• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazh promocional me vdekjen

December 5, 2021 by s p

Sokol Paja/

Makineria e propagandës qeveritare nxori për konsumim masiv në publik “një film me metrazh të shkurtër”: Përpëlitjet me vdekjen e pacientëve të pa vaksinuar në Spitalet Covid në Tiranë. Një shfaqje mediatike e shëmtuar deri në neveri, kundër dinjitetit njerëzor, kundër lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, kundër parimeve etike të medias, kundër parimeve të punës, sakrificave e përpjekjeve që bëhen çdo ditë në luftën ndaj së keqes. Frikësimi me anë të medias, është akt dobësie i qeverisë dhe strukturave menaxheriale qeveritare. Pamjet janë totalisht të papranueshme dhe të dënueshme. Kur qeveria dorëzohet, atëherë fillon dhe shpërndan panik, frikë, tmerr, paskamë e dramë. Përdorimi i vuajtjeve të pacientëve me COVID për spektakël shtetëror dhe për të frikësuar popullsinë është i turpshëm, një gjetje kaq e shëmtuar sa më s’ka. Spektaklet me format serviren për konsumim në publik atëherë kur s’ka më përmbajtje për të ofruar para publikut. Propaganda me produkte të gatshme për konsumim masiv dhe ndërtimi i një infrastrukture meditatike propagandistike që vihet në funksion të zbatimit të propagandës qeveritare është tipar themelor i funksionimit të diktaturave: një regji qëndrore që prodhon e shpërndan, dhjetëra apo qindra aktorë e faktorë që përsërisin të njëjtin mesazh të fabrikuar, orkestruar dhe shpërndarë nga agjit-propi qeveritar. Përpara se qeveria të përdorë shëndetësinë e spitalet në Shqipëri për spektakle propagandistike duhet si fillim të reformojë sistemit shëndetësor në Shqipëri, tu ufrojë kushte pune, teknologji, mjete mbështetëse dhe stafe të kualifikuara e paga dinjitoze mjekëve në Shqipëri. Qeveria ka një detyrë si emergjencë kombëtare: Të ndalë ikjen e mjekëve dhe intelektualëve nga Shqipëria. Përpara se të “shpëtojë” njerëzit nga vdekja me anë të propagandës qeveritare, qeveria duhet të shpëtojë Shqipërinë nga një tjetër vdekje e tmerrshme: shpopullimi masiv i Shqipërisë. Qeveria duhet të ketë një plan konkret kombëtar për qeverisje të mirë, për rritje të mirëqenies, rritje të sigurisë publike e kombëtare, zhvillim të ekonomisë e tregut të lirë, kthimin e Shqipërisë në një atraksion për vendasit dhe të huajt. Ndalimi i shpopullimit të vendit duhet të jetë kryefjalë e qeverisë, medias e shoqërisë civile në Shqipëri. Çdo spot publicitar qoftë dhe qeveritar që promovon Shqipërinë e bukur, të lulëzuar, të zhvilluar e të begatë, do ishte i mirëpritur ashtu siç nuk është aspak i mirëpritur spoti i fundit propagandistik qeveritar: “Përpëlitjet me vdekjen në Spitalet Covid”. Qeveria duhet jetë dinjitoze në qeverisje dhe të ketë në parim kthimin e dinjitetit Shqipërisë e shqiptarëve me shërbime, zhvillim, politika afatgjata kombëtare, transparencë, gatishmëri, reforma, dhe demokraci.

Filed Under: Opinion

Dega e Vatres Tampa Bay kremtoi me solemnitet festen e 109 vjetorit te Pavaresise dhe Flamurit Kombetar

December 4, 2021 by s p

Piro Poloska – Anetar i kryesise se deges Vatra -Tampa Bay

Dega e Vatres Tampa Bay e ka rigjalleruar aktivitetin e saj dhe po I kethehet normalitetit pas nje periudhe te veshtire kontakti dhe komunikimi qe shkaktoi situata e rende pandemike. Ne fokusin a kesaj dege si parim kryesor vazhdon te mbetet kontributi i panderprere per ceshtjen kombetare. Ne kete kuader u organizuan edhe aktivitetet per festimin e 28 Nentorit, Dites se Pavaresise kombetare qe kulmuan me mbremjen madheshtore to organizuar me 27 Nentor 2021 ne ambientet e Hotel Mariot in Clearwater. Vlen te permendet nje pjesemarje e jashtezakoneshme nga bashkeatdhetaret tane ne kete aktivitet. Mbremja ishte planifikuar ne menyre te shkelqyer nga grupi organizator ku benin pjese Zoti Tasim Ruko kryetar nderi i kesaj dege, Z. Isuf Spahija kryetari aktual i deges, Z. Endri Filipi Zv Kryetar i deges dhe Zonjat Eva Keta & Bajame Qelibashi anetare te kryesise se deges. Mbremjen e hapi Znj Eva Keta e cila ftoi pjesemaresit te nderonin himnet kombetare te SHBA dhe Shqiperise. Me pas ajo ja dha fjalen anetarit te Bordid Drejtues te Deges, Profesorit te Asociuar te Shkencave Politike Z. Bledar Prifti. Ne fjalen e tij Z. Prifti revokoi pikat me kulmore te historise te lavdishme shqiptare ne shekuj. Vlen te permendet ketu, qe ne fjalen e tij, ai terhoqi vemendjen ne faktin qe komuniteti shqiptar ne ritje ne Tampa Bay duhet te behet nje faktor I rendesishem ne jeten politike te zones duke ndikuar me ndjeshem ne zgjedhjet e ketushme politike. Kjo do te arihet duke bere nje organizim me te mire te komunitetit votues shqiptar. Fjala e Z. Prifti u duartrokit gjate nga te pranishmit. Me pas mbremja vazdhdoi me nje kenge patriotike te kenduar nga kengetari i ftuar me kete rast, i madhi Ylli Baka, i cili me interpretimin e tij virtuoz krijoi nje atmosfere teper festive dhe argetuese per te pranishmit. Larmine e tingujve muzikore e shtoi kengetarja e ardhur nga Mitchigani Znj Anjeza Ndoj e cila solli freskine dhe forcen e kengeve veriore, si edhe kengetari lokal Tomi Filipi i cili e kompletoi gjithe diapazonin muzikor me nje tufe kengesh te zgjedhura te muzikes se lehte shqiptare. Nje moment kulmor i mbremjes ishte momenti kur kryetari i Deges Z Isuf Spahija i dorezoi aktivistit te pa lodhur te komunitetit Z. Ismet Gjeloshi urdherin “Mirenjohja e Arte” acorduarnga Federata Pan-Shqiptare e Amerikes Vatra, per kontributin e dhene si nje promotor dhe investitor i pakursyer ne dobi te bashkeatdhetareve duke lartesuar vlerat me te larta te kombitshqiptar. Shume prej pjesemaresve kishin veshur kostume te mrekullueshme kombetare Shqiptare duke e pasuruear me shume koloritin e mbremjes dhe forcuar karakterin kombetar dhe patriotik te ketij aktiviteti. Komisioni kishte siguruar nje menu teper te pasur per te gjithe pjesemaresit duke kompletuar keshtu gjithe sfonding e nje mbremjeje qe e realizoj me se miri qellimin e saj dhe do te mbetet e paharuar per nje koke te gjate. Piro PoloskaAnetar i kryesise se deges Vatra -Tampa Bay.

Filed Under: Opinion

Simbolet komuniste janë të pa pranueshme dhe të dënueshme

December 3, 2021 by s p

Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Qëndresa Qytetare dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë po ndjekin me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në lidhje me urimin e padenjë që u bë nga një deputet i Kuvendi i Shqipërisë ndaj kolegëve në një komision të rëndësishëm parlamentar për festat e Nëntorit, duke përdorur fotografinë e diktatorit Enver Hoxha.Gjejmë rastin të shprehim keqardhje të thellë për këtë ngjarje e cila ndikon negativisht ndaj ndjeshmërive të mijëra shqiptarëve që vuajtën pasojat e dhunës, shkeljes dhe persekutimit nga një prej regjimeve më të egra që ka njohur Evropa lindore.Ne prisnim që, një ditë pas ngjarjes, deputeti në fjalë minimalisht të kërkonte falje dhe të shprehte pendesë për formën e urimit si dhe për gjuhën krejt të pa pranueshme të përdorur nga vetë ai. Fatkeqësisht, në të njejtën linjë me persekutorët dhe kryesit e krimeve të komunizmit, z. Bujar Çela nuk shprehu pendim dhe as përgënjeshtroi ngjarjen.Fjalët dhe veprimet e deputetit ndikojnë emocionalisht tek personat e vuajtur dhe dëmtojnë ideologjikisht personat e painformuar apo brezat e rinj. Kjo është e papranueshme edhe nën petkun e fjalës së lirë. Liria e fjalës është e shenjte, por duke mbajtur pergjegjësi për atë që flet.Në këtë kuadër dhe në respekt të:- mbi 50,000 shqiptarëve dhe familjeve të tyre që u internuan në kampet famëkeqe- mbi 43,000 shqiptarëve që u burgosën për arsye politike- mbi 6000 shqiptarëve që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, shumë prej tyre pa gjyq.Organizatat e nënshkruara:❗️ Kërkojnë dorëheqjen e deputetit në fjalë ose largimin e tij!❗️ Do të përshkallëzojnë aksionin civil ndaj çdo forme relativizimi apo venerimi të lidhur me regjimin komunist duke dërguar shkresa apo kërkesa drejt institucioneve ndërkombetare për të denoncuar me emër dhe mbiemër cdo deputet apo zyrtar dhe përpjekjet e tyre të mbrapshta për rehabilitimin e diktatorit❗️ Do të angazhohen fort me çdo aktor politik apo qytetar në ndërmarrjen e hapave konkrete për implementimin e një platforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse dekomuistizimiShqipëria është vendi i fundit në Europë i cili nuk është përballur si duhet me të kaluarën e errët komuniste dhe është e pa tolerueshme që një ligjvënës të urojë ditën e pavarësisë apo festën e Flamurit, festë kombëtare e cila duhet të shërbejë për bashkim, me foton e diktatorit.Qasje të tilla na turpërojnë dhe na largojnë cdo ditë nga aspiratat për një shoqëri të paqtë dhe në sinkron me vlerat më të larta demokratike.

Filed Under: Opinion

PRESIDENTI HISTORIK DR.RUGOVA, ATI THEMELTAR I SHTETIT TË KOSOVËS

December 2, 2021 by s p

Elmi Berisha/

Sot është 2 Dhjetori, ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dijetarit, intelektualit dhe humanistit, Atit themeltar të shtetit të Kosovës. President, je Hyji i Dardanisë, vizionari dhe udhërrëfyesi i epokës moderne të kombit tonë. Sot ju kujtojmë në ditëlindjen tuaj si udhëheqësin, shtetarin, filozofin dhe themeluesin e Kosovës së pavarur e moderne.  Krenar gjithmonë që jetuam dhe punuam me Ju dhe vazhdojmë të palëkundur këtë rrugë dhe filozofi. Angazhimi i juaj i pa ndalur për zgjimin kombëtar, vizioni shtetformues për Kosovën Republikë, shembulli juaj dhe angazhimi për paqen, lirinë, zhvillimin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten frymëzim i gjallë për të gjithë ne që të njohëm e bashkëpunuam nga afër dhe brezat që do vijnë.

Përjetë mirënjohës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Ibrahim Rugova

ZONJA KIM, PREJ SOT NUK JE MË AMBASADORJA IME

December 2, 2021 by s p

Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence Po të drejtohem me “Zonja Kim”, pasi prej sot, unë si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjinë shqiptare nuk të konsideroj si ambasadorja ime në atdheun e të parëve të mi – as përfaqsuese e këtij vendi të madh të lirisë e demokracisë, që e quajmë Amerika jonë e dashur, ku unë dhe familja ime, ashtu si edhe qindëra mijëra shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trevat shqiptare kemi gjetur strehim dhe liri për veten dhe familjet tona, ashtu siç kanë gjetur edhe miliona njerëz nga mbarë bota, të arratisur nga komunizmi gjatë shekullit të kaluar. 

Zonja Kim, për pothuaj dy vite në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ti ke shkelur shumë vija të kuqe që një diplomat/e amerikane kurrë nuk do duhej t’i shkelte. Kjo është puna jote dhe e mbikqyrësve tu në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).  Por gjëja që nuk të falet, të pakën nga pikëpamja ime, është deklarata jote provokuese e ditëve të fundit në facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me rastin e 29 nëntorit, “Çlirimit” të Shqipërisë, sipas teje: “Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, është urimi i ambasadës që ti kryeson, Zonja Kim. 

Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën.  Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba.

Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik. 

Unë nuk dua t’i futem debatit se kush, si dhe kur është “çliruar” ose jo Shqipëria. Kjo nuk është puna ime, as nuk do duhej të ishte as  shqetësimi i një ambsadoreje, e sidomos, jo e një përfaqsueseje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila me dije ose pa dije e quan “Ditë Çlirimi”, ditën kur u përjashtuan nga Shqipëria e Enver Hoxhës, para-ardhësit e saj në Tiranë, diplomatët amerikanë.

More Zonja Kim, ç’dreqi të futi në këto punë të thella, sikur nuk ke probleme të tjera aty në Tiranë.  Ç’të duhet ty të urosh “ditën e çlirimit”, kur vet shqiptarët nuk janë dakort nëse ishte e tillë ose kur ishte. Sigurisht, që kjo nuk është aspak një çeshtje me të cilën duhet të merren ambasadorët perëndimorë, me anë deklaratash personale, pa qenë të vetdijshëm të pasojave serioze që kanë fjalët e tyre për shoqërinë shqiptare. Me këtë deklaratë të papërgjegjshme, ti Zonja Kim po përpiqesh që – në përputhje dhe pajtim të heshtur me Tiranën zyrtare — të legjitimosh dhe të përjetësosh trashëgiminë e nji regjimi komunist kriminal të përmasave botërore. Kjo nuk është e drejtë, as morale, diplomatike jo se jo nga ana jote, zonjë dhe as pjesë e misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!  DASH bëri urimin, në rregull si çdo vit, me rastin e 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët pa dallim – ndoshta Dita e vetme që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nga u erdhi kjo ide që të uronit “ditën e çlirimit”?

Me sa dij unë, kjo është hera e parë që një zyrtar/e amerikane i referohet 29 Nentorit si “Ditë Çlirimi”.  Veçse nëqoftse ka ndryshuar diçka ditët e fundit, por me sa di unë, ç’prej vitit 1945 e deri më sot, politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë, vazhdimisht, që të njihej 28 Nentori i 1912, si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë – dhe kurrë nuk bëhej fjalë, zyrtarisht, nga Departamenti i Shtetit, për “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, të cilën uroi zonja Kim shqiptarëve, në emër të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në histori, në mos qofsha i gabuar. Nuk përmendej as nuk bëheshin urime për 29 Nentorin, “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, sipas të zonjës Kim. Sepse konsiderohej, si një ditë që regjimit komunist kriminal që erdhi në pushtet me forcë, duke vrarë e prerë, burgosur e përndjekur e që ka zhdukur dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshmëm me gjygj dhe pa gjygj.  Departamenti i Shtetit për çdo vit—madje edhe gjatë komunizmit kur nuk kishte marrëdhënie SHBA-Shqipëri – kryesisht, nepërmjet intervistave me ndonjë zyrtar të lartë të DASH, uronte Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jo ardhjen në fuqi të regjimit komunist enveristo-jugosllav me 29 nëntor, dita e përbashkët e “çlirimit” Enver-Tito!  Por, pas shembjes së komunizmit, është traditë që DASH lëshon çdo vit një deklaratë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – dhe jo me rastin e “Ditës së Çlirimit” — Albania Independence Day – United States Department of State — ashtu siç ndodhi edhe sivjet. Kjo është një praktikë që DASH bën me të gjitha shtetet e botës, me rastin e ditës së pavarësisë së tyre. Unë nuk jam në dijeni që DASH të bëj ndonjë urim për ardhjen në pushtet të ndonjë regjimi komunist kudo qoftë në botë.

Zonja Kim, shqiptarëve kudo – përfshir ne shqiptaro-amerikanët, por sidomos qindëra mijëra shqiptarëve të prekur nga krimet komuniste e për të cilët nuk ke thënë asnjë fjalë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre, – të na shpjegosh se kur ka ndryshuar politika amerikane në lidhje me “Ditën e Çlirimit” në Shqipëri.  Unë nuk e di se kush të shtyri të marrësh vendime të tilla “solo”. Ti ke shkelur shumë vija të kuqe deri tani, por ky urim nga ana jote, vendim personal siç duket, është një ofendim tejet i rëndë për të gjithë liridashësit, por sidomos ndaj të përndjekurve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më kriminale të botës.  Një ditë për të festuar një regjim “çlirimtar”, si një ditë e bardhë për shqiptarët, një ditë kur sipas teje, “shqiptarët të kremtojnë lirinë”, që u siguroi Enver Hoxha.

Për cilin “çlirim” e ke fjalën dhe për cilën “liri” flet, ti Zonja Kim dhe në emër të kujt e bën këtë urim? Për “lirinë” e Enver Hoxhës e ke fjalën?  Megjithëse je në Tiranë për afër dy vjetë, fatkeqësisht, ti ende nuk e di se çfarë krimesh ka bërë komunizmi në atë vend dhe çfarë ka pësuar ajo shoqëri nga ai regjim “çlirimtar”. Ka ardhur koha që të reflektosh, seriozisht, para se — me deklarata të tilla — të koritësh veten, të abuzosh detyrën e lartë diplomatike që të është besuar dhe mbi të gjitha, të poshtërosh vendin që përfaqëson për të gjithë ne taksapaguesit amerikanë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës – atdheun tonë të përbashkët, të adaptuar e të dashur. Atdheun e adaptuar, timin dhe tëndin — që na ka dhënë strehim dhe liri, mua, ty dhe familjeve tona, ashtu si edhe miljona të vuajturve, viktima të komunizmit, nga e gjithë bota, të ardhur në këtë vend të bekuar, për të shpëtuar njëherë e mirë, nga “liria” e komunizmit gjakatar ndërkombëtar. 

Krimet e regjimit të Enver Hoxhës, zonja Kim, nuk e bejnë 29 nentorin, një ditë “çlirimtare”, por një ditë të zezë për shqiptarët dhe mbarë Kombin shqiptar, ashtu siç konsiderohet anë e mbanë Evropës edhe sot – ku pushtimi komunist pas Luftës së II Botërore, kujtohet me shirita të zi, ndryshe nga Shqipëria komuniste/socialiste, në karrocën e të cilës ke hypur edhe ti tani me deklaratën tënde, duke e quajtur “fitoren” e komunizmit si, “Dita e Çlirimit”.  

E turpshme, sido që ta shikosh për një përfaqsuese që do duhej të reflektonte dhe të mbronte parimet dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara që nuk janë pajtuar kurrë me robërimin e popujve nga komunizmi ndërkombëtar, përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës. Por ja, kush do mendonte, sot një diplomate amerikane, madje shefe e Ambasadës tonë në Tiranë – në kujtesën time, për herë të parë në historinë e 70-viteve të kaluara — i dërgon urimet shqiptarëve për njërën prej ditëve më të zeza që ka shënuar historia e Kombit shqiptar – pushtimin e Shqipërisë nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ja deklarata e plotë e postuar në facebook të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk i besove syve kur e lexova.

U.S. Embassy-Tirana 

Yesterday at 3:30 AM  · 

“|Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”  (Urim i postuar në Facebook të ambasadës së SHBA-ave në Tiranë nentor, 2021)

Si është e mundur, more zonja Kim që – në një shikim të parë — vetëm ambasada e Shteteve të Bashkuara që ti kryeson, dhe ambasada e Rusisë së Putinit e ndoshta ajo e Kinës komuniste në Tiranë – ndryshe nga të gjitha ambasadat e tjera me rëndësi në Tiranë — bëre një urim të tillë për “ditën e çlirimit” të Shqipërisë.  Pas asaj dite që ti e quan si dita e “çlirimit”, dita kur djalli vet solli një regjim që, jo vetëm zhdukte kundërshtarët, por më në fund, shpalli edhe Zotin ilegal, si asnjë vend tjetër në botë.  Siç u shpreh në një shkrim këto ditë në lidhje me këtë çeshtje edhe Akademiku i nderuar shqiptar Z. Artan Fuga: “Dreq vajti puna pas lufte! Me të thatin iku edhe i njomi, sepse paranoja diktatoriale bëri kërdinë, në fillim duke kapur pas qafe tradhëtarët, pastaj duke u rënë në qafë të pafajshmëve dhe më në fund duke i këputur qafën gjithë popullit.”  Nëqoftse ti u bën thirrje shqiptarëve që të “kremtojnë” këtë “liri” që i “këputi qafën gjithë shqitarëve”, atëherë unë dhe shumë të tjerë kemi një mospajtim të madh me ty se çfarë është liria e vërtetë.

Zonja Kim, nëqoftse më lejohet, këshilla ime me kët rast është që si përfaqsuese e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ti duhet të mprosh dhe të promovosh vlerat e përbashkëta dhe jo “fitoret” dhe “lirinë” komuniste – por të mbrosh vlerat, siç janë liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të drejtat universale – të cilat, shpresoj se bashkojnë shumicën e popullit shqiptar me amerikanët. Këto janë vlerat e vërteta që duhet të na bashkojnë, Zonja Kim.  Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal nuk na bashkon se pse me ‘të nuk kemi pasur kurrë asgjë të përbashkët, as gjatë sundimit të tij diktatorial – as nuk kemi as sot gjë të përbashkët me trashëgiminë e tij dhe as me nostalgjikët e tij aktualë, të cilët kanë kapur për fyti mbarë shoqërinë shqiptare.  Janë ata që sundojnë sot Shqipërinë nga postet e tyre dominuese, sidomos në administratën shtetërore dhe qeveritare, por edhe në të gjitha fushat e shoqërisë shqiptare.

30-vjetë pas shembjes zyrtare të komunizmit, ti si kryediplomate amerikane në Tiranë, në vend që të glorifikosh ditën e pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi – në përputhje me vlerat amerikane të cilat je betuar t’i mbrosh dhe t’i promovosh — duhet të inkurajosh dënimin e krimeve të komunizmit enverist dhe distancimin e Shqipërisë nga trashëgimia komuniste dhe jo të inkurajosh, me deklarata të tilla, elementët më negativë e përçarës të shoqërisë shqiptare, nostalgjikë të Enver Hoxhës, duke u bërë palë me interpretimin e tyre pro-enverist të historisë shqiptare të shekullit të kaluar.  Kësaj i thonë thjesht, mohim i krimeve dhe glorifikim i kriminelëve, Zonja Kim!

See the source image

                                   Koincidencë apo bashkrendim!?

Tiranë, Nentor 2021 – Shqipëria “demokratike” socialiste! Një sulm i hapët zyrtar kundër lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga një deputet i Partisë Socialiste në pushtet, me në krye Kryeministrin Edi Rama. Ky nuk është sulmi i parë i tillë me foto dhe me fjalë nga udhëheqsit më të lartë të Partisë Socialiste.  Pse nuk kërkon Zonja Kim që Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste të distancohen nga deputeti i tyre që përhapi, këtë foto-mesazh, me kolegët e tij deputetë në rrjetët sociale? Deputeti socialist është anëtar i Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë që merret me sigurinë, një parlamenti i një vendi anëtar i Aleancës NATO, themeluar 72 vjet më parë për të mbrojtur demokracitë perëndimore nga komunizmi bolshevik. Çfarë hipokrizie, Zonja Kim!

Me heshtjen tënde arrogante zonja Kim, ndaj kësaj çeshtjeje dhe të tjerave si këto, nuk arrinë asgjë.  Përkundrazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë — si asnjëherë më parë në këto 30-vite – për fat të keq, po humb kredibilitetin dhe reputacionin ndër shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si mbrojtëse e lirisë, demokracisë dhe fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet afatgjata midis dy popujve tanë! Deklarata jote, me këtë rast, zonja Kim është provokuese. Me këtë deklaratë ti po bëhesh palë me ata të Tiranës zyrtare që ende mendojnë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.  Ti dhe ata jeni të gabuar historikisht dhe të korruptuar moralisht, nëqoftse vërtetë mendoni kështu. 

Miku dhe kolegu i im, shqiptaro-amerikani i urtë, Prof. Sami Repishti, zëri i ndërgjegjës — ish i dënuar politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës, që sipas jush solli “lirinë” për shqiptarët – do u këshillonte me këtë rast të mos provokoni me deklarata të tilla: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna”, do të shprehej burri i urtë i komunitetit tonë këtu në Amerikë, i nderuari Prof. Repishti.

Shqiptarët kanë nevojë për pajtim kombëtar! | Gazeta Telegraf

Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse!

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • 249
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT