• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAPËT PIU II-TË DHE KALISTI III-TË JU SHKRUAJNË PRELATËVE SHQIPTARË TË DURRËSIT E SAPËS NË SHEKULLIT XV-TË

February 22, 2023 by s p

Ilustrimi 1. Faqja 1v e Statutit të Drishtit ku eshte Letra e Papes Piu II
Ilustrimi 2. Faqja 2r e Statutit të Drishtit ku eshte Letra e Papes Kalisti III

Kësaj radhe po botjmë dy letra të Papëve Kalisti III-të dhe Piu II-të nga vitet 1456 respektivisht nga viti 1463. Letrat në origjinal janë në gjuhën latine dhe ruhen në Arkivin Apostolik të Vatikanit. Pos tejshkronjëzimit në gjuhën latine, përkthimit në gjuhën shqipe, ne po botojmë edhe faksimilet e origjinalit që ruhen në dorëshkrimin e Stauteteve të Kishës Katedrale të Drishtit. Me këtë rast dëshirojmë ti kthejmë përgjigje:  lalë Zef Chiaramonte-s se ne zakonisht në botimet tona sjellim dokumentet e tejshkonjëzuara në gjuhën origjinale, të përkthyera në shqip, dhe të shoqëruara me faksimile. Por, për shkak të natyrës së Diellit,  duke mos dashur të keqpërdorim mirësinë dhe mundësinë që na ka ofruar editori i Diellit  Dr. Sokol Paja, ne nuk i botojmë ato, por çdo herë, pa asnjë përjashtim, japim vendodhjen/signaturën  e saktë të dokumenteve, burimin dhe institucionin: Arkivin apo Bibliotekën, ku ruhen ato.  Jemi të vetëdijshëm që nuk janë të shumtë ata që kanë përgaditje profesionale paleografike për të  lexuar e studiuar dokumentet në faksimile, dhe për fat të keq, është një numër shumë i  pakët i aytre që mund të kuptojnë tejshkronjëzimin në latinisht.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Më 16 prill të vitit 1463, Papa Piu II-të i drejtohet me një letër kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit me të cilën i kërkon që të rishikohen edhe një herë Stautet e Kishës Katedrale të Drishtit, për të cilat, paraardhësi i tij, Papa Kalisti III-të kishte ngarkaur me detyrë që ato ti kontrollonte dhe ti aprovonte, ipeshkvin e Sapës, Gjergjin.

Menjëher pas letrës së Papës Piu II-të, po botojmë edhe letrën e Papës Kalisti III-të, e cila është e lëshuar me datën 10 qershor të vitit 1456. 

Të dy letrat janë të tejshkornjëzuara në gjuhën latine, duke ju përmbajtur saktësisht origjinalit dhe duke ruajtur tërësisht gjuhën dhe terminologjinë e kohës. 

Ne kemi bërë përkthimin në gjuhën shqipe, i cili vjen menjëher pas tejshkronjëzimit latinisht. Gjatë përkthimit ju kemi përmbajtur origjinalit latinisht, duke mos bërë ndërhyrje apo shmangje, edhepse në disa raste kemi vërejtur se një gjë e tillë do ishte e arsyeshme. 

Në të dy letrat ajo nga viti 1456 dhe tjetra na viti 1463, të dy Papët Kalisti III-të dhe Piu II-të, trajtojnë çështjen e Stautetve të Kishës Katedrale të Drishtit duke u kujdesur që ato të mos bien në kundërshtim me të drejtën kanonike dhe rregullat e Kishës në njërën anë dhe në anën tjetër ato të përfshijnë në brendinë e tyre edhe të drejtën vendore zakonore, e cila ishte aplikuar më parë në ipeshkvinë e Drishtit. Është më rëndësi të ceket, se këto statute, të konfirmuara nga imzot Pal Engjëlli, kryeipeshkëv i Drishtit, duke qenë konform të drejtës kanonike dhe duke përmbajtur edhe zakonet vendore të shqiptarëve janë zyrtarizuar dhe miratuar më 12 janar të vitit 1468, pasiqë liria e besimit dhe liritë tjera, në shtetin e Gjergj Kastriotit Skendërbeut gëzonin përkrahje dhe mbështetje shtetërore dhe institucionale.

***************

Letra e Papës Piu II-të drejtuar kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit – varianti origjinal i tejshkronjëzuar në – gjuhën latine

Pius papa II. venerabilis frater et dilecte fili, salutem et apostolicam benedictionem. 

Exponi fecerunt nobis dilecti filii, capitulum et canonici Drivastenses, quod felicis recordationis Calistus papa III, predecessor noster, episcopo Zapatensi eius nomine non expresso suis litteris dedit in mandatis ut ordinationes et statuta per eos condita et, quotiens opus fuerit, condenda, rationa-bilia et honesta auctoritate apostolica confirmaret. 

Verum qum ante presentationem ipsarum litterarum bone memorie Georgius, episcopus Zapatensis, fuerit vita functus et extunc ecclesie Zapatensi nullus in episcopum fuerit prefertur, ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt, supplicatum est nobis humiliter ut sibi de oportuno remedio providere dignaremur. 

Nos igitur, nolentes ut littere predicte suo fruste-ntur effectu, huiusmodi supplicationibus inclinati discretioni vestre committimus per presentes quatenus litteras predictas, si est ita, exequamini, vel alter vestrum exequatur perinde ac si vobis directe fuissent, decernentes irritum et inane quicquid contra ordinationes et statuta hui-smodi rationabilia et honesta que duxeritis confir-manda a quoquam quavis auctoritate forsan attemptatum est ac si per dictum episcopum Zapatensem vigore indulti predicti fuissent confirmata, in contrarium facientibus non obstantibus quibuscumque. 

Datum Rome, apud Sanctum Petrum sub anulo piscatoris, die XVI aprilis MCCCCLXIII, pontificatus nostri anno quinto, Eneas de Piccolomini.

Në pjesën e pasme të  letrës (në verso), të shkruar në pergamen ka këtë shënim:

Venerabili fratri et dilecto filio archiepiscopo Dyrrhachiensi et archidiacono Scutarensi, ac cuilibet eorum.

*************

Përkthimi në gjuhën shqipe i letrës së Papës Piu II-të: drejtuar 

Kryeipeshkvit të Durrësit – imzot Pal Engjëllit

Vëllait të nderuar dhe birit të dashur kryeipesh-kvit të Durrësit dhe kryedhjakut të Shkodrës, dhe cilitdo prej [njerëzve] të tyre. 

Papa Piu II [i uron] shëndet dhe bekim apostolik vëllait të nderuar dhe birit të dashur. 

Bijtë tanë të dashur, kapitulli dhe kanonikët e Drishtit na kanë parashtruar se paraardhësi ynë, papa Kalisti III, i lumtur qoftë kujtimi i tij, ka urdhëruar në emër të vet, por pa ndonjë shkresë ipeshkvin e Sapës që t’i konfirmonte me autoritetin apostolik si të arsyeshme dhe të ndershme urdhëresat dhe statutet e vendosura prej tyre dhe që duhen hartuar sa herë të jetë e nevojshme. 

Mirëpo, meqenëse përpara se të paraqitej kjo letër i ndjeri Gjergji, ipeshkvi i Sapës, u nda nga kjo jetë dhe që prej asaj kohe nuk është emëruar asnjë tjetër si ipeshkv i kishës së Sapës, dhe meqenëse vetë kapitulli dhe kanonikët kanë redaktuar disa statute, me përulje na u lutën që të kishim mirësinë t’i gjenim një rrugëdalje kësaj çështje. 

Prandaj ne, duke mos dashur që letra e lartpërmendur të kalojë pa efektin e duhur, të shtyrë nga të tilla lutje ia besojmë urtësisë suaj që, nëse është kështu, ta zbatoni ju ose ndonjëri prej jush atë sikur t’ju drejtohej juve, duke shpallur të pavlefshme dhe të kotë çdo gjë që bëhet në kundërshtim me të çdo gjë të tentuar nga çfarëdo lloj autoriteti kundër urdhëresave dhe statuteve që ju ose i lartpërmenduri ipeshkv i Sapës i keni gjykuar se duhen konfirmuar si të arsyeshme dhe të ndershme me anë të indulgjencës së lartpërmendur. 

Lëshuar në Romë, pranë Shën Pjetrit nën unazën e peshkatarit, me 16 prill 1463, në vitin e pestë të pontifikatit tonë, Enea Pikolomini.

Në pjesën e pasme (në verso) të  letrës së shkruar në pergamen (në verso), ka këtë shënim:

Vëllait të nderuar dhe birit të dashur kryeipeshkvit të Durrësit dhe kryedhjakut të Shkodrës, dhe cilitdo prej [njerëzve] të tyre.

*************************

Letra e papës Kalisti III-të, drejtuar ipeshkvit të Sapës – Imzot Gjergjit – varianti origjinal i tejshkronjëzuar në gjuhën latine

Calistus episcopus, servus servorum dei, venerabili fratri episcopo Zappatensi, salutem et apostolicam benedictionem. 

Ex debito ministerii pastoralis, quo ecclesiaomnium regimini presidemus, ad eaper qui earundem presertim cathedralium ac in illis divinis laudatibus debitarum personarum demutatibus qum divini (f. 2r) cultus propagatione succuratur libenter intendimus. A hiis que propterea intendisse comperimus ut illibata persistant apostolicis muniminis libenter committimus addici firmitatem. 

Cum itaque, sicut exhibita nobis nuper pro parte dilectorum filiorum capituli et canonicorum ecclesie Drivastensis petitio continebat, interdum contingat, quod novis emergentibus causis atque negotiis novis in ipsa ecclesia statutis et ordinati-onibus opus existat. Et propterea nec non pro reformatione et statu prospere dicte ecclesie illiusque utilitate ac personarum in ea degentium directione et divini cultus augmento ipsos, capitulum et canonicos, nonnulla rationabilia et honesta statuta et ordinationes edere expediat pro quorum singulorum confirmatione eis valde difficile redderetur ad apostolicam sedem habere recursum. Pro parte capituli et canonicorum eorundem nobis fuit humiliter supplicatum, ut super hiis oportune providere de benignitate apostolica dignaremur. 

Nos itaque de premissis certam notitiam non habentes huiusmodi supplicationibus inclinati fraternitati vestre de qua in hiis et aliis specialem in domino fiduciam obtinemus per apostolica scripta committimus et mandamus quatenus ad requisitionem capituli et canonicorum eorundem, quotiens opus fuerit, statuta et ordinationes per ipsos edenda huiusmodi dummodo rationabilia et honesta sint, ac rite et rationabiliter processerint, auctoritate apostolica aprobes et confirmes; eaque robur perpetue firmitatis obtinere ac inviolabiliter observari facias et decernas, suppleasque. Omnes et singulos deffectus, si qui forsan intervenerint in eisdem, contradictores per censuram ecclesiasticam appellatione postposita compescendo, non obstantibus quibuscumque aliis statutis et consuetudinibus dicte ecclesie, etiam iuramento, confirmatione apostolica vel quacumque firmitate alia roboratis, ceterisque contrariis quibuscumque. 

Datum Rome apud Sanctum Petrum. Anno incarnationis dominice MCCCCLVI quarto Idus Junii [f. 2v] pontificatus nostri, anno secundo.

Për llogaritjen e kësaj date veprohet kështu: nga idus Junii që është 13 qershor heqim shifrën 4 që qëndron përpara idus Junii, dhe datës 9 që del i shtojmë 1. Për llogaritjen e datës shih Collins Latin Dictionary Plus Grammar, “Grammar and Verb Tables,” f. 78. Shih gjithashtu edhe kalendarin e ofruar nga Torstein Jørgensen & Gastone Saletnich SYNDER OG PAVEMAKT. Botsbrev fra Den Norske Kirkeprovins og Suderøyene til Pavestolen 1438-1531. /Diplomatarium Poenitentiariae Norvegicum/, f. 212-213, si dhe A. Cappelli, Cronologia, Cronografia e Calendario Perpetuo dal Principio dell’èra Cristiana ai nostri giorni, 173, 272.

*************

Përkthimi në gjuhën shqipe i letrës së Kalisti III-të: drejtuar Ipeshkvit të Sapës 

imzot Gjergjit

Ipeshkvi Kalist, shërbëtor i shërbëtorëve të Perëndisë, shëndet dhe bekim apostolik vëllait të nderuar ipeshkvit të Sapës. 

Për hir të detyrës së shërbimit baritor, me të cilin kryesojmë qeverisjen e të gjithë kishës, me dëshirë synojmë që me përhapjen e kultit hyjnor të kontribuohet në atë për të cilën [janë krijuar] katedralet, në lëvdatat hyjnore dhe në ndërrimin e borxheve [detyrave] të njerëzve. Meqenëse informohemi që këta synojnë të ruajnë të pacënuar mbrojtjen apostolike, i urdhërojmë që me vullnet të lirë t’i kushtojnë qendrueshmërinë [e tyre]. 

Prandaj meqenëse, siç përmbante kërkesa që pak kohë më parë na u paraqit nga ana e bijve të dashur të kapitullit dhe kanonikëve të kishës së Drishtit, ndodh nganjëherë, që për shkaqe të reja që dalin në pah, dhe për vështirësi të reja, janë të nevojshme statute dhe urdhëresa në atë kishë. Veç kësaj, ia vlen që për reformimin dhe mbarësinë e kishës në fjalë, për dobinë e saj, për drejtimin e personave që jetojnë aty, si dhe për rritjen e kultit hyjnor, ata vetë, bashkë me kapitullin dhe me kanonikët, të shpallin disa statute dhe urdhëresa të arsyeshme dhe të ndershme për konfirmimin e një-për-një të të cilave ata do ta kishin të vështirë t’i drejtoheshin Selisë Apostolike. Nga ana e kapitullit dhe e vetë kanonikëve na u parashtrua përulësisht lutja që për hir të mirësisë apostolike, ne  t’u gjejmë zgjidhjen e duhur këtyre çështjeve.

Duke mos pasur njoftime të sigurta për rrethanat në të cilat janë bërë të tilla lutje, dhe meqë në sajë të Perëndisë kemi besim të plotë në ty për të tilla punë dhe të tjera, me anë të shkresës apostolike po të ngarkojmë ty si vëlla, dhe po të porosisim që, sipas kërkesës së kapitullit dhe të vetë kanonikëve, të aprovosh dhe të përforcosh me autoritetin Apostolik Statutet dhe Urdhëresat që duhet të shpallen prej tyre, sa herë që ta kërkojë nevoja, mjaft që ato të jenë të arsyeshme dhe të ndershme e të zbatohen ashtu si duhet dhe siç e kërkon arsyeja; dhe të përpiqesh e të vendosësh që ato të fuqizohen njëherë e mirë dhe të respektohen pa u shkelur. Edhe nëse rastësisht mes tyre shfaqen të meta në kundërshtim me sa u tha, atëherë ti me anën e Censurës kishtare me apelim të pastajmë t’i anullosh dhe t’i zëvëndësosh të gjitha, pavarësisht se aty mund të ketë disa statute dhe zakone të tjera të kishës në fjalë të përforcuara me anë të betimit, të konfirmimit apostolik ose me çfarëdo përforcimi tjetër, dhe disa të tjera në kundërshtim me sa u tha.

Lëshuar në Romë, pranë Shën Pjetrit, në vitin 1456 të mishërimit hyjnor, me datën 10 qershor, në vitin e dytë të pontifikatit tonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

MËSIMET E NXJERRA PAS 12 MUAJ LUFTIMESH RUSI-UKRAINË

February 21, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Vizita e presidentit Joe Biden në Ukrainë, ishte një vizitë me rëndësi historike, pasi jo vetëm dha mesazhin se e gjithë bota e qytetëruar është kundër masakrave që po realizon ushtria ruse në Ukrainë, por në të njëjtën kohë afirmoi vendosmërinë e SHBA-ve dhe aleatëve të saj për të mbështetur me çdo kosto pavarësinë territoriale të Ukrainës dhe mposhtjen e ushtrisë së Putinit në fushëbetejë. Ndërkohë që u mbushën 12 muaj nga pushtimi kriminal, i paprecedentë dhe i paligjshëm i Ukranës nga drejtuesi i Federatës Ruse Vladimir Putin, në këto momente, ushtria ruse ka vendosur në gjendje gadishmërie rreth 500.000 forca ushtarake të reja të paangazhuara në luftime më parë në tre drejtime të Ukrainës. Më shumë se 150.000 ushtarë janë të gatshëm në pjesën jugore të vendit në vartësi të Distriktit Ushtarak Jugor, 120.000-150.000 ushtarë të tjerë janë të dislokuar në veri të Ukrainës në Bjellorusi dhe prej disa muajsh po realizojnë stërvitje ushtarake me ushtrinë e Bjellorusisë. Një sasi tjetër me rreth 150.000 ushtarë janë duke realizuar stërvitje dhe janë në vartësinë e Distriktit Ushtarak të Perëndimit, të gjithë sa më lartë të gatshëm për të filluar një ofensivë ushtarake.Ky konflikt i cili ka filluar 12 muaj më parë, ka rezultuar në humbjen e jetës së dhjetëra mijëra ushtarëve nga të dy kampet, shkatërrimin e plotë kriminal të dhjetra qyteteve të Ukrainës, të ekonomisë, industrisë, infrastrukturës energjetike, rrugore, etj por nga ana tjetër ka forcuar dhe unifikuar aleancën midis vetë shteteve të perëndimit kundër Federatës Ruse.Duke parë dështimet e njëpasnjëshme të ushtrisë së tij gjatë muajve të parë të luftës, presidenti Vladimir Putin në datën 11 janar të vitit 2023 emëroi si komandant të përgjithshëm të luftës në Ukrainë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Valeri Gerasimov. Me qëllim që të kuptojmë sa më mirë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij konflikti përgjatë 12 muajve, do të përpiqem të analizoj shumë shkurt disa mësime të nxjerra gjatë këtij konflikti deri në muajin shkurt të vitit 2023 (Një analizë të plotë të gjithë konfliktit në Ukrainë, e gjeni në librin e fundit i cili titullohet: “Strategjia ushtarake e Federatës Ruse, forcat e armatosura dhe fuqia luftarake”.Mësimi 1. Përgatitja për të pushtuar Ukrainën, nga ana e ushtrisë ruse ishte e organizuar shumë dobët. Kjo në gjykimin tim për shkak të ruajtjes së sekretit nga presidenti Putin deri në momentin e fundit. Shumë pak njerëz të lartë në zinxhirin komandues të Kremlinit dhe të ushtrisë ruse kishin dijeni për fillimin e ‘Operacionit Ushtarak Special’ në Ukrainë.Pushtimi në vetvete filloi me një seri sulmesh ajrore me avionë luftimi dhe me raketa me qëllim shkatërrimin e bazave ajrore ukrainase, shkatërrimin e fushave të aviacionit, njësive të mbrojtjes ajrore, shkatërrimin e linjave të komunikimit dhe të furnizimit, realizimin e sulmeve kibernetike, luftën e dizinformimit me qëllim dëmtimin e zinxhirit të komandim-kontrollit, etj.Faktet treguan se pavarësisht këtyre sulmeve ato ishin të limituara, duke mos i penguar forcat ajrore të Ukrainës të sulmonin jo vetëm avionët rus në ajër por edhe të përballeshin me ta në disa raste në ajër. Duket theksuar se njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës përgjatë 12 muajve të konfliktit nuk i dhanë mundësi forcave ajrore ruse që të fluturonin lirshëm dhe pa rrezik në qiellin e Ukrainës. Këtë e tregon më së miri edhe sasia e madhe e rrëzimit të avionëve dhe helikopterëve rus gjatë kësaj fushate.Mësimi 2. Planifikimi dhe ekzekutimi i operacionit special për pushtimin e Ukrainës, tregoi se personat përgjegjës për përgatitjen dhe planifikimin e strategjisë së pushtimit nuk kanë patur eksperiencën e duhur ushtarake. Të gjithë drejtuesit e agjensive kryesore të inteligjencës, të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse dhe rrjetet e tyre informative në terren në Ukrainë, besuan se nuk ishte e nevojshme përdorimi i një force të madhe ushtarake, pasi ata nënvleftësuan mbi të gjitha dëshirën e ukrainasve për të luftuar kundër ushtrisë ruse. Kjo duket qartë edhe nga emërtimi i këtij operacioni nga presidenti Vladimir Putin: “Operacion Ushtarak Special’. Mësimi 3. Fillimi i menjëhershëm, i organizuar, profesional dhe intensiv i rezistencës nga të gjithë njësitë e ushtrisë, gardës kombëtare, legjioneve të huaja dhe të inteligjencës së Ukrainës, shfaqën qartazi dështimin e informacioneve dhe analizën e bërë nga agjensitë e shumta të inteligjencës ruse, të cilat deri në momentin e pushtimit kishin një rrjet shumë të madh të fuqishëm informatorësh dhe bashkëpunëtorësh në territorin e Ukrainës. Mësimi 4. Njësitë ushtarake (grupbatalionet) të cilat morën pjesë në operacionet luftarake për marrjen e kontrollit të Kievit ishin të paorganizuara si duhet. Planifikimi për këtë sulm ku përfshiheshin rreth 15.000 trupa ushtarake të vendosura në një konvojë me gjatësi 65 km, pa siguri gjatë lëvizjes, pa mbështetjen e duhur me artileri dhe aviacion, etj bëri të mundur që ajo të ndalonte 20 km larg kryeqytetit.Pikërisht kjo ndalesë, ky ç’organizim, mungesa e sigurisë bënë të mundur që shumë grupe speciale ukrainase dhe njësi vullnetare nga njësitë ‘kapëse-vrasëse’ të mbanin nën goditje të vazhdueshme gjatë gjithë gjatësisë së saj, në çdo kohë dhe vend, ditën dhe natën segmentë të ndryshëm të autokolonës, duke përdorur me efikasitet raketat e fuqishme anti-tank ‘Javelin’, NLAW, Milan, Tow, RPG, etj në bashkëpunim me sulmet e suksesshme nga ajri me raketat ‘Stinger’ dhe dronët turq ‘Bayraktar TB-2’, duke shkaktuar dëme të mëdha në njësitë ushtarake ruse, duke ulur moralin e tyre dhe dëmtuar dëshirën për të vazhduar më tej sulmin. Mësimi 5. Operacioni rus për pushtimin e Kievit, Kharkivit dhe rajoneve të tjera të mëdha, fronti i luftës në Ukrainë i cili është shumë i madh me gjatësi më shumë se 1200 km, tregoi se përfshirja e forcave dhe e mjeteve ushtarake në këtë operacion ishin të pamjaftueshme, të paorganizuara si duhet, pa mbështetjen e tyre me zjarr, mjetet luftarake kishin cilësi të dobëta, njësitë ishin të pastërvitura në luftën urbane, në luftën guerrile, një ushtri shumë e korruptuar e cila nxori në pah gjatë luftimit mungesën e organizimit dhe të mbështetjes së njësive ushtarake.Mësimi 6. Federata Ruse nuk po e fiton luftën aq shpejtë sa e mendonte. Ndërkohë që shumë ekspertë perëndimorë mendonin se pushtimi i objektivave ushtarake të Rusisë do të përfundonte shpejtë, sot pas 12 muajsh lufte intensive në të tre frontet Rusia ka pushtuar vetëm 20-21 për qind të territorit të Ukrainës. Në rast se analizojmë me kujdes objektivat e arritura nga ushtria e dytë më e fuqishme në botë, rezultatet nuk janë aspak të kënaqshme. Por në të njëjtën kohë duhet të mos harrojmë se asistenca ushtarake e siguruar nga Ukraina e mbështetur nga perëndimi ka qënë jashtëzakonisht e madhe.Mësimi 7. SHBA-të dështuan në unifikimin e komunitetit ndërkombëtar për të sanksionuar Federatën Ruse, kryesisht sektorin e saj të rëndësishëm të energjisë. Në këtë këndvështrim, shumë shtete të fuqishme dhe të rëndësishme nuk iu bashkuan sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Federatës Ruse, pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm të diplomacisë amerikane dhe përfshirjes së drejtëpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden, duke dështuar të izolojnë nga ana ekonomike dhe diplomatike Rusinë në arenën ndërkombëtare. Këto mund të përmend në mënyrë të veçantë dy shtete shumë të fuqishme Kinën dhe Indinë, të cilat kanë refuzuar që t’i bashkohen sanksioneve dhe luftës, duke marrë vendimet e tyre politike vetëm bazuar në interesin e tyre kombëtar.Mësimi 8. Pavarësisht fuqisë dhe teknologjisë ushtarake për të cilat askush nuk ka dyshim që Rusia i ka në dispozicion, përfshirja në një konflikt ushtarak në një territor të madh, në disa fronte kundër një ushtrie të madhe e cila aplikon luftë ballore me teknologji të fundit ushtarake të koordinuar me taktika guerrile, aq më shumë kur në këtë luftë janë përfshirë shumë aktorë të fuqishëm nga ana ushtarake dhe financiare, tregoi se kjo luftë është e vështirë të fitohet. Mësimi 9. Lufta që po zhvillohet nga muaji korrik 2022 deri në muajin shkurt 2023 në rajonin e Donetsk-ut për marrjen e qytetit të Bakhmut-it, Soledar-it, Vuhledar-it ka kushtuar jetën e mijëra ushtarëve nga të dy krahët. Qyteti i rëndësishëm i Soledarit u morr nën kontroll nga mercenarët e Grupit Wagner në datën 11 janar 2023, por luftimet në këtë qytet po zhvillohen njëlloj si në kohën e Luftës së I-të Botërore nëpër transhe të fortifikuara rëndë (Trench Warfare), ku mijëra forca luftonin vetëm për 10 m territor.Sipas analizës time, qëndresa dhe rezistenca e madhe e 9-12 Brigadave të Motorizuara, Mekanizuara dhe Parashutiste të Ukrainës për disa muaj me radhë në këtë rajon ose linjë të frontit ishte e panevojshme. Kjo për të vetmen arsye se nuk justifikon në asnjë mënyrë humbjen e mijëra ushtarëve ukrainas ose të 50-60 për qind të efektivit të këtyre Brigadave, mbrojtja e cila në fund të fundit përsëri po dështon. Fatkeqësisht trupat e Ukrainës po përballen me mangësi të mëdha në artileri dhe muncione.Mësimi 10. Ky konflikt nxori në pah rëndësinë e madhe të sigurimit të mbështetjes me sasinë e nevojshme të municioneve të artilerisë për njësitë të cilat luftojnë në front. Këtu e nuk kam fjalën vetëm për artilerinë e rëndë, mjetet të blinduara, njësitë tankiste dhe dronët e sulmit. Në shtesë sa më lartë, këto njësi duhet të kishin në dispozicion edhe mbrojtje më të mirë nga ajri. Gjatë ofensivës ruse të muajve janar-shkurt 2023 në rajonin e Donetsk-ut, u pa qartë mungesa e forcës për organizimin e kundërsulmeve nga ana e njësive ukrainase, për shkak të mungesës së mbështetjes me artileri dhe municion. Ushtria ruse gjatë kësaj ofensive ka shkatërruar një numër shumë të madh të artilerisë dhe të depove të tyre me municion. Kjo ka bërë të mundur humbjen e jetës së mijëra ushtarëve të Ukrainës, uljen e moralit të tyre dhe dështime në fushëbetejë. Gjatë muajve janar-shkurt 2023, njësitë ruse kanë përdorur në front deri në 60.000 predha artilerie në ditë, ndërkohë që ushtria e Ukrainës ka mundur të përdorë midis 6000-6500 predha në ditë. Gjykoj se është shumë e rëndësishme që perëndimi të dërgojë sa më shpejtë në frontin e Ukrainës artileri të fuqishme së bashku me municionet përkatëse, me qëllim që të ushtria e Ukrainës të rimarrë kontrollin ose të kundërshtojë me forcë avancimin e njësive të blinduara ruse në këtë front të rëndësishëm. Lajmi i mirë është se presidenti amerikan Joe Biden deklaroi dërgimin shumë shpejt të 2 milionë predhave të artilerisë sipas paketës së fundit të ndihmave, të cilat do të bëjnë dallim të menjëhershëm në fushëbetejë. Mësimi 11. SHBA-të dhe vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht faktit se e kanë mbështetur Ukrainën me një sasi të jashtëzakonshme asistence ushtarake dhe ekonomike e cila shkon në rreth 120 miliardë dollarë, duhet të përshpejtojnë dërgimin e mjeteve të blinduara kryesisht tanke, artilerisë të rëndë, armëve kundërtanke, raketave me larghedhje të madhe, sistemeve të mbrojtjes ajrore, etj në mbështetje të njësive ukrainase të cilat po luftojnë me heroizëm të madh kundër ofensivës ruse gjatë muajve dhjetor 2022-shkurt 2023 në rajonin e Donbasit.Mësimi 12. Intensiteti i luftimeve gjatë këtij konflikti 12 mujor, nxori në pah nevojën e sigurimit të rezervave të mëdha strategjike në arsenalin e ushtrive të vendeve të NATO-s. Asistenca ushtarake e vendeve të NATO-s megjithëse ishte shumë e madhe përgjatë 12 muajve, përsëri nuk ndikoi sa duhej në rezultatin final në fushëbetejë. Ndërkohë kur të gjithë analistët më të mirë të mbrojtjes në botë dhe të shërbimeve sekrete të perëndimit deklaruan se ushtria ruse do të dorëzohej për shkak të mungesës së armëve dhe të municionit, koha provoi të kundërtën. Kremlini zyrtar nën presionin e vazhdueshëm të presidentit Putin nuk dështoi të mbështeste me municione njësitë ruse, edhe pse intensiteti i përdorimit të tyre është i paimagjinueshëm dhe i pakrahasueshëm me asnjë konflikt të ngjashëm të 6 dekadave të fundit.Në gjykimin tim, ushtritë e perëndimit dhe industritë e tyre të mbrojtjes duhet të nxjerrin mësim që sa më parë të zëvendësojnë me shpejtësi arsenalin ushtarak të armëve dhe municioneve të dhuruar për ushtrinë e Ukrainës dhe të marrin masa për rritjen e prodhimit të municionit nga industritë e tyre ushtarake.Mësimi 13. Përdorimi intensiv i dronëve të zbulimit, dronëve të sulmit, dronëve kamikaz nga të dy krahët, solli revolucionarizimin e luftës së sotme në atë që njihet si ‘Drone Warfare’. Përveç shkatërrimit të një numri të konsiderueshëm të mjeteve të blinduara të rusëve, njësive të raketave të mbrojtjes kundër-ajrore, postave të komandim-kontrollit, sulmeve në bazat ajrore me avionë bombardues strategjikë si në rastin e bazës ajrore ‘Engels’ në Federatën Ruse, sulmeve në bazat ajrore të Gadishullit të Krimesë, sulmet kundër anijeve ruse të Flotës së Detit të Zi me dronë nënujorë, grumbullimit të informacionit rreth vendodhjes së trupave përkatëse, korigjimit të zjarrit të artilerisë, etj përdorimi i dronëve turq ‘Bayraktar TB-2’ ekspozoi boshllëqet e mbrojtjes ajrore ruse dhe mungesën e strategjisë për t’u përballur me to me efektivitet.Mësimi 14. Pavarësisht performancës së dobët gjatë muajve të parë të luftës, njësitë ruse mësuan me shpejtësi nga gabimet e shumta. Që nga fillimi i pushtimit në datën 24 shkurt 2022, njësitë ruse ishin të paorganizuara si duhet. Taktikat e tyre të përdorimit të helikopterëve, aviacionit, trupave të blinduara, njësive tankiste, taktikat e luftës në qëndrat e banuara, etj ishin të paqarta, jo efektive, të ç’organizuara, pa bashkëpunim midis njësive në operacion dhe komandim-kontoll, pa mbështetjen e duhur logjistike, mjeksore, të zjarrit, etj duke bërë të mundur që një numër shumë i madh i mjeteve ajrore të rrëzoheshin, një numër i madh mjetet të blinduara dhe tankeve të shkatërroheshin dhe njësitë të dështonin në realizimin e misionit të tyre. Mbështetja logjistike e grupbatalioneve ruse ishte shumë e dobët, në shumë raste dhjetëra mjete të blinduara, artileri dhe tanke të ushtrisë ruse u lanë në duar të ushtrisë së Ukrainës. Pas këtyre dështimeve, pas kritikave të mëdha nga presidenti Vladimir Putin, ministri Sergei Shoigu, gjenerali Valeri Gerasimov dhe nga presioni ndërkombëtar, mësimet e nxjerra pas gjashtë muajve të parë të Operacionit Special Ushtarak në Ukrainë, ushtria ruse filloi të dislokonte ushtarë më të stërvitur, më të pajisur, taktikat e të cilëve filluan të përshtateshin dhe të ekzekutoheshin më me sukses. U rrit ndjeshëm përdorimi me efikasitet i njësive të blinduara, njësive tankiste, njësitë e këmbësorisë nuk dislokoheshin pa mbështetjen me artileri, zbulimi dhe lufta elektronike ishin më efikase, duke bërë që organizimi i operacioneve të sulmit dhe të luftës në terrene urbane të krijonte epërsi të dukshme në fushëbetejë deri në muajin shkurt të vitit 2023.Mësimi 15. Përdorimi me efektivitet dhe me mbështetjen e duhur të zjarrit të artilerisë dhe të inteligjencës i njësive të grupeve të armatosura mercenare, ka qënë i sukseshëm si nga Federata Ruse por edhe nga Ukraina. Këtu dua të sjell në vëmendjen tuaj, përdorimin intensiv të forcave të Grupit ‘Wagner’, njësitë e të cilit kanë angazhuar deri në 40.000 mercenarë në këtë konflikt. Ata kanë siguruar disa fitore të rëndësishme për ushtrinë ruse ku mund të përmendim marrjen e kontrollit të qytetit shumë të rëndësishëm Soledar dhe Bakhmut.Mësimi 16. Numri i personave civilë dhe ushtarakë të vrarë është shumë i lartë dhe po vazhdon të rritet dita ditës nga të dyja krahët, kjo sidomos gjatë luftimeve të fundit në Soledar, Vuhlendar dhe në Bakhmut ku çdo ditë janë vrarë qindra ushtarë në fushëbetejë.Mësimi 17. Dështimet e muajve të para, intensiteti i lartë i luftimeve, mësimi nga gabimet e shumta, dëshira për ta fituar këtë konflikt me çdo çmim, futja në prodhim të plotë e industrisë ushtarake ruse, pjesëmarrja e një numri shumë të madh të ushtrisë ruse në luftime, testimi i taktikave dhe teknikave të reja të luftimit, përballja me armët dhe taktikat e luftimit të NATO-s në shumë forma dhe fronte, etj pavarësisht humbjeve të mëdha, në gjykimin tim kanë rritur ndjeshëm aftësitë operacionale të njësive të ndryshme të ushtrisë ruse. Ky konflikt ka nxitur Federatën Ruse që në të ardhmen të:Rrisë ndjeshëm numrin e forcave të saj të armatosura të cilat gjatë viteve 2023-2024 do të shkojnë në 1.5 milionë.Buxheti ushtarak do të rritet me të paktën 50 për qind.Industria ruse nuk do të ketë kufizime sa i përket buxhetit, por përkundrazi sipas presidentit Vladimir Putin do të ketë në dispozicion një sasi prej 50 miliardë dollarësh shtesë në dispozicion të prodhimit të avionëve, nëndetëseve, tankeve, armatimeve dhe raketave të reja.Krijimi dhe forcimi i një aleance anti-perëndim midis Federatës Ruse, Republikës Popullore të Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut përbën në të ardhmen një kërcënim të madh për demokracitë në botë.Kosto e luftës deri në mes të muajit shkurt 2023 për presidentin Putin ka kaluar 90 miliardë dollarët.Mësimi 18. Ushtria e Ukrainës pavarësisht humbjeve të mëdha në fushën e betejës ka treguar se pavarësisht fuqisë së jashtëzakonshme të kundërshtarit, dëshira për të luftuar në disa raste mbikalon fuqinë e armëve dhe raketave. Ky konflikt ka mundësuar që:Qeveria e Ukrainës nën lidershipin e presidentit Volodimir Zelenski ka arritur që të unifikojë përpjekjet e të gjithë vendeve të BE-së së bashku me SHBA-të dhe vendet me demokracitë më të konsoliduara në botë, duke arritur që të krijojnë një koalicion të fuqishëm ndërkombëtar kundër Federatën Ruse.Komuniteti ndërkombëtar me SHBA-të në krye, e kanë dënuar gjerësisht dhe me forcë këtë pushtim kriminal, të paprovokuar dhe të paligjshëm, i cili ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, ushtarakëve dhe shkatërrimin e plotë të gjysmës së Ukrainës. Ky pushtim ka krijuar një mbështetje të madhe ekonomike, financiare dhe asistencë ushtarake në një masë që po i kalon 100 miliardë dollarët. Për këtë mbështetje presidenti Josef Biden ka deklaruar se kjo mbështetje do të vazhdojë deri në mposhtjen e Federatës Ruse.Ushtria e Ukrainës në ditët e sotme është ushtria më me eksperiencë luftimi në Europë. Ajo është e aftë të planizojë, ekzekutojë operacione të shkallës së gjerë, të përdorë sistemet ushtarake dhe teknologjitë më të avancuara të perëndimit në fushëbetejë dhe nëse do të arrijë të fitojë këtë luftë (për të cilën unë personalisht besoj se është e pamundur), atëherë do të dalë shumë më e fortë sesa ishte në fillim të saj.Si pasojë e humbjeve të mëdha në njerëz, ushtrisë së Ukrainës do t’i duhet një kohë e gjatë për tu ringritur edhe një herë në nivelet e fillimit të vitit 2022.Mësimet e nxjerra nga ushtria e Ukrainës gjatë konfliktit kundër ushtrisë ruse, do të shërbejnë si objekt studimi dhe do të jenë pjesë e programeve të stërvitjes në ushtritë e NATO-s, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetet e tyre në një përballje në të ardhmen me ushtrinë ruse.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dritan demiraj

20 shkurti – dita simbol kundër diktaturës!

February 20, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

32 vite më parë, në 20 shkurt 1991, qytetarët e Tiranës të frymëzuar nga akti sublim i studentëve rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha dhe ua sollën zvarrë kokën studentëve të ngujuar në Grevën e Urisë.

723 studentë e pedagogë të ngujuar në Grevën e Urisë, me kërkesën për heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti, të mbrojtur nga qindra studentë të tjerë, mijëra banorë të Tiranës e Shqipërisë, në një akt patriotik, demokratik, sublim e konfrontim të drejtpërdrejtë me diktaturën ndryshuan Historinë!

723 studentë kishin marrë parasysh çdo gjë!

Tre ditë të rrezikuar për jetën, tre ditë vetëm me cigare dhe ujë…

Por me shumë guxim, vendosmëri e ëndrra!

Dhe në anën e duhur të Historisë!

Në anën e vetme të drejtë të Historisë!

Ata 723 studentë nuk ndryshuan vetëm Shqipërinë!

Ndryshuan jetën e shumë, shumë njerëzve.

Sot dua të krenohem për atë ç’ka arritën studentët atë Shkurt të zjarrtë.

Dolën në ballë të epokës, pa ulërima dhe pa lajka, por me guxim i thanë gjërat me emrin e tyre.

Respekt e mirënjohje për ata studentë e pedagogë të guximshëm e demokratë, të cilëve Historia u ka borxh!

Respekt e mirënjohje për ata studentë që nuk kërkuan që rreth tyre të thurreshin legjenda e mite, që luftuan që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë.

Respekt e mirënjohje për të gjithë prindërit e studentëve grevistë, por edhe për të gjithë ata qytetarë të Tiranës që u bënë gardh për mbrojtjen bijve e bijave të tyre,

Respekt e mirënjohje për të gjithë studentët vlonjatë të Dhjetorit ’90 e Shkurtit ’91!

Sot, 32 vite më pas, Historia na ka thirrur përsëri të mbrojmë demokracinë e pluralizmin nga një autokrat i ri, nga Edi Rama, i cili ashtu si Enver Hoxha në vitet 41-44, 45-49, 56, 74 e me radhë, urren demokracinë, Shqipërinë progresiste dhe opozitën.

Dhe përsëri do ia dalim. Sepse mitet e rreme dhe autokratët Historia gjithmonë i ka përçmuar dhe i ka hedhur në kosh.

Filed Under: Opinion

Presidenti Biden e uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë: ShBA-të mbështesin integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

February 17, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Joe Biden, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden.

Ndër të tjera, Presidenti Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

Filed Under: Opinion

XHIM XHEMA DHE SENATORI BOB DOLE PËR KOSOVËN

February 17, 2023 by s p

                      ME RASTIN E 15-VJETORIT TË SHPALLJES SË

                       PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

                                    Prishtinë, 17 Shkurt, 2023

                                           Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidenceTë dashur vllëzër e motra, të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë tubim  festiv të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është nder dhe privilegj i veçant të jem midis jush. Mirë se u kemi gjetë!

Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të 25-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës– të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar për liri, demokraci e pavarësi – kemi ardhur të jemi me ju — një delegacion shqiptaro-amerikanësh, në krye me vëllain tonë, aktivistin, mbështetsin dhe promovuesin e madh të drejtave të njeriut për shqiptarët dhe të çeshtjes shqiptare, në përgjithësi. Kemi ardhur në Kosovë nga Amerika e largët – e largët, gjeografikisht, ndoshta — por jo e largët nga zemra jonë. Larg, por afër për të gjithë ne dhe sidomos për Xhim Xhemën mikun tim dhe të shumë shqiptarëve kudo, me të cilët ai ka punuar e bashkpunuar për një gjysëm shekulli, për një Kosovë të lirë, demokratike e të pavarur, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Unë e kam njohur Xhim Xhemën për disa dekada dhe jam i vetdijshëm se atij nuk i pëlqen të flasim për të, për arritjet e tija dhe për rolin që ai ka luajtur dhe vazhdon të luaj në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën – përpara dhe pas pavarësisë – por edhe për rolin në lidhjet midis dy popujve tanë, në përgjithësi. Është e pamundur të flasim për Pavarësinë e Kosovës në këtë 15-vjetor dhe të mos flitet për rolin e Xhim Xhemës dhe mikut të tij të vjetër, Senatorit Bob Dole, në këtë histori. Shpresoj që të më kuptojë miku im i nderuar, Xhimi.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”.  Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurt, 2008 në Prishtinë. Për realizimin e këtij ideali ka punuar gjithë jetën Xhim Xhema – për një Kosovë të pavarur e sovrane, të lirë, me udhëheqës të zgjedhur nga populli, në mënyrë demokratike, siç thekësohet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 

Në fillim të këtij muaji, Xhim Xhema organizoi në Washington një ceremoni përkujtimore për mikun e tij të madh, Senatorin Bob Dole, në 1-vjetorin e varrimit të tij.   Për Xhim Xhemën Senatori Dole – miku i tij i ngusht në Washington prej disa dekadash, ishte – “Një hero dhe një burr-shtetas i madh amerikan. Senatori Dole ishte një udhëheqës politik i respektuar… Ai ishte një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, i cili luftoi pa pushim për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, për më shumë se 30-vjet. Ai ishte një figurë thelbësore në ngjarjet që çuan në rilindjen e Kosovës si shtet dhe do të mbahet mend gjithmonë për kontributet e tija ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë.  Trashëgimia e Senatorit Bob Dole vazhdon të na frymëzojë. Brezat e ardhëshëm të Kombit shqiptar do të jenë përgjithmonë mirë njohës për punën dhe përpjekjet e tija”, ishin fjalët e Z. Xhema, pranë varrit të mikut të tij të shtrenjtë, por edhe mikut të madh të shqiptarëve, në përvjetorin e parë të varrimit dhe në vigjilje të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për Bob Dole, bashkpuntorin e tij të ngushtë e të gjithkugjendur në krah të lirive dhe të drejtave të njeriut për të gjithë njerzit anë e mbanë botës, por sidomos, kur vinte puna tek mbrojtja e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare – Bob Dole ishte i drejt për drejt dhe i pa kompromis. Kështuqë, duke e njohur si të tillë, Xhim Xhema kishte bindur mikun e tij Senatorin republikan, Z. Bob Dole që të shkonte në Kosovë dhe të vlerësonte situatën tragjike atje dhe shikonte për veten e tij krimet serbe kundër shqiptarëve. Senatori Dole vizitoi Prishtinën në Shtator të vitit 1990 me 5 senatorë të tjerë amerikanë. 

Shumë i shqetësuar për gjendjen që kishte parë në Kosovë, me të kthyer në Washington nga vizita e delegaconit të lartë amerikanë, Senatori Bob Dole alarmoi Washingtonin zyrtar dhe bindi botën mbarë se diçka e tmershme dhe kriminale po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë. “Tmeri i Kosovës” e kishte cilësuar ai gjëndjen këtu në atë kohë. Aty për aty, Senatori Dole, ka kërkuar veprimtari të menjëhershme dhe lëvizje serioze diplomatike nga ana e Washingtonit zyrtar, nga aleatët perendimorë të Amerikës dhe nga mbarë bota, për të ndaluar tragjedinë dhe masakrat në rritje e sipër.   

“Tani është koha për të vepruar.  Tani është koha për të marrë një qendrim të fortë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Jugosllavi. Tani është koha për të marrë një qendrim vendimtar – jo kundër ndonjërit prej kombeve që përbejnë Jugosllavinë – por kundër një tiranie komuniste”, është shprehur Senatori Bob Dole me të kthyer në Washington nga vizita në Prishtinë, Shtatorin e vitit 1990.  

Sipas shumë analistëve, atëherë dhe sot, me vizitën e tij në Kosovë, të kërkuar me këmbngulje nga miku i tij Xhim Xhema, Senatori Dole zgjoi ndërgjegjen amerikane dhe botërore ndaj tmerit që po ndodhte në Kosovë. Ndërkohë që ai, paralajmëroi edhe fundin e Jugosllavisë si një shtet federativ. Ishte mesazhi i Senatorit Dole, me atë rast, që bindi Washingtonin zyrtar të shikonte, me një sy dhe qendrim tjetër abuzimet kundër shqiptarëve dhe të fliste hapur dhe me vendosmëri për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtur diktatorit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake. Historia do shënojë rolin, në këtë histori, të ushtruar nga Xhim Xhema dhe Senatori Dole.

Ështe e pa imagjinueshme influenca e Senatorit Dole që më vonë atë dekadë, i siguroi Presidentit Bill Clinton mbështetjen dypartiake për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, ushtarakisht, për çlirimin e Kosovës në 1999, që në Kosovë të mos “përsëritej ajo që ndodhi në Bosnje”. Senatori roli ka luajtur një rol kritik edhe në Rambuje, ka rrëfyer Sekretarja e Shtetit Madeline Albright.   Kur serbët refuzuan marrëveshjen në Rambouillet, Dole me Xhim Xhemën siguruan në Senatin Amerikan, mbështetjen e Senatorëve John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e të tjerë për siguruar mbështetjen nga të dy partitë politike amerikane për ndërhyrjen e NATO-s. Kjo mbështetje nga Kongresi e bindi Presidentin Clinton që të jepte urdhërin për çlirimin e Kosovës. Xhima Xhema dhe Senatori Dole kanë vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe pas Çlirimit, duke kundërshtuar deri në fund ndarjen e Kosovës. Jam i bindur se Senatori Dole po të ishte gjallë do të kundërshtonte edhe krijimin e të ashtuquajturave “zajednica serbe”.

Për të pakën 4 dekada, Xhim Xhema, përveç me Senatorin Dole, ka bashkpunuar me një numër të madh zyrtarësh amerikanë e ndërkombëtarë, të niveleve të ndryshme, sidomos në Washington dhe në Nju Jork, për të mbajtur të gjallë dhe aktual interesimin e zyrtarëve më të lartë amerikanë për çeshtjen e Kosovës.  Vinte aq shpesh në Washington gjatë 1980-ave dhe 1990-ave sa që me shaka e pyesja nëse e kishin dëbuar nga Nju Jorku dhe po kërkonte strehim në Washington. Por e dinim se lidhjet dhe miqësia, veçanërisht, me Senatorin Dole kanë qenë të veçanta dhe të pakrahasueshme me asnjë politikan tjetër amerikan, gjatë atyre viteve 

Xhim Xhema dhe Senatori Robert Dole, por edhe të tjerë udhëheqës amerikanë me të cilët ka bashkpunuar ngusht Z. Xhema, por edhe komuniteti shqiptaro-amerikan në përgjithësi, vepronin nga një këndveshtrim i përbashkët që përmbante idenë kryesore të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, bazuar në lirinë konstitucionale amerikane dhe të drejtat e natyrshme që duhet të kenë njerzit kudo dhe pa dallim.

 “Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Ky ishte edhe mesazhi i Xhim Xhemës dhe Senatorit Bob Dole që resononte në zyrat dhe nepër korridoret e Kongresit dhe dikastereve të tjera të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm.  

Miq të nderuar, është e pamundur të flitet për frytet e bashkpunimit të Xhim Xhemës, jo vetëm me Senatorin Dole, por dhe me Washingtonin zyrtar në përgjithësi, pa përmendur mikun e tyre të përbashkët dhe mikun e gjithë neve, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugovën. 

Z. Xhim Xhema dhe Dr. Ibrahim Rugova kanë bashkëpunuar ngusht me njëri tjetrin për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve 90-a dhe më vonë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës. “Presidenti Rugova”, ka thënë Xhim Xhema, për Zërin e Amerikës disa vite me parë, “ishte një udhëheqës largpamës, një njeri, që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por edhe i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë. Është vërtetë një tragjedi”, ka shtuar ai, “që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës”.  Presidenti Rugova na mungon shumë edhe sot — të gjithë ne që e kemi njohur — në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Zonja e Zotëri, Kosova është sot 15-vjet shtet i pavarur dhe për jetë, falë sakrificave të mëdha të këtij populli këtu – një histori kjo më shumë e shkruar me gjak se me penë — por nuk guxojmë të anashkalojmë edhe rolin si përfundim i punës së madhe dhe bashkpunimit të Xhim Xhemës me mikun e tij të ngusht, Senatorin Bob Dole dhe shumë bashkpuntorëve të tjerë amerikanë dhe të diasporës shqiptaro-amerikane, gjatë dekadave. 

Siç duket, Beogradi dhe Moska mund të endërrojnë gjithnjë se Kosova dhe Mali i Zi, sipas tyre, janë një “projekt i përkohëshëm” në këtë rajon, por realiteti është, “një dhe i vetëm”,  siç është shprehur gjatë vizitës së fundit në Podgoricë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se

Kosova dhe (Mali i Zi) janë, “shtete sovrane, të pavarura, demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara për paqe të qëndrueshme, me të ardhme të qartë në Bashkimin Evropian, e të tilla kanë për të qenë përherë”, ka thenë e para e shtetit të Kosovës.

Prandaj, në këtë 15-vjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës – megjithë arritjet e shumta të këtij vendi mbrenda një kohe të shkurtë, na mbetet të urojmë, të shpresojmë, por edhe të lutemi për suksese të reja, për një, “Kosovë në NATO e në BE dhe në miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kjo ishte edhe dëshira e të ndjerit Presidentit historik  të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës. Njëkohësisht, kjo mbetet edhe një prej idealeve madhore i të gjithë neve dhe i mbarë Kombit shqiptar. Për ta parë shtetin e Kosovës si anëtar të denjë, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta, në të gjitha organizatat euro-atlantike. Kjo ishte e mbetet edhe ideali i Xhim Xhemës për Kosovën, sepse ai dhe të gjithë ne e dimë se, “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, ka pas thënë dikur Ibrahim Rugova.

Në përmbyllje të nderuar Zonja e Zotëri – megjithë sfidat serioze me të cilat përballet sot Kosova dhe Kombi shqiptar – kemi shumë arsye që sot të festojmë dhe të falënderojmë Perëndinë, pikëspari, për sukseset e deritanishme, por edhe të kujtojmë të gjithë ata heronjë që benë sakrificën sublime duke dhënë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  Por, njëkohësisht, të iu jemi gjithashtu mirënjohës edhe patriotëve aktivistë si miku ynë, shqiptaro-amerikani i shquar, Xhim Xhema – bir i këtij trolli. Ai nuk harroi kurrë se ku i ka rrënjët dhe origjinën – por që dijti të bëjë miqë për Kosovën, për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës – ndoshta në periudhën më të vështirë të ekzistencës historike të trojeve Dardane. 

Kjo pritje madhështore që po i bën këto ditë Republika e Kosovës, birit të saj Xhim Xhemës, është një testament se ky popull nuk e harroi kurrë birin e vet, as mundin as djersën, as përpjekjet e mëdha të tija për Atdheun e vet — nga Amerika e largët. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur që rrugën kryesore A të kryeqytetit ta emërtojë me emrin e Heroit të gjallë të shqiptarisë, Z. Xhim Xhema – të këtij “Heroi Kombëtar të kohërave moderne” siç e cilësoi Kryetari i Prishtinës, Z. Përparim Rama në njoftimi e tij për të emërtuar rrugën A në nderim të Xhim Xhemës, duke përjetësuar përgjithmonë emrin e tij në historinë e këtyre anëve dhe trojeve dardane:  “Xhim Xhema një patrioti i yni që me punën e palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë moderne. Ai dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Emri i tij është Xhemajl Xhema, por për shkak se jetoi në Amerikë u njoft si Xhim Xhema. Rruga “A” është një projekt i madh dhe në mendimin tonë, ky është një mesazh për t’ua përcjell brezave të reja se njeriut tonë ja sigurojmë përjetësinë në historinë tonë”. Ky propozim i Kryetarit të Prishtinës është miratuar me 45 vota në favor dhe asnjë kundër nga Kuvendi Komunal i kryeqytetit të Republikës së Kosovës.  Është me vend që të zhvillojmë këtë ceremoni për një individ, i cili ka kontribuar aq shumë, jo vetëm për komunitetin tonë, por dhe për Shtetet e Bashkuara dhe për Atdheun tonë”, ka thenë i pari i Prishtinës, Z. Përparim Rama.

 Me të drejtë, se shkurt me i ra muhabetit:c “Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot”. Dhe pa Xhim Xhemën nuk do ta kishim patur as ndihmën e Senatorit Dole e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Frank Shkreli

Prishtinë, 17 Shkurt, 2023

  A picture containing text

Description automatically generated  .. Text

Description automatically generated                                                 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • …
  • 858
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT