• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Njoftim i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani

May 30, 2016 by dgreca

-Në mbledhjen e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, mbrëmë me 29.05.2016 në orët e vona, pas më shumë se tri orësh debate dhe diskutime, u shqyrtua gjendja e fundit rreth punës së aktiviteteve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. Në takim u shoshiten  të arriturat dhe ngecjet e Lobit që nga themelimi i tij. Aty u tha se Lobi po vazhdon të shtrihet me një shpejtësi shumë të madhe në shtetet e Evropës perëndimore dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shtrihet edhe në Australi dhe SHBA. Deri më tani ka bërë shtrirje në këto shtete: Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër dhe së fundmi në Gjermani. Janë në përgatitje aktivistët e shteteve të: Belgjikës, Holandës, Finlandës, Francës, Anglisë, Kroacisa, Sllovenisë dhe Bosnjës.

-Të mandatuerit e këtyre shteteve janë duke bërë përpjekje të arrijnë përgatitjet para pushimeve verore, t’i themelojnë degët e veta në shtetet ku akoma nuk janë të themeluara  dhe të vazhdojmë me punën dhe Lobimin .

-Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte edhe tema e elementeve destruktive që ka mundësi të involvohen dhe ti bëjnë dëme këtij  organizmi gjithëpërfshirës  shumë shpresëdhënëse e cila po shtrihet me shpejtësi në tërë Globin. U përkrahën të gjithë ata që po punojnë 24 orë pa ndërprerë, por pati edhe kritika të ata që marrin detyra dhe nuk janë të profilit profesional sa duhet në punët e tyre, por u gjykua edhe oportunizmi,neglizhenca dhe pa papërgjegjësia e tyre…

-Si pikë e tretë e rendit të ditës u propozua dhe u miratua që Profesori,aktivisti ,deputeti  i parlamentit  suedez,dhe intelektuali i  rrallë, z. Avni Dervishi të propozohet që të jetë zëvendësi i dytë i Kryesuesit dhe po i njëjti të jetë zëdhënës për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar. -Zoti  Ani Dervishi është edhe Kryesues i Lobit për Suedi me ç’rast ishte iniciuesi i themelimit të tij në Suedi ,por ka lobuar dhe është duke lobuar  edhe në shumë vende tjera te Botës  në  themelimin e tij.

Propozimi u votua dhe u miratua me shumicë votash.

-Nga takimi  u  diskutua me  theks të veçantë  që Lobistët dhe Lobistet nga mbarë bota të lobojnë më tutje për Atdheun. Të angazhojnë aktivistë dhe  vullnetarë të profileve të ndryshme, që të renditen nëpër Komisione të ndryshme dhe të punojnë rreth projekteve konkrete ne përfshirjen  e shqiptarëve në  programin e shpresës,ne programin e Lobit që ky ka  synim  bashkimin e të gjitha forcave  vepruese kudo qe gjenden  për interesin   e mbi 15 milion shqiptarëve të shkapërderdhur në tërë  Globin  e botës.

Bëhet apel edhe te të gjithë ata që kanë projekte të ndryshme rreth investimeve në atdhe të kontaktojnë me Lobin dhe ti realizojnë ato bashkërisht.

Prof Avni Dervishit Zëvendës i dytë dhe Zëdhënës i LEASH-it   e përgëzojmë për një punë madhështore që ja ka venë vetit mbi interesat tona kobtare.

Nga Kryesia e përkohshme e LOBIT Euro-Atlantik Shqiptar

Më 30.05.2016 LEASH-it Gjermani. Informon A.Dibrani

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me seli, ne Gjermani

Gjermana do të vazhdojë të përkrah Kosovën

March 15, 2016 by dgreca

Kosovë-Kryeparlamentari Veseli takon kancelaren gjermane Merkel/

 – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Berlin, në konferencën për antisemitizmin/

PRISHTINË-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit. Konferenca e organizuar nga Bundestagu gjerman mbahet në Berlin, nga 13 deri 15 mars.
Me këtë rast, kryetari Veseli zhvilloi edhe takime të rëndësishme.Në vazhdën e takimeve me personalitete të larta të jetës politike e institucionale të Gjermanisë, sot në Bundestagun gjerman kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në emër të Kosovës, kryetari Veseli i shprehu kancelares gjermane mirënjohjen e thellë për ndihmën bujare të popullit gjerman për Kosovën dhe popullin e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme.

 KRYETARI VESELI ZHVILLOI TAKIME ME PËRFAQËSUES POLITIKË NË BUNDESTAGUN GJERMAN

Gjatë zhvillimeve të sotme në konferencën mbi luftën kundër antisemitizmit, e cila po mbahet në Bundestagun gjerman në Berlin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati takime të shumta me përfaqësues politikë të grupeve parlamentare të Bundestagut.
Në këto takime, përveç çështjeve të ngritura në konferencë, u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë, për ato që kanë të bëjnë me legjislativin, roli i të cilit është vendimtar në avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.Parlamentarët gjermanë shprehën përkushtimin e tyre dhe shtetit gjerman në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe procesit të integrimit euro-atlantik të saj.

 KRYETARI I KUVENDIT TË KOSOVËS, KADRI VESELI U TAKUA ME PRESIDENTIN E BUNDESTAGUT GJERMAN, NOBERT LAMMERT

 Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit, sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u takua me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.

Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve.Kryetari Veseli falenderoi homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, presidenti i Bundestagut, Lammert, duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë, potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformes legjislative në Kosovë. Mes tjerash, Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.Në takim me z. Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që një konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashëkohore, të organizohet edhe në Kosovë. Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se këmbimi i përvojave pozitive në këtë fushë është një instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqërive e shteteve./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: merkel, ne Gjermani, Takimet e Veselit

Akademi kushtuar Martin Camajt në Gjermani

December 9, 2015 by dgreca

Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë /

Ne foto pamje nga akademia kushtuar Martin Camajt/

– Martin Camaj: “Ndonëse të ndarë më shumë se gjysmë shekulli, unë jam i juaj, ju jeni të mitë”, 7 mars 1992./

M.Çuni,kujtim, “Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”./

M.Jupolli “N’udhëtim shekujsh e para Bible/

Të dëgjohet « Nji fyell ndër male/ Shqip/ Shqiponjë/ Shqipëri/.. Themelohet konkursi i vjetor i poezisë “Penda e Artë – Martin Camaj”, fituesi i parë i saj poeti, Mentor Thaqi,
Me pjesëmarrjen nga disa shtete të krijuesve e shkrimtarëve shqiptarë u organizua Akademi përkujtimi kushtuar figurë madhortë kombit shqiptar,Martin Camaj. Vet emri i tij zgjon gjithë kureshtjen e lindur nga leximet dikur e tani mbi një figure madhore kombëtare siç ishte Martin Camaj. Vet jeta e tij është enciklopedi me bashkudhëtarin, veprën letrare, artistike, shkencore e filozofike. Me këtë rast nga përfaqësia diplomatike e Kosovës në Gjermani përshëndeten Valmire Musliu dhe Ajvaz Berisha si dhe aktivistja Donika Gervalla. Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”. Musa Jupolli, mbajti fjalën rreth jetës së Martin Camajt, kurse Fran Tanushi lexoi kumtesën e Hans Joachim Lanksch dërguar Akademisë, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë me titull, ”Gjuha dhe struktura poetike e Martin Camajt”. Migena Arllati doli me kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”. Martin Çuni rikujtoi bisedat që kishte me Martin Camajn kur ai i kishte të kufizuara kontaktet me të tjerët për shkak të shëndetit. Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla, hapi akademinë në rolin e nikoqirit duke i falënderuar pjesëmarrësit. Nga mysafirër dhe referuesit po nxjerrim disa rreshta nga fjala e tyre.
Valmire Musliu: “Martin Camaj është një figure të ndritur, synonim i mërgimtarit intelektual, por edhe i mërgimtarit në kuptimin e plotë të fjalës, asnjëherë gjatë krijimtarisë së tij nuk zbrazi mllefin në adresë të vendit të tij të origjinës, përkundrazi, ai arriti që këtë origjinë ta mveshë me petkun e dijes dhe shkencës. Le të na shërbej neve të gjithëve si shembull”
Prof.Dr.Ajvaz Berisha, “Martin Camaj ishte një ambasador i kulturës kombëtare në Evropë dhe jo vetëm familja e tij, por Shkodra e Shqipëria janë krenar me këtë figurë të madhe”. Kumtesën rreth jetës dhe krijimtarisë së Martin Camajt e mbajti veprimtari e poeti Musa Jupolli, (Francë) Ai mes tjerash tha: “ Lindi në Temal të Shllakut (Dukagjin) më 21 korrik 1927 nga e ëma Terezë dhe i ati Kolë Camaj . Aromë malësori, shpirt lirik, në frymëzim të kësaj natyre, ku drita dhe ujë janë ushqim shpirti, e ardhmja e një pene që do të lë emër të njëshëm në letrat e bukura shqipe ! „ Kam lindë në një vis të egër ‘ ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit, kaq thyeshëm ashtë ky vend“ pra në Temal, një katund i zonës së thellë malore të Dukagjinit , shprehet me shkrim Martin Camaj vetë ! Pas studimeve të suksesshme, Martin Camaj emigron në Itali, ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë , gjuhë italiane, filologji romane dhe asaj të letrave shqipe, i ndihmuar nga i devotshmi Ernest Koliqi mentor, ku edhe mbrojti tezën e doktoraturës mbi „MESHARIN“ e Gjon Buzukut .Sukses i pa kontestueshëm i Martin Camajt, veq veprave, këkimeve gjuhësore është edhe Dega e albanologjisë në Munih , të cilën e udhëheqi për 20 vite më radhë! Po shënojmë disa vargje nga poezia e Musa Jupollit, me titull
Martin Camaj
……………………………..
Shpirt ndezur në mërgim ,
Penë që thërret në zgjim ,
Penë që thëret në takim ,
Penë e Nëntorit të Tretë ,
N’udhëtim shekujsh e para Bible
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male »
Shqip
Shqiponjë
Shqipëri,

Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos)Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj” .”Në këtë studim timin jam përpjekur të përfshijë disa risi në gjithë ecurinë e studimeve kushtuar jetës dhe veprës së Marin Camajt.Martin Camaj është poetë, prozator, dramaturg, ai është shkrimtarë i letërsisë bash kohore shqiptare. Në opusin e vet letrar, ka zënë vendin e merituar në historinë e letërsisë shqipe. Vlera artistike e veprave poetike, por edhe ajo e krijimtarisë në gjinitë e tjera letrare, rëndësia e studimeve të tij filologjike, e radhisin atë ndër shkrimtarët dhe studiuesit më të shquar të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Ai është frymëzuar nga figura e De Rades dhe ajo mënyra si e ka shfrytëzuar thesarin popullor, por edhe si e ka realizuar artistikisht krejt këtë në veprën e tij. Dhe, ta ndjekim me vëmendje formulimin e tij: “De Rada me veprën e tij”, thotë, “është poet i shquar shqiptar, por edhe evropian dhe botëror. Ky formulim vlen për Martin Camajn duke pasur parasysh arritjet në fushën e studimit e krijimtarisë letrare, por edhe të atyre punimeve për letërsi”.Migena Arllati (Kos),mbajti kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”
“ Në të gjitha veprat e Martin Camajt, poezia e tij, edhe pse e shkruar në mërgim dhe pa shumë shpresë për t’u lejuar të njihet nga bashkatdhetarët e vet, pavarësisht për prirjet për të shqiptuar dhimbjet dhe përjetimet e përbotshme, metët fund e krye që i dedikohet lexuesit shqiptar, si lexuesi i parë të cilin ai gjithmonë e deshti.
Martin Çuni, revokim kujtimesh. “Pasi nuk kisha telefon në shtëpi, dola në rrugë (kabinën telefonike) dhe solla numrin e Martin Camajt. “Martin i dashur, këtu je në vend të huaj, ruaju e mos thirre vonë me telefon se nuk iu vjen mirë. I kuptoj shqiptarët që janë aq të kujdesshëm në respektimin e ligjeve, zakoneve e rregullave të të tjerëve në vendet e tyre, për çka kam respekt, nuk i kuptoj shqiptarët që po i pranojnë rregullat e zakonet e huaja gjithfarë sorollopi e na sorollatet me kanun në vendin tonë. Pse ai mentalitet? Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Akademi kushtuar, Hazir Mehmeti, Martin Camajt, ne Gjermani

JA RRUGA SI MUND TE SHKONI NE GJERMANI

September 10, 2015 by dgreca

Ja cila është procedura që duhet ndjekur për t’u punësuar në Gjermani, flet ambasadori Hoffman/

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë, tashmë faktin e ditur prej kohësh, se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani nga shtetasit shqiptarë do të refuzohen. Në një intervistë për “Top Show”, Hoffman ka thënë se shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeje ekonomike, gjë që sipas tij, është gabim. Sipas tij, azil përfitojnë vetëm shtetasit të cilëve iu rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë. I pyetur në lidhje me mundësinë e punësimit të shtetasve shqiptarë në Gjermani, Hoffman ka deklaruar se ka një tjetër procedurë që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për një gjë të tillë. Intervista e ambasadorit Helmut Hoffman për “Top Show”.

Pyetje: Mbi ç’kritere kthehen azilantët shqiptarë në Shqipëri?

H. Hoffman: Ne jemi duke përpunuar të gjitha kërkesat për azil të të gjithë shtetasve që kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po bëhet në mënyrë prioritare. Të gjitha bazat ligjore, dispozitat ligjore janë mjaft të qarta në Gjermani rreth këtij fakti. Azil politik përfitojnë vetëm ata që përndiqen politikisht në vendet e tyre dhe përvoja na ka treguar se 99.5 % të rasteve të azilkërkuesve shqiptarë nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit politik.

Pyetje: Cila është procedura që ndiqet për kthimin e azilantëve shqiptarë?

H. Hoffman: Në momentin që janë përfunduar procedurat për përpunimin e kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë ndiqen kryesisht dy rrugë, e para: është kthimi me vullnet të lirë i këtyre shtetasve; dhe e dyta: është kthimi me forcë në drejtim të Shqipërisë. Sigurisht, rruga e parë do të ishte për ne ajo më e preferuara kur ne mbështesim azilantët me të gjitha mundësitë që kemi me “charter”. Në rastin e dytë shtetasit që rikthehen shoqërohen me punonjës të Policisë Federale.

Në të dyja rastet ne kemi koordinim mjaft të mirë me strukturat e qeverisë shqiptare. Numri i rikthimeve nga java në javë vjen në rritje, megjithatë momentin e saktë se kur do të përfundojë kthimi i të gjithë azilantëve ne nuk e kemi.

Pyetje: A ka një plan Gjermania se kur do të diskutohet që Shqipëria të futet në listën e vendeve të sigurta?

H. Hoffman: Jo më larg se e diela e shkuar, qeveria federale ka marrë një vendim parimor të vetin, sipas së cilës mjaft shpejt Shqipëria do të kategorizohet si vend i sigurtë. Mendoj se brenda pak javësh kur të gjitha procedurat të kenë kaluar përmes instancave që parashikon ligji kjo procedurë do të mbyllet, dhe mendoj se do të ndodhë shumë shpejtë.

Pyetje: A ka mundësi punësimi në Gjermani?

H. Hoffman: Të gjithë duhet ta kuptojnë dhe dëgjojnë me vëmendje këtë që po them. Pothuajse të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani shtyhen nga motive ekonomike. Ata shkojnë atje për një vend pune. Por, këtë nuk mund ta arrijnë kurrsesi duke kërkuar azil në Gjermani në sensin juridik të fjalës. Kush dëshiron të punojë në Gjermani nuk duhet të bëjë kërkesë për azil politik pasi të gjithë shqiptarët, e theksoj këtë të gjithë shqiptarët, marrin një vendim refuzues. Dhe pikërisht qeveria federale verën e shkuar ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ofruar mundësi ligjore të mëtejshme për punësimin e shtetasve që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani dhe këtë e bën sepse kërkon të reduktojë në njëfarë mënyre barrën që ka sistemi i azilit në Gjermani, duke bërë që prej këtij sistemi të përfitojnë ata shtetas që janë subjekt i përndjekjes së tyre politike, si shtetasit që vijnë nga Siria. Kjo do të thotë që në qoftë se dëshirojnë që të punësohen në Gjermani, kjo nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë nëpërmjet rrugës së azilkërkimit, por duke shkuar në Gjermani e duke kërkuar atje një vend pune. Punëmarrësi, me një kontratë pune duhet të kthehet në Shqipëri dhe të vijë pranë Ambasadës gjermane dhe të aplikojë për vizë pune. Kjo do të ishte rruga e duhur për mundësi punësimi në Gjermani.

Filed Under: Interviste Tagged With: flet ambasadori Gjerman, Hoffman, Ja si shkohet, ne Gjermani

Filmi kosovar “Kali” fiton çmimin e parë në në Gjermani

June 15, 2015 by dgreca

Filmi i shkurtër kosovar “Kali,” prodhuar nga “Koperativa”, me skenar të Alban Ukajt, regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, me producent Arian Rexhepin dhe subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me përkrahje nga Fondi Hartefakt, fitoi çmimin e parë në festivalin 20minmax në Ingolstadt të Gjermanisë.

20minmax është festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe çdo vit sjell krijime filmike të metrazhit deri 20-minutësh nga e tërë bota. Çmimin e parë e ndan Audi, meqë Ingolstadt është qyteti i markës së njohur të veturave.

“Kali” trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës, nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe tre shokë adoleshentë, të cilët pas protestës e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.
Filmi u shfaq premierë në Kosovë me 18 maj në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa deri tani është shfaqur edhe në Ozu Film Festival në Modena (Itali).
Shfaqjen e filmit për vitin 2015 e kanë konfirmuar edhe Dokufest, si dhe Festivali i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec./KosovaPress/k

Filed Under: Featured Tagged With: cmim te pare, Filmi kosovar, Kali, ne Gjermani

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Carol Laska, the Veteran of Albanian Worcester Festival recalls how it started and why it’s going on for 40 years
  • “Ismail Qemali”, ati themeltar i shtetit modern shqiptar nderohet në New York
  • 10 vjetori i Vatrës Queens, Editori i Diellit 2009-2021 Dalip Greca shpallet Kryetar Nderi i përjetshëm
  • KRYETARI I VATRES TE “ZERI I AMERIKES”: Vatra, thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit  
  • MID’HAT FRASHËRI DHE PËRPJEKJET E TIJ PËR TË NDALUAR SPASTRIMIN ETNIK NË ÇAMËRI DHE TROJET E TJERA SHQIPTARE
  • Gjergj Fishta – Përsiatje pas rileximit
  • “AULONA FESTIVAL” DHE VLORA, SËRISH JA BËNË FORA
  • “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts
  • “ISMAIL QEMALI” VJEN NESËR NË STATEN ISLAND, NEW YORK
  • ´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´
  • Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell
  • SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”
  • Romanca e Aleksandrit
  • Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…
  • MIDHAT FRASHËRI DHE ALBANOLOGJIA*

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT