• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Colorado : James Holmes pranon fajësinë për të shmangurdënimin me vdekje….!

March 28, 2013 by dgreca

“Prokurorët, nga ana e tyre nuk kanë bërë ende asnjë deklarim mbi vendimin e tyre, dhe as që të komentojnë nëse ata do të bien dakord për një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, e cila lehtëson procedurën dhe “zbutë” ndjeshëm dënimin simbas ligjeve amerikane” shkruan Los Angeles Times/

 Nga BEQIR SINA, New York/

Aurora Colorado : Më 20 Korrik 2012, një person i armatosur dhe maskuar ka vrarë 12 njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe ka plagosur 50 të tjerë. Agresori ka hedhur një granatë tymuese ose gazi dhe më pas ka nisur të qëllojë mbi njerëzit që gjendeshin në kinema. Sulmi ka ndodhur në një kinema ku po shfaqej seria e filmit Batman, “The Dark Knight Rises”.

CNN raportoi se dëshmitarët kanë treguar se një person i armatosur i ka bërë të gjitha këto veprime me qetësi dhe ka nisur të qëllojë persona të rastësishëm. Ai ka dalë përpara ekranit dhe më pas ka nisur të qëllojë. E gjitha kjo ka ndodhur në momentin që edhe në film po shfaqej një pjesë me të shtëna armësh.

Polica arriti të arrestoi 24-vjeçarin, James Holmes, si autorin që pati hapur zjarr në Century Movie Theater, kinema e Aurora, periferi e Denver (Kolorado). Holmes është arrestuar dhe tani po gjykohet nga një Gjykat në Denver të Kolorados.

Lajmin mbi zhvillimin e senacës së djeshme e njoftuan dje avokatët e të dyshuarit për vrasjet në një kinema më 20 korrik 2012 në qytetin Aurora – Colorado. Avokatët e Holmes ‘njoftuan se vendimi u muar të mërkurën, vetëm pak ditë para se prokuroria pritej të njoftojë nëse ajo do të kërkojë dënimin me vdekje kundër Holmes. Njëri prej avokatëve tha se  ” Klineti i tij Holmes është aktualisht i gatshm për të zgjidhur rastin dhe për të sjellë procedurën në një përfundim të shpejtë dhe përfundimtarë”, tha një stacionlokal televiziv në Kolorado, që po ndjek nga afër këtë gjykimin e tij.   Mirëpo, i njëjti kanal televizivë, theksojë se :”Prokurorët, nga ana e tyre nuk kanë bërë ende asnjë deklarim mbi vendimin e tyre, dhe as që pranuan të komentojnë nëse ata dotë bien dakord për një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, e cila lehtëson procedurën dhe “zbutë” ndjeshëm dënimin simbas ligjeve amerikane.” Gazeta më e madhe e Kalifornisë Los Angeles Times vëren se prokuroria “ndoshta do të konsultohet me viktimat dhe familjet e viktimave të masakrës në Aurora – Coloroda, përpara se të vendosë nëse do ta pranojnë ofertën e avokatëve të James Holmes.

Më parë këtë muaj, shkruan shtypi vendas një gjyqtar ka hyrë në një “lutje standarde” të pafajshëmrisë për të pandehurin e tij 25-vjeçar James Holmes, ndërkohë, që avokatëte tij njoftuan se ata nuk ishin të gatshëm për të hyrë në një “tratativë” e cila thirret – “lutje standarte”. “Ne, tha avokati i Holmes, nuk kishim se çfarë të flasim rreth mbrojtjes, së klientiti të tonë, duke hyrë në një lutje të pafajshëmrisë për shkak të uljes së dënimit, kjo do të ishte marrëzi, tanë ata” raporton New York Times, duke shtuar sipas saj seavokatët mbrojtës janë ende duke eksploruar një mbrojtje të atillë, për të nxjerr klientin e tyre “të pafajshëm”.  James Holmes, ish – studenti i doktoraturës në fakultetin e Neurosciences – Universiteti i Kolorados, është i ngarkuar me 166 akuza për vrasje, tentativë vrasje dhe akuza të tjera, pasi dyshohet se ka hapur zjarr në një teatër të mbushur plot me njerëz në Aurora, Colorado, gjatë shfaqjes së një filmi në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur gjatë shfaqjes së filmit Dark Knight Rise më 20 korrik 2012.

Në total prej kësaj masakre 12 njerëz u vranë, dhe 70 të tjerë u plagosën. Prokurorët pretendojnë se i dyshuari për kë të masakër që tronditi mbarë opinionin, James Holmes, sipas hetimeve kishte planifikuar të shtënat në masë për disa muaj, duke mbledhur një arsenal të armëve dhe kishte përgatitur skemën të detajuar për vrasjet në një fletore, që ju gjetë në shtëpi së bashku me arsenalin e armëve.
Data përfundimtare e Gjyqit të tij është caktuar për më 5 gusht 2013

Armet, me karikatorë mbi 10 mije plumba, mendohet se janë te mjaftueshme per nje masakër te tmerrshme, me te cilat Holmes ekzekutoi 12 personat, dhe plagosi mbi 70 të tjerë i kishte blere 2 muaj me pare ne nje dyqan, por edhe nëpërmjet internetit. 24(25) vjeçari janë pjesë e fajsisë së tij në këtë proces gjyqësor i cili përmban 160 akuza të ngritura ndaj tij.

 

 

 

/20 Korrik 2012 : Masakra ne kinemanë e Kolorados/

 

Autoritet ne SHBA pas masakrës publikuan emrat e 12 viktimave te masakrës ne kinemanë e qytetit Aurora, ne Kolorado. Viktima më e vogël mes të vrarëve është Veronica Moser, vetëm 6 vjeç. Ajo nuk arriti tu shpëtoje plumbave me breshëri. Pjesa tjeter e atyre që humbën jetën janë nga 18 deri ne 51 vjeç.

Pas masakrës, policia ne Kolorado ka bere publik edhe portretin e James Holmes, i cili per nga gjakftohtësia me te cilën ka kryer krimet e me pas i ka pranuar ato, thekson media amerikane ngjason shumë me norvegjezin Anders Breivik.

Policia thotë se :” Përpara se te vriste 12 persona brenda ne kinema, 24 vjeçari James Holmes, kurrë nuk kishte shfaqur shenja te nje krimineli apo vrasësi, përkundrazi, ai njihej nga te gjithë si një njeri ekstremist i qete, i pafjale dhe i sjellshëm.”

Edhe pedagoget ne Universitetin e Kolorados, ku Holmes studionte për neurologji, u shprehen pas masakrës se pavaresisht se 24 vjeçari nuk kishte nje jete sociale, kurrë nuk do ta besonin se ai do te mund te vriste dike.

Sipas policise, emri i tij shfaqet vetëm një here ne skeda, për një gjobe për tejkalim shpejtësie ne autostrade. Ne Kaliforni, ku mbaroi edhe shkollën e mesme, Holmes ishte nje nga nxënësit me te dalluar dhe nje futbollist i shquar gjithashtu.

Ne publik, Holmes nuk është pare kurrë me nje femër edhe pse ne nje foto ne Facebook, ai ka dale me nje vajze, emri i se ciles nuk behet i ditur. Se fundmi, Holmes ishte punesuar part-time ne nje Fast-Food. Por nqs ne syte e njerzve ishte tip i ndrojtur, e qe vishte gjithnjë te njëjtën pelerine dhe kapele, ne shtepi ishte tjeter njeri. I pelqente te lyente flokët, mundësisht si personazhet e filmave, dëgjonte muzike me ze shume te larte, ishte i fiksuar me kompjuterin dhe me armatimet.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, James Holmes, pranon fajesine

ISH TE PERNDJEKURIT: PRESIDENTI NISHANI FYEN TE PERNDJEKURIT ME KANDIDATURAT E DEKRETUARA

March 27, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër  antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.*/

Ne, anëtarët e Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, të mbledhur sot më datën 28 mars 2013, pasi dëgjuam miratimin në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të tre kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese, në emër të të gjithë të përndjekurve politikë anëtarë të shoqatës tonë, paraqesim pikëpamjet tona të mëposhtme:

Shprehim indinjatën tonë të thellë për faktin që Presidenti i Republikës, në kundërshtim me premtimin që na bëri në takimin që patëm me të në muajin janar 2013, se nuk do të dekretonte kurrë kandidatura me prejardhje nga regjimi komunist që kanë kryer krime në atë kohë, dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër  antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.

Por ne shprehim gjithashtu indinjatën tonë edhe për miratimin e këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar atë si një fyerje që i bëhet të përndjekurve politikë të Shqipërisë në veçanti dhe gjithë popullit shqiptar në përgjithësi. Përshëndesim vendimin e zotit Enkelejd Alibeaj që, duke i qëndruar besnik parimeve demokratike të shtresës së cilës ai i përket, abstenoi në votim.

Me keqardhje konstatojme se ky nuk është rasti i parë që kryhen veprime të tilla nga Presidentët e Republikës dhe një pjesë e tyre të miratuara edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mund të përmendim këtu dekorimet dhe emërimet në organet e larta të drejtësisë të vrasësit të poetit Havzi Nela apo atyre të revoltave të Spaçit dhe Qafës së Barit që shkaktuan shtatë të ekzekutuar dhe dhjetra të ridënuar. Ne këto kushte na lind e drejta t’u pyesim:

– Si ka mundësi që një Projekt-Ligj të paraqitur mbi një vit më parë nga Qeveria për disa shtesa në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2013 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist” që bën fjalë për dëmshpërblimin e të dënuarve politik që jetojnë dhe janë mbi 85 vjeç, mbi heqjen e nenit të terrorizmit, mbi zgjatjen e kohës së pushkatimit pa gjyq qysh më 25 tetor 1944, mbi zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave e të tjera, nuk gjeni kohë për miratimin e tij, kur Komisionet e Kuvendit kanë kohë që e kanë miratuar?

Përse nuk hartoni një Projekt-Ligj të ri lustracioni për pastrimin e figurës së personave zyrtarë? Përse nuk zbatoni pikat e miratuara nga ju në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 mbi “Ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist?

Lidhur me sa më sipër ju bëjmë thirrje të gjithë deputetve të Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë, atyre që rrjedhin nga shtresa e të përndjekurve politikë të hedhin poshtë dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës. Në të kundërt ne do të rishikojmë qëndrimin tonë në lidhje me marëdhëniet me partitë politike.

Mos harroni se jemi përpara zgjedhjeve të përgjthshme.

 

Anëtarët e Kryesisë kombëtare

 

Simon         Mirakaj                16. Vladimir                  Kosturi       31. Nihat    Tërshana

Lili              Ndoci                             17. Fredi               Babani        32. Shyqyri Toska

Gjergj                   Marku                  18. Aziz                Ndreu                   33. Petrit     Çepele

Fatbardh     Doko                    19. Avni               Xhomaqi     34. Cane     Agaj

Selami         Morina                 20. Mark              Alija            35. Kastriot          Ajdini

Reshat        Kripa                    21. Agron             Fama          36. Shpresa Merdani

Sejdi           Peka                     22. Qamil             Merlika       37. Lumturi Grabova

Mehdi         Kraja                    23. Edi                 Belishova    38. Mark     Mustafa

Sherif          Kaloshi                 24. Liliana            Herri           39. Sefedin  Xara

Asllan         Allamani              25. Pullumb                   Demo

Ibrahim       Vasjari                 26. Qerim             Hysenbegasi

Eqerem       Shehu                             27. Avni               Agaj

Bilbil           Cami                    28. Llambro                   Nesturi

Seit             Prishta                  29. Vladimir                  Kosturi

Fenelon       Hoxha                  30. Jorgo              Masho

 

* Testi i mesiperm eshte marre i plote nga Deklarata  për  shtyp e Shoqates  Antikomuniste  e  të  Përndjekurve  Politikë  Demokratë  të

Shqipërisë, derguar Gazetes “DIELLI”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dklarate, e shoqates, e te perndjekureve politike, Kombetare Antikomuniste, presidenti Nishani, reshat kripa

Crown Princ Leka II i Shqipërisë, mbushi 31 vjeç!

March 27, 2013 by dgreca

Ditëlindja e princit të shqiptarëve Leka II, fëmija e vetme e të ndjerit Mbretit Leka i Parë, i lindur në Klinikën Sandton në Johanesburg, Afrika e Jugut më 26 mars 1982, ditë krenarie kombëtare/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Mbretëria shqiptare është një pasuri e vyer kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë.
Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri që i ka mbushur mendja “top” që ai(Edi Rama) të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.

Madje edhe shtypi dhe propaganda majtiste, e cila ka pothuajse nën kontrollin e saj më se 90 përqind të medias shqiptare, teksa merret për ditë me një lajmë ordinere, “injoron” totalisht ditëlindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore Princi Leka, jo pa qëllim. Ndërsa, kujtohet ditëlindja e diktatorit me lajme të ndryshme, dhe “bëmat” e tij – jo pa qëllim harrohet Mbretëria shqiptare, madje ajo me të njëjtën propogandë si në kohën e komunizimit sulmohet edhe sot.

Dje më 26 shkurt, mbushi 31 vjeç Crown Prince Leka II i Shqipërisë ! Ku, vetëm në Shqipëri mund të ndodhi kjo që 90 përqind e shtypit të mos e permend fare ditëlindjen e Princit Leka, pinjollit të vetëm të familjes mbretërore shqiptare. Në një kohë që disa nga vendet më të zhvilluara dhe të qytetruara të botës, si : Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, e tjera, e kan ditëlindjen e Mbretit të tyre festën më të madhe kombëtare, dhe e kan kujtuar edhe ditëlindjen e Crown Prince Leka II i Shqipërisë .

Dhe, kjo është fatëkeqsia më e madhe për ne shqiptarët, ngaqë se për Mbretin dhe mbretërinë shqiptare, më shumë flasin dhe e nderojnë të huajt, se sa ne vetë shqiptarët. Kështu, ndodhi edhe në maj(19 Maj, 2012) të vititi të kaluar, kur LTM Princi Leka II u dekorua me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës, shtypi i majtë u ngërthye si në kohën e Enver Hoxhës.

Dje, Kalendari Mbretëror Botëror, kujtoi 26 Marsin 2013, me Ditëlindjen e 64-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 31-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982.  26 Marsin kur Hollanda festoi Ditëlindjen e 8-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu  dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 19-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,

/ Crown Prince Leka II i Shqipërisë/

Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka II është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara arkivolit me trupin e NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 , Ai vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe Toga e LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”në Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

 Dekoratat :

Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.
President Nderi Presidenti i Federates Shqiptare te Golfit.
President i Shoqates “Mati”.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Pratrone: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility”
Antari i Nderit te: SOS Orphans of Albania (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France)
Antari i Nderit te: Albanian Olympic committee 2011.

LTM Princi Leka II është dekoruar me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës.
Gjuhët: Shqip dhe Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar është bër në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai u zgjodh të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 31 vjec, Beqir Sina, ditelindja, Princ Leka

Shoqata Camëria dhe PDIU i përgjigjen zëdhënësit të vetëemruar të Qeverisë në Greke në Tiranë, Vangjel Dule

March 26, 2013 by dgreca

Nga Artan Tane*

Deklaratat e djeshme të zëdhënesit të vetëemëruar të qeverisë greke në Tiranë, Vangjel Dule se klika të cilën drejton do të refuzojë ftesat për bashkëpunim të partive politike që janë në koalicion me PDIU-në, vërtetojnë qëndrimin tonë të kahershëm se Dule, Bollano & co, nuk përfaqësojnë minoritetin grek e aq me pak të drejtat e njeriut që trumbetojnë. Çështja çame, e cila fal PDIU është sot në qendër të politikës shqiptare, nuk mund të zvenitet nga tentativat e pashpresa të kamikazëve të Athinës në Tiranë. Ajo, si një çështje e të drejtave të njeriut nuk mund të goditet nga shoviniste si z. Dule.

PDIU e ndan prerazi z. Dule me ato pak vota që merr nga vëllezrit tanë minoritarë dhe i bën thirrje të ndalojë provokimet ndaj shqiptarëve, përndryshe do të pësoje fatin e shovinistëve dhe fashistëve të larguar me votën e qytetarëve nga skena politike e shoqërore. Nga ana tjetër PDIU vlerëson faktin që për herë të parë në histori, të gjitha partitë politike në vend, me përjashtim Partinë Bashkimi për të Drejtat e Athinës e kanë çështjen çame në programin e tyre, përfshi këtu edhe të shantazhuarit prej Dules, e është çasti që mesazhi i shoqërisë shqiptare të kthehet në mesazh politik, duke votuar rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame në Kuvend. Dilema që vendos Dule: ose me të drejta e njeriut pra rezolutën, ose me tekat e Agimit të Artë e simotrës së saj në Shqipëri, PBDNJ, e ka marrë prej kohësh përgjigjen e kombit tonë. Tani mbetet që edhe ndërgjegja e çdo deputeti të veprojë në emër të së drejtës, së vërtetës dhe të integrimit.

*Deklarata e mbajtur nga Sekretari Politik i PDIU dhe kryetari i Shoqatës “Çamëria”, zoti Ardian Tana

Filed Under: Kronike Tagged With: Artan tane, Cameria, PDIU, Vangjel Dule

ZGJEDHJET NE MAQEDONI: SHQIPTARET FITOJNE KERCOVEN, DIBREN, CAIRIN, NE BALOTAZH STRUGA, TETOVA

March 25, 2013 by dgreca

Fitoren në Kërçovë, ku zhvillohej betejë mes koalicioneve në baza etnike e shpalli vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se për herë të parë me këtë qytet do të udhëheqë një kandidat shqiptar. BDI-ja  ka fituar gjithashtu në Çair, Dibër, Zhelinë, Bogovinë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Ndresa PDH e Thacit ka shpallur fitoren në dy komunat në atë të Tearcës dhe në komunën e Strugës,e cila kalon te balotazh./

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/

Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, partia  e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO- DPMNE, prin me numrin më të madh të komunave të fituara. Po sipas KSHZ- së, pjesëmarrja  e votuesve gjatë ditës së djeshme ka qenë 61 për qind.
Kryeministri Nikolla Gruevski, njëherësh dhe lider i VMRO DPMNE,  pak pas mesnateka shpallur fitoren bindëse të kandidatëve të partisë së tij, duke bërë të ditur se VMRO DPMNE, ka fituar në 25 komuna që në raundin e parë, derisa në 35 të tjera prin para opozitës maqedonas.
“VMRO DPMNE dhe ‘Koalicioni për Maqedoni më të mirë’ ka shënuar fitore bindëse. Do të thosha se fitorja është më e madhe edhe se pritjet tona”, është shprehur Gruevski
Ndërkohë, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke komentuar zgjedhjet e djeshme, ka numëruar parregullsitë e shumta, të cilat sipas tij, nëse nuk përmirësohen nga institucionet, LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në rrethin e dytë zgjedhor.
Cërvenkovski u ka bërë thirrje simpatizantëve të partisë së tij se beteja për fitore finale ndaj Gruevskit vazhdon, duke këmbëngulur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Dua të porosis se të gjitha parregullsitë, të cilat ishin regjistruar, nëse nuk zgjidhen nga institucionet, për ne të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë këtu edhe mospjesëmarrjen opozitës në raundin e dytë zgjedhor”, është shprehur Cërvenkovski.
Ndërkaq, fitoren në Kërçovë, ku zhvillohej betejë mes koalicioneve në baza etnike e shpalli vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se për herë të parë me këtë qytet do të udhëheqë një kandidat shqiptar.
“Kjo fitore u takon të gjithë qytetarëve të Kërçovës, sepse kryetarët që janë zgjedhur dhe që do të zgjidhen, kanë obligim të kujdesen dhe punojnë për të gjithë ata njerëz, për të gjithë komunitetin që punon aty. Të jemi sa më të përmbajtur në shprehjen e ndjenjave tona. Ne nga viti 2002 deri më sot vazhdimisht kemi siguruar fitore”, ka deklaruar Ahmeti.
Ahmeti, pasi falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për fitoren e BDI-së, ka thënë se në këto zgjedhje lokale, BDI-ja  ka fituar gjithashtu në Çair, Dibër, Zhelinë, Bogovinë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.
“BDI fitore të shkëlqyeshme ka shënuar në Tetovë, gati 4 mijë vota epërsi. Epërsi të lehtë kemi edhe në Gostivar, Haraçinë, Studeniçan, Bërvenicë, Vrapçishtë dhe Dollnen”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu, kreu i BDI-së shtoi se BDI në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve e ka humbur Strugën, me ç’rast është zotuar se partia e tij në raundin e dytë do t’i dalë në ndihmë kandidatit të PDSH-së për Strugën, Zijadin Selës.
“Kandidatit të mundshëm për kryetar të Strugës, ne do t’i urojmë sukses dhe shfaqim gatishmërinë dhe thërrasim elektoratin tonë të dalë në mënyrë masive në përkrahje për Komunën e Strugës”, është shprehur Ahmeti.
Fitoren e BDI në Gostivar e ka kontestuar RDK. Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika, ka thënë se partia e tij është në epërsi në Gostivar. Sipas tij, RDK-ja nga 14 mijë vota të numëruara në këtë qytet, ka siguruar mbështetjen e 52 për qind të qytetarëve, ndërsa BDI-ja, sipas tij ka siguruar mbështetjen e 40 për qind të votuesve. Nga RDK-ja gjithashtu kanë thënë se listat e tyre për këshilltarë, kanë siguruar mbështetje të konsiderueshme edhe në Strugë dhe Studeniçan.
Kurse, kandidatja fituese në raundin e parë nga radhët e BDI-së në Tetovë,Teuta Arifi, ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar vullnet gjatë tërë kohës sa ishin në fushatë.
“Sipas rezultateve të mbi 80 për qind të votave të numëruara, kandidati dhe lista e BDI-së ka udhëhequr në pjesën më të madhe në të gjitha vendvotimet. Dëshiroj të tregoj se diferenca që kemi ndaj oponentit tim është e madhe, pra me mbi 3600 vota”, është shprehur Arifi.
Derisa, edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, mbrëmë ka  pranuar humbjen ne komunën e Tetovës me dallim prej 2 apo 3 mijë votave, ndërsa ka shpallur fitoren e PDSH-së në dy komunat në atë të Tearcës dhe në komunën e Strugës.
Sipas Thaçit, partia e tij ka dalë fituese në këto zgjedhje duke rritur trupin votues për 21 mijë vota plus,  krahasuar me zgjedhjet e 2011-s.
“Kjo është një fitore për partinë tonë. PDSH-ja do të shkojë në raund të dytë edhe në komunën e Vraçishtit, Studeniçanit, Likovës, dhe do të mundohemi të fitojmë këta komuna”, ka deklaruar Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, ka thënë se dita e djeshme ka kaluar pa dhunë dhe incidente fizike, megjithëse sipas njohurive dhe informacioneve të shumta që kanë arritur në KSHZ, janë regjistruar parregullsi të shumta si në vendvotimet dhe jashtë vendeve të caktuara për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Duke pasur parasysh natyrën dhe përmbajtjen e vërejtjeve, të cilat janë regjistruar në më shumë këshilla komunalë, shpresoj që KSHZ-ja të njëtat me seriozitet do t`i shqyrtojë dhe do t’i verifikojë në tërësi”, ka deklaruar Kondarko.
Për një varg parregullsish ka njoftuar dhe Asociacioni qytetarë “MOST”, si dhe organizata qytetare “CIVIL”, si ndërprerje të votimit, votim në grupe dhe lexim në zë të emrave të votuesve si dhe prani e personave të paautorizuar, të cilët  u kanë ndihmuar votuesve.

Filed Under: Kronike Tagged With: Cairin, Dibren, Kercoven, shqiptaret fitojne, Struga ne balotazh, Tetoven, Zgjedhjet ne Maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 553
  • 554
  • 555
  • 556
  • 557
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT