• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

26 vjet shqip ligjërisht në programin dy gjuhësor në shkollën publike amerikane në Waterbury CT. Një Histori suksesi e pazbuluar!

October 5, 2025 by s p

Bisedoi Keze Kozeta Zylo*/

Bisedë me zëvendës drejtoreshën dhe mësuese e programit dy gjuhësh në Waterbury, Sonja Alku Selenica

Zëvendësdrejtoresha dhe mësuese Sonja Alku Selenica është histori suksesi në Mërgatën shqiptaro amerikane. Sonja Alku Selenica punon në Waterbury, CT.H.S. Chase Elementary School. Ndonëse ndjej keqardhje që nuk është evidentuar më parë puna e saj 21 vjecare në medien shqiptare si një mesuese e dy gjuhësisë anglisht dhe shqip në Waterberry Connecticat, prapë shkruaj sic thotë populli më mirë vonë se kurrë. Para 26 vjetësh për herë të parë Bordi i Edukimit dhe ligji amerikan i arsimit iu siguroi institucionalisht programin dy gjuhësh. Rastësisht lexova qëndrimin tuaj në faqen e Mark Gjonaj, apo ndër të tjerë se për herë të parë në NY apo në botë, u hap programi dy gjuhësh në një shkollë në Bronx dhe komenti juaj më bëri të zbuloj këtë histori tëmrekullueshme suksesi.

Në PS: 108 në Bronx ka filluar vetëm një klasë shqip dhe anglisht e grupmoshës së më të vegjëlve në Bronx, ku gjejme rastin dhe i përgëzojmë. Ka pasur përpjekje që nga viti 2017 që u duk dhe u reklamua kudo në faqet e gazetave shqiptare në vitin 2018, qysh 8 vjet se u hap, por në fakt nuk dha asnjë rezultat. Kemi qenë shumë entuziast, media jonë Alba Life e ka dhënë disa herë në ekran me intervista, publikime me shkrim, mbështetje ku natyrisht pjesëmarrja e shumtë e nxënësve në shkollat tona ka pasur ndikimin e mjaftueshëm për t’ju treguar bordit se sa shumë shqiptarë duan të mësojnë shqip. Sidoqoftë ligji amerikan egziston për këto programe dygjuhësore dhe e bën më të lehtë në se sigurohen nxënës shqiptarë të një moshe për të hapur klasën.

Zonja Selenica ju keni reaguar në atë faqe se hapja e shkollës në Bronx nuk është e para e këtij lloji në Amerikë. Ju keni shkruajtur se duhet të kemi mirënjohjen dhe për punën e të tjerëve, pasi ju keni 21 vjet që jeni në programin dy gjuhësh në Waterburry. Cili është qëndrimi juaj dhe na flisni më konkretisht për programin dy gjuhësh në klasën tuaj?

Faleminderit Kozeta,

Programi Dygjuhȅsor Shqip në qytetin Waterbury në Connecticut është hapur në vitin 2000 dhe vazhdon akoma. Në 21 vitet e para unë kam qenë mësuese e programit, më pas znj. Manuela Strumi ka vazhduar me këtë detyrë. Sivjet është viti i 26-të i programit Dyghuhësor Shqip në shkollën H.S. Chase Elementary.

Jam optimiste për hapjen e programit në Bronx dhe ju uroj te gjithëve mbarësi dhe sukses! Kjo është njȅ nismë me vlera për komunitetin shqiptar të Bronx-it!

Cfarë ju frymëzoi për të realizuar këtë program special dhe që i shërben Amerikës dhe Kombit shqiptar?

Unë kam patur nderin që të punoj si mësuese e këtij programi dhe të siguroj vazhdimësinë e tij të suksesshme për dy dekada. Frymëzimi im kanë qenë nxënësit dhe familjet shqiptare. Përgjegjësia ime ka qenë që fëmijët të kenë mundësi të jenë të suksesshëm pavarësisht pengesave tȅ gjuhës. E kam ndjerë si detyrë jo vetëm profesionale por edhe morale që të lehtësoj tranzicionin dhe të ndihmoj në kapërcimin e vështirësive të pashmangshme që sjell emigrimi si për fëmijët ashtu dhe për prindërit shqiptarë. Përsa i përket realizimit të këtij programi ai ishte rezultat i nevojës, për arsye të rritjes të numrit të nxënësve shqiparë të ardhur në Waterbury gjatë luftës nȅ Kosovë.

Meritat për krijimin e kësaj mundësie i takojnë të gjithë atyre të përmendur më poshtë duke filluar me Drejtoreshën e atëhershme të Departamentit të Dygjuhësisë, zonjën Raquel Hernandez Bonessi. Ajo në bashkepunim me z. Bill Howe, Këshilltar i Edukimit Shumëkulturor në Departamentin e shtetit të Connecticut, krijoi programin për Impaktin e Refugjateve nëpër Shkolla dhe Emergjenca e Imigrantëve (Refugee School Impact and Emergent Immigrant Program) të drejtuar nga znj. Ganimete Myftiu. Për të testuar fëmijët në gjuhën angleze, u emërua zt. Shpëtim Mete. Po kështu për të lidhur prindërit me shkollat u emëruan znj. Veprore Manelli dhe Gladys Wright. Drejtori i atëhershȅm i Shkollës Fillore Chase, Dr. Frank Zillo ka qenë gjithashtu një nga mbështetësit e parë të programit tonë. Znj Donika Tasimi, Zt. Medali Beshi, znj. Nikoleta Kollcaku dhe znj. Nexhmie Lami ishin ndër mësuesit e parë shqiptarë të punësuar në ato vite në shkollat publike të qytetit Waterbury.

Nëse nxënësit e viteve të para ishin refugjatë të luftës së Kosovës. më pas programi vijoi të plotësojë nevojat e njȅ komuniteti që po rritej për shkak të familjeve të reja që u vendosën në Waterbury. Këta erdhën për t’u bashkuar me familjarët e tyre që kishin imigruar shumë kohë më përpara në Waterbury për t’i shpëtuar regjimit komunist (ata erdhën me viza të bashkimit familjar). Në vitet në vazhdim shumë familje shqiptare erdhën si fitues të Llotarisë Amerikane (Green Card Lottery). Këto familje nuk ishin vetëm nga Shqipëria, Maqedonia, po edhe nga Greqia dhe Italia. Për këta të fundit, emigrimi në Amerikë ishte emigrimi i dytë dhe sakrificat bëheshin për herë tȅ dytë si nga fëmijet ashtu dhe nga prindërit.

Cilat kanë qenë disa nga vështirësitë tuaja për realizimin e këtij programi dygjuhësh?

Puna ime nuk qëndronte vetëm në mësimdhënie. Ishte e rëndësishme që unë të ndihmoja prindërit për nevojat e tyre të ndryshme. Një nga detyrat e mia ishte mundësimi i komunikimit ndërmjet stafit te shkollës dhe prindërve. Në disa raste kërkohej pjesëmarrja në takimet për fëmijet me nevoja të vecanta pasi ata ishin testuar dhe ky ishte një moment i veshtirë për prindërit dhe për mua. Një tjetër vështirësi ka qenȅ njohja dhe përgatitja ditore për programin mësimor të gjashtȅ niveleve të klasave, nga kindergarten në klasën e pestë. Zakonisht një mësues përgatitet vetëm për programin mësimor të klasës së tij/saj. Po më kryesorja ka qenë që programi të tregonte rritje në rezultatet e nxënësve nga viti në vit. Kjo ka ndikuar në jetëgjatesinë e programit. Prindërit kanë qenë të kënaqur me fëmijën e parë dhe kanë regjistruar edhe fëmijët e tyre më të vegjël. Më pas kushërinjte e tyre kanë ardhur dhe janë regjistruar në programin tonë e keshtu me rradhë.

Ka shumë programe dy gjuhësore nga gjuhë të ndryshme të botës dhe me ligj nga shteti amerikan janë të miratuara të paktën kështu egziston në New York, si u integruat ju me Bordin e Edukimit si dhe me nxënësit shqiptarë?

Është e rëndësishme të përmendet që qyteti i Waterbury-t e ka mirëpritur komunitetin shqiptar dhe Bordi i Edukimit ka aprovuar iniciativën e Programit Shqiptar Dyghuhësor me mendje dhe zemër të hapur dhe për këtë shpreh mirënjohjen time. Bordi i edukimit ka aprovuar programet në bazë të ligjeve Federale dhe atyre të shtetit Connecticut. Nevojat varen nga numri i nxënësve në komunitetin e qytetit Waterbury që flasin një gjuhë tjetër (Spanjisht, Shqip apo Portugalisht). Procesi i pranimit është i konsoliduar prej shumë vitesh dhe drejtohet nga Departamenti Dygjuhësor. Në shkollat publike të qytetit të Waterbury-t kur një prind regjistron fëmijën në shkollë, ai/ajo plotëson një formular që quhet Pyetësor i Gjuhës (Language Questionnaire). Në bazë të përgjigjeve të këtyre pyetjeve vendoset nëse një Test i Aftësisë së Gjuhës Angleze (English Language Proficiency Test) është i nevojshëm. Mbas këtij testi nëse rezultati është “proficient’ (i afte në Anglisht) atëherë fëmija regjistrohet në një klasë të rregullt. Nëse rezultati i testit është ‘limited’ (njohuri të limituara në anglisht) ose ‘non English speaker’ (nuk ka njohuri në gjuhën angleze), atëherë prindit i shpjegohen programet që ofrohen në qytetin tonë dhe prindi zgjedh atë që dëshiron.

Për nxënësit shqiptarë ofrohen disa programe si forma ndihme: 1. Anglishtja si Gjuhë e Dytë – ESL (English as a Second Language), 2. Programi Dygjuhësor Shqiptar modeli në grupe (Albanian Bilingual – Pull Out program) ose 3. klasë e rregullt pa shërbime shtesë (regular ed.). Programi ESL ofrohet në të gjitha shkollat e qytetit, kurse ai dygjuhësor ofrohet vetëm në shkollën fillore Chase dhe fëmijëve nga lagje të ndryshme të qytetit u krijohet mundësia që të vijnë në shkollën tonë për këtë arsye. Domethënë ky program nuk është i detyruar po një zgjedhje e prindërve. Për të mbajtur këtë program për një periudhë kaq të gjatë ka qenë e rëndesishme që të gjthë njerëzit e lidhur me të (në Amerikë ne i quajmë stakeholders) të shikojnë rezultate pozitive.

Fëmijët shqiptarë që kanë ndjekur Programin Shqiptar Dygjuhësor dhe programin ESL në shkollat publike të Waterbury-t e kanë shpërblyer këtë besim që funksionarët e qytetit na kanë dhënë. Ata na kanë bërë të gjithëve krenar si me sjelljet e tyre ashtu edhe me rezultatet e larta akademike! Në qytet kemi fituar besimin që familjet shqiptare e vleresojnë lartë arsimimin e fëmijeve të tyre dhe femijët shqiparë bëhen qytetarë të denjë që kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë dhe komunitetin e Waterbury-t.

Nga përvoja juaj kaq e gjatë 21-vjecare cilat janë disa nga përfitimet e mësimit të gjuhës shqipe që kanë pasur nxënësit, prindërit, shkolla ku drejtoni?

Përfitimet janë akademike dhe emocionale/sociale. Ato janë të lidhura dhe ndikojnë në mënyre pozitive te njera tjetra. Së pari është e rëndësishme që nxënësit dhe familjet e tyre të ndihen që i perkasin një komuniteti (‘a sense of belonging’ në anglisht), që ata të ndihen të mirëpritur në shkollë. Mësuesit dhe mësueset e shkollës Chase si ata aktuale dhe ata që tashmë kanë dalë në pension kanë mirëpritur me dashamirësi nxënësit shqiptarë. Ata kanë bashkëpunuar me mua dhe prindërit për mbarëvajtjen e nxënësve në mësime dhe janë kujdesur për shëndetin emocional të tyre. Mësuesit në Chase nuk janë vetem mësues të mirë, mbi të gjitha ata janë njerëz të mirë. Ata i trajtojnë fëmijët me dinjitet dhe respektojnë kulturën e sakrificën e familjeve imigrante. Programi shqiptar dygjuhësor vazhdon akoma, dhe mësuesja aktuale është Emanuela Strumi. Ajo ka punuar në këtë pozicion për pesë vite me radhë dhe po bën një punë shumë të mirë. Roli im në ndihmën e komunitetit shqiptar tani ka ndryshuar nga ai i mësueses te ai i nëndrejtoreshës. Familjet shiptare e dinë që e kanë derën e hapur dhe drejtoresha Znj. Lori Eldridge, nëndrejtori Zt. Ivan Hernandez dhe unë do të bëjmë gjicka që ne kemi mundësi për t’i ndihmuar.

Sa klasa keni pasur në këtë program dy gjuhësor me bazë gjuhën shqipe?

Ky program ofrohet për të gjitha nivelet e shkollës fillore; nxënës nga Kindergarten deri në klasën e pestë. Programi dygjuhësor funskionon si ‘pull out program’, që do të thotë se nxënësit janë në një klasë të rregullt (regular education classroom ) dhe çdo ditë shkojnë në klasën dygjuhësore në grupe të vogla – nxënësit e një niveli/klase janë bashkë, Aty instruksionet janë në të dyja gjuhët, në shqip dhe në anglisht. Instruksionet dhe diferencimi i materialeve dhe detyrave për nxënësit është në varësi të nivelit gjuhësor. Çdo vit fëmijët testohen me një provim shteti që quhet LAS Links. Ky provim teston 4 komponentet e gjuhës (dëgjimi, e folura, shkrimi dhe leximi në anglisht) dhe rezultatet konsiderohen në rezultatet e pergjithshme të shkollës. Prindërit njoftohen çdo vit për progresin e fëmijëve në gjuhën angleze në të katër komponentet e gjuhës.

Si i keni siguruar librat, materialet bazë të gjuhës shqipe?

Librat janë siguruar rregullisht nga Departamenti Dygjuhësor i qytetit. Nga fonde te akredituara për programet dygjuhësore kemi mundur të blejmë libra vetëm në gjuhën shqipe si dhe libra në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht. Në vitin 2017, unë dhe Miriam Giskin, një mësuese e leximit nga shkolla jonë, siguruam një fond nëpërmjet Fund For Teachers, Fondacioni Dalio. Një pjesë e këtij fondi u perdor për materiale leximi në gjuhën shqipe që u bënë pjesë e biblikotekës së shkollës H.S. Chase në menyrë që nxënësit të kenë mundësi të zgjedhin libra në shqip.

Kur keni ardhur në Amerikë?

Kam ardhur në Amerikë në dhjetor të vitit 1999. Megjithëse kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime në Amerikë, vitet e jetuara në Shqipëri kanë qenë shumë të rëndësishme për formimin tim. Dua të theksoj që kam përfituar nga një shkollim shumë i mirë në Shqipëri. Kam patur mësues që i kujtoj me respekt të vecantë për njohuritë që kishin për lëndën e tyre. Nuk mund të rri pa përmendur mësuesen e parë znj. Kumrie Shehun. Gjithashtu mësuesit e mi të gjimnazit në Peshkopi që nuk ishin thjesht mësues matematike apo fizike po ishin Matematicien dhe Fizikante të mirëfilltë. Kujtoj këtu me shumë respekt zt. Flamur Gjymyshka, zt. Rustem Paci dhe zt. Flamur Shehu. Kujtoj Iljaz dhe Hide Bulkun që hapën derën e shtëpisë së tyre për të dhënë mësime në anglisht për mua, motrat e mia dhe shumë moshatarë të asaj kohe.

Në Amerikë është një shprehje “It takes a village to raise a child.” që do të thotë “Duhet nje fshat i tërë për të rritur një femijë”. Dhe unë jam mirënjohëse për të gjithë njerëzit në ‘fshatin im’ që kanë kontribuar në edukimin dhe të ardhmen time. Në familjen e nënës sime kemi patur tre mësues, tezja ime Shpresa Shehu ishte mësuese e gjuhë letërsisë, tezja Shadije Shehu ishte mësuese e histori-gjeografisë dhe daja im, Behar Shehu, ishte mësues matematike. Nëse unë kisha nevojë për ndihmë pas mësimit, shkoja te shtëpia e Lalës (kështu e thërrisja gjyshin) ku gjeja gjithmonë dashuri, ngrohtësi dhe përkudesje. Një nga vëllezërit apo motrat e nënës sime do më ndihmonte me mësimet, detyrat e shtëpise dhe do të më jepte libra nga biblikoteka e tyre që unë do t’i lexoja me shumë deshirë.

Një nga humbjet më të mëdha të një emgranti kur lë vendin e vet është humbja e kapitalit njerëzor, dhe këta janë njerëzit që më mungojnë dhe i kujtoj me mall, respekt dhe dashuri. Janë gjithashtu njerëzit që më bënë të dua shkollën dhe të jem një mësuese e dedikuar. Shpresoj që në punën time si mësuese të kem patur të njëjtin ndikim tek nxënësit e mi që secili nga këta mësues ka patur tek unë. Mësuesit janë ata që rrisin dhe edukojne brezin e ri dhe një shoqëri që është e ndërgjegjshme dhe e vlerëson këtë kontribut është një shoqëri e suksesshme.

Cili është edukimi juaj në Shqipëri dhe në Amerikë?

Unë besoj që nuk do të pushoj ndonjëherë së mësuari, do të jem gjithmonë një “lifelong learner” (nxënëse e përjetshme). Në Shqipëri kam përfunduar Bachelor studies në 1997 në fakultetin Ekonomik në degën Financë Kontabilitet. Në Amerikë kam vazhduar studimet pasuniversitare në Southern Connecticut State University ku u diplomova me Masters Degree në TESOL (Teaching English to Speakers of Other Languages). Më pas kam përfunduar masterin e dytë në Remedial Reading and Language Arts nga Central Connecticut State University. Në 2014 kam mbaruar studimet në Educational Leadership and Administration me një Sixth Year Degree nga Southern Connecticut State University.

Jam licensuar nga shteti i Connecticut që të jap mësim nga klasa parashkollore deri në klasën e 8-të në Regular Ed. (si mësuese e një klase të rregullt), gjithashtu kam certifikatat përkatëse në ESL (për të mësuar nxënësit të cilët nuk kanë anglishten si gjuhë të parë) dhe Remedial Reading (për të ndihmuar nxënësit që kanë vështirësi me leximin). Në administrimin e shkollave kam kaluar provimin e shtetit për Certifikaten 092, një certifikatë që duhet për të punuar si drejtues shkolle.

Cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?

Unë do të vazhdoj të dua mësimin dhe mësimdhënien. Të mësuarit në jetë nuk përfundon asnjëherë. Në muajt në vijim dua që të jem pjesë e një programi të ri për të mësuar se si të udhëheqim me guxim. Roli im në shkollë ka ndryshuar nga mësuese në drejtuese dhe si rrjedhojë dhe natyra e studimit tim ka ndryshuar. Ky trajnim është jo vetëm akademik, por edhe shpirtëror. Qëllimi është zhvillimi i bazës shpirtërore dhe aftësive udhëheqëse për të cilat shoqëria jonë e sotme ka nevojë.

*Autorja e shkrimit mban titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Medaljen e Meritës Presidenciale dhënë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Është publiciste, shkrimtare, autore e tetë librave, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, Ambasador i Kombit, Gruaja e Vitit 2022, NY dhënë nga Motrat “Qiriazi”.

Filed Under: Opinion

Roli i diplomacisë dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në administratë

October 4, 2025 by s p

Eneida Jaçaj/

Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria u përball menjëherë me sfidën e madhe të mbijetesës politike, shtetërore dhe kulturore. Në një rajon ku interesat e fqinjëve ishin të fuqishme dhe ambiciet e Fuqive të Mëdha të dukshme, diplomacia shqiptare u bë arma kryesore e mbrojtjes së pavarësisë. Në këtë kuadër, roli i diplomatëve shqiptarë nuk kufizohej vetëm në paraqitjen e dokumenteve dhe kërkesave, por ishte një mision i gjerë: ruajtja e identitetit kombëtar, mbrojtja e gjuhës shqipe dhe njohja e Shqipërisë, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Roli i diplomacisë shqiptare në vitet 1912–1939, ishte vendimtar për mbijetesën e shtetit shqiptar. Diplomatët shqiptarë nuk ishin thjesht përfaqësues politikë: ata ishin mbrojtës të identitetit, gjuhës dhe kulturës. Nga ana tjetër, përdorimi i shqipes në administratë është një tjetër çështje që vlen për t’u diskutuar, i cili ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, i lidhur ngushtë me luftën për pavarësi dhe ndërtimin e shtetit. Para vitit 1912, administrata në trojet shqiptare funksiononte kryesisht në osmanisht, duke e lënë shqipen të kufizuar në jetën e përditshme dhe në arsimimin kombëtar të fshehtë.

Duke iu referuar viteve, 1912-1913, Shqipëria nuk kishte institucione të konsoliduara shtetërore; diplomacia e saj në këtë fazë u mbështet kryesisht te patriotët dhe përfaqësuesit që kishin njohje ndërkombëtare. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), delegatët shqiptarë, edhe pse shpesh të përçarë në qëndrime, përpiqeshin të bindnin Fuqitë e Mëdha se shqiptarët ishin një komb më vete, me gjuhën dhe kulturën e tyre, që meritonin shtetësinë. Përballë pretendimeve të fqinjëve (Serbia, Greqia, Mali i Zi), diplomatët shqiptarë u detyruan të përdorin argumente historike dhe gjuhësore: fakti që shqipja ishte një gjuhë e lashtë dhe e ndryshme nga gjuhët e tjera të rajonit, ishte një element identiteti që ndihmonte kauzën e tyre. Edhe pse vendimet e Londrës e coptuan Shqipërinë, vetë pranimi i një shteti shqiptar ishte një fitore e diplomacisë së kohës. Lufta e Parë Botërore e ktheu Shqipërinë në fushëbetejë dhe e copëtoi nga pushtime të ndryshme. Megjithatë, diplomacia shqiptare nuk pushoi. Patriotët dhe diplomatët në mërgim, si Mid’hat Frashëri, Mehmet Konica, Fan Noli e të tjerë, punuan në kryeqytete evropiane për të mbajtur gjallë çështjen shqiptare. Ata botuan artikuj, memorandume dhe libra, për të treguar se shqiptarët kishin identitet të qartë dhe se shqipja ishte një gjuhë e mëvetësishme.

Pas luftës, ekzistonte rreziku real që Shqipëria të zhdukej si shtet. Delegacionet shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919, paraqitën memorandume, ku theksohej e drejta e shqiptarëve për shtetësi. Këtu dallohet figura e Fan Nolit, i cili jo vetëm si klerik dhe intelektual, por edhe si diplomat, arriti të paraqiste argumente të fuqishme në mbrojtje të kombit shqiptar. Kjo diplomaci kulturore dhe politike lidhej ngushtë me gjuhën shqipe: çdo herë theksohej se shqiptarët kishin gjuhën e tyre, letërsinë e tyre dhe traditat e tyre, pra, nuk ishin një degë e kombeve fqinje. Rezultati i këtyre përpjekjeve ishte Kongresi i Lushnjës (1920), i cili krijoi një qeveri kombëtare që rifilloi marrëdhëniet diplomatike. Një nga sukseset më të mëdha ishte pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, një fitore e pastër diplomatike që vulosi ekzistencën ndërkombëtare të shtetit shqiptar.

Në periudhën e Zogut, diplomacia shqiptare u institucionalizua. U hapën ambasada në kryeqytetet kryesore evropiane dhe u konsolidua përdorimi i gjuhës shqipe, si gjuhë shtetërore në administratë dhe në dokumentacionin zyrtar. Edhe pse në komunikimet ndërkombëtare përdorej ende frëngjishtja ose italishtja, brenda aparatit shtetëror u bë përpjekja që shqipja të ishte gjuha e plotë e administratës. Diplomatët shqiptarë përballeshin me sfidën e madhe të balancimit mes Fuqive të Mëdha. Ata përpiqeshin të ruanin pavarësinë përballë ndikimit italian, duke lidhur marrëveshje edhe me Britaninë dhe Francën. Në këtë periudhë, diplomacia nuk ishte vetëm politikë e jashtme, por edhe mjet për të njohur identitetin kombëtar brenda dhe jashtë vendit. Megjithë përpjekjet e diplomatëve shqiptarë, Shqipëria nuk arriti t’i shmangej presionit italian. Megjithatë, puna e diplomatëve nga 1912 deri në 1939 nuk shkoi dëm, ajo kishte hedhur themelet që shqiptarët të njiheshin si komb i veçantë dhe që gjuha shqipe të mbetej e pandashme nga shteti i tyre.

Me shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, për herë të parë shqipja u përdor në dokumentet zyrtare të qeverisë së Ismail Qemalit. Megjithatë, kalimi nuk ishte i menjëhershëm, pasi mungonin administrata të përgatitura në gjuhën amtare. Kuvendi i Vlorës shpalli “Aktin e Pavarësisë” në gjuhën shqipe. Ky akt përfaqëson dokumentin e parë shtetëror, ku shqipja u përdor si gjuhë e administratës. Po ashtu, qeveria e Ismail Qemalit nisi të nxjerrë urdhëresa dhe njoftime në shqip, edhe pse për një periudhë kalimtare në disa institucione u përdorën paralelisht osmanishtja dhe italishtja. Kongresi i Lushnjës në vitin 1920, ishte një hap i rëndësishëm për konsolidimin e institucioneve shqiptare, ku shqipja filloi të zinte vend të qëndrueshëm në shkresat dhe komunikimet zyrtare. Vendimet e Kongresit dhe procesverbalet e tij u hartuan në shqip, duke i dhënë gjuhës një bazë të re ligjore dhe institucionale. Në histori duhen theksuar pluset dhe minuset e liderëve të kohës.

Gjatë periudhës së Zogut (1925–1939), procesi i shqiptarizimit të administratës mori hov të plotë. Ligjet, dekretet dhe aktet shtetërore u hartuan në gjuhën shqipe, duke i dhënë asaj statusin e gjuhës zyrtare. Pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e shtetit komunist, përdorimi i shqipes në administratë dhe në jetën publike u bë i detyrueshëm, duke konsoliduar përfundimisht rolin e saj. Roli i gjuhës amtare në një shtet sovran është themelor, pasi ajo mishëron identitetin kombëtar dhe garanton funksionimin e institucioneve. Botimi i Fletores Zyrtare në vitin 1922 dhe më pas hartimi i Kodit Civil të vitit 1928 në gjuhën shqipe shënuan formalizimin e plotë të gjuhës amtare si gjuhë ligjore dhe administrative. Kjo periudhë konsiderohet nga studiuesit si koha kur shqipja fitoi përfundimisht statusin e saj të gjuhës zyrtare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e regjimit komunist, përdorimi i shqipes në administratë u bë detyrim ligjor. Në vitet ’70 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit në vitin 1972, i cili standardizoi gjuhën shqipe dhe e unifikoi përdorimin e saj në administratë, arsim dhe botime. Ky akt shënoi përfundimin e procesit të institucionalizimit gjuhësor. Prandaj, çështja shqiptare dhe ruajtja e gjuhës shqipe janë përpjekje shumë të mëdha që kanë bërë që sot të kemi një Shqipëri si territor dhe një gjuhë të folur dhe të shkruar shqipe. Sakrificat e ditëve të sotme duhet të jenë zgjatim i pambarimtë i atyre përpjekjeve që e kanë larë me gjak mbrotjen e kombit dhe gërmat shqipe.

Filed Under: Opinion

Fan S. Noli – Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në SHBA dhe bekim i Zotit për kombin shqiptar

October 3, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

Figura e Fan Stylian Nolit (1882–1965) është ndër më të ndritshmet e historisë shqiptare, sepse në personalitetin e tij u bashkuan tri shtylla që rrallë takohen te një njeri i vetëm: besimi fetar, përkushtimi kombëtar dhe vizioni kulturor-politik.

Në rrafshin shpirtëror, ai është themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në SHBA; në rrafshin kombëtar, ai është apostulli i gjuhës dhe i lirisë; ndërsa në rrafshin ndërkombëtar, ai është dëshmia e gjallë se shqiptarët, edhe në mërgim, ruajnë identitetin e tyre dhe e ngritin atë në lartësi universale.

Noli nuk themeloi thjesht një kishë – ai themeloi një institucion shpirtëror e kombëtar që u dha shqiptarëve besimin se Zoti flet shqip dhe se liria e kombit është bekim hyjnor.

1. Gjendja e shqiptarëve në fillim të shekullit XX

Shqiptarët e Amerikës, të ardhur kryesisht nga Korça, Kolonja, Vlora, Dibra dhe nga trevat shqiptare të Maqedonisë e Kosovës, kishin nevojë për një kishë në gjuhën amtare.

-Problemi kryesor: Kishat greke i konsideronin shqiptarët “grekë ortodoksë” dhe nuk lejonin liturgji në shqip. Ky ishte një proces i heshtur asimilimi, që rrezikonte të shuante gjuhën e shenjtë në diasporë.

-Shembull konkret: Në Boston, në vitin 1906, shqiptarët kërkuan disa herë që mesha të mbahej shqip. Kisha greke jo vetëm që refuzoi, por disa prej klerikëve e shpallën idenë “blasfemi”.

Ky refuzim i bëri shqiptarët të kuptojnë se pa kishën e tyre nuk mund të kishin komb të lirë.

2. Themelimi i Kishës Shqiptare – një kthesë historike

Fan Noli, i arsimuar dhe i pajisur me dije të thella teologjike, themeloi më 1908 në Boston Kishën e Shën Gjergjit, ku mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe.

Ky çast u përjetua si ditë e shenjtë për shqiptarët e Amerikës. Një i moshuar nga Kolonja, sipas kujtimeve, shpërtheu në lot duke thënë:

“Tani Zoti na flet shqip. Tani e di se feja është edhe e jona.”

Ky ishte akti i parë i vetëvendosjes shpirtërore shqiptare në diasporë.

3. Kisha si qendër kombëtare dhe politike

Pas themelimit, Kisha e Bostonit u bë vatër kombëtare:

-Aty diskutoheshin çështjet e pavarësisë së Shqipërisë, organizoheshin tubime dhe mblidheshin fonde për atdheun.

-Rast konkret: Në vitin 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë, Kisha e Bostonit mblodhi ndihma financiare për Ismail Qemalin dhe qeverinë e Vlorës.

Edhe gazeta “Dielli”, e themeluar më 1909 nga Noli dhe Faik Konica, lindi në këtë frymë kishtare-kombëtare, duke pasur si strehë të parë pikërisht Kishën.

Pra, liturgjia dhe politika kombëtare u shkrinë në një, duke u bërë dy anë të së njëjtës medalje.

4. Autoqefalia në Shqipëri – vazhdim i rrugës së Amerikës

Puna e Nolit në Amerikë u bë model për Shqipërinë.

Në vitin 1922, Kongresi i Beratit shpalli Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, duke e shkëputur nga ndikimet e huaja dhe duke u dhënë shqiptarëve të drejtën e plotë të qeverisjes së Kishës së tyre.

Fan Noli ishte figurë kyçe në këtë proces, duke dëshmuar se një komb i lirë duhet të ketë edhe një kishë të lirë, që flet gjuhën e vet.

Ky akt kishte rëndësi të madhe juridiko-kanonike, sepse i garantonte Kishës Shqiptare vetëqeverisjen dhe mbrojtjen e identitetit shpirtëror e kombëtar.

5. Roli kulturor dhe shpirtëror i Nolit

Fan Noli nuk ishte vetëm themelues i Kishës, por edhe:

-Përkthyes i madh: përktheu liturgjinë, Ungjillin, Psalmet dhe shërbesat e shenjta në shqip.

-Shkrimtar dhe poet: poezia “Anës lumenjve” është testament i shpirtit të popullit në mërgim.

-Muzikolog: përshtati muzikën liturgjike në shqip, duke ruajtur shpirtin bizantin dhe duke i dhënë asaj tingullin shqiptar.

Rast domethënës: kur përktheu Shërbesën e Pashkës, Noli i shkroi Faik Konicës:

“Për herë të parë Krishti ringjallet në gjuhën tonë, dhe shqiptarët e Amerikës e kuptojnë se Zoti është i tyre.”

6. Bekimi i Zotit për kombin shqiptar

Që nga viti 1908 e deri sot, shqiptarët e kanë ndjerë Kishën Autoqefale të Nolit si një bekim hyjnor:

-Me të, shqiptarët fituan një fe që nuk i mohonte, por i përqafonte.

-Me të, shqiptarët fituan një identitet shpirtëror të mbrojtur nga asimilimi

-Me të, shqiptarët fituan një unitet të fuqishëm ndërmjet diasporës dhe atdheut.

Noli nuk ishte vetëm një prift apo politikan – ai ishte apostull kombëtar, një urë e shenjtë ndërmjet qiellit dhe tokës shqiptare.

Fan S. Noli mbetet një figurë e përjetshme e historisë sonë, sepse dëshmoi se një popull i vogël mund të bëjë gjëra të mëdha kur udhëhiqet nga besimi dhe dashuria për kombin.

Në emër të Zotit dhe të Kombit, ai i dha shqiptarëve një kishë të lirë, një liturgji shqipe dhe një identitet shpirtëror që nuk shuhet nga asnjë pushtet.

Me Fan Nolin, Zoti i bekoj shqiptarët me një kishë shqipe, një fe kombëtare dhe një udhëheqës shpirtëror, që do të mbetet përjetësisht dritë dhe udhërrëfyes për kombin tonë.

Filed Under: Opinion

Vatra i uron kryetarit të degës Vatra North Jersey z.Eduart Aranitasi shërim të shpejtë pas një operacioni të vështirë

October 3, 2025 by s p

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal dhe të të gjithë vatranëve, i urojmë kryetarit të degës Vatra North Jersey z.Eduart Aranitasi shërim të shpejtë pas një operacioni të vështirë. Z.Aranitasi është ndër vatranët kontributorë dhe aktiv i viteve të fundit në Federatën Vatra. Z. Aranitasi drejton një degë të re dhe me kontribute në rritje në mbështetje të axhendës patriotike të Federatës Vatra. I jemi pranë dhe lutemi për shëndetin dhe rikuperimin e tij të plotë e të shëndetshëm dhe mezi e presim në mesin tonë për ti shërbyer kauzës kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me respekt

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

Unlocking the Power of Older Persons Benefits all of Humanity- Message of 35th UN Day of Older Persons

October 2, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

For the second consecutive year, Arjanita (Ariana) Elezaj chaired the UN International Day of Older Persons at the UN Headquarters on the designated day for the community. The theme of 2025 Summit was Older Persons Driving Local and Global Action: Our Aspirations, Our Well-being, Our Rights.

Ariana Elezaj, Chair of the UNIDOP 2025 Programme Sub-Committee of the NGO Committee on Ageing in New York thanked each of the agencies including DESA and all the groups, speakers and representatives of member states, Argentina, Chile, Kingdom of Saudi Arabia, that collaborated for today’s summit.

In his opening remarks, William Smith, Chair of the NGO Committee on Ageing in New York, summed up the priorities of the program in three areas: Healthcare, Financial Security and Social Inclusion.

The keynote address by Jeannette Takamura, Professor and Dean Emerita of the Columbia University School of Social Work, presentations by an excellent panel of speakers and two video messages reinforced the point of the urgency of inclusion of older persons and “moving from words to actions”.

What is it about?

In one word: preparedness. From a list of statistics, what stands out is that the 60+ community will constitute 1.4 billion of the world’s population and in 2050 that number will double.

One more statistic:

Currently in the US the number of people that are in the 60s and older group is bigger than the group that is 18 and older.

Why it matters?

The age expectancy is now at 78. While medicine has advanced, our policies have not. The impact for the country’s population, economy and society overall can be vast.

What to do? Get involved. Promote a universal convention launched in Geneva to establish an International Body to strengthen the protection of Human Rights of Older Persons.

The challenges and issues of aging concern all of us. To that end supporters are truly valuable. Fotini (Foti) Kokeri of Kosloski Family Foundation joined New York NGO Committee on Ageing last year after being introduced to it by Ariana Elezaj. Ms. Kokeri said she was thrilled to be at this year’s Summit “to share a meaningful commitment to the New York NGO Committee on Ageing. I have witnessed firsthand how NGO programs empower and uplift older adults, whose life experiences and wisdom are invaluable to our communities”

The two superstars of today’s summit were Edilia Camargo Villarreal, Ph.D, Former UNESCO Population Education Programme Specialist and Master Athlete Women 85-89 category and Dr. Howard Tucker, the 103 year old Neurologist and Adjunct Professor at Case Western University. Both of them exemplify the message of the summit – older persons are valuable and essential for a prosperous society.

“I was profoundly inspired by Dr. Howard Tucker’s speech—103 years of experience, boundless curiosity, and a lifetime of learning. His example reminds us that age is not a limit but a reservoir of insight and leadership,” said Ms. Kokeri. She shared a personal story that is deeply meaningful that also resonates on this day: “For over 17 years, I have had the privilege of working with Helene Kosloski. Helene joined me in the journey when she was 72, and I learned so much from her wisdom in business, real estate, and life. I deeply miss her since she passed away at 90. Saying I graduated from the “Kosloski University” is a heartfelt tribute to the invaluable education she provided—practical, principled, and transformative. Her life experiences continue to inspire my work and commitment to our community.”

Already committed to the mission, Ms. Kokeri says that “she looks forward to supporting and to being present at the next AGO event. I’m excited not only to continue my involvement with the NGO Committee but to actively contribute and advocate for programs that celebrate and empower older adults.”

To learn more about the program and ways you can help, please go to Http://ngocoa-ny.org/

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA APEL PUBLIK DREJTUAR KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Please join the Albanian American community in celebrating the 18th Anniversary of Kosova’s Independence at New York City Hall
  • VATRA TELEGRAM URIMI QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Reçaku, një histori e dhembjes, sakrificës dhe ngadhënjimit mbi vdekjen
  • Një shqiptar kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Shpetim Qorraj: “Dua të jem zëri i fortë i qytetarëve të Distriktit 64”
  • Job-i biblik dhe romani « Brenga » e Pashko Camaj
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon drejtësi
  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
  • Kur një korb flet shqip: pse “Korbi” i Nolit nuk është thjesht përkthim i POE-s
  • “Nomos”
  • 𝒁𝒆̈𝒓𝒊 𝒊 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒎𝒊𝒕𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈
  • Kush ishte shkrimtari shqiptar që kishte letërkëmbim dhe vlerësohej nga Viktor Hygo
  • Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim
  • Shqiptarë – fjala hyjnore që na mban gjallë edhe nga larg
  • Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës në Tiranë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT