• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

24 MAJI 1992, DITA KUR DR. IBRAHIM RUGOVA U ZGJODH PRESIDENT I PARË DHE HISTORIK I KOSOVËS

May 24, 2021 by dgreca

-Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh./

-Para 29 viteve, e diela e 24 Majit 1992 ishte dita kur Republika e Kosovës e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit të 26-30 Shtatorit 1991 mbajti zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind dhe Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë dhe historik/

-Para ditës së zgjedhjeve, Dr. Ibrahim Rugova kandidat i vetëm për President të Kosovës paraqiste Programin:  Kosova republikë e pavarur e neutrale, shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë/

-Zgjedhjet në Kosovë të para 29 viteve u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut: Ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit…Këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën/

-Raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë,  për të cilën para 27 viteve kam zhvilluar intervistën e parë ekskluzive me Presidentin historik Rugova, ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”/

-4 Mars 2002 – Ibrahim Rugova i rizgjedhur President në Kosovën e lirë: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë… Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 23 Maj 2021/ Para 29 viteve Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, i pari dhe historik, në zgjdhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.

Një ditë para votimit, në 23 Maj 1992, gazeta e rezistencës  “Bujku” në ballinë me mbititullin “Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës” dhe kryetitullin “Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur” shkruante:

“Në konferencën e djeshme për shtyp të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vetmi kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës, në pika të shkurtëra, paraqiti para gazetarëve programin e vet si kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës.

Si kryetar i Republikës së Kosovës, tha dr. Ibrahim Rugova, do të përpiqem ta zbatoj programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive politike shqiptare në Kosovë, do të përpiqem të zbatoj edhe programin e të gjitha partive të tjera politike në Kosovë si dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të jetë republikë e pavarur e neutrale dhe që të vendosim institucionet demokratike dhe pushtetin demokratik në Kosovë, punë kjo që do të shkojë në të mirë të shumicës shqiptare, të serbëve, të myslimanëve dhe të turqve dhe që Kosova të jetë shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë.

Këto zgjedhje, tha Rugova, i çmoj edhe si një hap para në politikën dhe rezistencën tonë paqësore për të realizuar të drejtat tona demokratike.”

Kryetitull tjetër i gazetës në ballinë ishte “Përgatitjet për zgjedhje u kryen me sukses”, ku në raportimin nga konferenca për shtyp e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Kosovës theksohej: “Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të votojnë nëpër vendvotimet e tyre nesër, prej orës shtatë deri në orën 19. – Janë përgatitur mbi 900 mijë fletëvotime për deputetë dhe po aq për kryetar të Republikës së Kosovës në tri gjuhë. – Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë si dhe përcjellin delegacione të shumta nga bota, si dhe gazetarë të shumtë të redaksive dhe agjencive botërore”.

Një nga paralajmërimet në ballinë të gazetës kishte mbititullin “Telegram i dr. Sali Berishës dërguar Butros Galit”, titullin “OKB duhet të parandalojë sulmin e mundshëm në Kosovë” dhe nëntitullin “Vëzhguesit dhe forcat e OKB-së në Kosovë do të përcillnin edhe zhvillimin e zgjedhjeve dhe në përgjithësi do t’i shërbenin çëshjtjes së sigurimit të paqes, për të cilën ju personalisht angazhoheni, shkruan pos tjerash presidenti shqiptar”. Në atë kohë Butros Gali ishte Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork, SHBA.

Zgjedhjet presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në Kosovë ishin zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 29 viteve  të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 Maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 Majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

 “Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se zgjedhjet e 24 Majit 1992 janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.
Zgjedhjet u mbajtën më 24 Maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë. 
Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke. 
Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme. 
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind. 
Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament. 
Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 Majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.
Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 
Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez. 
Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës. 
Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konfiskoi një pjesë të materialit zgjedhor. 
I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 Majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës. 
Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota. 
Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve. 
Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 Qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 Majit 1992 në Kosovë.
Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Ai tha se,  gjatë këtyre vëzhgimeve nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, derisa veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë. 
Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, theksoi se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë vëzhguesit nga SHBA. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion policor të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar.

Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën. 
Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan, që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupimi, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilin nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para 29 viteve, në 24 Majin 1992, raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare  që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë.  Raportoja nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes së përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, e që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhunshëm me ndërhyrje policore nga regjimi okupues i Beogradit. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Bujku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit – e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që e kam zhvilluar para 27 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidentin Rugova e kam pyetur edhe për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri 30 Shtator 1991 e që u pasua me zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992. Përgjigja e Presidentit Rugova ishte kjo:

“Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.”

Zgjedhjet e dyta presidenciale e parlamentare Kosova i ka mbajtur në kohë lufte në 22 Mars 1998.

Pas luftës së përfunduar në Qershor 1999, Kosova ka mbajtur 8 palë zgjedhje parlamentare, 5 prej tyre pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së. Kosova e lirë gjatë  22 viteve ka mbajtur edhe 6 palë zgjedhje lokale, gjysmën prej tyre si shtet i pavarur 13 vjet.

ARKIV – FJALA E PRESIDENTIT RUGOVA NË 4 MARS 2002, I RIZGJEDHUR NGA KUVENDI I ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE TË KOSOVËS SË LIRË:

Ibrahim Rugova: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë

Prishtinë, 4 mars 2002 (QIK) – Presidenti i posazgjedhur i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, lexoi një fjalim para gazetarëve që përcillnin punimet e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdim po japim në tërësi fjalën e Presidentit Rugova.


Për gati tri vjet pas luftës, Kosova në liri ka pasur një progres të madh së bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-në në të gjitha fushat e jetës.


Poashtu, Zgjedhjet lokale të vitit 2000 dhe Zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar ishin një progres i madh në vendosjen e rendit dmeokratik në Kosovë.

Në këto zgjedhje populli i Kosovës tregoi një kulturë të lartë demokratike e politike. Dhe, këto ditë, po përfundojmë me sukses implementimin e Zgjedhjeve nacionale për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.


Sot ndihem shumë i nderuar për besimin që ma dha Kuvendi i Kosovës për të marrë përsipër Zyrën e Presidentit ë Kosovës. Ky është një nderim dhe obligim i madh për mua. Ju siguroj se Presidenca e Kosovës do të shprehë unitetin e popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Brenda fuqive të mia dhe të punoj për të mirën dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Njëherësh do të punojmë që të kemi një ndarje dhe koordinim të pushtetit të degës legjislative, ekzekutive dhe pavarësi të gjykatave, që t’u përgjigjen kërkesave dhe interesave të qytetarëve. Pra, do të kemi një Presidencë të unitetit, Kuvend demokratik dhe Qeveri efektive e stabile, me të gjitha ministritë, për të siguruar një shtet të së drejtës dhe të sigurtë për të gjithë.


Në punën tonë të ardhshme të të gjitha institucioneve të Kosovës do të jetë koncentrimi në zhvillimin ekonomik, në sigurimin e investimeve dhe në privatizimin me prioritet. Pra, do të punojmë të kemi një ekonomi të hapur e konkurrente, për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë e Kosovës, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës sonë.


Poashtu, do të punojmë në integrimin e grupeve etnike në jetën politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Pra, jo vetëm mbrojtje klasike, por integrim të plotë të tyre dhe garantim të ruajtjes së identitetit të tyre. Ne, si shumicë kosovare-shqiptare, kemi përgjegjësi për integrimin e serbëve, të boshnjakëve, të turqve, të romëve dhe të ashkalinjve e egjiptianëve kosovarë në shoqërinë e Kosovës. Pra, të gjithë ne jemi kosovarë dhe do të veprojmë si kosovarë, në të mirë të Kosovës.


Kujdes të veçantë do të kemi për forcimin e SHPK-së dhe të TMK-së në punën e tyre.


Do të punojmë që të zhvillojmë edhe shoqërinë civile dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët. Do të zhvillojmë një shoqëri të tolerancës, të mirëkuptimit e të pajtimit midis njerëzve dhe të respektimit të njëri-tjetrit.


Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar.

Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces.
 

Do të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët tani, si dhe për krijimin e miqësisë me popujt e rajonit tonë dhe të botës.


Jemi të bindur se të gjithë duhet të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë. Për një Kosovë prosperuese e më të pasur për ne dhe fëmijët tanë.


Do të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un në konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si dhe me OSBE-në. Ndërsa, me KFOR-in do të punojmë ngushtë në forcimin e sigurisë, i cili deri tash ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyeshme.


Kam nderin që nga kjo Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës të përshëndes Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, për angazhimin e tyre për prosperitetin e Kosovës. Përshëndetje të veçantë i shprehim Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, për kujdesin e tij të përhershëm për Kosovën.


Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ambasadorin Menzis për angazhimin e tij të palodhshëm gjatë kësaj kohe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe shefin e Zyrës britanike, zotin Llojd, të Zyrës gjermane, zotin Shmunk, të Zyrës franceze, zotin Garanshe, të Zyrës italiane, zotin Tafur, si dhe të Zyrës kanadeze, zotin Barber.


Poashtu, falenderojmë Komisionerin për politikë të jashtme dhe siguri në BE, zotin Solana që u angazhua në këtë proces.


Në mënyrë të veçantë falenderojmë zotin Shtajner, i cili na ndihmoi shumë për të arritur marrëveshjen për përfundimin me sukses të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Falenderojmë të gjitha partitë politike që u treguan konstruktive në arritjen e suksesit për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, kryetarin e PDK-së, z.H.Thaçin, kryetarin e AAK-së, z.R.Haradinaj dhe prof.Mark Krasniqin.


Në fund të këtij procesi demokratik mund të themi se gjithë kjo ishte një përvojë demokratike për ne dhe për qytetarët e Kosovës. Duhet të mendojmë që për zgjedhjet e ardhshme të zgjedhim një sistem elektoral më të thjeshtë dhe më efektiv. Kjo tregon se kosovarët i pranojnë proceset demokratike dhe se dinë dhe janë të aftë të udhëheqin me veten dhe me vendin e tyre.


Kryeministri Rexhepi dhe Qeveria do të gëzojnë përkrahjen tonë.


Edhe një fjalë: të gjithë jemi pajtuar se këto zgjedhje dhe ndërtimi i institucioneve janë një ngjarje historike në historinë më të re të Kosovës.

Në këtë kuptim ambasadori Menzis ka propozuar që 10 dhjetori – Dita e Konstituimit të Kuvendit të Kosovës të shpallet Ditë nacionale. Sugjeroj që Kuvendi i Kosovës të marrë parasysh këtë propozim kur të vendosë në të ardhmen për këtë çështje.


Në fund të kësaj fjale dëshiroj të them se dyert e Presidencës së Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të gëzojnë përkrahjen tonë. Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunim, sepse Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës do të jenë në shërbim të tyre.

Janë institucionet tuaja, qytetarë të dashur, pra, t’i respektoni dhe t’i përkrahni. Unë do të jem në shërbimin tuaj për të mirën e Kosovës.


Jam i bindur se do të kemi përkrahjen tuaj për fillimin e ndërtimit të një pallati presidencial – shtëpie të bardhë të Kosovës, që do të jetë shtëpi e të gjithë kosovarëve.


Qytetarë të dashur, përkundër obligimeve të përditshme, çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”.


Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.

***.

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (24 maj 2021)

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.

Në orën 09:00, Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”; 

Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Vendi: Biblioteka Kombëtare; 

Në orën 13:00, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Filed Under: Opinion Tagged With: 24 Maji, Bell Jashari, Dr. Rugova President

48 VITE NGA REVOLTA E SPAÇIT

May 20, 2021 by dgreca

48 VITE NGA REVOLTA E SPAÇIT

Demir Pojani, i përndjekur, i persekutuar, i torturuar dhe i burgosur prej regjimit komunist shqiptar për 21 vite me radhë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli – Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, shpërthimin e revoltës së Spaçit në 48 vjetorin e saj. Qëndrestari antikomunist Demir Pojani zbulon me detaje përplasjen me policinë kriminale e gjakatare të burgut të Spaçit dhe hetuesit kriminelë të komunizmit si: Floran Kolaneci, Idriz Seiti, Elhan Gjika, Llami Gegeni, Llambi Bako, Mehdi Bushati e të tjerë monstra të frikshme që ushtruan dhunë, terror e turtura çnjerëzore mbi të burgosurit e pafajshëm.

SPAÇI OSE FERRI KOMUNIST

Rregullorja e burgut ishte shumë e tmerrshme, sfilitëse dhe denigruese për të burgosurit. Jetesa në burg ishte në kushte skandaloze, trajtimi ishte ç’njerëzor. Të dënuarit vuanin mungesën e bukës dhe mungesën e ujit që kishte 30 përqind acid sulfurik për shkak se Spaçi ishte zonë minerare. Policët në burg ishin provokatorë të ndyrë dhe të tmerrshëm, njerëz shumë të trashë. Rinia dhe të burgosurit në Spaç u lodhën nga persekucioni dhe burgosja si me aksion prej pushtetit brutal komunist. Spaçi ishte kthyer në një ferr të vërtetë për të gjithë ne. Kushtet e fjetjes skandaloze, ushqimi skandaloz, puna e rëndë, provokime, spiunlliqe, gjithçka ishte e tmerrshme për të burgosurit. Rinia e burgosur padrejtësisht në burgje nuk e duronte dot kasaphanën dhe dhunën mbi të burgosurit, aq më tepër ndaj të vjetërve që ose vdisnin në burg ose liroheshin në gjendje të mjeruar fizike dhe shpirtërore. 

SI FILLOI REVOLTA E SPAÇIT

Përplasja që filloi revoltën e Spaçit nisi në këtë mënyrë: Ishte ditë Pashkësh dhe katolikët e burgosur dhe myslimanët vendosën të mos dalin në punë. Pati përleshje me policinë gjakatare të burgut. Dervish Bejko u përplas fizikisht me policinë kriminale dhe shtazarake të burgut të Spaçit. U kthye mbrapsht bashkë me vëllezërit Gjokë e Pal Zefi dhe filloi revolta. Njerëzit në burg ishin të revoltuar në masë, u kishte ardhur shpirti në majë të hundës prej trajtimit të keq, padrejtësive për burgosje të padrejta, shtypjes e dhunës. Në mëngjesin e ditës së nesërme të revoltës në burg vjen operativi Fejzi Liçka, një shpirt katil, një prototip komunist shumë i poshtër dhe fillon të arrestojë e dhunojë personat që nuk kishin dalë në punë. Përpara mencës filloi sherri mes të burgosurve dhe policisë. Policia tentoi të fuste në izolim Gjokë Zefin. Ne të gjithë dolëm në mbrojtje të shokut tonë që po e merrnin ta zhduknin dhe u përplasëm të gjithë bashkë me operativin dhe policinë e burgut. Policët e burgut ishin idjotë dhe kriminelë të mirëfilltë. 

AHMET HOXHA, TRURI I REVOLTËS SË SPAÇIT

Ideatori dhe organizatori kryesor i revoltës së Spaçit, truri ka qenë Ahmet Hoxha që ishte zemra e shpirti shpërthyes i frymës kundër së keqes. Ahmet Hoxha, një djalë trim dhe kurajoz, deklaroi para të gjithëve: Ose ta ndezim ose do vdesim. Nëse populli do jetë i revoltuar si ne, ata do të na përkrahin nga jashtë, ne do të fitojmë dhe do ta shembim diktaturën, sikur një pushkë tu marrim këtyre do ngrihet dhe populli dhe këta do i mundim përgjithmonë. Në këtë moment të revoltës ne zgjodhëm dhe thirrëm përfaqësitë e krahinave prej të burgosurve në burg, vumë rregull ku të kursenim ujin dhe të mbronim dyqanet që revolta jonë të mos dilte ordinere por kombëtare. Vendosëm të shpërndajmë trakte që shkruheshin nga Ahmet Hoxha, truri i revoltës. Me marmalaten që na jepte burgu ku nuk e hanin as qentë, ngjitëm në muret e burgut traktet e revoltës. Në trakte ne kërkonim që: qeveria të pranonte Konferencën e Helsinkit. Poshtë komunizmi. Duam të na hapen dosjet. Jemi të pafajshëm. Na tregoni çfarë kemi bërë. Duam të shkojmë drejtë Evropës etj etj. Administrata e policia e burgut u çmënd nga revolta jonë dhe masiviteti i saj. Komunistët kriminelë të alarmuar, brënda katër orësh u rrethua burgu i Spaçit nga korpusi i Burrelit, rreth 5 mijë forca ushtarake. Nga Tirana erdhi reparti i ndërhyrjes së shpejtë, 800 vetë të armatosur. Bllokuan rrugët nga frika se ne mund të rrëmbenim mjete lëvizëse të policisë apo ushtrisë dhe dhanë urdhër që për çdo lëvizje brenda zonës së ndaluar të hapej zjarr. 

DERVISH BEJKO DHE SKËNDER DAJA HERONJTË E REVOLTËS SË SPAÇIT

Tre ditët e kësaj revolte ishin ditë të tmerrshme dhe nga më të nxehtat në jetën time. Rezistuam fort dhe me dinjitet. Na mbaroi uji. Kishim dhe spiunë brenda revoltës dhe kur e pamë që nga jashtë nuk na ndihmoi aksush me mbështetje dhe përforcime, e pamë më të arsyeshme që të dorëzohemi. Dorëzimi qe një akt i tmerrshëm. Me vullnet të lirë u caktuan dy shokë që nuk do të dorëzoheshin: Dervish Bejko, Skënder Daja. Dervish Bejko luftoi me një levë derisa iu thye shpatulla dhe e pushkatuan me shpatull të thyer. Daja u hodh nga kati pestë dhe gjysmë të gjallë e masakruan dhe e pushkatuan. Në hetuesi ishte një torturë e tmerrshme për secilin prej nesh. Ne e ruajtëm dhe nuk e nxorrëm Ahmet Hoxhën, por ata e kuptuan që ai ishte protagonisti kryesor. Ai u arratis, theu burgun, pas 3 ditësh e kapën dhe pasi e torturuan, e pushkatuan dhe atë. 

KUSH ISHIN HETUESIT KRIMINELË TË SPAÇIT

Simboli i qëndresës antikomuniste në burgjet shqiptare Sami Dangëllia na deklaroi se kishte kaluar të gjitha hetuesitë e komunizmit dhe hetuesi e hetues më të tmerrshëm kishin qenë në Spaç. Hetuesit ishin bisha të etur për mish e gjak shqiptari. Hetuesit ishin kanibalë, mizorë, ç’njerëzorë. Hetuesi Elhan Gjika na fikte cigaret në gjoks, na shkulte thonjtë, ne ishim të mpirë nga ideja sesi kishte mundësi të ishte njeriu kaq kriminel dhe i pashpirt. Ata që na torturuan dhe masakruan ishin hetuesit: Floran Kolaneci, Idriz Seiti, Elhan Gjika, Llami Gegeni, Llambi Bako, Mehdi Bushati, Kasimati e të tjerë kriminelë gjakatarë. Këta kriminelë ishin njerëz të frikshëm. Aq të ndyrë, aq maskarenj sa nga këta monstra të vinte turp që të thoje se je shqiptar. 

MARTIRËT E REVOLTËS SË SPAÇIT

Revolta e Spaçit pati dhe heronjtë e saj të cilët u dënuan që nga pushkatimi te 25 vite burgim. Pushteti kriminal diktatorial i motivoi kështu dënimet e tyre: për “djegien e tabelave të emulacionit socialist, ngritje të flamurit me zhgabë pa yll, shkruarjen e parullave armiqësore dhe afishimin e tyre, si edhe parrulla të hedhura me gojë më mënyrë demonstrative me përmbajtje thellësisht armiqësore”. Heronjtë e revoltës së Spaçit janë: Dervish Bejko, Ahmet Hoxha, Skënder Daja, Pal Zefi, Gjokë Zefi, Muharrem Isufi, Shuaip Brahimi, Qemal Demiri, Syrja Lame, Jorgo Papa, Dashnor Kazazi, Hasan Iba, Pandi Sterjo, Muharrem Dyli, Rexhep Lazeri, Fadil Dushku, Sulë Veshi, Agron Xhelili, Bedri Çoku, Demush Muçaj, Elez Hoxha, Tefik Dedi dhe Pavllo Pope, Gëzim Medolli, Haxhi Bena, Irakli Sirso, Muho Curri, Nikolla Qafke, Refik Beqo, Skënder Thaçi, Sherif Allamani, Tom Uli, Xhevat Lokja, Fatmir Llagani, Mirash Gjoka, Mersin Vlashi, Abedin Vrioni, Bebi Konomi, Dervish Sula, Gëzim Çela, Hysen Vuçe, Kostandin Papa, Ndrec Çuku, Njazi Bylikbashi, Selman Çuni, Shefqet Xhena, Uliai Pashallari, Zef Ashta, Jonuz Morja, Naim Fashaj, Mureat Marte, Bashkim Fishta, Çaush Çoku, Demir Pojani, Gramoz Spahia, Naim Uka, Hasan Iba, Merkur babageta, Pal Marku, Stefan Kola, Spiro Nasho, Tomorr Allajbej, Xhaferr Dema, Nuri Stepa, Vladimir Prifti, Tefik Kunsnaku e shumë të tjerë.

KUSH ËSHTË DEMIR POJANI

Demir Pojani ishte ndër të burgosurit më aktiv të revoltës së Spaçit. Ai lindi më 12 gusht 1948, në Korçë. Me vendim nr. 2, datë 7 janar 1972, Gjykata e Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit», me 4 vjet burg. Më 21 korrik 1973, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor se «ka kryer fajin e sabotimit, duke qenë pjesëmarrës në organizatën kundër pushtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Më 1979, Gjykata e Matit e dënoi me 25 vjet burg. 

Filed Under: Opinion Tagged With: 48 Vjet, Demir Pojani, Revolta e Spacit, Sokol Paja

DASH: Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA

May 19, 2021 by dgreca

Nga Gresa Kraja; Radio Evropa e Lire- Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë.

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhet se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Sipas, DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Rrjedhimisht, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

“Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara e arsyetojnë vendimin me faktin se, i njëjti është në vazhdën e riafirmimit të përkrahjes së SHBA-së, për reformat kryesore politike dhe institucionet demokratike të Shqipërisë.

“Me shpalljen e këtij vendimi, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucioneve dhe zyrtarëve publikë të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Blinken.

Shtetet e Bashkuara theksojnë gjithashtu se në kurriz të hetimeve të pavarura, Berisha përmes retorikës së tij, ka treguar se është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij.

Për vendimin e DASH-it, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke kujtuar “ata që vdiqën për korrupsionin e familjes dhe viktimat nga shpërthimi i Gërdecit”.

“SHBA-ja ia ndaloi hyrjen në vend familjes Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë. Në këtë moment, të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec”, shkruan Braçe

Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë nga viti 1992 deri më 1997. Më pas ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit nga viti 2005 deri më 2013.

Në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe disa ish-zyrtarë dhe figura politike të Shqipërisë. Ndalim të hyrjes në SHBA kanë ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi. Hyrja në SHBA këtyre personave u është ndaluar me arsyetimin e kryerjes së veprimeve korruptive.

Blinke: Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.

Filed Under: Opinion Tagged With: ndalim hyrje ne SHBA, Sali Berishes

THEMELIMI I ALEANCËS USHTARAKE SHQIPËRI-SHBA-NATO, NJË TRASHËGIMI E DEMOKRATËVE SHQIPTARË

May 18, 2021 by dgreca

Shkruan: Dr. Mujë Buçpapaj/

“Stërvitja “Defender Europe 21”, me angazhimin e mbi 30 mijë trupave ushtarake të gjithë llojeve, nga SHBA-të dhe 25 shteteve anëtare të NATO-s, u ka dhënë një përgjigje të qartë të gjithë kërcënuesve të paqës në rajon. Njëkohësisht stërvijtja gjigande, afirmon aspiratat e kombit shqiptar për të qënë një aleat besnik dhe i fortë i SHBA-ve dhe NATO-s, ndërkohë që kërcënimet janë shtuar dhe pasiguria po i afrohet rajonit dhe mesdheut. Stërvitja, e konsideruar më e madhja qysh prej Luftës së Dytë Botërore në rajon, po mbahet në një kohë kur spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan janë bërë të shpeshta dhe aktorë të destabilitetetit të Ballkanit si Rusia dhe Serbia janë duke bërë presion për aneksimin e Republikës Serbcka, në shkembim të njohjes së Shtetit të Kosovës. Por ndërsa pamë shumë ceremoni legjitime për fillimin e Stërvitjes, nuk u degjua një gjysëm fjale mirënjohje për ata që themeluam këtë miqësi dhe aleancë jetike ushtarake të Shqipërisë më SHBA-të dhe NATO-n, që janë demokratët shqiptarë. Më poshtë do të jap shkurtimisht rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe përpjekjet e Partisë Demokratike dhe qeverive të saj për të forcuar këtë miqësi, deri tek anëtarësimi i plotë në NATO. 2. Historia e një vendi të dalë nga një dikaturë e gjatë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të fqinjve, kishte ndikuar jo pak tek demokratët që në ato pak kërkesa që kishin bërë në dhjetor të vitit 1990 të ishte edhe anëtarësimi në NATO. Rënditja e kësaj pikë menjëherë pas pluralzimit politik deshmonte vizionin e demokratëve të rinj për të ardhmen e sigurisë rajonale, por edhe rëndësisë që ata i jepnin anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm. Sido që një kërkesë e kundërshtuar nga e majta tradicionale, e lidhur jo vetëm ideologjikisht me Rusinë dhe lindjen, ajo pati gjetur mirëkuptimin e menjëhershëm të shumicës së shqiptarëve në vend dhe në rajon. Tashmë ata kishin një ide se ku duhet kërkuar siguria, jo vetëm në planin rajonal, por edhe global, ndërkohë që Aleanca po formulonte strategjitë e reja të saj. Në nëntor 1991 Samiti i NATO-s në Romë themeloi atë që u quajt “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa qëndrore dhe lindore” duke e vlerësuar atë si “pjesë integrale e strategjisë së NATO-s.” Këto vende u ftuan të merrnin pjesë në forumet e duhura të NATO-s, ndërkohë që u tha se do t’u afrohej “përvoja dhe ekspertiza e Aleancës në procesin e reformave që do të kryenin këto vende.”Shqipëria zyrtare gjatë gjithë vitit 1991, gjendej në një fazë të veshtirë të pranimit të pluralizimit dhe të opozitës, të mësimit me erën e hapjes dhe aq më tepër të bashkëpunimit me “armiqtë e dikurshëm“, sic konsiderohej akoma nga ish-komunistët në fuqi NATO-ja.Dilemat e Shqipërisë rreth qëndrimeve ndaj NATO-s do të merrnin fund me 22 mars 1992 kur në fuqi vijnë forcat demokratike në drejtimin e Prof. Sali Berishës. Kjo datë shënon fundin e shtetit komunist, por edhe të rikthimit të besuseshmerisë së vendit si partner luajal në bashkëpunimin nderkombëtar.Procesit të bashkëpunimit të themeluar në Samitin e Romës, Shqipëria do t’i bashkohej në qershor 1992, vetëm dy muaj pas zgjedhjeve që sollën në pushtet Partinë Demokratike.Në vitet 1992-1996 Shqipëria itensifikoi maredhënjet ushtarake dhe politike me NATO-n. Sido që politika e re e hapjes dhe bashkëpunimit me Alenacën kaloi përmes moskuptimesh dhe kundërshtimesh të forta të opozitës socialiste, qeveria demokratike e drjetuar nga Aleksandër Meksi ishte e vendosur në forcimin e partneritetit me NATO-n. Filloi përshtatja e koncepteve që lidheshin me sigrurinë, si paqëruajtja, koncepteve demokratike të relacionve civile-ushtarake, shnderrimin e prodhimit të mbrojtjes për qellime civile, perhapja e informacionit rreth NATO-s, konsultimet e planifikimit të politikës, stervitjet e përbashkëta etj. Në janar 1994 në Samitin e NATO-s në Bruksel, Alenaca leshoi një nismë të re të rëndësishme, në trajtën e një fetse dërguar vendeve europiane për t’iu bashkuar në “një programi të ri dhe të gjërë bashkëpunimi”, të njohur si “Partneriteti për Paqë.”Shqipëria është e para nga vendet ish-komuniste që ju bashkua anëtarësimit në këtë partneritet. Presidenti Sali Berisha nënshruan vetë në Bruksel këtë partaneritet të ri i cili do t’i lejonte NATO-s, përdorimin e kapaciteteve ushtrake të vendit gjatë luftës në Bosnje dhe ish Jugosllavi, ndërsa vendit përfitime të forta kredibiliteti në NATO. Aeroporti ushtarak i Gjadrit vihet në dispozicion të disa avionve të quajtur “spihunë” të cilët vjelin informcion nga lufta në Bosnje. Ky veprim do të tërbonte krerët socialistë në opozitë të cilët arrijnë deri sa ta etiketojnë si “tradhëti kombëtare” këtë bashkëpunim, cili vetëm katër vjet më vonë në rastin e luftës së Kosovës do të rezultontë të kishte qënë jo vetëm i drejtë por edhe i vlerësuar nga të gjitha palët politike në vend. Maredhënjet me NATO-n, ecnin përpara. Në fillim si projekte, por pastaj do të merrnin trajtën e aleancave dhe bashkëpunimve, sido që për Shqipërinë gjërat nuk do të ecinin sipas parashikimeve. Rrebelimi komunist i marsit 1997 rrezon një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke i hapur rrugë kaosit total në vend. Goditija e strukturave të mbrojtjes dhe të sigurisë do të kishte një cmim edhe për avancimin e statusit të vendit në strukturat eurotalantike. Ndërsa Shqipëria ishte bërë gati të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Europian tani zhvillimet po ecnin kundër interesave të Shqipërisë, biles edhe të shqiptarëve në rajon, duke patur parasysh zhvillimet tragjike dhe spastrimin etnik që Serbia do të kryente gjatë viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë. E konsideruar se një nga vendet e suskseshme të Europës ish-komuniste bashkë me Poloninë, Republikën Ceke dhe Hungarinë, krejt papritur Shqipërisë do t’i zgjatej edhe më tej rruga për në NATO dhe bashkë me të edhe një ankth mbijetese.3.Vizioni i hapjes së NATO-s, i themeluar më 1991 në Samitin e Aleancës në Romë, i fromuluar si “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa Qëndrore dhe Lindore” dhe strategjia e bashkëpunimit e inicuar në trajtën e ftesës për vendet ish komuniste në Samitin e NATO-s në Bruksel, në në janar 1994 e njohur si “Partneriteti për Paqë”, do të gjenin konkterzim në Samitin e NATO i cili u mbajt në Madrid, korrik 1997. Një samit që mori vendimin për transformimin e jashtëm dhe të brendshëm të NATO-s. Samiti vendosi “fillimin e bisedimeve të pranimit në Aleancë me Rep Ceke, Hungrainë, dhe Poloninë”, ndërsa themeloi një politikë me “dyer të hapura” për pranimet e ardhshme edhe nga Ballkani. Shqipëria kishte prezentuar një deshirë të fortë për t’u bërë anëtare ne NATO-n , e cila me vendimin e Madridit po deshmonte se ”ishte e aftë të merrte përispër sfida të reja.” Sido që harta e luftës së ftohtë ishte lënë prapa, deshirës së fshehtë të Rusisë për t’iu rikthyer kontinentit do t’i ngriheshin disa diga. Ish-vendet komuniste të cilat e kishin ende të freskët në kujtesën e tyre Tiraninë sovjetike, i ishin drejtuar me shpresë një alenace si NATO, e sprovuar në mbrojtjen dhe përhapjen e lirisë.Kjo Aleancë u kishte dhënë shpresë miliona popujve të ish-perandorisë sovjetike nga kaukazet deri në Adriatik, si dhe të gjithë atyre popujve që kërkonin të shkëpusin nga vargonjtë e izolimit, frikës dhe shtypjes. Nga kjo sketerrë komuniste kishin dalë edhe shqiptarët të cilët ishin pranuar me veshtirësi si identitet kombëtar, sido që parktikonin rregullat me strikte të komunizmit si dhe shtypjen më brutale ndaj kundërshtarëve ideologjikë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të njezetë. Ndaj shqiptarëve menjeherë pas Luftës së Dytë ishin dizenjuar të tjera projekete për coptime dhe ricoptime, hartuar në tavolinat e Titos dhe Stalinit. Në fillim të viteve 1990, NATO dhe SHBA-të do të kishin të tjera plane dhe vizion për të ardhmen dhe rolin e e tyre në arkitekturen e re europiane të pas të luftës së ftohtë.Këto mesazhe do t’i kuptinin mirë shqiptarët të cilët i ishin drjetuar të parët NATO-s, me një kërkesë për anëtarësim. Pergjigja nuk do të vononte të vinte. Për herë të parë që nga themelimi i saj, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të luftonte për krah një kombi, gjatë një bejete të egër kundër ushtrisë pushtuese serbe në Kosovë. Aleanca e shqiptarëve me NATO-n kishte fituar një kuptim të ri. Lufta e Kosovës kishte themeluar miqësinë e tyre të përjetshme. Më 23-25 prill 1999 në 50 vjetorin e NATO-s mbahet Samiti 15-të në historinë 50 vjecare të Aleancës. Takimi mbahet në kulmin e fushatës ajrore të NATO-s mbi Serbinë, për të vendosur paqën dhe lirinë në Kosovë. Në Samit Rep Ceke, Hungaria dhe Polonia bëhen anëtare me të drejta plota në NATO. Samiti diskutoi për një koncet strategjik për sfidat e sigurisë si dhe mundësitë e NATO-s, në shekullin e 21-të. Në Uashington u theksua se “dera mbetej e hapur” dhe Shqipëria përseri shpresonte, më shumë për shkak të bashkëpunimit që po tregonte me Aleancën, se sa të kushteve që mund të plotësonte në atë periudhë trazirash të bredshme dhe pasigurie totale. Më 11 nëntor 2002 gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar, Sofje Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s rekomandon që shtatë vende kandidate si Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, ftohen për t’iu bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e NATO-s, që do të mbahej në Pragë.” ***Kur 29 mars 2004 Aleanca e NATO-s, u zgjerua me 7 anëtarë të rinj, nga Evropa Lindore dhe Veriore, duke u shtrirë deri pranë kufijve të Rusisë, shumica e Shqiptarëve të cilët kishin paguar një çmim të tmerrshëm për lirinë, thanë se nuk kishin marrë atë që prisnin. Në fakt deshirës së tyre për të parë vetën anëtarë të Aleancës, duke qënë edhe kombi me pro NATO në Europë, nuk i kishin koresponduar reformat e kërkuara nga Uashingtoni dhe Brukseli për sa i përket standartit të zgjedhjeve, stabilitetit politik dhe ceshtjeve të tjera që lidheshin me sigurinë, krimin e organziuar, trafiqet dhe korrupsionin.Ndërsa Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania kishin dorëzuar dokumentet zyrtare të anëtarësimit në arkivat e NATO-s në Uashingtoin, ku ato ruhen prej vitit 1949, kur dhe është themeluar Aleanca, Shqipërisë do t’i duhej të priste zgjedhjet e 3 korrikut 2005 për t’iu rikthyer me zell reformave të pritshme.Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik roli i NATO-s kishte marrë një kuptim të ri.Duke patur parasysh se 19 flamujve të aleancës në prill 1999 u ishin shtuar edhe ata të Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Ceke, tani aleanca ishte bërë një vend me 26 anëtarë. Një ndryshim i madh kishte ndodhur në hartën e lirisë, por edhe në kuptimin e saj. Tani 40 përqind e vendeve të Aleancës ishin nga ish vendet që dikur kishin qënë nën ndikimin sovjetik.Armiqtë e dikurshëm do të bëheshin pjesë e një plani paqeje dhe zgjerimi lire në Kosovë, Afganistan dhe Irak. Edhe Shqipëria do të duhej të luante rolin e saj në kërkimin e sigurisë rajonale dhe globale, duke qënë vendi i parë që kishte braktisur lobin ushtarak të vendeve antinato, të njohur si Traktati i Vrashavës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Vetëm dy ditë pas ceremonisë historike të Marsit 2004, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë ku përshëndeste vendet e reja që u anëtarësuan në aleancën e NATO-s, ndërkohë « shprehte mbështetje për synimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t’u pranuar në NATO. »Ndërsa sponsor per grupin e shtatë vendeve ish-komuniste kishin qënë Gjermania dhe Italia nëpërmjet një rezolute paraqitur Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar, Sofje, më 11 nëntor 2002, sponsor i Shqipërisë në mars 2004 do të ishtë vetë SHBA-ja, e cila cmonte posacërisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në luftën globale kundër tërrorizmit ndërkombëtar. Rezoluta e Kongresit Amerikan rekomandonte që aleanca e NATO-s, « të rishikojë kërkesën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë kur kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, të mblidhen në Stamboll këtë vit. » ***Zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me shtatë anëtarë të rinj nga Europa ish-komuniste, ishte një akt i kryer. Këto vende do të kryenin formalitetin e fundit të hënen më 29 mars 2004 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, gjatë një ceremonie të drejtuar nga Presidenti i SHBA-ve, George Ë. Bush.Presidenti Bush tha se sfida e parë për NATO-n, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ishte Ballkani, ndërsa sfida e dytë tha ai, erdhi menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. “Evropa dhe Amerika, theksoi presidenti amerikan, janë të afta ta përhapion lirinë dhe t’u japin shpresë atyre që kërkojnë të shkëpusin vargonjtë e izolimit, frikës dhe shtypjes. Ky është misioni që historia i ka caktuar NATO-s, kësaj aleance të madhe prej 26 anëtarësh.” Në ceremoni ishin ftuar edhe tre vendet ballkanike, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, të cilat kishin nënshkruar me 1 maj 2002 një konatratë treshe bashkëpunimi me SHBA-të gjatë një vizite në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit Kollin Pauell, të njohur si “Adriatik 3”. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e tyre. “Dyert e aleancës do të jenë të hapura derisa gjithë Evropa të jetë e bashkuar në liri dhe paqe.”Me 10 prill 2004, Presidenti Bush nënshkroi një ligj që ritheksonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj. Ligji, përcaktonte Shqipërinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Ukrainën si vende që kualifikohen për ndihmë financiare ndërkohë që përpiqen për anëtarësim në NATO. Në Moskë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse kritikoi veprimin e presidentit Bush, duke thënë se “ai nuk do të kontribuonte në stabilizimin politik të Ukrainës.”Më 26-29 nëntor 2006 Samiti i Rigës anashkalon përseri Shqipërinë dhe dy vendet tjera anëtare të “Adriatik 3”, duke lënë pas një varg detyrash për t’u plotësuar, nga vendet e përfshira në “Planin e veprimit për anëtarësim”. Qeveria e koalicionit të djathtë, sido që kishte arritur të rivendoste autoritetin e shtetit ligjor dhe të permirësonte imazhin e vendit dhe qeverisjes së dalë nga një palë zgjedhje të njohura nga të gjitha palët, për efekt kohe nuk kishte mundur të conte në Rigë një dosje të kompletuar me të gjitha reformat e kërkuara. Pjesa kryesore e këtyre reformave, sic ishin drejtësia dhe sistemi zgjedhor, do të kërkonin bashkëpunimin e opozitës së majtë, e cila deri atëherë ishte shfaqur si refuzuese. 4. Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit më 2-4 prill 2008. Vendi ynë shkoi në këtë Samit me një suport të fortë amerikan. Rezoluta e kongresit amerikan dhe ligji i posacshëm i Presidentit Bush e bëri atë të jetë këmbëngulëse në ëndrrën e saj. Përvec të tjerash Shqipëria ishte duke përshkruar atë që Berisha e quante kilometër të fundit me një shpejtësi të admirueshme edhe për sa i përket dy reformave të fundit. “Ligji për organizimin e drejtësisë ishte duke kaluar në parlament, ndërsa ishte në diskutim intensiv ligji tjetër për reformën zgjedhore.” Këto dy ligje kishin gjetur konsensusin dhe bashkëpunimn e opozitës, ndërkohë që parlamenti kishte miratuar në unison një rezolutë të rëndësishme. Ajo shprehte vullnetin e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, për të parë vendin anëtar të Alenacës. Në këtë mënyrë Shqipëria paraqitej e bashkuar në kërkesën e saj për anëtarësim në NATO, e vendosur për të gjetur dhe kërkuar konsensusin e brendshëm politik për sa i përket reformave të rëndësishme, të përcaktuara nga të gjitha palët si prioritete kombëtare, sic konsiderohen përparimi dhe begatimi i vendit si dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike.Qeveria shqiptare gjatë tre vjetëve në pushtet kishte realizuar një listë reformash të suksesshme të cilat kishin cuar në rezultate konkrete kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrabandës dhe evazionit fiskal. Shqipëria konsiderohej në këtë kohë nga organizmat ndërkombëtar si një ndër vendet më lirinë ekonomike më të madhe në botë. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend tërheqës për invetsimet e huaja, për sa i përket sigurisë, stabilitetit politik, sistemit liberal të taksave, licencave dhe regjistrimit, po e fuste Shqiëprinë me shpejtësi në hartën e vendeve të preferuara nga kompanitë e medha nderkombëtare. Invetsimet e para bashkë me marrëveshjet qenë domethënëse.Nëse kërkesa 18-vjecare e Shqipërisë do të gjente mirëkuptim në Samtin e NATO-s në Bukuresht, kjo do të ishte një sinjal i mirë për shqiptarët e Kosovës, por edhe për të tjerët në rajon. Zërat që kërkonin anëtarësimin e shpjetë në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë ishin shtuar edhe brenda vetë Aleancës. Anëtarsimi në NATO do t’i sherbente stabilitetit të Ballkanit perendimor, duke i cuar sinjale të qarta Serbisë për të hequr dorë nga platformat që e cojnë rajonin në luftra të reja dhe destablitet, sipas skemave të vjetra ruse.Qeveria e Tiranës e përkushtuar ndaj parimeve të lirisë kishte deklaraur në mënyrë të përseritur se ardhmja e shqiptarëve është vetëm në strukturat euroatlantike. Ky qëndrim kishte patur gjithnjë mbeshtetjen e perendimit. Shumë analistë ndërkombëtar i përmbledhnin deshirat e Uashingtonit përpara Samitit të Bukurishtit në 3+3+1. Do të thotë se ata deshironin anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në Samitin e prillit në Bukuresht, si dhe pavarësinë e shpejtë të Kosovës. Ndërkohë sipas tyre, Uashingtoni parshihte anëtarësimin në NATO edhe të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe ndoshta më vonë edhe të Serbisë.Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.Maqedonia e Veriut u antarsua më 27.03.2020 në NATO, si vendi i 30-të anëtar i Aleancës.Maqedonia e Veriut arriti të anëtarësohej vetëm pasi ndërroi emrin e saj kushtetues, të konkluduar gjatë një marrëveshje me palën greke e njohur si “Marrëveshja e Prespës”.Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, nga viti 1994 kur filloi edhe angazhimi në misionet ndërkombëtare dhe deri sot, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, kanë kontribuar një personel prej mijëra ushtarakësh të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë këtyre viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake. Stërvitja ‘’Defender Europë 2021” është pika më e lartë e maredhënjeve ushtarake të Shqipërisë me SHBA-të dhe NATO-n.

Filed Under: Opinion Tagged With: “Stërvitja “Defender Europe 21”, Dr. Mujë Buçpapaj

Kosova në rifillimin e dialogut me Serbinë, palë e barabartë e jo temë

May 17, 2021 by dgreca

-Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka prezantuar Programin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025: Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë ku trajtohet si temë e dialogut dhe jo si palë/

-Në një takim në Bruksel  të raportuar në 29 Prill 2021  Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ndërmjetësuar nga BE do të rinisë para fundit të Qershorit 2021/

-Qeveria e Republikës së Kosovës  në mbledhjen e 11-të të rregullt, në 7 Maj 2021,  ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025, ku lidhur me raportin me Serbinë theksohet: Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste/ 

-Fillimi në Bruksel para 10 vitesh i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Para 11 vitesh, në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”/

-Ftesë apo provokim? – Redaksional i 17 Majit 2005 i kryeredaktorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, tash korrespondent i Gazetës DIELLI)/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 17 Maj 2021/ Kosova nuk pranon dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë ku trajtohet si temë e dialogut dhe jo si palë, theksoi Kryeministri Albin Kurti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku  ka prezantuar Programin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

 “Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Kosova e pranon dialogun me Serbinë si palë e barabartë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, sikurse zbardhja e fatit të personave të pagjetur (të zhdukur me dhunë), borxhet dhe dëmet e luftës, reparacionet dhe suksesioni”, tha Kryeministri Kurti.

Në një takim në Bruksel  të raportuar në 29 Prill 2021  Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ndërmjetësuar nga BE do të rinisë para fundit të Qershorit 2021.

 E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti Qeveria e Republikës së Kosovës  në mbledhjen e 11-të të rregullt, në 7 Maj 2021,  ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025, ku lidhur me raportin me Serbinë theksohet:

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Republikës së Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh edhe raciste.   

  Me partnerët e saj amerikan dhe evropian, Republika e Kosovës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur njohjen e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të mirëmbajë raporte normale të bazuara në parimin e shëndoshë të reciprocitetit, dhe të jep një kontribut të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilizimin afatgjatë të rajonit.

Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut ndërshtetëror. Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv. 

Marrëveshjet e deritanishme do të trajtohen për të parë shkallën e përmbushjes dhe ndikimin e tyre. Me opozitën do të bashkëbisedojmë rregullisht për të ndërtuar konsensus nacional në përgjithësi sa i përket politikës së jashtme, e në veçanti për raportin me Serbinë. 

Qeveria e Kosovës do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshijë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së si dhe anëtarësimin në OKB. Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për temat që duhet të bisedohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur për të kontribuar në këtë drejtim.”

KOSOVË-SERBI, DIALOG 10 VJET

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 10 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh  i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA,  theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.

Fillimi në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën:

Para 11 vitesh, në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel do rifillojë pas konstituimit të institucioneve të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 në Kosovë – fituesit e të cilave Lëvizja Vetëvendosje e udhëheqë Qeverinë me Kryeministër Albin Kurtin dhe më e votuara nga të gjithë kandidatët për deputetë Vjosa Osmani është  Presidente e Kosovës.

Për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – 17 Shkurin 2021 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi atëherë u.d. Presidentes Vjosa Osmani, ku theksohej edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe njohja  e ndërsjellë.

“Ne mëzi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta  çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë…”, theksohej, mes tjerash në letrën e Presidentit Amerikan Joe Biden dërguar atëherë  ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit të parë e historik në 3 e 4 Shtator 2020 në Uashington-Shtëpinë e Bardhë dhe marrëveshjeve të nënshkruara me praninë e garancitë e atëherë Presidentit Amerikan Donald Trump, Kosova e Serbia u takuan në Bruksel në 7 Shtator 2020 poashtu në nivel të lartë – Kryeministri në atë kohë i Kosovës Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Para rifillimit të takimeve në 16 Korrik 2020 të ish-Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takimi i fundit Prishtinë-Beograd në Bruksel, ishte zhvilluar në 8 Nëntor  2018, i cili, siç u deklarua atëherë  ishte i treti presidencial i fazës finale në dialogun Kosovë- Serbi, i presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, në procesin drejt normalizimit të marrëdhenieve, kryesuar nga Bashkimi Evropian – Shefja e  Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

I pari takim presidencial Thaçi-Vuçiç në Bruksel i fazës finale të dialogut  është mbajtur në 24 Qershor 2018, ndërsa i dyti në 18 Korrik 2018. I treti takim ishte paralajmëruar për të premtën e 7 Shtatorit 2018, por  sipas deklaratave nga delegacioni i Beogradit, Presidenti i Serbisë Vuçiç nuk ka pranuar të takojë Presidentin e Kosovës Thaçi. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini  ka takuar ndaras presidentët, të cilët i kishte ftuar për të vijuar dialogun.

Në këtë proces të dialogut Kosovë-Serbi, që ka hyrë në fazën finale, Prishtina angazhohet për një marrëveshje përfundimtare që do përfshinte edhe njohjen nga vendi i vetëm fqinj që ende nuk e ka njohur pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008.

 Takimi i 8 Nëntorit  2018 ishte i teti  i presidentëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel.  Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për Presidentin Thaçi, të inauguruar në muajin Prill 2016, dhe Presidentin Vuçiç, të inauguruar në Qershor 2017, takimi i 8 Nëntorit  2018 ishte i gjashti, pas të pestit në 18 Korrik e të katërtit në 24 Qershor, të tretë të fazës finale, të vitit 2018.

Ndërsa takimi i 23 Marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 Korrik e të dytit në 31 Gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.

 Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 Shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 Janarit, me pjesëmarrje të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Në këto dy raunde në atë kohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 Janar dhe i fundit që nga i pari në 19 Tetor 2012.

Para tetë vitesh, në 19 Prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,  të ndërmjetësuesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton, kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. 

Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave atëherë Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.

Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi takimi i parë i nivelit të lartë kryeminsitror është mbajtur në vitin 2012  në 19 Tetor, i cili pasonte dialogun teknik, të filluar në 8 Mars 2011.

PËRPJEKJET E SERBISË PËR TAKIME ME PËRFAQËSUES TË KOSOVËS PA NDËRMJETËSIM NDËRKOMBËTAR

Serbia, edhe pas vitit të lirisë së Kosovës 1999 është përpjekur vazhdimisht për takime me përfaqësues të Kosovës pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Njëfarë ftese provokuese për takim e bënte edhe para 16 viteve, për të cilën në 17 Maj 2005 në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në ballinë shkruaja redaksionalin:

ARKIV-RILINDJA, 17 MAJ 2005: FTESË APO PROVOKIM?

Behlul Jashari

Nuk dihet: Kush e ka ftuar dhe a e ka ftuar ndokush kryeministrin e Serbisë për  të ardhë në Kosovë më 24 maj.

Nuk dihet: A do të vijë në Kosovë edhe i paftuar dhe pse?

Nuk dihet krejt edhe: Pse i bën ftesë me gazeta kryeministri i Sërbisë kryeministrit të Kosovës për takim në Prizren?

Krejt kjo duket e jashtëzakonshme, jonormale.

E duhet të dihet se nëse do të donte vërtetë të bënte ftesë për takim kryeministri serb do të duhej të propozonte takim në një vend të tretë apo ta ftonte kryeministrin e Kosovës për vizitë në Serbi.

Duhet të dihet se për takim të mundshëm në Prishtinë apo në ndonjë qytet tjetër të Kosovës kryeministri i Serbisë do të duhej ta kishte ftesën për vizitë në Kosovë.

Do të duhej të dihet se deri tash as kryeministri i Kosovës e as kush tjetër nga Prishtina zyrtare nuk e ka ftuar për vizitë në Kosovë kryeministrin e Serbisë.

Duket se me paralamërimin e ardhjes në Prizren i paftuar dhe me ftesën mediale për takim atje kryeministri serb më shumë bën një provokim duke dhënë mesazhin edhe prejudikues e të qenit të Prizrenit dhe Kosovës pjesë të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës kryeministër të një krahine të Serbisë.

Derisa është kështu nuk mund të pritet se do të ndodhë takimi më 24 maj në Prizren, përkundër gatishmërisë së kryeministrit Kosumi, të shprehur disa herë, për takim me kryeministrin Koshtunica.

Derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk ka ardhur asnjë ftesë zyrtare nga Qeveria e Serbisë dhe se ftesat ndërqeveritare nuk bëhen përmes mediave, kyeministri i Kosovës dje paralajmëroi se do të ftojë zyrtarisht për takim kryeministrin e Serbisë.

Por, derisa kabineti i kryeministrit serb hodhi poshtë mundësinë se bisedimet Koshtunica-Kosumi, në vend të Prizrenit, do të mund të mbaheshin “në një territor të tretë”, në të vërtetë tregoi se Beogradi nuk është i interesuar për takime normale me udhëheqësit e Kosovës, të zgjedhurit e votës së lirë e vullnetit demokratik të popullit dhe të vendit që nuk do të jetë kurrë më nën Serbi.

(Redaksional i 17 Majit 2005 i kryeredaktorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, tash korrespondent i Gazetës DIELLI)

Filed Under: Opinion Tagged With: Albin Kurti, Behlul Jashari, Bisedimet Kosove-Serbi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 276
  • 277
  • 278
  • 279
  • 280
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT