ÇUDITËRISHT
Nëpër çdo shekull shumë drama kemi përjetuar.
Kemi -parë tmerre e trauma pa fund
Por për t’u dashur kurrë nuk kemi besuar.
Se shpejt e kemi harruar ferrin që mori rrugë.
Ecëm gjatë dhe zbathur mbi gjemba hekuri
Farmakun si tradhëti e patëm ushqim
Nga karakteri jemi si furtunë shekulli
Por nganjëherë jemi erë e lehtë puhi.
Kur jemi pak mirë behëm më thonjtë e murrizit
Mustaqe gështenjë për fyt e bëjmë hata
Kjo ia verbon sytë diellit s`është mrekulli
Dëgjohet nga nëntoka tingëllon këmbana e krimit.
Gjarpërinjtë me koka njerëzish kërcënohen në kufi
Mashtruesit kërcënuesit e zullumqarët i dimë
Ulërijnë si ujqërit e tërbuar mbi dhjamë
Endërrojnë të kaluarën e madhërishme lavdinë.
Por të gjitha tani ju kanë ngordhur.
Se gënjeshtrat tanimë bota i ka njohur.
Urrejtjen ta djegim ne furrat hasmërinë primitive
Sot na duhët ta dëgjojmë fjalën e dashuri.
Ne trarin e diellit që na jep përherë rreze drite
Se vetëm me bashkimin e mëndafshi të shpirtit .
FENIKSAT E ATDHEUT
Ata lanë luksin dhe familjët për UÇK-në
E dashurinë e madhe e morën në zemër
Ju përgjigjën kushtrimit të atdheut
Fatin ja falën lirisë të shtrenjtit emër.
Në djepin e fëmijërisë ju lindi dashuria
Për një fjalë te shenjtë për një besë
Nuk shkuan në dasma e gëzime
Për t’i dalë zot në beteja atdheut
Ata ju përgjegjën kushtrimit me guxim
Gjuhës se pushkës për armiq
Nga urrejtja dhe kuja e gjatë shekullore
Ta zhduknin thundrën robërisë nga ato troje.
Sot në liri bisedoj me dëshmorët
Në atdheun me pramgat e robërisë
Ne Koshare në Prekaz u shkrirë në bronx.
Ata janë feniksat e pavdekësisë së lirë .
GJATË
Gjatë atyre muajve s`ngritëm istikame
Ti ishe larg e afër meje
Me dhembjen e shurdhër me gojë pa folë
E shtrirë ne kervatin e mantilbardhëve
Me Morfium e me farmak jetën duke e marrë si lojë
U luta për ty gjithë natën e lumnueme
Ta ndërrosh rrugën egërsake të shtratit
Natën midis yjeve e shëruar të fluturosh
Te ktheheshe përsëri e shëruar
Në gjirin e parajsës si bukuri e livadhit.
Gjatë atyre muajve vetëm heshta
Se jeta ime u molis pa ty po vyshkej.
Me ushqente një pikë e vogël e gjallërisë.
Se ti e doje gjithmonë jetën
Në ardhje të ma shqyesh hartën e vjetër të mërzisë…
Gjatë atyre muajve vetëm kam pritur
Netët i kaloja në qetësi me ngjyrë jargavani
Lutjet i ngrita ne qiell për ta
Diçka në kokë më është fashitur
Mes yjëve nisëm një valle ku shihej zjarri.
VAJZË MËRGIMTARI
Ti vajzë e bukur bijë mërgimtari
Që ecën zbathur mbi rërë të nxehtë.
Qënke nxjerrë si çokollatë
Pa eja ulu një çikëz pranë meje
T’i hedhim bashkë ca fjalë.
Ti me kapelë dielli mbi kokë
Ulu këtu e frikë mos ki
Po të pyet xhaxhi poeti
Çka të shqetëson në këtë botë
A të mungon shumë atdheu?
Zemra jote skaj më skaj.
Është më e madhe se një oqean.
Por kur e rrok stuhia e mallit
Nga cila thellësi e shpirtit
E nxjerr fjalën e shtrenjtë atdhe
Më mungon shumë gjuha e nënës
Më djeg fjala dashuri
Sikur shkronjat e Abetares
Kam mall të pashuar për shqiptari.
MË DUAJ
Ma duaj po të lutem edhe plagën në zemër
Nëse ti më kërkon të shëruar
Të duhem bashkë nëse jetojmë edhe një shekull
Dashurinë ta marrim shtruar.
Përpara teje ndrijnë sytë në muzg.
E filli i jetës shetit në livadhet verdhullore
Ti ma ndezë avullin e fjalëve më shumë
Në muzgun e zemrave gazmore.
Fjalët pikojnë si gurrat e bardha në luginë
Nga tingujt plasin në ujin me shushurimë
Ndërskembësat e territ t’i shkyejmë një nga një
Ta shkërrmoqim urrejtjen në luginë.
Ujin e njelmët në faqe ta pijmë bashkë
Në mëngjeset me këngën e bilbilit.
Patkonjtë e jetës t’i kujtojmë n`heshtje
Nën dritën e ngrohtë të qiririt