• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Neki Shkaba, një ndër 10 aktorët më të mirë profesionistë të Korçës

May 8, 2015 by dgreca

Nga Vepror Hasani/
KORÇË – Më në fund Korça do të kishte teatrin profesionist të saj. Trupa teatrore do të përbëhej nga 18 veta. Dhjetë prej tyre do të ishin aktorët më të mirë profesionistë që mund të kishte Korça, ndërsa 8 të tjerët aktorë gjysmëprofesionistë. Edhe këta të fundit do të përzgjidheshin ndër më të mirët. Për zbulimin e tyre ishte ngarkuar një grup pune që kryesohej nga aktori Dhimitër Trajçe, krijuesi i teatrit amator partizan në qarkun e Korçës. Teatri partizan u krijua prej tij në fshatin Lavdar të Oparit në fundqershorin e vitit 1944. Në të njëjtën kohë u krijua edhe kori partizan. Të dy grupet së bashku formuan Ansamblin Artistik Partizan të qarkut Korçë. Regjisor i teatrit u caktua Sokrat Mio, ndërsa dirigjent Gaqo Avrazi. Shumë shpejt, Mio dhe Avrazi vunë në skenë vepra të tilla, si: “Hakmarrja”, “Luftëtari i Lirisë”, “Vëllavrasja”, “I torturuari”, “Kryengritja e Çifligut”, “I arratisuri” e të tjera. U dhanë shfaqje në shumë fshatra: Lozhan, Bofje, Kolanec, Opar, Lavdar, Mazrekë e gjetkë. Interpretoheshin pjesë të ndryshme e këndoheshin këngë. Ansambli Artistik Partizan i qarkut Korçë mori pjesë edhe në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në Berat. Në këtë mbledhje u mor vendimi që Këshilli të quhej “Qeveria Demokratike Provizore e Shqipërisë së Re”. Ansambli Artistik dha shfaqje edhe për delegatët e Kongresit të Gruas Antifashiste Shqiptare, i cili, edhe ai, po zhvillonte punimet e veta në Berat. Pikërisht aty, në këtë qytet, u vendos shpërndarja e Ansamblit, ku Dhimitër Trajçes nëpërmjet Behar Shtyllës iu ngarkua një detyrë e re: ai duhej të kthehej në Korçë për të organizuar teatrin në këtë qytet. Pra, Trajçe do të ishte në gjurmim të aktorëve më të mirë të qytetit të Korçës. Këtu zë fill dhe rrëfimi ynë mbi aktorin e mirënjohur Neki Shkaba, i cli u përzgjodh si një ndër 10 aktorët më të talentuar të qytetit të Korçës. Këtë rrëfim e sjell aktori i madh i Korçës, Koço Qendro, i mironjohur ndryshe si “Kopraci”
Dhimitër Trajçe në Korçë
“Tashmë Dhimitër Trajçe kishte vetëm një qëllim: të ngrinte një teatër profesionist, vijon rrëfimin e tij, Koço Qendro. Kjo ishte ëndrra e tij. Teatri i viteve ’30, që kishte patur një farë emri në Korçë, nuk ekzistonte më. Sokrat Mio që kishte udhëhequr aktorët e atyre viteve, kishte filluar punë në Teatrin Popullor në Tiranë. Aktorët ishin shpërndarë që nga koha e luftës dhe nuk u bënë dot më bashkë. Për këtë arsye, Trajçe nisi të ndiqte me kujdes çdo shfaqe që jepej nga grupet amatore, si “Shtëpia e rinisë”, klubi i sindikatave “Naim Frashëri” etj, me synimin e vetëm të gjente aktorët më të talentuar të qytetit të tij. Grupe të rinjsh jepnin teatër edhe në lagjet e tyre. Atmosfera që krijohej mbrëmjeve të Korçës, ishte e mahnitshme. Gjithsesi, ende nuk e kishin një regjisor profesionist, dhe kjo i mundonte shumë të rinjtë. Gjithë pesha e ngritjes dhe e organizimit të teatrit binte mbi aktorin dhe regjisorin me përvojë Dhimitër Trajçe. Ai vazhdonte të ndiqte me vëmendje grupet teatrore të të rinjve, të partizanëve, të sindikatave, të nxënësve etj. Gjatë gjithë kohës mbante shënime. Shënonte emra aktorësh amatorë, bënte vlerësime për ta. Synonte vetëm një gjë: të zgjidhte më të mirët. Për evidentimin e tyre iu desh një kohë mjaft e gjatë. Kishte shënuar shumë emra, mes tyre edhe Neki Shkabën, të cilin e vlerësonte shumë”.

Aktori Neki Shkaba
“Sipas rrëfimeve të kolegëve, vazhdon të tregojë Koço Qendro, Neki Shkaba, ishte një aktor i talentuar, i aftë të luante çdo rol që mund t’i jepej. Shkëlqente në rolet e mëdha, stepej spektatori para lojës së tij, mrekullohej dhe e duartrokiste me adhurim, por edhe roleve të vogla dinte t’u jepte jetë e t’i bënte të paharrueshme. Në memorjen e spektatorit arrinte të linte batuta, të cilat, pas shfaqjeve mund t’i dëgjoje në rrugë apo kafene. Mbi të gjitha shkëlqente me thjeshtësinë e tij. Nuk ndërhyri kurrë te regjisorët për të luajtur qoftë edhe një rol që mund të kishte qenë ëndrra e tij. Druhej se mos bëhej i padrejtë me kolegët, edhe pse e dinte që shumëkush prej amatorëve ishin larg të qenit aktor. Që të gjitha këto ishin vërejtur nga Dhimitër Trajçe, ndaj ai nuk harronte kurrë të jepte vlerësimin e tij për aktorin Neki Shkaba. Megjithatë, ende nuk kishte mbërritur dita e shpalljes së 10 aktorëve më të mirë të Korçës. Ende nuk dihej kush do të përzgjidhej nga të rinjtë. Dhimitër Trajçe gjithçka e mbante të fshehtë. Sigurisht, për më të vjetrit si Vangjel Grabocka, Lefter Sofroni, Andrea Thano etj ishte menduar të ishin pjesë e 10 aktorëve më të mirë. Mes të rinjve konkurenca po bëhej edhe më e ashpër. Përveç Neki Shkabës, Pandi Raidhit, Stavri Shkurtit, kishin nisur të binin në sy edhe aktoret femra: Qefsere Kushe, Valentina Asllani, Martha Burda etj. Megjithatë, askush nuk e dinte kush do të ishte fitues dhe kush jo. Ardhja e të rinjve, kishte filluar të trembte edhe më të vjetrit. Të rinjtë po vinin me një frymë tjetër. Shkaba ishte njëri prej tyre. Nga sa shihej “lufta” mes brezave do të ishte e forte”.
Të gjithë nën vëzhgim
“Dhimitër Trajçe vazhdonte të punonte për vënien shfaqjeve në skenë. Të gjithë aktorët gjendeshin nën vëzhgimin e tij. Më 8 prill 1945 u shfaq drama “Armiku i Popullit” e Henrik Ibsenit, përkthyer nga Fan S. Noli. Rolin e doktor Stokmanit e luajti Vangjel Grabocka, ndërsa atë të zonjës Stokman, Krisanthi Bicka. Edhe vetë Trajçe spikati në lojën e tij aktorale. “Armiku i Popullit” u shfaq për disa mbrëmje radhë. Suksesi qe i madh, ndaj vendosën ta shfaqnin edhe në kryeqytet për delegatët e Kongresit të Rinisë Antifashiste Shqiptare. Më në fund edhe Sokrat Mio u kthye në Korçë. Pas ardhjes së tij, më 16 nëntor 1945, u shfaq drama “Mbrëmja e madhe” e Leopold Kompf! Më pas erdhën shfaqje të tjera edhe më të bukura, edhe më cilësore. Më 26 qershor 1947 u shfaq “Dasma”, me skenar dhe regji të Dhimitër Trajçes. Pati mjaft sukses. Gjithsesi, edhe Trajçe ishte në fillimet e karrierës së tij. Pastaj, më 11 nëntor 1947, u dha drama “Çështja ruse”, e Simonovit. Skenograf i shfaqjeve vijonte të mbetej Vangjush Mio, i cili gjithnjë arrinte të sillte një dekor mbresëlënës. Pandi Raidhi luajti rolin e pronarit të shtypshkronjës. Më 1 dhe 2 mars 1948 u dha në kinema-teatër “Morava” drama “Përralla e malit” e Pushkinit dhe komedia “Një propozim për martesë”, e Çehovit me regji të Sokrat Mios. Gjithashtu në vijim u dhanë të tjera shfaqe, variete, komedi dhe drama, si: “Të rit e baballarëve”, “Nën gështenjat e Pragës” “Ishulli i paqes” etj, në të cilat disa prej aktorëve të rinj spikatën për talentin dhe origjinalitetin e tyre. Për Dhimitër Trajçen, Neki Shkaba e kishte fituar betejen për të qenë një nga aktorët më të mirë të qytetit të Korçës, por tashmë Shkaba kishte marrë edhe vlerësimin e regjisorit profesionist që kishte studiuar në Paris, Sokrat Mio. Madje, më pas, Mio e përzgjodhi Neki Shkabën për të qenë pjesë e Teatrit Kombëtar në Tiranë”.
Aktorët profesionistë
“Tashmë aktori dhe regjisori Dhimitër Trajçe dhe Sokrat Mio e kishte një listë me emrat e aktorëve më të mirë të qytetit të Korçës. Nuk ishte e lehtë që mes aktorëve të shumtë të zgjidhje 10 më të mirët. Qefmbetjet nga aktorët e vjetër do të ishin të mëdha dhe shumë të rinjë do të mbeteshin të zhgënjyer, por Trajçe kishte vendosur të merrte më të mirët, pasi me ta do të ngrinte teatrin profesionist të Korçës. Përzgjedhja e tyre u bë më 22 qershor 1950. Sokrat Mio e pëshkruan kështu këtë ngjarje të madhe, kujton Koço Qendro: “Më 22 qershor të vitit 1950, në kinema “ Morava ” të qytetit u zhvillua ceremonia e krijimit të teatrit profesionist të Korçës. Për këtë ceremoni gazeta “Zëri i popullit” në artikullin e datës 24 qershor shkruan: “ Më 22 qershor 1950 në kinema “Morava” të qytetit të Korçës të mbushur plot e për plot me amatorë e artdashës u zhvillua ceremonia e themelimit të teatrit profesionist të qytetit. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe udhëheqësit e partisë dhe të shtetit…”. “…Ceremonia u çel me ekzekutimin e Himnit të Flamurit tonë kombëtar” “ … Për të pranishmit në këtë ceremoni kori i qytetit dha një program të zgjedhur me këngë patriotike dhe këngë qytetare korçare, ndërsa nga aktorët e trupës profesioniste u interpretuan disa fragmente të dramave e komedive të shfaqura më përpara. I gjithë ky program u pëlqye së tepërmi dhe u duartrokit nga gjithë të pranishmit”. Ishte krijuar kështu teatri profesionit i Korçës. Në organikën e kësaj trupe do të bënin pjesë, regjisori, skenografi dhe 10 aktorë profesionistë. Mes të dhjetëve ishte dhe i madhi Neki Shkaba. Kishin mbetur jashtë dhjetshes aktorë të talentuar si Pandi Raidhi etj. Gjithashtu, si pjesë e trupës profesioniste do të ishin edhe 8 aktorë gjysmë profesionistë, ku mes tyre bënte pjesë edhe Starvri Shkurti, Qani Nevruzi, Spiro Karanxha etj. Emrat e përmendur më sipër tregojnë qartë se sa e vështirë kishte qenë të përzgjidheshe ndër 10 më të mirët e qytetit të Korçës, nga ku do të niste udhën teatri profesionist i tij”.
“Përmbysja”
“Drama e parë e tyre si trupë profesioniste ishte “Përmbysja” me regji të Sokrat Mios, e cila u shfaq më 22 qershor të vitit 1950 në kinema-teatër “Morava”, vazhdon të na tregojë Koço Qendro. Shfaqja e kësaj drame që hyri në historinë e artit skenik korçar si shfaqja e parë e teatrit profesionist të këtij qyteti me tradita në këtë art, ruan emocione që nuk mund të harrohen. Sokrat Mio e përshkruan kështu, ku ndër të tjera thotë: “… Ç’po ndodhte me ne!… Një ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar na kishte përfshirë të gjithëve! Teatri ynë u bë profesionist!… ëndrra jonë e madhe u bë realitet! Të gjithë ne që tërë jetën ia kishim përkushtuar skenës Korçare është pak të them se punonim, por fluturonim në skenë!… Pa humbur kohë, menjëherë filluan provat për premierën e parë. Pjesa ishte zgjedhur, rolet u ndanë, skicat e dekoreve dhe kostumeve u ishin dhënë piktorëve Vangjush Mio dhe Kostaq Tushi. Aktorët punonin për rolet me një përkushtim të paparë, punonin me dashuri që të dlinin sa më mirë. Po , punonin kështu, sepse më në fund dhe ne tani kishim teatrin tonë profesionist, kishim piktorin tonë, rrobaqepësin, marangozin! Këtej e tutje nuk do të bezdisnim nënat, motrat, të afërmit tanë që t’iu merrnim fustanet, perdet, qilimat, tryezat e orenditë e tjera për të mobiluar shfaqjet ashtu sic kishim vepruar më përpara. Mbas një pune me të vërtetë për t’u admiruar, më në fund erdhi dhe ajo mbremja e 22 qershorit, kur atje në kinema “Morava”, me emocion prisnim se si do të reagonin spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallën plot e për plot, prisnim që të hapej sipari dhe të fillonte shfaqja jonë!” Dhe sot e kësaj dite mund të thuhet, nënvizon Koço Qendro se ajo shfaqe ishte vertët nje realizim profesionistësh, ashtu sikurse edhe Neki Shkaba diti të tregonte, si gjithnjë, talentin e tij të lindur për aktor”.
Shkaba përzgjidhet për teatrin kombëtar
“Pjesë e “Përmbysjes” së Lavranjevit, padyshim, ishte dhe Neki Shkaba me rolin e kundëradmiralit Milicin. Rolet kryesore u rezervuan për aktorët e vjetër dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Shtypi i kohës që e përshkruan shfaqjen e kësaj drame si një ngjarje të madhe në jetën kulturore të qytetit të Korçës, nuk lë pa përmendur emrin e Neki Shkabës, i cili si gjithnjë do të shkëlqente me lojën e tij aktoriale. Pas kësaj shfaqjeje, Shkaba do të luante, te “Zëri i Amerikës”, sërish e Lavranjevit, (1950), në rolin e senatorit Herbert D. Wheeler; te“Kopraci” i Molierit, (1951), në rolin e Shigjetës, besniku i Kleanthit; te “Martesa” e Gogolit, (1951), në rolin e Kockarevit, miku Podgolesinit; te “Makar Dubrava” e Korneiçuk, (1952), në rolin e Filip Smenjenko; te “Nën Gështenjat e Pragës” e Konstandin Simonov, (1952) në rolin e oficerit Fentzik. Gjithashtu, në këto vite u shfaqën edhe vepra të tilla, si: “Revizori” i Gogolit ( 1951), “Gjashtë dashnorët” e A. Arbuzov (1952), “Nderi i familjes” e Hysen Myftarit (1952), “Rrënjët e thella” e Arnold d’Jusso (1953), “Njerëz të rinj” të V. Vinçanit (1953), “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës, (1954), “Koria e Kalinajve” e A. Korneiçuk (1954), ku në shumë prej tyre Shkaba pati role të rëndësishme. Megjithatë, gjatë këtyre viteve gjithkush vuri re se dy ishin aktorët që shkëlqyen me talentin dhe interpretimet e tyre: Neki Shkaba dhe Pandi Raidhi. Për këtë arsye, kur Sokrat Mio u kërkua sërish nga Teatri Kombëtar, mori me vete edhe këta dy artistë që po bënin emër. Të rinj të tjerë do t’i bashkangjiteshin teatrit të Korçës, si Pasa Pema, Isuf Ibrahimi, Pandeli Mborja, Xhevdet Hasani, Aleksandër Tasho, Xhevdet Myftiu, Andon Frashëri, Valentina Asllani, Ali Dhoga, Tefta Rusi, Dezdemona Mehmeti, Refik Xhinaku, Neta Vodica etj, gjithkush prej tyre ka udhën e vet, por te Neki Shkaba shumë gjëra i gjejmë ndryshe, ato rrëzëllijnë”,- na thotë Koço Qendro
Ikja nga Korça
“Me mbërritjen në Tiranë, Neki Shkaba u bë pjesë edhe e lojës aktoriale kinematografike, ku mund të përmendim filmat “Toka jonë” (1964), “Njësiti guerril” (1969), “Brazdat” (1973) etj”. Megjithatë, duke iu referuar gjithnjë kolegëve dhe spektatorit, Koço Qendro kujton se, “pas ikjes së Shkabës nga Korça, mes artdashësve u krijua një boshllëk. Ishin mësuar ta prisnin gjithnjë ardhjen e tij në teatër, daljen në skenë dhe lojen e tij të vecantë. Prania e tij gjithmon ngjasonte me kthimi i babait në shtëpinë e vet për t’u dhuruar të gjithëve ngrohtësi. Ai do të mbahet mend për shkëlqimin e thjeshtësisë së tij. Ndaj për artistë të tillë që dinë të flasin vetëm në skenë dhe kurrë për veten, sa herë që mund t’u drejtohesh jetës së tyre mund të zbulosh diamante që të lënë të befasuar dhe të bëjnë të mendohesh.
Ne Foto: Teatri Popullor Në Gjeneve (1957) majtas Neki Shkaba, Ndrek Luca, Lazer Filipi, Sander Prosi

Filed Under: Kulture Tagged With: akori me i mire, Neki Shkaba, Vepror Hasani

YLLI I MUZIKES KLASIKES, SOPRANOJA ERMONELA JAHO PUSHTON EKRANET SOANJOLLE

May 7, 2015 by dgreca

Nga Liliana Pere/
Shfaqja e neserme e Sopranos Ermonela Jaho ‘’Traviata’’ ne oren 8:00 PM do te transmetohet direkt pa pagese permes ekraneve ne vende publike ne gjithe Spanjen dhe mbare boten./
Shfaqja e neserme e Traviates ne oren 8:00 PM do te transmetohet direkt pa pagese permes ekraneve ne vende publike ne gjithe Spanjen dhe mbare boten (gjithashtu permes kesaj lidhje).
Ermonela shkruan ne faqen e saj ne rrjetin social:
Mesova se 350 drejtore artistike qe jane pjesemarres te Javes se Operas ne Madrid do te jene spektatore ne audience. Nje gje eshte e sigurte pas dites se neserme, puna e agjenteve te mi ose do behet shume e veshtire ose shume e lehte…
Ermonela Jaho lindur në Tiranë më 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000. Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.
Per Ermonelen mund te flasesh pafund, si artiste me fame boterore me sukseset e saj brilante, por dhe ne aspektin human.Ermonela Jaho financon shkollimin e dy vajzave jetime te shtepise se femijes Zyber Hallulli. Ajo kujdeset se largu per mbarevajtjen eketyre vajzave.Nje soprano e mire dhe shume njerezore.
Vajzat jetime jane ne dijeni qe dikush e ndihmon poor nuke e di we née njeri me keto permasa me fame boterore , investon per to, poor nuke eshte I vetmi veprim human, Ky veprim human eshte per t’u vleresuar nga e gjithe bota e artit, biznesit dhe gjithe bota njerezore. Ermonela ka filluar te jape koncerte bamiresie.
Ky veprim human eshte per t’u vleresuar nga e gjithe bota e artit, biznesit dhe gjithe bota njerezore.
Në datën 14 dhjetor 2014 u mbajt në Tiranë një koncert bamirësie që ktheu skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit ne né nje feste te vertete emocionuese. Sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho së bashku me baritonin gjithashtu mjaft të famshëm Gëzim Myshketa deputuan suksesshem me zemer
Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që sopranoja shqiptare rikthehet në një koncert për publikun shqiptar. I organizuar nga “Caritas Albania” ky koncert kishte qëllime bamirësie ku shuma e parave të grumbulluara nga shitja e biletave shkuan dhurate për fëmijët më aftësi të kufizuara të Qëndrës Fushë-Krujë”
Me një repertor të përbërë prej krijmtarive më të mira të autorëve shqiptarë por edhe prej veprave të kompozitorëve më të njohur botërorë Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa u shoqëruan në këtë koncert nga pianisti Richard Baker ku u dhuruan emocione të forta për publikun.
Performanca e saj me zerin e magjishem kumbojne hareshem ne Skenen shqiptare dhe ne Bote, nuk ka nevoje te flasesh shume per Ermonelen.
Kritikja Sarah Stewart e krahason Ermonela jahon me njé diamant.
’’Dituria dhe talenti ester nje thesar qe e ndjek njeriun, dhe duke qene nje qenje humane , ndjehemi mire dhe vet shpirterisht’’
thote Ermonela Jaho që është duke u prezantuar në Madrid të Spanjës qysh prej 20 prillit te ketij viti.
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho prej 20 prillit deri më 8 maj është duke u prezantuar në shfaqjen operistike “Traviata”, të Verdit, në Madrid të Spanjës, e cila është duke e magjepsur audiencën e atjeshme.
Mirenjohje yllit te muzikes klasike shqiptare,Gruas se suksesshme ne Bote Ermonela Jaho.Urime nga zemra sukese ne vazhdimesi .
Emri saj larteson emrin e gruas dhe I ndricon faqen Shqiperise.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermonela Jaho, Liliana Pere, Sopranoja

Edicioni i 7 –Të i Aulona Inter Folk Festival

May 6, 2015 by dgreca

Nga GEZIM LLOJDIA/
Edicioni i 7 – të i Festivalit Ndërkombëtar “ Aulona Folk “ do të zhvillohet prej datës 7, 8, 9 Maj 2015.
Edhe ky edicion, për të shtatin vit me radhë, shënohet në kuadër të hapjes së Sezonit Turistik 2015 dhe ndryshe nga vitet e kaluara Festivali do ti paraprijë ditës së çeljes së sezonit duke u mbyllur në ditë hapjen e tij.
Data 9 Maj që është dita e çeljes zyrtare të Sezonit Turistik nga Bashkia e qytetit të Vlorës por që këtë vit përkon edhe me Ditën e Europës, do të kulmojë me një aktivitet të larmishëm të gjithë grupeve pjesëmarrëse në Festival duke filluar me Paradën e kostumeve, koncertin në skenen e çeljes së Sezonit Turistik dhe në mbrëmje do të mbyllet me koncertin e madh me numura të zgjedhura nga grupet pjesëmarrëse.
Në skenën e festivalit këtë vit do të ngjiten ansamblet folklorike të ardhura nga Italia, Polonia, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria si dhe grupet folklorike nga Shqipëria.
Në këtë edicion do përshëndesin edhe këngëtarët e mirënjohur Enkelejda Arifi e Hysni Alushi, si dhe një grup vallesh nga Tropoja me korifeun e valles tropojane, mjeshtrin Deli Metaliaj.
Festivali do të hapet nga grupi i valleve burimore të fëmijëve të Qendrës Kulturore “ Bajram Tushi” të qytetit, kjo si një mision i këtij festivali për të promovuar dhe nxitur artin e bukur të trshëgimisë shpirtërore e tradicionale në breza.
President Nderi i Edicionit të 7-të do të jetë Akademik Kristo Frashëri.
Moderatore e festivalit e mirënjohura Silvana Braçe.
Në mbyllje të Festivalit, për grupin me performancën më të mirë, do të ndahet Kupa e Festivalit, si çmimi më i lartë që ndan ky manifestim folklorik.
Deri tani Kupa e Aulona Inter Folk Festival ka shkuar në Kroaci, Sllovaki, Kosovë, Tiranë ( Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore), Bullgari dhe Itali.

Festivali ka nisur rrugëtimin në Majin e vitit 2009 dhe prej at’here kanë ardhur si pjesëmarrës 60 Ansamble nga dymbëdhjetë vende të europës.
Për nga përmasat, pjesëmarrja dhe standartet menaxuese është festivali folkloric ndërkombëtar më i madhi në trojet shqiptare ndërkohë që është unikal në lidhjen e turizmit kulturor me turizmin natyror sidomos në startim të sezonit turistik në një qytet bregdetar.
Festivali mbështëtet financiarisht nga donator të ndryshëm, ente private e publike, si një projekt kulturor e integrues.
Edicioni i 7-të mbështetet kryesisht nga Bashkia Vlorë, AMSHC, Instituti Italian i Kulturës, Dhoma e Tregtisë etj.
GRUPET PJESËMARRËSE NË AULONA INTER FOLK FESTIVAL
7 – 9 MAJ 2015
1.BULlGARIA, SofiE ( Ansambli “ Detelina” )
2 TURQIA, Inegol ( Ansambli “Inegol Kafkas Folklor” )
3. MAQEDONIA, Shkup ( Ansambli “Ilirida” )
4. POLONI,Torun ( Ansambli “Mlodi Torun” )
5.ITALI, Ostun ( Ansambli “Citta Di Ostuni”)
6. KOSOVA, Prishtina ( Ansambli “Bajram Curri” )
7. SHQIPËRIA, Elbasan (Ansambli Dance Plus )
8. Këngëtarët:Enkelejda Arifi, Hysni Alushi
9. Valltarët e Tropojës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Edicioni i 7 –Të i Aulona, Gezim Llojdia, Inter Folk Festival

NE PRITJE TE NJE FILMI NGA HOLLIVUDI PER HEROIN KOMBETAR TE SHQIPTAREVE

May 4, 2015 by dgreca

*Joe DioGuardi:Kur të vdes do të prehem në varrët e arbëreshve dhe pranë bustit të Skenderbeut/
*Arbëreshi Joe DioGuardi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar./
Nga Skënder KARAÇICA/
Ish kogresmeni dhe kryetari i LQSHA-së,Joe DioGuardi,gjatë takimit në Uashington me përfaqësuesit e Komitetit dhe Nënkomitetit për Politikë të Jashtme në të cilën u shpalosen çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan me theks të veçantë në pjesët e etnike të ndara padrejtësisht në Maqedoni,Mal të Zi,Lugina e Preshevës dhe Çamëri,ai bisedoi me veprimtarët shqiptaro-amerikan nga Çikago dhe pjesët tjera nga Amerika,për një varg çështjesh nga aktualiteti i lobimit të tij.

Po bëhen njëzetë e pesë vjet që arbëreshi me origjinë shqiptare po qendron në ballë të kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të ndryshimeve demokratike në Shqipëri si dhe zgjidhja e drejtë çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.Në një takim të ngrohtë,Joe DioGuardi,thotë për (INA)veprimtari nga Çikago Mahmut Skenderi,ritheksoi se për çështjen shqiptare dhe gjakun tim e kam amanet prej babait tim Joseph Sr.që të punoj sa të jem gjallë për vlerat e lirisë e të demokracisë për kombin shqiptar në tokën e vet që është pjesë e participimit të vlerave me popujt e bashkuar europianë dhe me miqësi të përjetshme më SHBA.

Arbëreshi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar.Me këtë film,thotë arbëreshi shqiptar Joe DioGuardi,do ti tregojmë botës dhe boshtit pansllavist se kush ishin dhe kush është sot kombi shqiptar në Ballkan,që i doli në mbrotje për të shpetuar lirinë,demokracinë dhe qytetërimin në Europë nga Përondaria Osmane e Bosforit.

Unë e zgjodha rrugën e jetës time politike në shërbim të kombit tim shqiptar në tokën e vet etnike dhe të ndarë padrejtësisht në disa shtete sllave.Jeta politike për kauzën kombëtare nuk ka moshë,prandaj e kanë thanë për së koti disa qarqe që nuk duan ti kritikojmë në rrugën e shtetndertimit të Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen shqiptare etnike në ato hapësira.Unë do të punoj deri në frymën e fundit,e dikush le të kritikoj punën time,koha do të tregoj se kush sa është angazhuar për vlerën e madhe të lirisë së Kosovës dhe të vijave tjera të ndryshimeve pas rënies së sistemit totalitar të komunizmit në Shqipëri.

DioGuardi nuk harroj pa përmendur se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë
së Shqipërisë,ish kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk më bëri ftesë për kremtimin e kësaj dite të madhe,që edhe arbëreshët e mi larg atdheut i vuan gurët e pavarësisë për Shqipërinë e tyre,kështu u tha veprimtarëve shqiptatarë pjesëmarrës në takimin politik në Uashington.

Momenti më prekës në këtë bisedë të DioGuardit,sipas Mahmut Skenderit,ishte atëherë kur arbëreshi në damarët e të cilit qarkullon gjaku shiptar,foli për kohën e ndarjes nga jeta.Kur të vdes nuk do të prehem në varrezat e Amerikës,por do të shkoj që të prehem në tokën e të parëve të mi arbëresh dhe varri im do të jetë pranë bustit të Skenderbeut në Kalabri.Arbëreshet e Italisë janë simbol i identitetit europian të kombit shqiptar,fliste me zërin e tij burrëror DioGuardi në një nga sallat e Kongresit Amerikan,ku përseri në këtë kohë çështja shqiptare e (pa)zgjdhur!Shqiptarët kudo që ndodhën sot në Europë,Amerikë dhe Astraalinë e largët i janë mirnjohës trashëgimisë artistike në shekuj me poetët Jeronim De Rada dhe Zef Serembe,që i kanë dhënë Europës në kohën që jetuan e punuan atë se çka janë shqiptarët si komb i lashtë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Joe DioGuardi, nje film ne Hollivud, per Skenderbeun, Skender Karacica

VOTONI PER ELHAIDA DANI!

May 4, 2015 by dgreca

Mbështetja për Elhaida Danin është jehonë për kulturën shqiptare/
Elhaida Dani, përfaqësuesja e këngës shqiptare në Evrovizion 2015, gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni u takua edhe me Bardhyl Mahmutin, autorin e librit «Mashtrimi i madh».
Elhaida Danit i intereson çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët dhe rrjedhimisht edhe me tragjedinë që përjetoi populli i Kosovës përballë politikës së gjenocidit.
Vlerat e mirëfillta artistike dhe shkencore duhet të ngadhënjejnë. Gara për Këngën e Evrovizionit është indikator i mobilizimeve për të zgjedhur vlerat e vërteta artistike. Vota e shqiptarëve në të gjitha shtetet e Evropës mund të bëjnë që artistja e madhe shqiptare të zërë vendin e merituar. Ajo është më e mira dhe e meriton fitoren. Por, ajo ka nevojë edhe për votën e çdo shqiptari. Vota për Elhaidën është votë për kulturën shqiptare, është votë për prezantimin tënd si shqiptar në botën e artit. VOTO DHE NDERO VETEN!(Bardhyl Mahmuti)

Filed Under: Kulture Tagged With: Votoni per Elhaida dani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 272
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT