• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GËZIM NË FAMILJEN DIOGUARDI, KARA PRET DJALË, JOE PRET TË BËHET GJYSH

January 20, 2013 by dgreca

Kara DioGuardi :“Ne mezi presin lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë Greyson James Carroll McCuddy”, ka thënë Kara DioGuardi për revistën People, e cila tash do të bëhet nënë në moshën 42-vjeçare/ Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Kara DioGuardi vajza e ish kongresmenit republikan mjaft i njohur, me prejardhje shqiptare(Arbëreshë- nga Katundi Greci në Jug të Italisë) dhe njëhereshit presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph DioGuardi, lobistit të parë dhe të vetëm të çështjes shqiptare në SHBA, dhe burri i saj Mike McCuddy, sipas revistës prestigjoze amerikane People shumë shpejt:”do të kenë në gjirin e tyre fëmijën e parë, e cila do të jetë përmes një nëne surrogate gjatë javëve të ardhshme” kan theksuar burime të besueshme të revistës rozë.

Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm “American Idol”, amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është e martuar me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, është e martuar në korrik 2009, por nuk kan pasur fëmijë deri tani. Andaj ky është një lajm i gëzueshëm për çiftin Kara Elizabeth Dioguardi, dhe bashkëshortin e saj Mike McCuddy, por edhe për babain e saj Joe DioGuardi i cili pret të bëhet bëhet gjyshë, njerkën e saj Shirly Cloyes DioGuardi dhe mbarë këtë familje.

Këtë gëzim të natyrshëm nuk e fshehë edhe vetë Kara DioGuardi, teksa ka deklaruar për shtypin amerikan se :“Ne mezi presin lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë Greyson James Carroll McCuddy”, ka thënë Kara DioGuardi për revistën People, e cila tash do të bëhet nënë në moshën 42-vjeçare,

Ish gjyqëtaria e “American Idol”, Kara DioGuardi ka deklaruar se” do të ketë fëmijën e saj të parë me burrin Mike McCuddy falë një zëvendësuesi gestational, ka konfirmuar revista People, duke shtuar se se çifti, i cili u martua në vitin 2009, kishte luftuar me çështjet e fertilitetit dhe procedurat IVF para se të përpiqej për një fëmijë nëpërmjet zëvendësimit gestational.

Martesa e Kara DioGuardit!

Nje dasme amerikane me tradita Arbereshe – Kara Dioguardi vajza e Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddy

Katër vjetë më parë u kurorëzua martesa e tyre kur burri i saj McCuddy, i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karat e diamante. Vlera e bizhuterites se saj sipas shtyit amerikan kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Ish anetarja e jurise ne shoun e famshem “American Idol”, amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, pra është martuar më 7 Korrik 2009 me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.

“Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje”, ka deklaruar Kara për këtë martesë.

Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit republikan amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato etj.

Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo “shume te bujshme”, per revisten amerikane tabloide “In Touch Weekly”, duke quajtur kete martese e cila është bërë katër vjet më parë si “martesen e saj jo te lajmeve te medha”.

Ajo më tej ka sqaruar se “Si u lidhen me njeri tjeterin?

Kara tregonë : Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!” You know I love you !? – “A e dini se une u dua Ju !?”. Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha ” Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t’a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo “A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe “Po! Okay !

Martesa

Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruante ato ditë revista tabloide “In Touch Weekly”, pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma “Vera Wang”. Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.

Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences “ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia”.

Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pat kerkuar dasmen t’a benin ne shtetin federal Maine. Ajo e sqaroi këtë ngase i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes” pati thënë ajo. duke shtuar se “Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit.”

Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Fati “i provuar” i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel “Waldorf Astoria” ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin “Honoree” (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane “Oggi”, kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken “Pop” eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.

Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. ”Taking chances”(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur “Art House Entertainment”, ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.

Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t’i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.

Gjate viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

“E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte gjyqëtare deri ne edicionin e vitit 2010 perkrah panelit te “gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, pra deri ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes “American Idol” . Tash ajo ka një shoun e vetë në Broadway – Chichago

Kush eshte Kara DioGuardi?

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret “Wilmot Woods” ne pjesen e lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut – Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.

Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te famshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjere. Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoje rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro – Amerikane Joeseph J DioGuardit.

Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq në vitin 2008 e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit, fshati i parë Arbereshë në Jugun e Italisë.

Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet e parë dhe të vetëm dhe me te fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike.

Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptar ne Amerike, me famen e tyre dhe emrin qe kane bere, po kontribuon dhe lobon emrin Shqipetar, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen Warner Brothers.

Kara DioGuardi ka sjelle edhe bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane dhe shqiptarve ne New York

Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit te parit lob shqiptare ne Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, eshte duke mbajtur nje turne me librin e saj te titulluar “Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol”. Nje liber biografike, ky, i shkruar vetem me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, qe fillojne prej nga femijeria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nje artiste e njohur Amerikane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Joe DioGuardi, Kara DioGuardi

LIBRI QË PATI TUNDUR SISTEMIN KOMUNIST SOVJETIK

January 19, 2013 by dgreca

ALEKSANDËR SOLZHENITSIN: NJË DITË NË JETËN E  IVAN DENISOVIÇIT/

(Me rastin e 50-vjetorit të botimit)/Nga Frank Shkreli/

Me librin e ish-disidentit të njohur rus, Aleksandër Solzhenitsin ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit” botuar më 1962 u përballova për herë të parë në njërin prej kurseve mbi komunizmin në kolegjin Lehman në New York, në fillim të 1970-ave. Profesori e kishte caktuar si njërin prej librave të doemosdoshëm për tu lexuar nga studentët e regjistruar në atë klasë. Aleksandër Solzhenitsin, si emër ishte krejtsisht i panjohur për mua, por profesori duke e ditur se unë isha refugjat politik i arratisur nga Evropa Lindore, më thotë se ty do të pëlqej ky libër. Natyrisht, libri i Solzhenitsinit, ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit”, ishte një vepër që përshkruante sistemin çnjerëzor komunist të Rusisë në atë kohë duke informuar botën mbi mizoritë që ndodhnin në burgjet dhe kampet e përqendrimit të Bashkimit Sovjetik stalinist, por tërthorazi ishte një testament edhe mbi krimet staliniste që po ndodhnin nën regjimet komuniste, anë e mbanë Evropës Lindore. Ishte një libër që për herë të parë përshkruante tmerret në kampet staliniste të punës, por në të njëjtën kohë ishte dhe një testament i shpirtit dhe i fuqisë dhe vullnetit të njeriut për të mbijetuar edhe në rrethanat më çnjerzore. Natyrisht, Solzhenitsin që kishte pësuar vetë vuajtjet në kampet e përqendrimit sovjetik, dhe fitues i Çmimit Nobel për letërsi më 1970, më vonë botoi librin e famshëm ”Gullag Arkipelago”, bazuar në përvojën e tij gjatë 11 vjetëve në burgjet dhe kampet e përqendrimit. Këto janë vepra me të cilat autori përshkruan vuajtjet e pabesueshme dhe krimet e errëta që njeriu është i aftë të bëjë kundër njeriut, të afërmit të vet — por janë gjithashtu dëshmi se njeriu dhe popujt e shtypur nga regjimet diktatoriale komuniste, naziste dhe ideologji të tjera shtypëse gjatë historisë, nuk pranojnë të dorëzohen as të kapitullojnë përballë të keqes. Vepra ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit” e botuar 60-vjetë më parë, që në atë kohë tronditi sistemin komunist rus dhe botën për krimet dhe kushtet çnjerëzore që ekzistonin në kampet sovjetike të përqendërimit, megjithëse dëshpruese për nga përshkrimi i ngjarjeve dhe vuajtjeve të të burgosurve, libri përfundon me vetdijen se njerëzimi kurrë nuk do të ketë mundësinë të shkatërrojë vet-veten përderisa në këtë botë ka njerëz që punojnë dhe flasin me drejtësi dhe përgjegjësi morale.

Në fillim të 1970-ave, edhe këtu në Amerikë ishte një periudhë tepër e tensionuar politike.Lufta në Vjetnam ishte në kulmin e saj, demonstratat kundër luftës ishin mbarë kombëtare dhe në kolegjet amerikane ndihej një frymë pro komuniste — kryesisht si shprehje kundër luftës në Vjetnam — jo vetëm në radhët e studentëve por edhe disa profesorë shpalleshin publikisht si marksistë dhe përkrahës të kësaj ideologjie.Për mua dhe shumë kolegë të tjerë studentë të arratisur nga Evropa Lindore, këjo atmosferë ishte e tmerrshme.Më poshtë është një artikull – replikë e imja me një profesor amerikan të Shkencave Politike në Kolegjin Lehman që frekuentoja në atë kohë, botuar në gazetën MERIDIAN të këtij kolegjit me datën 6 Mars, 1974, në lidhje me autorin me famë botërore Aleksandër Solzhenitsin i cili ishte dëbuar nga Bashkimi Sovjetik si i padëshiruar.

“Po i lë atyre zgjidhjen e thjeshtë, të çdo tirani: të më vrasin sa më shpejtë sepse  unë shkruaj të vërtetën’’. (Solzhenitsin)

Po rata nuk e vranë atë sepse ndryshe do të zmadhonte çështjen e shtypjes staliniste, të shkuar dhe të tashme, dhe donin të siguroheshin që ndjeshmëria e madhe e perendimorëve për fituesin e Çmimit Nobel nuk do të lëndohej. Do të popullarizonte idetë e tij dhe kërkesa për librin e tij të ri, ‘’Gullag Arkipelago’’, do të fitonte rritje në Bashkimin Sovjetik.  Shokët e Kremlinit nuk donin të merrnin përsipër një risk të tillë.

Një arsye tjetër ishte se qeveria sovjetike ishte e frikësuar nga Solzhenitsin sepse siç thonte një nga kolegët e Solzhenitsin në gazetën Nju Jork Tajms, ‘’Ai është zëri që vjen prej andej (kampet e punës së robërve).Kur ai flet ata dëgjojnë zërin e miliona njerëzve që u zhdukën atje.Dhe ata kanë frikë’’.

Aleksandër Solzhenitsin, i burgosuri numër 282

Dëbimi i Aleksandër Solzhenitsin është pohim i dështimit të sistemit sovjetik për shpresën që kishin për të krijuar ‘’njeriun e ri sovjetik’’.  Sistemi  sovjetik ka humbur besimin në transformimin psikologjik të individit; ai është i frikësuar nga individualiteti dhe shpirti individual. Veprimi arbitrar dhe illegal i Kremlinit duke dëbuar Slzhenistin, na tregon për paaftësinë e regjimitsovjetik dhe regjimeve komuniste në përgjithësi, që t’i përgjigjen një argumenti me argument; paaftësinë ose mungeseën e vullnetit për të toleruar një debat politik.  Ky veprim i papritur i tregoi edhe njëherë popullit rus dhe Botës së lire, lirinë e kufizuar të regjimeve post-staliniste.

Fakti është se në Bashkimin Sovjetik shtypja ndaj disidentëve vazhdon ende.  Perseekutimi i kristjanëve dhe hebrenjve vazhdon për “krimin’’  qëata bëjnë duke praktikuar fenë e tyre.  Fakti i dytë është se, regjimi sovjetik është ende i dominuar nga njerëz të cilët janë bashkëpuntorë dhe përgjegjës për vdekjen e 20 milion të burgosurve politikë.Nuk ishin nazistët ata që shpikën kampet e përqednrimit dhe gjenocidin, ishin Bolshevikët ata që përgatitën rrugën drejtë Nazizmit.

Por arsyeja që nisa për të shkruar rreth fatit të Aleksandër Solzhenistin, ishte një artikull i datës 20  Shkurt nga profesor John Crawford i titulluar, “Delet me ujqërve kapitalistë’’.  Ai përpiqej që me aftësitë e tij akademike të bëjë një ndarje konceptuale mes “demokracisë socialsite’’ në Rusi, që dëboi Solzhenitsin, dhe “lirisë kapitaliste’’ me “çmimet e ushiqmeve në stratosferë’’, këtu në Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se Amerika nuk është  lirë sepse çmimet këtu rriten dhe ti nuk mund të blesh as gaz. Por, aim und ta kritikojë qeverinë, të shpreh pikëpamjet e tij ose t’i bërtasë kujdo. Jo, këjo për atë nuk është liri.  Ai e përcakton lirinë e të shprehurit, duke cituar Fidel Kastron ,i cili vite më pare ka thënë: “Nëse je në anën tone, nuk mund të thuash asgjë.  Nëse je kundër nesh, nuk mund të thuash asgjë.’’  Madhështore, apo jo?  “Kjo është konstruktive për njerëzit’’, thotë Prof. Crawford.Seriozisht e ka ai?Shpresoj shumë që të mos besojë ato që thotë.Dakord, ka dallim të madh mes lirisë së shprehejs dhe të flasësh lirshëm.Pse nuk duhe të ekzistojë liria e shprehjes?Pse nuk duhet Prof. Crawford të thotë atë që ka për të thënë?  Sepse tek e fundit nuk ka vlerë, apo, jo. Pra pse, jo?

Kështu profesori ynë shkon më tej duke shpalosur njohuritë  që ka rreth shkrimtarit rus, duke thënë se Solzhenitsin ishte “pjesë e rojës së vjetër….i cili kurrë nuk mundi ta pranonte revolucionin’’.Absolutisht që nuk është e vërtetë këjo.  Solzhenitsin, ashtu siç e përshkruan veten, ishte njëiri sovjetik, patriot, i mbushur me zell komunist.  Ai besonte në idealizmin e Leninit.Ai ishte një anëtar besnik dhe i devotshëm i Komsomol-it, Organizatës së të Rinjve Komunistë.  Në librin e tij më të ri, “Gullag Arkipelago’’, Solzhenistin përshkruan se si argumentonte dhe mbronte komunizmin dhe parimet e tij me të burgosurit e rinj.Vetem në vitet e mëvonshme ai fillon të dyshojë dhe të kritikojë sistemin.

Shteti sovjetik ka shkaktuar një vuajtje të frikshme mes njerëzve.Vrasjet në masë të opozitës politike, terrori i përhapur kundrejt qytetarëve të pambrojtur tregon orientimin kriminal që kishin kuadrot komunistë.

Si mundet një sistem i tillë të meritoj njohje ndërkombëtare (duke lënë mënjanë sstausin e kombeve më të favorizuara, që SHBA po i konsideron)?Në të vërtetë, politika komuniste vjen në SHBA vetëm për t’i mohuar njerëzve tonë të njohin të vërtetën.  Ne e dime se çfarë i ka ndodhur Solzhenitsin dhe Saharov, dhe të tjerëve të rangut të tyre, për shkak të famës  që kishin, por çfarë ndodhë me atë tjetrin, “të voglin’’, i cili nuk pajtohet me regjimin.   Kush e di se çfarë ndodhë në Siberi?Po për spastrimet e bëra nga uria, dëbimet e gjencidet dhe ekzekutimet e bëra në dhomat e torturës dhe kampet e përqendrimit?  Media e kontrolluar sovjetike nuk thotë asgjë për këto.Shtypi dhe media jonë vazhdon t’i paguajë shantazhet e bëra nga vendet komuniste për privilegjin e mbajtjes së korrespondentëve aty.

Njerëzit si Solzhenitsin janë kontribuesit e vërtetë të fitimit të lirisë.Ai është monumenti i vdekjes martire dhe të pa zë.  Ai është  zëri që vjen prej  “andej’’.  Lerëni që ai të dëgjohet.’’(Botuar me 6 Mars, 1974)

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: e Ivan Denisovicit, Frank shkreli, Nje dite nga Jeta, Solzhenitsin

PËRHERË, ME SHPIRTIN E GJALLË TË SHQIPTARISË…

January 19, 2013 by dgreca

-Bisedë e poetes atdhetare Makfire Canolli, banuese në Nju Jork, me prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë /

NE FOTO: Në familjen Canolli, nga e majta: Sejdiu, Dalina, Donjeta e Makfirja/

1.-Megjithëse e di që të sjell dhimbje në shpirt,  e nderuara Maki, lutem, më trego shkurtimisht, se kur  dhe si je larguar nga vendlindja? Cilët ishin prindërit  tu?/

– Jam larguar nga Kosova në një kohë, kur populli shqiptar, me anë të protestave përpiqej me çdo kusht të mbronte atë pak autonomi, që e kishte dhe e cila na u muar me dhunë. Pra, ishte viti 1991, kur lashë Kosovën për herë të parë dhe mora një rrugë të panjohur, shkova drejt një bote tjetër, e cila quhet Perëndimi. Prindërit e mi (tashmë të ndjerë) ishin babai, Nazifi dhe nëna, Sabilja. Ishin një çift i mrekullueshëm, të cilët sollën në jetë 4 djem dhe 2 vajza. Unë jam fëmija më i vogël i tyre ose, siç e quajnë atje, “sugaresha”. Na rritën me shumë mund e sakrifica dhe u përpoqën të na edukonin në mënyrën më të mirë njerëzore e, mbi të gjitha, në frymën atdhetare.

Të parët e babait tim kanë jetuar në fshatin Maqedonc, në rrethinat e Sanxhakut. Por ata u detyruan t’i lëshonin me dhunë vatrat e tyre, sikurse qindra e mijëra shqiptarë të tjerë te asaj kohe. Pra, lanë shtëpi e katandi dhe ikën nga mundën, për t’i mbijetuar gjenocidit serbosllav të asaj kohe. Ata morën me vete vetëm emrin shqiptar ose, siç bëri gjyshi ynë i ndjerë, që na e la trashëgim për mbiemër, të cilin e kemi edhe sot, me qëllimin që kurrë të mos harrohen ato toka amtare shqiptare! Duke mos dashur të shkojë në Anadoll, siç vepruan mijëra shqiptarë të tjerë, ai vendosi të ndalet në pjesën verilindore të Kosovës, pikërisht në Malësinë e Gollakut, atje ku lindi babai im. Gjyshi kishte ndërruar jetë, kur babai ynë ishte 7 vjeç. Pra, jeta e tij kishte qenë shumë e rëndë dhe në moshën 13-vjeçare, bashkë me nënën e tij, u detyrua të niset drejt Prishtinës, ku aty u vendosën që të jetonin përgjithmonë.  Babai ynë ka qenë njeri me karakter burrëror e atdhetar, si dhe mik i ngushtë, bashkëpunëtor dhe përkrahës i vendosur i Adem Demaçit dhe shumë trimave të tjerë e luftëtarë të asaj kohe.

Në pranverën e vitit 1982, familja jonë ishte në shënjestër të UDB-së jugosllave.U zbulua edhe veprimtaria ilegale e 3 vëllezërve të mi,  të cilët u burgosën, bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tjerë dhe kaluan vite të tëra nëpër burgjet e rënda serbosllave. Nëna jonë u paralizua, një vit pas burgosjes së djemëve të saj dhe në vitin 1984, u nda përgjithnjë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ndërsa babai edhe pse pati shumë dhimbje,  të paktën, zemra e tij duroi më gjatë. Ai u nda nga jeta në moshën 77- vjeçare, në fund të vitit 1997, kur lufta për çlirimin në Kosovë vetëm sa kishte filluar. Largimi im nga vendlindja  ndodhi pikërisht 21 vite të shkuara. Por nuk filloi së pari me mua, se shpërngulja jonë familjare na kishte ndjekur ndër breza dhe ajo e ka zanafillën pikërisht atje, te Molla e Kuqe!

 

2.-Ku ke jetuar gjatë këtyre viteve, sa ju ka ndryshuar kjo shkëputje nga vendlindja dhe me çfarë veprimtarishë kryesore je  marrë?

-Fillimisht, ishim vetëm unë dhe bashkeshorti im, kur e morëm rrugën e mërgimit dhe u nisëm për në Gjermani.Më pas, krijuam çerdhen tonë familjare, me ardhjen në jetë të dy vajzave tona të dashura, Donjetës dhe Dalinës. Atje jetuam gjerë në fillim të vitit 1998 dhe pala gjermane na ktheu në Kosovë, sepse ne nuk kishim leje qëndrimi të përhershme dhe me arsyetimin, se “në Jugosllavi është gjithçka në rregull!” E vërteta ishte, se në Kosovë lufta për çlirim kishte filluar. Pas dy ditësh, kur ne u kthyem në shkurtin e atij viti, ndodhi masakra e parë në zonën e Drenicës. Pastaj, ne qëndruam gjatë tërë luftës në Kosovë,  pikërisht në vendlindjen tonë, Prishtinë. Më pas u detyruam që, si mijëra kosovarë, t’i lëshojmë vatrat tona dhe të largohemi nga  toka amtare!

Më në fund, pas gjithë atyre vuajtjeve, kaluam në Maqedoni,  ku qëndruam disa javë, te vëllezërit tanë matanë kufirit. Ata na pritën në vatrat e tyre aq ngrohtësisht dhe, pas disa javësh, na humbën shpresat se do të ktheheshim shpejt në Kosovë. Prandaj vendosëm të paraqiteshim në kampin e Stankovecit. Aty i mbushëm ca formularë dhe, mbas dy ditësh, ishte Amerika e para ajo, që e mori përsipër shpëtimin dhe strehimin tonë.

Nuk mund të them se, të qenit “e degdisur”, më ka ndryshuar. Por, më saktë, më ka vrarë thellë në shpirt. Kjo, për vetë faktin, se jeta në mërgim, larg atdheut, është sikur jeta e fëmijës, që rritet larg nënës së vet.

3.-Dëshiroj të di diçka më tepër për familjen tuaj…

– Kam burrin, Sejdiun, i cili jo vetëm që është një bashkeshort dhe baba shembullor, por është një mik dhe shok i ngushtë i imi, pra “krahu im i djathtë”. Pa përkahjen e tij, nuk do të isha kjo që jam. Po ashtu, nga fryti i kësaj dashurie,  jam nënë e dy vajzave të mrekullueshme, Donjetës dhe Dalinës, të cilat po tregojnë suksese të njëpasnjëshme, aty ku jetojnë dhe po shkollohen. Si shperblim i këtyre arritjeve, ato shpesh herë janë nderuar me diploma të ndryshme. Ndër të gjitha ato diploma, 4 janë me te veçantat: Donjeta ka 2 diploma nga ish Presidenti Amerikan, Xhorxh V. Bush, duke u shpallur njëra ndër 10 nxënëset më të mira në shtetin e Nju Jorkut. Por edhe Dalina është nderuar me diploma të njëjta dhe ka marrë po  atë vlerësim, si motra e saj, nga Presidenti Amerikan Barak Obama. Vajza e madhe është në Universitetin e Londrës, ku studion për juriste dhe, ndoshta, një ditë mund të jetë edhe pjesë e Senatit amerikan. Këto ditë, ajo ka ardhur përkohëisht  te ne dhe na është mbushur me gëzim, jo vetëm zemra, por dhe tërë shtëpia.Ndersa vajza e vogël jeton me ne, ndjek klasën e 11-të të shkollës së mesme dhe dëshiron të studiojë për farmaci. Këto të dyja janë tërë pasuria jonë, më e madhja e më e çmuara në botë. Pa ato, jeta jonë nuk do të kishte kuptim. Janë të lidhura shumë me vendlindjen tonë, për vetë faktin se e flasin gjuhën shqipe shumë bukur dhe mezi presin të shkojnë në Kosovë, sepse larg saj e ndiejnë thellë mungesën e mjedisit të gjallë shqiptar.

4.-Cilat janë lidhjet tua me Bashkësinë Shqiptare, në qytetin ku jeton?

-Fatkeqësisht, në qytezën, ku jetojmë ne, nuk kemi shqiptarë. Më së afërti, i kemi disa miq, 45 milje larg. Ndërsa ata, me të cilët kam lidhje familjare, jetojnë 200 mile më larg.Takohemi, kur të na jepet mundësia, meqenëse këtu tërë jeta është: punë e gjumë. Keni qenë edhe ju vetë këtu dy herë, më 1993 e 1994, me nga një muaj e gjysëm, profesor i nderuar dhe e njihni, pak a  shumë, jetën këtu. Kam edhe miq e mikesha të tjera,  gjithandej në Amerikë, si në Teksas, Çikago, Miçigan, Pensilvania, Nju Jork, Nju Jeresy, Konektika etj. Mandej, kam të njihur të tjerë,  poetë e shkrimtarë, të shpërndarë nëpër diasporë, por edhe në atdhe. Me ta, kam lidhur miqësi njerëzore dhe profesionale. Pothuajse me të gjithë, kam kontakte të përhershme. Më kanë përkrahur edhe moralisht, ku njeri ndër ata miq jeni edhe Ju, i nderuari prof. Murat. Më kanë ofruar edhe përkrahje për botimin e dy librave. Kështu, pas botimit të tyre, u bëra anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, këtu në SHBA, e këtij shpirti të gjallë të shqiptarisë. Pastaj kontakti miqësor i kalon shpesh herë kufinjtë e Amerikës, pra kam lidhje të mira edhe me shqiptarët e Skandinavisë, përmes valëve të Internetit. Njëri nga ata është pikërisht Radio Projekti, në Danimarkë, ku përveçse jam dëgjuese, bashkëpunoj rregullisht. Bile, një kohë, isha moderatore dhe shpresoj sërish, në një të ardhme të afërt, t’i kthehem emisionit tim, që e mbaja dhe titullohej, “Me krijuesit shqiptarë, në diasporë”.

 

5.-Çfarë të ka sjellë ose ke fituar nga emigracioni? Po, çfarë ke humbur, në këta vjet?

-Përfitimi i parë dhe më i madh, që na ka sjellë emigracioni, është shkollimi i vajzave tona dhe sukseset e tyre, që kanë siguruar gjerë më tani. Por shpresoj dhe besoj që ende kanë për të arritur në jetën në vazhdimësi.

Ndërsa, kam humbur çastet më të bukura familjare, që kanë ndodhur në Kosovën time ose edhe ato të hidherimit, siç ishte rasti, kur u nda përgjithnjë nga jeta babai, në vitin 1997. Në atë kohë isha në Gjemrani dhe nuk kisha asnjë mundësi të shkoja ta takoja dhe as të marrë pjesë në lamtumirën e fundit! Po ashtu, humbje për mua mund ta quaj edhe çastin e festën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës. Me lotë në sy i përcillja ato ngjarje përmes TV-së dhe nuk munda të isha aty afër. Pastaj, së fundmi, ishte pamundësia për të qenë në Shqipëri e në Kosovë, më 28 Nëntor 2012, në jubileun e madh të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

6.-Si i mban lidhjet me vendlindjen dhe me të afërmit, atje?

-Tashmë, është më lehtë, se sa para 20 viteve. Mbaj mend se, në atë kohë në Gjermani edhe pse ishim më afër, ku na ndanin nga vendlindja as dy orë të plota me aeroplan, kontaktet ishin shumë më të vështira. Qëndronim me orë të tëra për të telefonuar në familjet tona dhe, sapo e mirrnim linjen, ajo na shkëputej, sepse rrjeti ka qenë i dobët dhe, ndoshta, ishte pala serbe ajo, që i pengonte këto lidhje tonat. Gjatë asaj kohe, kemi pasur vetëm një emision në radio, në orën 23:00, ku i degjonim lajmet nga “Evropa e lirë”, përmes një radiolidhje të Zagrebit dhe ishte i vetmi burim informacionesh, në gjuhën shqipe. Më tej, përmes valëve satelitore u realizua që ta ndjekim TVSH-në, nga 2 orë në mbrëmje, çka ishte një gëzim i madhë për ne, në atë kohë. Ndërsa tani është shumë më lehtë. Edhe pse na ndajnë mijëra kilometra nga ajo tokë e bekuar, bashkë me Oqeanin Atllantik në mes, ndjehemi shumë më afër Atdheut tonë. Jo vetëm që e kemi telefonin, por edhe rrjetin e internetit, ku fatbardhësisht jo vetëm shkembimin e e-mailave, që mund ta bësh, por ke mundësi të flasësh qoftë drejtpërdrejt, me shkrim ose edhe ta shohësh në kamerë. Po ashtu, në TV kemi shumë kanale shqiptare ose edhe dëgojmë stacione të ndryshme radioje etj. Lirisht mund të them se brenda katër mureve të shtëpisë është mjedisi ynë  shqiptar ose “Shqipëria e vogël”. Ndërsa, kur dalim jashtë, e kuptojmë se ndodhemi në Amerikë. Po ashtu edhe gjatë veres, kur kemi mundësi, jemi atje, në mesin e familjarëve dhe miqëve tanë të shumtë. Për fatin tonë të mirë, tani nuk kemi probleme udhetimi, sepse jemi nënshtatas amerikanë dhe vajtje-ardhjet i kemi të lehta.

 

7.-Siç e kam vëne re, sidomos nga publikimet në Internet, një lehtësim shpirtëror për ty ka qenë poezia…Kur ke nisur të shkruash dhe cilët janë librat tu të publikuar? Përshkruaji ata, sugurisht shkurt…

-Me poezi kam filluar që nga fëmijëria, pra, qysh në klasën e dytë fillore. Vërtet më ngjan, se kam filluar të bëlbëzoj poetikisht. Poezia ime e parë titullohej “Gjeli im plak”, të cilën fatkeqësisht nuk e kam, ashtu si shumë poezi të asaj kohe. Me rastin e bastisjes së shtepisë sonë nga punëtorët e sigurimit serbë të asaj kohe, kur vëllezërit e mi u burgosën dhe unë isha në moshën 11-vjeçare, fletoren time ata e morën, bashkë me shumë gjera dhe libra të tjerë. Në atë kohë, mësuese e imja ishte znj. Zejnije Syla, e cila jo vetëm që e zbuloi talentin tim, por më dha mbështetje morale dhe shpirtërore. Kështu, poezitë e mija i dërgonte për botim në gazetën  “Rilindja” të asaj kohe, e cila dilte çdo ditë dhe çdo të martë e kishte shtojcën për fëmijë. Gjatë asaj kohe, poezitë e mia u vlerësuan shumë herë dhe kam marrë shpërblime nga vetë “Rilindja”. Por poezia ime nuk ka të ndalur as sot, ku tashmë ajo ka filluar edhe të “përqafohet” me tingujt e muzikës dhe të shëndrrohet në këngë. Kam shkruar tekstin e këngës “Th’rret Presheva” dhe “Jo, s’ka vdekë Bardhyl Osmani” (deshmor nga Presheva, komandant “Delta”), të cilat i interpreton shkëlqyeshëm këngëtari preshevar, Bashkim Halimi. Një këngë për Mitrovicën ia kam bërë dhuratë mikes sime të mirë, këngëtares Sebahate Berlajolli, e cila jeton ne Nju Jeresy dhe mori pjesë me të në Festivalin XXI të këngëve dhe valleve shqiptare, në Nju Jork. Ishte kënaqësi e veçantë për mua se, në vitin 2010, kam botuar dy libra me poezi.  Njëri ishte për të rritur, me titullin “Gjurmë nëpër flakë”, të cilin ia kam kushtuar nënës sime të ndjerë. Por aty ka poezi edhe për luftëtarë e dëshmoraë të UÇK-së dhe  poezi të tjera. Libri tjetër është për fëmijë, me titullin “I shes diellit akullore”.  Po kështu, jam pjesëmarrëse edhe te dy libra të përbashkët, përgatitur nga Iliriana Sulkuqi, në atë me poezi, “Karvan dashurie”(kushtuar nënave) dhe në tjetrin në prozë, me titull “Në sytë e nënave”, me në krye znj. Vitore Stefa Leka.

8.-Çfarë planesh ke për të ardhmen, në fushën e krijimtarisë?

-Kam ca tregime reale dhe shpresoj që, në një të ardhme të afërt, ta botoj librin tjetër në prozë. Jam në kontakt me shumë krijues dhe miq, të cilat kane shprehur dëshirën dhe gadishmërinë të më ndihmojnë. Ndër ta, është edhe nipi i babait tim, shkrimtari i mirënjohur, Rushit Ramabaja. Po ashtu, kam nipin tjetër të babait, shkrimtarin dhe poetin Arif Demolli. Ata ishin idhujt e mi, që nga fëmijëria. Ndoshta, ajo dashuri dhe simpati ndaj tyre, kanë bërë që të përpiqem të jem në gjurmët e tyre. Pra, shpresoj të sjell poezi, tregime, libra dhe këngë të reja.

 

9.-Në fund të bisedës sonë, duke të falanderuar dhe uruar nga zemra çdo të mirë, vetjake e familjare, Maki, a dëshiron të shtosh ndonjë gjë tjetër?

-Nëse më lejohet, do të “flisja” pak me vargjet e një poezie time. Ndërsa juve, profesor i nderuar Murat, ju falënderoj për kohën dhe vëmendjen, që ma kushtuat. Gjithashtu, u jam mirenjohëse për përkrahjen dhe mbeshtetjen morale, që më keni dhënë e më jepni, çdo herë!

 

JAM SHQIPTARE

Mua më quajnë kosovare,
por edhe unë jam shqiptare,
Kosova është vendlindja ime,
Shqipëria është Nëna ime.

 

Mërgimtare, më quajnë mua,
pse jetoj në dhe të huaj,
zemra ime dot s’e pranon,
shqiptare, thotë, jam me komb.

 

Pse jetoj larg Shqipërisë,
gjuhë e kulturë s’i kam braktisë.
Shqipëri e kam bërë shtëpinë,
aty kam Flamurin dhe çiftelinë.

 

Me mua është Gjergj Kastrioti,
Nënë Tereza e Isa Boletini,
Ismail Qemaili dhe Rugova,
Pajaziti e në mes shqiponja.

 

Ngado, që unë shkoj e vij,
marr me vete Shqipërinë,
s’e braktisi sa të jem gjallë,
se unë jam bija e sajë!

 

Tiranë-Nju Jork, 18 janar 2013

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Makfire Canolli, Murat Gecaj

JU TREGOJ JETEN DHE KRIJIMTARINE E DEMIR KRASNIQIT

January 19, 2013 by dgreca

Shaban Cakolli/

Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës, nga nëna Hysnije dhe babai Shefkiu .Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër , por shumë bujare , mikpritëse dhe me bazamente të forta kombëtare .

Shkollën e plotë fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin dhe kualifikimin profesional muzikor i kreu në Prishtinë.

Talenti i tij i rrallë muzikor dhe dashuria e madhe ndaj këngës , u vërejt që nga ditët e para të fëmijërisë së tij, në bankat shkollore, në programet e ndryshme shkollore, ku gjithmonë dallohej me talentin dhe interpretimin e tij të shkëlqyeshëm.

Më 25 Maj 1964, në Manifestimin ndërkomunal të Kamenicës “Mikrofoni është i juaji”, Demir Krasniqi i shoqëruar nën përcjelljen e violinës nga arsimtari i tij, Rexhep Bunjaku, përfaqësoi shkollën fillore të Tugjecit, me këngën “Hajredin pasha po na vjen Radikës”, me ç’ rast nga Juria profesioniste u nderua me Shpërblimin e Parë, në vlerë prej 5000 dinarësh, që atë kohë ishin sa dy paga e gjysmë të një mësuesi .

Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:

Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës, ku krahas punës edukativo – arsimore , në të gjitha shkollat ku ka punuar, ka themeluar edhe grupe e shoqëri të ndryshme muzikore, si: SHKA “Shpresa e Malësisë” në fshatin Tugjec, të Malësisë së Kamenicës, gjatë vitit shkollor 1970/71, Grupi muzikor i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë , më 1974- 1977, SHKA “Kosova” në Prishtinë, më 1974, Grupi muzikor i Shkollës Fillore në fshatin Llabjan, në fshatin Slivovë, në fshatin Novo Bërdë dhe në fshatin Viti të Merecit, prej vitit 1977 deri më 1980.

Ka qenë anëtarë i rregullt i AVI “ÇIFTELIA” të Radio Prishtinës, nën drejtimin artistik të kompozitorit dhe etnomuzikologut Lorenc Antoni, prej vitit 1968 deri më 1977. Anëtar dhe bashkëthemelues i Grupit folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë, prej vitit 1965 deri më 1980.

Në Gjilan, ka themelua SHKA “DITURIA” pranë shkollave të mesme të qytetit në fillim të viteve të 90-ta, pastaj themelues i Grupit muzikor “Xhevahiret e Gjilanit”, Grupi muzikor “Krasniqja” në Gjilan, Grupi folklorik “Shahiria” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Selami Hallaçi “ në Gjilan, Grupi muzikor “Marigona” i shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, Grupi muzikor i shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, Grupi muzikor “Tefta Tashko” i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan etj. etj.

Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, kur u pranua si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh incizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik në Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik në Ohër, Tubimet e Folklorit Ballkanik në Beograd dhe në Festivalin e Folklorit të popujve evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, ku ka këndua në duet me Nexhmije Pagarushën , këngën “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival ky që për herë të parë u transmetua direkt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.

Në Jubileun e 500 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu , më 1968 , ka incizua dhe publikua këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”.

Në Jubileun e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , më 1978 , ka krijua, kompozua , incizua dhe publikua këngën me titull : “Lidhja e Prizrenit”.

Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.

Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.

Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është prezantuar si kantautor i këngës:”Kosova – nuse me kurorë”.

Me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para publikut gjilanas është prezantuar si kantautor i këngës :”100 vjet të Pavarësisë”.

Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Kënga e parë që e ka kompozua , titullohej “Kënga e vashës” dhe këtë këngë e ka incizua në Radio Prishtinë në duet me këngëtaren Liliana Çavolli.

Ka qenë pjesëmarrës disa herë me radhë në Festivalin tradicional “Akordet e Kosovës” më 1969,1970, 1974, 1976, 1980, 1988, 1995 etj. Në Festivalin tradicional “Kosovarja këndon” në Ferizaj më 1976, kënga e tij kushtuar heroit të popullit Zenel Hajdini, është shpërblyer me Vendin e Parë të Jurisë profesionale dhe me Vendin e parë të Publikut.

Që nga viti 1969 ka qenë anëtarë i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë (SAKOJ) në Beograd , anëtar i Mbrojtjes së të Drejtave Muzikore të Autorëve (ZAMP) dhe anëtar i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore (SANAM) në Beograd .

Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.

Është kantautor i himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, himnit të “Liberalëve”, “Himnit për Kosovën”, “Marshi i UÇK-së” dhe Himni i “Flakës së Janarit” në Gjilan.

Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.

Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kësaj, ka botuar me qindra këngë burimore në “Folklorin muzikor shqiptar” Bleni 4,5,6 dhe 7 të Lorenc Antonit.

Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.

Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi . Ndër mediumet publike në të cilat ka punua si gazetar dhe moderator i shumë emisioneve, duhet përmendur : Radio “Viktoria” në Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” në Gjilan, gazeta “Bashkimi” në Gjilan, Gazeta javore “Fokus” në Prishtinë, gazeta javore “Perspektiva” në Preshevë dhe veb faqja elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër .

Për punën dhe kontributin e tij, gjatë karrierës prej këngëtari e krijuesi muzikor është nderuar me qindra mirënjohje, pllaketa , e dekorata tjera.

Demir Krasniqit , për mbledhjen dhe publikimin e dy veprave muzikore të këngëtarit legjendar kosovarë Qamili i Vogël – Muhaxhiri ( pas vdekjes së tij) , Familja e këtij këngëtari të pavdekshëm , ia dhuroi dy kompletet e gardërobave kombëtare të Qamilit të Vogël, dhurata këto që Demir Krasniqi i mbanë, i veshë dhe i ruan me krenarinë dhe respektin më të madh njerëzor .

Në Qershor të vitit 2010, përmes Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, dy këngët autoriale të Demir Krasniqit:”Faleminderit Amerikë” dhe “ Këngë për Presidentin Bill Klinton”, i dorëzohen në duar Presidentit historik të SHBA-së , z. Bill Klinton, i cili e falënderon publikisht autorin dhe këto dy këngë janë të parat në historinë e folklorit muzikor shqiptarë, të cilat hynë në Muzeun e burrështetasve amerikanë , në Shtëpinë e Bardhë të Vashingtonit .

Në Festivalin tradicional “Zëri i Alfabetit-2011” në Manastir, Demir Krasniqi nderohet me një mirënjohje dhe me “Plaketën e Kongresit të Manastirit”.

Në çmimet e Dhjetorit të vitit 2011, nën moton:”Me më të mirët”,organizuar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS e Gjilanit, nderohet me mirënjohje “PËR KONTRIBUTIN SHUMËVJEÇAR NË SFERËN E ARTIT DHE TË KULTURËS”.

Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,

“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,

“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,

“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,

“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,

“Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,

“Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,

“Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,

“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,

“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,

“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,

“Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,

“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,

“Valle popullore” – Gjilan, 2007 ,

“Këngë dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007,

“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 ,

“Diell lirie” – Gjilan, 2008 ,

“Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008,

Gëzim Marku :”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londër , më 2009 ,

“I pa epur” – Gjilan, 2010,

“Malli për Gollakun” – Gjilan, 2010,

“Djepi i këngës” – Gjilan, 2011,

“Therje me vegsh “ – Gjilan , 2011.

“Amaneti” – Gjilan, 2011.

“Tinguj dhe ofshama” – Gjilan, 2012.

“Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, 2012.

“ Kënga ime” – Gjilan, 2012.

“ Sofra e këngës ” – Gjilan, 2012.

Jeton i pa punë, pa kurrfarë të ardhurash dhe krijon në Gjilan.

Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:

“Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!

Filed Under: Kulture Tagged With: Demir Krasniqi, Jeta dhe vepra, Shaban Cakolli

AHMET GASHI, RILINDASI I FUNDIT

January 18, 2013 by dgreca

PROFESOR AHMET GASHI, MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT

Mësuesi i Popullit Ahmet Gashi- jeta dhe vepra/

Nga Gani Demir Ratkoceri/*

 Është vërtet një kënaqësi e madhe të shkruash për Profesor Ahmet Gashin, por njëkohësisht edhe një punë e vështirë.  Kjo sepse , nga njëra anë, Ahmet Gashi është mbase Rilindasi i fundit i Shqipërisë dhe një njeri që e kam njohur personalisht, nga ana tjetër ai ka një jetë dhe veprimtari kaq të pasur , të gjërë dhe të shumanshmeProf. Ahmet Gashi u lind më 1 shtator 1888 në Prishtinë (Kosovë). Ai rrjedh nga një familje e varfër , nga ato mijëra syresh të shpërngulura me dhunë nga trojet etnike në ish Sanxhakun e Nishit, fill pas Traktatit poshtërues të Shën Stefanit, traktat ky për shqiptarët tragjikë që pasoi lufta ruso-turke 1877-1878. Atëkohë, rreth 300 mijë shqiptarë të atyre rretheve, lanë tokat dhe pasurinë e tyre dhe u drejtuan për Kosovë e Turqi.Në Turqi ata u vendosën në krahinën e Bafrës, të qarkut të Izmirit, ku ende ruajnë me fanatizëm e dashuri zakonet dhe kulturën tonë kombëtare. Madje, fëmijët pa shkuar ende në shkollë, flasin të gjithë vetëm shqip. Këte e kam vërejtur edhe vetë gjatë vizitës sime atje në vitin 1990.Ata që u vendosën në vise të ndryshme të Kosovës, vuajtën po ashtu sikurse edhe bashkëkombësit e tyre të fatit në Turqi, për shkak të mosinteresimit dhe përbuzjes nga ana e pushtetit të atëhershëm osman. Vetë Profesor Gashi e përshkruan kështu gjendjen e familjes së tij:“Babai im quhej Latif Ibrahim Gashi, nga katundi Pllavcë afër Leskovcës, nëna ime quhej Metije Ismail Thaçi, nga katundi Zhinipotok, po afër Leskovcës. Më 1878 të detyruar nga barbarizmat e serbëve që dogjën dhe shkretuan ato krahina, u shpërngulën si “muhaxhirë” në rrethet e Prishtinës. Këtu u linda unë, më 1 shtator 1888. më 6 mars 1914 ata mundën të vijnë në Elbasan. Në këte qytet baba më vdiq më 1915,  kurse nëna më 1930.”Babai ka qenë punëtor-lëkurëpunues te një tregtar prishtinas. Nëna ishte amvisë, por punonte në shtëpi edhe me vegje pëlhura për veshje, kundrejt një page të vogël nga ana e tregtarëve të manifaturave.. Ende i kam në veshët e mi rrënkimet e të dyve, për shkak të punës së rendë që bënin dhe mjerimit të familjes sonë.”Ahmeti i ri u rrit në këto kushte, por u edukua me dashurinë për kombin dhe atdheun e vet të pushtuar nga osmanllinjtë dhe të copëtuar nga fqinjët barbarë. Prindërit kishin një dëshirë të madhe që ai të merrte një arsim të mirë, veçanërisht e ëma, e cila bëri shumë që ai të shkollohej.. Në kujtimet e veta, lidhur me këte aspekt, Profesori  shkruan: “Më tepër se babën, e kisha nanën një edukatore të mirë. Me këshillat e ëmbëla ajo më ngjalli  dashuri për dijeni dhe ma nxiti vullnetin për ta vijuar shkollën e për të studjuar aty me zell. Duke sakrifikuar nga ekonomia familjare, ajo më siguronte veshjen e librat e shkollës dhe gjithçka që më duhej si nxënës”.

Nxënës në shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët të Prishtinës/

 Kaq i madh ishte gëzimi që ndjeu Ahmeti i vogël kur e ëma ja bleu librat e shkollës, sa atë natë ai fjeti me to nën jastëk, duke parë ëndërra të bukura për klasën , bankën ku do të ulej me dy tre vetë të tjerë, madje në radhën e parë që ta shihte më mirë mësuesin dhe të dëgjonte çdo fjalë që thosh ai..Mësuesi herë i përfytyrohej një burrë i urtë, me zë të qetë, të butë, i pashëm dhe i veshur hijshëm, dhe herë një mësues i ngrysur, nopran, që bërtistefortdhegodiste me thupër herë njërin nxënës, herë tjetrin. Kjo sepse Ahmetikishdëgjuar shpesh nga fëmijë më të rritur që vijonin shkollën, por edhe vetë ekishvizituar herë pas herë oborrin e shkollës nga kureshtja. Atëkohë në shkollë (mejtep) jepnin mësim edhe hoxhallarët, që për një gabim të vogël jo vetëm që i rrihnin nxënësit, por edhe i mbyllnin në fallak (bodrumet e shkollës).

Atë mëngjes që do shkonte në shkollë, Ahmeti u ngrit herët. Ndërkohë e ëmakishpërgatitur gjithçka që i duhej.  Madje, ajo e shoqëroi edhe vetë deri në shkollë, ku mësuesi i priti mirë, u foli nxënësve me dashamirësi, i këshilloi të silleshin mirë e të studjonin me zell, ta donin njëri – tjetrin  etj.

Dashuria për nënën, për shkollën dhe prirjet natyrore e bënë Ahmetin e ri të suksesshëm në mësime në të dyja shkallët e para të shkollës në Prishtinë. Kjo e ndihmoi të kalonte edhe konkursin që kërkohej për të vijuar shkallën e lartë të shkollës së mesme. Vetë Ahmeti tregon për këte: “ Si mbarova shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët pesëvjeçar në Prishtinë, u provova me konkurs dhe fitova bursën e klubit shqiptar “Rinia e Atdheut” për të vijuar klasat e larta të gjimnazit në Shkup, atëkohë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës”.

 Mësimi dhe veprimtaria atdhetare në gjimnazin e Shkupit/

Kalimi nga gjiri i ngrohtë i familjes në konviktin e përzierë me nxënës krejt të panjohur u kapërcye shumë shpejt e lehtë nga Ahmeti djaloshar, nisur nga vullneti i tij i paepur për t’u bërë i denjë për veten , familjen e atdheun. Shkupi i dukej më shumë i ndryshëm se sa i ngjashëm me qytetin e lindjes, Prishtinën. Ishte i ngjashëm për nga xhamitë e shumta, por i dallueshëm pë lumin e bukur të Vardarit që e përshkonte atë mes për mes, për kalanë hijërëndë dardane, ku ishin vendosur ushtarë turq, për lagjet me shtëpi të grumbulluara dhe jo me mëhallë të veçantë si në Prishtinë, me shtëpi të mbuluara me kashtë e pa dritare, me ca copa xhami të ngjitura me baltë , ku jetonin të gjithë të shpërngulurit nga viset e okupuara nga Serbia dhe që shfrytëzoheshin nga pasanikët e Prishtinës.

Padyshim, dallimi më i rëndësishëm qe sepse në Shkup shumica e popullsisë fliste shqip, në qytet e në rreth, ndërsa në Prishtinë shqipja flitej vetëm në lagjen me kësolla, “lagjen e muhaxhirëve”, si quhet ende sot.

Në konvikt jetonin nxënës nga Rumelia: maqedonë, grekë, bullgarë, vllehë, nga pakicat kombëtare, bashkëkombësit e të cilëve kishin tanimë shtete të pavaruara nga Turqia. Shqiptarët që përbënin 4/5  e Rumelisë ndërkohë ende ishin nën zgjedhën osmane. Joshqiptarët kishin mundësi të lexonin në gjuhën amtare gazeta, revista, libra lirisht, që ua sillte qeveria e shteteve përkatëse kombëtare, apo që shtypeshin pa pengesë edhe në vetë Rumelinë, ndërsa nxënënsit shqiptarë s’e kishin këte privilegj. Ja çfarë shkruan Profesori për këte:“Në gjimnazin e Shkupit kisha shokë me kombësi serbe, bullgare, greke etj. Ata më treguan se u vinin gazeta, revista , libra në gjuhën e tyre amtare . Duke i lexuar këto materiale mësova se çfarë shkruhej për shqiptarët, që paraqiteshin si turq dhe sikur gjoja ne shqiptarët ishim pushtues të tyre. Kjo na nevrikoste , dhe habiteshim pse gjithë ky diskriminim ndaj neve shqiptarëve, pse ata kanë të drejta kombëtare dhe ne shqiptarët jo? Kështu mendova të krijonim një klub edhe ne shqiptarët. E bisedova me shokët dhe vendosëm ta ngremë klubin tonë. Në fakt ndjenja kombëtare ishte zgjuar dhe zhvillua te unë që fëmijë, sepse ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit jo vetëm që s’ishin shuar, por përforcoheshin nëpër odat e burrave dhe unë i dëgjoja tregimet për to me shumë ëndje nga vetë goja e ish pjesëmarrësve aktivë. Dëgjoja për vëllezërit Frashëri, Komitetin e Stambollit, Vaso Pashën, Hoxhë Tahsinin, Zija Prishtinën  etj.Klubi që ngritëm nisi të përhapë edhe ai shtypin ilegal shqiptar, jo vetëm në Shkup por edhe në qytete të tjera. Ishin libra , gazeta e revista që botoheshin asokohe në Rumani, Bullgari, Amerikë e gjetkë. E gjithë kjo ma përforcoi dashurinë dhe dëshirën për një Shqipëri të lirë..”Lidhur me mësimet, Ahmeti shkruan: “Kam dalë gjithmonë i pari në çdo klasë të gjimnazit, i ndihmoja shokët, sepse edhe nga natyra ime isha i prirë t’i mësoja të tjerët me durim. Por kështu përforcoja edhe njohuritë e mia”

 Student në Stamboll/

Ahmeti i ri , me mbarimin e studimeve në gjimnazin e Shkupit, fitoi të drejtën e shkollës së lartë në Stamboll, përsëri me konkurs, duke siguruar njëkohësisht edhe bursën, gjë që ishte e domosdoshme veçanërisht për të , që vinte nga një familje e varfër. Nisi jetën e studentit në Institutin e Lartë Pedagogjik katërvjeçar.Sa ishte në gjimnaz, ai pati lexuar edhe letërsi jashtëshkollore, pat përvetësuar gjuhë të huaja, përveç turqishtes dhe gjuhëve orientale, edhe frëngjishten. Në këte të fundit pat lexuar për historinë klasike greko-romake, letërsinë dhe historinë e mesjetës , si dhe të Rilindjes. Kështu ai shkoi në Stamboll me një formim kulturor të kënaqshëm. Dhe nuk e pati të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja aty. Natyrisht jeta në metropolin perandorak osman ishte dukshëm më  e zhurmëshme dhe më e gjallë se në kryeqendrën provinciale , në Shkup. Ahmeti ishte i vetëdijshëm, që sidoqoftë ky metropol tani përfaqësonte një perandori në rënie, të sëmurë rëndë dhe që s’bënte asnjë përpjekje serioze për t’u shëruar e reformuar. Çdo ditë që kalonte ajo humbëte nga një copë nga trupi i saj i madh. Brenda kësaj godine që po shëmbej, ishte edhe Shqipëria me katër vilajetet e saj, Kosovën, Manastirin, Janinën e Shkodrën, me një sipërfaqe rreth 92 000 km². Shqiptarët duhet të luftonin që të dilnin sa më shpejt nga kjo ngrehinë para se ajo t’i zinte brenda duke u shndërruar në gëmadhë. Këte mësim Profesori i ardheshëm e gjeti te atdhëtarët e atyshëm, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga etj.Në kujtimet e veta ai shkruan: “Në Stamboll takohesha me shumë patriotë shqiptarë, si Ismal Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga etj , të cilët më këshillonin dhe udhëzonin se si të punoja për çeshtjen tonë të përbashkët kombëtare bashkë me shokët e mi. Takohesha edhe me shokët studentë shqiptarë në fakultete të ndryshme, si me Ali Mihalin, Zejnelabedin Vocin të fakultetit të mjekësisë, Ragip Lekën, Teki Delvinën nga Fakulteti i Drejtesisë e shumë të tjerë. Veçanërisht shumë studentë shqiptarë vinin nga vilajeti i Janinës. Shpërndanim letërsi kombëtare ndër studentët e ardhur rishtazi në Stamoll, duke ndihmuar kështu në zgjimin dhe forcimin e ndjenjës kombëtare te ta. Këte punë e vijova edhe pasi u emërova mësues në gjimnazin e Prishtinës, me nxënësit e qytetit dhe të fshatit. Këte radhë materialet propagandisike m’i sillnin studentët tanë që ktheheshin për pushime nga Stambolli”E asaj kohe është edhe vjersha e shkruar nga ai vetë, e gjetur tash vonë midis relikeve të Profesorit:

 Vajtim për Shqypnien/

 A, e mjera shqyptaria,

Sa në zi ajo ka ra!

E ka mbytun krejt vorfnia.

Fmit gjithkah ja kan shpërnda!

 Ah, të mjerat malet tona.

Mbetun virgjin tash sa mot!

Po mjerim se tash k’e vona,

S’ka se kush i kjan me lot.

 Ah, atdheu  jem i mjeri,

Se ç’po vun në robëri!

Humbi forca, humbi nderi,

S’ mbet për të, veç vaj e zi.

 Ah, të nderçmet armët tona,

Qi me fam kto ishin plot!

Pomjerisht, se sot k’e vona,’ka se kush i kjan me lot!

 Stamboll, dimër 1910/

 Ishte koha kur ngjarjet në Perandorinë Osmane po zhvilloheshin me një shpejtësi më të madhe. Perandoria po zvogëlohej fizikisht, po varfërohej ekonomikisht. Tani edhe populli turk nuk po e duronte dot absolutizmin e sulltanit. Kështu një grup intelektualësh, civilë dhe ushtarakë,  themeluan partinë “Turqit e Rinj” (Xhon Turqit), e cila shpalli një program demokratik, duke u bërë thirrje të gjithë popujve brenda Perandosrisë që ta përkrahnin atë në luftën e saj kundër Sulltan Hamitit, për shpalljen e Kushtetutës, që gjoja do t’u njihte të gjithë popujve jo turq të drejtat e tyre kombëtare. Ajo iu drejtua veçanërisht shqiptarëve, që ishin mbase më të pakënaqurit atëkohë dhe që kishin luftuar gjithnjë heroikisht për të drejat e tyre kombëtare.

Në fakt shqiptarët u joshën fort nga premtimi i xhon-tuqëve dhe luajtën rolin kryesor në përmbysjen e absolutizmit. Patriotët shqiptarë në Stamboll dolën në përkrahje të xhon-turqve, madje porositën studentët, që kur të ktheheshin në atdhe, të propagandonin në favor të xhon-turqve. Ahmeti ishte njëri nga propaganduesit e flaktë  në Prishtinë e në tërë Kosovën, sidomos në rrethin e Ferizajt. Për këte qëllim në pranverë 1908 në Ferizaj u tubuan 30 000 vetë, pothuaj të gjihë të armatosur, të prirë nga Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Isa Boletini, Bajram Curri, Nazmi Gafurri, Hasan Hysen Budakova, Islam Spahia, Ramadan Zaskoci  etj.Në atë mbledhje u kërkua nga populli që t’i përkahë xhon-turqit për ta përmbysur Sulltanin,ose për ta detyruar atë që të shpallte Kushtetuën, që do t’u njihte edhe shqiptarëve të drejat e tyre kombëtare.. Për ironi, Sulltani shpresonte pikërisht të kundërtën, që shqiptarët do ta përkrahnin atë dhe jo xhon-turqit. Për këte kishte urdhëruar adjutantin e vet që ta lajmëronte edhe në mesnatë për çdo lajm nga tubimi i Ferizajt. Siç dihet, shqiptarët dërguan një ultimatum të firmosur nga 150 vetë, të gjithë prijës të shqiptarëve ku i kërkohej Sulltanit që ta shpallte pa vonesë Kushtetutën, pasi në të kundërt, të nesërmen ata , shqiptarët e tubuar do marshonin drejt e në Stamboll. Sapo e mori telegramin,  Sulltani u detyrua ta shpallë Kushtetutën (Hyrjetin).

Natyrisht pati edhe faktorë të tjerë që e detyruan Sulltanin ta bënte këte gjë.  Përmendim që në krye të treshes së shtabit të Xhon-Turqve ishte një shqiptar, prandaj mund të themi se shqiptarët luajtën rolin vendimtar në shpalljen e  Kushtetutës.

 Përpjekjet e Ahmet Gashit për zbatimin e Kushtetutës/

 Xhon-turqit përdorën gjithë demagogjinë dhe dhelpërinë e tyre për ta shfrytëzuar fitoren e arritur. Por edhe shqiptarët  patriotë punonin për ta sqaruar popullin që të mos mashtrohesh nga premtime boshe dhe demagogjia e xhon-turqve por të përpiqeshin për zbatimin konkret e sa më të shpejtë të Kushtetutës. Fushat më urgjente ishin arsimi dhe kultura kombëtare. Në nenin 4 të Kushtetutës thuhej: Do të sigurohet me kushtetutë  se është i lirë themelimi i shoqërive politike dhe mësimi pa pengesa në shkolla i gjuhës amtare”[1]Këte na e vërtetojnë edhe raportet e konsujve. “ Te shqiptarët është e përhapur ideja e formimit të Shqipërisë etnike autonome që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare brenda Turqisë Evropiane. Por këte ide, për t’i bërë për vete shqiptarët , xhon-turqit e përhapën edhe vetë”

Por, siç dihet, të gjitha premtimet para Kushteutës, të bëra nga xhon-tutrqit, ndaj popujve jo turq kishin qenë vetëm demagogji. Sepse ata kishin për qëllim jo demokratizimin e perandorisë por ripërtritjen e saj , gjë që ishte megjithatë një iluzion, sepse kjo perandori ishte e destinuar të shëmbej përgjithmonë.Prandaj patriotët shqiptarë ia nisën punës në të katër vilajetet për propagandimin e çeshtjes kombëtare, përgatitjen e mësuesve shqiptarë, caktimin e një alfabeti mbarëkombëtar  etj. Në Kosovë ishte problem se edhe intelektualët flisnin në shtëpi turqisht, ndryshe nga  vilajetet e Shkodrës e Janinës ku flitej gjithkund shqipja. Në këto vilajete erdhën edhe ndihmat më të mëdha në kuadro e materiale mësimore, sidomos për Sanxhakun e Prizrenit, të Prishtinës, ku dominonte turqishtja.Me nxitjen  e Hasan Prishtinës, Prof. Ahmet Gashi u zgjodh sekretar i Klubit të Prishtinës, ku ishte edhe vetë nismëtar, e ku kryetar ishte Nazmi Gafurri, patriot i madh i vrarë në vitet 1922-1923 nga pushtuesit serbë. “Me nismën time-shkruan Profesori- u krijua Klubi shqiptar në Prishtinë”.Ahmet Gashi  e shndërroi klubin në fakt në një shkollë të madhe të mesme të shqipes, pasi ai ishte intelektual i përgatitur posaçërisht për këte. Ai kërkonte që aty jo vetëm të lexohej e të shkruhej shqip, por edhe të flitej vazhdimisht shqip.Ky klub u bë klub udhëheqës për të gjitha klubet e tjera të Vilajetit të Kosovës.Lidhur me shpalljen e Kushtetutës, Ahmeti shkruan: “Kushtetuta e vitit 1908 premtoi shumë për rininë shqiptare e kombet për të drejta të barabarta në perandori. Por këto kishin qenë fjalë boshe dhe rrena, sepse xhon-turqit u treguan përsëri shovenë dhe shtypës. Në fillim, i patëm disa të drejta, si hapja e shkollave shqipe, futja e shqipes nëpër gjimnaze si gjuhë e dytë etj. Por në vilajetet shqiptare këto të drejta na i hoqën përsëri, ndryshe me krahinat jo shqiptare, që vijuan t’i gëzojnë ato. U mbyllën ato pak shkolla shqipe dhe u hoq shqipja nga shkollat e tjera jo shqipe, si psh Shkolla Normale në Elbasan etj”

 Veprimtaria për alfabetin shqip/

Duke parë që shqiptarët hapën shkolla shqipe në katër vilajetet e tyre me alfabetin latin, xhon-turqit nisën propagandën , edhe me anë të shërbëtorëve të tyre shqiptarë, kundër këtij alfabeti kaurr, dhe propozonin alfabetin “më të lehtë” arab. Dy deputetë shqiptarë shqipfolës, Fuat Pasha nga Prishtina dhe Seit Hoxha nga Shkupi , hartuan një abetare në gjuhën shqipe më shkronja arabe dhe nisën eksperimentimin e saj në shkolla. Kjo i revoltoi pamasë shqiptarët , sidomos në Kosovë dhe në Klubin e Prishtinës, që ishte shndërruar në qendrën kryesore propagandistike për  çeshtjen kombëtare, arsimin shqip etj. Drejtuesit e klubit, Nazmi Gafurri dhe Ahmet Gashi menjëherë bënë një mbledhje të klubit me simpatizantët dhe ndanë detyrat për demaskimin e këtij projekti antikombëtar. Në atë kohë fanatizmi dhe injorance të madhe ishte vërtet e vështirë dhe e guximshme të dilje kundër alfabetit arab. Deri atëhere popullit të thjeshtë hoxhallarët i thonin “nuk nxen dielli pa sulltanin, që është kalif (i pari i fesë)”. Në atë kohë Prishtina si qytet kishte më shumë ushtarë se sa banorë , ajo kishte  20 xhami. Kështu, dy deputetët në fjalë e kishin të lehtë punën e tyre me abetaren me shkronja arabe, sepse gëzonin edhe përkrahjen e qeverisë e të hoxhallarëve.Natyrisht puna kryesore i binte Prof. Gashit pasi ai ishte edhe më i pëgatituri dhe më komunikuesi si  me njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe me ata të shtresës së lartë  dhe ulematë (hoxhallarët).  Prof. Gashit iu desh të bënte një punë të jashtëzakonshme, ditën e natën, për ta hedhur poshtë abetaren me shkronja arabe. Së pari, ai bisedoi me parinë e qytetit një për një duke u përpjekur ta bindë atë  se gjuha shqipe nuk mund të shkruhej dot me shkronja arabe, por veç me shkronjat e Alfabetit të Stambollit të hartuar qysh në kohën e Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit më 1878, në të cilën janë shkruar e botuar shumë libra deri atëherë. Madje ai ua tregonte këto libra dhe u recitonte fragmente nga poemat e Vaso Pashës, sepse si pashë besohej më shumë nga ta. Për më tepër Vaso Pasha ishte katolik që ishte bërë pashë dhe kish shkruar aq bukur në shqip me shkronjat e alfabetit të Stambollit, që më vonë u përmirësuan nga Alfabeti i Manastirit (1908).Pasi paria u bind dhe dha fjalën se do ta shkruajë promemorjen (memorandumin) se nuk pranonin abetare shqipe me shkronja arabe, por vetëm atë me shkronja  të Alfabetit të Stambollit), Profesori bisedoi me hoxhallarët kryesorë që edhe ata ia dhanë fjalën sikurse paria e qytetit. Pastaj u zhvillua një  mbledhje  në sallën e klubit, ku pas diskutimesh të gjata u vendos t’u dërgohej një memorandum qeverisë xhonturke, Sulltanit, deputetëve Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, me anë të të cilit kundërshtohej katërcipërisht abetarja me alfabetin arab dhe pranohej vetëm ajo me alfabetin e Stambollit. Kështu edhe u bë.

Shënojmë se në Parlamentin xhon-turk kishte 27 deputetë shqiptarë, por vetëm katër ishin patriotë të vërtetë: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Shahin Kolonja dhe Nexhip Draga. Ky i fundit ishte për luftë parlamentare dhe jo për kryengritje të armatosur, prandaj nuk mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithëshme Shqiptare të vitit 1912.Memorandumin e firmosën 40 vetë, siç provohet nga gazeta “Shqiptari” në shkrimin me titull “Një letër nga Prishtina”:“Deputetit të Prishtinës , këtu, Hasan beut iu dërgua një letër nga Prishtina me 40 nënshkrime, ku në krye firmosnin tre ulematë dhe shumë të ditur të tjerë. Gjithë paria proteston kundër Fuat Pashës, deputet tjetër i Prishtinës që përpiqet të bëjë një abece në shqipe me shkronja arabe, dhe kërkojnë që gjuha shqipe të shkruhet me shkronjat e Alfabetit të Stambollit..”

Puna e Prof. Ahmet Gashit si arsimtar/

 54 vjet Profesor Gashi shërbeu si arsimtar me ditarin e mësuesit në dorë, por ne po përshkruajmë fillimisht atë  periudhë që i takon Kosovës në vitet 1909-1912. Dihet që ai i ndërpreu studimet e larta në degën histori-gjeografi ne vitin e tretë për arsye ekonomike. “Me që kisha qenë student i shkëlqyer në Istitutin e Lartë Pedagogjik në Stamboll , ma dhanë të drejtën për t’i shlyer provimet e vitit të katërt po shkëlqyeshëm në qershor 1910”- shkruan vetë ai.

“Nevoja e ngutshme për jetesë e prindërve të mij të varfër më detyroi ta ndërpres vijimin e shkollës dhe të kërkoj një punë mësuesie në vendlindje. Kështu do të mundja t’i ndihmoja ata gjithësesi ekonomikisht. Për fat, në verën e 1909, lexova në gazetat e Stambollit një shpallje për një provim konkursi për tre vende vakant për mësues për lëndët histori-gjeografi në qytetet e Prishtinës, Prizrenit dhe të Pejës. Këto qytete atëkohë ishin qendra sanxhaqesh të Vilajetit të Kosovës. Konkursi do të mbahej në Shkup  para një komisioni provues, të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i arsimit për Vilajetin e Kosovës. Unë u përgatita dhe u paraqita ditën dhe orën e caktuar. Në konkurs morën pjesë 18 vetë. Unë dola më i miri. Si i tillë kasha të drejtë të zgjidhja vetë vendin që më pëlqente e, natyrisht, unë zgjodha qytetin tim të lindjes, ku më emëruan në gjimnaz.”

Puna e parë e Profesorit të ri ishte futja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në gjimnaz, mbështetur në vendimin përkatës të qeverisë së xhonturqve. Mandej ishte organizimi i kurseve me të rinjtë jo vetëm për shkrim e këndim, por edhe për ta folur shqipen kudo dhe jo turqishten si deri atëhere. Dihet se shumë syresh e quanin veten turq pa qenë të tillë. Për këte Prof. Gashi krijoi dy grupe nxënësish: ata që e kishin shqipen gjuhë amtare në shtëpi, të cilëve u mësonte vetëm shkrim e këndim shqip, dhe grupin e dytë që flisnin në shtëpi turqisht të cilëve u mësonte alfabetin e Stambollit si bazë të shkrim- këndimit. Këte punë e bënte edhe me antarët e Klubit kombëtar Shqiptar, ku ai ishte sekretar, sepse ndonse këta ishin me shpirt e me zemër atdhëtarë, nuk e dinin gjuhën shqipe.

Kështu ndihmesa e Prof. Gashit në këte drejtim atëkohë në Kosovë ishte shumë e madhe jo vetëm në Prishtinë , por edhe në Vushtri, Gjilan, Ferizaj  ku dërgonte edhe abetare, libra shqip, që botoheshin jashtë trojeve shqiptare. Midis këtyre librave shquante vepra e Naim Frashërit të madh “Bagëti e Bujqësi” dhe vjersha e Vaso Pashës “O moj Shqypni”, e cila u kthye në një hymn kombëtar që e recitonin nëpër tubime të gjithë ata që kishin mësuar të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e bukur shqipe.

Klubi  Kombëtar  i Prishtinës u shndërrua kështu në një “Ministri  Arsimi e kulture”  për Fushën e Kosovës dhe të Anamoravës, drejtuar nga Profesori i nderuar Ahmet Gashi, që futi shqipen si gjuhë të dytë nëpër shkolla, që hapi shkolla të reja në gjuhën amtare, që drejtoi kurset për të rriturit, sidomos për rininë, që organizoi tubimet me popullin e thjeshtë, jo vetëm nëpër qytete, por edhe në fshatra, ku lexoheshin dhe deklamoheshin vjershat e bukura të rilindasve tanë nga nxënësit e gjimnazit të Prishtinës, por edhe propagandohej kundër pushtimit osman dhe qeverisë xhonturke, e cila u premtoi shumë gjëra shqiptarëve që ndihmuan aq shumë  për të ardhur në fuqi ata, por që morën shumë pak, madje edhe ato që morën u pakësuan më tej deri në mohim.Prandaj shqiptarët , për këte dhe padrejtësi të tjera u ngritën në kryengritje të armatosura kundër pushtetit osman gjatë viteve 1909-1912, për të fituar jo vetëm të drejtën për arsim dhe kulturë kombëtare, por edhe pavarësinë.

 Kryengritjet e viteve 1909-1912/

Siç kemi përmendur më lart, shqiptarët luajtën rolin kryesor në shpalljen e kushtetutës, që u siguronte popujve të shtypur të perandorisë disa të drejta kombëtare, sidomos në fushën e arsimit dhe të ekonomisë.Mirëpo marrëveshja e arritur midis shqiptarëve dhe turqve të rinj, para se këta të fundit të vinin në pushtet, nuk zgjati shumë, sepse nuk bazohej në sinqeritet nga turqit e rinj, që kishin synime të tjera, të kundërta me ato të shqiptarëve. Prandaj lindën kontradikta midis tyre që po shpinin drejt një konflikti me armë. Patrioti Sotir Peci, duke folur për këte gjendje, shkruante atëkohë në gazetën “Kombi’  si vijon:  “Pas shpalljes së kushtetutës osmane, u bë e ditur që programi i turqve të rinj është krejt i kundërt me çeshtjen tonë kombëtare. Turqit e rinj synojnë t’i japin shpirt Turqisë dhe shqiptarët kombëtarë përpiqen t’i shporrin ata nga vendi i tyre dhe të vetëqeverisen. Dëshira dhe mendimi i çdo shqiptari duhet të jetë vetëqeverimi dhe shpallja e një kushtetute kombëtare dhe e një shteti shqiptar”.

Sikurse thotë Prof. Gashi, udhëheqësit popullorë të Kosovës, Idriz Seferi, Isa Boletini, Hasan Budakova, Islam Spahia, Pirajt e Pozhoranit si edhe shumë atdhëtarë të tjerë, deputetë në parlamentin osman, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj demaskonin në parlament dhe jashtë tij  qeverinë xhonturke së bashku me deputetë të tjerë jo turq dhe partinë “Ahrar” se kjo qeveri nuk po zbatonte marrëveshjen  e mëparëshme, përkundrazi kishte shtuar shtypjen mbi popujt joturq, sidomos atë shqiptar në Vilajetin e Kosovës, vilajet që kishte luajtur rol kryesor në shpalljen e Kushtetutës.

Fshatarët që kishin mbushur radhët e kryengritësve, nuk përfituan kurrëgjë në pikëpamje ekonomike, nuk morën nga pronat e mëdha të tokës që quheshin prona të Sulltanit, sikurse ishte premtuar. Taksat e larta jo vetëm që s’u ulën, përkundrazi u rritën edhe më.

Shërbimi ushtarak që ishte thënë se do kryhej në vend, vijonte të kryhej në Anadoll dhe Afrikë. Klubet shqiptare u kufizuan deri në mbylljen e tyre, në kundërshtim nga sa u veprua me popujt e tjerë.

Siç shkruante Sotir Peci te gazeta “Kombi”, ata  u ngritën, për këto arsye,  në kryengritjet e viteve 1909, 1910 dhe 1911 ( në Malësinë e Mbishkrodrës) duke arritur kulmin me Kryengritjen e Përgjithëshme të vitit 1912, që e detyroi qeverinë osmane të njohë autonominë politike, siç vëren Edith Durham. Por ndodhi Lufta ballkanike e nxitur nga shtetet shoviniste të gadishullit, Serbia, Greqia, Mali i Zi e Bullgaria me qëllim kryesor copëtimin e mëtejshëm të tokave shqiptare. Ndërkohë kryengritjet shqiptare paraqiteshin nga përfaqësuesit e këtyre shteteve si incidente të disa “rebelëve” e “kaçakëve”, me arsye thjesht ekonomike dhe spontane, madje arritën të akuzojnë direkt Austrinë si nxitëse e tyre duke thënë se “çarkun e pushkëve të shqiptarëve e ngreh Austria” (Gani Demiri: “Idriz Seferi” f 117).

Kryengritja e vitit 1909 i kundërvuri shqiptarët përballë ushtrisë osmane të komanduar nga Xhavit Pasha me 10 mijë ushtarë të armatosur me armët moderne të kohës,që ishte zotuar ta shtypte atë brenda disa ditëve.

Por sikurse thotë fjala e urtë “Ngadalë beg se ka hendek” kështu i ndodhi edhe Xhavit Pashës. Luftime të ashpra  u zhvilluan në Shalë të Mitrovicës ku printe Isa Boletini; në Karadak të Gjilanit ku printe Idriz Seferi; në Rugovë të Pejës, në Gash të Tropojës dhe kulmi arriti në Lumë të Kukësit ku printe Islam Spahia e Ramadan Zaskoci. Lidhur me këto beteja të fundit, poeti Risto Siliqi në veprën “Pasqyrë e viteve të përgjakshme” , faqe 13 , si pjesëmarrës aktiv në kryengritjen e vitit 1910, shkruan:

“Pasi Xhavit Pasha erdhi në Lumë, ai dogji 6 katunde, që i gjeti pa njerëz. Kështu, duke djegë e duke pjekë, hyri thellë në Lumë ku ndeshi në një pritë të rreptë të 500 burrave trima shqiptarë. Krisi një luftë e ashpër që zgjati 9 ditë. Ushtria turke la në fushëbetejë dy tabore të saj , të vrarë e të plagosur dhe vetë Xhavit Pasha u detyrua të tërhiqet në Prizren” .

Xhavit Pasha u kthye me turp në Stamboll duke lënë prapa qindra ushtarë të vrarë, të cilët shqiptarët e qytetëruar i varrosën  sipas zakonit.

Deputetët shqiptarë në parlamentin e Turqisë kërkuan interpelancë nga kryeministri që ky të jepte llogari pse e dërgoi ushtrinë në Kosovë dhe për masakrat e kryera prej ushtrisë ndaj popullsisë së pafajshme. Kryeministri u përgjigj se ushtria ishte dërguar për luftë e jo për masakra. Deputeti i Shkupit, Nexhip Draga, u përgjigj: “Në vend që të dërgoni në Kosovë mësues për ta zbutë mëninë e popullit ndaj qeverisë suaj, dërgoni topa dhe ushtarë për ta masakruar popullin”.

Profesor Gashi e vlerëson kështu kryengritjen e vitit 1909:“Ne e kuptuam shpejt që xhonturqit  nuk do t’i mbanin premtimet e tyre, prandaj nisëm të organizoheshim për ta vetëdijësuar popullin e thjeshtë si në qytete ashtu edhe nëpër fshatra, që të kërkonte më shumë të drejta kombëtare, që rinia ta kryente shërbimin ushtarak në Shqipëri e jo në Anadoll e Afrikë, që administrata lokale të drejtohej nga punonjës shqiptarë e jo turq, që qytetarët në zyrat e saj të flisnin e të merreshin vesh shqip e jo në turqisht, që edhe ne të kishim shkollat tona në gjuhë amtare sikurse popujt e tjerë. Propaganda zhvillohej nëpërmjet tubimeve nga njerëz të përgatitur në klubin tonë. Një ndihmesë të madhe pat dhënë atë kohë Avni Gjilani, nënprefekt i Ferizajt, i shkolluar në Stamboll, cili e njihte mire gjuhën shqipe. Pra, ne po e përgatisnim popullin shpirtërisht pse duhej t’i kërkonte të drejtat e veta kombëtare, ose me rrugë paqësore ose me luftë. Rruga e dytë dukej e pashmangëshme, për të na kishin udhëzuar edhe deputetët shqiptarë në parlamentin e Stambollit. Dhe këte radhë nuk do të kërkonim thjesht autonomi por pavarësi të plotë të katër vilajeteve shqiptare nga Turqia. Ngjarjet e vitit 1909 i nxiti vetë qeveria turke duke dërguar në Kosovë Xhavit Pashën me 10 mijë ushtarë për të mbledhur taksat dhe për të rekrutuar me forcë në ushtri të rinj shqiptarë që t’i degdiste në viset e largëta të perandorisë. Kjo e revoltoi popullin, i cili jo vetëm s’i pranoi këto kushte, por u përgjigj me pushkë duke e detyruar Xhavit Pashën të kthehej me turp në Stamboll. Për hir të së vërtetës, kryengritja ishte një vetëmbrojtje  dhe jo mirë e organizuar. Njëkohësisht ajo na dha neve dhe deputetëve në Stamboll  mësimin e madh se liria fitohet me luftë. Ne u bindëm se propaganda  që bëmë në popull i jepte frutet e saja shumë shpejt , prandaj e shtuam atë më shumë.”

 Kryengritja e përgjakshme e vitit 1910/

 Kjo kryengritje , sipas Prof. Ahmet Gashit, s’ishte më spontane, por e organizuar, ndonse jo ashtu sikurse duhej.  Ajo u shtri pothuaj në tërë Vilajetin e Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë rreth 30 mijë vetë. Kërkesat që ata shtronin ishin të gjitha kombëtare, konkrete . Po të pëfundonte me sukses, ajo na siguronte autonominë politike.

Për organizimin e kryengritjes u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme, njëra në Rrafsh të Dukagjinit, e prirë nga Isa Boletini dhe tjetra në Gjilan e prirë nga Idriz Seferi.

Më parë, dy udhëheqësat janë takuar njëri me tjetrin në klubin tonë dhe kanë përcaktuar detyrat taktike dhe strategjike. Kërkesat i hartoi kryesia e klubit. Ndër këto ishte mobilizimi i Shalës, Llapit dhe Rrafshit të Dukagjinit dhe vendosja e lidhjeve me Islam Spahinë e Lumës. Idriz Seferi mori përsipër  të mobilizonte Luginën e Preshevës, Anamoravën dhe Fushën e Kosovës me malësi bashkë me Hasan Budakovën dhe Ahmet Mollasylën e Shtimes. Kurse ne si klub morëm përsipër të propagandonim me shkrim e me gojë në popull, duke ua lexuar shtypin turk dhe të huaj  lidhur me ngjarjet e kryengritjes. Do të hartonim kërkesat e kryengritësve për qeverinë osmane. Këto kërkesa do lexoheshin në mbledhjen e Gjilanit nga Nazmi Gafurri dhe do dërgoheshin për botim në gazetat përparimtare turke dhe jashtë shtetit.

Kryengritja do të fillonte në ditët e para të prillit, fillimisht nga Idriz Seferi në Grykën e Kaçanikut, pastaj nga Isa Boletimi në Grykën e Sirenave (Ceralevë) dhe në Grykën e Jezercit nga Hasan Budakova e Ahmet Mollasyla.

Ja, cilat ishin këto kërkesa që do t’i dorëzoheshin qeverisë osmane:

1-     Do ta njohim për mbret Sulltan Mehmetin e Dytë, vetëm atëhere kur ai të mos përzihet në punët e brendëshme të Shqipërisë, që do qeveriset vetë nën hijen e Sulltanit.

2-     Të gjithë shqiptarët do ta derdhin gjakun, por nuk do t’i lëshojnë kurkujt asnjë pëllëmbë tokë.

3-     Të rinjtë shqiptarë ta kryejnë shërbimin ushtarak në Shqipëri dhe me oficerë shqiptarë.

4-     Qeveria do të mbajë shkollat shqipe duke i dërguar paratë te paria e vendit.

5-     Të quhet Shqipëri gjithë toka e katër vilajeteve, atij të Kosovës, të Manastirit, Janinës dhe Shkodrës. Këto vilajete të qeverisen me nëpunës shqiptarë me kabinete më vete.Në mbledhjen e Gjilanit, pas shumë debatesh, këto kërkesa u miratuan duke kapërcyer frikën që kishin disa delegatë se mos gjoja Turqia do ta merrte si një prirje për shkëputje nga ajo. Madje, për këte arsye, pati një farë zbutje të tyre.  Menjëherë kërkesat u përcollën te gazeta “Shqypja e Shqypnisë” në Sofie . Më 13 maj, këto i botoi edhe gazeta “Korça”.

Ishte e qartë se do të kishte luftë, në rast se qeveria osmane nuk do t’i merte parasysh këto kërkesa, gjë që ndodhi në Grykën e Kaçanikut, në atë të Sirenave, të Jezercit, Llapit, Shalë e Rrafsh të Dukagjinit, siç përmendëm më lart. Në këto luftime heroizmi i shqiptarëve ishte i papërshkrueshëm.

Qeveria osmane dërgoi gjeneralët e saj më të zotë, si  vetë ministrin e luftës Mahmut Pashën me 50 mijë ushtarë, gjë që ndodhte vetëm kur kishte luftë me ndonjë perandori tjetër.

Interesant, se ndërkohë i tërë shtypi ballkanas dhe i Evropës doli kundër shqiptarëve me përjashtim të ndonjë gazete si “O’Pirros” e Greqisë.

Haki Pasha kish deklaruar në Këshillin e Ministrave në janar 1910: “Rreziku më i madh Turqisë i vjen nga shqiptarët si komb , më shumë se nga gjithë kombet e tjerë. Është një tmerr i vërtetë, në se ky komb zgjohet nga gjumi i rëndë dhe mëkëmbet, ditunohet në gjuhën e vet, përndryshe Turqinë  Evropiane e merr lumi”. ( Mr. Aliriza Selmani në veprën “Gjilani me rrethinë”, faqe 107).

Gazeta e Beogradit “Mali Journal” lidhur me kryengritjen në fjalë (1910), shkruante: “Serbia lypset me të shpejtë të kërkojë nga Turqia sanxhakun e Novi Pazarit, ta blejë ose ta marrë me qira. Veç kësaj, lypset që Serbia e Mali i Zi t’i përgatisin të gjithë fuqitë e tyre që t’i ndihmojnë Turqisë ta shuajë kryengritjen shqiptare, se kjo është në interes të Serbisë e të Turqisë”.

Dihet se nga Serbia e Mali i Zi këte “ndihmë” kemi pasur, po nga Turqia!? Prandaj nostalgjikët e sotëm t’i heqin shpresat! (Gani Ratkoceri- “Idriz Seferi dhe Lëvizja Kombëtare në Kosovën Juglindore”, faqe 209).

Ndërsa gazeta greke “O Pirros”, Nr 354 shkruante: “Rëndësi ka shkaku i kryengritjes, politika e cila e qeveriste këte kryengritje, tregoi se kombi shqiptar, ndonse është i pamësuar, u tregua më i mënçur nga të gjithë politikanët turq dhe nga gjithë të diturit e Patrikanës sonë. Kombi shqiptar ngriti flamurin e kryengritjes. Punë më e mënçur e më diplomatike nuk mund të bëhet” (G.R. po aty faqe 213)

Kryengritja zgjati tre muaj dhe pati një rëndësi të madhe se u dha shqiptarëve të kuptojnë, sipas Profesor Gashit, se, po të bashkohen të katër vilajetet në një kryengritje të përgjithëshme, të udhëhequr nga një shtab i përgjithshëm me atdhetarë intelektualë, siç ishin Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj, armiku shekullor nuk ishte më i pathyeshëm. Dhe ata kështu bënë në vitin 1912 duke e fituar autonominë politike. Ndërsa perandoria osmane mori një plagë të pashërueshme e cila e shpuri atë në varr në Ballkan.

Shtypi shqiptar i asaj kohe, që botohej jashtë shtetit dhe brenda teritoreve shqiptare, e quajti atë kryengritje si të organizuar dhe të përgjithëshme.

Gazeta “Flamuri”, që botohej në Boston të SHBA, shkruante: “Vetëdija që intelektualët kombëtarë   po punojnë e po propagandojnë për një qëllim të drejtë, ua shton trimërinë edhe më shumë kryengritësve. Kjo kryegritje ka një karakter të përgjithshëm se edhe të krishterët luftojnë tok me myslimanët kundër armikut tonë” (11 maj 1910).

Pas rënies së kryengritjes, ushtria osmane, e prirë nga gjeneralët e saj gjaksorë, kreu krime të papërshkrueshme në popullsinë civile , në gra e fëmijë, e pleq. U dogjën fshatra të panumurt, u shkatërrua ekonomia, iu konfiskuan pasuritë kryengritësve, u mblodhën armët me dhunë, me qëllim që shqiptarët të nënshtrohen një herë e përgjithmonë. Megjithatë, këtij qëllimi nuk iu arrit kurrë. Gazeta “Flamuri” i përshkruante kështu masakrat që ndodhën: Ushtria turke ka prerë pjepra  në bostanet e Kosovës, ka pre gra , fëmijë e pleq, por jo kryengritës” (24 qershor 1910).

Kjo ishte kaq e vërtetë sa pa mbërritur ende në Stamboll ministri dhe gjeneralët e tij, ia nisi kryengritja e Malësisë së madhe më 1911 dhe pas saj Kryengritja e Përgjithëshme Shqiptare, që e varrosi Turqinë evropiane.

 Ngjarjet e vitit 1911 në Parlamentin Osman/

 Sipas kujtimeve të Prof. Gashit, të vërtetuara nga dokumentet arshivore dhe shtypit të kohës, pas rënies së Kryengritjes së Vitit 1910,  në parlamentin osman u fuqizua lufta e dy deputetëve shqiptarë, djaloshit guximtar Hasan Prishtina dhe plakut të mënçur Ismail Qemali. Kjo solli, me përkrahjen e deputetëve jo turq, në shpërndarjen e Parlamentit në dhjetor 1911. Në shkurt të atij viti, Ismail Qemali demaksoi në parlament mizoritë e ushtrisë turke në Kosovë, vetë qeverinë xhonturke dhe kryeministrin Haki Pasha. Ky i fundit u përgjigj ashpër, ndërsa një deputet i Serezit, përkrah Ismailit, e goditi Ismailin me shpullë. Në këte çast, të gjithë deputetët shqiptarë protestuan duke u ngritur në këmbë, duke e konsideruar këte gjest një fyerje të ëndë për shqiptarët. Madje, Hasan Prishtina, për të çuar në vend nderin e Shqipërisë, e ftoi menjëherë në duel deputetin turk.Të nesërmen të gjitha gazetat turke dhe të huaja shkruan për ngjarjen. Ndërsa në Prishtinë siç thotë Prof. Gashi, “ne u njoftuam  për sa kishte ndodhur  dhe mblodhëm kryesinë e Klubit. Lajmëruam të gjithë aktivistët, të cilët kërkuan t’i dërgonim menjëherë një telegram Hasan Prishtinës me këte përmbajtje: “Ju jeni njeriu më i shtrenjtë për kombin shqiptar, prandaj zgjidhni, ju lutem, cilindo nga ne për të bërë duel me deputetin turk”.

Por , incidenti në fjalë u mbyll falë mënçurisë dhe urtësisë së Ismail Qemalit, pasi shqiptarët i prisnin shumë punë të tjera të mëdha. Dhe vërtet, kështu ishte.

Diskutimet që bënin deputetët shqiptarë në parlamentin turk i bëheshin të njohura Prof. Gashit në Klubin e Prishtinës nga aktivistët kombëtarë në Stamboll me anë të telegrafit dhe ky mandej ua shpërndante ato klubeve të tjera në qytetet e Kosovës, duke dhënë porosi që , me këte rast, të organizoheshin tubime , të sqarohesh populli e të përgatitej ai psikologjikisht për kryengritjen e madhe që po afronte.

 Vizita e Sulltan Reshatit në Kosovë/

 Sulltani shpalli një amnisti të përgjithëshme për të gjithë kryengritësit dhe prijësit e tyre dhe premtoi t’u paguante atyre edhe dëmet materiale, gjithnjë me qëllim që ta zbuste situatën. Për këte,  erdhi në Kosovë vetë sulltan Reshati V, që ishte edhe kalif ( i pari i fesë myslimane). Shtypi i bëri kësaj vizitë një jehonë të gjërë. Siç kujton Prof. Gashi  “ne morëm porosi nga Hasan Prishtina që sulltani të mos pritej në asnjë mënyrë me nderime nga populli në Prishtinë, që ta kuptojë edhe ai se shqiptarët s’kanë më punë me osmanllinjtë. Hasani theksonte që të bëhej kujdes me fanatikët myslimanë që besonin se “pa Sulltanin s’lind as Dielli”, të mos mashtroheshin nga hoxhallarët që shfrytëzonin çdo festë fetare për propagandimin e sulltanit. Kishim dijeni që konsullata serbe në Prishtinë, nga ana e saj, po punonte që serbët të dilnin familjarisht në rrugë e ta nderonin sulltanin duke i dhënë të kuptonte atij se sanxhaku i Prishtinës banohej kryesisht nga serbë e jo shqiptarë. Nga ana jonë, u bë një punë e madhe për ta shmangur këte duke i trëmbur serbët se gjoja malet janë plot me kryengritës, që mund t’u sillnin pasoja familjeve të tyre pas largimit të sulltanit. Kështu sulltani u prit vetëm nga disa kureshtarë të moshuar që e quanin veten turq”.

Autoritetet ftuan posaçërisht udhëheqësit e kryengritësve , midis tyre Idriz Seferin dhe Isa Boletinin që të dilnin në takim me sulltanin. Sulltani i shoqëruar nga Hasan Prishtina e pyeti valiun e Kosovës se ku janë këta burra, por ky s’dinte se çfarëë të thosh. Ndërkohë Hasani tha: “Shkëlqesi , këta burra nuk mund të takohen me ju, sepse ushtria juaj me në krye ministrin e luftës Mahmut Pashën dhe Dërgut Pashën, ka bërë barbarizma të mëdha në tërë Vilajetin e Kosovës e krahina të tjera shqiptare. Ende duket zjarri nëpër shtëpijat e shqiptarëve. E pra, gjaku që u derdh e vazhdon të derdhet në Vilajetin e Kosovës e gjetkë, nuk mund të shkelet me këmbë. Prandaj, ata dy kreshnikë  mund të takohen me ju vetëm atëhere kur ju ta njihni zyrtarisht autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet”.

Sulltani tërë zëmërim lëmonte mjekrën e bardhë e thatime, ndërsa valiu dhe autoritetet më të larta që e shoqëronin shtrëngonin nofullat dhe dridheshin nga zemërimi.

Kështu vizita e Sulltanit dështoi e bashkë me të edhe politika xhonturke, sepse shqiptarët nuk u besonin më fjalëve të bukura e boshe në emër të islamizmit dhe unitetit midis shqiptarëve dhe turqve që nuk ekzistonte më. Ata kështu shprehën vendosmërinë e tyre se s’donin të qendronin më nën hijen e sulltanit dhe të Kalifit, por donin të dilnin më vete, pra, të pavarësoheshin. Këte e vërtetoi më së miri kryengritja e një viti më vonë, pas vizitës.

Sapo u largua sulltani, në Prishtinë zbritën heronjtë e Kaçanikut, të Grykës së Sirenës (Ceralevës), Jezercit, Llapit, Shalës, Bajgorës, Rrafshit të Dukagjinit. (G. Ratkoceri-vepra “Idriz Seferi” faqe 227-228).

Prof. Gashi tregon: “Më lajmëuan të shkoja me ngut në Klub. Sapo hyra  aty më doli përpara kryetari dhe më tha buzagaz: -Ahmet, po të jap një lajm të gëzueshëm, do të vijë në Prishtinë heroi i Kaçanikut. Kështu e quanim atëkohë Idriz Seferin. Gëzimi im qe i papërshkrueshëm, sepse do të shikoja atë që kish tronditur një perandori dhe kishte mbushur faqet e gazetave evropiane, përkundër asaj që propagandonin serbët dhe grekët sikur ne shqiptarët ishim të egjër, jetonim në male e pyje si bisha, nuk kishim fe, as atdhe, dinim vetëm të vidhnim etj etj. Por Idriz Seferi me shokë, kur zuri Grykën e Kaçanikut,  ku kalonte hekurudha që lidhte Stambollin me Ballkanin e brëndëshëm, nuk u bëri asnjë të keqe pasagjerëve dhe tregtarëve të Evropës. (Kështu shkruante atë kohë Risto Siliqi në veprën “Pasqyrë e ditëve të përgjakëshme”).

“Ishte me rëndësi të theksohej se, qëkur kishin nisur kryengritjet, shqiptarët ishin shquar për njerzillëk të madh, nuk e kishin dëmtuar aspak hekurudhën , kishin ruajtur interesat e tregtarëve të Evropës, sa herë që vinte avullorja (treni- G.D.) e tokës. Prita e ushtarëve shqiptarë që rrinin gati me pushkë ngrehur, e ndalte avulloren dhe pasi e kontrollonte e lente të vijonte udhëtimin, pa i bërë asnjë të keqe, pa dëmtuar mallrat , pa grabitur para. Konfiskohej vetëm materiali luftarak që gjëndej në të, ndërsa ushtarët i çarmatosnin dhe i lenin të lirë.”

Pra,  Idriz Seferi me shokë i dha të kuptojë Evropës se ata nuk ishin as të egjër, as hajdutë dhe as shtojcë e perandorisë osmane, ndonse shumica e shqiptarëve ishin kthyer në muhamedanë. Megjithatë, shqiptarët treguan se janë një komb më vete, ashtu sikurse kombet e tjera të Evropës.

Idriz Seferi bëri një vizitë në Klubin e Prishtinës dhe bisedoi përzëmërsisht me antarët e tij. “Kur ne i flisnim me admirim për luftat e tij, ai përgjigjej se “po më lavdëroni ca si shumë..Unë s’do të  kursehem kurrë , por tani na duhet edhe ndihma juaj si shkollarë që ta bashkoni popullin jo vetëm në Kosovë, por në katër vilajetet. Përhapini fjalët që thonë në parlamentin turk Hasan Begi dhe Ismail Begi dhe përdorini gazetat e shkrimet tuaja për bashkim pa dallim feje, sepse në radhë të parë jena shqiptarë, pastaj kena fetë.” Kështu mban mend Prof. Gashi nga biseda me Idriz Seferin në Klubin e Prishtinës.

 Roli i Prof. Gashit në kryengritjen e Përgjithëshme Shqiptare të vitit 1912/

 Kryengritja e vitit 1912 ndryshon shumë nga kryengritjet e tjera të zhvilluara pas lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 për nga organizimi, përmasat, gërshetimi i luftës së armatosur me atë politike në parlament, udhëheqësit  e saj etj. Përmendim se në krye të saj u vunë Hasan Prishtina e Ismail Qemali që krijuan Komitetin e Kryengritjes në të katër vilajetet.Hasan Prishtina deklaroi në parlament: “Në se kjo qeveri nuk ndërron politikën administrative në Shqipëri, në se shqiptarët nuk do t’i gëzojnë të drejtat e  tyre politike, keni për ta pa se do shpërthejnë një varg ngjarjesh të përgjakëshme e të hidhura”

Kur një deputet arab vërejti: -Ç’kuptoni ju zoti Hasan me ngjarje të përgjakëshme e të hidhura?- Hasani iu përgjigj: “Dua të them që në se turqit e rinj e vazhdojnë këte sistem mizor në fushën e politikës së brendëshme, unë kam me qenë ndoshta i pari i atyre që do ta ngre flamurin e kryengritjes”

Kjo deklaratë përpara më se 200 deputetëve, dhe kabinetit turk si dhe miëra dëgjuesve ra si një bombë e vërtetë. Kryeministri, Haki Pasha, u çua në këmbë e tha:

“Me këto fjalë Hasan Begu po ja shtin flakën tërë perandorisë”

Kur dolën nga salla e parlamentit, të gjithë deputetët shqiptarë dhe shqiptarët në Stamboll u përshëndetën njëri me tjetrin gjithë gëzim dhe simpati. Pas këtij fjalimi të zjarrtë parlamenti u shpërnda një herë e përgjithmonë.  Sikur të 27 deputetët shqiptarë , ku bënin pjesë Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Nexhip Draga e Shahin Kolonja, të kishin mundësi të gjithë të luftonin më tej në parlamentin turk, mbase do t’ia arrinin të kishim sot një shtet shqiptar me të katër vilajetet brenda tij.

Kjo Shqipëri do të përfshinte reth 92 mijë km2 . Këte e konfirmon historiani i mirënjohur Italian Antonio Baldacci në veprën “Itineraret shqiptare” botuar më 1917 në Romë. Midis të tjerash, ai thotë: “Konferenca e Londrës e cungoi atë që duhet të ishte sot Shqipëria, duke ia pakësuar sipërfaqen në 28 mijë km2  me një popullsi 800 000 banorë. Por kjo s’është Shqipëria e vërtetë që dëshironin patriotët e saj. Ata donin të katër vilajetet, atë të Shkodrës (10 800 km2 ), të Janinës (17 000 km2 ), të Kosovës (32 900 km2 ) dhe Manastirit (28 500 km2 ), duke i shtuar madje një pjesë të vilajetit të Selanikut (3000 km2 ) gjthsej 92 200 km2 , me një popullsi më shumë se dy miljonë e gjysëm banorë”. (Marrë nga gazeta “Panorama”, 29 tetor 2003).

Pas atij fjalimi të guximshëm, Ismail Qemali e përgëzoi Hasan Begun dhe e ftoi në shtëpi në mbrëmje. Aty biseduan për situatën e re të krijuar, duke arritur në përfundimin se marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe turqve ishin prishur një herë e përgjithmonë. U fol për një kryengritje të përgjithëshme në të katër vilajetet. Për organizimin e saj ata menduan të mblidheshin duke ftuar edhe deputetë të tjerë. Kjo mbledhje u bë në hotel “Pera Palacë” dhe mori emrin “Komploti i Taksimit”.

Në mbledhje ishin Ismail Qemali, Hasan prishtina, Esat Pashë Toptani, Syrja Vlora, Myfit Libohova dhe Azis Pashë Vrioni. Aty u vendos që kryengritja të niste në Kosovë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës dhe menjëherë të ndiqej nga vilajetet e tjera. Ndërsa Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të siguruar njohjen ndërkombëtare dhe armë për 15 mijë luftëtarë si dhe 10 mijë napolona ar që do t’i dorëzoheshin Hasan Begut. Për fat të keq, këto ai nuk mundi t’i siguronte dot. Kryengritja filloi në Kosovë , vijoi në Krujë me Mustafa Krujën, në Mirditë dhe me çetat e Jugut, por jo në mënyrë masive nga vilajetet e tjera, se prijësat e tyre s’e mbajtën fjalën e dhënë.

Fjalimi i Hasan Begut në Parlament pati një jehonë të gjërë në shtypin e perandorisë dhe të Evropës, dhe klubet shqiptare e shfrytëzuan për ta mobilizuar popullin për luftë. Ky i fundit, tashmë ishte përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht që të shkëputej një herë e përgjithmonë nga Turqia  me të cilën lufta ishte e pashmangëshme.

Hasan Prishtina  erdhi menjëherë në Kosovë. Ndalesën e parë e bëri në Selanik, ku kishte edhe familjen. Aty ai u takua me konsujt e Austrisë dhe Britanisë, të cilët i pyeti për qendrimin që do ti mbanin qeveritë e tyre në rast të një kryengritje shqiptare për pavarësi. Mirëpo përgjigjia ishte : as po, as jo. Mandej Hasani shkoi në Shkup, ku u takua me patriotë vendas, që e siguruan për mbështetjen e tyre. Në Kosovë takoi udhëheqësit e kryengritjeve të viteve 1909 e 1910  dhe parinë e vendit, ku, gjithashtu, mori besën për luftë deri në vdekje për liri. Ndalesën e fundit e bëri në Vushtri, në vendlindje, në shtëpinë e Zejnulla Begut, patriot dhe kushëri i tij.

Në atë kohë, perandoria turke mbante në Kosovë 70 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, me Fadil Pashën kryekomandant, me seli në Prishtinë. Mos të harrojmë se atë kohë vetë qyteti i Prishtinës i kishte rreth 12 mijë banorë.

 Ndihmesa e Prof. Gashit në Kryengritje/

 Duke lexuar kujtimet e vetë Profesorit (faqe 13/5), mësojmë për rolin e tij konkret në kryengritje. “ Klubet tona patën bërë një punë të madhe propagandistike për përgatitjen shpirtërore të popullit për kryengritje, në qytete e fshatra, me agjitacion të gjithanshëm, që njerëzit të bëheshin gati për ditën e madhe të hakmarrjes. Kjo ditë, siç dihet, u caktua nga “Komploti i Taksimit”, prej një grupi deputetësh shqiptarë, ku shquheshin Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina. Hasani vetë erdhi në Shkup në maj 1912 e mandej në Vuçiternë (Vushtri) si dhe në qytete të tjera të Kosovës, ku u njoh nga afër me përgatitjet e bëra për këte qëllim. Në Vuçiternë më thirri edhe mua së bashku me katër shokë të mi besnikë. Shkuam te ai, në shtëpinë e Zejnulla Begut, i cili e kish pasë propozuar Hasanin për deputet të Prishtinës, pasi vetë Zejnullahu gëzonte autoritet të madh në popull, ndërsa Hasan Begun ende nuk e njihnin mirë, pasi familja e këtij banonte në Selanik e Stamboll. Ne i folëm Hasanit për punën që kishim bërë në Prishtinë e në qytete të tjera të Fushës së Kosovës për ta përgatitur popullin psikologjikisht dhe fizikisht për luftë.  Mandej ai na përgëzoi dhe na udhëzoi gjithësecilin. Mua më ngarkoi detyrat më të vështira, pasi më njihte më mirë që në Stamboll. Unë duhet të bëja takime të shpeshta me një kapiten shqiptar të Shtabit Madhor të ushtrisë turke, për të cilin më dha edhe një letër rekomandimi; të merresha me ndërlidhjen  me fuqitë kryengritëse, në mes Llapit e Gollapit, duke lajmëruar patriotin Xhemal Prishtina për çdo lëvizje të ushtrisë turke në ato anë, si dhe për vendet e pozicionet e ushtarëve turq; të propagandoja nëpërmjet rinisë dhe qytetarëve të Prishtinës te ushtarët e thjeshtë turq  që ata të arratisen e të mos luftojnë kundër shqiptarëve; kur të nisë lufta, mos të qëllojnë kundër kryengritësve por vetëm kundër oficerëve të vet  etj; të krijoja panik të madh në qytetin e Prishtinës duke nxitur mbylljen e të gjitha dyqaneve, sapo të niste operacioni ushtarak e sapo të dëgjoheshin të shtënat e topave bombardues në anët e Llapit; të zgjidhja me short tre trima, të gatshëm me vdekë për çeshtjen e shenjtë kombëtare për ta vrarë komandantin e ushtrisë turke në Kosovë, Fadil Pashën, në rast se ai nuk do jepte urdhërin e tërheqjes së ushtrisë që e rrethone Prishtinën, nga llogoret në kazerma, kur të niste lufta.

Të gjitha këto detyra unë i kreva më së miri, natyrisht me ndihmën e shokëve.

Kështu, unë kreva takime të fshehta personale me oficerin shqiptar të Shtabit Madhor të ushtrisë turke, sipas rekomandimit të Hasan Begut. Nga ai merrja lajme për lëvizjet e ushtrisë turke, pozicionet e saj, numrin etj

Këto informata ia përcillja Xhemal Prishtinës (vërej se Hasani s’kishte farefisni me këte të fundit, vetë mbiemri i Hasanit është Pallanca, por i mbiquajt Prishtina nga që u zgjodh deputet i Prishtinës- G.R.)

Oficeri i shtatmadhorisë më tregoi, ditën e fundit të takimit, edhe orën kur do niste bombardimi nga ana e Llapit, një lajm ky me shumë vlerë, që ia njoftova gjithashtu Xhemalit.

Propagandova ndër ushtarët e thjeshtë turq me ndihmën e të rinjve dhe qytetarëve të Prishtinës. Kjo propagandë i dha vërtet frytet e saj jo vetëm në Prishtinë me rethina por në tërë Kosovën.

Lajmërova qytetarët nëpërmjet kryepleqve, që ditën e fillimit të luftës të mbylleshin të gjitha dyqanet dhe pazari. Nuk u mbyllën vetëm mullinjtë e blojës, furrat e bukës, ndërsa pasanikëve iu bë thirje të dorëzonin vullnetarisht në komisionet e ngritura posaçërisht gjithçka që do t’u kërkohej për luftëtarët që do vinin shumë shpejt në Prishtinë.  Ndonjë që kundërshtonte nga që ishte fanatik turk, e detyronim me forcë, duke e kërcënuar me konfiskim të gjithë pasurisë dhe djegie të shtëpisë. Por kjo nuk ndodhi, sepse edhe ata u bindën. Pra të gjithë e lanë pasurinë e tyre në duar të komisioneve të kryengritjes”

 Organizimi i kryengritjes jashtë Prishtinës/

 Profesori thosh se “kështu si punonim ne në Prishtinë , kështu punohej edhe jashtë saj, kudo në Kosovë”.  Hasan Prishtina , pasi kishte biseduar me pothuaj tërë parinë e Kosovës dhe udhëheqësit e kryengritjes kishmarrë prej tyre fjalën se ata do të ndodheshin në vendet e caktuara, sapo të jepej shënja e luftës.

Me 5 maj Hasani doli në Drenicë dhe lëshoi kushtrimin e luftës, ndaj të cilit u përgjigjën të gjithë menjëherë. Më 21 maj u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjesë 250 delegatë, të dalluar për burrëri, trimëri, zgjuarsi dhe së pari për atdhetari. Kuvendi zgjati 5 ditë dhe aty u muar vendimi për fillimin e kryengritjes në tërë vendin. U ndanë detyrat, frontet kryesore të luftës dhe u caktuan udhëheqësit që do të drejtonin luftëtarët e lirisë. Me beteja të forta u çliruan së pari Rrafshi i Dukagjinit, Kosova Veriore, Tregu i Ri, Mitrovica, Llapi e Gollapi, Kosova Lindore, Lugina e Preshevës, Kumanova, Anamorava, Kaçaniku , Ferizaj.Forcat kryesore kryengritëse iu afruan Prishtinës duke siguruar krahët për çdo të papritur. Hasan Prishtina e vendosi shtabin e tij në fshatin Halivaç, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës. Në Prishtinë ishin përqendruar forcat më të mëdha të ushtrisë turke si dhe vetë kryekomandanti i saj. Topa të panumurt dhe llogore të shumta rrethonin qytetin.

Çlirimi i Prishtinës/

 Siç e dimë, në qytet ishte bërë një punë e madhe propagandistike nga Klubi Shqiptar, ku një drejtues ishte edhe Profesori ynë i nderuar.  Sipas kujtimeve të Profesorit, beteja për Prishtinën ishte mjaft mirë e organizuar, gjë që solli që të mos vriten luftëtarë shqiptarë, por shumë turq, ushtarë e oficerë, sepse shqiptarët kishin zënë pusi kudo gjatë natës. Shumë të rinj qytetarë u bashkuan me fshatarët e ardhur nga Llapi e Gollapi dhe treguan edhe ata trimëri të madhe. 14 korriku gdhiu me gjëmimin e topave që e tundën tërë qytetin. Rrugët ishin zbrazur nga njerëzit. Nga dreka, nisën të shihen karroca të ushtrisë plot me ushtarë të vrarë ose të plagosur. Pazari ishte i mbyllur. Shtabi turk ishte vendosur në ndërtesën e postëtelegrafës, i rrethuar nga qindra ushtarë.

Ishin caktuar ndërkohë, tre trima që të hynin të veshur me rroba oficeresh turq dhe ta vrisnin kryekomandantin turk, në se ky nuk jepte urdhër që ushtria e tij të tërhiqej në kazerma. Trimat kishin nga dy revole dhe bomba me vete . Duke e folur mirë turqishten e ashtu të veshur tepdil, ata arritën të futen në ndërtesën e shtabit dhe e kërcënuan me revole në kokë kryekomandantin turk duke e urdhëruar që ta pushonte menjëhere luftën dhe të urdhëronte tërhqjen e ushtrisë në kazerma. Ata ia aritën qëllimit. Kryekomandanti bashkë me shtabin e vet u shoqëruan në këmbë deri te kazermat nëpër rrugën kryesore të Prishtinës ndërsa populli brohoriste i gëzuar. Të turpëruar, ata dëgjonin parrullat që hidhnin njerëzit kundra osmanëve , për liri, për Hasan Prishtinën etj. Pra, Prishtina u çlirua pa u derdhur gjak në saje të këtyre tre djelmoshave trima (Hajrush Rrepa, Muharrem Ajvazi dhe Esait Haxhi Ajvazi).

Menjëherë komisionet administrative të çdo lagjeje u mblodhën dhe vendosën se kur do të ftoheshin të hynin në qytet luftëtarët e lirisë, në rregull e me disiplinë të plotë, si do priteshin e do të sistemoheshin  nëpër familjet qytetare.

U dërgua një grup lajmëtarësh  për në katër shtabet rreth Prishtinës (përveç Halivaçit  ku ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri), kishte asish në veri të Prishtinës , në Llap nën drejtimin e Isa Boletinit e Zejnullah Beut, në juglindje në Gadime nën drejtimin e Idriz Seferit e të Islam Pirës, në Shtime nën drejtimin e Islam Spahisë nga Luma, Hasan Budakovës e Ahmet Mollasylës.

“Mua, shkruan Profesori,  më caktuan të shkoja drejt e në Halivaç, te Hasan Prishtina vetë.

Kështu, pas disa ditësh në Prishtinë hynë forcat kryengritëse të pritura nxehtësisht nga populli. Prishtina me 12 mijë banorë priti atëkohë 30 mijë luftëtarë!” Vetë Hasan Prishtina kujton: “Komandanti i garnizonit të Prishtinës deshi me ba si Xhaferr Tajari përpara Pejës dhe mori të gjitha masat ushtarake për me e mbrojtë qytetin kundër çdo mësymjeje. Por disa prishtinas trima e ndalën rrezikun e një lufte mizore duke ia vënë koburen në gojë komandantit brenda në zyrën e vet te postëtelegrafa dhe duke e ngushtue atë ta nënshkruajë urdhërin që e ndalonte ushtrinë në llogore me ba çdo kundërshtim, në se kryengritësit dëshirojnë me e marrë qytetin. Populli i qytetit më priti me një entuziazëm të pashoq, i madh dhe i vogël u bashkue me ne.”

Në atë kohë, kur në Prishtinë numri i kryengritësve pat arritur 30 mijë vetë, gazetat e Evropës, si “Times”, “Neu Freu Presse”, “Novoje Vremja” etj. nëpërmjet korespondentëve të tyre shprehnin habinë në dy pika: Si mundën me fitue shqiptarët kundër një ushtrie turke prej 70 mijë vetash? Si shpjegohej disiplina shembullore në radhët e kryengritesve?

Në kujtimet e tij, Prof. Gashi vijon: “Pas takimeve të rastit me krerët e lëvizjes, ne të rinjtë e qytetit u caktuam të shoqërojmë delegatët që do të vinin nga të gjitha anët e vendit dhe disa gazetarë të huaj. Bëhej fjalë për një festë çlirimi jo vetëm për Kosovën, por për tërë Shqipërinë. Serbët patën propaganduar me të madhe se gjoja shqiptarët s’ianë në gjendje të krijojnë shtet, sepse janë injorantë dhe fanatikë. Madje , shtonin ata, shqiptarët po luftojnë për lirimin e sulltan Hamitit që është i internuar në Selanik dhe jo për lirinë kombëtare të tyre. Ata shfrytëzonin sjelljen e ndonjë udhëheqësi si Riza Beg Gjakova e ndonjë tjetër që përhapnin parrulla antikombëtare.  Por, sapo hynë në Prishtinë  krerët e lëvizjes kryengritëse, qeveria turke u rrëzua dhe qeveria e re e krijuar u dërgoi atyre një telegram, duke shprehur gatishmërinë për marrëveshje me ta.

 Kërkesat e shqiptarëve.

 Sapo e mori telegramin, Hasan begu njoftoi tre vilajetet e tjera që të dërgonin delegatë për bisedime me turqit si përfaqësues të një kombi të vetëm. Mirëpo për arsye objektive, këta delegatë nuk mbëritën në kohë, sepse delegacioni turk arriti më shpejt në Prishtinë.  Në mesin e tij ishin pothuaj të gjithë shqiptarë , Ibrahim Pasha nga Manastiri, Ali Danish Prishtina, ministër i Brëndëshëm, Sulejman Pashë Kolonja, senator. Përkthyes kishin nënprefektin e Ferizajt, Avni Gjilanin, që kishte ndihmuar dukshëm lëvizjen tonë.  Kështu u zhvilluan bisedime ndërmjet shqiptarëve atdhetarë dhe shqiptarëve renegatë, përfaqësues të pushtetit turk. Ja si shkruan vetë Hasan Prishtina në ditarin e tij “ Një shkurtim kujtimesh mbi Kryengritjen Shqiptare të vitit 1912” ( botuar në vitin 1921, ribotuar më 1995  nga “Eurorilindja” nën redaktimin e Adem Istrefit dhe Ramadan Musliut). “Që në fillim parashtrova këto kërkesa:

a)      Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë

b)      Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë kombësi shqiptare

c)      Ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri e të komandohet nga oficerë shqiptarë

d)      Veprimet zyrtare në Shqipëri të bëhen në gjuhën shqipe

Mirëpo Ibrahim Pasha i gjykoi këto pika shumë të rënda duke thënë se s’kishte me i pasë hije Shqipërisë me kërkue kësi pikash, sepse populli është muhamedan.. Unë i thashë: – Pashë, feja s’ka të bëjë me kombësinë. Zotnija juaj jeni nga Manastiri, pra shqiptar si unë. Këto pika lypset t’i gjeni tepër të lehta, pra, me i lanë kështu një emër të mirë Shqipërisë”.

 Pra, që në fillim të bisedës Hasan Begu nuk u muar vesh me delegacionin turk të përbërë nga shqiptarë. Më pas, Ibrahim Pasha nisi bisedimet kokë më kokë më udhëheqës të tjerë të kryengritjes , duke i joshur ata me grada e ofiqe. Ndonjëri ra në grackën e tij, si psh Riza bej Gjakova. Nga ana e saj, konsullata serbe nxiste shqiptarët të shkonin në Selanik ta lironin sulltanin, sepse ai qënkej miku i vërtetë i tyre, ndërsa kërkesat kombëtare nuk u duheshin shqiptarëve  etj.

Në fakt lirimi i sulltanit binte ndesh me aspiratat e shqiptarëve që më 1908 dhe 1909 kishin luftuar për rrëzimin e tij. Siç dihet,  Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia ndërkohë po përgatitnin luftën me Turqinë, qëllimi i të cilës do të ishte gllabërimi nga to i katër vilajeteve shqiptare. Kështu, një autonomi politike e katër vilajeteve shqiptare ua prishte krejt planet shteteve shoviniste fqinjë me Shqipërinë..

Deri diku, armiqtë ia arritën qëllimit, sepse, siç thotë vetë Hasani, “kur u nisëm drejt Shkupit, numri i luftëtarëve tanë ishte vetëm 20 përqind e atij të Prishtinës”.

Ky është rezultati i veprimtarisë përçarëse të armiqve tanë shekullorë që përsëritet edhe sot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Kur, vallë, do të bashkohemi vërtet për çeshtjen madhore kombëtare, të kemi kërkesa të njejta të përbashkëta, tani për pavarësinë e Kosovës, për Maqedoninë etj? Zbatimi i kornizës kushtetuese sipas marrëveshjes së Ohrit , dhënia e të drejtave që u takojnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, pakicave kombëtare shqiptare kudo qofshin sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut dhe në fund bashkimi Kombëtar i gjithë trevave shqiptare do të ishin synimet tona kombëtare të përbashkëta. Prof. Gashi thosh shpesh: “Shqipëri quhet vendi ku i thuhet bukës –bukë dhe ujit- ujë.”

Në kushtet e reja të krijuara nga veprimet përçarëse, Hasan Prishtina u detyrua t’i zbusë 14 kërkesat, sidomos kërkesën “të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë” me “me vue në veprim organizimin e krahinave”.ndryshe nuk siguronte dot firmat e gjithë delegatëve tanë. Ndërkohë përfaqësues të Shqipërisë së jugut i telegrafuan Hasan Prishtinës duke e autorizuar atë që t’i përfaqësonte në bisedime.

Pasi paraqiti 14 kërkesat, Hasani u dha afat turqve dy ditë që të mendoheshin dhe të vendosnin. Përndryshe, kryengritësit do të marshonin drejt Shkupit. Përgjigjia nuk erdhi prandaj më 12-14 gusht 1912 kryengritësit hynë triumfalisht në Shkup pa luftë sikurse në Prishtinë, pasi edhe atje të rinjtë dhe populli kishte përgatitur gjithçka më parë. Çlirimi i Shkupit e habiti sërish Evropën e cila dërgoi menjëherë gazetarët dhe vëzhguseit e vet. Luftëtarët e lirisë hynë në Shkup përsëri të disiplinuar dhe të rregult sikurse në Prishtinë. Më në fund, qeveria turke u detyrua t’i njohë 14 pikat e Hasan Prishtinës. Atëhere Hasani njoftoi parinë e tre vilajeteve të tjera që t’i zbërthente dhe t’i zbatonte këto pika.

Koci Grameno shkruan : “Oratorët në fjalimet e tyre shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe thonin që këto do t’i sigurojnë populit shqiptar mundësitë për të përparuar dhe për të ngritur shtetin e vet kombëtar”

Ndërsa Sh. Rahimi në veprën “Vilajeti i Kosovës “ , faqe 127 shkruan : “ Përfundimi i kryengritjes dhe i marrëveshjes me komisionin qeveritar shkaktoi shqetësim të jashtëzakonshëm  në qeveritë e shteteve shoviniste të Ballkanit, sepse me këte kuptohej autonomia e Shqipërisë dhe rrezikoheshin interesat e tyre në ato vise të Ballkanit. Prandaj Greqia propozoi të niste menjëherë lufta për t’i thyer shqiptarët. Këto shtete ndërhynë te Turqia, te shtatë Fuqitë Evropiane e sidomos te Rusia dhe Franca që shqiptarëve të mos u jepej autonomia”

Miss Edith Durham shkruan: “ Shqiptarët e Kosovës ngritën krye. Këte herë ata hynë në Shkup dhe u sollën në mënyrë shembullore, sikurse dëshmuan konsujt e huaj atje. Kur turqit e panë rrezikun që shqiptarët të marshonin drejt Manastirit kërkuan menjëherë armëpushim dhe pranuan ta njohin Shqipërinë si krahinë autonome (me katër vilajetet, të Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe një pjesë të Manastirit..) Ky triumf i shqiptarëve i elektrizoi shtetet ballkanike, sepse secili prej tyre në mendjen e vet kishte prerë me thikë një ngastër të Shqipërisë për veten e vet. Këto shtete qenë bashkuar në një pikë: Shqipëria duhet të prishet!”

Vetë Prof. Gashi  shkruan kështu: “Me ngadhnjimin e kryengritjes së vitit 1912 ne fituam autonominë për gjithë Shqipërinë, por çfarëë të bënim që plasi Lufta e Parë Ballkanike”(Marre nga libri-PROFESOR AHMET GASHI, “MËSUES I POPULLIT” RILINDASI I FUNDIT  – Vijon)


[1] Gani Demri “Idriz Seferi” f 102

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Gashi, Gani Ratkoceri, Rilindasi i fundit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 502
  • 503
  • 504
  • 505
  • 506
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT