të famshëm për Kalin e trojës. Prandaj PDIU-ja, Shoqata çamëria ju ka bërë thirrje të jeni sot këtu : Të çlirojmë Parlamentin shqiptar nga presioni grek ,e ti japim dinjitet te votojne rezoluten e drejtesise Europiane per shqipateret e Camerise .Ne jemi ketu qe ta  nxjerrim Kalin e trojës nga Parlamenti i shqiptarëve.Ne s’jemi humbës si trojanët, por fitimtare si Shqiptaret ,ne jemi kombi i skenderbeut e Nene Terezes. Kjo Rezolute meriton, e duhet te jete kauza dhe ceshtja e ndergjegjes intelektuale dhe qytetare, politike dhe institucionale e te gjithe qytetareve ne Greqi dhe Shqiperi, e cilitdo qe beson tek fqinjesia e mire dhe ne nje Ballkan Perendimor te Europianizuar dhe te Paqte.Ne sapo kemi nisur, nepermjet kesaj Projekt –Rezolute, ate qe do t’a quaja:

Vaksinimin e Kuvendit te Shqiperise duke ‘demilitarizuar’ dhe ‘c’bunkerizuar’ komplekset e paqes se rrejshme, qe buron nga heshtja ndaj padrejtesise dhe pranimi i se keqes si fakt i kryer e qe duhet harruar.

Ne mund te falim, por nuk mund ti besojme kurresesi paqes se rrejshme dhe poshteruese, qe vendoset arbitrarisht duke kerkuar harresen.

Harresa nuk eshte as perendimore, as e ndershme, as e drejte e as paqendertuese.

Harresa eshte mposhtja, percmimi, sundimi i njeres pale mbi tjetren, por jo paqe.

Paqja ndertohet nga pranimi i se vertetes, falja, dhe sherimi nepermjet reciprocitetit, respektit, dhe bashkejeteses, bazuar thelbesisht tek te drejtat e njeriut dhe dinjiteti njerezor.

Rezoluta e Çamërisë, është një Rezolutë për fqinjësinë e mire.

Ne kërkojmë heqjen e Ligjit të Luftës.

Ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit të Miqësisë, në të cilin trajtohen dhe çështje të mbetura pezull si:

– çështja e pronave,

– çështja e ruajtjes së kulturës,

– përmendores,

– historisë

– apo e gjuhës shqipe dhe greke në mënyrë reciproke.

Të gjitha këto janë të drejta të pamohueshme të dy vendeve tona.

Të dashur miq,

Beteja për drejtësi është një Luftë që zgjat. Çdo hap drejt qëllimit për drejtësi kërkon sakrifica, punë të palodhur, dhe individë të përkushtuar.

Jam I lumtur të pohoj se luftës sonë për drejtësi I janë bashkuar me dhjetëra mijëra e qindra shqiptarë të gjithë trojeve shqiptare.

Takoj cdo ditë me dhjetëra shqiptarë nga dibra, prishtina, struga

Këto kohe ne kemi bërë shumë për çështjen çame. Këto muaj ne kemi menduar e dokumentuar shumë rreth sakrificës, tragjedisë së mijëra nënave, baballarëve, gjyshërve tanë, motrave dhe vëllezërve që patën një vdekje të tmerrshme.

Kemi menduar shumë rreth varrezave të të parëve që nuk ekzistojnë më në Camëri ,por qe do te jene ne mendiet e zemrat tona pergjithmone

Kemi menduar shumë për dobinë e ekzistencës së partisë sonë, të PDIU-së.

Sot më shumë se kurrë jemi bindur për dobinë e kësaj partie.

PDIU-ja i bëri bashkë çamët me shqiptarët e tjerë.

Unë i pyes gjakun tim çam : a jemi shumë 300 mijë vetë përballë Greqisë ?

E di përgjigjen : JO, megjithëse ne çamët jemi më patriotët e patriotëve..

A jemi shumë 3 milionë shqiptarë, sa banojnë në Shqipërinë e copëtuar në 1913 ?

Jo.

A janë shumë 2 milion kosovarë për t’u përballur me agresionin serb që dhe sot vazhdon me forma të tjera ?

Jo.

A janë shumë 1 million shqiptarë në MAqedoni, për të patur në jetë statusin e popullit shtetformues ?

Jo.

A janë shumë afro njëqind mijë shqiptarët e Malit të Zi ?

Jo.

Por ama 10 milion shqiptarët kudo që janë, brenda trojeve të tyre etnike, 10 milionë shqiptarë të bashkuar sipas idesë kombëtare për të cilën lufton PDIU janë shumë.

10 milion shqiptarë janë mjaft.

10 milionë luanë janë të papërballueshëm.

PDIU ka dashur, ka mundur, të bëjë bashkë çamët me kosovarët, shqiptarët e të gjithë trojeve etnike të jenë bashkë.

Jo në një hapësirë gjeografike, por në një shpirt të përbashkët, nën një ide të përbashkët, nën një flamur të përbashkët.

Shikoni kush është sot afër meje…. Nga Kosova, nga Maqedonia, nga….

Ju faleminderit që ju përgjigjët thirrjes sonë.

Sot më shumë se kurrë jemi të bindur për dobinë e PDIU-së si parti e të gjithë shqiptarëve.

Ju i kini dëgjuar lajmet gjithë këto dy javë.

Ju e dini se ç’ndodhi dje në Komisionin e jashtëm.

PDIU-ja e zgjodhi momentin kur partitë e shqiptarëve kanë frikë nga llogaridhënia e votuesve dhe i detyroi :votoni Rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.Dhe ju e shikoni se çfarë ndodhi.

Duket sikur Partitë e mëdha janë në garë me njera tjetrën për çështjen çame.

Në Komision të jashtëm, njera parti u detyrua të thoshte se ka një rezolutë të miratuar në 8 prill 2004.

E mbani mend : është ajo rezolutë për të cilin ju u përgjakët në telat me gjemba të këtij parlamenti. E jo sot del qe  qenka  e miratuar.

Një parti tjetër propozoi një rezolutë alternative. Teksti ishte shumë i mirë dhe ne e përshëndetëm.

Partitë e mëdha hynë në garë për miratimin e rezolutës.

Unë pyes gjithë skeptikët :

A do ndodhte e gjitha kjo, nëse PDIU nuk do ishte krijuar ?

Nëse PDIU-ja nuk do kishte zhvilluar gjithë atë aktivitet që ju i njihni ?

Nëse PDIU-ja do bëhej pjesë e lojërave politike, ?

Nëse PDIU-ja do pranonte të merrte një ministri dhe do ta harronte çështjen çame ?

A do ndodhte kjo nëse do ishim vetëm me Shoqatën të cilën unë sot e falënderoj publikisht për gjithçka ka bërë ?

Përgjigja është JO !

Nëse nuk do të ishte PDIU-ja, ajo rezoluta që u nxor nga sirtarët e pluhurosur të Kuvendit të shqiptarëve, do mbetej atje ku ishte.

Në harresën dhe turpin e historisë.

Ata që e votuan atëherë, do ta mbanin në ato sirtarë.

Ata që nuk e votuan në qershor 2004, kur shumë prej jush u përgjakën, nuk do propozonin rezolutë alternative.

Kjo është forca e PDIU-së, që ka bërë politikën e vet, brenda asaj hapësire që ekziston. Duke e rritur atë hapësirë. Duke imponuar vullnetin e vet ?

Unë i pyes gjithë skeptikët për kohën e zgjedhur.

A nuk është sot koha më e mirë për ta miratuar rezolutën, kur të gjithë kanë nevojë për forcën tonë ?

Për forcën tuaj, për votat e shqiptarëve ?

PDIU e trimëroi parlamentin e shqiptarëve ;

Rezoluta i dha rast për të rivendosur dinjitetin atyre që në 8 prill 2004 u fshehën.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Rezoluta nuk është stacioni ynë përfundimtar politik.

Rezoluta është stacioni ynë i parë politik.

Ne mbërritëm tek ky stacion, por ne duam më shumë.

pra realizimin e pikave të saj :

Që Greqia të kërkojë falje ;

Që të pranojë të drejtën e shtetësisë ;

Të drejtën e pronave ;

Restaurimin e varrezave ;

Ngritjen e përmendoreve ;

Pa këto kushte, pa jetësimin e tyre, Rezoluta është letër e vdekur.

Ndaj unë, para jush, i frymëzuar nga forca juaj po ju betohem :

Rezoluta është vetëm stacioni i parë i betejave tona të ardhshme politike.

Ne u bindëm se PDIU-ja, krijesa jonë e përbashkët ja vlejti.

Ne e nxorëm Rezolutën e parë për të cilën ju u pergjaket ne vitin 2004 apo jo Xha Servet, nga sirtarët e turpit.

Kjo eshte rrezoluta e te gjithe atyre qe udhehoqen shoqaten Cameria ne vite

Rezoluta e Abaz Dojakes , Arshin Rexhes ,Shkelqim Fetahut,Ilmi Saqes ,Bedri Myftarit,Qani Biracit,Selman Shemesh,Servet Mehmetit Adrian Tanes ,dhe e mijerave patrioteve Came , qe nuk reshten se kerkuari drejtesi .

Nga ky shesh ju bëj thirrje kolegëve të mi deputetë :

Pranoni rezolutën ;

Pranoni e behuni pjese e kerkesave te nje komuniteti shqiptaresh nga me tragjiket por dhe nga me vitalet,merrni force e dinjtet nga ne ,boll me tani eshte koha ,tani Rezoluten tani dinjtetin e parlamentit shqiptar.

Bëjini presion qeverive të sotme e te nesërme që të zgjidhin çështjen çame.

Ne e bëmë tonën.

Ne ju cliruam nga presioni e rrethimi grek.Ne po ju tregojme se asnje smund tju mare peng , se ka shqiptar e bije shqiptaresh.

Të gjithë e dinë se padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo, prandaj drejtësia do vendosur.

Ndoshta Rezoluta për Çështjen Çame është një gjë e madhe, por gjërat e mëdha janë të thjeshta, e shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: drejtësi, nder, detyrë, shpresë…

Dhe i takon këtij parlamenti të fillojë punën për të vendosur drejtësinë.

Ne e nxorëm Kalin e Trojës nga parlamenti i shqiptarëve

Rroftë Shqipëria,

Rroftë Camëria,

Rrofshin shqiptarët e bashkuar

 

Filed Under: Featured Tagged With: Demaci, Idrizi, Protesta Came

Komisioni i Jashtëm rikthen rezolutën e vitit 2004 për çështjen Çame

April 10, 2013 by dgreca

LETRA DREJTUAR KRYEPARLAMENTARES JOZEFINA TOPALLI DHE DEKLARATA PAS KOMISIONIT TE JASHTEM PARLAMENTAR/

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm diskutoi rezolutën Çame. Por kjo seancë nuk ka kursyer surprizat, kur kryetari i komisionit Fatos Beja ka risjellë në vëmendje rezolutën e viti 2004 për një çështje të tillë. Sipas tij, kjo rezolutë nuk mund të injorohet.
I gjendur përballë një fakti të tillë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nxitoi të saktësonte se “rezoluta e 2004 në procesverbal del sikur nuk është miratuar. Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”.
Por kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim, vetëm një rregullim në procesverbal, pasi rezoluta është votuar një herë, nuk votohet për së dyti.
Në vlerësimin e Idrizit, fshehja e këtij dokumenti përbën një dëm të madh shoqëror se asnjë qeveri nuk i është referuar asaj.
Për këtë arsye, deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka fajësuar ish kreun Kuvendit Servet Pëllumbin duke kërkuar që t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente.
Ndërkaq deputeti, Katsriot Islami kërkoi që të sqarohet rezoluta e 2004.
Kështu, pritet që në mbledhjen e radhës të rishikohet pikërisht një rezolutë e tillë.

LETRA DREJTUAR KRYEPARLAMENTARES, JOZEFINA TOPALLI

 

Kryetares së parlamentit

Shkëlqesisë së saj, zonjës Jozefina Topalli

 

E nderuar zonjë,

Siç është bërë e ditur Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka paraqitur në Parlament që në dhjetor të vititi 2012 projektrezolutën « për zgjidhjen e çështjes çame ».  Kjo projektrezolutë synon zgjidhjen e çështjes çame në kuadër të Traktatit të Miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, Konventës Europiane të Lirive dhe të Drejtave të njeriut, dhe të drejtës ndërkombëtare në përgjithësi.

 

Në mbledhjen e Komisionit të jashtëm të Parlamentit të datës 10 prill 2013, Kryetari i Komisionit, zoti Fatos Beja na bëri të ditur ekzistencën e një rezolute të miratuar tashmë në datën 8 prill 2004, për çështjen e popullsisë çame.

 

Në kushtet kur sipas procesverbalit të asaj seance, të vendosur në dispozicion nga administrata e këtij Kuvendi, kryetari i Kuvendit asokohe, ka thënë se kjo rezolutë nuk është miratuar ; (bashkangjitur procesverbali i asaj mbledhjeje) ;

Në kushtet kur kjo projektrezolutë nuk është bërë publike në asnjë numër të Fletores Zyrtare të vitit 2004 ;

Në kushtet kur ashtu siç deklaroi, as Kryetari i këtij Komisioni nuk e gjente në aktet parlamentare këtë rezolutë ;

Në kushtet kur sipas nesh, prej 9 vjetësh nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes çame, mbi bazën e kësaj rezolute që është miratuar, apo të kuadrit ligjor ndërkombëtar,

Me qëllim që Kuvendi i sotëm të mos bëhet palë në zhdukjen e këtij akti dhe të ruajë dinjitetin e vet,

 

Si deputetë të PDIU-së, kërkojmë :

  1. Të certifikohet nëse kjo projektrezolutë është miratuar në 8 prill      2004 ;
  2. Pas certifikimit, rezoluta duhet të marrë fuqi ligjore duke e bërë      publike në Fletoren Zyrtare, sipas parimit kushtetues të publicitetit të      akteve parlamentare ;
  3. Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, të lexohet përmbajtja e saj      si dëshmi e afirmimit edhe njëherë të vullnetit parlamentar të shprehur në      8 prill 2004, dhe për t’i ofruar dhe njëherë qeverive të Shqipërisë një      bazë referimi të palëkundshme në lidhje me çështjen çame.
  4. Të merren masa për të hetuar rrethanat e zhdukjes së këtij akti      dhe mospërfshirjes së tij në Fletoren Zyrtare të kohës.

 

 

Shpëtim Idrizi                                                                                    Dashamir Tahiri

 

 

Deklaratë për shtyp e PDIU-së

 

Kryetari Idrizi në Komisionin e jashtëm : na duhet një tekst konsensual i Rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame ;

 

Kryetari i Komisionit Beja : ka një rezolutë të miratuar në 8 prill 2004 ;

Idrizi : Ky është skandal. Kryetarja e parlamentit të shprehet nëse ajo rezolutë ka fuqi të plotë ligjore apo jo dhe ta botojë në Fletoren Zyrtare;

Në këto 9 vjet pas diskutimit të atij teksti, asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e çështjes çame !

Sot në mbledhjen e Komisionit të jashtëm të Parlamentit, kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi shprehu dhe njëherë nevojën e miratimit të një dokumenti konsensual për zgjidhjen e çështjes çame. Ai e vlerësoi projektin alternativ të propozuar nga kreu i PS-së, por kërkoi që teksti përfundimtar të ishte rezultat i kontributit  të të gjithë partive.

Për çudinë e të gjithëve, kryetari i Komisionit të jashtëm, zoti Fatos Beja paraqiti si të miratuar tekstin e një Rezolute që Kuvendi e kishte marrë në shqyrtim në 8 prill 2004. Bëhet fjalë për atë tekst për miratimin e të cilit Shoqata Çamëria kishte organizuar një protestë e cila përfundoi në mënyrë të dhunshme nga forcat e policisë. Sipas zotit Beja, ky tekst, i cili kurrë nuk u bë publik në Fletoren Zyrtare gjendej në arkivin e Kuvendit. Duke replikuar në lidhje me këtë fakt të ri, zoti Idrizi shprehu habinë sesi një dokument kaq i rëndësishëm të mund të fshihej dhe të mos botohej në Fletoren Zyrtare. Ai kërkoi që Kryesia e parlamentit të shprehej në mënyrë përfundimtare në lidhje me vlerën zyrtare të tekstit, dhe që ai tekst të shërbente dhe sot si bazë për veprimin diplomatik të qeverisë në zgjidhjen e çështjes çame. « Kanë kaluar 9 vjet prej atëherë, tha zoti Idrizi, dhe asgjë nuk është për bërë zgjidhjen e saj. Në këto kushte, Parlamentit i duhet të shprehet dhe njëherë në lidhje me zgjidhjen e çështjes çame. Parlamenti duhet ta imponojë qeverinë ta trajtojë këtë çështje si duhet në takimet diplomatike. E kuptoj rëndësinë e Traktatit të miqësisë, por ai Traktat ka funksionuar vetëm për grekët, për varrezat e ushtarëve të tyre, për pronat e minoritarëve, etj, dhe asgjë s’është bërë për ne shqiptarët. Në të gjithë rastet ne kërkojmë shfuqizimin e Ligjit të Luftës », përfundoi ai.

Po sot, dy deputetët Idrizi dhe Tahiri i dërguan një shkresë Kryesisë së Parlamentit ku i kërkojnë të shprehet zyrtarisht dhe pa vonesë në lidhje me miratimin ose jo të Rezolutës në 8 prill 2004, dhe t’i japë asaj Rezolute fuqi të plotë ligjore duke e botuar në Fletoren Zyrtare.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: fshehja e dokumentit, Idrizi, rezoluta came

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT