• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA DO NDEROJË LEGJENDËN E BOKSIT XHEVDET PECI MË 15 MAJ 2022

May 11, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në bashkëpunim me familjen dhe miqtë, do të nderojë në një ceremoni solemne homazhi e vlerësimi legjendën e boksit shqiptar Xhevdet Peci. Ceremonia e nderimit do të zhvillohet në selinë qëndrore të Vatrës ditën e Dielë më 15 Maj 2022 në orën 11 AM. Ftohet komuniteti të bëhet pjesë e kësaj ceremonie nderimi, homazhi e vlerësimi. Xhevdet Peci u nda nga jeta më datë 9 maj 2022 në moshë 67-vjeçare. Ai lindi në  Zhazhë të Mitrovicës. Sukseset e Xhevdet Pecit në boks janë: (1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale, (1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore, (1978) – Kampion Ballkanikë, (1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë, (1999  – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës, (2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit.

U prehtë në paqë shpirti i kampionit të madh Xhevdet Peci.

Filed Under: Opinion

PËR KOMBIN SHQIPTAR RRUGA E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – ËSHTË RRUGA DREJT PERËNDIMIT!

May 10, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Në fillim të muajit që kaloi (9 Prill, 2022) në lagjën Bronks të Nju Jorkut është mbajtur një ceremoni për emërimin e një rruge, në atë lagje të banuar nga shumë shqiptaro-amerikanë, duke i dhënë emrin e Fan S. Nolit.  Ishte, ndër të tjera, një zhvillim në kuadër të 100-vjetorit, këtë vit, të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, për të nderuar njërin prej nesh, emigrantin, diplomatin, poetin, shkrimtarin dhe themeluesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin. 

Nismëtari, promovuesi dhe realizuesi i kësaj ndërmarrjeje jo të lehtë – kur të merren parasyshë pengesat administrative dhe burokratike të një metropoli siç është Nju Jorku — aktivisti i palodhëshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, politikani i njohur shqiptaro-amerikan, i cili si anëtar i legjislaturës së shtetit të Nju Jorkut dhe vitet e fundit si anëtar i Bashkisë së qytetit Nju Jork — Z. Mark Gjonaj ka realizuar për komunitetin tonë këtu një mori projektesh në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan.  

May be an image of 5 people, people standing and outdoors
May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Nga ceremonia e emrimit të rrugës “Fan Noli, me 9 Prill, 2022 – Ceremonia për emrimin e rrugës “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu të djelën që vjen në Bronks premton të jetë shumë më e madhërishme – ashtu siç e meriton figura e Heroit Kombëtar.

Me Z. Mark Gjonaj, realizuesin e shumë projekteve në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në interes të ruajtjes së gjuhës, historisë, traditave dhe trashëgimisë së personaliteteve të mëdha të Kombit – si Gjergj Kastrioti-Skenderbe, Shën Nenë Tereza dhe Fan Noli – edhe këtu në Amerikën e largët.

Me rastin e emrimit të rrugës “Fan Noli”, muajin që kaloi në lagjën Bronks, në vetvete kjo, një ngjarje me rëndësi për komunitetin tonë këtu në Nju Jork dhe në rrethe, Mark Gjonaj njoftoi se projekti i radhës do të ishte emrimi i një rruge tjetër, në njërën prej lagjeve të mëdha të banuar nga shqiptaro-amerikanët e që të djel[n që vjen do marrë emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.  Ky premtim i Z. Mark Gjonaj, sipas një njoftimi prej zyrës së tij që më arrijti sot në kutinë postale, do bëhet realitet të djelën që vjen, me 15 Maj, gjatë një ceremonie dhe festivalit ku do marrë pjesë edhe një grup folklorik nga Arbëreshët e Italisë (Gjaku nuk prishet) prej orës 12 mesditës deri në ora 6 pas dreke në lagjen e Arthur Ave e Crescent Ave– një zonë kjo ku jetojnë shumë shqiptarë dhe ku ata kanë me shumicë, dyqane, restaurante dhe lokale tregtishë të ndryshme.  Një rrugë aty do mbajë emrin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbe, për t’u kujtuar mijëra shqiptarëve vendas dhe të Amerikës që vizitojnë atë zonë, çdo ditë e javë, për qëllime të ndryshme – se prej kah vijnë dhe ku duhet të shkojnë, por edhe duke u lehtësuar sado pak edhe mallin për Atdhe.

I vetëdijshëm i thenjës popullore ndër ne shqiptarët, “Burri i Mirë me shokë shumë” — ndonëse ai vet është motori i këtyre projekteve të papara deri tani në komunitetin shqiptaro-amerikan — Mark Gjonaj bën thirrje dhe falënderon me plot sinqeritet e mirënjohje (si më poshtë në anglisht) të gjithë sponsorizuesit e këtij evenimenti për ndihmën e tyre të pakursyer dhe plot bujari ashtuqë edhe ky projekt të realizohet ashtu si i ka hije këtij komuniteti dhe në dobi të tij.  Pa ndihmën e tyre, shprehet Z. Mark Gjonaj, ky projekt dhe të tjerë si ky nuk do të mund të realizoheshin. Bashkimi benë fuqinë.

“Friends, 

As you are aware, on Sunday, May 15th, from 12pm – 6pm, we will be hosting the Street Co-Naming Ceremony and Fair for our great hero, Gjergj Kastrioti Skenderbeu on Crescent Ave and Arthur Ave in the Little Italy section of the Bronx!

Attached, please find the flyer with the list of sponsors for the event. 

Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Co-Naming and Fair Flyer[11500].pdf

Our sincerest gratitude goes to all our sponsors for their generosity. Without your support, this event would not have been possible. Please support those that support our community.  Please share this flyer with your loved ones, family and friends. Post on facebook and other social media outlets. I am thankful for your continued friendship. Looking forward to seeing you and your loved ones there. If you have any questions, please do not hesitate to contact me at (917) 731-6850.

Sincerely,

Mark Gjonaj”

Dy rrugëve në Bronks të Nju Jorkut ku tanimë u është dhënë emri “Mother Teresa Way” dhe “Fan Noli Way”, këtë javë i shtohet edhe rruga, “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Way”.  Ceremonia e emrimit të rrugës, “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” dhe festivali që e shoqëron – që sipas programit të njoftuar të ditës 15 Maj 2022 do të zgjasë 6 orë të tëra — premton të jetë një ngjarje vërtetë me rëndësi historike për komunitetin shqiptaro-amerikan, në rritje e sipër. 

Vetëm Heroi i Kombit, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i bashkon shqiptarët, mbrenda dhe jasht Atdheut.  Siç shihet edhe nga lista e sponsorizuesve të kremtimeve me këtë rast, Mark Gjonaj ka mundur të sigurojë, për këtë dhe për të gjitha nismat e tija në vazhdim, një shumicë mbështetsish pa dallime politike, krahinore ose fetare, për projekte të tilla madhore, në këtë vend të dashur për ne – Amerikën tonë të bekuar për ne dhe familjet tona. Ky vend që na ka dhënë lirinë dhe mundësinë të festojmë dhe të kujtojmë heronjtë e kombit, identitetin tonë kombëtar, traditat dhe historinë, që na janë mohuar për një kohë të gjatë nga ideologjitë dhe pushtuesit e huaj në trojet tona shekullore.  Urime komunitetit shqiptaro-amerikan, urime Mark Gjonajt, nismëtarit të këtyre projekteve kombëtare, në Amerikën e lirë të George Washingtonit dhe Abraham Linkolnit — për këto shërbime të çmueshme që i bëjnë Atdheut të të parëve, ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, por edhe Atdheut tonë të dytë, të adaptuar – Amerikës. 

Frank Shkreli

   See the source image  Për Kombin Shqiptar ka vetëm një rrugë: One Way — Rruga drejt

Perëndimit – Rruga e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut! – “Gjergj Kastrioti — Skenderbeu Way”.   
Graphical user interface, website

Description automatically generated with medium confidence

                                Lista e sponsorizuesve 

A person standing next to a statue

Description automatically generated

Busti i të përgjithëmonshmit Gjergj Kastrioti-Skenderbe në Sallën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut, ku së shpejti në oborrin e saj, do të inaugurohet edhe përmendorja madhështore e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve – e përmasave të përmendores së Heroit në Krujën heroike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

MEMORIALI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT NË PRAGË & DREJTËSIA DHE MEMORIALI I MUNGUAR I TE PERSEKUTUARVE TË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI

May 9, 2022 by s p

Ndjenjë dhe rrëfim/

nga Eda Agaj Zhiti/

Shkak i këtyre pak rreshtave u bë pamja e Memorialit prej bronzi i viktimave te komunizmit në Pragë, i cili si një dramë e fortë përshfaq gjashtë gjëndje të një individi (njeriut) të vetëm në shkallë të ndryshme, të cilat s’janë gjë tjetër veçse faza të shkatërrimit njerëzor në burg. Statujat duken më të “kalbura” sa më larg që janë prej syrit tonë – humbin gjymtyrët dhe trupat e tyre hapen si me shpella dhëmbjesh të mëdha. Simbolizohet me art se si të burgosurit politikë u prekën si nga një sëmundje nga komunizmi dhe u goditën mizorisht. Kafkiane vërtet! Ndërkaq një shirit bronzi kalon përgjatë qendrës së memorialit në Pragë duke treguar numrin e atyre që gllabëruan kthetrat e komunizmi: * 205.486 të arrestuar * 170.938 të internuar * 4500 të vdekur burgjeve * 327 të vrarë për arratisje * 248 të ekzekutuar Në pllakën e bronzit aty pranë shkruhet: “Memoriali për viktimat e komunizmit i kushtohet të gjitha viktimave, jo vetëm atyre që u burgosën apo u ekzekutuan, por edhe atyre që iu shkatërruan jetët nga totalitarët.”Pamja më trishtoi e më nëpërmendi se ne jemi ende të pashkëputur siç duhet si shoqëri nga e kaluara barbare komuniste.Ish të burgosurit politikë, ata që mundën të mbeten, e kanë bërë detyrën e tyre, edhe për ata që s’janë, me dhëmbje, tronditshëm, me madhështi. Ata jo vetëm i qendruan dhunës së shumëfishtë fizike, mendore e shpirtërore, copërlimit dhe “shpëlarjes së truve”, por dhe e kanë rrëfyer tmerrin, me kujtime, me poezi, romane e drama, me piktura, madje edhe me muzikë, por shpesh të margjinuara dhe të lëna në harresë të qëllimtë. Ne çfarë bëjmë si shoqēri? Institucionet e saj, akademitë, katedrat, tekstet shkollore, qeveria, parlamenti, presidenca, gjithë makineria e kujtesës kolektive?Natyrisht dhe është bërë, por më e shumta dhe më e vyera ende nuk është bërë. Ashtu si në një familje ku perpiqemi te mësojmë fëmijët tanë me prioritete duke iu treguar të kenē nje “To do list” individuale, kështu duhet të funksionojë dhe shoqëria në lidhje me dekomunistizimin në Shqipëri. Kjo kêrkon ndjesën dhe kujdesin, drejtësi, dhëmbje, etj dhe aftësinë që vuajtjen ta shndërrojmë në përvojë, në vlerë, në kujtesë dhe kulturë.Më konkretisht: p.sh, kur kerkohet heqja e emrave apo e simboleve të diktatures, duhet kerkuar dhe shkaku. Diktatura komuniste në Shqipëri bëhej me emra personash konkretë, që nga enveri e deri te spiunët e vegjël nëpër lagje, etj, janë dënuar të gjallë e të vdekur.Bota njeh shembuj konkretë sesi kriminelë nazistë janë gjetur në një anë te globit ku qenë fshehur dhe i kanë çuar në anën tjetēr te globit të përballen me drejtësinë qofshin dhe në moshen 90-vjeçare, se krimi s’ka moshë, as e keqja.Persekutimin e kam ndjerë në vetë të parë. Jam rritur në një familje të përndjekur, pa ato që quhen triska fronti e jo më tesera rinie e çfarë ishin. Xhaxhallaret e mi kishin ikur si kundërshtarë të komunizmit. Nga ana e nënës jam dhe mbesa e një të burgosuri politik të ndërgjegjes, Dane Zdravës. Gjyshi im kishte studiuar në Akademine Navale në Napoli, ishte biznesmen i suksesshëm, deputet i kuvendit te Shqipërise e bamirës I madh. Tironsit e vjeter e mbajnë mend të vetmin dyqan mode luksi në Tiranë, ishte i tij, ashtu sikurse beratasit kujtojnë se Ai solli te parën kinema në qytetin e Beratit, kombajnat dhe centralet elektrike, etj.Kujtoj rrëfimet në shtëpi me zë të ulët sesi Moma, stërgjyshja ime heroinë bënte një javë rrugë me kalë për t’i çuar ushqime të birit (gjyshit tim) të burgosur në kampin e punës në Maliq të Korçës me Profesor Arshi Pipën e shkrimtarin Mitrush Kuteli e intekektualë te tjerë e nga kleri katolik.Isha vetëm 11 vjeçe e rrija në shtëpinë e gjyshit në Berat, kur në vjeshtën e 1979-s ia mbrriti policia sërish. Pashë me sytë e mi sesi gjyshin e arrestuan, më përqafoi me pranga në dorë dhe u ndame për të mos u parë më kurrë.Pas dy muajsh, nje fillim dhjetori, u njoftuam se ai nuk ishte më.Dhimbje e nepërkëmbje nga 1979 deri në 2002, e kërkuam kudo, nëper regjistra e varreza duke paguar ku të mundnin. Pasi u ndjemë të pa shpresë e vendosëm të tërhiqeshim të lodhur, nje ditë në Tufine, njeri nga grupi ynë, Çimi, nipi i tij, prisni, tha, le të kërkojmë dhe tek ai pirg dheu atje tej, ku është ulur ai pëllumbi. E kishte dërguar Hyu të na ndihmonte, se me qeverinë s’po behej dot gjë. Hoqëm këmbët e zemrat zvarrë e shkuam atje ku pëllumbi i bardhë po na thërriste…U gjend. E njohëm nga diçka e paprishur e tij, në veshje dhe korp. E përcollëm me dinjitetin që i takonte atij burri te lartë, te respektuar e te dashur nga të gjithê…Im At rrëfen se nuk e harron, ishte rreth 12 vjeç, kur i çonte bukën nënës se tij Pashakos, ku hapeshin themelet e fabrikës së Çimentos ne Vlorë. Atehere nuk kishte makineri e Nënoja e tij, jona, hapte kanal me lopata. Nuk kishin fuqi që baltën e nxjerrë ta hidhnin mbi pirgun e madh, te krijuar dhe mbushnin duart me baltën e nxjerrë dhe e hidhnin përtej. Ajo ishte bijë dhe nuse familjesh të pasura e që kishin dhënë per vendin. Si gjyshja ime janë plot nuse te reja dikur nga fisi im e familje te tjera, kudo, internineve sidomos, të detyruara të punonin kanaleve me baltë e gjak. Po nëpërmend gjyshen e tim biri, Atjonit, dhe asaj i është dashur të ecë zbathur për të mbrritur tek i biri, Visari, në burgun e Spaçit, para se të perëndonte dielli se më pas nuk lejoheshin takimet. Visari e ktheu në poezi ndodhinë, nënat që ia kalojnë diellit. Ai na e tregoi burgun me romanet e tij te fuqishëm. Të kërkosh thjesht heqjen e emrave, nga trashëgimtarët e atyre emrave, më duket sikur thjesht thuhet e perseritet mekanikisht: “I’m sorry for your loss”, në anglisht tani per t’u pëlqyer perëndimorëve. Keqardhja shtohet kur shoh se keto nisma përkrahen dhe nga intelektuale që jam e bindur se nuk e dinë kujt i sherbejnë punët gjysmake, sepse ato qe e iniciojnë e dinë mjaft mirë se ku do të mbrrinë me gjysmën tjetër te iniciativave si fondotintë në lëkurën e rrudhosur të së tashmes.E në fakt e humbura mbetet gjithmonë ajo- Shqipëria. Por jo pergjithmonë, nëse ka ende shqiptarë. Me dije, me kulturë, me drejtësi e mëshirë dhe me bekimin e Zotit. Të mos vuajë më njeriu, por statujat e tij si në memorialin e Pragës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Eda Zhiti

PROFESOR BESIM MUHADRI I DHUROI BIBLIOTEKËS SË “VATRËS” DISA NGA LIBRAT E TIJ TË FUNDIT

May 9, 2022 by s p

Shkrimtari, studiuesi dhe profesori i letërsisë në Universitetin “Fehmi Agani”, Prof. Asoc.Dr. Besim Muhadri, solli në bibliotekën e Vatrës botimet e tij të fundit si dhe disa nga botimet e mëhershme. A i dhuroi biobliotekës së “Vatrës”, librin e sapo botuar me studime në gjuhën angleze “Studies on Albanian literature and Ethnologjy”, “Hyrje në teorinë e letërsisë”, “Jusuf Duraku-Mësuesi, atdhetari dhe poeti”, librin me tregime “Rrënuesit vinin natën” dhe atë me poezi “A harrohet fytyra e nënës”. Libri i sapobotuar në Nju Jork, nga Shtëpia Botuese Adriatic Press , “Studies on Albanian literature and Ethnologjy” i Dr, Besim Muhadrit, është një libër që përmban brenda vete disa nga shkrimet studimore të autorit në fushën e ltersisë dhe etnologjisë shqiptare, shkrime të publikuara edhe në revista ndërkombëtare,  të cilat janë me interes për lexuesin anglishtfolës, gjë që është edhe qëllimi i këtij publikimi. Ndërkaq, libri “Hyrje në teorinë e letërsisë” është libër universitar, kontribut i punës së profesor Muhadrit me studentët e tij bërë në katedrën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Uiversitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, ku ai tash e sa vite punon dhe mban gradën akademike professor i asociuar. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese e Universitetit të Gjakovës dhe është me interes jo vetëm për studentët, por edhe për studiuesit e ltetërsisë. 

Libri “Jusuf Duraku, mësues, atdhetar dhe poet”, i botuara nga Shtëpia Botuese “Pjetër Bogdani”, në prizren,  është një libër mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej mësuesve të parë të shkollës shqipe në krahinën e Hasit, i shkolluar në Internatin “Kosova” të Krumës, i cili krahas profesionit të mësuesit, ishte edhe poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Po ashtu, autori bibliotekës së “Vatrës” i dhuroi edhe dy libra me vlerë, të botuara më herët e që janë pjesë e pasionit të autorit, siç janë proza tregimtare dhe poezia, ku Muhadri ka një prirje të veçantë. Është vellimi me tregime, me një titull simbolik dhe përmbajtësor “Rrënuesit vinin natën”, të botuar nga shtëpia botuese “Rozafa” e Prishtinës” dhe ai me poezi, “A harrohet fytyra e nënës”, i botuar nga shtëpia botuese “Rilindja”, me redaktor shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani dhe recensent, poetin e mirënjohur, tash të ndjerë, Rrahman Dedaj.

Falënderojmë nga zemra profesorin dhe bashkëpunëtorin tonë të sinqertë dhe të përkushtuar Besim Muhadrin, për këto dhurata kaq të çmuara për bibliotekën tonë, që nuk janë as të parat e as të fundit. 

Filed Under: Opinion

Heroi i Kombit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, po vjen në Bronx, New York, më 15 Maj 2022

May 8, 2022 by s p

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT