• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DËNIM ME VDEKJE PËR HOLMES, VRASËSIN e 12 PERSONAVE DHE PLAGOSJEN E 58 TË TJERËVE

April 1, 2013 by dgreca

SHBA: Prokuroria jep dënimin me vdekje, dhe nuk merr parasyshë fajësinë e Holmes/

Nga BEQIR SINA, New York,/

Holmes, 25 vjeçë, po përballet me 166 akuzat për vrasje dhe tentim vrasje për masakrën në shfaqjen e filmit The Dark Knight Rising, në 20 korrik 2012 në Aurora të Kolorados, ku 12 njerëz mbetën të vdekur dhe 58 të tjerë të plagosur

Aurora Colorado : Më 20 Korrik 2012, një person i armatosur dhe maskuar ka vrarë 12 njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe ka plagosur 50 të tjerë. Agresori ka hedhur një granatë tymuese ose gazi dhe më pas ka nisur të qëllojë mbi njerëzit që gjendeshin në kinema. Sulmi ka ndodhur në një kinema ku po shfaqej seria e filmit Batman, “The Dark Knight Rises”.

CNN raportoi se dëshmitarët kanë treguar se një person i armatosur i ka bërë të gjitha këto veprime me qetësi dhe ka nisur të qëllojë persona të rastësishëm. Ai ka dalë përpara ekranit dhe më pas ka nisur të qëllojë. E gjitha kjo ka ndodhur në momentin që edhe në film po shfaqej një pjesë me të shtëna armësh.

Polica arriti të arrestoi 24-vjeçarin, James Holmes, si autorin që pati hapur zjarr në Century Movie Theater, kinema e Aurora, periferi e Denver (Kolorado). Holmes është arrestuar dhe tani po gjykohet nga një Gjykat në Denver të Kolorados.

Zhvillimi i gjyqit :

Lajmin mbi zhvillimin e senacës së javë së kaluar e njoftuan dje avokatët e të dyshuarit për vrasjet në një kinema më 20 korrik 2012 në qytetin Aurora – Colorado. Avokatët e Holmes ‘njoftuan se sipas tyre ishte marrë një vendimi të mërkurën, vetëm pak ditë para se prokuroria pritej të njoftojë, sot nëseajo do të kërkojë dënimin me vdekje kundër Holmes. Njëri prej avokatëve tha se ” Klineti i tij Holmes është aktualisht i gatshm për të zgjidhur rastin dhe për të sjellë procedurën në një përfundim të shpejtë dhepërfundimtarë duke pranuar fajësinë e tij”, tha një stacion lokal televiziv në Kolorado, që po ndjek nga afër këtë gjykimin e tij.

Ndërkohë, që Prokurorët në Kolorado, sot e hënë 1 Prill 2013, kan dërguar një mesazh të qartë për James Holmes dhe ekipin e tij mbrojtës, avokatët e tij, duke i dhënë Egan James Holmes dënimin maksimal, dhe duke hedhur poshtë, kështu edhe kërkesën për pranimin e fajsisë nga Homles që do t’a çonte atë në dënimin me burg të përjetshëm pa kusht.
Këtë e pranoi sot në një konfrencë për shtyp vetë George Brauchler, kryegjykatësi i Qarkut Arapahoe, i cili tha se Holmes do të marrë dënimin me vdekje, i akuzuar për të shtënat me revole në masakrën e filmit në Aurora, ku mbetën të vrarë 12 vetë dhe më shumë se 58 të tjerë u plagosën.
Brauchler tha se zyra e tij e kishte marrë këtë vendim, mbasi deri tani kishte marë më shumë se 800 kërkesa – përfshirë dhe ato të anëtarëve të familje të viktimave për të marrë një vendim të këtill kapital.
“Kjo është drejtësia dhe vendosmëria ime për të zbatuar ligjin, qëllimi im që në këtë rast për Egan James Holmes dënimi është me vdekje”, ka thënë krye-gjykatësi Brauchler .
Megjithatë, thekson shtypi amerikan reth këtij gjykimi pritet që vendimi përfundimtarë të merret në ditët e ardhshme, mbasi do të ketë edhe një seancë dëgjimi mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.
Në një dokument të lëshuar të enjten e kaluar nga kjo gjykatë, prokurorët e saj hodhën poshtë ofertën mbrojtjese së avokatëve të Holmes, ku thuhej se ata kishin arritur një “ujdi” në mes tyre për heqjen e dënimit me vdekje dhe dënimin me burg të përjetshëm pa kusht të kilentit të tyre. Në atë kohë, prokurorët këmbëngulën se mbrojtja ka mohuar për të dhënë informacionin e nevojshëm për të kompletuar një vlerësim të plotë të Holmes dhe aktet e tij të dyshuara, duke e bërë atë “shumë të dyshuar” që të arrihej një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, citohet sipas dokumenteve të gjykatësve, të ketë thënë prokuroria.
Prokuroria argumentoi gjithashtu se avokatët mbrojtës kan vepruar në keqbesim duke bërë ofertën e paraqitur në një gjykatë, të Kolorados, si “ujdi” të kryer në paraqitjen e tyre publike. Brauchler sugjeroi se mocionin, e paraqitur të mërkurën, nga avokatët, është shkelur ligji me këtë rast, që e karakterizojnë këtë veprim si “të pazakontë dhe të pashembullt.” të avokatëve të Holmes.
Megjithatë, dera mbetet e hapur në se avokatët mund të arrijë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë që do të dërgojnë në burg të përjetshëm klientin e tyre Egan James Holmes. Mbasi, sipas gjykatësit mbrojtja pritet të argumentojnë se Holmes nuk është fajtor për shkak se ai vuan nga “çmenduria”.
Holmes, 25 vjeç, po përballet me 166 akuzat për vrasje dhe tentim vrasje për masakrën në shfaqjen e filmit The Dark Knight Rising, në 20 korrik 2012 në Aurora të Kolorados, ku 12 njerëz mbetën të vdekur dhe 58 të tjerë të plagosur .
Kolorado prej kur rivendosi dënimin me vdekje ka ekzekutuar deri tani vetëm një person që Gjykata Supreme i dha dënimin me vdekje në vitin 1977. Shteti aktualisht ka tre individët në radhën e të dënuarve me vdekje, dhe intersant është fakti se që të tre banojnë në qarku Arapahoe County.
Viktimat dhe familjet e tyre kanë shprehur një “përzierje të emocioneve” përreth fatit të 25 vjeçarit Holmes ‘, shkruan sot gazeta më e madhe e Kolorados, Denver Post . Ajo raportoi javën e kaluar se disa të afërmit e viktimave kan shprehur dëshirat e tyre – duke bërë thirrje për dënimin me vdekje, të tjerët për burgim të përjetëshëm – në takime private me prokurorinë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, denim me vdekje, per Holmes, prokuroria

Nje vite nga mungesa e gjeniut shkencarit shqiptar Ardian Greca

March 31, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/

Ne jete njeriu vjen ta jetoje jeten,ti jape njerezimit por shpesh here dhe jeta tregohet e padrejte me disa.Njeri nga ato qe jeta u tregua e tille eshte edhe Prof. Asc. Dr. Ardian Greca nje nga kokat e ndritura te shkences shqiptare te informatikes qe la nje emer te madh ne bote e ne shqiptaret e Amerikes krenohemi me te. Keto dite mbushet nje vit qe ai iku ne amshim por vepra,kujtimi i miqve dhe i familjes jeton dhe do te jetoje. Kush ishte shqiptari qe beri emer ne NTTJ kompania me e madhe e informatikes ne Japoni? Kush ishte ky Profesor i Universitetit Georgia Southern University qe me zbulimet e tij shkencore la nje veper te pavdekshe ne SHBA dhe ne boten e informatikes? Kush ishte ku shkencar i madh shqiptar qe ne Shqiperi nuk iu dha kurre asgje por qe flamurin shqiptar kuq e zi e kishte medalionin me te shtrenjte te jetes qe nuk e hoqi asnjehere nga zemra ? Prof. Asc. Dr. Ardian Greca ka lindur ne qytetin e Elbasanit me 25 Shtator 1968 nga prinder mesues te nderuar qe brumosen ne ndienjat e tij dashurine per dijen,shkencen dhe Atdheun. Arsimin e mesem e mbaroi ne Politeknikumin 7 Nentori ne Tirane per elektronike ku ishte studenti me i mire nje gjeni qe natyra ia dhuroi Shqiperise.Me pas mbaron po me rezultate te shkelqyera Universitetin e Tiranes ne degen inxhieneri elektronike.Endrrat dhe deshirat e tij per kete shkenca ne vitin 1991 kur komunizmi po pergaditej te shtrohej ne shtratin e vdekjes sikur ia lodhen disi ndienjen e gjeniut duke e caktuar elektricist ne Teatrin Kombetar.Merzia u mundua ti trokiste ne deren e shpirtit por Ardiani u tregua shume i forte ku te njejten qendrese te Tiranes e perballoi edhe me semundjen e rende qe per shume vite po luftonte me te por nuk e gjunjezonte dot.Me pas caktohet ne Drejtorine e Doganave te Tiranes qe fale aftesise se tij intelektuale arrinte te risillte ne jete me dhjetera kompjutera te vjeter ne Kontrollin e Larte te Shtetit dhe ne Ministrine e Finacave ku shoket dhe miqte e pagezuan edhe me emrin Ardian “kompjuteri”. Duke pare qe Shqiperia eshte nje enderr e vrare e cdo gjeniu me 1996 troket ne Japoni vendin qe cdo shkencari te botes endrrat i behen realitet.Aty gjeti nje ngrohtesi te pa imagjinuar.Pas kater vitesh studimesh u diplomua me vleresimin “A” vleresimi me i larte ne bote nga Keshilli Graduejt i Universitetit te Yamagates me titullin “Doktor i Shkencave” Puna e tij kerkimore filloi te fitonte pike ne arenen shkencore te kohes.Prof. Asc. Dr. Ardian Greca krijimet e tija iu botuan ne revisten IEEE, ku shume shpejt u be edhe pjese e kolegjiumit te redaktoreve per vleresimin e punimeve te studiuseve nga vendet e ndryshme te botes qe i pergadisnin per botim. Referimin e tij te pare e beri ne Simpoziumin e Australise ku merrnin pjese mjaft studius nga bota .Referati i tij u vleresua mjaft nga auditori dhe menjehere pati oferta per bashkepunim.Madje pothuajse te gjithe e kishin marre per studius Amerikan dhe u cuditen pa mase kur Ardiani me plot shpirtin iu tha se ishte dhe do te jete gjithmone shqiptar. Pas Australise erdhen me radhe Simpoziumet shkencore ne Kine,Kore,Gjermani etj.Pas diplomimit menjehre filloi pune ne  NTT te Japonise ne Laboratorin e Kerkimeve Shkencore ne fushen e teknologjise se komunikimit dhe te fibrave optike.Gjithmone dallohej per perkushtim ne pune dhe ne simpoziumin shkencor ne Nagoja u vleresua aq shume saqe drejtoi i kesaj qendre nder me te medhajat ne bote kur mori vesh lajmin e largimit te Ardianit e thirri ne zyre. -Ardian nuk jam aspak dakort me vendimin tend te largimit sepse je nje njeri i madh qe i duhesh shkences dhe ketu i ke te gjitha mundesite ,madje te japin cfare te duash,pasaporte japoneze ,shtepi, ndertoje jeten tende familjare ketu , e di se e do me gjithe shpirt Shqiperine por ketu ke te ardhem. Ardiani me zemer te thyer ia kthen se ishte kenaqesi qe kishte mbeshtjeten e tij dhe te gjithe stafit por per probleme familjare qe te qendronte me afer prinderve dhe motres i duhet te largohet per ne Amerike.Keshtu ne 2001 u largua nga Japonia dhe trokiti ne deren e Universitetit te Savannah ne Georgia  Southem University ne shtetin e Georgia .Stafi i GSU-se e priti mjaft mire shqiptarin qe vinte me ne CV te shkelqyer nga Laberatori Kerkimor shkencor NTT ,Japoni.E  caktuan profesor ne programin shkencor “Jamatra professor” duke i vene ne dispozicion labaratore e mbeshtetje finaciare.Punoi me shume perkushtim.U be pjese e shume forume shkencore te GSU-se. Ne gazeten e ketij universiteti “Eagle Excutive”  sapo u mesua ndarja nga jeta e ketij gjeniu shkruajti”Ass Pr.Dr Ardian Greca sherbeu ne disa forume shkencore gjate ketyre 11 viteve pune prane ketij Universiteti tregoi kulture te larte shkencore dhe perkushtim ndaj punes qe u mor si shembull nga organet drejtuese te GSU.Ai ishte nje nga yjet e ndritshem te ketij Universiteti te Teknologjise se informacionit. Profili i tij ishin kerkimet shkencore ne fushen e tij por hobi i tij si cdo evropian ishte futbolli por edhe basketbolli, si dhe udhetimet neper bote. Shkencari Prof. Asc. Dr. Ardian Greca shkroi  48 artikuj shkencore te mbajtur ne Simpoziomet e ndryshme ne Australi,Kore,Kine,Japoni,Gjermani,Itali, Kanadasi dhe ne SHBA ne Kentaki,Alaska,Orlando Florida,Las Vegas,Havai etj. Semundja e rende dhe  e pasherushme -tha plot respekt Profe.Dr. Jimmy Harris- vertete e nderpreu punen e tij shkencore  por nuk humbi dhe as nuk do te humbasin shkelqimin punimet e tija shkencore .Madje kemi shprehur habi se si nje djal i ri  shqiptar te kishte nje bagazh te tille shkencor.Madje ne fillim e shikuam disi me pak dyshim se e kishte mbrojtur doktaraturen ne Japoni ne NTTJ qendra kerkimore shkencore nje nder me te rendesishme te botes, kishte punuar aty dhe pastaj e kishte braktisur ate enderr boterore te cdo shkencari.Por shume shpejt nga puna e vetpra e tij ndihemi krenare qe kemi punuar perkrah atij shkencari te madh boteror. Prof. Asc  Ardian Greca nuk e hoqi kurre nga mendja Shqiperine ndaj flamuri kuq e zi ishte  i pazevendesueshem per te.Deshironte me gjithe zemer qe te ishte ne Tirane Pedagog ne Universitetin Politeknik ku pat punuar si pedagog i jashtem ne vitet 1991-1996 por jeta u tregua e padrejte per te. Me 3 prill mbushet nje vit nga ndarja nga jeta e ketij shkencari shqiptar ndaj i takon jo vetem Amerikes ku punoi dhe dha nje kontribut te cmuar shkencor ne vitet e fundit te jetes por edhe Shqiperise shkences shqiptare te mos e leje ne harrese kontributin e tij.Vleresimi i qeverise se Shqiperise per bijte e ti mergimtare sigurisht qe duhet te jete me i afert por iu takon shkences shqiptare qe jo vetem te ndihet krenar se nga gjiri i saj doli nje shkencar por ti jap vleresimin e duhur. Sigurisht Ardian Greca edhe ne vitet ne vazhdim do te ndricoje me teper me punen qe la ndaj ne kete pervjetor i themi qe shpirti tu prefte ne Paqen e perjetshme.Ndaj ne shqiptaret e Amerikes te falenderojme per emrin e mire qe na dhe duke ngritur edhe me tej emrin e Shqiperise kombit tone ketu ne Ameriken e endrrave..

Jacksonville Florida Mars 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Dritan Greca, e shkencetarit, Lek Gjoka, nje vit nga mungesa

ULQIN: Nga Konferenca Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″

March 31, 2013 by dgreca

Në Ulqin te shtunen me 30 mars u mbajt Konferenca Shkencore ,,Masakra e Tivarit 1945″, të cilën e organizoi Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi. Konferenca i zhvilloi punimet në dy seanca, ku morën pjesë shumë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U lexuan 16 kumtesa interesante në lidhje me këtë ngjarje të rëndë tragjike për shqiptarët që ndodhi 68 vite më parë.

Konferenca do të vazhdojë me punimet e veta edhe te dielen, më 31 mars 2013. Pas përfundimit të Konferencës, do të shkohet edhe në Tivar, të Monopoli i duhanit, në Breg të Tivarit, aty ku ndodhi kjo masakër dhe do të vendoset një kurorë me lule. Ishte kjo Konferenca e parë që organizohet për këtë ngjarje të dhimbshme, për këtë masakër, për këtë gjenocid të paparë ndaj trimave kosovarë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Konference, Masakra e Tivarit, Ulqin

Don Fran Kola: Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!

March 30, 2013 by dgreca

Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveçse kalimi nga vdekja në jetë, nga robëria në liri, nga errësira në dritë, ku nuk e ka fjalën e fundit rrasa apo guri i varrit, errësira, e keqja, por jeta, liria, dashuria dhe varri mbetet i zbrazët etj, me fjalë të tjera kremtohet triumfi i jetës, i dashurisë dhe i lirisë. Don Fran Kola: Pashkët nuk janë asgjë tjetër përveçse kalimi nga vdekja në jetë, nga robëria në liri, nga errësira në dritë, ku nuk e ka fjalën e fundit rrasa apo guri i varrit, errësira, e keqja, por jeta, liria, dashuria dhe varri mbetet i zbrazët etj, me fjalë të tjera kremtohet triumfi i jetës, i dashurisë dhe i lirisë. Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!

 Si obligim meshtarak, por edhe si një i afërmi Juaj, uroj gjithë besimtarët katolikë të Famullisë së Shën Palit dhe jo vetëm kaq, uroj gjithë shqiptarët kudo që janë:

Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës, festën e  çlirimit nga robëria, nga zinxhirët e vdekjes, duke menduar gjithëmonë se guri i varrit nuk është fjala e fundit!

Jemi në kohën e dritës dhe të veprave të mira. Le të mendojmë për pak çaste se si Papa Francesku i Parë erdhi, siç tha Ai, nga fundi i  botës dhe ne e pamë tek u lante këmbët 12 të burgosurve, sepse edhe ata janë njerëzit e Zotit, si të gjithë ne!

Le të jetë ky shembulli model për të gjithë ata që janë në shërbim të njerëzve!

Don Fran Kola

Famullitar i Kishës së Shën Palit

Rochetser Hills, Michigan

Filed Under: Kronike Tagged With: don Fran Kola, Gezuar Pashket

Përfundon qetë protesta në Mitrovicë

March 30, 2013 by dgreca

Albin Kurti: “Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”/

Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nisi nga ora 13 në në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë njofton se në protestën e sotme kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër, siç kanë thënë ata, “padrejtësive që po ndodhin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Masës së qyetarëve të mbledhur në sheshin “Mehë Uka”, i është drejtuar Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili duke kërkuar reziprocitet në bisedime, ka paraljmëruar protesta të reja në rast se ndodh ndryshe.
“Duhet të ketë reciprocitet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse më shumë ka shqiptarë në Serbi, se sa që ka serbë në Kosovë. Nëse do të ketë marrëveshje më 2 prill, ne do të demonstrojmë në Prishtinë kundër tradhtisë së Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Protesta e sotme mbahej nën moton “Bashkohemi në Mitrovicë”, dhe u zhvillua vetëm tri ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun serb, Ivica Daçiq.

 Albin Kurti: “Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”

Albin Kurti, në fjalën e tij para të pranishmëve, ka kritikuar bisedimet në mes të dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, të cilat po zhvillohen në Bruksel. Ai tha se Plani Ahtisaari është i dëmshëm, pasi që ndan Mitrovicën në dy pjesë.

“Mitrovica nuk mund të ndahet në dy pjesë. Është një qytet që duhet të bashkohet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për autostrada, por për fabrika, që do të punësonin popullatën e do të dilnim nga varfëria e skajshme.

“Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.
*****

Ahmeti: “Pa Mitrovicë të bashkuar, nuk ka Kosovë”

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, duke iu drejtuar masës së tubuar, tha se “pa Mitrovicë të bashkuar, nuk ka Kosovë”.

Teksa Ahmeti po fliste, turma brohoriste “Jo pazare me Veri”, “Hashim Hajni”, e thirrje tjera të ngjashme.

Ai tha se Mitrovica ka qenë këtu tash e 14 vjet në këtë gjendje, dhe atij iu kujtua ky vend vetëm një ditë para protestës sonë.

Protestuesve ende nuk u është drejtuar askush me ndonjë fjalim. E tëra që po degjohet janë parullat e protestuesve. “Jo Kosovë dhe veri, bashkim me Shqipëri”, “Jo negociata Vetëvendosje”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Protesta ne Mitrovice, Shpend Ahmeti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 551
  • 552
  • 553
  • 554
  • 555
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT