• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JA RRUGA SI MUND TE SHKONI NE GJERMANI

September 10, 2015 by dgreca

Ja cila është procedura që duhet ndjekur për t’u punësuar në Gjermani, flet ambasadori Hoffman/

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë, tashmë faktin e ditur prej kohësh, se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani nga shtetasit shqiptarë do të refuzohen. Në një intervistë për “Top Show”, Hoffman ka thënë se shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeje ekonomike, gjë që sipas tij, është gabim. Sipas tij, azil përfitojnë vetëm shtetasit të cilëve iu rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë. I pyetur në lidhje me mundësinë e punësimit të shtetasve shqiptarë në Gjermani, Hoffman ka deklaruar se ka një tjetër procedurë që duhet të ndjekin të gjithë të interesuarit për një gjë të tillë. Intervista e ambasadorit Helmut Hoffman për “Top Show”.

Pyetje: Mbi ç’kritere kthehen azilantët shqiptarë në Shqipëri?

H. Hoffman: Ne jemi duke përpunuar të gjitha kërkesat për azil të të gjithë shtetasve që kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po bëhet në mënyrë prioritare. Të gjitha bazat ligjore, dispozitat ligjore janë mjaft të qarta në Gjermani rreth këtij fakti. Azil politik përfitojnë vetëm ata që përndiqen politikisht në vendet e tyre dhe përvoja na ka treguar se 99.5 % të rasteve të azilkërkuesve shqiptarë nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit politik.

Pyetje: Cila është procedura që ndiqet për kthimin e azilantëve shqiptarë?

H. Hoffman: Në momentin që janë përfunduar procedurat për përpunimin e kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë ndiqen kryesisht dy rrugë, e para: është kthimi me vullnet të lirë i këtyre shtetasve; dhe e dyta: është kthimi me forcë në drejtim të Shqipërisë. Sigurisht, rruga e parë do të ishte për ne ajo më e preferuara kur ne mbështesim azilantët me të gjitha mundësitë që kemi me “charter”. Në rastin e dytë shtetasit që rikthehen shoqërohen me punonjës të Policisë Federale.

Në të dyja rastet ne kemi koordinim mjaft të mirë me strukturat e qeverisë shqiptare. Numri i rikthimeve nga java në javë vjen në rritje, megjithatë momentin e saktë se kur do të përfundojë kthimi i të gjithë azilantëve ne nuk e kemi.

Pyetje: A ka një plan Gjermania se kur do të diskutohet që Shqipëria të futet në listën e vendeve të sigurta?

H. Hoffman: Jo më larg se e diela e shkuar, qeveria federale ka marrë një vendim parimor të vetin, sipas së cilës mjaft shpejt Shqipëria do të kategorizohet si vend i sigurtë. Mendoj se brenda pak javësh kur të gjitha procedurat të kenë kaluar përmes instancave që parashikon ligji kjo procedurë do të mbyllet, dhe mendoj se do të ndodhë shumë shpejtë.

Pyetje: A ka mundësi punësimi në Gjermani?

H. Hoffman: Të gjithë duhet ta kuptojnë dhe dëgjojnë me vëmendje këtë që po them. Pothuajse të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani shtyhen nga motive ekonomike. Ata shkojnë atje për një vend pune. Por, këtë nuk mund ta arrijnë kurrsesi duke kërkuar azil në Gjermani në sensin juridik të fjalës. Kush dëshiron të punojë në Gjermani nuk duhet të bëjë kërkesë për azil politik pasi të gjithë shqiptarët, e theksoj këtë të gjithë shqiptarët, marrin një vendim refuzues. Dhe pikërisht qeveria federale verën e shkuar ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ofruar mundësi ligjore të mëtejshme për punësimin e shtetasve që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani dhe këtë e bën sepse kërkon të reduktojë në njëfarë mënyre barrën që ka sistemi i azilit në Gjermani, duke bërë që prej këtij sistemi të përfitojnë ata shtetas që janë subjekt i përndjekjes së tyre politike, si shtetasit që vijnë nga Siria. Kjo do të thotë që në qoftë se dëshirojnë që të punësohen në Gjermani, kjo nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë nëpërmjet rrugës së azilkërkimit, por duke shkuar në Gjermani e duke kërkuar atje një vend pune. Punëmarrësi, me një kontratë pune duhet të kthehet në Shqipëri dhe të vijë pranë Ambasadës gjermane dhe të aplikojë për vizë pune. Kjo do të ishte rruga e duhur për mundësi punësimi në Gjermani.

Filed Under: Interviste Tagged With: flet ambasadori Gjerman, Hoffman, Ja si shkohet, ne Gjermani

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT