• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ibrahim Kodra (22 prill 1918-7 SHKURT 2006), “Picasso” shqiptar…

February 7, 2022 by s p

Saimir Z. Kadiu/


Shqiptari me i njohur nderkombetarisht ne fushen e arteve figurative.Mbi 6000 punime, nga te cilat 2000 jane te regjistruara.I panjohur per shumicen e shqiptareve deri ne fundvitet 80’…Ne vitin 1968 ka hapur nje ekspozite re tij ne Prishtine.Konsiderohet nje nga “produktet” me te njohura te Akademise se Breras (Milano).Mban titullin “Ylli i Breres”…Mik i ngushte i figurave te tilla si Picasso, Dino Buzzati, Paul Eluar, Salvadore Quasimodo, Renato Guttuso…Poeti i madh lirik francez Eluar ka shkruar pasi u takua me piktorin shqiptar: “Kodra eshte primitivi i fundit i nje civilizimi te ri”Megjithese jetoi pjesen me te madhe te jetes (rreth 70 vjet) ne Itali dhe lidhjet me gjuhen shqipe erdhen duke u dobesuar, amaneti i tij ishte qe trupi te prehej ne atdheun e tij pas vdekjes…Piktori Ibrahim Kodra gjithmone ka permendur për prejardhjen e tij nga fshati Likmetaj i Ishmit (Durrës), duke bërë një krahasim me sukseset e arritura. “6000 piktura janë në gjithë botën. Kam kërkuar gjithmonë gjërat më të vështira të botës dhe të jetës së njeriut, misterin e kozmosit, misterin e lindjes, misterin e perëndimit, kam kërkuar gjëra të vështira që njeriu nuk mund t’i kuptoj…. Toka që po e kërkoj sot besoj ka me qenë atdheu im Shqipëria.

Filed Under: Kulture

HUMORI NË NOVELËN “MEDETI” TË PETRIT XHAFERIT

February 5, 2022 by s p

Dr. Mjaftime Dushallari/


Humori është një tipar special i disa njerëzve të vecantë, humoristë, përgjithësisht optimistë nga natyra, që synojnë të bëjnë dëgjuesit për të qeshur duke u përqëndruar në anën më pozitive të jetës apo të ngjarjes që tregojnë. E për këtë duhet sa kulturë, aq edhe inteligjencë. Kështu janë komedianë apo humoristë të mëdhenj botërorë, por edhe mjaft të njohur që na rrethojnë, të cilët kanë aftësinë që të qetësojnë dhe të kënaqin shpirtërisht dëgjuesit duke shkaktuar të qeshur. Për ata që e njohin, Petrit Xhaferi, njeri me natyre serioze, i qetë e fjalëpak, nuk duket se kur bisedon apo flet, i pëlqen dhe ka synim të bëjë dëgjuesit për të qeshur, por në rrëfimin e tij të shkruar, humori vjen shumë natyrshëm. Ai, nuk mendoj se shkruan për të bërë humor apo për të shkaktuar të qeshura. Në rrëfimet e tij të shkurtra si dhe në novelën e re “Medeti”, autori e përdor shumë lirshëm humorin si një mjet artistik shumë efikas, që i jep dorë për të bërë më të gjallë ngjarjen që tregon, për të thyer monotoninë e rrëfimit, për të nxitur kërshërinë e lexuesit si dhe për të krijuar një lidhje më të ngushtë të lexuesit me ngjarjet që rrëfen dhe me karakteret që krijon. Në procesin e krijimit letrar të kësaj novele, shkrimtari Petrit Xhaferi ndihet se ka grumbulluar material jetësor të njohur mirë. Aty duket se e ka ngjyer penën dhe me humorin real apo dhe e ka krijuar mbi atë bazë. Humori qëndron dhe ndihet në cdo element të kësaj novele. Disa herë të bën të qeshësh me dicka absurde, disa herë të bën të hapësh sytë me pikëpamjet e karakterit, disa herë të vësh buzën në gaz me fjalë a shprehje të përdorura, e disa herë, sidomos kur ironizohet, nuk dëshiron as të qeshësh, por të ndjesh dhe të bashkohesh me qëndrimin e autorit. Kur lexon novelën “Medeti”, lexuesi gjendet shumë herë në situata të tilla dhe këtu mendoj se qëndron dhe suksesi i autorit. Duhet theksuar gjithashtu se autori nuk e tepron me masën e humorit. Ai nuk bëhet qëllim më vete i krijimit. Ka faqe të tëra të librit, ku shtjellohen ngjarje të ndryshme të kohës pa humor dhe përsëri ato mbeten interesante. Novela titullohet “Medeti” dhe në qendër të saj është figura e major Medet Karajfilit, që medet halli e hajmedet regjimenti, ushtria dhe vendi për të!!! Ky mendoj se është dhe konceptimi i autorit dhe që këtu nisin notat e humorit që do të shoqërojnë gjithë krijimin deri në kompletimin e karakterit qëndror që është dhe synimi i këtij lloji të prozës së shkurtër. Kjo realizohet përmes një kompozicioni të vecantë të novelës, që edhe pse del pak nga modeli tradicional, e kryen më së miri misionin e vet. Struktura e novelës dhe përdorimi i humorit sidomos në situatë serioze, e bëjnë figurën e Medetit realiste dhe shumëdimensionale. Për të krijuar humor, në novelë krijohen situata humoristike apo komike, ku vendosen personazhet (sidomos Medeti) dhe zbulohen karakteret e tyre. Të tilla janë ato të pritjes së inspektimit, mobilizimi, pastrimet, gatimi… skenat me ushtaret e denuar nga tekat e komandantit, shetitjet ne Tirane, ne Rusi, tek Halimi etj etj. Novela tregon se Petrit Xhaferi ka qenë një vezhgues i vëmendshëm i ngjarjeve reale në sektorin e ushtrisë dhe ka ditur të mbajë qëndrim ndaj problemeve të kohës apo ndaj karakterit të Medetit dhe kategorisë që ai përfaqësonte. Përdorimi me vend i humorit në këto skena të tensionuara për pjesëmarrësit, ul sadopak tensionin e ngjarjeve dhe ndihmon lexuesin të mos rendohet emocionalisht. Ashtu si dhe në rrëfimet e shkurtra te autorit, humori krijohet shumë herë nga situata apo përfundime të papritura. Kur lexuesi ndjek seriozisht rrjedhën e ngjarjeve, autori bën një klik apo një ndërprerje të menjëhershme dhe përfundon në dicka fare të re që shkakton humor. Ndonjëherë e reja, e papritura mund të jetë dhe absurde, por që humori e bën të pranueshme për lexuesin. Kështu ndodh në fund të pjesës “Në gjurmët e një libri”. Ndërsa titulli metaforë të shtyn të mendosh ecjen në gjurmët e ndonjë njeriu të rrezikshem, fundi i kërkimit të përball me një bari me misërnike në dorë që dukej si lypës. Apo tek pjesa “Inspektimi”, ndërkohë që Medeti po djersitej nga ethet e inspektimit të stuhishëm, kolonel Shahini i thotë, “Medet s’ma priste fiqiri që të dilje kaq i miri”. Sensi i humorit në novelën “Medeti” ndihet kudo dhe ai vjen nga burime të ndryshme. Në shumë raste bën humor edhe narratori, që në këtë rast bashkohet me autorin, me fjalët me ngarkesë emocionale që përdor sidomos në përshkrime të ndryshme të karaktereve si atë të major Medetit, kolonel Shahinit apo dhe të ushtarëve të paaftë apo me difekte fizike. Humor dhe të qeshura shkakton dhe fjalori që përdor shpesh Medeti me ushtarët apo dhe vartësit, që herë i quan djem azganë e hazërxhevap e herë i ofendon me shprehjet e tij të preferuara banale. Nga ky qëndrim ai nuk kursen as “kumbullën e tij majhoshe” (të shoqen). Humori në novelën “Medeti” është i brendshëm. Atë e shkaktojnë më së pari të kundërtat që qëndrojnë në themel të këtij krijimi të këndshëm. Major Medeti, “burrë me zgjuarsi natyrale”, ishte i zoti në luftë, por i pazoti për të gjetur nuse. Ai ishte në krye të regjimentit dhe me marifetet e servilizmat e tij pretendonte për më lart, por kishte vetëm pesë klasë shkollë. Medeti ishte një injorant i pagdhëndur dhe thellësisht i indoktrinuar, të cilin autori e vë përballë njerëzve më të ditur, për të zbuluar thelbin e tij të zbrazët. Humori shumë herë lind dhe nga paaftësia e majorit apo dhe kolonelit për të kuptuar veprimet, pikëpamjet, fjalët e fjalimet e tij absurde përballë të vërtetave të jetës dhe evolucionit të saj. Lexuesi I vemendshem, por dhe i zgjuar, qe e njeh realitetin nenqesh me neveri me falsitetin e shprehjeve te ushtarakeve te larte. Opozicioni i dy shtresave, nga njëra anë njerëzit injorantë të përfaqësuar nga major Medeti dhe nga ana tjetër njerëz të shkolluar si Hodua apo Halimi, thellohet gjithnjë e më shumë në faqet e librit dhe arrin kulmin në fundin e pritur dhe të njohur. Medeti dekorohet ndërkohë që për Hodon realizohet arrestimi i planifikuar. Dekorimi i Medetit me medaljen e urdhërit të Skënderbeut është një gjetje shumë e bukur, një ironi e hapur për të krijuar humor tek lexuesi që është njohur më parë me mendimin e tij për këtë “feudal anadollak” (Skënderbeun) që përballej me Baba Stalinin. Ky moment e xhvlerëson plotësisht major Medetin në sytë e lexuesit. Rrëfimi i thjeshtë e i rrjedhshëm, gjuha e pastër e mjaft e saktë dhe dialogu i zhdervjellët i novelës “Medeti”, duke u gërshetuar me humorin pikant e të suksesshëm të autorit, i japin lexuesit një kënaqësi të vecantë dhe i krijojnë imazhe e kujtime që mbeten. Personalisht e lexova me kënaqësi këtë krijim letrar dhe mendoj pa rezerva se novela “Medeti” e shkrimtarit Petrit Xhaferi është një vepër me vlerë që i shtohet prozës shqipe dhe një pasuri në fushën e humorit.

Filed Under: Kulture

POEZI NGA NEKI LULAJ

February 5, 2022 by s p

Ein Bild, das Text, Mann enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

ÇUDITËRISHT

Nëpër çdo shekull shumë drama kemi përjetuar. 

Kemi -parë  tmerre e trauma pa fund 

Por për t’u dashur  kurrë nuk kemi besuar. 

Se shpejt e kemi harruar ferrin që mori rrugë.

Ecëm gjatë dhe zbathur  mbi gjemba hekuri 

Farmakun si tradhëti e patëm ushqim 

Nga karakteri jemi si furtunë shekulli 

Por nganjëherë jemi erë e lehtë puhi. 

Kur jemi pak mirë behëm më thonjtë e murrizit 

Mustaqe gështenjë për fyt e bëjmë hata 

Kjo ia verbon sytë diellit s`është mrekulli 

Dëgjohet nga nëntoka tingëllon këmbana e krimit.

Gjarpërinjtë me koka njerëzish kërcënohen  në kufi 

 Mashtruesit kërcënuesit e zullumqarët i dimë 

Ulërijnë si ujqërit e tërbuar mbi dhjamë  

Endërrojnë të kaluarën e madhërishme lavdinë.

 Por të gjitha tani  ju kanë ngordhur. 

Se gënjeshtrat tanimë bota  i ka njohur. 

Urrejtjen ta djegim ne furrat hasmërinë primitive  

Sot  na duhët ta  dëgjojmë fjalën e dashuri. 

Ne trarin e diellit që na jep përherë rreze drite

Se vetëm me bashkimin e  mëndafshi të shpirtit .

FENIKSAT E ATDHEUT 

Ata lanë luksin dhe familjët  për UÇK-në 

E dashurinë e madhe e morën në zemër 

Ju përgjigjën kushtrimit të atdheut 

Fatin ja falën lirisë  të shtrenjtit emër. 

Në djepin e fëmijërisë ju lindi dashuria  

Për një fjalë te shenjtë për një  besë 

Nuk shkuan në dasma e gëzime

Për t’i dalë zot në beteja atdheut  

Ata ju përgjegjën  kushtrimit me guxim  

Gjuhës se pushkës për armiq 

Nga  urrejtja dhe kuja e gjatë  shekullore 

Ta zhduknin thundrën robërisë nga ato troje. 

Sot në liri bisedoj  me dëshmorët 

Në atdheun me pramgat e robërisë

Ne Koshare në Prekaz  u shkrirë në bronx. 

Ata janë feniksat e pavdekësisë së lirë . 

GJATË 

Gjatë atyre muajve s`ngritëm istikame 

Ti ishe larg e afër meje 

Me dhembjen e shurdhër me gojë pa folë 

E shtrirë ne kervatin e mantilbardhëve

Me Morfium e me farmak jetën duke e marrë si lojë 

U luta për ty gjithë natën e lumnueme

Ta ndërrosh rrugën egërsake të shtratit 

Natën midis yjeve e shëruar të fluturosh 

Te ktheheshe përsëri e shëruar

Në gjirin e parajsës si bukuri e livadhit.

Gjatë atyre muajve vetëm heshta 

Se jeta ime u molis pa ty po vyshkej.

Me ushqente një pikë e vogël e gjallërisë.

Se ti e doje gjithmonë jetën

Në ardhje të ma shqyesh hartën e vjetër të mërzisë…

Gjatë atyre muajve vetëm kam pritur 

Netët i kaloja në qetësi me ngjyrë jargavani 

Lutjet i ngrita ne qiell për ta 

Diçka në kokë më është fashitur

Mes yjëve nisëm një valle ku shihej zjarri.

VAJZË MËRGIMTARI 

Ti vajzë e bukur bijë mërgimtari 

Që ecën zbathur mbi rërë të nxehtë. 

Qënke nxjerrë si çokollatë 

Pa eja ulu një çikëz pranë meje 

T’i hedhim bashkë ca fjalë. 

Ti me kapelë dielli mbi kokë  

Ulu këtu e frikë mos ki  

Po të pyet xhaxhi poeti 

Çka të shqetëson në këtë botë 

A të mungon shumë atdheu?

Zemra jote skaj më skaj.

Është më e madhe se një oqean.  

Por kur e rrok stuhia e mallit 

Nga cila thellësi e shpirtit  

E nxjerr fjalën e shtrenjtë atdhe 

Më mungon shumë gjuha e nënës 

Më djeg fjala dashuri 

Sikur shkronjat e Abetares 

Kam mall të pashuar për shqiptari. 

MË DUAJ 

Ma duaj po të lutem edhe plagën në zemër  

Nëse ti më kërkon të shëruar 

Të duhem bashkë nëse jetojmë edhe një shekull 

Dashurinë ta marrim shtruar. 

Përpara teje ndrijnë sytë në muzg. 

E filli i jetës shetit në livadhet verdhullore 

Ti ma ndezë avullin e fjalëve më shumë

Në muzgun e zemrave gazmore. 

Fjalët pikojnë si gurrat e bardha në luginë 

Nga tingujt plasin në ujin me shushurimë 

Ndërskembësat e territ t’i shkyejmë një nga një 

Ta shkërrmoqim urrejtjen në luginë. 

Ujin e njelmët në faqe ta pijmë bashkë

Në mëngjeset me këngën e bilbilit. 

Patkonjtë e jetës t’i kujtojmë n`heshtje 

Nën dritën e  ngrohtë të qiririt

Filed Under: Kulture

MBI LIBRIN E LEONORA LAÇIT “SKENDER IMER THAÇI MES SHQIPËRISË, KOSOVES DHE MALIT TË ZI”

February 3, 2022 by s p

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi/


Duke lexuar librin me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, pata mbresat nga ky libër që tregon për humanizëm, për heronj njerëzor. Në libër përshkruhen shumë ngjarje dhe shumë linja por unë do ndalem në disa prej tyre. Të bën përshtypje figura madhështore e nënë Bades, që mbeti e ve në një moshë të re, me dy binjakë, e cila provoi burgosjen së bashku me familjen.Kjo veçori e nënës Bade gjendet tek shumë nëna shqiptare, ato mbeten shembulli i përkryer i humanizmit njerëzor, sepse AJO mbetet baza e familjes që edukon e rrit fëmijët duke i dhuruar shumë dashuri. Dashuri e transmetuar tek gjenerata e re afirmon një të ardhme më të mirë.Të lindësh të rritësh njeriun është mrekullia më njerëzore sepse “Njeriu u krijua që të bëhet një fillim, siç ka thënë Shen Agustine, dmth nëna rrit breza të rinj, që janë e ardhmja…Një nënë stoike, sakrifikoi jetën e saj për shkollimin e edukimin e binjakëve të saj.. Formoi tek ata ç’është ndershmëria, u mësoi që vlerat më të mira arrihen vetëm me anë të punës, përcoi humanizmin dhe tregoi që me shembullin e saj si prindi duhet të punojë dhe sakrifikojë për fëmijët.Tjetër linjë është ajo e veprimtarisë humanitare të Skender Thaçit. Nuk kishte sesi të ishte ndryshe, rritur me dashuri për kombin për shqiptarinë. Ai si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Shqipëri Austri ku puna dhe ideali i përbashkët e bashkoi me znj.Graf, të dy bashkë punuan pa u ndalur për zbutjen e dhimbjeve të popullit shqiptar. Për 29 vite kjo shoqatë do ishte shpresa, frymëzimi, besimi për shumë qytetar shqiptar, për një jetë më të mirë në Shqipëri e Kosovë. Duke lexuar këtë libër mbushesha me krenari se si punohet për të ndihmuar shtresat në nevojë.Linja tjetër, familja e tij e shendetshme. Skenderi i ka vendos qellime të qarta vetes dhe suksesi që ka pasur në jetë, familja e shëndosh, rrugët e drejta në të cilat ka orientuar fëmijët e vet e bëjnë atë një prind shembullor e të kujdesshme.Më ka bërë përshtypje kapitulli mbi takimet e Skender Thaçit për të rënë në gjurmët e të atit, Takimi me miqtë e babait të tij Imerit është një vepër madhështore. Është njohja me të kaluarën, me disa zotërinj që kishin provuar burgjet e kampet e punës së detyruar.Të kuptosh në biseda me ta se sa e rrezikshme ishte errësira dmth mosdija, mosnjohja e së vërtetës. Ballafaqimi me diktaturën totalitare dhe si duhet të punosh për reflektimin. Kjo për mua është kujtesa, të tregosh të vërtetat. Ata miq të babait të tij nuk i moren me vehte, dëshmuan, rrefyen perjetimet e veta.Prania ime këtu nuk është rastësore, jam këtu sepse autorja e librit është mike imja për pothujse një dekad, studiuesja Leonora Laçi autore e disa librave. Bashkëpuntorja e palodhur dhe e pandashme e imja. I mbetëm mirënjohëse për ndihmesën që ka dhënë në librat e mijë. Kam një kërkesë që ky botim të mos ngelet me kaq, kjo dëshmi e një pune kolosale të bamirësisë të vihet sa më në pah përmes artit e pikturës, por dhe kalvari i familjes të bëhet frymëzim për aktorë e regjisorë për ta realizuar në film për ta përjetsuar e ngrirë në kujtesat njerëzore përjetësisht.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatbardha Saraci Mulleti

Etimologjia e fjalës shqiptar

February 2, 2022 by s p

Bledi Filipi

Ne shqiptarët sot  e njohim vendin tonë me emrin Shqipëri , Shqipni, popullin me emrin shqiptar, gjuhën shqip.  Emri i një gjuhe, si rregull, është i lidhur  me emrin etnik të popullit që e flet që e flet atë dhe me emrin e vendit ku flitet. (Demiraj, 1988:213)

Në mesjetë  dhe  për një kohë mjaft  të gjatë shqiptarët e njihnin  vendin e tyre me emrin  Arbër/Arbën dhe populli arbëresh. 

Shqiptarët janë një nga ata kombe të Evropës së sotme që kanë dy emra: veten e quajnë shqiptar, ndërsa të huajt na quajnë me emërtime të ndryshme mbi bazën e arb-, alb-,  Albanese, Albaneses, Albanais, Albanac, Arvanit, Arnavut, etj. 

Emri shqiptar është shumë i ri. Para shekullit XVIII shqiptarët veten e quanin  me emrat  arbënë, arbërë, arbënesh, arbëresh, arbënesh. (Çabej V, 1982:85))  

Historia na dëshmon se nuk janë të pakta rastet që emri i një populli dhe i gjuhës së tij, për një arsye a për një tjetër, ka ndryshuar në rrymë të shekujve. 

Me përgjithësimin e fjalëve shqip, shqiptar, Shqipëri etj., në vendet më të hershme  arbënisht/arbërisht etj., u vërtetua edhe te ne një dukuri e ngjashme me atë që ka ndodhur edhe në disa gjuhë të tjera, si Albania, Albanese, Arvanon,  etj. Rastet që ndryshe e quajnë veten, gjuhën dhe atdheun e tyre banorët e një vendi,  dhe ndryshe quhen ata nga  popujt e tjerë, nuk janë të pakta. Mjafton të përmendim këtu fqinjët tanë jugorë, të cilët e quajnë veten helenë, vendin Hellas/Hellada dhe gjuhën helenika/elenika. Kurse nga të huajt ata quhen grekë dhe vendi Greqi. (Demiraj,1988:228)

Mendimet e etimologëve  për emrin shqip/shqiptar

 Emrin shqip/ shqiptar Mayeri  e lidh  me fjalën  latine excipio   ‘’kuptoj, dëgjoj”; shqiptar  n ë thelb ai që kupton.”( Mayeri, 2007:480).

M. Lambertzi  emrin e bie të ardhur nga shqiponja. Ai nisej nga kjo pikë pasi shqiponja nga ne shqiptarët gëzon një  nderim të veçantë dhe konsiderohet si shpend kombëtar.   Prof. Çabej jep hulumtimet e studiuesit grek Chatiz që e nxjerr emrin shqiptar  nga gr. e re skippetton “pushkë” fjalë që vjen nga italishtja schioppetto.  Pra emri shqiptar do të thotë pushkatar. Ky mendim nuk duket me një bazë historike të fortë pasi emri shqiptar gjendet në  dokumentet e Raguzës, ku dëshmohet si emër familjeje si Schipudar.

Profesor Topalli thekson se  mbështet mendimin e Mayerit , madje bën edhe dallimin midis  shqip për gjuhën dhe  shqipe  (shqype)  për shpendin. Burimi i kësaj fjale është  nga “ marr vesh” çka i përgjigjet “ qartë, kuptueshëm” . kjo dëshmohet për herë të parë te Buzuku, por një herë të vetme: Embasandaj thuo, prift, Pater noster, qi vjen, me thashunë shqip: Ati ynë qi je embë qiellt.

Rrjedhorja : shqiptar  me prapashtesën –tar, del së pari në Fjalorin e Da Lecces (1702) e më vonë në Kuvendi i Arbënit (1703), Shqipëri   me prapashtesën –(ë) ri , shqipëlloj,  “shpjegoj qartë e kuptueshëm,” shqipëroj “ përkthej në gjuhën shqipe “ me rrjedhojat  shqiptim, shqiptimor, i shqiptueshëm, i pashqiptueshëm,  në Pukë shkipëtore   “ fjala shqipe e qartë dhe e shkurtë” me kthimin shq->shk- (khs. shkep nga shqep) . Prej shqiptar janë formuar : shqiptarkë e shqiptare,  forma : shqiptarçe e shqiptarisht, shqiptari e shqiptarësi, shqiptarizëm, shqiptarizoj, shqiptarizim.  (Topalli, 2017:1419)

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • 161
  • …
  • 556
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT