• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç`më tha Gjon Keka për Skenderbeun ?

March 4, 2016 by dgreca

Me studjuesin e Skënderbeut , jetës dhe veprës se tij Gjon Kekën është një privilegj të bisedosh mu për atë se si e shpjegon  kryetrimin legjendar . Nga studimet e tija të shumta nëpër arkivat e ndryshme  e sheh  kryetrimin legjendar të gjallë mu ashtu si e përshkruan Petruzi:

“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjve të vjetër me reputacion…Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskulor… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik dhe unë e kam parë disa herë atë në beteja…I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek këmbët të çorapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme…
Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.
Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)… Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet njëherë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja. Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten; po ashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake: librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit. Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet (direksionet) e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre…”!(Fjalët e një nga bashkëkohësit e tij i quajtur Petruzi, nga letra dërguar Senatit Venecian. )

Si ta kuptojmë Skënderbeun?

-“Tashmë ka ardhur koha e të kuptuarit dhe e bindjes akademike, nëpërmjet studiuesve dhe individëve, që me arsyetim të mirëfilltë shkencor dhe argumente serioze, nëpërmjet dokumenteve që ekzistojnë në arkivat e ndryshme europiane, të faktojnë se ai jo vetëm që ishte mbret i Shqipërisë, por edhe mbret i kurorëzuar europian (pas vdekjes në Ankona të Papa Piu II). Qëllimi i kurorëzimit mbret, siç flasin dokumentet që i referohen Papa Piu II, ishte dhënia e një kurore jo vetëm si mbret i Shqipërisë, por edhe si mbret europian, pasi ai e kishte marrë ligjërisht të drejtën e udhëheqjes apo të komandës së forcave të aleancës së ushtrive të kombeve europiane kundër perandorisë barbare osmane. Madje, duhet nënvizuar se, me të hyrë në Krujë, populli e përshëndeti Gjergj Kastriotin me fjalën Mbret, pra e pranoi si mbretin e vet. Ky legjitimitet demokratik i asaj kohe përbënte rinjohjen e autoritetit dhe të trashëgimisë së tij, siç edhe theksohet më së miri te “Georgius  Scanderbegus Epirotarum Princeps, a suis Rex salutatur – 1443”.Megjithëkëtë, duhet bërë e qartë se janë autorë të shumtë dhe dokumente arkivore që dëshmojnë se Gjergj Kastrioti ishte mbret sovran dhe legjitim i Shqipërisë, si dhe mbret europian. Aftësitë e tij prej udhëheqësi dhe vizioni që ai zotëronte kërkuan aleancën e përbashkët me Europën e bashkuar, por, mbi të gjitha, kërkuan për një lidhje të ndërsjellë të kombeve për t’i dëbuar turqit barbarë nga kontinenti europian….Për ta përforcuar atë çka u përmend më lart, autorët Jean B. Ladvocat dhe Otto Ch. Von Lohenschiold kanë shkruan në veprën e tyre mbi mbretin e Shqipërisë kështu: “Skandereberg, ose më mirë Skënderbeu, që do të thotë zotëri Aleksandri me emrin Gjergj Kastrioti, Mbret në Shqipëri, një prej heronjve më të mëdhenj…”. Ose edhe sic potencohet kwtu nga kronikat e vitit 1826:”Scanderberg fut reconnu roi d’Albanie le jour même; ce fut le titre qu’il prit, et ‘ qu’il conserva jusques à’ sa mort, pendant un règne glorieux de vingt-quatre ans. Ce furent des fêtes continuelles dans tout le pays. On en conserve encore la mémoire par la haine insurmontable que l’on y porte aux Turcs.”

*E tërë historia e shkruar europiane për Skënderbeun  atë e paraqet  si atdhetar  dhe se lufta e tij  si ishte ?

-.“Po ashtu, duhet nënvizuar fort se çështja e tij – dhe për të cilën ai luftoi deri në vdekje – ishte më tepër  nacionale sesa religjioze, sepse ai erdhi për ta shpëtuar popullin e tij, për t’ia këputur atij zinxhirët e skllavërisë, për të mos i lënë më të jetojnë në persekutim dhe të vdesin si skllevër, por të jetojnë e gëzojnë si arbërorë të lirë dhe me të ardhme të ndritur për brezat në vazhdim.”
*Sipas hulumtimeve tuaja ke gjetur se sa ishte pesha e vertete e Perkrenares dhe shpates se Gjergj Kastriotit Skënderbeut  ?

-“Është shkruar dhe është folur mjafte rreth përkrenares dhe shpatës se Gjergj Kastriotit Skënderbeut, edhe pse ne disa versione qe janë dhëne mbi peshën e shpatës se tij ,ato nuk janë te gjitha te sakta, e vërteta ehte kjo: Ne muzeun historik te artit ne Vjene gjenden dy shpata te Gjergj Kastriotit dhe Përkrenarja, Përkrenarja ka mbishkrimin : * IN * PE * RA * TO * RE * BT *,dhe peshon 3 Kg.

Shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian ka gjatësi 89 cm, gjerësi 5,5 cm ,ndërsa hekuri i mesëm ka gjatësi 7,8 cm dhe peshon 1,9 Kg. II. Shpata tjetër e modelit turk, ka gjatesi 1,22 m

dhe peshon 3,2 Kg.

Ndërsa sipas një kronike hungareze  të vitit 1733 Gjergj Kastrioti ka shkruar me dorë të majtë ashtu siç edhe ka luftuar me shpatë mu me dorën e majtë  “

Testamenti i Gjergj Kastriotit gjendet ne librin „Skenderbeu,ideator i bashkimit europian, Botart 2012, Ndërsa shumica e letrave diplomatike gjenden ne librin „Roli politik dhe ushtarak i shtetit te arberit Qeverisja e urte e Gjergj Kastriotit ,Botart 2015.të autorit Gjon Keka

Fahri Xharra,04.03.16
Gjakovë

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ç`më tha, Fahri Xharra, Gjon Keka, per Skenderbeun

NE PRITJE TE NJE FILMI NGA HOLLIVUDI PER HEROIN KOMBETAR TE SHQIPTAREVE

May 4, 2015 by dgreca

*Joe DioGuardi:Kur të vdes do të prehem në varrët e arbëreshve dhe pranë bustit të Skenderbeut/
*Arbëreshi Joe DioGuardi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar./
Nga Skënder KARAÇICA/
Ish kogresmeni dhe kryetari i LQSHA-së,Joe DioGuardi,gjatë takimit në Uashington me përfaqësuesit e Komitetit dhe Nënkomitetit për Politikë të Jashtme në të cilën u shpalosen çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan me theks të veçantë në pjesët e etnike të ndara padrejtësisht në Maqedoni,Mal të Zi,Lugina e Preshevës dhe Çamëri,ai bisedoi me veprimtarët shqiptaro-amerikan nga Çikago dhe pjesët tjera nga Amerika,për një varg çështjesh nga aktualiteti i lobimit të tij.

Po bëhen njëzetë e pesë vjet që arbëreshi me origjinë shqiptare po qendron në ballë të kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të ndryshimeve demokratike në Shqipëri si dhe zgjidhja e drejtë çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.Në një takim të ngrohtë,Joe DioGuardi,thotë për (INA)veprimtari nga Çikago Mahmut Skenderi,ritheksoi se për çështjen shqiptare dhe gjakun tim e kam amanet prej babait tim Joseph Sr.që të punoj sa të jem gjallë për vlerat e lirisë e të demokracisë për kombin shqiptar në tokën e vet që është pjesë e participimit të vlerave me popujt e bashkuar europianë dhe me miqësi të përjetshme më SHBA.

Arbëreshi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar.Me këtë film,thotë arbëreshi shqiptar Joe DioGuardi,do ti tregojmë botës dhe boshtit pansllavist se kush ishin dhe kush është sot kombi shqiptar në Ballkan,që i doli në mbrotje për të shpetuar lirinë,demokracinë dhe qytetërimin në Europë nga Përondaria Osmane e Bosforit.

Unë e zgjodha rrugën e jetës time politike në shërbim të kombit tim shqiptar në tokën e vet etnike dhe të ndarë padrejtësisht në disa shtete sllave.Jeta politike për kauzën kombëtare nuk ka moshë,prandaj e kanë thanë për së koti disa qarqe që nuk duan ti kritikojmë në rrugën e shtetndertimit të Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen shqiptare etnike në ato hapësira.Unë do të punoj deri në frymën e fundit,e dikush le të kritikoj punën time,koha do të tregoj se kush sa është angazhuar për vlerën e madhe të lirisë së Kosovës dhe të vijave tjera të ndryshimeve pas rënies së sistemit totalitar të komunizmit në Shqipëri.

DioGuardi nuk harroj pa përmendur se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë
së Shqipërisë,ish kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk më bëri ftesë për kremtimin e kësaj dite të madhe,që edhe arbëreshët e mi larg atdheut i vuan gurët e pavarësisë për Shqipërinë e tyre,kështu u tha veprimtarëve shqiptatarë pjesëmarrës në takimin politik në Uashington.

Momenti më prekës në këtë bisedë të DioGuardit,sipas Mahmut Skenderit,ishte atëherë kur arbëreshi në damarët e të cilit qarkullon gjaku shiptar,foli për kohën e ndarjes nga jeta.Kur të vdes nuk do të prehem në varrezat e Amerikës,por do të shkoj që të prehem në tokën e të parëve të mi arbëresh dhe varri im do të jetë pranë bustit të Skenderbeut në Kalabri.Arbëreshet e Italisë janë simbol i identitetit europian të kombit shqiptar,fliste me zërin e tij burrëror DioGuardi në një nga sallat e Kongresit Amerikan,ku përseri në këtë kohë çështja shqiptare e (pa)zgjdhur!Shqiptarët kudo që ndodhën sot në Europë,Amerikë dhe Astraalinë e largët i janë mirnjohës trashëgimisë artistike në shekuj me poetët Jeronim De Rada dhe Zef Serembe,që i kanë dhënë Europës në kohën që jetuan e punuan atë se çka janë shqiptarët si komb i lashtë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Joe DioGuardi, nje film ne Hollivud, per Skenderbeun, Skender Karacica

NJE LIBER I RI PER HEROIN KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

June 27, 2013 by dgreca

KULTUROLOGU VIRGJIL KULE ME NJË KËNDVËSHTRIM TË RI PËR HEROIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE – GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUN/

nga  Albert R. HABAZAJ/ studiues/

Në mjediset e bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, një ngjarje e bukur kulturore – historike fisnikëron institucionin, studentët, pedagogët, njerëzit e letrave dhe artit në qytet. Bëhet përurimi i librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqëtari i fundit” i autorit Virgjil Kule. Libri është një monografi historike për një periudhë dhe figurë të larguar në kohë, pikërisht heroin tonë kombëtar. Me një narracion të këndshëm dhe tërheqës autori operon në periudhën e luftës së Europës dhe perandorisë Osmane, duke u marrë në shumë plane me simbolin e harmonisë fetare, mbi komplekset psikologjike dhe epistologjike. Midis Janosh Huniadit të Hungarisë, Stefanit të Moldavisë, me Republikën e  Raguzës, Morè e Bosnjë, gjithandej shquhet si një lis i lartë, përjetësisht i gjelbër Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Gjergji i Motit të Madh është i njohur si hero i së mirës, i trajtuar në artet figurative, në letërsi dhe  muzikë brenda dhe jashtë Shqipërie, qysh nga Barleti, Naimi, Noli, Godo, Gegaj, Buda, Odise Paskali, Mano, Paço etj. e deri tek dramaturgu anglez Marlou apo poeti amerikan Hongfellou e shumë të tjerë. Gjithsesi, me gjithë krenarinë kombëtare për Heroin tonë, lexuesi ynë i kishte pothuaj klishe njohuritë skënderbejane. Një figurë disi e vjetëruar, që nuk rrezatonte më kërshëri, edhe pse shkëlqente kontinentalisht me betejat triumfatore çerekshekullore, nuk fekste më dramacitet, si duket… Duke patur parasysh këtë shqetësim, u fut  në zonat misterioze midis ngjarjeve të mëdha të jetës së përditshme i përkushtuari dhe i vëmendshmi poligloti Virgjil Kule. Sinqerisht na kishte marrë malli për Kurorën e Elokuencës së të Folurit Shqip, për këtë njeri të vyer që më jep imazhin e Ciceronit të Ri. Në ato zona shekspirjane të intrigës së oborrit të kohës mesjetare, në ato zona hamletjane, operon kirurgu i histories, Virgjil Kule, pasi ka kalëruar në një bllok dokumentash të reja, të panjohura më parë, të papërdorura deri më sot, duke udhëtuar shtet më shtet, atje ku i duhej për realizimin e synimit historik si dikur Tunmani, Pukëvili, Liku, Hani si dhe Karl Paç, Ugolini, Majer, Jokl, Nopça, apo lordi Bajron e mis Durham etj. Me lenten e studiuesit serioz, nga këndvështrimi i tij, me një stil të rrjedhshëm shkencor, duke dhënë mesazhe të qarta, autori i drejtohet lexuesit, mbarë publikut për ta njohur me gjithë dritë – hijet sagën skënderbejane. (Qysh kur doli libri nga botimi, tërhoqi vëmendjen e lexuesit shqiptar, edhe pse qe një periudhë jo pak spekulative nga Tirana e panaireve mediatike dhe promocioneve komerciale të “koksave” të librave).

Marrëveshjet e ndryshme, traktatet e shumta, volumi diplomatik e politik, që ka dashur të ideojë vetë, të projektojë vetë deri në finalizim të realizimit nga Skënderbeu jepen me kthjelltësi nga autori. Nuk kemi një skelet të kalcifikuar të heroit, por një tërësi organike të lidhur me të gjithë aktorët dhe faktorët e kohës, i cili plotësohet dhe rrezaton fosforishent për historinë, artet, kinematografinë, operën etj. “Gjeniu dallon nga të tjerët se ideon më shpejt se të tjerët – thotë autori – dhe po më shpejt se të tjerët dëshiron”. Duke dhënë gjithë gamën e problematikës që ndodh në përditshmërinë e dokumentuar sipas kriterit kronostopik, duke gërshetuar metodat bashkëkohore në kohë dhe hapësirë me linjën e arsyetimit, autori ravijëzon Skënderbeun që  diti të harmonizohej me rrjedhën e ngjarjeve, me zgjuarsinë e tij të lindur e të kultivuar, me intuitën fenomenale për të qënë gjithmonë në krahun e fituesit. Pa pretenduar se thotë të vërtetën absolute, autori e ndërton Skënderbeun mbi bazë kronologjike, hap pas hapi, në dinamikë, në vijimshmëri, me të gjithë konturin e lëvizjes jetësore, historike, diplomatike e ushtarake. Nëpërmjet dialogut me lexuesin studiuesi respekton numrin 3, fatmbarin magjik të mitologjisë, nëpërmjet treshes: Autor – Skënderbe – Lexues.

Nuk e trajon autori Skënderbeun si krishterin e fundit, por kryqtarin e fundit, sepse Gjergj Kastrioti, qe palë me më të mëdhenjtë e kohës, aleatë apo kundërshtarë me Perandorinë më të madhe të kohës, atë Osmane, me mjeshtrin e diplomacisë – Vatikanin, me qendrën fetare – Papatin. Në kryqëzatën ekonomike, ushatrake e politike, në këtë organizëm europian, si uragan, Skënderbeu arriti majën e kupolës, më të lartin post për të ruajtur identitetin e vendit të tij, që quhej Arbëri. Perandoria e ndritur dhe dërmuese Osmane e Mesjetës e shikonte si palë Skënderbeun, si pjesë integrale të frontit të madh kryqtar, prandaj i bënte dhe oferta për paqe, se e vlerësonte shumë.

Pra Skënderbeu ka operuar në zonat më të larta. Pra Skënderbeu politikan qëndron po aq lart sa Skënderbeu strateg. Pra t’i jepet Çezarit ajo që i takon.

Këto na argumenton bukur, si dikur fjalën, autori Virgjil Kule, me linjat e ndjekjes logjike të ngjarjeve, me shtrirjen në kohë e hapësirë na jep informacione të reja e të bollshme.

Ndihet akoma zjarri atdhetar dhe ngrohtësia qytetare e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare dhe me këtë logjikë, themi se, Virgjil Kule na nderon dy herë. Na pasuron fondin e qendrueshëm të bibliotekave tona dhe, ç’ka e falënderojmë më shumë, këtë prezantim të parë të librit të tij të mrekullueshëm nuk e bën në Tiranë, por këtu në Vlorën tonë, në Vlorën  e tij, në Vlorën e Ismail Qemalit, të pasardhësit të denjë kombëtar të Skënderbeut.

*ALBERT HABAZAJ

Drejtor i Bilbiotekës “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

Filed Under: Kulture Tagged With: nje liber i ri, per Skenderbeun, Virgjil Kule

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT