• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TEDI KOTORI, NJË SHQIPTAR NË SKENËN POLITIKE TË PENNSYLVANIAS

April 22, 2022 by s p

Sokol Paja

Tedi Kotori, me moton e fushatës së tij politike “People over Party”, është një kandidat potent shqiptar i pavarur që kandidon për Këshilltar në shtetin e Pennsylvania në Distriktin zgjedhor 172 në verilindjen e Philadelphias. Angazhimi qytetar dhe komunitar i shqiptarëve në Philadelphia i jep shumë shpresë Tedi Kotorit për një përfaqësim dinjitoz. “Northeast Philadelphia ka nje numër të madh shqiptarësh, mbase 20,000 dhe deri sot nuk ka patur përfaqësues shqiptar në Harrisburg. Në qoftë se fitojmë, do jetë me të vërtetë një sfidë historike, dhe një nder i madh për mua të përfaqësoj komunitetin tim” – shprehet për Diellin e Vatrës z.Kotori. Në skenën politike të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës sa herë që zhvillohen zgjedhjet, shqiptarët janë dinjitozë me përfaqësimet e tyre e në shumë raste na kanë bërë krenarë duke marrë fitore të qënësishme. Në një thirrje për komunitetin shqiptar që të votojë masivisht, Tedi Kotori shprehet se ka ardhur momenti që njeri nga ne do jetë zëri i popullit shqiptar në shkallët më të larta të qeverisë Amerikane. Shqiptarët në Philadelphia duhet të regjistrohen për të votuar në mënyrë që mbështetja për Tedi Kotorin të jetë masive. “Në këtë moment kemi shans të mirë të fitojmë, sepse shumica e njerëzve janë të pa kënaqur me të dyja partitë kryesore. Sistemi demokratik amerikan kërkon pjesëmarrje nga të gjithë, edhe në rastin kur nuk voton, ti në fakt voton në mënyrë jo direkte, se çfarëdo që të propozohet, edhe sikur të mos jesh dakort, i ke dhënë të drejtën ta bëhet” shprehet i shqetësuar z.Kotori. Aktivizimi politik i Tedi Kotorit ka të bëjë pikë së pari me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në qytetin e tij. “Fokusi im është për çështjet e cilësisë të jetës (quality of life issues) si shëndetësia, të sigurojmë për gjithë qytetarët opsione publike insurance me kosto të ulët. Arsimi, unë jam nga Korça ku eshtë hapur shkolla e parë të gjuhës shqipe, edhe e ndiej në mënyrë personale rëndësinë e një edukimi të plotë që prodhon qytetarë të edukuar edhe me aftësi të plota për të qenë sa më i suksesshëm në jetë, të cilat sot nuk jepen” citon në programin e tij elektoral Tedi Kotori. Me mbi 10 vite eksperiencë në menaxhim dhe formim, Tedi shprehet se: “Sot problemet janë të kostos së jetesës, të ushqimit, të energjisë, të karburantit, shëndetësisë, edhe qirasë. Këto kanë zgjidhje dhe të thjeshta, por edhe komplekse. Ne kemi të fatin që shteti ynë Pennsylvania ka një prodhimtari të lartë ekonomike, edhe si legjislaturë mund të luajmë një rol kyç për ta përmirsuar situatën” shprehet me bindje të plotë Tedi Kotori. “Komuniteti shqiptar është shumë entuziast që këtë 8 Nëntor mund të bëjmë histori duke zgjedhur të parin shqiptar në legjislaturën e Pennsylvanias. Deri më sot kemi ngritur mbi $10k”, shprehet me një siguri të admirueshme Tedi Kotori. “Organizata Bijtë e Shqipes dhe zoti Bujar Gjoka në veçanti, kanë qënë instrument i fuqishëm për fushatën tonë. Gjithashtu dua të tregoj mirënjohje edhe respekt për zotin Shpëtim Daku, një biznesmen këtu në Philadelphia, i cili më ka marrë nën krahun e tij,  ashtu dhe si ka ndihmuar vazhdimisht qytetarë të tjerë të komunitetit tonë” përfundon prononcimin për Diellin e Vatrës Tedi Kotori. Tedi ka ka lindur dhe është rritur në Korçë, familja imigroi në Amerikë në dhjetor të vitit 1999. Me prinder ekonomistë dhe inxhinjer ndërtimi, Tedi erdhi në mes të klasës të katërt në Philadelphia dhe mbaroi shkollën publike edhe baçelor në ekonomi nga Temple University edhe Master i Shkencës për Analizë Bisnesi. Në karrierë profesionale ka punuar në industrinë e reklamave nga blerja e vendit deri në prodhimin e reklamave në Bank of America, edhe sot në menaxhimin e aseteve reklamore të hekurudhës së Shteteve të Bahkuara të Amerikës. Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin Tedi Kotorin duhet të bashkohen te “Tedikotori.com” për të mbështetur përfaqësimin e tij politik. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja, TEDI KOTORI

SHOQATA “SKENDERBEJ” NDEROI DALIP GRECËN, EDITORIN E DIELLIT(2009-2021) PËR KONTRIBUT TË SHQUAR NË MEDIA

April 21, 2022 by s p

Më 20 Prill 2022, në selinë e Vatrës, në fund të promovimeve të librave “Dëshmi e trishtë e një shenjtori” – monografi për baba Bektash Aliaj, me autor Dervish Eliton Pashaj dhe librit “Larg Atdheut” të Xhevat Kallajxhiu, z. Mark Qehaja në emër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc i shoqëruar dhe nga anëtarë të shoqatës, i dorëzoi Mirënjohjen Dalip Grecës me motivacionin: “Për kontributin e përkushtimin e lartë ndaj Kombit në fushën e gazetarisë”.Në fjalën e tij falenderuese për të pranishmit në Vatër z. Mark Qehaja u shpreh: “Te nderuar vatrane! Mes emrave te medhenj e dinjitare qe ka Bota shqiptare e gazetarise dhe publicistikes Dalip Greca eshte pa dyshim nje nder penat e shquara intelektuale te kohes.Dielli mbishekullore I shqipetareve mergimtare te Amerikes, Kandili Kombetare i ndezur nga 15 shkurti i vitit 1909 ne keto dhjete vitet e fundit u mbajt i ndezur nga editori Dalip Greca. Gazetarin profesionist, publicistin bashkekohore, redaktorin e kryeredaktorin e perkushtuar atdhetare e patriot. Shkrimet e Dalipit per nje shoqeri te lire dhe te emancipuar, per nje shtet te drejte e te begate, per nje komb vital e te bashkuar ishin si prelude i gazetarise sone kombetare. Federata PAN Shqiptare VATRA e rilindesve mendjendritur Fan Noli e Faik Konica ka edhe kontributin e spikatur te Z. Dalip Greca. Shoqata shqiptaro Amerikane Skenderbej ka patur nderin te kete nje Njeri te shkelqyer shok e mik te vyer te bashkepunoje e te ndaje me te  punen e kontributet tona. I Dashur Dalip! Ne kete takim te sotem ne Federaten PAN Shqiptare VATRA ne emer te shoqates Shqiptare Amerikane Skenderbej nderojme kontributin e perkushtimin tuaj te larte ndaj kombit me kete pllake MIRENJOHJE. Duke ju uruar shendet e lumturi ne familje. Shoqata Shqiptare Amerikane Skenderbej. Kryetari MARK QEHAJA” u lexua në letrën e vlerësimit ndaj Editorit të Diellit 2009-2021, Dalip Greca.

24 PRILL 2022 DO FESTOHET DITA E LIRISË SHQIPTARE NË “KENSICO DAM PLAZA” NË ËESTCHESTER

24 Prill 2022 ora 1 PM do të organizohet “Dita e Lirisë Shqiptare” në një ndër parqet më të bukura të Neë York-ut, në Kensico Dam Plaza- në Ëestchester. Veprimtaria e organizuar nga Shoqëria Kulturore-Artistike Kelmendi, Familja Mrnacaj dhe Counti Ekzecutive Ëestchester si “Dita e Lirisë Shqiptare”, është një aktivitet patriotik, social, kulturor e përkujtimor, që i kushtohet, simbolit të demostrateve antikomuniste Nik Mrnacaj. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendar për Lirinë dhe Flamurin shqiptar, sjellë në këtë datë përkujtimore jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe të liderëve politik. Kjo ditë e veçantë sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptaro-amerikanë, që nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për persekutimin që ushtronte shteti komunist shqiptar ndaj familjeve nacionaliste shqiptare.

Edhe pse familja Mrnacaj ishte e arratisur nga Shqipëria, pjesa e mbetur në Shqipëri, u burgos e u internua. Tipik ishte rastii Nikollë Mrnacaj, i cili u burgos dy herë, ndërsa familja u internua dhe vuajti për vite të tëra kampeve të internimit. I riu nacionalist, antikomunisti Nick Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mri Mrnaçaj, ishte në krye të demonstratave të shqiptarëve të Amerikës, që kërkonin të sensibilizonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesën e të drejtave dhe të lirive njerëzore në Shqipërinë komuniste dhe rrisnin përpjekjet për t’i hequr maskën udhëheqësve komuniste që tentonin të mashtronin perendimin, me anë të Misionit diplomatik në Neë York. Nik Mrnacaj humbi jetën pasi kthehej nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit me 22 Janar 1990.

Shkurt Kronika: Hymnet Kombëtare i ka kënduar Mikela Nonaj. Lutjen fetare e ka përcjellë Djakon Marash Shkreli. Vperimtarinë e ka nderuar dhe famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj. Kanë përshëndetur: Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph DioGuardi, County Egzekutive z. George Latimer, kandidati për major në Mt. Vernon, z. Ernest Davis, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës  Dritan Mishto, Deputeti demokrat i Kuvendit të Shqipërisë (që ka dorëzuar mandatin) Endri Hasa dhe në emër të familjes Mrnacaj,ka falenderuar folësit, pjesmarrësit, Mikel Mrnacaj, i biri i Nik Mrnacaj…

Këtë veprimtari përkujtimore dhe nderuse e mbështeti edhe Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA, ku përvec kryetarit të saj z. Dritan Mishto, morën pjesë nënkryetari Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Zef Balaj, Marjan Cubi me zonjën, editori me zonjën, Pashk Maksuti, Mihill Velaj(njëkohësisht kryetar i Shqoatës së Shkrimtarëve shqiptar-amerikanë), Gjergj Ivanaj e të tjerë. Vatra, pas takimit që pati në selinë e saj me deputetin Endri Hasa, e ftoi atë, që të bëhej pjesë e veprimtarisë përkujtimore kushtuar Nik mrnacaj, ku ai u prit me duartrokitje.

Në fund të veprimtarisë, familja Mrnacaj ftoi pjesmarrësit që të ngrinin Flamurin kuq e zi në shtizën e parkut, përkrah flamurit amerikan, ku do të qëndroi për një javë. Familaj Mrnacaj ksihet sjellë për pjesmarrësit, ushqime dhe pije. (Të plotë shkrimin do ta lexoni në Diellin e Printuar)

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca

LAMTUMIRE ZEF BALAJ

April 20, 2022 by s p

Nga Agim Rexhaj/

E nderuar Familja Balaj!

E nderuar zonja Lina Balaj, bashkëshorte e vëllait, mikut, bashkëatdhetarit dhe bashkëpunëtorit tonë, tanimë i ndjerë Zef Balaj!

E nderuar Zonja Mire!

Të dashur David, Gjeraldina, Daniel, dhe Joseph!

……………………

E di që sot është një ditë e vështirë për të gjithë juve, pasi po ndaheni nga njeriu juaj më i dashur i jetës. Po ndaheni me njeriun që ju dha jetë, dashuri, sakrifica, përpjekje mbinjerëzore, e si rezultat edhe LIRINË, Lirinë që i mungonte në vendin e tij ne Shqiperi. Iu dha mirëqenje, atë që nuk e gjente dot në vendin e tij, as ai dhe as prindërit tuaj, qoftë nga ana e Zefit qoftë nga ana e Linës; 

Ju dha prosperitet, shkollë, dinjitet njerëzor. Ju bëri të jeni të gjithë, djem e vajza, nipa dhe mbesa pjestarë të familjes së njohur e të nderuar tanimë botërisht në bashkësinë tonë Shqiptaro – Amerikane si:

FAMILJA BALAJ.

Ju po ndaheni nga Zefi me lot e me dhimbje, për atë që ishte ai Burri Ballëlartë, flokëbardhë, që reflektonte burrërinë malësore, vendosmërinë dhe përkushtimin për familjen dhe të afërmit. Ndarja me Zefin tuaj të dashur është e vështirë dhe e dhimbshme.

E megjithatë, kur e dini se çfarë trashëgimie po ju len ai në çdo aspekt të jetës tonë në këtë vend të lirisë dhe begatisë, dhimbja juaj kthehet në krenari dhe emri i tij ju bën dritë ju, nipave dhe mbesave dhe brezave që vijnë. Sakrificat e tij qysh në vogëli e deri në ditën që mbylli sytë kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi dhe kranarie.

I ndritë Shpirti dhe Lavdi Vepres se Tij!

Të nderuar pjesmarrës, miq e shokë të hershëm e të vonë të zotit Zef Balaj!

Zef Balaj vërtetë ishte një familjar i mrekullueshëm dhe këtë e kemi parë në të gjallë të tij dhe po e shohim edhe sot. Por ai ishte edhe një ndër veprimtarët më të dalluar të Bashkësisë Shqiptaro – Amerikane.

Si një patriot i shquar, një njeri që e donte Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe tërë çështjen shqiptare kudo që jemi, ai ishte një ndër njerëzit tanë më të shquar në bashkësinë tonë.

Një Vatran i dalluar që në kohët e hershme, mik i vatranëve tanë më të shenjuar për mirë siç ishte Ingj. Agim Karagjozi e shume Vatran te tjere, ai nuk reshti kurrë duke punuar për të mirën e çështjes shqiptare. Vitet  dhe dekadat që punuam bashkë janë të karakterizuara nga përpjekje të pareshtura sa për demokratizimin e Shqipërisë aq edhe për çlirmin e më vonë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Kontributet e Zef Balajt janë të panumërta,  ashtu si vëllau ynë i shtrenjtë Zefi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai kontribuoi e ndihmoi fort Shqipërinë e Kosovën, e deshti me zemër Atdheun e tij e nuk iu dhimbs asgjë me qëllim që kombi ynë të përparojë e lulëzojë.


Zef Balaj ishte zëri i shqiptarëve të Amerikës, përçuesi i shqetësimeve të kombit tonë në demonstratat e fuqishme, protestat e lëvizjet me qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet tona, për demokratizim e shqiperise, pavaresin e Kosoves, zhvillim e përfaqësim të drejtave te shqiptarëve  ne Maqedonin e Veriut, Mali i Zi, Presheve, Çamëri e  kudo ku ka shqiptarë.


Zef Balaj u priu protestave të fuqishme në Washington, New York, Detroit, Dejton, ,  për zhdukjen e komunizmit, demokratizim të Shqipërisë për liri e pavarësi të Kosovës.


Zef Balaj ishte njeri i Zotit dhe financoi gjithë jetën e tij Tempujt e Zotit.Katedrale dhe  Kisha Katolike, Kisha  Ortodokse shqiptare, Xhami shqiptare, Qendra Fetare,  klerikë fetarë të të gjitha feve njohën në çdo kohë zemrën e bardhë të Zef Balajt.

Zefi e ndihmoj Ushtrin Clirimtare te Kosoves, Ushtrin Clirimtare Kombetare ( ne Maqedonin e Veriut,  Ushtrin Clirimtare per Presheve, Medvegje dhe Bujanovc.


Me shpirtin e tij të madh, Zef Balaj mbështeti veprimtaritë kulturore:  Shkollen shqipe,  botime e promovime librash të autorëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora në Amerikë e Europë.  Artistët, gazetarët, historianët, albanologët, veprimtarët e çështjes kombëtare i shprehin mirënjohje sot Zef Balajt për kontributin e tij të pa kursyer për kulturën kombëtare dhe jetën artistike të komunitetit tonë ne SHBA e dhe shteteve tona ne Shqiperi dhe Kosove.


Zef Balaj ndihmoi kombin e tij duke mbështetur fuqishëm Senatorë e Kongresistë, Ligjvënës e Këshilltarë që mbrojtën Shqipërinë , Kosovën dhe shqiptaret ne trojet e veta etnike:  në Senat, Kongres, Shtëpinë e Bardhë, Pentagon e në të gjitha institucionet Amerikane.

Zefi ishte mik i Presidentit Historik te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova,  ish Presidentit dhe Kryeministrit te Shqiperis  Dr. Sali  Berisha, i heroit te demokracise Azem Hajdari, i  Mandeles shqiptar Pjeter Arbnori, i  Arber Xhaferit e shume e shume etj. Ai ishte mik i cdo shqiptari demokrat, perparimtar, i atyre qe mbi gjithca kane idealin kombetar.

Kjo pjesëmarrje masive në funeral tregon se Zef Balaj e deshti dhe respektoi deri ditën e fundit komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara e më gjërë. Në çdo rast, Zefi ishte aty, fisnik dhe njerëzor,  patriot e veprimtar,  zemërbardhë e kombëtar. 

 Janë të paktë ata të cilët kanë bërë më shumë në këtë vend për Federaten Pan Shqiptare te Amerikes VATRA.

Por VATRA nuk ishte e vetmja “Vatër” ku “ngrohej” Zef Balaj. Ai ishte një ndër aktivitët më të shquar të Ligës Qytetarë Shqiptaro Amerikane të drejtuar nga i nderuari, ish Kongresmeni Joseph Dioguardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyse Dioguardi.  Kontributi i Zef Balaj, ndoshta si rrallë i ndonjë veprimtari tjetër të komunitetit tonë, shtrihet në të dy organizatat tona më të njohura në Amerike, VATRA dhe LIGA QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE.

E përveç këtij kontributi ai shquhej edhe për ndihmat humanitare të cilat u shtrinë në trojet tona  sa në Shqipëri edhe në Kosovë e më tej në trojet e banuara prej shqiptarëve.

Si një sipërmarrës, ai  mbetet shumë i njohur për aktivitetin e tij nëpërmjet të të cilit janë ka parë hajrin me qindra familje shqiptare,  emigrantë të rinj të sapoardhur, nëpërmjet të mundësisë që ai ju jepte sot kanë ndërtuar një jetë të mirë e të begatshme, këtu në Amerikë.

Është e vërtetë se fjalët e mira janë përherë ato që përcjellin një njeri që ndërron jetë.

Por sikundër në të gjallë të tij, ashtu edhe sot që po i japim lamtumirën e fundit, unë përsonalisht, edhe si individ edhe si bashkë – drejtues i Vatrës, kurrë nuk gjeta një gjest, një veprim apo një sjellje e cila të më bëntë të mos flisja gjithçka të mirë për këtë burrë.

Me këtë rast, i përcjell ngushellimet e  mia më të sinqerta, familjes, Juve Zonja Lina, që u rrite dhe plake me Zefin,  Ngushellime Zonja Mire ( motra e Zefit), ngushellime fëmijëve, : David, Gjeraldina, Daniel dhe Joseph, nipave dhe mbesave, miqëve dhe dashamirësve, Vatraneve dhe tërë patriotëve tanë shqiptaro – amerikanë këtu dhe të afërmve të tij në Shqipëri e Kosove.

Lamtumire Miku im I dashtun Zef Balaj!

Te qofte i lehte dheu’ i Tokes se lire! Lavdi Vepres tuaj!

Zoti te bekofte!  Shpirti yt u preftë në paqë!

Agim Rexhaj!  20 Prill 2022

Filed Under: Opinion Tagged With: agim Rexhaj, Zef Balaj

OLTA SHEHU, NJË SHKËLQIM VEZULLUES PËRTEJ ADRIATIKUT

April 19, 2022 by s p

Balerina Olta Shehu, Drejtore Artistike dhe Mësuese e Kërcimit në “ASD Ginnastica Virtus “Evaristo Pasqualetti” në Macerata, Itali, në një bashkëbisedim me Editorin e gazetës Dielli të Federatës Vatra në New York Sokol Paja, rrëfen rrugëtimin artistik në Itali, krijimin e akademisë “OltAkademi” si një shkollë baleti për fëmijë nga mosha 3 vjeç e sipër, “Olta Summer Camp” si nismë kreative dhe entuziaste me aktivitete social-kulturore duke praktikuar sporte në natyrë dhe Yoga për fëmijë, eskursione, pishina, Olta’s Gots Talent, musical e shumë aktivitete të tjera për fëmijët shqiptarë në Macerata, Itali.


FILLIMET E SUKSESIT NË ITALI TË OLTA SHEHUT


Rrugëtimi im artistik në Itali ka qenë me plot sfida saqë kur kthehem pas në kohë, më ngjallin shumë emocion dhe krenari. Përveç sukseseve ka pasur shumë vështirësi të cilat i kam përballuar me dinjitet e sukses dhe sfidat e fituara më bëjnë krenare në çdo kohë. Arti është komunikimi më i madh i qenies njerëzore. Individë dhe shoqëri nëpërmjet artit kanë transmetuar dhe lëvizur shumë më shumë se edhe me revolucione apo protesta e lëvizje të ndryshme sensibilizuese. Arti ka një fuqi mistike, transformuese dhe nxitëse të jashtëzakonshme. Personalisht një kontratë pune në atë kohë (viti 2002) ishte pak e vështirë ta kishe menjëherë. Duhej shkollë dhe punë. Nuk ishte asgjë e lehtë. Një mënyrë për të qenë në rregull me dokumentat ishte regjistrimi në universitet. Në 2007 u diplomova në “Shkencat e komunikimit” me tezën “Baleti si një mjet komunikimi dhe ekspresioni”. Përveç studimit në komunikim, njëkohësisht nuk kam lënë pas dore gjatë atyre viteve baletin që ishte pasioni im. Vazhdoja të studioja në shkolla private zhanrin e baletit modern e contemporan ku u perfeksionova në vitin 2009/2010 në qytetin e Torinos ku kreva dhe Master në Teatrin Nuovo i Torinos. Dëshira dhe pasioni për të përcjellur mësimet e mia brezave me të rinj ishte e madhe, por vështirësitë për të krijuar diçka tënden gjithashtu nuk janë të vogla mbi të gjitha për një femër në atdheun e largët. Me vullnet, punë e këmbëngulje pas shumë vitesh arrita të krijoj diçka të timen si sipërmarrje artistike duke sjellur shumë risi dhe traditë në artin tim.


SI LINDI “OLTAKADEMI”?


Njeriu ka shumë talente të fshehura në qënien e tij. Zbulimi dhe puna me talentet në fushën e artit ka qenë gjithmonë një ëndërrr e imja. Sa më herët në kohë të zbulosh një talent apo një aftësi të veçantë krijuese te një fëmijë dhe ta zhvillosh atë, frytet e punës në të ardhmen do jenë të jashtëzakonshme. Akademia e Oltës është një shkolle baleti për fëmijë nga mosha 3 vjeç e sipër. Ndër këta kam dhe shumë fëmijë lindur e rritur në Macerata por nga prindër me origjinë shqiptare, nga Kosova e Shqipëria e Maqedonia. Në shkollën time shpeshherë bëjmë bashkëpunime me vëllain Bernardin, vjen si balet maestër për të mbajtur stage, formime nxënësve, jo vetëm ai por dhe shumë balerin shqiptarë tashmë me famë ndërkombëtare. Këtë vit janë plot 20 vjet në Itali ku kam krijuar dhe familjen time, me bashkëshortin Luca kemi dy fëmijë të mrekullueshëm që na mbushin zemrën dhe ditët tona plot Nikol 8 vjeç dhe Marco 5 vjeç. Falë edukimit, vlerave, shkollimit, dedikimit, përkushtimit të prindërve të mi, jam ajo që jam sot. Tani jam e ngarkuar me përgatitjen e spektaklin e fundvitit shkollor te “OltAkademi” që do të mbahet në 29 Maj 2022. Në këtë spektakël do të ngjiten në skenë mbi 80 nxënës ku kujdesem për regjinë, koreografinë dhe drejtimi artistik. Ne si familje kemi qenë shumë të lidhur me aktivitete kulturore e sportive. Unë jam lindur në Tiranë, me shtëpi afër te Piazza e vogël rrethuar nga një vatër dëm baba dëm tironce me zemer të madhe. Babai është trajner mundjeje Besnik Shehu i cili pak ditë më parë u nderua nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh” për rezultatet e tij të arritura si kampion në mundjen klasike e si trajner për përgatitjet e sportistëve në arenën ndërkombëtare. E megjithatë dy prej fëmijëve unë dhe vëllai i madh Bernard Shehu dëshironte ti bënte balerinë. Vëllai i vogël u mor me futboll dhe mësues i edukimit fizik. Babai spikat gjithmonë në vallet popullore që kërcehen në dasma apo festa. Kështu që në moshen 10 vjeçare pasi kaluam konkursin për hyrjen në shkollë, filloi rrugëtimi ynë në fushën e baletit klasik. Deri 18 vjeçe ku u Diplomova e më tej, mora rrugën për në Itali në qytetin e Macerates për të zhvilluar artin, talentin dhe studimet e mia. Rrugëtimi i jetës simë lidhet drejtëpërsëdrejti si një vazhdimësi e aktiviteteve të sotme. Është e magjishme të punosh me fëmijët. Dëshira e pasioni i tyre ëngjejve për artin, është një frymëzim spektakolar. Të investosh në fëmijët talente ke investyar në të nesërmen e artit dhe kulturën e një kombi.


OLTA SUMMER CAMP


Gërshëtimi i shumë aktiviteteve në një të tërë si spektakël gjigand, sjell për fëmijët shumë surpriza dhe i bën të përjetojnë emocione të veçanta. Kënaqësia dhe lumturia në sytë e fëmijëve është arritja më e madhe për mua si artiste. Më 6 Qershor 2022, rifillojmë Olta Summer Camp. Mbas suksesit të madh që pati verën e kaluar, fëmijët e presin më shumë entuziazëm. Dhe kjo një nismë shumë kreative dhe e dobishme e ideuar dhe krijuar nga unë. Suksesi i këtij kampi veror mendoj është fakti se ideja ishte të fusja brenda elementi akitvitete që do kisha dëshiruar dhe unë ti jetoja, pra duke e parë me syrin dhe mendjen e një fëmijë. Ky aktivitet social dhe kulturor zhvillohet në një park të madh në natyrë sporte nga më të ndryshme si: Yoga për fëmijë, Eskursione, Pishina, Olta’s Gots Talent, Musical e aktivitete të tjera që gërshetohen së bashku. Përfshihet gjithashtu ideja për përkujdesjen e një kopshti ku fëmijët mbjellim e korrim fruta perime.


SHOQATA ILIRIA DHE SHQIPTARËT NË MACERATA


Shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë arrijnë të lënë gjurmë të paharrueshme. Shqiptarët e Italisë mendoj se janë ndër komunitet me talente si në arte dhe në sport të cilët kanë lënë një emër të madh në shtetin italian. Suksesi i shqiptarëve këtu na ka rritur respektin dhe reputacionin si komb e si popull te italianët. Italia të ofron mundësi të panumërta, ti duhet të dish të kapësh shansin, të punosh fort dhe të përfitosh nga mundësitë që të krijohen e shanset që të sigurohen. Përsa i përket komunitetit shqiptar në Macerata mund t’ju them që ka patur gjithmonë në prezencë të rëndësishme. Ne jemi një nga më të mëdhenjtë duke përfshirë edhe qytetarët kosovarë dhe maqedonase me origjinë shqiptare. Në këtë kontekst lindi në vitin 2010 shoqata jonë Iliria. Fillimisht ajo u themelua nga një grup studentash që frekuentonin Universitetin e Maceratës e më pas po ato krijuan familje dhe u stabilizuan në këtë qyteze duke u bërë pjesë aktive e procesit të integrimit midis dy komuniteteve. Shqiptarët në komunitetin tonë e më gjerë, janë integruar në mënyrë të barabartë, punojnë e jetojnë me dinjitet, shumë prej tyre kanë ndjekur ëndërrat dhe talentin, duke përfomuar në skena dhe evente të ndryshme me një karrierë të suksesshme. Vlen të përmend, yjet e artit koreografik dhe muzikor si: Klejdi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ermal Meta etj..etj..Krenari për bashkëkombasit e mi që shkëlqejnë në arenën skenike të një shteti artdashës siç është Italia.


GJUHA SHQIPE DHE IDENTITETI KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË MACERATA


Investimi në gjuhën e kombit tonë dhe kulturën kombëtare ka qenë një motiv i përhershëm i punës sime. Gjuha e kultura jonë janë të shenjta, ato duhet ti zhvillojmë e ti mbrojmë me pasionin e përkushtimin më të madh. Gjuha e nënës është trashëgimia më e çmuar që iu lëmë fëmijëve tanë. Zhvillimi i Shkollës shqipe në Macerata ka qenë një nga nismat më të rëndësishme të shoqatës. Ajo lindi nga dëshira për të mbajtur gjallë rrënjët në brezat e dytë ose më saktë të fëmijëve tanë që tanimë janë pjestarë të plotë të komunitetit vendas. Gjithsesi ruajtja e identitetit kulturor kombëtar është i domosdoshëm sepse nëpërmjet këtij aktiviteti fëmijët pasurohen në vlera duke përvetësuar akoma më mirë ato që po jetojnë. Pra është një mundësi integrimi edhe kjo dhe për këtë arsye gjetëm dhe mbështetjen e institucioneve lokale. Së fundi mund të shpreh si zv.Presidente e Shoqatës që arti, kultura, sporti etj janë vlera universale nëpërmjet të cilave krijohen marrëdhënie konstruktive dhe mundësira integrimi por jo vetëm kaq. Janë veprimtari që bëjnë të mundur edhe realizimin e potencialeve njerëzore në të gjitha fushat e jetës si artizanë, profesionalë dhe artistike të cilat do të ngeleshin të panjohura në munges të të tilla nismash. Mos harroj të përmend edhe faktin që kjo është një histori që ripërsëritet sepse para nesh, që në 1300, vlerësohet në arkivat e kësaj qyteze prezenca e shumë shqiptarëve- arbereshe të cilët ndihmuan në ndërtimin e qytezës të Maceratës si dhe në kurimin e të sëmurëve nga murtaja (pestë). Në shkollën shqipe gjatë festave të ndryshme kemi paraqitjen dinjitoze të fëmijëve tanë në ushtrimin koreografik të zhanrit popullor dhe modern, ku u kushtohem me plot përkushtim e plot pasion si mësuese e kësaj lënde. Por, njëherësh respekt dhe për mësuesit, Mirela Nasi (gjuha shqipe) Blerdi Fatusha (Arti figurativ), të cilet me plot vullnet, u mësojnë fëmijëve tanë të shkruajnë e të lexojnë gjuhën meme gjithashtu të vizatojnë simbolet tona kombëtare, si flamurin, shqiponjën, portretin e heronjve tanë, etj…duke motivuar tek fëmijët tanë hapësirën e fantazisë së tyre, në fokusin e një moshe të çiltër. Kryefjala e misionit tonë fisnik, nxjerr në pah njohjen e fëmijëve me rilindasit tanë të shquar, me poetë që kanë vargëzuar aq bukur për gjuhën e mëmëdheut, po ashtu dhe me patriotë trima që i nderon koha në piedestalin e krenarisë. Sa i takon momentit aktual, jemi ngadalësuar pak, kemi bërë disa aktivitete online, e meqë tani situata e Covid-19 sikur po mer drejtim, është rindezur drita jeshile për të avancuar më tej, ndonëse në mënyrë më të rezervuar, por gjithnjë në kënaqësinë e përvetësimit të gjuhës së bukur shqipe.

Filed Under: Opinion Tagged With: olta shehu, Sokol Paja

VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT

April 17, 2022 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Katolik

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe Përshumëvjet Pashkët. Ardhshin të bardha, të bukura dhe të gëzuara për ju e familjet tuaja. Pashkët, ngjallja e Krishtit, festa më e madhe në besimin e Krishterë, na kujton dhe një herë që jeta e mund gjithmonë vdekjen, e mira fiton ndaj të keqes, drita e mposht errësirën dhe e vërteta triumfon përherë ndaj gënjeshtrës. Simbolika e fuqishme që përcjell kjo festë le të përcjellë për të gjithë ne më shumë optimizëm, shpresë, prosperitet, paqe dhe dashuri për çdo shqiptar anëkënd botës. Uroj lumturi për ju dhe paçi bekimin e të madhit Zot në çdo ditë të jetës suaj.Kjo festë e madhe, qoftë për secilin prej nesh një moment reflektimi, pastrimi e kthese në rrugën e drejtë të arsyes, besimit e shpresës për ditë më të bukura e më të lumtura në jetën tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë fort për një të ardhme më të ndritur për familjet tona dhe atdheun tonë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: vatra uron besimtaret katolik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 217
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT