• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pas katër çmimeve filmi ‘Babai’ premierë ndërkombëtare në Karlovy Vary

July 5, 2015 by dgreca

Nga Behlul JASHARI/
Rrëfimi i Nolit (Val Maloku), i fëmijës që shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani u dha premierë ndërkombëtare sot në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.
Pas suksesit që filmi ‘Babai’ pati në Filmfest Munchen, ku edhe u shpërblye me çmimet regjia më e mirë – Visar Morina, skenari më i mirë – Visar Morina, aktori më i mirë – Astrit Kabashi dhe Val Maloku si dhe me çmimin One Future Prize, tani ky film është në konkurrencë zyrtare në Karlovy Vary që njihet si një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.
Të pranishëm në premierë përveç regjisorit Visar Morina dhe producentëve Nicole Gerhards, Visar Krusha, Tomi Salkovski, Xenia Margot ishin edhe aktorët kryesor të filmit: Astrit Kabashi, Val Maloku, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevdet Jashari, Aurita Agushi, Armend Ismajli si dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku.
Gjithashtu në Karlovy Vary do të shfaqet premierë edhe filmi ‘Krom’ me skenar dhe regji nga Bujar Alimani si pjesë e programit East of the West, ndërsa filmi “Burnesha” do të shfaqet si përzgjedhje e magazines së famshme Variety.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Filmi "Babai", keter cmime

Producenti dhe skenaristi i The Simpsons vjen në Pejë për Anibar

July 4, 2015 by dgreca


Në edicionin e gjashtë të Anibar që mbahet prej 20 deri me 26 Gusht po vjen regjisori producenti dhe skenaristi i mirënjohur amerikanë Mike Reiss, ndryshe i njohur si producent dhe skenarist i serialit më të famshëm të animuar The Simpsons.

Mike vjen në festivalin Anibar që të prezantoj punën e tij 26 vjeqare në The Simpsons dhe ta ndaj atë me publikun Kosovar.
 Reiss ka studiuar në Universitetin e Harvardit, duke u fokusuar më shumë në komedi, shfaqje dhe në skenar. Në Harvard ai u takua me Al Jean, ku të dy bashkëpunuan dhe filluan të shkruanin për revisten satirike Harvardit, Lampoon.
Pas diplomimit, revista satirike National Lampoon, i punësoj Mike Reiss dhe Al Jean të vazhdonin shkrimet e tyre komike, gjatë kësaj periudhe ata punuan edhe si skenarist dhe producent të shumë shfaqjeve televizive.
 Në vitin 1989, Reiss u punësua së bashku me Jean në rrjetin televizim FOX si anëtarët të stafit për të filluar serin e animuar Simpsons. Ata më von u bënë edhe producentët dhe përgjegjësit kryesor të serialit Simpsons.
Reiss ishte përgjegjës kryesor për krijimin shumë episodave të The Simpsons,duke përfshirë skenarin, animacionin, zërimin, dhe muzikën.
 Mike Reiss ka fituar katër Emmys gjatë njëzet e gjashtë viteve të tij me The Simpsons. Ai udhëhoqi të gjithë sezonin e katërt të The Simpsons që nga Entertainment Weekly është quajtur si “sezoni më i mirë i serialit më të mirë në histori”.
 Queer është një tjetër seri e animuar në të cilën Mike Reiss ka qenë skenarist , e që është emëruar në “100 animacionet më të mira të të gjitha kohërave” nga rrjeti BBC.
Po ashtu Reiss është producent në serialin e njohur The Critic që i kushtohet kritikut të filmit të animuar Jay Sherman.
  Në vitin 2006 , Reiss ka marrë cmimin për arritje jetësore nga asociacioni i skenaristëve të animacionit
 Reiss përveq tjerash ka kontribuar edhe në shumë filma animuar të metrazhit të gjatë si Ice Age, Despicable Me, Kung Fu Panda, ai gjithashtu ishte bashkë skenarist për filmin The Simpsons në vitin 2007.

Mike Reiss në edicionin e gjashtë të Anibar do të bëjë prezantimin The Simpsons Backstage Tour. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
(Behlul Jashari)

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, shkon ne Peje, Simpson

DY MUZIKANTË SPANJOLL KONCERT NË DURRËS

June 24, 2015 by dgreca

Shkruan: Kadri Tarelli/

Këto dit të mes qershorit 2015, një ngjarje e rrallë për qytetin dhe jetën artistike në Durrës. Klubi i artit dhe kulturës “Sigal”, në bashkëpunim me ambasadën e Spanjës në Shqipëri dhe shoqatën “Syri blu” në Tiranë, organizoi në mjediset e tij, një koncert me muzikë nga Spanja. Dy muzikantët u pritën nga artdashësit durrsak me ngrohtësi e duartrokitje. Salla u mbush plot e përplot si rrallë herë.Për të qënë të vërtetë e të saktë me veten dhe qytetarët, duhet thënë se janë të shumta veprimtaritë artistike që organizon kjo qendër në qytetin tonë bregdetar, për gjatë gjithë vitit. Mjafton të përmend se vetëm brenda Qershorit, në një muaj dit, janë zhvilluar katër veprimtari të tilla, të ndryshme në emërtim, pamje, lloj e përmbajtje, por që i lidh e i përshkon i njëjti fill i përbashkët, që është arti me mesazhet universale për shpirtin dhe të bukurën, për fjalën dhe vlerat njerëzore, për letërsinë, poezinë, historinë, pikturën dhe muzikën. Janë veprimtari që mbushin boshllëkun artistik të qytetit, duke ndihmuar sado pak në zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të traditës artistike e kulturore të Durrësit të lashtë tremijëvjeçar. Për këtë duhen falënderuar dhe përshëndetur ideatorët dhe organizatorët.

Për të pasur një ide më të plotë mbi veprimtaritë e fundit të kryera në këto mjedise, po përmend shkurt vetëm katër prej tyre:Si fillim: mbrëmje poetike organizuar nga poeti dursak Ruzhdi Gjolaj, i cili në një formë tepër origjinale, recitoi para publikut pjesë të zgjedhura nga veprat e tij.

Pa kaluar java, shkrimtarja durrsake Vitori Xhako, përmes emocioneve të forta, paraqiti librin e saj të fundit “Mos m`i vrisni arinjtë e bardhë”. Veç shkrimtarëve dhe artistëve durrsak ishin të pranishëm edhe shumë të ftuar nga Tirana dhe Elbasani.

Një tjetër veprimtari që meriton të përmendet është takimi muziko-letrar, kushtuar 101-vjetorit të vdekjes së Kolonelit hollandez Tomson. Me këtë rast studjuesit Fluturak Germenji publikoi librin “Koloneli Tomson. MISIONI HOLLANDEZ”, kushtuar këtij ushtaraku e burrë shteti, që dha jetën për çështjen shqiptare, në moment të vështira të historisë sonë të trazuar të viteve të para pas pavarsisë. Historian dhe studjuesi durrsak Skënder Lila, njohës i mirë i ngjarjeve të atyre viteve, vlerësoi lart librin dhe punën e autorit, sepse me dokumenta paraqet dhe plotëson më së miri, atë periudhë tragjike për historinë e ngatwruar tw Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në këtë hulli artistike është edhe koncerti i dy muzikantëve spanjoll, Daniel Bellon dhe Diego Maceiras. Të dy në moshë të re, rreth të tridhjetave, virtuozë në lojën e tyre muzikore në gajdë dhe fizarmonikë, shumë të njohur në Spanjë e vende të tjera, së fundi edhe tek ne në Shqipëri e në Durrës. Ata sollën për artdashësit durrsak muzikë folklorike tradicionale të krahinës së Galicisë në Spanjë, ritme muzikore të shpejta, të hareshme, do t`i quaja të nxehta, që burojnë e i shkojnë përshtat një populli gazmor e me shpirt të ndezur mesdhetar, siç janë spanjollët. Duartrokitjet e publikut i shoqëruan të gjitha pjesët. Çuditërisht gjuha e muzikës s`do përkthyes. Ajo i kapërcen kufinjtë e shteteve dhe dallimet mes popujve. E bukura është e bukur, pëlqehet nga të gjithë, pavarësisht vendit nga vjen.

Urime më të mira organizatorëve të klubit “Sigal”, për veprimtari të tjera artistike po kaq të bukura e të dobishme.

Ne Foto: Daniel Bellon, djathtas dhe Diego Maceiras.

Filed Under: Kulture Tagged With: dy muzikante spanjoll, Kadri Tarelli, në Durrës

Muaji i Ramazanit, Bruçaj: Muaji i përfaqësimit të vlerave tona islame

June 17, 2015 by dgreca

Për gjithë besimtarët e devotshëm muslimanë nga mëngjesi i nesërm(18 Qershor) nis agjërimi dhe lutjet për një muaj të mbarë dhe të begatë.Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka uruar shqiptarët për muajin e Ramazanit.“Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë.Muaji i Ramazanit është muaji i Kur’anit Fisnik, prandaj le të jetë ky muaj i bekuar, muaji i përkushtimit drejt kuptimit më të mirë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimit të vlerave tona islame’, uron Bruçaj.

Në këtë periudhë myslimanët ndalojnë ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndimin e diellit. Këtë radhë, agjërimi llogaritet mbi 17 orë në ditë. Dita e enjte shënon nisjen e muajit të Ramazanit

Filed Under: Kulture Tagged With: Brucaj, Kryemyftiu, Muaji i Ramazanit, Vlera Islame

Presidenti Nishani:“Mjeshtër i Madh” për Ansamblin “Mirdita”

June 17, 2015 by dgreca

 Nishani vlerëson formacionin artistik për pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore /

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi të martën me Titullin “Mjeshtër i Madh” Ansamblin Artistik “Mirdita”, me motivacionin ‘për ndihmesë të veçantë në ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen ndër breza të folklorit të Mirditës, duke pasuruar fondin e artë të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar’.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në 
Presidencë, Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht Ansamblin Artistik “Mirdita” si një ndër më emblematikët e trevave shqiptare.
“Ky Ansambël, që gjatë rrugës së tij gjysmëshekullore përfshiu mbi 600 krijues, këngëtarë dhe interpretues të zhanreve të ndryshme të këngës popullore, e ka zanafillën në vitet 60-të të shekullit të shkuar dhe mbetet nga më unikalët për sa i përket tipologjisë folklorike në tërë trevat shqiptare”, tha Presidenti në fjalën e tij.

Kreu i Shtetit theksoi se Mirdita është ndër zonat më kompakte të vendit sa i përket etnokulturës, folklorit, traditave shqiptare, madje edhe përgjatë kohës së pushtimit otoman, pasi ajo mundi t’i ruajë të gjitha këto tradita ku krijimtaria burimore e popullit veçanërisht u ruajt me stoicizëm.
“Në mbi 60 vite krijimtari, ky Ansambël ka dhënë kontribut të pamatë në folklorin shqiptar, festival pas festivali kombëtar e deri në përfaqësimet e vendit në skenat prestigjioze ndërkombëtare. Edhe pse brenda një ngushtësie ideologjike që vendi kaloi për dekada të tëra, krijuesit dhe interpretuesit e këtij Ansambli arritën të mblidhnin bulëzat më të mira të popullit ndër shekuj, për t’i rreshtuar aq bukur në gjerdanin e artë të kulturës burimore shqiptare”, vlerësoi Nishani.
Presidenti në fjalën e tij përmendi figura të njohura të artit, që kanë bashkëpunuar me ansamblin “Mirdita” si poeti  Gjokë Beci dhe muzikanti Dorian Nini.

Në përfundim Presidenti i Republikës inkurajoi Ansamblin “Mirdita” që të mos reshtë për asnjë moment në përpjekjet për të çuar më tej këtë traditë të shkëlqyer të krijuar tashmë dhe t’i shërbejë me devotshmëri nxitjes dhe promovimit të vlerave kulturore të zonës së Mirditës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjatë kësaj ceremonie u nderuan me Titullin “Naim Frashëri” dhe muzikanti Dorian Nini; prijësi i grupit të burrave të Mirditës, Fran Vorfi si dhe Kolë Picaku, i cili vazhdon në pension të punojë po me atë përkushtimin djaloshar me disa formacione orkestrale, veçanërisht me fëmijët e vegjël dhe  të rinjtë e talentuar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ansambli MIrdita, Mjeshter i Madh, Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 267
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT